Close

Rezultati i Sondazhit: I besoni rastësisë/koiçidencës?

Votues
59. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po, besoj.

    45 76.27%
  • Jo, nuk besoj.

    14 23.73%
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #-9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    A duhet ti besojmë rastësisë?!

    Ne shume raste nje seri rastesish turbulluese na bejne qe te shohim jeten ne nje kendveshtrim tjeter,duke na bere shpeshhere te afte dhe bindes per te modifikuar,ndryshuar rrjedhen e jetes sone.....Hyrja ne nje bote qe hapet mbi tokat e mundura te Irracionelit...
    "Rastesia i ben mire gjerat","E njoha rastesisht","Ishte nje rastesi e thjeshte",e shume fraza te tjera qe themi si per te siguruar veten ose justifikuar ate te tjetri.
    Sikur te jemi te detyruar qe te japim shpjegim per gjithcka!
    Ne nje shoqeri te zhvilluar dhe karteziene, ne te cilen duhet te kemi kontrollin e jetes sone,rastesite na tregojne mosshikimin relativ ndaj fenomeneve natyrale dhe pasigurine qe shfaqet ne pamundesine per te parashikuar gjerat...Dmth eshte shpesh e shoqeruar me rrezikun dhe aventuren.
    Duke nenvizuar te ashtuquajturen "injoranca jone",rastesia ushqen ndjenjat tona te pasigurise dhe shqetesimit.Po ky lloj vizioni ka limitet e tij...
    Perse te mos kemi psh nje lloj rastesie qe do te na bente te ndryshonim boten?
    Rastesia perzihet me gjithcka ne menyren me banale dhe me te thjeshte,nga nje njohje casti,deri te ajo me seriozja....duke mbaruar si nje molle e rene mbi koken e Newton i cili i mesoj te njihte ligjet e forces e peshes mbi gravitetin.
    Me duket i cuditshem fakti qe si eshte e mundur qe ky lloj fenomeni i ashtuquajtur "synchronistique" arrin te komunikoje me subjektivin ne afektiv!!
    Pra skemi cte bejme tjeter po te leme keto shenja qe na hyjne ne jeten tone ashtu si pa u ndjere..
    Nuk eshte nevoja te jemi "Wonder Woman",per te kuptuar keto lloj shenjash.
    Na mjafton te leme hapur deren e zemres....


    I besoni rastesise,koencidences?
    Cili eshte mendimi juaj?

    respekte
    "Carpe Diem"

  2. #-8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    I besoni rastesise,koencidences?
    Cili eshte mendimi juaj?
    I besoj edhe jam i mendimit se gjithcka ndodh per nje arsye, ndaj nese ka rastesi ne dicka, atehere mendoj se ka ndodhur per nje arsye.. edhe i besoj rastesise.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #-7
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Edhe i besoj edhe jo.
    Por jam dakort qe kur gjerat ndodhin ne menyre te rastesishme jane me mire sesa kur paramendohen... 100% e sigurte.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #-6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Temës ju bashkangjit edhe një sondazh, mund të votoni.

    Diskutime të këndshme në vazhdim!
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #-5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po i besoj pasi edhe ajo eshte pjese e jetes
    Sui generis

  6. #-4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Une i besoj verberisht rastesise, ose me mire te them koinçidencave.
    Ne fakt momentet me vendimtare dhe te bukura te jetes sime kane ndodhur rastesisht.
    E ke shpjeguar bukur DI_ANA, po une nuk e kuptova qe nuk e kuptova kete
    "Me duket i cuditshem fakti qe si eshte e mundur qe ky lloj fenomeni i ashtuquajtur "synchronistique" arrin te komunikoje me subjektivin ne afektiv!!"
    po duke pare "sinkronistike" dhe afektiv, ashtu si e interpetoj une, me korrigjo nese po e kuptoj keq, e ke fjalen kur dy njerez qe duhen, bejne ose thone, ose ndihen njesoj, ne momente te caktuara, sikur te ishin te sinkronizuar, sikur te ishin nje person i vetem.

    Mbase keto "rastesi" jane ne te vertete aktualizimi i ndonje plani hyjnor, sepse jo pak here keto "rastesi" ndodhin atehere kur duhet. Sikur engjelli jone mbrojtes te bente te mundur kete gje.
    Rastesi eshte dhe dashuria. Ndodh pa pritur, pa pandehur, atje ku s'ta pret mendja, ne dukje pa arsye.
    Po une besoj se nja arsye ka gjithmone. Thjesht truri jone eshte i paafte ti kuptoje, por zemra eshte e specializuar ne fenomene te tilla.
    Sa here ndodh qe truri thote "jo mer bab, çe thu re ti, rri mer lal rehat", kurse zemra krenare qe ka kontrollin me nje qetesi dhe force qe buron nga subkoshienca te thote "shko , bej si te them une, ma degjo llafin se ka ca gjera qe nuk i dini ju".

    Rastesia eshte me teper nje rrjedhoje e mosnjohjes te se ardhmes.
    E ç'kuptim do kishte jeta po te dinim ç'do hap qe ndermarrim ne jete?
    Kjo "pasiguri" e se ardhmes eshte burimi i shpreses njerezore, ne themi "do behet me mire", sepse e dime qe jeta na rezervon surpriza, te kendshme apo te pakendshme, po e rendesishme eshte qe shpresa per nje kthese thelbesore nuk vdes kurre.

    Rastesia, nuk e kisha menduar ndonjere se sa e rendesishme eshte ne jeten njerezore.

  7. #-3
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Une i besoj verberisht rastesise, ose me mire te them koinçidencave.
    Koinçidence ne fakt eshte fjale e huaj coincidence- rastesi

    Besoj ne rastesite por nuk di te jap nje shpjegim timin.

    Rasteshisht ndodhem ne kete forum, rastesisht shkruaj ne kete teme apo ka nje arsye?!

    Rasti eshte mbreti i botes!
    • The rest is silence.


  8. #-2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Rastesia eshte nje fakt irrilevant qe nuk godet as minimalisht vemendjen tone,por ndikon ne menyre domethenese ne jeten e personave,aq sa degjohet te thuhet fat i keq nese ngjarja eshte negative dhe fat i mire nese ngjarja eshte pozitive.
    Vezhgohet qe fakti i rastesishem ose aksidental mund te prodhoje efekte qe jane te kompletuar nga aksione vullnetare qe dhe keto per veten e tyre gjenerojne fakte rastesore dhe keshtu me radhe ne permbushjen e ngjarjeve te paparashikushme a priori.(disa thone qe profetet parashikojne bla bla bla)
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #-1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    E ke shpjeguar bukur DI_ANA, po une nuk e kuptova qe nuk e kuptova kete
    "Me duket i cuditshem fakti qe si eshte e mundur qe ky lloj fenomeni i ashtuquajtur "synchronistique" arrin te komunikoje me subjektivin ne afektiv!!"
    po duke pare "sinkronistike" dhe afektiv, ashtu si e interpetoj une, me korrigjo nese po e kuptoj keq, e ke fjalen kur dy njerez qe duhen, bejne ose thone, ose ndihen njesoj, ne momente te caktuara, sikur te ishin te sinkronizuar, sikur te ishin nje person i vetem.
    .
    Pikerisht kete doja te thoja...e ke shpjeguar shume qarte.
    KJo eshte cuditshmeria e te qenit dhe te menduarit nga dy ne nje te vetem!

    respekte
    "Carpe Diem"

  10. #0
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Zombi Lexo Postimin

    Rasti eshte mbreti i botes!
    Kam lexuar diku ne nje liber qe spo me kujtohet ku autori thoshte...
    "Te vetmet gjera te cilat jane te sigurta dhe te pashmangshme ne kete bote jane rastesite"!
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  2. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  3. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56
  5. Cfare eshte "Trinia e Shenjte"?
    Nga besnik29 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 27-01-2003, 21:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •