Ajo dilte gjithmone me nxitim nga shtepija e saj ,duke ecur me hap te shkurter, aq sa e lejonte fundi xhins qe ja kishte sjelle nje shoqja e saj nga jashte. Gjumi i mengjesit mezi i dilte edhe mbas shkundjes se trete qe i bente e jema.
-Cohu, Ela - i fliste ajo me te bute ,derisa me ne fund e shkundete nga krahet.
-Sa eshte ora ? - pyeste me koken e ngjeshur ne jastek
-Shtate e nje cerek - e genjente gjithmone e jema me cerk ore avance.
Megjithese ishte vone ,asaj nuk I kishte shpetuar shikimi i nje burri qe e ndiqte me sy edhe nga mbrapa saj.
'Uff prap ky , c'ka qe me shikon keshtu?'
Nxitonte hapin ,por i dukej sikur xhironte ne vend .E kishte vendosur ne mendje qe ti kthehesh ndonji dite dhe ta pyeste ,por si gjithmon i vinte zorr. Autobuzi ate dite po vonohej dhe ajo po e shikonte tinezisht ate njeri qe nuk i ndahej me sy megjithese ishin larg. Ishte reth te tridhjetave me nje trup mesatar me floke te dendur si nje arab.
'Nuk duket keq' - mendoi - 'Neser do te vishem me kostumin e ri qe qepa para nje jave. Mbasdite po ndroj pak modelin e flokeve dhe po ju ve taka te reja kepuceve.'
Autobuzi nderkaq kishte mberitur dhe ajo u shty me njerezit qe prisnin duke zene nje vend ke dritarja . Te nesermen doli perseri me vonese, floket i kishte drejtuar dhe i kishte kapur me nje karfice mbrapa, kostumi i rrinte ngjitur mbas trupit dhe nje arome e lehte parfumi te shtrenjte qe ajo e perdorte rralle shperndahesh rreth saj. E ndiente qe e shikonin ne rruge dhe uli pak ritmin e hapave ,rregulloi floket duke u pare ne qelqin e nje vitrine dhe vazhdoi te ece si ne nje sfilate mode. Pa perpara, por per cudine e saj ai nuk ishte aty ku ajo e shikonte perdite, rrotulloi koken por nuk e pa gjekundi.
'Budallaqe, si nuk e pe njehere drejt ne sy?! Ke tangerllik ti zonje e madhe ti, ja tani kushedi sa ka pritur ai dhe une nuk ja vara asnjehere.'
Shau e mallkoi gjithe diten e dites dhe ne shtepi erdhi me dhimbje koke..Kepucet I hoqi duke I shkelur njera me tjetren, e I flaku ne nje cep te korridorit.
Do hash buke ? - e pyeti e jema me nje ndjenje frike dhe ndrojtje .
-Jo nuk dua! - I tha shkurt, dhe shkoi e u shtri ne dhomen e saj pa u shveshur.
I vinte inat me veten e saj te gjitha po martoheshin bile ne zyren e saj kishte dhe me te vogla se ajo qe ishin te fejuara .Mos hyp ne autobus ,I kishte thene nje shoqe e saj ,ec rruges ,ne autobus nuk te ndalon njeri ,ne mengjez njerezit e kane mendjen ke hallet e tyre dhe nje pjese jane pergjumesh ,kurse mbasdite jane te lodhur dhe s'ti hedh syte njeri. Ajo kishte qeshur atehere ,por tani po mendonte qe shoqja kishte pasur te drejte,por si t'ja bente gjumit?! Ate e kishte pike te dobet.
-Mama - thiri te jemen nga dhoma - neser me zgjo qe ne gjashte ,more vesh apo jo?
- Mire, mire - degjoi te jemen. U zhvesh, piu dy hapje gjumi dhe u shtri ..Gjumi po e zinte duke menduar burrin ne rruge dhe u betua se do ta gjente se s'ben. Ankthi dhe meraku per tu zgjuar ne gjashte te mengjezit I nxori gjumin qe ne oren pese ,ndenji pak ne krevat pastaj u cua me vrull dhe shkoi ne banjo e filloi te lahej. E jema e degjoi dhe per here te pare fjeti e qete ,pa merakun qe e bija do te behej vone per pune.
Ora nuk kishte vajtur gjashte e gjysem kur ajo doli nga shtepia ,nje ndenje lehtesimi dhe areje e kishte pushtuar te teren. Qelqnaja ku ajo shihesh cdo mengjes e tregoi me te mire ,eci perpara duke pershendetur me nje ess,shitesen e bukes kur befas shtangu jo larg saj burri I rruges po e shikonte I habitur. Vendosi ti flasi dhe ju afrua duke I buzeqeshurr me ndrojtje,edhe ai I buzeqeshi dhe befas degjoi veten e saj te flasi :
- Dje nuk ju pashe - dhe nje I kuq I ndezi qafen dhe faqet.
- Ah po, edhe une nuk ju pashe - ja ketheu burri isha ne Rinas - vazhdoi ai. - Ta kisha ditur do ju prisja ,por keshtu e ka kjo pune me hope .
Asaj po I cahej zemra nga emocioni,nuk e kishte menduar kaq te thjeshte dhe te natyrshme njohjen me kete njeri.
Urdhero ,ku do te shkosh? - ja nderpreu ai mendimet duke hapur deren e nje taksie qe ishte parkuar aty.
- Ne pune - foli ajo pa e patur mendjen.
-Ou punoni dhe per dite diele ju? - Foli ai I habitur duke I hapur deren e taksise dhe duke zene vend ne timon. Une zakonisht marr tremij leke deri ne qender,ndezi makinen dhe u nis duke shtrenguar timonin e makines me dy duart e tij te medha ku ne te majten dallohej unaza e tij e marteses...
Krijoni Kontakt