Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 56 prej 56
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e mo rapsol..
    me enverin dhe kopuket e tije.. kini harxhuar energji te kota nja 30 vjet rresht ju gjeneratat e kosov ilirides..
    po cmendim ke o rrap..per keto qe sjell?

  2. #52
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e mo rapsol..
    me enverin dhe kopuket e tije.. kini harxhuar energji te kota nja 30 vjet rresht ju gjeneratat e kosov ilirides..
    po cmendim ke o rrap..per keto qe sjell?
    Per kete qe sjell une ketu se pari kam krijuar nje opinion ose mendim reth ketyre ndodhive qe kane ndodhur ne te kaluaren, mirepo qellimi im qe po sjell keto materiale ketu si tek kjo teme si tek Rezimi i Diktatures sipas shtypit perendimor eshte qe tu bej disa nga anetareve dhe vizitoreve tane me die ndodhite dhe pikpamjet e nderkombetareve kundrejt popullit shqiptar ne keto kohe te zeza te diktatures komuniste.

    Mendimi im personal reth ketyre veprimeve normal qe nuk eshte lavderues kundrejt udheheqesve komunisto-shqiptar, cka ka bere Enveri me Shehun si koka e kesaj diktature normal qe popullit shqiptar i nxori nje pasqyr tjeter kundrejt vendeve tjera te ballkanit dhe botes.

    Artikujt e tille jane dokumente te cilat do te mbahen mend pergjithmon dhe arsye tjeter pse i sjell keto dokumente ketu jane qe edhe Forumi Shqiptar ti kete keta artikuj dhe sic e ceka edhe me lart te gjith vizitoret e forumit te perballen me realitetin shqiptar qe mbizoteronte ne kete periudh te zeze komuniste.

    Gjithe te mirat!
    Sui generis

  3. #53
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vendimi: "Armiku" Kadri Hazbiu në pranga, në vend të tij Prokop Murra

    Leci Nr. 29

    Tetor 1982. Mbledhja sekrete në KQ të PPSH

    Pas kryqëzimit të Hazbiut, ndëshkohen vartësit e tij

    Kryqëzimi politik i ministrit të Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, siç del nga procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike, të 5 tetorit 1982 (AQSH), para vënies në pranga, është shoqëruar me masën administrative, shkarkimin e tij nga detyra e ministrit të Mbrojtjes. Kjo sipas burimeve zyrtare të mësipërme, është bërë menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Byrosë Politike të kësaj dite, përkatësisht në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH. Në motivacionin përkatës të shkarkimit të Hazbiut, mes të tjerave thuhej: "Kadri Hazbiu të shkarkohet nga detyra e ministrit të Mbrojtjes Popullore, për mungesë të theksuar vigjilence dhe për gabime të rënda, në kundërshtim me vijën e Partisë dhe me interesat e shtetit, gjatë kohës që ka punuar si Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme... mungesa të theksuara vigjilence dhe gabime të rënda në kundërshtim me vijën e Partisë dhe interesat e shtetit".

    Njëkohësisht, Sekretariati merr dhe vendimin për emrin që do të zëvendësojë Hazbiun në detyrën e ministrit të Mbrojtjes. Ai është Prokop Murra. Ja si thuhet në vendimin origjinal lidhur me këtë emërim: "Prokop Murra, deri tani Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë për Rrethin e Tiranës, të emërohet ministër i Mbrojtjes Popullore".

    Po sipas argumentimi të hartuesve të vendimit (pohuar nga Ramiz Alia), "...ky (vendimet e mësipërme) do të jetë dokumenti i Byrosë Politike, kurse nga Presidiumi i Kuvendit Popullor për publikun do të themi që Kadriu shkarkohet për arsye shëndetësore, ose si ta mendojmë, apo thjesht shkarkohet nga detyra". Siç del nga vendimet, Udhëheqja partiake e shtetërore e kohës, e përjeton shqetësimin që do të pasojë në vend e më gjerë, kryqëzimi i një prej figurave më të njohura të luftës dhe drejtimit të shtetit për katër dekada.

    Njëkohësisht, në këtë mbledhje të Sekretariatit të KQPPSH, shkarkohen dhe të gjithë zëvendësit e ministrit të Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, e në vend të tyre, propozohen dhe emërohen të tjerë. Kështu, në vend të Veli Llakajt, zëvendësministri i Parë i Mbrojtjes dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, vendoset Kiço Jani Mustaku; në vend të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Maliq Sadushi, emërohet Simon Konstandin Ballabani; në vend të Zëvendësministrit, Nazar Berberi, vendoset Jaçe Ali Lulaj; në vend të Alfred Moisiut, zëvendësministër i Mbrojtjes Popullore, vendoset Bajram Mana.

    Pas Kadri Hazbiut që përfundoi para togës së pushkatimit si "armik i popullit e Partisë", dhe zëvendësministrat e tjerë të Mbrojtjes, vartës të tij, u ndëshkuan me internime dhe dënime të rënda personale e familjare.

    ----------------------------------------------------------------------------

    Ekskluzive/ Në këtë numër, studiuesi Elmas Leci sjell dokumente të tjera arkivore dhe dëshmi lidhur me gjyqin politik ndaj Kadri Hazbiut në mbledhjen e Byrosë Politike, të 5 tetorit 1982, mbledhjes së Sekretariatit të KQ të PPSH, po atë ditë, ku bëhet emërimi i Prokop Murrës si ministër i Mbrojtjes dhe Zëvendësministrave të rinj të këtij dikasteri.

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Mbledhja e Byrosë Politike, të 5 tetorit 1982, i jep fund punimeve me "gjyqin" që i bëhet Kadri Hazbiut. Por pa përfunduar mirë ajo, mblidhet me urgjencë Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH-së për të ligjëruar shkarkimin "de jure" të ministrit dhe emërimit të Ministrit të ri të Mbrojtjes, shkarkimit të Zëvendësministrave ekzistues të Mbrojtjes dhe emërimit të katër të tjerëve në vend të tyre.

    (Pas mbledhjes së Byrosë në zyrën e Enver Hoxhës, mbahet mbledhja e Sekretariatit)

    Enver Hoxha:- "Të tërë këta që po propozojmë, janë ushtarakë dhe kanë mbaruar shkollat tona, jo jashtë. Konkretisht, në vend të Veli Llakajt, të cilin do ta shkarkojmë hëpërhë, do ta vëmë në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes, propozojmë të vendosim Kiço Jani Mustakun. Tash ne duhet të marrim një vendim, në bazë të disa propozimeve tona. Ne të Sekretariatit kemi punuar dhe i kemi marrë një nga një shokët që drejtojnë tashti në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, duke filluar që nga Veli Llakaj dhe deri te Alfred Moisiu dhe kemi ardhur në këto rezultate. Ne mendojmë ta ndërrojmë ekipin e Shtatmadhorisë, e cila është vjetërsuar, sepse ata që shërbejnë sot atje, kanë të meta të theksuara politike dhe dobësi morale. Disa mund të kenë eksperiencë, por na bie detyrë të çojmë atje njerëz me moral të lartë dhe vendosmëri të madhe dhe me përvojë. Të tërë këta që po propozojmë, janë ushtarakë që kanë mbaruar shkollat tona, jo jashtë.

    Tani ky është Drejtor i Drejtorisë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Mustaku, pra, mendojmë të emërohet zëvendësministër në këtë dikaster dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

    I ke biografitë e këtyre, Ramiz?

    Ramiz Alia:- Ja, këtu i kam, po Kiçon e njohin shokët.

    Të gjithë: E njohim Kiçon, është djalë shumë i mirë.

    Enver Hoxha:- E dyta, Simon Konstandin Ballabani, tani Komandant i Grupimit të 6-të, të emërohet Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, në vend të Maliq Sadushit, i cili shkarkohet nga kjo detyrë dhe të nxirret në pension. Ky ka kaluar edhe moshën.

    E treta, Jaçe Ali Lulaj, tani Komandant i Korpusit të 7-të, të emërohet Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, në vend të Nazar Berberit, i cili të shkarkohet nga kjo detyrë dhe të mbetet në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes.

    E katërta, Bajram Bilal Mane, tani Komandant i Korpusit të 3-të, emërohet Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, në vend të Alfred Moisiut, i cili të shkarkohet nga kjo detyrë dhe të mbetet në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore.

    E pesta, Mendu Backa, të shkarkohet nga detyra e Zëvendësministrit të Mbrojtjes Popullore dhe të nxirret në pension...

    Prandaj këto do t'i firmos menjëherë nesër në orën 10 ose 11, pasi të marrë punën në dorëzim Prokopi, të tërë të vijnë këtu.

    Ramiz Alia:- Dakord, dakord, shoku Enver.

    Enver Hoxha:- Do të marrim edhe disa masa të tjera për forcimin e aparatit të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorëve e nëndrejtorëve, me qëllim që kjo ministri të jetë në duar të sigurta. Të gjithë, brenda 5-6 ditëve, të marrin detyrën dhe të tjerët të gjejnë vendin që meritojnë. Duhet të ecet drejt, shpejt dhe mirë. Kaq kisha unë për t'ju thënë.

    Ramiz Alia:- Nesër duhet të bëjmë edhe atë që duhet të dërgojë Adili në Presidiumin e Kuvendit Popullor.

    Vendimin e Byrosë Politike për Kadriun e kemi formuluar kështu:

    "Byroja Politike e Komitetit Qendror me datën… (këtu nuk po e vëmë datën) vendosi:

    Kadri Hazbiu të shkarkohet nga detyra e ministrit të Mbrojtjes Popullore, për mungesë të theksuar vigjilence dhe për gabime të rënda, në kundërshtim me vijën e Partisë dhe me interesat e shtetit, gjatë kohës që ka punuar si Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme".

    Pra, këto dy motivacione po vëmë tani, "mungesa të theksuara vigjilence dhe gabime të rënda në kundërshtim me vijën e Partisë dhe interesat e shtetit".

    Prokop Murra, deri tani Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë për Rrethin e Tiranës, të emërohet ministër i Mbrojtjes Popullore. Ky do të jetë dokumenti i Byrosë Politike, kurse nga Presidiumi i Kuvendit Popullor për publikun do të themi që Kadriu shkarkohet për arsye shëndetësore, ose si ta mendojmë, apo thjesht shkarkohet nga detyra.

    Adil Çarçani:- Pse të mos e themi që shkarkohet nga detyra si ministër i Mbrojtjes Popullore dhe në vend të tij emërohet ministër i Mbrojtjes Popullore shoku Prokop Murra?

    Ramiz Alia:- Domethënë të mos vëmë asnjë motivacion, vetëm shkarkohet si ministër i Mbrojtjes?

    Enver Hoxha:- Po, edhe nuk është nevoja ta shtypim ne atë, pse ta shtypim? Kur të dalë gazeta zyrtare e Presidiumit, atje le të dalë, pse ta botojmë me shtypin qendror?

    Ramiz Alia:- Mund edhe të mos e botojmë, s'ka gjë, se do të dalë edhe gazeta zyrtare.

    Adil Çarçani:- Për efekt të brendshëm të gjithë do ta marrin vesh këtë vendim, çështja është për botën e jashtme s'ka pse të botohet, mendoj.

    Ramiz Alia: Për brenda merret vesh ky vendim menjëherë.

    Lenka Çuko:- Ja, nesër vjen ministri i ri në dikaster dhe përnjëherë merret vesh nga të gjithë.

    Enver Hoxha:- Mund ta vëmë shprehjen që Kadri Hazbiu u shkarkua se do të vëmë tjetrin, që u ngarkua Prokop Murra. Po mirë, le të merret vesh jashtë, pse të kemi frikë ne?

    Ramiz Alia:- Po edhe për jashtë, pse të mos e vëmë? Kështu edhe llafeve ua mbyllim gojën.

    Adil Çarçani:- Atëherë, botojmë vetëm shkarkohet Kadriu dhe emërohet Prokopi. Drejt, më mirë është të botohet.

    Ramiz Alia:- Çështja është tani që, ta vëmë ne që Kadriu del në pension, apo të mos e vëmë? Unë mendoj të mos e vëmë hiç, po të themi vetëm atë, që të shkarkohet si ministër i Mbrojtjes dhe ministër në vend të tij emërohet filani.

    Enver Hoxha:- Ashtu, ashtu, se po të themi në pension, kuptojnë si është puna.

    Hekuran Isai:- Atë interpretim do ta bëjnë njerëzit, sido që të botohet.

    Enver Hoxha:- Tashti këto që miratuam, duhet të kthehen në vendime, pastaj t'i firmosë Komandanti i Përgjithshëm...

    Ramiz Alia:- Po, po, dakord.

    Adil Çarçani:-Nesër në ora 10:00 t'i thërresim ne Zëvendësministrat dhe drejtorët.

    Ramiz Alia:- Jo, jo, këta do t'i thërrasë këtu vetë shoku Enver.

    Enver Hoxha:- Zëvendësministrat e rinj do t'i thërras unë, prandaj të jenë gati të tërë atje ku janë.

    (Fund)

    "Të tërë këta që po propozojmë, janë ushtarakë dhe kanë mbaruar shkollat tona, jo jashtë. Konkretisht, në vend të Veli Llakajt, të cilin do ta shkarkojmë hëpërhë, do ta vëmë në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes, propozojmë të vendosim Kiço Jani Mustakun. Tash ne duhet të marrim një vendim, në bazë të disa propozimeve tona. Ne të Sekretariatit kemi punuar dhe i kemi marrë një nga një shokët që drejtojnë tashti në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, duke filluar që nga Veli Llakaj dhe deri te Alfred Moisiu dhe kemi ardhur në këto rezultate. Ne mendojmë ta ndërrojmë ekipin e Shtatmadhorisë, e cila është vjetërsuar, sepse ata që shërbejnë sot atje, kanë të meta të theksuara politike dhe dobësi morale.

    Për shkarkimin e "tradhtarit" Kadri Hazbiu, Ramiz Alia jep mendimin:- Çështja është tani që, ta vëmë ne që Kadriu del në pension, apo të mos e vëmë? Unë mendoj të mos e vëmë hiç, po të themi vetëm atë, që të shkarkohet si ministër i Mbrojtjes dhe ministër në vend të tij emërohet filani".

    Pas Kadri Hazbiut që përfundoi para togës së pushkatimit si "armik i popullit e Partisë", dhe zëvendësministrat e tjerë të Mbrojtjes, vartës të tij, për të cilët Sekretariati i Komitetit Qendror të Partisë Punës së Shqipërisë në tetor 1982 mori vendimin e parë, atë të shkarkimit nga detyra, u ndëshkuan me internime dhe dënime të rënda personale e familjare.
    Sui generis

  4. #54
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Musine Kokalari, Leterkembimi me Enverin

    Thone se askush nuk u persekutua me shume se ajo! Musine Kokalari, vajza uragan, sic e cileson studiuesi Novruz Shehu, dekada pas vdekjes nderohet me titullin “Nderi i Kombit”.
    Ne nje ceremoni te thjeshte ne mjediset e Ministrise se Kultures, kjo medalje iu dorezua mbeses se Musinese, Karolina Alimit. Gjithcka ne emer te kthimit te borxhit te madh qe ky vend i ka Musine Kokalarit. Ndaj edhe ministri Ylli Pango u shpreh se, “shpejt mendojme qe vepra e saj te botohet, pasi ajo eshte nje personalitet qe e nderon kombin tone”. Kontribut te madh vleresohet nga studiuesit se i ka dhene jo vetem politikes shqiptare, me themelimin e Partise Socialdemokrate ne vitin 1943, por sidomos per kulturen shqiptare, duke qene nje femer shkrimtare shqiptare ne nje kohe teper te trazuar. Mund fare mire te cilesohet edhe si e para shkrimtare shqiptare, pasi Elena Gjika, qe njihet si e tille ka shkruar ne Rumani, pra pertej kufijve te Shqiperise, ndersa Musine Kokalari, pasi kreu studimet, iu dha Shqiperise me gjithe forcat e saj. Duke deshmuar ne cdo hap anti-komunizmin e saj!

    E megjithese ishte nje nder femrat intelektuale te rralla ne Shqiperi, fati i saj qe i mjere! Sa ne qelite e burgjeve shqiptare ne persekutim! Rresheni qe stacioni i saj i gjate e i fundit, ne te cilin qendroi gjate. Atje mundi te lere shume gjurme, pas ajo kishte rrugen e saj, ate rruge qe banoret e qytetit e pagezuan me emrin “Rruga ku shkon ajo...”.

    “Ishte nje ze ne shkretetire Musineja, keshtu e cileson Agim Musta, nje prej njerezve qe pati nismen e madhe, e se bashku me nje grup intelektualesh ju drejtuan Presidentit per ta pagezuar ate “Nderi i kombit”. Mund fare mire te cilesohet edhe si rast unik per perndjekjen e saj ne te gjithe hapesiren e Evropes Lindore. Por ajo ishte e tille deri ne fund, me bindje te patundura antikomuniste. Ajo qe nje disidente deri ne frymen e saj te fundit.

    Korrespondenca me Enver Hoxhen

    Korrespodenca qe ka pasur me Enver Hoxhen, pohohet nga ish-drejtori i Arkivit te Shtetit, studiuesi Shaban Sinani. Por ajo cka thuhet eshte nje tjeter fakt, ai i nje propozimi te mundshem nga Enver Hoxha. Theksohet se, Musineja dhe Enveri kane qene kusherinj fare te afert, te dyte! Nenat e tyre ishin kusherira te para, vajza tezesh, ndersa ishin edhe kusherinj te katert nga babai. Studiuesi Shehu shkruan: “Ne vitin 1940-1941, nena e Enverit, i propozon nenes se Musinese per ta marre per nuse Musinene per Enverin. Enver Hoxha ishte ne dijeni per kete. Ai ka pasur korrespodence me Musinene per vite te tera, e kjo shoqeri ka pasur ne baze afrine gjinore qe kane pasur dy te rinjte, dhe letrat thuhet se jane me permbajtje te ngrohte fisnore”, shkruan Shehu. Cdo gje e cdo situate mund te lexohet ndryshe nga kushdo. Per te vijuar deri ne fund idene e tij, Shehu shkruan nder radhe, ne pak fjale eshte se Musineja e ka refuzuar Enver Hoxhen, per shkak te lidhjeve gjakesore, dhe kete Enveri nuk ja harroi kurre! Por ka gjase te mos kete qene pikerisht ky fakt qe coi ne nderprerjen e korrespodences se tyre. Pasi Enveri dhe Musineja kishin nje motiv me te madh per te mos kembyer me mendime mes tyre, ate te bindjeve. Musineja deri ne frymen e fundit qe antikomuniste, me gjithe vuajtjet qe i solli, ndersa do te qe e teper te komentoheshin bindjet e Enver Hoxhes.

    Propozim edhe nga Mithat Frasheri

    Vajze e hijshme qe lakmohej jo pak prej intelektualeve te kohes. Nje nder ta ishte edhe Mithat Frasheri. Sic shkruan studiuesi Novruz Shehu ne librin e tij, “Vajza uragan”, kushtuar figures se saj: “Ne vitin 1943, asaj i propozoi edhe Mithat bej Frasheri. Ata kishin korrespodence, kur ajo ishte me studime ne Itali. Ai e ndihmoi edhe per mbrojtjen e diplomes. Ajo e nderonte, por nuk e dashuronte. Musineja shihte tek ai gjakun e Rilindjes dhe ndricimin e saj ne gjithe fuqine e shekullit. Mithati i propozoi, por ajo nuk u fye, por nuk e pranoi, pasi dashuronte dike tjeter”. Gjithcka i perngjan dashurise se Getes, i cili kur rroku te 70-at, u marros pas nje vajze fare te re, vetem 17-vjecare. Edhe Mithati, ndonese ne moshe, nuk u mendua gjate ta propozoje, e me gjithe faktin qe kjo dashuri e tij nuk pati kurrfare perfundimi pozitiv, ai thuhet se e deshi deri ne fund te jetes se tij.

    Doreshkrimi “Mbi jeten time”

    Ka lene ne doreshkrim shumecka! Ne disa faqe pagezuar “Mbi jeten time” shkruan: “Komunistet me varrosen per se gjalli, se nuk iu kerkova falje ne gjyq per aktivitetin tim. Dhe pse do te kerkoja falje?…. Une s´jam fajtore…”. Ne nje seance gjyqi, ndersa dikush thirri se ajo duhet te denohej me vdekje ne litar, dhe kryetari Frederik Nosi, e pyeti se a e degjonte ate qe kerkonte populli, Musineja me qetesi iu pergjigj: “Neser kete do te thone edhe per ju”. Musineja nuk pranoi avokat. Ajo beri nje apologji te shkelqyer qe jep qarte edhe ne qendrimin e saj prej politikaneje, demokrate, konsekuente dhe e paperlyer. Gjyqi komunist e denoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e te gjitha te drejtave civile dhe konfiskim te pasurise”. E dermuar nga vuajtjet dhe e rraskapitur nga punet e renda, Musineja u semur nga kanceri. “C’fat tragjik, shkruan ajo. Me doli edhe semundja kunder. Te pakten te kisha pak qetesi ne vitet e fundit te jetes sime”. E shtruar ne spitalin onkologjik, ajo shkruan: “Ketu kuptova nje gje. Per mua jo vetem qe nuk interesohen, por kane qejf te me zvarritin. Dhe vete kontrollet e ketyre muajve s’kane gje tjeter vecse fjale te kota. Sipas rregullave, une duhet te isha operuar ketu e gjashte muaj me pare. C´do te ngjase?”. Duke iu referuar epilogut, dicka nga pervoja e saj: “Njoha kulturen demokratike, njoha tragjedine e permbysjeve te medha revolucionare. Njoha nje gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me perplasje andej-kendej. Njoha punen e punetorit me norme individuale, njoha punen e krahut me norme kolektive ne bujqesi e ndertim. Njoha vetmine e vetekerkuar, shoqerine e rastit ne burg dhe gjithe ndryshimet qe pasojne nga ky termet i panderprere per te konsoliduar diktaturen e proletariatit. Nganjehere them me vete se nuk fitova gje qe mbeta gjalle. Kam 38 vjet qe nuk e di c’domethene familje”.

    Kush ishte Musine Kokalari

    Musine Kokalari lindi me 10 shkurt te vitit 1917, ne Adale, te Turqise. Ne vitin 1921, familja e saj kthehet ne Shqiperi dhe vendoset ne Gjirokaster, ku Musineja kreu shkollen fillore. Nente vjet me vone, familja Kokalari vendoset ne Tirane. Ne vitin 1937, Musineja mbaroi shkollen e mesme “Nena Mbretereshe” dhe me pas shkoi per studime ne Universitetin e Romes, ne Itali, te cilin e mbaroi shkelqyeshem ne vitin 1941. Ajo botoi librin e saj te pare “Sec me thote nena plake” ne vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari se bashku dhe me disa shoke te tjere formuan Partine Socialdemokrate. Nje vit me vone, me perpjekjen e saj, doli numri i pare i gazetes “Zeri i Lirise”. Ne vitin 1944, botoi librin e saj te dyte “Rreth vatres”, ndersa me 12 nentor te po ketij viti u pushkatuan vellezerit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Kater dite me vone e arrestuan dhe Musinene, te cilen e mbajten 17 dite ne burg. Ne janar te vitit 1945, u botua libri i trete i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Me 23 janar te vitit 1946, ajo u arrestua per se dyti nga forcat e Mbrojtjes se Popullit e gjyqi e denoi me 20 vjet heqje lirie. Ne vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan ne Rreshen, ku dhe doli ne pension me gjysme page. Ne vitin 1981, semuret nga semundja e kancerit, qe dy vjet me pas do ta largonte pergjithmone nga jeta. Dhjete vjet me vone, pra ne vitin 1993, Presidenti i Republikes i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracise”.

  5. #55
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kur themelohej Partia Komuniste

    Nje nder legjendat e ngritura nga propaganda e periudhes se diktatures komuniste ishte ajo e rolit udheheqes te Enver Hoxhes ne parti qe nga 8 nentori i vitit 1941. Historiografia komuniste zyrtarizoi diktatorin si “Themeluesi i Partise” dhe drejtuesi i saj qe ne oret e para. Ne te vertete, sic e kane treguar dokumentet e mevonshme qe kane dale ne drite pas permbysjes se regjimit komunist, Enver Hoxha ishte vetem nje nga 15 pjesemarresit e mbledhjes qe themeloi Partine Komuniste Shqiptare dhe ndoshta me i parendesishmi. Hyrja e tij ne “lojen politike” ishte nje rastesi fatlume, pasi, sic do ta tregonte edhe vete me vone, ne momentet e sinqeritetit te detyruar, ai ishte atje vetem sepse e kishte thirrur Koco Tashkoja, udheheqesi i Grupit Komunist te Korces, njeri me influence te padiskutueshme ne qarqet intelektuale dhe perparimtare te kohes.

    Pervec 15 komunisteve shqiptare te mbledhur ne nje shtepi te vogel tiranase, ne mbledhje ishin edhe dy perfaqesues jugosllave, Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha. I pari ishte liruar nga nje aksion i partizaneve shqiptare ne burgun e Peqinit dhe kishte marre ne dore koordinimin e punes per krijimin e partise shqiptare. I dyti kishte mberritur nga Jugosllavia per te ndihmuar Popovicin. Shume shpejt ajo dyshe do te merrte ne dore fatet e levizjes antifashiste shqiptare dhe do t’i lidhte fort pas qerres serbe deri ne vitin 1948.

    Dushan Mugosha tregonte hapur urrejtjen per shqiptaret. Kete e deshmojne shume persona qe paten rastin te kishin te benin me te. Kjo eshte konfirmuar edhe ne librat me kujtime te diktatorit. Ndersa Miladini pershkruhet si “babaxhani” dhe “malazezi qe donte shqiptaret”. Ne te vertete, me urdhrin e Miladin Popovicit e Dushan Mugoshes jane vrare ne Shqiperi qindra shqiptare, duke perdorur vegla drejtuesit e PKSH-se te zgjedhur prej tyre. Me urdhrin e Miladin Popovicit jane vrare mijera shqiptare edhe ne Kosove, ku ai punoi pasi u kthye nga Shqiperia.

    Partia Komuniste Shqiptare nga 8 nentori i vitit 1941 e deri ne mars te vitit 1943 nuk kishte udheheqes. Ne Plenumin e Beratit, diskutantet e shumte nxoren ne drite te verteten e madhe: Askush nuk udhehoqi per me shume se nje vit PKSH-ne, pasi Miladini nuk kishte vendosur se kush do te ishte lideri i ardhshem i shqiptareve. Deri ne ate periudhe, por edhe me vone, levizja komuniste drejtohej nga dy jugosllavet, te cilet kishin “shqiptarizuar” emrat ne Ali Gostivari (Miladin Popovici) dhe Sali Murati (Dushan Mugosha). Themeluesi i Partise vetem kunderfirmoste urdhrat e jugosllaveve, me cilesine e anetarit te Komitetit Qendror te Perkohshem.



    Nga fjala ne Plenumin e Beratit



    8 nentor 1941

    Enver Hoxha: Hyrja ime ne PKSH

    Kur une mora pjese ne Levizje me Grupin e Korces, puna zhvillohej ne menyre konspirative. U afrova me keta shoke dhe u gjenda afer Koco Tashkos. Te tjeret kujtonin se une isha kryetar i punes, nje nga kreret, por une isha vetem nje simpatizant, une nuk isha anetar. Kur u formua Partia dhe u gjenda ne Komitetin Qendror, ketu hyra me propozimin e Kocos. Une s'kisha eksperience, ose kisha me pak se te tjeret, qofte nga shoket e Grupit te Korces, qofte nga te Grupit te Shkodres. Ata ishin futur me aktivisht ne punen e grupeve.

    1941-1943

    Si funksiononte Komiteti Qendror

    Per sa i perket pergjegjesise ne Komitetin Qendror provizor, kjo ishte elastike; asnjeri s'kishte nje pergjegjesi te caktuar. Vetem emrin e kishte Komitet Qendror. Une tani po e marr vesh nga Baca se atje Tuku ka qene sekretar politik. Si u be qe une qendrova prane Aliut? Kete s'e di. Por fakti eshte qe une qendrova. Une dukesha si me i preferuari i Aliut. Ai kishte besim te madh te une.

    Mbledhja e Labinotit zgjedh kreret

    Shoket folen si u zgjodh Komiteti Qendror, si u zgjodh edhe Byroja. Do te theksoj zgjedhjen time si sekretar politik. Aliu s'kishte besim tek asnjeri, vec meje. Une nuk di per vendimin qe u mor per kete, por di qe Aliu e mbrojti tezen, qe une te isha sekretar politik. Propozimin e bene Doktori (Ymer Dishnica) dhe Miladini. Kjo gje me ra si nga qielli, prandaj u thashe qe nuk e beja dot. E refuzova ne fillim, pse m'u duk e zorshme detyra e sekretarit politik, pasi une s'kisha bere as me pak e as me shume se shoket e tjere. Madje, u thashe qe sekretar politik te caktohej Koci. Pa realizuar mire funksionin e sekretarit politik, une pashe ne vija te pergjithshme se kjo qe nje gje e madhe per mua, pse une e njihja veten. Kjo gje me ka renduar ne veten time, jo vetem atehere, por edhe me vone, deri me tani.

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Gruaja e ministrit të arratisur: Pse e eliminoi Enveri Panajot Plakun

    Arratia e gjeneralit Panajot Plakut më 16 maj të vitit 1957 në Jugosllavi, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme që e tronditi rëndë lidershipin komunist të Tiranës. Këtë radhë i kishte lënë lamtumirën vendit të tij njëri nga heronjtë më popullorë të Luftës Nacionalçlirimtare, anëtar i KQ të PPSH-së dhe deputet në kuvendin Popullor. Ikte në fshehtësi gjenerali i njohur, pasi kishte mësuar se do të ishte viktima e radhës e fushatës së nisur rishtas në luftën kundër revizionizmit. Nuk dihet sa të bazuara qenë dyshimet e Plakut, por që ai nuk mund të pajtohej me gjendjen e krijuar në PPSH, e dëshmonte letra e tij për KQ të PPSH-së, e dërguar një muaj pas arratisjes. Panajot Plaku shpresonte të gjendte strehim në BRSS, por diçka e pengoi dhe mesa duket u pajtua me qëndrimin në Jugosllavi. Gjatë kohës, që jetoi në Beograd, nuk dha as intervista, as deklarata politike. Vetëm më 27 maj të vitit 1961, i shprehu shkurt korespondencës të gazetës “Borba” mendimin e vet për procesin e admiralit Teme Sejko. Duke filluar nga viti 1960, në shtypin jugosllav zunë të dilnin artikuj anonimë për disa probleme të historisë së PPSH-së, të mbushur me hollësi të tilla, të cilat mund t’i dinte vetëm një dëshmitar i ngjarjeve. Nuk përjashtohet mundësia që autor i këtyre artikujve e analizave të ketë qenë Panajot Plaku. E vërteta është se pas vdekjes së tij, në vitin 1969, nuk pati më publikime të tilla. I vetmi botim që është bërë pas kësaj kohe është libri me kujtime i tij i botuar nga dy gazetarë jugosllavë në vitin ‘85. E veja e Panajotit, Vjollca Palku duke iu kthyer kësaj ngjarje të mbushur me mistere e të panjohura ka rrëfyer mbrëmë në emisionin “Histori me zhurmues” të gazetarit Pandi Laço një pjesë të kujtimeve të saj që qartësojnë shumëçka nga dritë-hijet dhe dyshimet e shumta që janë përfolur në vite…
    Zonja Vjollca, ju kur e njohët Panajotin?
    Unë Panajot Plakun e njoha nëpërmjet një shoqes sime, në vitin 1950 dhe mbasi biseduam bashkë se çfarë kërkonte ai prej meje dhe unë prej tij u fejuam, bëmë fejesën dhe shpejt në janar të ‘51 u martuan.
    Ai ishte ushtarak apo jo.?
    Ishte nënkolonel në atë kohë, por shpejt u bë kolonel e gjeneral. Kishte mbaruar studimet në BS. Po pak kohë përpara më ‘51, thashë u martuam, më shkurt të ‘52 linda vajzën, në qershor të ‘54 djalin e madh dhe në nëntor të ’55-ës djalin e vogël.
    Arratisja ndodhi në vitin 1957, ju kishit vënë re diçka të veçantë, diçka të jashtëzakonshme në sjelljen e Panajotit?
    Po, ato kohët e fundit mund të them, ditët e fundit, kishte shqetësim dhe nuk ishte i qetë, kishte ndodhur edhe vdekja e Kalos, e vëllait, që e kishte tronditur shumë, s’e zinte gjumi natën. Nuk e besonte se ajo ishte vdekje normale. (E natyrshme ).
    Vëllai i Panajotit punonte ndërkohë në fermë apo jo?
    Po Kalua punonte në fermë, vinte shpeshherë, kur kishte punë në ministri vinte, ktheheshe tek neve.
    Pra, vdekja e vëllait e shqetësoi Panajotin?
    E shqetësoi shumë, natën nuk ishte i qetë, kthehej, e përkthehej nëpër krevat e nuk e besonte vdekjen e atij se ishte vdekje normale.
    Por me pas çfarë ndodhi?
    Më ‘56 disa çifte shkuam në Hungari, Budapest për pushime, e atje ai me qëllim shkoi të merrte analizën që i kishin bërë Kalos, për të vërtetuar se çfarë vdekje ishte, aty kur po dilnim bashkë, më tha, neve djemtë e mamasë nuk e kemi të gjatë, ai dyshonte për këto vdekje si të vëllait të madh të Jorgos, që ishte vrarë në luftë ashtu edhe të Kalos dhe nuk ishte i qetë.
    Çfarë ndodhi më pas, pasi u kthyet në Shqipëri? Çfarë mbani mend nga ditët përpara arratisjes?
    Ankohej, jo se ankohej por e shikoja të shqetësuar, i thashë të marri një mjek për t’u vizituar, jo më tha dhe kështu me këmbëngulje, duke menduar se mjeku do ta shikojë dhe s’kishte gjë për shqetësim.
    Më pas ai ju tha që po bëhej gati për të shkuar me shërbim apo jo?
    Po, po. Një ditë përpara se të arratisej, siç shkonte gjithnjë me shërbim, brenda Shqipërisë, herë pas here shkonte që bënte punën e vet, më thotë, bëmë valixhen gati me ndërresat, siç merrte gjithnjë. Ja bëra valixhen gati, edhe të nesërmen në mëngjes u ngrit, për të shkuar, erdhi makina aty, më tha ditën e mirë, dhe unë mirë ardhsh i urova dhe bëri një copë rrugë dhe pastaj u kthye prapë. Erdhi na fotografoi neve, mua dhe fëmijët. Dhe pastaj iku.
    Kur u erdhi lajmi?
    Lajmi erdhi të nesërmen dhe unë nuk e besoja kurrë që Panajoti të ikte, të bënte këtë punë, kurrë s’e mendoja dhe nuk e besoja dhe i kundërshtoja atyre të degës që erdhën, duke i thënë s’është e vërtetë. Po mamaja e Panajotit më tha, duke e kuptuar që kjo ishte e vërtetë, ajo e vjetër në moshë dhe grua e zgjuar, mos bëj kështu tha ime re se neve do ta qajmë gjithë jetën unë tha edhe ti. Qysh atë ditë më morën në degë në pyetje, më thanë se kush hynte e dilte në shtëpinë tonë.
    Po kush hynte e delte në shtëpinë tuaj nga shokët e Panajotit?
    Shokët e Panajotit ishin Maqo Çomua, Mihallaq Ziçishti, Josif Pashko, Kadri Hazbiu, këta ishin shokët, që këto kohë ishin në Shqipëri.
    Ju keni vënë re diçka të veçantë në sjelljen e tij për shembull, ndonjë simpati të madhe ndaj jugosllavëve.
    Jo, unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë të flasë me simpati për jugosllavët.
    Mendoni se ka qenë një njeri patriot, sipas traditës që kishte familja e tij?
    Me plot gojën e them këtë. Familja e tij dhe vetë ai ishin e njëjta gjë.
    Ju atë kohë banonit në Bllok apo diku afër bllokut apo jo?
    Ne banonim në shtëpitë e Kryeministrisë. Në atë kohë aty jetonin Rita Marko, Mihallaq Ziçishti, Josif Pashko, Kadri Hazbiu e ndonjë tjetër që nuk më kujtohet. Ishte një lloj blloku jashtë bllokut të udhëheqjes. Një bllok tjetër si të thuash...
    Mbas arratisjes drejtori i zbulimit, Zoi Themeli ka hartuar një informacion për të ashtuquajturën tradhti të Panajot Plakut. Ai përveç simpatisë ndaj jugosllavëve ka theksuar se kishte shumë miqësi me Tuk Jakovën. Juve çfarë ju kujtohet, ka pasur bashkëshorti juaj miqësi të ngushtë me Tuk Jakovën?
    Jo, miqësi të ngushtë, thjesht marrëdhënie pune. Një herë ka qenë Tuk Jakova në shtëpinë tonë. Ishte koha kur ishim me familjen në qytetin e Shkodrës (Panajoti qëndroi rreth tre muaj me punë aty) Erdhi një natë atje Tuk Jakova, Liri Belishova dhe Maqo Çomoja, të tre. Unë merresha me fëmijët. Ti vazhdo rehato kalamajtë, më tha Panajoti se unë kam pak punë me këta. Ku di unë ç’punë kishte. Punë shteti. Vetëm këtë mbaj mend vetëm nga kontaktet me Tukun...
    Një tjetër njeri ka pasur lidhje Panajoti ka qenë Tahir Kadareja...
    E kam dëgjuar që Panajoti fliste me simpati të veçantë për Tahir Kadarenë, por unë as e njoha asnjëherë...
    Një tjetër pikë e informacionit të Zoi Themelit pas arratisjes së Panajotit, është se në momente të caktuara ai ishte shprehur me urrejtje kundër Mehmet Shehut dhe Rita Markos. Ju keni dëgjuar diçka?
    Jo, jo nuk kam dëgjuar. Këto me sa duket kanë qenë çështje të brendshme të partisë.
    Si vazhdoi jeta juaj pas arratisjes së Panajotit?
    Ishte një jetë me të vërtetë me mundime. Mbasi më mbajtën 10-12 ditë në degë, na transferuan në Skrapar dhe atje kërkova punë menjëherë, se nuk kisha me se të jetoja. Më futën në një punishte reçelrash. Ishte normë e madhe që unë s’e përballoja dot. Kovat me 31 kg qershi duhej me u heq bërthamat për reçel. Nuk munda të bëj ditën e parë si e pa mësuar që isha. Atë ditë munda të bëj vetëm 2 kg e 800 gram gjithsej. Mirëpo shpejt shoqet që kisha në krahë dhe ia kishin marrë dorën kësaj pune, sa mbaronin normën e vet vinin dhe më ndihmonin mua. Dua të them se më afruan shumë atje, më ndihmonin dhe për fëmijët, m’i shikonin, kur shkoja në punë, u jepnin ndonjë gjë kur e kërkonin etj. Duke e parë punën e vështirë kërkova të shkoja në rrobaqepësi, por nuk më çuan...
    Mbasi u larguat nga Skrapari, ku shkuat?
    Në Durrës, shkuam më 1 maj të ‘58. Po dhe këtu nuk kishim të drejtë të lëviznim. Ky lloj izolimi quhej dëbim, ishte një çikë më i butë se internimi, por sidoqoftë përsëri i vështirë. 6 vjet kam qenë e dëbueme. Fëmijët shkonin në Tiranë. Unë jo. Vinin vëllezërit e mi dhe i merrnin sidomos për ditë festash dhe i sillnin përsëri. Unë për vete e kisha të ndaluar lëvizjen.
    Keni pas të drejtë të votoni në atë kohë?
    Jo. Në atë periudhë unë nuk kisha triskën e frontit, çka ishte e domosdoshme për votimin.
    Ku punuat në Durrës?
    Në fillim punova si pedagoge, më vunë në çerdhen e fabrikës së cigareve. Punoja me pasion me fëmijët, sa më shpërblyen edhe me fletë lavdërimi për punë të mirë. Unë kam mbaruar për kanto në liceun artistik dhe mbas punës këndoja. Kënga ishte pasioni i rinisë time. Mirëpo qëlloi që kjo më kryqëzoi keqas. Një ditë më thirrën në drejtori dhe më heqin nga puna, me pretekst se unë i këndoja këngë Panajot Plakut. Thoshin se unë isha duke pritur Panajotin, prandaj i këndoja. Që këndej më hoqën e më çuan në ndërtim. Në Durrës kisha edhe vëllanë, të cilin e hoqën nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e sollën aty si dënim. Qëlloi që në ‘64 u sëmura dhe u shtrova në spital. Erdhi aty vëllai dhe më tha që mos të shkoja më në ndërtim se do më gjenin një punë tjetër më të lehtë. Prita jo sot e jo nesër për t‘u sistemuar me punë. Më në fund u sistemova në bazën grosiste tregtare. Punova atje në fillim në llogari me kartelat e magazinave, me shitje-blerjet e mallrave etj. Dhe aty për punë të mirë më shpërblyen. Mirëpo përsëri njerëzit që nuk na donin për punën e Panajotit, e quanin procesin e punës që kryeja të privilegjuar dhe ndërhynë për të më hequr. Kalova në sektorin e kolaudimit, d.m.th., me kolaudu mallrat, në po atë ndërmarrje. Një punë ditore kjo, jo mujore. Ca më tej, një punë e vështirë që kishte të bënte me kontrollin e mallrave, pra jo si puna në llogari, në zyrë. Qëndrova këtu gati një vit e gjysmë. Më hoqën edhe këtej dhe më çuan në punë fizike të drejtpërdrejtë. Aty punova deri dy vjet para se të mbushja moshën e pensionit. Ndërkohë, kishin filluar punë fëmijët dhe ata këmbëngulën për të qëndruar në shtëpi. Ashtu bëra...
    Nga dokumentet e kohës bëhet e ditur se nënë e Panajotit e kanë detyruar që ta dënojë veprën e tij dhe ta quajë atë armik. Juve ju kanë detyruar që të pohoni se bashkëshorti juaj ka kryer tradhti të lartë ndaj atdheut?
    Siç u shpjegova ne na çuan menjëherë në Skrapar. Në Tiranë, babai shkoi në zyrat përkatëse dhe u tha se vajza ime është e pafajshme. Ç’faj kanë fëmijët e saj, theksoi ai që të internohen. Kërkoi ndarjen, divorcin tim me Panajotin. Dhe u bë si të thash ndarja me letra...
    Gjatë kësaj periudhe d.m.th., nga momenti i arratisjes dhe më vonë ju kishit dijeni se çfarë ndodhte me burrin tuaj?
    Kur vdiq e morëm vesh. Isha atë ditë në oborrin e ndërmarrjes dhe dy nga shoqet e punës, njëra sekretare dhe tjetra merceologe, më thirrën dhe më thanë: Vjollca e ke parë gazetën? Çfarë ka shkruar, u përgjigja unë. Ka vdekur Panajot Plaku, më thanë ato dhe më dhanë për të lexuar gazetën që mbanin në dorë. I hodha një sy aty për aty. Ishin vetëm dy rreshta të thatë: Vdiq Panajot Plaku dhe vetëm kaq. Nuk sqarohej se nga zemra apo nga ndonjë helmim i mundshëm. Sa mbarova së lexuari ato dy rreshta, përmbajta veten dhe u ktheva nga ato. Për ne, u thashë, Panajoti ka vdekur që kur iku e na ktheu krahët..
    Ju keni mbajtur lidhje me familjarët e Panajotit, i keni takuar ata më pas?
    Kam pasur një takim vetëm me Koçon, vëllain e Panajotit. Qëlloi që unë kisha qenë në Tiranë dhe kisha shkuar te stacioni i trenit për të prerë biletë. Më pa Koçua, vëllai i vogël i Panajotit, mu afrua dhe më tha të delja nga radha. Unë u largova. Ai preu biletën për mua dhe erdhi dhe ma dha. Sakaq më pyeti për fëmijët. Ku janë fëmijët? Me tha. E çova te treni ku i kisha lënë para se të vija për biletën. Shkova me Koçon aty. I pa fëmijët i mori një nga një në krahët e tij dhe i puthi me dashuri. Nxori nga xhepi një monedhë 1000 lekëshe dhe ja u dha. Kaq ishte takimi me të. Por ishte marrë vesh gjithandej. Madje e kishte marrë vesh edhe nëna ime, e cila më thirri menjëherë e shqetësuar...
    Pra, në një lloj mënyrë ju u distancuat nga tradhtia që flitej në atë kohë. Dua të qëndroj pak me djalin tuaj. Në kohën që Panajoti ka qenë në Jugosllavi ka shkruar disa herë në gazetën “Borba”, por jo me emrin e tij, të paktën siç thuhet në dokumentet e kohës. Në vitin ‘85 është botuar një libër me kujtimet nga dy gazetarë jugosllav. Kujtimet e Panajot Plakut, pretendojnë ata në hyrje të librit, sjellin një pasqyrë të zhvillimeve në Shqipëri nga lufta deri në vitin që ai u arratis. Çfarë mund të na thoni rreth kësaj...
    Informacionet deri në vitin ‘90 kanë qenë shumë të pakta për të mos thënë se nuk dinim asgjë, pasi babai ishte cilësuar si tradhtar i partisë dhe atdheut, armiku nr. 1 i socializmit. E vërteta është se ishin shumë të paktë ata që na afroheshin pale të na thoshin ndonjë gjë për Panajotin. Megjithatë pak informacion kemi marrë nga disa persona, por ka qenë i vakët dhe jo i qartë. Pas 1990 kam marrë në dorë librin e kujtimeve të tij botuar në Prishtinë në ‘85 dhe e kam lexuar me shumë vëmendje. Disa pjesë nga ky libër janë botuar vitet e fundit edhe në shtypin e ditës. Kemi vënë re se një pjesë e materialeve të këtij libri janë të vërteta përsa i përket gjendjes në PKSH. Ndërkohë kemi marrë vesh dhe jemi ndërgjegjësuar se kush ishte babai ynë në të vërtetë dhe me sa jemi njohur ai nuk ka pasur asnjë tendencë pro jugosllave. Ai ka qenë gjithnjë për zhvillimin demokratik të vendit, gjithnjë në kontekstin e sistemit socialist. Gjithnjë me idealin komunist me atë ideal që e shtyu t’i rreshtohet lëvizjes antifashiste që në ditët e para të saj dhe të pranohej në radhët e PKSH. Ideale të pastra këto për barazi dhe drejtësi për popullin.
    Përqendroheni tek familja juaj. Ka një dritë-hije, ka disa pikëpyetje historia e vëllezërve Plaku qoftë ajo që ka të bëjë me vdekjen e Kalos në ‘56 qoftë ajo e Koços, që u akuzua e pushkatua në ‘76 me grupin e naftës. Ndërkaq flitet se e dyshimtë është edhe vdekja e Panajotit në vitin ‘69. Çfarë dijenie keni ju lidhur me këto?
    Para disa kohësh Liri Belishova ka shkruar një artikull ku përmend edhe vëllain e madh të Panajotit, Jorgo Plakun, i cili u vra në rrethana misterioze gjatë luftës. Ai ishte komandant i një njësiti me tre veta dhe e vranë pabesisht. U shpall dëshmor në atë kohë. Bile në Hoçisht, shkolla e parë që u hap mori emrin e tij. Më vonë ndodhi vdekja misterioze e Taro Plakut, për të cilën Panajoti shprehu shumë dyshime. Ai nuk ishte asnjëherë i sigurt që ekspertiza e dhënë nga zyrtarët ishte e vërtetë dhe kërkoi t’i bëhej dhe një ekspertizë tjetër, rezultatet e së cilës nuk u morën vesh asnjëherë. Pastaj ndodhi vdekja e Panajotit në Jugosllavi. Vdekje, vrasje apo helmim?! Asnjëherë nuk u tha e vërteta. Në atë kohë Kryqi i Kuq Shqiptar ktheu mbrapsht kërkesën e Kryqit të Kuq të Beogradit për të sjellë trupin e Panajotit në Shqipëri. Erdhi më tej pushkatimi i Koços me grupin e naftës. U mbyll kështu qarku me vdekjen e tij. Të katër vëllezërit vdiqën në kushte mizore. U eliminuan të katër. Urrejtja patologjike e diktatorit për familjen Plaku i shfarosi që të gjithë.

    Panorama

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Shqipëria
    Nga ClaY_MorE në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 19-08-2010, 05:55
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •