Po, besoj.
Jo, nuk besoj.
Si t' i shmangesh rastësisë!!!
A është e mundur që t' i shmangesh plotësisht?!
A nuk kemi ardhur rastësish në këtë BOTË; ndonëse vetëm më vonë e kuptuam se kemi një mision. Ne vazhdimisht mundohemi t' i programojmë gjërat me përpikmëri, megjithatë ndërhyn rastësia. Na prish punë ose na ndreq, nuk është çështja këtu; çështja është se si ndërhyrjet e saj nuk i shohim asnjëherë. Megjithatë, edhe rastësia ndonjëherë na vjen si një lloj parandjenje, si një ndërhyrje për t' na i rregulluar gjërat ose për t' na i prishur.
Kjo parandjenjë, natyrisht shumë e pashpjegueshme, të ngjan në shikimin që shpërthen Kohët dhe Botrat dhe gjithsesi takohet me mjegullën e së tejbotshmes dhe të së tejjetshmes.
Dikush do të thoshte ç' bestytni. Jo, nuk është çështje e bestytnisë. Rastësia jeton diku pranë nesh, mund të jetë edhe shumë larg, megjithatë, shfaqet papritur si mendimi ideja...
A nuk është rasti mbret i botës?!
Rastësia është një ndër shumë e shumë gjërat e pashpjegueshme të jetës sonë. Në jetën e përditshme e përdorim fjalën FAT për një të keqe që e kaluam me pak ose pa pasoja; më e drejtë do të ishte të themi RASTËSI se FAT
Fati mund të parashikohet, mund të punohet për FATIN, ndërkaq RASTËSIA është ajo e panjohura që shfaqet pareshtur në jetën tonë...
Po I Besoj Rastesise Ne Te Shumten E Rasteve ...
Takohemi në Ditën e Gjykimit
Interesante keto qe thua.
Personalisht mendoj qe dhe fatin vete nuk e kemi te mundur ta parashikojme!
Rastesisht ne kete bote se besoj te kemi ardhur,ndoshta te gjithe vijme ne jete me nje detyre dhe qellim te caktuar,dicka qe do te ngelet gjithmone nje enigme e pashpjeguar!
Rastesia eshte kjo e panjohur qe sic thashe ne fillim mund te kete anet e saj pozitive dhe negative.
Dhe sigurisht te gjithe kemi enderruar per rastesite pozitive,qe te na ndodhin,pasi ne vetvete jemi te bindur qe jane te nevojshme dhe qe pa to jeta do humbiste enigmen e saj.
"Carpe Diem"
natyrisht qe i besojme rastesise. po si besuam rastesise kujt do ti besojme? vetes tone?
luck be a weirdo. qe kendojne dhe fila brazillia
You were meant for me. Perhaps as a punishment.
rastesise i besojme,por a duhet t'ia leme te gjitha ne dore asaj?
Jam e mendimit se rastesia nuk ekziston. Eshte enstikti jone qe na cone drejt ''te pa priturave ose rastesi'' si e quani ju ne kete rast.
Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!
Fuqia ekziston brenda teje!!!
Krijoni Kontakt