Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 126
  1. #61
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Nuk kam se cfare t`i shtoj postimit te mesiperm, qe perben nje analize sintetike te relitetit te sotem boteror lidhur me diferencimin shoqeror te njerezimit.
    Ky sistem ekonomik, i bazuar ne tregun e lire, qe fillimisht solli zhvillim te madh ne te gjitha fushat e jetes, kudo ne bote, ndodhet sot ne nje udhekryq. Gjithcka e bazuar ne tregun e lire do te thote gjithcka per fitimin maksimal. Kjo con ne diferencimin e vendeve te botes, ne vende te pasura dhe vende te varfra, diferencim qe vazhdon te thellohet gjithnje e me shume dhe eshte shkak edhe i krizes aktuale, e cila eshte vete krize e sistemit ekonomik dhe e mentalitetit qe cdo gje mund te shitet e blihet si mall (edhe vlerat njerezore).
    Sikur vendet e pasura te ndryshonin pak politiken e tyre ndaj vendeve te varfra, duke u lene atyre nje pjese te fitimeve te tyre te perrallshme, ndryshe do te ishte situata sot ne bote.
    Po keshtu edhe ne Shqiperi. Sikur klasa e pasur te jepte nje pjese te fitimeve te tyre maksimale, do te ndryshonte shume gjendja krahasuar me sot, kur ka familje qe nuk arrijne te sigurojne buken e gojes per cdo dite, ku ka familje qe detyrohen t`i shesin vajzat e tyre si prostituta ne vendet e pasura per aresye se nuk kane me cfare t`i ushqejne, kur shesin edhe femijet e tyre per te njejtat aresye.
    Gjithe keto problematika vijne nga mentaliteti i fitimit maksimal, mentalitet qe koha po tregon se eshte ne krize. Kjo gje ka bere qe ne shume vende te kthehen teorite marksiste, me te cilat perseri nuk do te arrinim asgje, ashtu sic u provua gjate shekullit te kaluar.
    Por rreziku eshte se diferencimi i thelle pasuror con me pas ne perplasje sociale mes shtresave, sic ndodhi ne vitin 1917 ne Rusi, ndoshta nen nje ideologji tjeter dhe me pasoja te paparashikueshme ne zhvillimin boteror.
    Nderhyrja e shtetit ne ekonomi eshte njera nga zgjidhjet, por jo me e mira, pasi ato qe do ta vuajne me shume krizen jane vendet e varfra. Shperndarja e drejte e te mirave materiale ne mbare boten eshte zgjidhja e vetme e problemit te varferise. Globalizimi vetem ne kete rast ja vlen te zbatohet. Perndryshe ai do te ishte nje mine me sahat e cila do te conte ne konflikte te armatosura, shkaterrime, uri, semundje, etj., gjera qe jane pasoje e tronditjeve sociale.
    Me ne fund shume cinike me duket poezia e Hajnes. Te varferit qe s`kane me c`te humbasin jane burim tensioni kudo ne bote dhe mund ta hedhin boten ne ere para se te vdesin, prandaj nuk jam shume dakord me Hajnen
    Bota e sotme duhet te krijoje dyshemene e nivelit material, me nje plotesim te areyeshem te nevojave per familjen me te varfer ne bote, perndryshe rreziku qe i kanoset botes eshte i madh.

  2. #62
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Une e uroj te dilet sa me pare nga ky kaos, dhe me siguri ne nje fare menyre do dilet, por shpesh pas fjaleve te bukura, fshihen rregullat e merkatos. Kush te shpetoje,te shpetoje! Por kjo menyre e te vepruari mund tu kushtoje dhe vet atyre! Ne vendet ku bujqesia p sh ,kontrollohet nga multinacionalet shkakton zvogelimin e siperfaqes se tokave ne dispozion te popullsive lokale , ku ato ushqehen . Kjo do te thote qe nje province cfaredo ,ne ameriken qendrore, nuk i ngelet me toke per prodhimet e tjera ku do te ushqeheshin ata qe punojne neper fusha , vetem e vetem se do te kultivohen banane , per te kenaqur kerkesat e merkatos se "pasur".
    Nuk mund te mendohet se ata do te mund te ushqehen vetem me ate qe prodhojne per eksport.
    Dhe lind keshtu nje fenomen absurd: Rajonet pafundesisht te kultivuara nuk jane ne gjendje te mbajne dhe ushqejne banoret e tyre, pasi produktet e tyre jane destinuar per eksport ,dhe jo per konsumin e brendshem. Banoret e tyre jane te detyruar te emigrojne neper kryeqytetet metropolitane , apo ne veruin e pasur, me fatlumet!
    Gjithe kjo eshte e mundur pasi nuk ka kontrolle , per cfare bejne multinacionalet e medhaja.
    Fakti qe ne vendet e varfra ,nuk ka sindakate,neper fabrika, e thote gjate.
    Keshtu qe puntoret dhe ambienti nuk mbrohen nga askush! N q s sindakatet formohen si rezultat i ndonje inisiative kembengulese apo "kokekrisur" , ata do te kercenohen, rrihen apo ndoshta dhe mund ti vrasin.
    N q s sindakatat fitojne nje fare prestigji dhe force , shpesh ndodh qe fabrikat mbyllen , dhe trasferohen ,gjetke, per te gjetur vende te tjera , te "lira", me mungese rregullash, ku cmimi i punes mund te jete edhe akoma me i ulet!
    La vida es un carnaval

  3. #63
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga brandon Lexo Postimin
    Une e uroj te dilet sa me pare nga ky kaos, dhe me siguri ne nje fare menyre do dilet, por shpesh pas fjaleve te bukura, fshihen rregullat e merkatos. Kush te shpetoje,te shpetoje! Por kjo menyre e te vepruari mund tu kushtoje dhe vet atyre! Ne vendet ku bujqesia p sh ,kontrollohet nga multinacionalet shkakton zvogelimin e siperfaqes se tokave ne dispozion te popullsive lokale , ku ato ushqehen . Kjo do te thote qe nje province cfaredo ,ne ameriken qendrore, nuk i ngelet me toke per prodhimet e tjera ku do te ushqeheshin ata qe punojne neper fusha , vetem e vetem se do te kultivohen banane , per te kenaqur kerkesat e merkatos se "pasur".
    Nuk mund te mendohet se ata do te mund te ushqehen vetem me ate qe prodhojne per eksport.
    Dhe lind keshtu nje fenomen absurd: Rajonet pafundesisht te kultivuara nuk jane ne gjendje te mbajne dhe ushqejne banoret e tyre, pasi produktet e tyre jane destinuar per eksport ,dhe jo per konsumin e brendshem. Banoret e tyre jane te detyruar te emigrojne neper kryeqytetet metropolitane , apo ne veruin e pasur, me fatlumet!
    Gjithe kjo eshte e mundur pasi nuk ka kontrolle , per cfare bejne multinacionalet e medhaja.
    Fakti qe ne vendet e varfra ,nuk ka sindakate,neper fabrika, e thote gjate.
    Keshtu qe puntoret dhe ambienti nuk mbrohen nga askush! N q s sindakatet formohen si rezultat i ndonje inisiative kembengulese apo "kokekrisur" , ata do te kercenohen, rrihen apo ndoshta dhe mund ti vrasin.
    N q s sindakatat fitojne nje fare prestigji dhe force , shpesh ndodh qe fabrikat mbyllen , dhe trasferohen ,gjetke, per te gjetur vende te tjera , te "lira", me mungese rregullash, ku cmimi i punes mund te jete edhe akoma me i ulet!
    Fakti tjeter domethenes qe tregon shfryetezimin qe u behet ketyre vendeve te varfra ne pikpamje teknologjike, eshte krahu i lire i punes. Pra, jo vetem qe prodhimet destinohen per eksport, ku fitimi eshte me i larte, por pagesa e punetoreve ne vendet e varfra nga ana e shumekombesheve, eshte perseri ne perputhje me ligjet e tregut. Pra, e ulet. Sepse varferia e ketyre rajoneve i nxit investitoret te ofertojne paga te ulta, te cilat pranohen lehtesisht nga ata qe jane ne pragun e mbijeteses.
    Ky eshte nje tjeter burim per polin e pasur te planetit, per te cilin nuk ka rendesi asgje, vec fitimit te tyre maksimal. Kjo vazhdon te thelloje polarizimin e planetit ku te pasurit behen edhe me te pasur dhe te varferit edhe me te varfer.
    Por kjo eshte edhe nje bumerang per polin e pasur.

    Vetem krijimi dhe mbizoterimi i shtreses se mesme i zgjidh deri diku keto ceshtje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 22-03-2009 mė 11:28

  4. #64
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Pikerisht , ate kerkojne te bejne amerikanet tani: adresimin e pasurise drejt shtreses se mesme . Te mesi i arte. Po kur mendon mekanizmat e shoqersise dhe te merkatos. ?'?Do duhej,ndoshta, qe firmat te kishin edhe pak koshence! Po cfare ndergjegje mund te kene ato , kur vene ne Afrike apo Brazil , p sh , vetem e vetem per te fituar , apo kur te vetmit Gjykates qe njohin,, jane organizma , si psh banka boterore e tregtise. Apo edhe kur i ndihmojne , e bejne sa per te mbajtur frymen gjalle, apo u japin "karamele te helmuara"
    La vida es un carnaval

  5. #65
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Aty ku industria e polit te pasur vendoset per te shfrytezuar fuqine punetore me cmim te ulet , shume persona braktisin punet e tyre te meparshme ne artizanat dhe bujqesi ,per te kerkuar pune ne fabrikat e reja ,ku perzihen me shume punekerkues te tjere. I braktisin punet e vjetra ndoshta edhe per arsye moslevredie.
    Rezultati eshte qe kush mund te punesoje qindra punetore,qe kerkohen, mund te zgjedhe midis mijerave, qe ofrohen , duke qene keshtu ne gjendje,, qe mund ta ulin pagen ,te sigurte qe ndonjeri mund te pranoje cfaredolloj kompesimi ,vetem e vetem per te patur nje vend pune.
    Perpunimet industriale, ndotin ,ujin, ajrin, por edhe kjo eshte e pranuar nga komuniteti ,ca nga injoranca, ca nga frika se mos humbasin "privilegjin" e mikut industrial!
    Pastaj n q s per ndonje motiv ,firmat e polit te pasur ( me fal Ilia, qe po te "vjedh" ,termin),vendosin te zhvendosen diku gjetke, rikthehet perseri mizerja neper popullaten qe kishte besuar se e kishte lene varferine pas shpine. Rasti i Argjentines, p sh ,qe mund te shpjegoje edhe nje nga motivet e urrejtjes se tyre ndaj Anglise, apo antiamerikanizmin e tyre!
    Nje krize e papare,ndonjehere,perfshiu disa vite me pare ,Argjentinen, ku mijera persona,jetonin me nje rroge te rregullt ,qe u lejonte nje jete dinjitoze,ngelen me gisht ne goje, kur nga e sotmja tek e nesermja nuk zoteronin me asgje.
    Linden keshtu zanate si frut i deshperimit si 'cartoneros'(ata qe mbledhin kartona rruges), dhe qe ndeshen midis tyre ,neper mbeturina, per te mledhur,kush e kush sa me shume, qe pastaj do te shiten per pak dollare ne dite.
    Si rezultat i ketij deshperimi linden edhe prostitutat...
    Ne pamundesi per tu kthyer ne zanatet e tyre,te vjetra, qe tashme, behen nga e tjeret, te papunet dhe familjet e tyre ,jane te detyruar te levizin tjeter ku, ne kerkim te nje pune ku fatalisht terhiqen nga qytetet e medhaja, apo kryeqytetet ku iluzionehet qe megjithate ,dicka mund te gjendet. Kjo shpjegon ate qe metropolet e vendeve te varfra, kalojne, te gjitha qytet e rendesishme te botes, per nga numri. Behet fjale per popullsi te nivelit 10-20 miljone banore, duke filluar nga San Paolo (Brazil), Rio de Janero, Bombay, ne Indi, Kalkuta, Manila, etj.
    Neper keto metropole,pjesa me e madhe e popullsise jeton neper kasolle dhe baraka, ne kushte higjenike te ndaluara dhe ne nje ambient dhune.
    Qyteti per keto masa te papuna perfaqson ne radhe te pare ,mirazhin e nje shpetimi, pastaj vendin legal te nje dergadimi fizik dhe moral.
    Por kjo nuk eshte vetem karakterisike e polit te varfer. Mund te gjesh situata te tilla ne Rome, (kush ka qene tek 'Stazione Termini' mund ta freskoje kujtesen), , ne Milano, ne Paris, (neper periferite e Parisit), ne New York,,,,. Per te patur nje ide se sa e madhe eshte dhuna atje mund te shihen statistikat: behet fjale per mbi 5000-vrasje!
    La vida es un carnaval

  6. #66
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ekzistenca e 2 poleve (i pasuri dhe i varfri), ne raporte te zhdrejta, njeri me tjetrin, ku pasuria eshte mbledhur ne pak duar dhe varferia eshte e shtrire ne disa kontinente, jane shkaqet kryesore te varferise ekonomike dhe shpirterore (mizerjes). Kjo sepse nga analiza ekonomiko-shoqerore qe mund t`i behet botes, del se qellimi kryesor mbetet fitimi maksimal i polit te pasur, gje qe fatkeqesisht ka marre edhe fuqi ligjore duke u futur neper kushtetutat e shumices se vendeve si "ekonomia e tregut". Edhe ne shqiptaret menduam se kjo ekonomi do te bente cudira, por nuk ndodhi keshtu, sepse kjo forme ekonomike u mor e shkeputur dhe nuk u shoqerua dhe me solidaritetin social, ligjor dhe human.

    Nuk jam dakord me mendimin se kjo gjendje eshte e pamundur te ndryshohet. Nuk jan dakord as me mendimin se kjo gjendje mund te ndryshohet duke zbatuar parrullen e vjeter "proletare te te gjithe vendeve bashkohuni", sistem i cili u eksperimentua dhe deshtoi ne shekullin qe lame pas.

    Por mund te ndryshohet nese ēdo njeri ngul kembe ne teorine e krijimit te "shtreses se mesme". Kjo eshte nje menyre te theni, e perkthehet si barazi sociale, nepermjet eliminimit te te dy poleve ekstreme. Por kjo kerkon kembengulje dhe ndergjegje nga te gjithe. Se pari, duke hequr nga kushtetutat boterore (edhe nga kushtetuta jone) termin famekeq "ekonomi tregu" e cila na eshte shenjteruar, e nepermjet se ciles legalizohet varferia dhe mizerja kudo ne bote (edhe ne vendin tone).

    Se pari, pra, te mos pranojme te legalizohet e keqja dhe te kerkojme te legalizohen forma te tjera, si solidariteti social dhe humanizmi njerezor. Kjo kerkon kembengulje nga te gjithe. Fatkeqesisht sot zerat kunder kesaj te keqeje te madhe jane shume te paket, edhe nga shtresat e varfra.

    Ja pra! Ne themi se s`mund te bejme dot gje dhe jemi ta pafuqishem te bejme gje, ne nje kohe qe nuk bejme me elementaren. Te ngrejme zerin. Te kerkojme te drejten e te varferit, te uriturit, te semurit, etj., paqesisht, detyre kjo qe j`u takon te gjitheve, por se pari intelektualeve dhe shtreses se interesuar ne nevoje. Se paku te drejten e fjales e ka siguruar demokracia. Por nese te interesuarit vete nuk interesohen per fatin e tyre, atehere po, mund te themi se gjendja eshte e pashprese dhe keshtu do te vazhdoje deri ne fund.

    Nuk behet fjale per revolucione dhe tronditje sociale, gjera te cilat jane mbyllur tashme. Behet fjale per "fjalen" dhe "fjalen e lire", duke e perdorur kete te drejte ne te mire te eliminimit te varferise ekonomike kudo ne bote.
    Sado te kundershtohet kjo "fjale", nga ana e "mizerjes" se polit te pasur, ky pol nuk mund t`u rezistoje zerave te bashkuar te miliarda njerezve. Nuk kam parasysh me kete, ndryshimin e sistemit. Por, siē thashe, se pari te ē`shenterojme famekeqen "ekonomi tregu", duke e hequr nga kushtetutat. Me pas te meson jeta vete se si duhet te vazhdosh.

  7. #67
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Me pelqeu ky postimi ketu lart , ne kuptimin qe tema nuk , ka qellim te pershkrohet nga filli i kuq , i marksizem-leninizmit , por vetem , te shikohen disa aspekte, gabimet, dhe ndonjehere edhe orroret, qe te mesohet prej tyre, per nje bote me te mire!
    La vida es un carnaval

  8. #68
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ju faleminderit Brandon. E trajtuam ceshtjen deri tani nga pikepamja ekonomike dhe u perpoqa te bej nje kalim ne planin social per te hapur nje drite ne fund te tunelit, per te gjithe te varferit, por edhe per te tjeret, sepse nuk mund te ngelet njeri indiferent ne kete proces, nese mendon per te miren e tij dhe te femijeve te tij. Kjo, pasi varferia, nese nuk izolohet dhe reduktohet, ajo tenton te shtrije metastazat e saj ne mbare shoqerine njerezore, dhe me pas te veshtiresohet lufta kunder saj.

    Varferia ekonomike eshte pasoje e varferise shpirterore. Varferia shpirterore konsiston ne mbylljen e deres te varferve qe shohim cdo dite ne rruge, lypesave, romeve, femijeve qe shesin, etj. Sikur te futemi ne strehen tone do te shikojme se sa e perhapur eshte sot varferia ne te dyja format e saj. Shqiperia edhe sot eshte vendi me i varfer i Evropes, i krahasueshem me vendet e Afrikes dhe Azise (ndoshta jo me ato me te varfrat). Sado qe po hyjme ne NATO dhe jemi afer aplikimit per ne BE, varferia na mban larg moralisht nga Evropa. Megjithate shpresojme qe keto evenimente te ndikojne per mire ne zbutjen e kesaj plage sociale te rende.

    Por duke konsideruar shtetin te parin qe duhet te pergjigjet per varferine, ashtu sic kam postuar me siper, mund te ishte ndjekur nga ky, nje politike me e drejte ne menaxhimin e buxhetit, qe do te sillte reduktimin e ndjeshem te varferise ekonomike ne vend. Kjo sidomos per shtresat ne nevoje emergjente, qe nuk jane pak. Nuk jane pak familjet te cilave ju mungon buka e perditshme, strehimi dhe s`kane mundesi te kurohen per mungese parash. A mund t`i falen keto nje vendi qe pretendon te aplikoje per ne BE?

    Sa fonde shkojne cdo vit per infrastrukturen rrugore? A nuk mund te shtyhej afati i perfundimit te ketyre rrugeve dhe me fondet e kursyera te ndihmohen keto familje ne emergjence, sidomos ne fshat, por edhe ne Qytet e rrethinat e tij?
    Pa u krijuar nje nivel minimal dysheme dhe i pranueshem i varferise, te gjithe investimet e tjera shkojne ne te kundert te qellimit per te cilin ato behen.
    Ketu duhet te nderhyje shteti (dhe ka nderhyre shpesh ne fakt) i cili duhet te garantoje kete minimum jetik, pa te cilin seicilit prej nesh duhej ti ngelte luga ne pjate, kur te mendonte c`behet me te tjeret.

    Politika buxhetore ka shume ne dore per uljen e varferise ne vend. Por solidariteti social ka shume rendesi edhe ai, (sidomos nga ana e polit te pasur te shoqerise shqiptare), por edhe nga seicili, per te zbutur kete semundje te rende te shoqerise, me qellim krijimin dhe mbizoterimin e se famshmes "shtrese te mesme", dhe ngritjen e metejshme graduale dhe te pergjithshme te mireqenies ekonomike, materiale dhe shpirterore, ne Shqiperi.

  9. #69
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Edhe dicka tjeter ,persa i perket kesaj teme!
    Shume te huaj shikojne publicitetin dhe televizionin e polit te pasur , shohin trasmisione te tilla si:
    ('La ruota della fortuna'),Rrota e fatit, ;'Te te bej milioner' , apo 'quiz'-e te tjere televizive ,ku me nje fjale te vetme mund te fitosh 25.000€, 50.000€, 100.000€, dhe te shtyre nga kurioziteti, apo dhe nga uria , vijne ne perendim, ne vendet e mrekullive ,per tu pasuruar , por shpejt e kuptojne qe panorama e vertete eshte tjeter gje.
    Shume prej tyre qe enderrojne pasuri te kollajte, behen instrumente te kriminaliteteve lokale apo te organizuara kurse femrat perfundojne neper trotuare .
    Shume vajzave u tregohet nje tjeter realitet , u thone qe do punojne neper hotele , restorante, apo me mire akoma; stripteas-ing,. Kur "fejohen"(por s eshte e thene te "fejohen" gjithmone ,patjeter) fitohen kollaj nga familje te shkaterruara nga varferia, dhe vijne ne perendim ku shpejt zhgenjehen per punen dinjitoze.
    N q s refuzojne ,dhuna fizike do ti detyroje te bejne "show" neper trotuare, ku e kuptojne qe kjo eshe nje gje "normale", dhe sforcimi eshte bere per te miren e tyre ,pasi drama e zakonshme ka nevoje te gjeje nje mbrojtje.
    Sot po shokn gjithashtu ne mode "turizmi seksual", "shitblerja" e organeve, shfrytezimi i femijeve.
    Por keto zakonisht ne vendet e varfra ,si Tailanda, p sh , ku "perfitohet" nga turistet e pasur veriore dhe ata japoneze.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 17-04-2009 mė 18:11
    La vida es un carnaval

  10. #70
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Duket se Adriatiku ka perunduar se qeni nje nga rruget e mundeshme te perendimit verbues.
    Te paret qe e kane mesuar kete kane qene kinezet dhe kurdet qe niseshin dikur plot shprese nga bregu i Vlores ,per te perfunduar ne gjirin e Durresit ,pasi ata duhej te coheshin diku, edhe kur deti apo marina italiane ishin te egersuar.
    Nje nga shpresat e mundeshme te te varferve ,ka ngelur Mesdheu. Zakonisht keta fat e kane ata qe mund te japin dicka ne shkembim te sherbimit; lope ,dhi , bicikleta ,placka,makina te vjetra,bime mjekesore , dhe kur kane pese para ne xhep ,mund te thuhet se jane gati per nisje.
    Ato para,shpesh,jane rezultat i nje pune mundimshme,apo viteve te tera.
    Kur behen rreth 800 dollare blihet "pjesa e pare". Behet fjale per afrikanet . Per te bere "pjesen e pare" ,nisen nga Liberia ,dhe me furgona ,nepermjet Bregut te Fildishte ,perfundojne ne Nigeri.
    Kur arrijne ketu kane mbaruar parate dhe te drejten e udhetimit. Ketu mund te takojne Ganezet ,qe kane bere me pak rruge ,por i kane shkundur njesoj xhepat. Per tu pergatitur per "pjesen e dyte" duhet te gjejne rreth 800-900 dollare te tjere duke punuar rende, neper te brendeshmet e minierave te uranit, per t ju afruar "pjeses se trete" Libise dhe Tripolit; , kryqezime afrikane te popujve qe spostohen per te mbijetuar. Por me pare duhet te kalojne shkretetiren ,ku shpesh humbasin neper rere per te shmangur kontrollin e policise kufitare.
    Rruge tjeter per te arritur ne Libi, eshte ajo e afrikes lindore . "Pjeset" jane gjithmone tre. Kur mbarojne parate e "pjeses se pare" ,ndalojne ne Sudan per te punuar nje pranvere ose vere te tere neper fushat e pambukut apo puset e naftes , per te patur parate e duhura ,per "pjesen tjeter".
    Kur afrikanet arrijne ne brigjet e deteve perendimore jane te rraskapitur, u kane thithur gjakun, dhe jane me te mjere se c ishin me pare.Por jane 3-4 mije kilometra me larg nga vendnisja dhe me afer Evropes qe kerkojne te arrijne.
    Vdesin se punuari dhe ne Libi duhet te mbledhin para te tjera , ato te "pjeses se fundit"; ne kreyqytet jane boss-at qe i presin.
    Nje anije e vjeter dhe jo shume e madhe trasporton 120 "pasagjere" , te bere lemsh ne bord dhe te ngjeshur neper stiva. 120 klandestine kushtojne 120.000 dollare .
    Anija eshte gjithmone e kalbur dhe trafikantet e dine qe nuk do tu kthehet me. Do te humbase , per shkak te detit te keq apo sekuestrohet nga mbrojtja kufitare italiane. Pastaj nuk eshte ndonje humbje e medhe ,pasi me 2-300 mije dollare te tjere,mund te blesh nje tjeter,po aq te vjeter.Me 1000 dollare te tjere mushet anija me nafte ,vetem per vajtje, dhe behet gati per nisje.
    Si" kapiten " anije mund te emerohet njeri prej klandestineve. I thone: 'Eshte e thjeshte,mbaje timonin drejt dhe per dhjete ore jeni ne Itali'.
    Gjysmat e parave te fituara i merr boss-i ,nje pjese te mire e marrin ndermjetesat; ata qe kane gjetur "mallin" ,kush ka nisur fugonat,kush ka trasportuar dhe pergatitet per te nisur te mjere te tjere .Cdo muaj rreth 4-5 anije te vjetra. Shpesh ndonjera arrin ne fund te detit.
    Gjysma e se keqes ka kaluar!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 18-04-2009 mė 12:14
    La vida es un carnaval

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha: Qeveria nė ndihmė tė familjeve qė marrin ushqimet me lista
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-04-2016, 20:25
  2. Varferia shton prostitucionin
    Nga Qerim nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 05:44
  3. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  4. Nė zonat rurale varfėria nė nivel tė lartė
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2002, 15:12
  5. Fushė-Arrėz, aty ku varfėria nxit prostitucionin
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 06:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •