
Postuar mė parė nga
brandon
Nuk besoj se Shqiperia eshte (ekonomikisht ) vendi me i varfer ne Europe, por ndoshta s eshte vendi ketu per kete argument! Mund te thuhet ,me rezerve se mbase ka qene!
Ne fakt ka zona te "forta" ,ku mundesia per te gjetur pune eshte reale, dhe zona te "dobeta" ,ku ndoshta mund te vdesesh urie. Kjo sepse progresi nuk eshte shfaqur njelloj ne te gjitha rajonet e botes! Per shume vite kjo ndarje e ka "prere" boten ne menyre te "paster" ne Veri ( Europa , USA,Japoni, ndoshta dhe Rusia, etj) dhe ne Jug ( zonat rreth ,ekuatorit, e poshte), per shkak te ngjarjeve historike ne shekujt e fundit!
Kohet e fundit disa kombe aziatike ( Kina, India) ose afrikane ,jane bere zona "te forta" , kurse disa shtete evropiane ,vendet e lindjes ,kane perjtetuar nje krize te rende ekonomike dhe politike.
Shpesh koncepti i varfer dhe i pasur ,sot, identifikohet me konceptin e Veriut dhe Jugut , per te treguar disekuilibrin ne shperndarjen e pasurise!
Shifrat te bejne te reflektosh kur meson qe ne se mbi 1 miliard personash jetojne me me pak se 1 dollar ne dite, mbi 200 me te pasurit e botes jetojne me mbi 1000 miliarde euro, apo qe pjesa me vogel e popullsise ( veriu) konsumon po thuaj te gjithe pasurine e globit, apo qe Veriu eshte vetem 1/5 e popullsise se botes!
Po ashtu rishfaqja e semundjeve qe mendohej se ishin zhdukur , plaga e analfabetizmit, sidomos neper metropolet e Jugut; femijet qe nuk kane mundesi te shkojne ne shkolle, duke ngelur analfabete per gjithe jeten !
Varferia dhe mjerimi eshte si nje mine me sahat , qe heret a vone mund te shpertheje, pasi deshperimi dhe uria ,prodhojne hakmarrje. Pikerisht keta lloj perdorin, terroristet!
Si eshte arritur deri ne kete pike? Pse Afrika vendi me i pasur ne bote ,per pasurite natyrore, eshte me i varferi? A muind te behet me mire?
Krijoni Kontakt