Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 126
  1. #81
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anėtarėsuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Frika nga varfėria ėshtė gjendje e vetėdijes, asgjė tjetėr! Por edhe kjo frikė mjafton qė t'ju shkatėrrojė gjasat tė sukesoni nė ēdo gjė qė ndėrmerrni. Kjo frikė e paralizon aftėsinė e rezonimit, shkatėrron aftėsinė e imagjinimit, vret vetėbesimin, nėnshtron entuziazmin, dekurajon iniciativėn, lindė hezitimin, zhdukė ngazėllimin dhe e pamundėson vetėkontrollin. Kjo frikė ia merr sharmin personalitetit tonė, pastaj e zbehė mundėsinė e mendueshmėrisė precize, zhdrejton koncentrimin e orvatjeve, ngadhėnjen kėmbėngulėsinė, e shndėrron fuqinė e vullnetit nė asgjė, zhdukė ambicien, mjegullon kujtimin dhe nxitė dėshtimin nė tė gjitha format e mundshme, ngulfat dashurinė dhe emocionet tjera kėndellėse, dekurajon miqėsinė dhe nxitė pafatėsinė nė qindra forma tė ndryshme, pastaj e nxitė pagjumėsinė, mjerimin dhe palumturin - dhe tė gjitha kėto pėrkundėr tė vėrtetės sė dukshme se ne jetojmė nė botėn e bollėkut tė gjithė asaj ēka zemra dėshiron, botė nė tė cilėn mes neve dhe dėshirave tona tė zjarrta nuk qėndron asgjė penguese, pos mungesės sė qėllimit tė pėrcaktuar.
    Frika nga varfėria padyshim ėshtė mė destruktivja prej tė gjitha gjashtė frikave kryesore. Kjo frikė ėshtė e vendosur nė krye tė kėsaj liste, sepse kjo mė sė vėshtiri mund tė mposhtet. Frika nga varfėria doli prej aftėsisė sė lindur tė njeriut qė ekonomikisht ta gllabėrojė tė afėrmin e vet. Gati tė gjitha kafshėt janė tė motivuara me instinkt, dhe aftėsia e tyre tė "mendojnė" ėshtė e kufizuar, kėshtu qė ato njėra tjetrėn e gllabėrojnė edhe fizikisht. Njeriu, me ndjenjėn e vet superiore tė intuitės, me aftėsinė e vet tė mendojė e tė rezonojė, nuk e gllabėrim tė afėrmin e vet fizikisht, por ka kėnaqėsi tė veēantė ta "pėrbijė" financiarisht. Njeriu ėshtė aq lakmitar sa tė gjitha ligjet e mundshme qė ekzistojnė janė bėrė vetėm e vetėm qė ta mbrojmė ēdokėnd prej tė afėrmit tė vet.
    Asgjė nuk i sjell njeriut aq vuajtje dhe mjerim sa varfėria! Vetėm tė varfėrit e kuptojnė nocionin e plotė tė varfėrisė.
    Nuk ėshtė aspak ēudi se njeriu i frikohet varfėrisė. Me ndihmėn e njė vargu tė gjatė tė pėrvojave trashėguese, njeriu mėsoi se, njėherė e pėrgjithmonė, disa njerėzve nuk mund t'iu besohet kur bėhet fjalė pėr para dhe pėr prona tė kėsaj toke.
    Njeriu ka aq afsh pėr pasuri sa qė ėshtė i gatshėm tė vijė deri te ajo pa e zgjedhur mėnyrėn - me rrugė ligjore nėse ėshtė e mundshme - dhe me metoda tė tjera nėse ėshtė e domosdoshme ose e kėndshme.
    Vetanaliza mund t'i zbulojė dobėsitė tona tė cilat nuk dėshirojmė t'i pranojmė. Ajo ėshtė njė lloj gjurmimi, e cila ėshtė me rėndėsi thelbėsore pėr tė gjithė ata qė prej jetės kėrkojnė mė shumė se mesatarja dhe varfėria. Mbani mend se, deri sa e gjurmoni vetveten pėllėmbė pėr pėllėmbė, ju jeni kėtu edhe gjykatės edhe porotė, edhe i akuzuar edhe mbrojtės, edhe i akuzuari edhe akuzuesi. Nė mėnyrė tė hapur ballafaqohuni me faktet. Vendosni vetes pyetje konkrete dhe kėrkoni pėrgjigje konkrete. Kur hetuesia tė pėrfundojė, do tė dini mė tepėr pėr veten. Nėse, deri sa e hulumtoni veten drejtpėrdrejtė, ndjeni se nuk mund tė mbeteni gjykatės i pa anshėm nė kėtė vetėhetuesi, atėherė thirreni dikėn qė ju njeh mirė qė tė bėhet gjykatės. Ajo qė dėshironi ta zbuloni ėshtė e vėrteta. Zbulojeni, pa e marrė parasysh ēmimin, qoftė edhe ai ēmim pėrkohėsisht i pakėndshėm!
    Shumica e njerėzve, nėse pyeten se prej cilės gjė frikohen mė sė shumti, do tė pėrgjigjen: "Nuk i frikohem asgjėje". Kjo pėrgjigje ėshtė e pasaktė, sepse vetėm njė numėr i vogėl i njerėzve kupton se ajo apo kjo formė e frikės ata i lidhė, i hendikepon, i shkatėrron fizikisht e shpirtėrisht. Ndjenja e frikės ėshtė aq e pabesė dhe aq thellė e rrėnjosur sa njeriu mund ta kalojė tėrė jetėn ndėr peshėn e saj dhe kurrė t'mos jetė i vetėdijshėm pėr praninė e saj. Vetėm analiza e guximshme do tė mund ta zbulojė kėtė armik universal. Kur e filloni njė analizė tė kėtillė, hyni thellė nė karakterin tuaj. Kjo ėshtė lista e simptomave tė cilat duheni t'i gjurmoni.

  2. #82
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anėtarėsuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Asgjė nuk i sjell njeriut aq vuajtje dhe mjerim sa varfėria! Vetėm tė varfėrit e kuptojnė nocionin e plotė tė varfėrisė.
    A nuk eshte me vend kjo fjalia.Kur njeriu eshte teper i varfer mendja e tij pyet pse une? Jeten nuk e shijon aq shum, lumturia e tij eshte vetem te mund ta largoje varferine per disa kohe, te sjell para femijve dicka per te ngrene,ti shohe femijet e tij si cdo femije tjeter te pasur.Varferia shkaterron jeten e njeriut dhe lumturine e tij.

  3. #83
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Varfėria, adoleshenti vetėvaret nė pemėn e ftoit
    ILIRI prej Fri Feb 08, 2008 4:45 pm

    Varfėria, adoleshenti vetėvaret nė pemėn e ftoit

    Aleksander Hysenllari

    Korēė, Aleksandro Hysellari, 16 vjeē, vuante prej kohėshnga kushtet e kėqija ekonomike nė tė cilat jetonte familja e tij


    Kushėrira: S'e kam besuar ende, por mendoj se drejt kėtij fundi tė llahtarshėm e ēoi varfėria


    KORĒĖ- Njė 16- vjeēar nga njė fshat i Korēės ėshtė vetėvarur dje nga kushtet e kėqija ekonomike. Aleksandro Hysellari ka vendosur t'i japė fund jetės sė tij duke u vetėvarur nė njė pemė ftoi nė oborrin e fqinjit tė tij nė njė depresion tė thellė. Djali qė ėndėrronte tė punonte pėr tė ndryshuar realitetin e dhimbshėm tė familjes sė tij, synonte Greqinė vendin ku dėshironte tė prekte realizimin e ėndrrave tė shumta, por nuk ka mundur tė shkelė asnjėherė nė shtetin fqinj, por dhe as tė jetojė si gjithė tė tjerėt nė atdheun e tij. Orėt e fundit tė jetės sė tij, tė afėrmit dhe miqtė i tregojnė si shumė tė gėzuar me njė hare qė kishte pėrfshirė pa kuptuar adoleshentin, por asgjė nuk dihet se ēfarė ka ndodhur mė pas me saktėsi pėr tė arritur deri tė vendimin ekstrem.


    Ngjarja


    Zbulimi i tragjedisė pėr familjen Hysellari ka qenė i rastėsishėm, pas kėrkimeve tė shumta qė familja e tė riut ka bėrė gjatė gjithė natės. Aleksandri ka dalė nga shtėpia gjatė pasdites pėr tė mos u kthyer mė. Nga rindėrtimi i skenės nga ana e policisė kriminale mėsohet se ai ka qenė jashtė me disa shokė tė tij, por pas ndarjes me ta, nuk ėshtė parė nga askush. Kėrkimet kanė vazhduar edhe gjatė orėve tė natės sė kaluar, ndėrsa rreth orės 08.00 tė mėngjesit tė sė enjtes babai i adoleshentit ka vendosur tė hipė nė ēatinė e shtėpisė sė vet nga ka parė tė birin tė varur nė njė pemė ftoi. Askush nė familjen Hysellari nuk ka dashur tė besojė pėr skenėn e llahtarshme qė iu ėshtė dashur tė shohin, ndėrsa menjėherė janė pėrpjekur ta largojnė nga pema fėmijėn e tyre qė kishte disa orė qė kishte vdekur. Pas kėtij momenti qė duket se ka tronditur jashtėzakonisht dhe fshatin e vogėl vetėm 18 kilometra larg qytetit tė Korēės, policia lokale ka nisur dhe hetimet. Sipas saj nuk ekziston asnjė konflikt i tė riut me ndonjė individ, dhe aq mė tepėr me familjen e tij, ndaj mendohet qė kushtet e vėshtira ekonomike nė tė cilat 16- vjeēari jetonte ta kenė shtyrė drejt vetėflijimit.


    Familja


    Familjen Hysellari e tronditur nga varfėria e tejskajshme, ėshtė nė zi ndėrsa shtėpia nė tė cilėn kanė nisur tė jetojnė tetė vite mė parė, kur zbritėn nga njė fshat malor i zonės sė Gorės, ka pritur bashkėfshatarėt e tyre. Familja e madhe me tetė anėtarė, gjashtė prej tė cilėve fėmijė, jetonte me vetėm pak tė ardhura qė nuk mund tė kalonin shumėn e 50 mijė lekėve tė vjetra nė muaj, ndėrsa fėmijėt e saj ushqeheshin vetėm njė herė nė ditė me atė ushqim tė pakėt qė mund tė siguronte nėna e tyre. Djali ndonėse shumė shtatvogėl dėshironte tė punonte dhe kryente ēfarėdo lloj pune qė kishte nė fshat, por qė gjithsesi ishin shumė tė rralla. Ndėrsa prindėrit e viktimės nuk kanė pasur fuqi tė tregojnė dhimbjen e tyre, dy kushėrinjtė e parė tė djalit vajza dhe djali i xhaxhait kanė treguar gjithēka ka ndodhur. Brunilda Drizaj, kushėrira e parė e viktimės ka rrėfyer pėr gazetėn se djali ishte zhdukur pa lėnė gjurmė njė natė mė parė, ndėrsa ka qenė njė djalė i urtė dhe model madje pėr familjen pasi ishte shumė punėtor, ndonėse nuk kishte mundėsi ku tė punonte. Sipas saj, atė e ka gjetur babai i tij nė pemė tė vetėvarur, ndėrsa askush nuk do tė besojė kėtė gjėmė qė i ka ndodhur familjes sė tyre. "Aleksandri ishte njė fėmijė i urtė dhe pa fjalė dhe bėnte ēmos tė punonte tė mbante familjen, ndonėse kishte dėshirė tė shkonte dhe nė shkollė-ka pohuar kushėrira e parė e tij Brunilda Drizaj.- S'e kam besuar ende, por mendoj se drejt kėtij fundi tė llahtarshėm pėr tė gjithė e ēoi varfėria". Ndėrkaq kushėriri tjetėr i parė i Aleksandrit, Romi Dulellari ka rrėfyer pėrmes lotėve se ai ėndėrronte tė shkonte nė Greqi. "Nė ēdo moment ai ka dashur tė shkojė nė Greqi pėr punė-thotė Romi Dulellari-por ai ishte shumė i vogėl nė shtat dhe ndaj prindėrit e tij nuk e lejonin kėtė gjė. Madje ai insistonte duke ia kėrkuar kėtė gjė dhe vėllait tė tij 20 vjeēar, Eljonit qė jeton pa dokumente nė Greqi, tė shkonte bashkė me tė, por ai e ka ndaluar tė mos udhėtonte nė kėmbė nga mali, ku mund tė mbetej nė dėborė." Familja Hysellari duket se ėshtė e shokuar, ndėrsa nuk kanė forcė as t'i bėjnė apel shtetit pėr ndihmė, pėr ata fėmijė, mė e vogla e tė cilėve ėshtė pesė vjeē. Romi Dulellari thotė se apeli ndaj shtetit ėshtė i pavlerė, ndaj nuk mundet tė kėrkojė asgjė nga ky shtet qė nxiti adoleshentin tė vetėvritej.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Sa cudi! Predikohet " tolerance zero" ndaj varferise nga qeveritaret ,kurse raste te kesaj natyre na degjojne veshet pothuajse perdite...Ah varferia...

    M'u kujtua nje thenie e Dante Aligerit:-

    S'ka mjerim me te madh se sa kur kujton kohen e lumtur ne mizerje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pranvera bica : 04-06-2009 mė 09:55

  5. #85
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Pak minuta me pare nje femije 12 vjec i komunitetit rom ne Shkoder gjen vdekjen nen ngarkesen e hedhur nga makina e plehrave. Femija shkonte shpesh ne ate vend per te mbledhur kanace me te cilen ushqehej familja e varfer e tij. Nje gjest jo i mire ishte ai i shoferit i cili u largua mbas ngjarjes.

    Sigurisht pak i intereson nje femije rom pushtetareve tane te nderuar.

    Vazhdoni o pushtetare dhe shpenzoni 1 miliard e me shume dollare nga parate e shqiptareve per rruget tuaja "patriotike"! Dhe vidhni sa me shume mundesisht sepse 250 milion USD te vjedhura jane pak! Le te vdesin njerezit, ju vazhdoni, vidhni...vidhni...

    Le te vdesin edhe romet se jane "race e ulet", ju vazhdoni orgjite tuaja,...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 04-06-2009 mė 14:00
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #86
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Mungesa e nje vendi pune, por edhe e nje strehe ka bere qe gjate ketij viti numri i punonjeseve te seksit ne kryeqytet te rritet.
    Ne kembim te 500 deri ne 1 mije lekeve, ato prostituojne edhe ne vende publike, si prane stacionit te trenit, tek parku kombetar, por edhe pas ish-Pallatit te Kultures.
    “Jane femra me femije te ndara nga burri, ose qe i kane burat neper burgje dhe detyrohen te dalin”, shprehet nje prostitute qe ka zgjedhur te mbaje anonimatin.
    Nderkohe, fakti vertetohet edhe nga autoritetet sociale. “Numri i prostitutave eshte rritur ne Shqiperi por edhe ne vendet e tjera te Evropes. Ato trajtohen ne menyre barbare”, thote doktori Kahreman Harxhi.
    Nje pjese e ketyre femrave te cilat jane ndare nga bashkeshortet dhe kane femije, prostituojne edhe ne prani te femijeve. “Dalin me femije dhe femijet qajne. Edhe kur e bejne me klientet ne makine, femijet i lene tek sedilja e pasme”, shton prostituta.
    Doktori i shkencave Kahreman Harxhi pohon se numri i punonjeseve te seksit eshte rritur. Sipas te dhenave te qendres “Aksion Plus”, nje pjese e madhe e punonjeseve te seksit, qe rrine ne keto zona vijne kryesisht nga qytete si Shkodra dhe Elbasani.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #87
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Babai i Ermirit: Djali vdiq sepse jemi tė varfėr
    ANILA DUSHI | 05/06/2009 | Lajm i fundit | 74 KOMENTE | SHARE | - +

    SHKODĖR- "Varfėria bėnte qė djali im tė shkonte atje ku humbi dhe jetėn. As nuk mė ka ikur pa leje dhe as nuk ka shkuar kot atje. Ai shkonte pėr tė gjetur skarp e kanaēe qė ti shiste, ndaj duhet qė pushtetarėt e politikanėt kushdo qofshin tė mendojnė pėr familjet e varfėra dhe ti ndihmojnė ato". Kėto kanė qenė fjalėt e nxjerra mes lotėsh nga babai i Besmir Ujkės, 13 vjeēarit qė humbi jetėn aksidentalisht dje nė vendgrumbullimin e mbetjeve urbane tė qytetit tė Shkodrės.

    Familja prej 6 anėtarėsh (tashmė 5) e Agron Ujkės kishte ardhur nga Tropoja dhe prej 10 vitesh jetonte fshatin Bardhaj afėr qytetit tė Shkodrės. Kushtet e vėshtira ekonomike, bėnin qė dy djemtė e familjes tė gėrmonin ēdo ditė pėr kanaēe e skarp tek vendi i grumbullimit tė mbeturinave, pranė varrezave tė Dėshmorėve. Nėna e papunė dhe babai emigrant i paligjshėm nė Greqi mezi mbijetonin. Ndaj Besmiri sėbashku me shokėt dhe tė vėllanė ecte ēdo ditė rreth 500 m larg banesės sė tij pėr tė gjetur material pėr tė shitur. Siē thotė mė lart i jati, ai shkonte me lejen e prindėrve dhe ēonte lekėt nė shtėpi.

    Dhimbja dhe zia pėr fėmijėn e mitur qė vdiq duke punuar ka pllakosur nė familjen Ujka. Ndaj apeli pėr ndihmė pėr tė varfėrit ėshtė mė se normal. "Dali im shpresoj tė jetė viktima e fundit e varfėrisė ", thotė mes lotėsh Agron Ujka.

    Varrimi i Besmir Ujkės do tė jetė tė shtunėn. Ndėrsa drejtuesi i mjetit qė kreu aksidentin, Agron Zenelaj, 51-vjeē ka dale nga policia pėr tu ndjekur nė gjende tė lirė pėr veprėn penale 'tė shkeljes sė rregullave tė mbrojtjes nė punė'. Ai shkarkoi rimorkion e makinės mbi trupin e fėmijės, pa e vėnė re se ai gjendej nė pirgun e mbeturinave.


    ******


    Varfėria, vdes i mbytur nga plehrat fėmija 13 vjeēar


    data 4 qershor ora 19:30

    SHKODĖR- Ka humbur jetėn nė mėnyrė tragjike 13 vjeēari Ermir Ujka banor i lagjes 'Mark Lula' nė Shkodėr. Djaloshi i cili ka qenė duke kėrkuar pėr skarp pranė vendit tė grumbullimit tė mbeturinave urbane tė qytetit kur makina e plehrave ka shkarkuar mbi trupin e tij tonelata me mbetje urbane. Fėmija nuk ėshtė parė nga drejtuesi i mjetit tė Ndėrrmarrjes sė Pastrimit. Sipas fėmijėve tė tjerė dhe personave qė kanė qenė tė pranishėm nė vendin e ngjarjes, Ermiri ka qenė pas mjetit tė pastrimit dhe nė atė moment mjeti ka hedhur shkarkesėn e cila ka rėnė mbi trupin e tij. Njė grua dhe disa fėmijė qė kanė qenė aty duke bėrė tė njėjtėn punė kanė dhėnė alarmin dhe ėshtė njoftuar edhe policia.

    Fėmija ėshtė mundur tė nxirret i gjallė nga pirgu i mbeturinave qė kanė rėnė nga mjeti mi trupin e tij dhe ėshtė dėrguar me shpejtėsi nė spitalin e Shkodrės, ku pas rreth 30 minutash , pavarėsisht nga ndihma e mjekėve nuk ka mundur tė jetojė. Florian Dardha, shok me viktimėn qė ka qenė i pranishėm nė momentet e aksidentit tregon se kanė qenė si ēdo ditė duke kėrkuar pėr kanaēe e skarp tek vendi ku shkarkohen mbeturinat. "Ermiri ka qenė pas makinės dhe shoferi nuk e ka pa se po ecte prapa pėr tė shkarkuar plehrat. Ermiri ka parė njė 200 lekėshe nė tokė dhe ėshtė ulur ta marrė nė kėtė moment hodhi plehrat", rrėfen Floriani.

    Persona qė jetojnė nė kėtė lagje tė varfėr tė krijuar pas viteve 90-tė, kryesisht me banorė tė ardhur nga zonat e thella malore, tregojnė se Ermiri i pėrket njė familjeje shumė tė varfėr qė pėr tė siguruar bukėn e gojės dalin ēdo ditė pėr tė gėrmuar nė plehra pėr tė gjetur diēka qė mund tė shitet. Tė njohur tė familjes shtojnė se djali i vdekur ka qenė dhe i sėmurė dhe ka patur probleme me zemrėn, por megjithatė nevoja pėr tė jetuar e bėnte tė dilte ēdo ditė pėr tė gjetur kanaēe apo skarp mes mbeturinave qė hidhen afėr varrezave tė Dėshmorėve.

    Varfėria ka shkaktur kėshtu viktimėn e radhės nė Shkodėr, viktimė e cila ka qenė njė fėmijė 13 vjeēar. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 18.30. Prej vitesh, fėmijė e tė rritur qė jetojnė rreth varrezave tė Dėshmorėve nė Shkodėr kanė si mėnyrė tė vetme jetese atė tė grumbullimit tė kanaēeve apo skarpit nė mbeturinat urbane tė gjithė qytetit qė hidhen ēdo ditė kėtu. Nė mjaft raste ato u shkojnė prapa mjeteve tė pastrimit, nė pėrpjekje pėr tė qenė tė parėt kur ato shkarkoken, pasi vetėm kėshtu mund tė gjejnė mė shumė material pėr ta shitur.

    Policia ka shoqėruar drejtuesin e mjetit tė ndėrrmarrjes sė Pastrimit.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #88
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    28 mars 2009
    Varfėria si problem serioz i shoqėrisė kosovare!
    Ferdi Kamberi

    Njėri ndėr problemet serioze qė i kanoset shoqėrisė kosovare, padyshim se ėshtė varfėria. Varfėria sot edhe pse ėshtė lėnė pak sa anash, ajo meriton njė vėmendje tė veēantė me faktin se mund tė krijon njė problem serioz pėr shoqėrinė tonė nė njė tė ardhme tė afėrt.

    Zakonisht matja e varfėrisė fillon me konceptin e mjeteve tė domosdoshme pėr ekzistencė, nga kjo rrjedh se njerėzit janė tė varfėr sepse nuk kanė mjete materiale pėr njė jetė tė pėrshtatshme. Edhe pse sot sociologėt pėr varfėrinė mendojnė se duhet debatuar vetėm nė kuadėr tė mėnyrės sė jetesės. Megjithatė sot varfėria ndahet nė: varfėrinė relative dhe varfėrinė absolute.

    Varfėria relative tregon qė njė person ose njė grup personash janė tė varfėr nė krahasim me tė tjerėt, ose nė krahasim me atė qė konsiderohet tė jetė standard i drejtė pėr jetesė, ose nivelin e konsumimit nė njė shoqėri tė caktuar. Ndėrsa, varfėria absolute tregon qė njerėzit janė tė varfėr nė krahasim me atė qė konsiderohet tė jetė standard i kėrkesave minimale.

    Njė person i cili sipas standardeve amerikane konsiderohet i varfėr absolut, sipas standardeve tė themi tė Kosovės, mund tė konsiderohet i varfėr relativ. Andaj, nė ēdo shoqėri, ekziston varfėria pavarėsisht nga ajo se a ka njė zhvillim ekonomik tė lartė apo jo nė atė vend! Mirėpo, secili shtet edhe pse ka politikat e tij tė mirėqenies sociale, padyshim se ka edhe njė kategori tė njerėzve qė pėrballen me varfėri dhe normalisht qė kjo varet nga shteti nė shtet, politikat e ndryshme sociale tė shteteve etj.

    Megjithatė, sot ėshtė e pa mundur qė nė shoqėri tė mos ekzistojė varfėria, duke marrė parasysh shumė faktorė qė nga niveli i ulėt i shkollimit e deri tek faktorėt tjerė siē janė ardhurat jo tė larta tė shoqėrisė nė raport me standardin e jetės nė atė shoqėri.

    Kosova tani mė shtet sovran, ende nuk ka njė politik sociale, rreth zbutjes sė varfėrisė sepse nė bazė tė hulumtimeve tė shumta varfėria gjithnjė po ekzagjerohet, dhe kjo normalisht qė po reflekton njė hije jo tė mirė nė shumė sfera.

    Ėshtė mė se e vėrtet qė qeveria aktuale nuk mundet qė pėr njė ditė t’i zgjidh tė gjitha problemet dhe preokupimet e shoqėrisė tonė. Por, megjithatė ka njė influencė qė tė hartojė tė paktėn disa politika tė mirėqenies sociale, qė parimisht ato politika tė jenė sa pragmatike ashtu edhe praktike.

    Varfėria si njė problem serioz vazhdimisht po paralajmėron se mund tė eskalojė situatėn dhe tė manifestohet me forma tė ndryshme nėse nuk menaxhohet ashtu si duhet, sepse pas pavarėsimit tė shtetit tonė, sytė janė drejtuar kah njė zhvillim ekonomik, nė mėnyrė qė tė krijohen vende tė reja tė punės dhe tė zbutet papunėsia, ku kjo e fundit do tė rezultojė nė reduktimin e varfėrisė.

    Siē dihet sot nėse kemi reduktim tė varfėrisė, do tė kemi padyshim njė kthesė pozitive nė shumė ēėshtje si: ulja e nivelit tė krimit qė padyshim lidhet me varfėrinė pėr shkak tė papunėsisė, ulja e numrit tė vetėvrasjeve qė tani ka marrė njė kthesė negative dhe ēdo herė e mė tepėr po zhvillohet si pasojė e faktorėve ekonomiko-social, e pikėrisht nga varfėria e tė tjera.

    Kultura e varfėrisė duke qenė mėnyrė e jetesės sė imponuar pėr shtresat e varfra, ėshtė bėrė pengesė serioze nė riorientimin e sigurt nė tregun e punės, dhe kjo kontradiktė shfaqet si krizė e personalitetit tė njeriut tė varfėr.

    Se sot shumė hulumtime tregojnė se njerėzit nė aspektin psikologjik pėrjetojnė njė krizė tė identitetit social, andaj si shkak i varfėrisė vije deri tė abuzimi nė familje, dhuna, abuzimi me fėmijėt, pastaj narkomania, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerėzore si dhe shumė sjellje devijante tė shoqėrisė, qė padyshim se mund tė jenė njė apokalips i rrezikshėm pėr shoqėrinė tonė. Andaj, shteti sot edhe pse synon tė jetė hallka e zhvillimit tė sektorit privat nė zgjerimin e aktivitetit tė tij si burim themelor pėr zbutjen e papunėsinė, ai (shteti) duhet tė krijojė politika sociale tė favorshme, pėr reduktimin e kėtij fenomeni.

    Pavarėsisht, nga kėto shteti ka njė obligim moral dhe pėrgjegjėsi direkte si dhe indirekte nė zbutjen e parametrave kėrcėnuese tė varfėrisė.

    Sipas njė raporti tė Bankės botėrore, 45 pėr qind e popullatės nė Kosovė pėrballet me varfėrinė, ndėrsa 15 pėr qind e saj jeton nė varfėri tė skajshme. Ekspertėt thonė se me njė rritje vjetore tė zhvillimit ekonomik prej 5 pėr qind, do tė duhen dhjetė vjet pėr zvogėlimin e kėsaj shkalle tė varfėrisė, e cila ėshtė rrjedhojė e shkallės sė lartė tė papunėsisė nė vend. (Shih: L.Shehu: http://www.voanews.com).

    Mirėpo, varėsisht prej statistikave ku ato mund tė ndryshojnė, megjithatė termi varfėri ekziston, edhe atė si pasojė e shumė faktorėve qė nga korrupsioni, qė shpeshherė del alarmues, papunėsia tejet e madhe e sidomos nga tė rinjtė, si dhe shumė faktorė tjerė. Prandaj, ėshtė e nevojshme qė qeveria aktuale tė krijon politika, sė pari pėr stimulimin e investitorėve tė huaj nė mėnyrė qė tė ketė njė zhvillim ekonomik sa mė favorshėm, ku do tė ishte njė element pozitiv nė punėsimin e shumė njerėzve qė do tė rezultojė mė zbutje tė varfėrisė, sė dyti ėshtė e nevojshme qė tė ketė bashkėpunime tė shumta nė sferėn ekonomike, nė mes tė Kosovės dhe shteteve tė rajonit lidhur me importin dhe eksportin e prodhimeve kosovare, nė mėnyrė qė Kosova tė zhvilloj ekonomin e saj.
    Hapat e mėtutjeshėm qė duhet ndėrmarrė Kosova

    Varfėria ėshtė bėrė njė problem sot mė i debatueshėm dhe mė evident nė ēdo shtet, por si duket elita politike kosovare nuk e ka preokupim dhe nė rend tė parė kėtė ēėshtje, por duhet kuptuar se varfėria sot nuk ėshtė vetėm problem ekonomik, por ėshtė problem edhe social dhe politik. Andaj, trajtimi, njohja, zbutja dhe reduktimi duhet fokusuar nga kėndvėshtrime tė ndryshme dhe me njė hiper-reduktim tė njė sėrė masash preventive.

    Varfėria ėshtė njė problem serioz, dhe tejet shqetėsues pėr shoqėrinė tonė qė meriton vėmendje tė veēantė, edhe pse statistikat ēdo herė ndryshojnė, padyshim se ajo ekziston dhe normalisht qė nuk mund tė zbutet apo reduktohet vetėm me deklarata, tė cilat shpesh i dėgjojmė nė mediat tona qė realisht kanė njė prapavijė krejt tjetėr.

    Ndėrsa nė anėn tjetėr ėshtė tejet normale qė udhėheqėsia jonė nuk mund tė zgjidh tė gjitha problemet brenda njė kohe tė shkurtėr, apo qė kėto probleme tė zgjidhen me ndonjė “llambė magjike”, brenda ditės. Megjithatė, ėshtė e nevojshme qė tė bėjmė njė rekomandin lidhur me disa politika sociale apo elemente qė do tė qojnė nė zbutjen e varfėrisė, krijimin e vendeve tė reja tė punės si dhe njė zhvillim ekonomik, edhe pse fatmirėsisht kriza globale ekonomike ende se ka prekur shtetin e Kosovės, por nuk pėrjashtohet njė prekje e tillė, nėse nuk krijohet njė menaxhim afatgjatė mė herėt.

    Andaj. qeveria sė bashku me ekspertėt duhet analizuar gjendjen e krijuar dhe kaosin e varfėrisė qė tani mbretėron tek ne, dhe se duhet hartuar njė sėrė projektesh konkrete.Duke u nisur qė nga zhdukja dhe eliminimi i analfabetizmit, pastaj hartimi i projekteve konkrete pėr zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve tė reja tė punės, njė strategji afatmesme dhe afatgjatė pėr stimulimin e investitorėve tė huaj, njė standard mė tė lartė jetese, njė politikė dhe strategji tė re pėr mirėqenien sociale si dhe shumė elemente tjera qė do tė reduktonin varfėrinė.

    Prandaj, kėto janė vetėm disa nga ato elemente qė nė parim secili shtet i krijon dhe i harton, nė mėnyrė qė tė ketė zbutje tė varfėrisė apo reduktim tė saj. Ku sot varfėria paraqet njė shqetėsim tejet tė madh tek ne, andaj ėshtė e nevojshme njė reduktim apo zbutje tė saj me politika sociale dhe projekte konkrete, nė mėnyrė qė tė mos merr ndonjė kahe tjetėr.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Varfėria si problem serioz i shoqėrisė kosovare!
    Ilia Spiro dhe tė tjerėt ; ēdo postim imi ėshtė nė lidhje me varfėrinė dhe 2-3 pika tė tjera tė cilat nuk ia vlen tė pėrmenden,por fatkeqėsisht askush nuk mė pėrkrah (tė pakt janė ata qė mė pėrkrahin),dhe kėshtu shoh (arrita nė konluzion) qė Shqiptarėt duan ta shohin popullin e tyre nė varfėri .


    Me Rrespekt : ILMGAP

  10. #90
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Durres, vetevriten dy burra nga depresioni e varferia
    08/01/2009 08:25

    Dy burra vetevriten ne Durres, duke regjistruar dhe rastet e para te vetevrasjes per kete vit ne qytetin bregdetar.

    Selami Rexhepi, 45 vjec, eshte ndare nga jeta pas konsumimit te nje sasie lende helmuese te llojit fostoksine. Viktima vuante prej kohesh nga depresioni
    dhe ka ndermarre aktin tragjik, ndersa ka gjetur vdekjen ne Spitalin Ushtarak. Viktima nga Kavaja, me banim ne Durres, ishte baba i dy femijeve.

    Ngjarja e dyte e rende ka ndodhur ne Lagjen 14 te qytetit, ne Shkozet, ku eshte vetevrare nje tjeter person; 32-vjecari Xhevahir Vata. Ai ishte vetevarur me litar ne pjesen e pasme te shtepise, ku jetonte me qira se bashku me nenen dhe motren.

    Nga hetimet rezultoi se viktima ishte i papune, ne kushte te renda ekonomike dhe disa here ishte shprehur se do te vriste veten nga varferia. Dy vetevrasjet e ndodhura ne Durres e cojne ne pese numrin e pergjithshem te
    vetevrasjeve ne Shqiperi gjate diteve te para te ketij viti.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha: Qeveria nė ndihmė tė familjeve qė marrin ushqimet me lista
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-04-2016, 20:25
  2. Varferia shton prostitucionin
    Nga Qerim nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 05:44
  3. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  4. Nė zonat rurale varfėria nė nivel tė lartė
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2002, 15:12
  5. Fushė-Arrėz, aty ku varfėria nxit prostitucionin
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 06:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •