Ne fakt Shqiptari ka nje natyre vertet te vecante...sa bujar eshte kur i kref bishtin e i ledhaton sedren,aq armiqesor behet kur i vihesh kunder,qofte edhe kur i thua dicka te vertete... mjafton ta kundershtosh,dhe e lendon keq ne seder..
Ne fakt Shqiptari ka nje natyre vertet te vecante...sa bujar eshte kur i kref bishtin e i ledhaton sedren,aq armiqesor behet kur i vihesh kunder,qofte edhe kur i thua dicka te vertete... mjafton ta kundershtosh,dhe e lendon keq ne seder..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oliver55 : 18-12-2007 mė 21:30
PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;
Ti Diana ndonjehere me duket sikur flet percart,je ne nje bote imagjinare dhe nxjerr konkluzione duke u bazuar ne te....
Varferia dhe mizerja nuk mund te mposhten,sepse nuk mposhtet dot kurre natyra njerezore per te qene me i pasuri,me i mencuri me i dituri....Keto kerkojne sigurisht
nje shtrese te keputur qe do shfrytezohet..kjo eshte A-ja....
Lufta eshte mjeti me i mire qe eshte shpikur per pembysjen e nje sistemi pacifist...
Cdokush pasi pasurohet e ka njefare pushteti,do te konsolidoje paqen qe ka vene me forcen e vet... Paqja me e famshme eshte PAX ROMANA....
Gjithcka ne kete bote ka qene vertitur dhe vertitet ende rreth forces e deshires per te qene i forte...Forca e menjehershme quhet Ushtri .... Aty eshte perqendruar historikisht vemendja e te forteve..edhe sot Amerika,Anglia e Franca qe mbahen si demokracira te forta,kane ushtri shume te forta....
Sidoqofte e dashur Diana,varferia dhe mizerja jane baza e pasurise....pa varferi e mizerje nuk ka pasuri....duhet te kete te varfer qe te kete te pasur....
Ne SHQIPTARET jemi te vuajtur sigurisht e per te mos qene te tille ne vazhdim ka vec nje menyre...
Te marrim nga jashte nese s'gjejme dot brenda,ashtu sic ben amerika franca anglia hollanda etj apo sic bene edhe gjermanet,japonezet ,spanjollet deri dje e bejne me ane te firmave mafioze qe shfrytezojne vendet e botes se trete me imperializmin ekonomik...Per kete duhet nje ushtri e forte dhe shpirt luftarak e agresiv....Lufte dhe Urtesi...
Sigurisht qe mund te zgjedhesh edhe te jesh pacifist e barkthare...eshte ne doren e secilit....Une per vete zgjedh te paren....
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Banka Botėrore: Rritet niveli i varfėrisė nė Shqipėri
Raporti i fundit i Bankės Botėrore cilėson se rreth 75 pėr qind e tė varfėrve nė Shqipėri jetojnė nė fshat. Rreth 100 mijė shqiptarė jetojnė nė skamje tė plotė
Erald Kapri
Varfėria pėr Shqipėrinė duket se do tė jetė damka e saj e pėrjetshme. “Sėmundja” e pėrjetshme e shqiptarėve duket nė pamje tė parė se nuk do tė shėrohet asnjėherė. Shqipėria cilėsohet si njė nga vendet mė tė varfėra dhe, pavarėsisht arritjeve tė saj nė vitet e fundit, njė pjesė e madhe e popullsisė jeton nė skamje tė plotė dhe e shkėputur nga realiteti, gjė qė tė kujton vetėm poemat e Migjenit. Shifrat e varfėrisė mungojnė dhe ato mė tė fundit janė tė vitit 2005, por Banka Botėrore ka tentuar tė zbardhė se si ėshtė situata e mirėqenies nė Shqipėri. Pėrtej shifrave zyrtare se sa ėshtė ulur varfėria, njė tjetėr dramė duket pėrpara qė e ka emrin Fshat. Zonat rurale nė vendin tonė po varfėrohen gjithnjė e mė shumė. Varfėria po shkon gjithnjė e mė shumė nė zonat rurale. Banka Botėrore ka nxjerrė njė shifėr ku shprehet se 75 pėr qind e tė gjithė tė varfėrve jetojnė nė fshat.
Sa tė varfėr ka Shqipėria?
Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė pasi nisur nga problemet qė ka vendi ynė kryesisht me infrastrukturėn e mbledhjes sė informacionit dhe me regjistrimin e popullsisė shifra e varfėrisė ėshtė vėshtirė tė kalkulohet. Shifra e fundit e Bankės Botėrore dhe e PNUD-it ishte nė vitin 2005 kur u publikua se nė Shqipėri rreth 18.5 pėr qind e popullsisė ėshtė e varfėr. Sipas kėtyre shifrave del qė nė Shqipėri ka rreth 600 mijė tė varfėr nga tė cilėt 450 mijė prej tyre jetojnė nė fshat. Kjo do tė thotė se rreth 40 pėr qind e popullsisė sė fshatit jeton nė varfėri. Ndėrkohė njė tjetėr shifėr ėshtė se rreth 5 pėr qind e popullsisė jeton nė skamje ēka do tė thotė afėrsisht mbi 100 mijė njerėz jetojnė sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė. Sipas kėtij studimi, kjo popullsi jeton me nėn 5.270 lekė nė muaj. Nė studimin zyrtar tė INSTAT bėhet e ditur se nė tre vitet e fundit, niveli i varfėrisė ėshtė ulur me 8 pėr qind, pasi nė vitin 2002 nė vend 25 pėr qind e popullsisė jetonte nė varfėri. Ndėrkohė 235 mijė shqiptarė kanė kaluar kufirin e varfėrisė, duke pasur jo mė pak se 5.270 lekė tė reja pėr frymė gjatė vitit 2005. Rritja ekonomike, qėndrueshmėria makroekonomike, pėrmirėsimi i sektorit privat dhe rritja e investimeve ka ndikuar drejtpėrdrejt nė uljen e saj.
Ulja e varfėrisė
Pėrgjithėsisht varfėria ka pasur reduktime nė Shqipėri, por varfėria nė fshat ulet me ritme shumė tė ngadalta. Sipas raportit mė tė fundit, varfėria nė fshat reduktohet dy herė mė pak se nė qytet. Kryeqyteti shqiptar ka uljen mė tė madhe tė varfėrisė, deri nė pėrgjysmimin e saj. Migrimi drejt Tiranės nuk ka ndikuar nė uljen e varfėrisė, por si njė cilėsi nė tregun e punės. Rritja e vazhdueshme ekonomike ka ndikuar nė rritjen e konsumit tė brendshėm deri nė 6 pėr qind mė shumė se nė vitin 2002, qė do tė thotė se shqiptarėt kanė mundėsi mė shumė pėr tė blerė mallra. Afėrsisht, tri tė katėrtat e tė varfėrve vazhdojnė tė jenė nė zonat rurale. Pavarėsisht se hendeku midis zonave malore dhe pjesės tjetėr tė vendit ėshtė ngushtuar, pėrhapja e varfėrisė ka mbetur siē ka qenė nė vitin 2002. Rezultatet tregojnė nivelin e varfėrisė nė vendin tonė, indeksin e hendekut tė pabarazisė, si dhe konsumin final tė familjeve shqiptare.
Politikat qeveritare
Kjo pjesė e rėndėsishme mund tė cilėsohet si e dėshtuar pasi ndėrhyrja e qeverisė ka qenė minimale me skemat sociale sidomos pėr fshatin. Ulja e varfėrisė, sipas ekspertėve, i dedikohet rritjes ekonomike dhe sektorit privat, emigracionit, por jo nė masė tė lartė tė politikave qeveritare. Eliminimi i varfėrisė ekstreme, urisė dhe dimensioneve tė tjera tė varfėrisė, pėrbėn tė parin e objektivave tė mijėvjeēarit. Ky objektiv i madh dhe shpresėdhėnės nė paraqitje nė rastin shqiptar ėshtė ndarė nė 6 objektiva specifikė. Sė pari, pėrgjysmimi i numrit tė tė varfėrve ekstremė nė harkun kohor deri nė 2015-n, sė dyti ulja e numrit tė njerėzve qė vuajnė nga kequshqyerja, sė treti ulja e papunėsisė nė standardet europiane, sė katėrti njė treg gjithėpėrfshirės pėr tė siguruar rritje ekonomike, sė pesti futja e teknologjive tė komunikimit dhe sė fundi rritja e aksesit pėr furnizim me energji. Nė kėtė drejtim, shteti shqiptar i ka ngritur duart lart para tė huajve.
25 Dhjetor 2007 Gazeta Albania
"Carpe Diem"
Rama ne Martanesh: “Varferia po mbyt shqiptaret”
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka vazhduar turin e tij “Dialog me Shqiperine” ne viziten qe ka zhvilluar ne zonen e Martaneshit. Ne takimet e zhvilluara me banoret e kesaj zone, Rama ka ndeshur ne varferine ekstreme te kesaj zone dhe ne fjalen e tij perpara banoreve ka premtuar nje realitet te ri dhe nje zbutje te varferise ne Shqiperi. “Ndihem ne veshtiresi te madhe per t’ju pare ne sy dhe per t’ju folur, se ē’mund t’ju them une ne keto kushte! Ē’mund t’ju them une, qe pavaresisht se nuk kam qene asnjehere pergjegjes perpara jush ne kuptimin e kontrates elektorale, pavaresisht se nuk kam qene asnjehere pergjegjes perpara jush ne kuptimin e raporteve administrative, mes atyre sektoreve te shtetit qe duhet te administroj pasurite natyrore qe ka zona, pavaresisht se nuk kam qene asnjehere pjese e asaj mendesie qe i shikon zonat rurale, e shikon fshatin thjesht si magazine elektorale, prape se prape ndihem keq sepse ky eshte nje realitet vertet shume dramatik. Eshte nje realitet qe te paralizon, i cili te pret krahet, i cili te ben te pendohesh jo 2 apo 10 here perpara se te flasesh. E une ju admiroj per forcen shpirterore me te cilen ju e perballoni kete realitet, me te cilen ju vazhdoni te qendroni ne kete realitet dhe me te cilen ju keni ende shpresa se ky realitet mund te ndryshoje. Une ju siguroj qe ky realitet mund te ndryshoje”, - tha Rama.
17 Janar 2008
Gazeta Albania
"Carpe Diem"
Varferia edhe Mizerja qe po mbizoteron ne Shqiperi u hap rruge edhe shume veprimeve te keqija.Depresioni,dhume etj.
Por si veshtire qe te ndryshoj sipas fjaleve te Rames sepse kemi shume kohe qe e degjojme kete shprehje.
Gjithsesi mundohemi perhere te enderrojme me bukur se me pare.
Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.
Nuk egziston ne shqiperi varferia sa ne vendet afrikane. ka numrin e vdekjeve me te larte ne gjithe boten,nga uria e jetesa e keqe. dhe kjo mendoj se ndodh nga klasifikimi i keq i pasuris njerezore. ekzistojn klasa shume shume te pasura dhe antonimi ketyre(perjashtoj ketu pjesen normale). kjo ka per te egzistuar per sa kohe te ekzistojne te kamurit,korrupsioni, dhe"uni"
Qe te kerkosh te hysh ne NATO, si edhe anetare te komunitetit Europian ne radhe te pare duhet tu afrohesh, standarteve minimale te jetes,e cila as qe mund te behet fjale.
Grumbullimi i pasurise kombetare, ne duart e pushtetareve dhe klanit te tyre duket qarte, si edhe pasurimi i tyre ne menyre mjafte te shpejte le shume per te deshiruar? Perse zyrtaret e larte nuk bejne shpallje te pasurise se tyre???????????.
Keto jane tema qe duhen te shqetesoje c`do Shqipetar te ndershem.
E kuptoj qe s`mund te ndryshoj boten, por perfitoj nga rasti qe si presidenti, dhe kryeministri mos te na mburren se bejne nje pune te shkelqyer.
Detyra e presidentit, dhe Qeverise eshte rritja e mireqenies se popullit .
Si? Ata e dine qe kane karriket duhet ta justifikojne qendrimin ne te.
Mjerimi eshte ēeshtje perceptimi.
Qė tė tregosh mjerimin tė duhet njė pikė. Njė pikė qė tė shėrbejė si qendėr e rėndesės rreth sė cilės mjerimi tė trupėzohet dhe tė bėhet i prekshėm. Se mjerimi nuk ėshtė gjalpė, qė ta presėsh me thikė e ta hashė. Mjerimi nuk hahet, madje qėllon qė tė tė hajė.
Dhe pika tė mjera gjen sa tė duash. Mjerimi, ashtu si edhe ca dukuri tė tjera shoqėruese, si trishtimi, zvetėnimi, bjerrja shpirtėrore, etj., kanė qenė tė gjendura me bollėk rrotull nesh. Nuk duhet tė lodheshe shumė t'i kėrkoje. E megjithatė, nuk mundem as tė imagjinoj, e jo mė tė kujtoj, ndonjė vend ku mjerimi ėshtė mė i pranishėm sesa nė ato vende qė me aq zemėrgjerėsi ne i quajmė kazino (ita., casino).
Mjerimin aty mundet gati ta prekėsh. Ai merr format e njerėzve qė hyjnė e dalin nga kėto vende. Mjerimi mbush zgavrat e syve, ėshtė i dėgjueshėm nė timbrin e zėrit, pulson nė lėvizjet e njerėzve qė mė shumė se sa rrinė nė njė ambient me ajėr tė kondicionuar, duket sikur notojnė nė ndonjė kėnetė tė qelbur, erėn e sė cilės e dinė tė gjithė, por e injorojnė sepse nuk u bėn mė pėrshtypje.
Nėpėr Shqipėri ambiente tė tilla kanė lulėzuar nė ēdo cep. Dhe duke biseduar me ndonjėrin nga ata qė kėto vende i drejtojnė, mund tė mėsosh qė sa mė i varfėr tė jetė njė komunitet, aq mė i suksesshėm ėshtė biznesi i kazinosė. Dėgjon nga vetė goja e atyre qė pasurohen me tė kėtilla sipėrmarrje histori qė tė ngjethin mishtė. Histori nė kufijtė e absurdit, tė cilat e ke tė vėshtirė edhe t'i besosh, sikur mos tė dije qė ai qė po t'i tregon nuk ka asnjė leverdi tė tė gėnjejė. Si historia e atij qė vjen gjithjnė me tė ėmėn deri tek kafja ngjitur me kazinonė, e lė tė ėmėn tė pijė kafen duke i thėnė qė i duhet tė takojė njė shok pėr rreth 20 minuta dhe futet drejt e nė Roulette (Ruletė). Ose historia e atij ēiftit nė moshė tė tretė, qė megjithėse janė nė borxhe dhe kanė shitur shtėpinė, njė herė nė muaj, kur vijnė paratė e fėmijėve nga emigrimi, rendin t'i luajnė nė Black Jack. Pėr tė ardhur pastaj tek mprehja dhe perfeksionimi i metodave tė vjeljes, duke krijuar lojra ku mund tė luash edhe me 100 lekė, nė ditėt kur je ngushtė dhe xhepi nuk t'i lejon shumat e mėdha. Mėson madje qė kohėt e fundit nė kėto lojrat 100 lekėshe ka radhė tė madhe. Njerėzit presin deri me orė pėr tė luajtur. Histori qė duken si pėrralla me shtriganė dhe kuēedra, por qė zhvillohen as 200 metra nga dyert e shtėpive tona.
Ē'mund tė thuash pėr kėtė dukuri? Asgjė. Tė habit verbėria dhe mosinteresimi pėr tė tilla realitete. Nė vazhdėn e idesė qė neve tashmė nuk na habit mė asgjė, kjo puna e kazinove ėshtė vetėm njė tjetėr pikė rreth sė cilės mjerimi ynė grumbullohet. Ėshtė njė mėnyrė si njė tjetėr pėr tė trupėzar mjerimin tonė. Tė tė gjithėve ne.
Nėse perceptimi ėshtė realitet, jam vėrtet kurioz tė di ky i mėsipėrmi ē'ėshtė?
Marre nga "Njeriu i ēuditshem"
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt