Sot opozita do tė dalė nė formė proteste nė shesh pėr herė tė parė nė drejtimin e Edi Ramės. Janė shumė momentet qė meritojnė vėmendje nė kėtė lėvizje tė re tė kreut tė PS. Njėri prej tyre ėshtė sigurisht mė i rėndėsishmi: a do shėnojė protesta e sotme diēka qė cilėsisht mund tė interpretohet si lindje apo afirmim i frymės popullore kundėr qeverisė? Nė njė shikim politologjik, forca e opozitės ėshtė e madhe kur ajo arrin tė imponojė zhvillime korrigjuese nė sjelljen e qeverisė, deri nė largimin e saj. Njė objektiv i tillė ėshtė i pamundur sot, me anė tė numrave tė opozitės brenda institucioneve, Parlamentit nė veēanti. As dhe fitorja e zgjedhjeve lokale nuk shėnoi ndonjė kapitalizim tė votės popullore, qė tė sillte forcim tė opozitės, deri nė atė pikė sa tė impononte ndryshime nė axhendėn qeveritare. Me ndihmėn e patericės sė grupit Nano, madje qeveria praktikisht nuk ka asnjė pengesė politike pėr tė qeverisur e qetė deri nė fund tė mandatit dhe nė pikėpamje tė projektligjeve tė ndryshme shihet njė frymė arbitrare nė tė gjitha drejtimet, ndėrsa synohet tė shtihen nė dorė tė gjitha institucionet. Kėshtu qė nė pamundėsi tė numrave parlamentarė, tė njė lloj tkurrjeje tė shoqėrisė civile, tė mediave, para veprimeve arbitrare tė ekzekutivit fryma mbetet e vetmja forcė qė mund tė imponojė veprime korrigjuese, madje tė ēojė deri nė largim tė qeverisė. Kėshtu ndodhi me opozitėn e zotit Berisha: deri para protestave "Nano ik" tė vitit 2004, ai asnjėherė nuk kishte mundur tė mblidhte aq shumė njerėz. Kur i mblodhi, erėrat e suksesit filluan tė frynin pėr tė, madje ato erėra i sugjeruan dhe lėvizjet e tjera: krijim tė figurave tė reja nėpėrmjet KOP-it, ftesat pėr tė pėrjashtuarit, mesazhe paqėsore pėr fqinjėt grekė etj. Por le tė analizojmė momentin e zgjedhur pėr protestėn e sotme.

Pse-tė e protestės

Nga pikėpamja e situatės sė pėrgjithshme vendore gjendemi tė pėrfshirė nė njė krizė tė rėndė energjetike: kurrė asnjėherė nė kėta 17 vjet nuk ka pasur njė krizė kaq tė gjatė nė terma kohorė: gjatė njė viti dhe gjatė njė dite. Mė shumė se gjashtė muaj, me rreth 5 orė nė ditė nė Tiranė, pale nė rrethe qė nuk dihet sesa orė kufizime! Kriza ėshtė dėshmi e paaftėsisė sė kėsaj shumice nė administrimin e enteve publike. Socialistėt dikur vidhnin, por gradualisht arritėn tė kufizonin reduktimet e energjisė elektrike. Orientoheshin mė mirė nė tregun energjetik rajonal dhe gjenin zgjidhje, hiq rastin e krizės sė paszgjedhjeve 2005, qė mbante era qėllimshmėri prej tyre. Por jo vetėm krizė energjetike. Vendi duket se ka probleme tė mėdha: inflacioni, sipas tė dhėnave zyrtare, besueshmėrinė e tė cilave dje e kontestoi vetė FMN, ėshtė mbi kufirin e alarmit, mbi 4%. Perceptohet kudo njė rėnie e aftėsisė blerėse; bizneset e ndjejnė tė vėshtirė situatėn pėr shkak tė sjelljeve tė ashpra tė qeverisė pėr tė formalizuar tregun dhe shfaqjes nė treg tė njė grupi me frymėzim politik qė synon ta kontrollojė atė. Tatimet nuk po funksionojnė nė veprėn e tyre, planet pėr mbledhjen e tė ardhurave krijojnė vrima. Disa ndėrmarrje apo ente publike nuk marrin rrogat. Investimi i madh nė rrugėn Durrės-Kukės thith njė pjesė tė madhe tė tė ardhurave publike, qė po synohen tė rriten dhe nėpėrmjet masave tė tjera shtrėnguese; taksa tė reja etj.

Me pak fjalė, nė planin e pėrgjithshėm vendor, momenti duket i pėrshtatshėm pėr tė shtuar presionin mbi qeverinė qė ajo tė mos mendojė se opozita gjendet vetėm nė parlament, por dhe nė rrugė.

Nė planin ngushtėsisht partiak, pra tė PS, dalja nė protestė vjen pas lėvizjeve tė shumta nė rrethe tė kreut Rama. Me pretekst "dialogun me Shqipėrinė", hartimin e programit tė qeverisė sė ardhshme, ato mund tė kenė shėrbyer edhe pėr testimin e bazės sė partisė, pra tė pakėnaqėsisė sė saj, dhe pėr tė matur kėshtu potencialin pėr ta pėrkthyer atė nė protestė kundėr qeverisė. Nėse do ishte kėshtu, ja ku doli nė veprimin e opozitės sė Ramės, njė interes praktik i lidhur me axhendėn e ditės. Ndėrkohė protesta nxjerr zbuluar dhe grupin rival tė tij, udhėhequr nga Nano, i cili i zhgėnjyer kush di nė ē‘strehė tė artė ėshtė fshehur, duke sugjeruar madje ulje koke para Ramės, siē tregojnė thirrjet e fundit pėr pajtim tė disa mbėshtetėsve tė tij.

Veprimi i sotėm ka vlerė edhe nė pikėpamje tė rritjes sė kohezionit tė opozitės vetė, si koalicion partiak. Ka njė lloj ēorientimi brenda saj, debate brenda partive tė vogla, mospranim tė autoritetit tė PS, joshje tė ndonjėrės pėr t‘u pėrfshirė nė ndonjė vepėr ristrukturimi tė qeverisė, me gjithė blofet etj. Njė dalje bashkė do tė jepte imazhin e forcės sė opozitės, me gjithė vėshtirėsitė qė kanė subjektet e vogla pėr tė ruajtur ndonjė lloj identiteti partiak.

Ka vetėm njė moment qė nuk duket i favorshėm nė protestėn e nesėrme: diskutimet botėrore pėr statusin e Kosovės. Aleatėt e shqiptarėve qė kanė ndėrmend t‘i japin pavarėsinė asaj, do tė ishin tė interesuar qė nė shtetin amė tė tyre tė kishte stabilitet dhe protesta, veēanėrisht nėse degjeneron, do tė dėrgonte mesazhe negative te bashkėsia ndėrkombėtare. Kėshtu qė shqetėsimi pėr ta mbajtur brenda rregullave protestėn e sotme duhet tė jetė nė nivelet maksimale.

Protestat janė vepra korrigjuese tė opozitės, ose tė segmentit shoqėror qė i jetėson ato. Ato krijojnė dhe frikė te qeveria, siē po duket me heqjen e kufizimeve tė energjisė elektrike nė Tiranė, apo me ndonjė veprim tjetėr simbolik me rastin e fundvitit. Por le tė shohim protestėn, pėrmasat e saj, domethėnė tė shikojmė nėse prej saj mund tė nisė krijimi i frymės popullore kundėr qeverisė, pėr tė parashikuar pasojat korrigjuese. Deri ku mund tė shkojnė.

Gazeta Shqip