Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12

Tema: Durimi!

  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Durimi!

    ..njė mjet qė tė siguron njė tė ardhme tė lumtur!


    Nė tė vėrtet durimi ėshtė njė mjet mjaft i rėndėsishėm dhe mjaft dobiprurės pėr njeriun. Por thelbi kryesor apo gjėja kryesor qė nė duhet tė kuptojmė ėshtė se ēka kuptojmė me durimin.

    Ne dimė nga jeta e pėrditshme se si tė vegjėl qe kemi kuptuar se ēka ėshtė zjarri, pėrkatėsisht kemi kuptuar se zjarri ėshtė njė krijesė e cili ka cilėsi djegie dhe nė kontakt me tė ne do tė pėsojmė, po ashtu shumė tė vegjėl kemi kuptuar se po sa qė tė bėhemi nervoz dikush do te na vijė nė ndihmė dhe kėshtu do te ja arrimė qėllimin. Pra jeta ka qenė ajo qė na ka bėrė tė mėsojmė se edhe njė element i keq mund tė sjell dobi.

    Pasi qė jemi rritur kemi kuptuar se tė bėhesh nervoz nuk ėshtė njė gjė edhe e mirė, por megjithatė ka situata qe ne patjetėr duhet tė bėhemi nervoz, madje ka raste qė ne duet ndoshta edhe tė bėrtasim e mos te themi rastet qe bėhemi aq nervoz saqė na u duhet te i sjellim dikujt apo dikush tė na sjell ne.Prandaj kėtu duhet kuptuar se po qe se ne dimė se ēka ėshtė durimi dhe po qe se ne duam ta dimė se si mundemi, mese lehti te bėhemi tė durueshėm atėherė do te pshtojmė nga situatat qe na sjellin probleme edhe me te mėdha qe nga njė problem shumė i vogėl ne kokat tona ai problem do te behet aq i madhe qe edhe po deshėm ne me nuk do te mundemi te bėhemi te qetė nga situata qe na ka ndodhur.

    Ajo qė mė sė shumti ia vlen tė diskutohet ėshtė vet nocioni i durimit, edhe pse kemi nocione tė shumta nga dijetar dhe shkencėtar tė ndryshėm. Nė ketė rast kemi zgjedhur njė nga shumė ato qe menduam se ėshtė me i kuptueshėm dhe me i pėrafėrt mė atė qė ne nė jetėn e pėrditshme kuptojmė me fjalėn “DURIM”.



    Sipas mendimit qė cekėm mė lartė durimi ėshtė:

    “Ta ndalojmė veten tonė nga dėshpėrimi dhe paniku, ta ndalojmė gjuhėn tonė nga ankimet dhe ti ndalojmė duart tona nga goditja e fytyrės dhe grisja e rrobave nė kohė fatkeqėsie dhe stresi”.


    Llojet e durimit
    Durimi mundet me qenė dy llojesh dhe atė mund tė jetė me zgjedhje apo pa zgjedhje :

    a) durimi fizik dhe

    b) psikologjik

    Durimi me zgjedhje ka kuptimin e atyre situatave qė individi ka mundėsi tė zgjedh, te bėj durim apo jo. Ndėrsa nė ato raste kur individi duhet tė duroj patjetėr sė nuk ka zgjedhje tjetėr do tė thotė durim pa zgjedhje.



    a) Sa i pėrket durimit fizik:

    1. mė zgjedhje, kuptojmė bėrjen e punėve tė rėnda me dėshirė
    2. pa zgjedhje, kuptojmė durimin e sėmundjeve, e rrahjeve, e tė ftohtit ose tė nxehtit



    b) Sa i pėrket durimit psikologjik:

    1. mė zgjedhje, kuptojmė frenimin nga ato gjera qė logjika e njeriut i pėrcakton si tė gabuara
    2. pa zgjedhje, kuptojmė ndarje tė ndryshme nga dikush qė e donė shumė

    Siē e pėrmendėm edhe me lart se durimi ėshtė dy lloje, me zgjedhje dhe pa zgjedhje. Durimi me zgjedhje ėshtė i njė shkalle mė tė lartė se sa durimi pa zgjedhje. Por megjithatė qetėsja e trupit dhe shpirtit ėshtė e njėjtė tė te dyja.
    Forca e Durimit

    Disa njerėz nuk mundėn tė bėjnė durim pa u pėrpjekur dhe pa bėrė shumė vėshtirėsi qė ta arrėsin kėtė. Tė tjerėt janė tė aftė tė bėjnė sabėr lehtėsisht. Lloj i parė ėshtė si ai qė ndeshet me njė burrė tė fortė dhe s’mund ta mundė atė pa pėrpjekjen mė tė tejskajshme. Lloji i dytė ėshtė si ai person qė ndeshet me njė njėri tė dobėt dhe e mund atė mė lehtėsi. E tillė ėshtė lufta ndaj tė mirės dhe tė keqes. Por siē e dimė se ata te cilėt janė ushtar tė sė mirės gjithherė do te dalin fitimtar.


    Arber ZEKA

    Student i psikologjisė

    Ps.....Me pelqeu ky shkrim dhe mu duk teper i drejte dhe domethenes...
    "I duruari,i fituari"_ka thene nje fjale e urte popullore.
    Sa eshte forca e durimit te ju?
    Deri kur mund te jeni te durueshem?Cili eshte kulmi i durimit per ju?
    A eshte virtyt durimi apo dobesi?

    Do te desha mendimin tuaj...

    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Urtėsia ,durimi dhe menēuria......jane vlerat me te veēanta te njeriut!
    "Carpe Diem"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    durimi eshte cilesi shume e mire per nje njeri

    por shpesh here nje njeri i duruar merret per njeri te dobet,

    pra varet me kė ke te besh, qe te vleresohet durimi si cilesi

    per mendimin tim - "lum ai qe eshte i duruar"
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Shume e drejte per cfare keni shkruajtur,
    shume gjera na mesoi jeta dhe gjene e pare qe na mesoi eshte durimi , por gje qe akoma nuk e di se ku jane limitat e durimit ,
    nje njeri nuk mund te duroje gjithe jeten

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shtegetar
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Postime
    97
    Ne jet ose do durosh ose do behesh me kriz nervore ,n'varet se per cfar behet fjal ,durimi ka nji kufij .....nje fjal e urt thot duro o i duruar se do dalesh i fituar.Ne jet njeri perplaset me shum dallg ....dikujt i vdes djali i vetem dhe duron ,nje tjeter ka burrin nevrik lol si mban fare fjalen dhe arrin ne shkaterrrim familje ne keto raste njeriu esht i pa duruar sepse nuk duron qe dikush ta shkel me kemb e.tj...
    I arratisur e i syrgjynosur

    i rraskapitur e i sakatosur

  6. #6
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Durimi sjellė gjithmonė suksesin. Nuk thotė kot urtėsia popullore: "I duruari, i fituari". Tė durosh do tė thotė tė kesh vetėpėrmbajtje, nerva tė forta dhe, nė tė njėjtėn kohė, tė jesh kėmbėngulės pėr ta ēuar deri nė fund luftėn ēlirimtare. Durim do tė thotė papėrkulshmėri dhe mosdorėzim.
    Durimi ėshtė gjithashtu vullnet i patundshėm pėr tė realizuar kėrkesat e popullit. Durimi ėshtė kokėfortėsi pozitive, kur luftėtarėt e lirisė dhe i mbarė kombi ngulin kėmbė dhe nuk bėjnė kompromis me lirinė dhe Atdheun e tyre.
    Durimi ėshtė mosdorėzim edhe atėherė kur je nė pozita mė tė vėshtira se kundėrshtari politik apo ushtarak. Durimi ėshtė durim i tė gjitha tė zezave tė kėsaj bote, por mosheqje dorė nga ėndrrat, idealet dhe aspiratat shekullore tė Shqiptarėve. Durim pėr mosnėnshtrim. Durim pėr fitore.

    Durimi ėshtė nėshtrim vetėm atėherė kur nuk ke ėndrra kombėtare, kur s'ke ideale tė lirisė dhe kur nuk ke aspirata tė bashkimit kombėtar. Durimi ėshtė disfatė, atėherė kur je disfatist e pacifist dhe i ke humbur shpresat dhe besimin nė vetvete dhe nė luftėn e drejtė tė popullit tėnd. Durimi ėshtė robėri vetėm atėherė kur nuk vepron, kur je dorėzuar dhe pret qė fati yt tė ndryshojė spontanisht e rastėsisht.

    Durimi aktiv ėshtė blerje e kohės, organizim, mobilizim dhe rigrupim i forcave goditėse pėr tė vazhduar luftėn. Durimi nė luftė ėshtė "pushim" ndėrmjet dy betejave.

    Shefki Ollomani
    "Carpe Diem"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Megjithse e dime se realiteti eshte i bukur edhe pse i veshtire ne deshperohemi kur deshtojme ne perpjekjet tona per sukses. Nje situate e deshperuar nuk egziston ne realitet. Ne mundemi te arrijme sukses. Ne mund ta bejme jeten tone sic e mendojme. Pavarsisht humbjeve dhe deshtimeve. te gjithe mund ta praktikojne ne jeten e tyre durimin ne kuptimin e mendimit pozitivisht ne situata te veshtira derisa te zhvilloje ne veten e tij nje kurajo te pashkaterrueshme. Duke ditur se shume njerez vetem nepermjet kurajos kane arritur te fitojne pushtet dhe peshe ne shoqeri kuptohet lehte dobia dhe rendesia e kesaj energjie. Prandaj jini sa me trima sa me kurajoz sa me optimist duke praktikuar te duruarit ne situata te veshtira e te pariparueshme ne dukje.
    Bazuar ne Harry Box Volumi 5

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Do te doja nga dikush nje trajtim te kuptimit te kembenguljes. Keshtu sic u shpjegua durimi, mirepo sa me sakte

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Shume persona fillojne te kryejne nje pune por te paket jane ata qe e cojne deri ne fund. Ata qe deshtojne, qe nuk arrijne, qe heqin dore nuk kane durimin e duhur. Te punosh nje pune shume te veshtire e te komplikuar te gjitheve mund tu vije pak e rende por kush duron dhe vazhdon ta kryeje fundi i durimit te tij do te jete me i embel se mjalti.
    Kush do te arrij sukses: Per tia dale mbane i duhet kurajo guxim e durim. Ai duhet ti bashkangjise te gjitha veprimeve e xhesteve te jetes se tij idene e kurajos te guximit e te durimit. Suksesi nuk do te mund ti ike.
    Durim ne karriere durim gjate kerkimit te dijes, rezultati do te jete i pashmangshem.
    Kushdo mund ta zhvilloje qendrueshmerine e tij qe te mund te merret me problemet e veshtira dhe te kete kembenguljen per te depertuar ne to... Do te fitoje me shume sesa shpreson nga vetja.

  10. #10
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    "Durimi eshte i hidhur, mirepo sjell fruta te embla" (Ruso)
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Durimi - hoxhė Enis Rama
    Nga Selma* nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 10:56
  2. Durimi pėr tė fituar zemrėn e njė femre.
    Nga *Lorisa* nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 11:19
  3. Durimi ... njė mjet qė tė siguron njė tė ardhme tė lumtur !
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2007, 12:16
  4. Te biesh ne dashuri me diturine! (Fjale te cmuara)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 15:42
  5. Ngutja dhe Durimi
    Nga ALBA nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2004, 16:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •