Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 56
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    sa i ngjaka enveri sales fiks fare.ene salia me rradh i hoqi nga pd eduart selamin,aleksander meksin,genc pollon,neritan ceken,arben imamin etj.ske ca thu mo sekretar partie ka qen ene salia ka pas nga kush te mesoj.perfundimi enver hoxha=sali berisha

  2. #32
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Te derguarit e Feçor Shehut donin te me zhduknin ne minieren e Bulqizes”

    Xhaferr Kanani vazhdon rrefimin e tij duke treguar kalvarin e vuajtjeve ne burgun e Bulqizes dhe tentativat e te derguarve te Feçor Shehut per t’u hakmarre, pra per ta lene te vdekur ne thellesite e nentokes. Sipas tij, ishte vetem nderhyrja e Kadri Hazbiut ajo qe e shpetoi nga vdekja. Keto dhe tregime te tjera interesante lexojini ne intervisten ne vijim te ish-majorit fals te Sigurimit te Shtetit.
    Gjate kohes qe keni qendruar ne burg a keni pasur probleme me oficeret?
    Kam pasur disa probleme. Kishte ndonje oficer apo kapter qe mendonte se une isha fajtor per çmobilizimin dhe largimin nga radhet e policise te 38 personave, ndaj edhe ata me ofendonin ose ne ndonje rast tentonin te me keqtrajtonin, por mbi mua nuk vune dore. E kisha sqaruar situaten ne te cilen isha ndodhur ne te gjithe ambientin e te burgosurve pasi doja edhe ketyre kundershtareve te mi t’u shkonte ne vesh fjala se aventura ime nuk synonte te merrte me qaf njerez. Ajo thjesht nisi si loje edhe pse e dija se do te me kushtonte burgun. Nese do te isha arratisur do te kisha shkaterruar shume familje ndaj nuk e mendova asnje here te realizoja nje gje te tille edhe pse ne Shkoder ne 8 mars 1960 kisha shkuar me synimin per tu arratisur. Vajza qe njoha me detyroi te vetequhesha oficer i sigurimit.
    Si ishte jeta ne minieren e Bulqizes dhe gjendja e te denuarve atje?
    Ne galeri ishte nje gjendje mjaft skandaloze, te burgosurit punonin me ore te zgjatura deri ne realizmin e normes ditore. Askush nga ne nuk ngjitej lart ne siperfaqe pa e realizuar kete te fundit. Kam pare nje rast kur nje i burgosur nga Saranda eshte rrahur mizorisht nga gardianet pasi ai nuk donte te punonte ne miniere. Me sa me thane ai ishte denuar me nje vit burg se kishte ikur pa leje nga ushtria. Mbaj mend se nuk kishte me shume se 20 vjeç ai djale, qe kishte nje fizike te forte. Ai ju tha troç drejtuesve te burgut se nuk do te punonte ne galeri per sa kohe do te ishte i denuar. Por gardianet e kane marre zvarre neper debore dhe e kane çuar ne galeri, mirepo ai perseri nuk preku asnje cope minerali me dore per te ngarkuar vagonet. Po ashtu zvarre e marrin perseri dhe e sjellin ne qeli. Vendosmeria e djaloshit i detyroi autoritet qe ta transferonin pas disa kohesh ne burgun e Burrelit. Ai kishte rene nga shendeti jashte mase dhe kur e pa e ema qe kishte shkuar ta vizitonte ne burg i ra infarkt dhe vdiq ne vend. Keshtu te katandiste miniera dhe burgu i Bulqizes. Duhet te ishe shume i forte ta perballoje jeten e nje te burgosuri aty. Ushqimi ishte i paket, aq sa te burgosur nese mbetej diçka kur merrnin racionet, nxitonin kush ta merrte i pari. Me kujtohej nje rast kur teksa nxitonin te shtynin njeri tjetrin per te perfituar pak ushqim dikujt ju derdh supa me makarona ne koken e nje te burgosuri. I zoti i supes e merrte nga koka e tjetrit makaronat dhe i hante. Kam pare edhe raste te tjera te keq ushqyerit dhe rrahjeve barbare qe ju benin te burgosurve.
    Patet ndonje incident gjate kohes qe ishit ne galerine e minieres?
    Une e dija shume mire se Feçor Shehu dhe dy tre njerez te tjere qe e kishin “pesuar” nga historia ime, synonin te zhduknin fare ne shenje hakmarrje. Ata vazhdonin te kishin lidhje me oficere te tjere qe ishin ne radhet e Sigurimit te Shtetit, te cilet nuk e kishin te veshtire te me binin gjemen mua, aq me shume brenda ne galeri. Nje brigadier me emrin Hyso dhe nje fare Kudreti kishin marre urdher qe te me zhduknin sapo t’u jepej mundesia. E dija kete, por fati ime tashme nuk varej nga une. Komandanti i burgut kolonel Hazbi Lamçe ishte dashamires ndaj meje dhe nuk nguronte te me ndihmonte, aq me teper kur ai e dinte situaten e krijuar dhe me nxori te punoja ne siperfaqe. Disa kohe me pas vjen per vizite ne burgun e Bulqizes ministri i Brendshem, Kadri Hazbiu, i shoqeruar nga Zija Kambo. Me thirren ne komande ku ishte mbledhur i gjithe personeli i burgut. Pasi me pershendeten iu drejtuan xhelateve tane duke ju thene se nuk i kisha marre une me qafe shoket e tyre, por ne fakt me kishin marre ata ne qaf mua me mungesen e vigjilences se tyre. Ne te vertete po te ishin treguar vigjilente oficeret e Degeve se Puneve te Brendshme te Shkodres dhe te Durresit aventura ime nuk do te ishte realizuar, pasi do me kishin zbuluar qe ne fillim.
    Po kete ju a kishte thene edhe Hysni Kapo oficereve madhore te ministrise se Brendshme gjate kohes qe ju mbaheshit ne hetuesi ne pritje te gjykimit, apo jo?
    Eshte e vertete se Hysni Kapo ju tha atyre se kete njeri e moret ju me qafe dhe jo ky oficeret tuaj. Pas kesaj deklarate reagoi Rexhep Kolli, i cili ju pergjigj Hysni Kapos se oficeret e liruar iu shpetuan plumbave ne lufte, ndersa tani i kisha “vrare” une. Ishte momenti kur Hysni Kapo sapo ishte shprehur se kisha vetem nje faj qe nuk i kisha hedhur drejtuesit e Deges se Shkodres ne Bune, ndersa ata te Durresit ne molin zero. Ketu nderhyri edhe Rexhep Kolli dhe tha: Ky ka bere vetem nje faj qe si falet, pasi ata qe nuk i vrau plumbi ne lufte apo diversantet tashme, i vrau ky me veprimin e tij. Pas kesaj Hysniu nderhyri perseri duke i thene Rexhep Kollit se oficeret e liruar i kishte “vrare” ai me shoket e tij. Hysniu vazhdonte te kembengulte se fajtor per fatin tim kishin qene vetem vartesit e Rexhepit. Megjithate ky debat mes Hysni Kapos dhe Rexhep Kollit tregon edhe ate qe mund te ndodhte me vone me mua. Vetem ardhja e Kadri Hazbiut dhe Zija Kambos ndryshoi gjithçka ne sjelljen e disa gardianeve ndaj meje deri ne fund te denimit tim.
    Po pas burgut ku u vendoset dhe a vazhdoi persekutimi juaj?
    Une doja te shkoja ne Elbasan, pasi atje kisha dy motra, ndaj dhe ja kerkova kete Kadri Hazbiut. Me ndihmuan te shkoja ne Elbasan madje Todo Manço me kishte dhene edhe nje leter per sekretarin e pare te partise se ketij rrethi, Jashar Mezenxhiun. Ky i fundit me çoi te punoja si furnitor ne ndermarrjen Rruga-Ura te Elbasanit. Mezenxhiu, madje, ju tha drejtuesve te ndermarrjes qe te me kishin kujdes pasi une kisha rene viktime e mungeses se vigjilences se organeve te Sigurimit te Shtetit. Gjate kohes kur punoja ne ndermarrjen rruga-ura pata atje perkrahjen e nje njeriu te cilit i jam mirenjohes edhe sot. Veip Guri kryeinxhinieri i asaj ndermarrjeje me ka trajtuar tejet mire dhe madje ishte ai qe me porosiste se nga kush duhej te ruhesha, pasi ai e dinte qe Sigurimi i Shtetit aty ne Elbasan kishte qellim qe sa te me gjente rastin te me çonte perseri ne burg. Me ka ndodhur shpesh qe te perballem me persona qe me kerkonin me ngulm qe te tregoja historine time dhe me pas te raportonin ne degen e Puneve te Brendshme te Elbasanit, drejtues i se ciles ne ate kohe ishte Nevzat Haznedari, njeri i lik dhe shpirtkazme. Veip Guri e dinte fare mire qe mua me ishin vene nga pas spiunet dhe ai me thoshte se duhet te isha i kujdesshem. Ishte kryeinxhinieri Guri ai qe me hoqi nga Relbasani, kur pa se me kanosej rreziku dhe me dergoi ne te njejten ndermarrje por ne Sarande.
    Sui generis

  3. #33
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Xhaferr Kanani: “Takimi im i fundit me Kadri Hazbiun”

    Rasti “Kanani” ose majori i rreme i Sigurimit, “mori me qafe” mjaft kuadro te Sigurimit te Shtetit ne ate kohe, te cilet nga “sykalter” ishin shnderruar ne syleshe. Por keta nuk iu ndane gjate gjithe kohes, pasi ai iu solli problem te madh ne Ministrine e Brendshme. Hakmarresi me i madh ishte Feçor Shehu, ndersa Kadri Hazbiu ishte engjelli mbrojtes. Pasi ka treguar ne detaje ngjarjen qe e diskreditonte krenarine e shtetit te asaj kohe, mbledhjet e gjata, hetuesite e gjata, shtrengimet e torturat, Kanani shpjegon se tmerri ishte edhe jeta paskesaj ishte e veshtire. Xhaferri do te studiohej si rast i rralle kur nje fshatar me inteligjence natyrore arrinte te sfidonte kuadro te pergatitur te Sigurimit te Shtetit ne shkollat me te mira te KKB-se. Kjo histori ka mbetur gjate ne mendjen e bashkekohesve te Xhaferr Kananit, fenomenit te mashtrimit dhe “te marrit” qe guxoi te sfidonte vigjilencen revolucionare te asaj kohe. Ai vuajti 11 vjet burg per tete muaj ne detyren e rreme te te derguarit special te Kadri Hazbiut ne dy deget e brendshme, ne ate te Durresit dhe te Shkodres. Kjo ishte nje histori e pashkruar deri tani, por erdhi ekskluzivisht per te gjithe lexuesit e gazetes “Albania” nepermjet plot 12 botimeve.
    U larguat nga Elbasani dhe u vendoset ne Sarande po ne ndermarrjen Rruga-Ura. A e gjetet qetesine pas ketij transferimi?
    Fillimisht mu duk se shpetova nga ndjekja e Sigurimit te Shtetit, por me pas e kuptova se vijonte e njejta situate. Nisa punen ne Dhrovjan nje pasdite kur sapo isha kthyer nga puna kaloja prane turizmit ku ndodheshin Feçor Shehu dhe Hito Çako qe nga hoteli diçka ishin duke vezhguar me dylbi. Feçori me pa dhe me thirri te shkoja tek ai. Sapo mberrita me pyeti se perse ndodhesha ne afersi te turizmit. Iu pergjigja se isha rastesisht aty dhe se sapo kisha lene punen. Ai mendonte se kisha shkuar qellimisht, por e kundershtova. Beme pak debat dhe dihet qe ai ishte ringjitur ne detyre dhe vazhdonte te mbante ndaj meje te njejtin qendrim si me pare, pra nuk e kishte harruar ate qe gjoja i kisha bere. Ne kete kohe ne debat nderhyn Hito Çako, i cili ngaqe nuk me njihte pyeti kryetarin e Deges se Puneve te Brendshme te Sarandes, Bajram Muçen, njeri shume i mire, per te mesuar se kush isha. Ai i tha se perpara kishte “majorin” fals. Hitoja menjehere i tha: “Majori i Kalivaçit?! Une paguaja per ta takuar kete njeri”. Çako me pyeti per arsyet per te cilat ndodhesha ne Sarande dhe i thashe se isha atje fale Feçor Shehut. Hito Çako nisi te me mburrte per ate histori qe e kisha paguar shtrenjte jo vetem me burg, por tashme ndiqesha gjithandej nga Feçori me shoke. Kaq zgjati edhe biseda me ta dhe me pas shkova ne punen time.
    Perse te “ndiqte” Feçor Shehu, kur ti e kishe mbaruar denimin per ate qe bere?
    E kisha te qarte se me shume nga te gjithe historine time e vuante psikologjikisht Feçor Shehu se ai ishte fodull dhe mburravec por pendet i rane vetem atehere kur per nje aventure rinore eproret te cileve iu shitej si “specialist i mbaruar” i thane se nuk ishte asgje me shume se nje sylesh. Tere jeten e tij ai e kishte fiksim goditjen qe mori ne vitin 1960-te dhe per kete me ishte vene nga pas qe te me mbyllte pergjithmone ne qeli, gje qe fale Kadri Hazbiut nuk ndodhi. Megjithate edhe une pasi dola nga burgu isha shnderruar ne nje njeri te rezervuar dhe nuk iu jepja mundesi spiuneve te me raportonin. Edhe pse veproja keshtu nuk i shpetova perndjekjeve. Me konkretisht, dua te them se pese dite pas replikave me Feçor Shehun erdhen ne Sarande police nga Tepelena, te cilet me thane se kishin urdher te me dorezonin ne Degen e Puneve te Brendshme ne Tepelene. Aty pastaj mesova se ishte dhene nje vendim nga Feçor Shehu per internimin tim ne Grabian te Lushnjes.
    Pra “armiqte” e tu ia arriten qellimit apo jo?
    Jo plotesisht se kishte edhe njerez qe tregoheshin dashamires me mua. Pak pasi me komunikoi urdhrin kryetari i Deges se Puneve te Brendshme te Tepelenes, Zyhdi Aga mori ne telefon Ministrin e Brendshem Kadri Hazbiun dhe e vuri ne dijeni per ate qe kishte ndodhur me mua. Kadriu sapo nesoi per internimin tim ne Grabian te Lushnjes nderhyri qe te ndryshonte vendi i internimit nga Grabian i Lushnjes ne Selenice te Vlores. Atehere isha i pamartuar dhe familjen e krijova disa vjet me pas ne Selenice ku dhe u bera me femije.
    Perse e refuzuat internimin ne Grabian te Lushnjes?
    Atje ishin internuar shume nga ata qe kualifikoheshin si armiq te pushtetit dhe kete shfrytezova per te mos shkuar atje. Pastaj nuk kisha bere ndonje veprim antipushtet kisha realizuar vetem nje aventure rinore, per te cilen isha ndeshkuar dhe jo pak po me mori vitesh burg. Ne Selenice kisha edhe nje moter te martuar atje dhe me behej mire, pastaj mendoja se ishte me ndryshe Selenica krahasuar me Grabianin. Mendoja se edhe mund te me linin te qete aty, por ne fakt gabova se disa njerez shpirtkeq vazhdonin te me binin me qafe.
    A gjetet zgjidhje per ngacmimet qe iu benin sigurimsat ne Selenice?
    Belane gjata edhe ne Selenice nga njerezit e Feçor Shehut. Keta me ndiqnin nga pas dhe nuk me lane asnjehere te qete. Isha ndeshur disa here me oficeret injorante te Sigurimit te Shtetit. Megjithate pata fat se gjeta edhe atje dy njerez te mire, kolonel Dhimiter Bonaten, Kryetarin e Deges se Puneve te Brendshme te Vlores dhe Lazhar Karafilin, i cili me njihte prej vitesh. Keta urdheruan nje operativ qe te mos me ngacmonin disa tipa te poshter si Zalo Matraku dhe te tjere, te cilet me thoshin se do te me çonin atje ku isha, pra ne burg dhe te tjera kercenime si keto.
    Gjate gjithe rrefimit tuaj e permendni Kadri Hazbiun si shpetimtarin tuaj. Perse ju ndihmonte ky pushtetar i larte i asaj kohe?
    Mendoj se arsyeja e pare ishte ngaqe Kadriu e dinte mire se nuk kisha bere asgje te keqe, veç nje aventure. Por mendoj se ai vazhdoi te me ndihmonte kur nuk nxora emrat e atyre oficereve te cilet donte ti ndihmonte. Kadri Hazbiu gjimone me shikonte me keqardhje dhe prirej te me ndihmonte. Kam edhe nje kujtim me te. Ky ishte takimi im i fundit me ministrin e asaj kohe. Ne nje pervjetor te betejes se Drashovices shkova edhe une. Kadri ishte se bashku me Vito kapon dhe te tjere njerez me pushtet te asaj kohe. Zura vend ne reshtin e pare, prane kisha Basri Bedinin, nje nga oficeret e Deges se puneve te Brendshme te Durresit, qe e liruan kur dola “major” fals. Te jem i sinqerte doja te bisedoja me te dhe e pyeta se si ishte. Ai me tha: Si te jem nuk e shikon keto na le ti dhe tregonte dekoratat e partizanllekut. Mu dhimbs shume dhe heshta, por nderkohe ai mu largua duke me thene se edhe aty nuk i kisha lene rehat. Kur mbaroi ceremonia Kadriu erdhi drejt meje dhe me pyeti per shendetin dhe nese kisha ndonje hall. I thashe se nuk po me linin ende te qete edhe atje ku me internuan, ne Selenice. Ai ma preu: tani e tutje nuk do te ngacmoi me askush se edhe kuadrot drejtues te Selenices te pane qe u takove me mua. Perseri nuk me besohej se do te me linin te qete, por ne fakt pas asaj dite nuk pata me ngacmime nga operativet dhe vazhdova jeten time, por nga ana tjeter kisha mbetur ekonomikisht dobet dhe ajo ekonomi me ndoqi deri ne ditet e sotme. Keshtu ishte shkruar per mua te vuaja gjithe jeten time edhe sot ne pleqeri, por shpresoj qe te ecin femijet e mi, qe nuk e beso se do te kene fatin tim dhe s’ka pse ta kene.
    Sui generis

  4. #34
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Urdhëri i Enver Hoxhës: Kulakët të trajtohen si armiq!

    LeciNr. 12

    Arkivat 1949. Kuvendi Popullor

    Urdhëri: Ja si ti kufizojmë e shtypim kulakët

    Një letër sekrete e Enver Hoxhës për përcaktimin e ndëshkimin e kulakëve, detyron Presidiumin e Kuvendit Popullor në mars 1949 që të hartoj „rregulloren" për zbatimin e urdhërit të kreut të Shtetit. Ja si thuhet mes të tjerave në këtë vendim:" Reforma agrare dhemasat e tjera ekonomiko-shoqёrore konseguencё direkte e revolucionit popullor, krijuan konditat e zhvillimit tё ekonomisё bujqёsore drejtё rrugёs sё socializmit. Elementi kulak, nё kundёrshtim me fshatarёt e varfёr dhe tё mesёm, me veprimtarinё e tyre armiqёsore pengon dhe saboton zbatimin e masave ekonomike tё Pushtetit Popullor. Elementi kulak nё forma tё ndryshmei shmangenplotёsimit tё detyrimeve karshi shtetit dhe spekullon nё shkallё tё gjёrё duke shitur prodhimet e tij nё treg me çmime jashtёzakonisht tё larta, ushtron tregun e zi , dhe kёshtu vёshtirёson jetesёn e masave punonjёse.Vec kёtyre kulaku megjithёse ka realizuar fitime tё konsiderueshme nga konditat e luftёs dhe tё pas luftёs, nuk ёshtё renduar me tatime tё jashtёzakonshme dhe pёr detyrimet karshi shtetit ai ёshtё trajtuar njёsoj me fshatarin e varfёr dhe tё mesёm.

    Pёr tё zhdukur kёtё veprimtari armiqёsore tё kulakut, nё pajtim me kёrkesat e mesave punonjёse, Presidiumi i Kuvendit Popullor mbi propozimin e Qeverisё vendosi tё marrё kёto masa pёr kufizimin e kulakёve:

    NENI 1. – Kulakёt i shtrohen tatimit tё ekonomisё bujqёsore nё bazёtё tё ardhurave tё tyre efektive.

    NENI 2 .- Kulakёt rёndohen me njё tatim tё jashtёzakonshёm pёr fitimet qё kanё realizuar gjatё luftёs dhe pas çlirimit gjer nё fund tё vitit 1948.

    Procedura pёr vёrtetimin e kёtij tatimi ёshtё ajo e parashikuar nga ligji Nr.345, datё 7/VIII/1947 mbi tatimin e tё ardhurave.

    NENI 3.- Nё grumbullimin e drithёrave, tё mishit, tё leshit dhe tё bimёve industriale pёr kulakёt do t'ju caktohen normativa mё tё mёdha nga ato tё parashikuara prej dispozitave nё fuqi.

    NENI 4.- Kulakёt mund tё detyrohen t'i shesin organizatave ekonomike shtetёrore ose kooperativave edhe prodhime tё tjera bujqёsore e blegtorale pёr tё cilat sipas dispozitave nё fuqi dorёzimi nuk ёshtё i detyrueshёm.

    NENI 5.- Nё shkёmbimet reciproke pёr kulakёt do t'ju aplikohet koeficente stimulante mё tё ulta nga ato qё parashikohej prej dispozitave nё fuqi.

    NENI 6.- Kulakёt mudn tё detyrohen t'u shesin organizatave ekonomike shtetёrore ose kooperativiste prodhime bujqёsore dhe blegtorale edhe nga tepricat e kaluara tё vitit 1948.

    NENI 7.- Stacionet e makinave dhe traktoreve ndalohen tё punojnё me traktor tokat e kulakёve.

    NENI 8.- Veglat bujqёsore do t'ju shiten kulakёve me çmime mё tё larta nga ato qё praktikohen me fshatarёt e tjerё. Me fara tё seleksionuara dhe me plehra kimike kulakёt do tё furnizohen pasi tё jenё plotёsuar nevojat e fshatarёve tё varfёr dhe tё mesёm.

    NENI 9.- Pёr bagёtitё qё kullosin nё fusha tё fshatit kulakёt detyrohen tё paguajnё qiranё e kullotёs sipas dispozitave nё fuqi pёr qiratё e kullotave.

    NENI 10.- Kulakёt nuk pёrfitojnё nga asnjё formё e kreditit agrar.

    NENI 11.- Kriteret pёr cilёsimine kulakut do tё jepen me udhёzime tё qeverisё caktimi i kulakёve do tё bёhet prej Komiteteve Ekzekutive tё Rretheve nё bashkёpunim me Kёshillat Popullore tё lokaliteteve dhe tё fshatrave.

    NENI 12.- Kulakёt qё nuk i pёrgjigjen nё kohё dhe me rregull detyrimeve kundrejtё shtetit, nёqoftёse vepra e tyre nuk formon njё faj penal tjetёr mё tё rёndё, dёnohen me privime tё lirisё dhe me punё tё detyruar gjer me pesё vjetdhe me konfiskimin e tё gjithё ose tё njё pjesё tё pasurisё tyre. Kur vendoset konfiskimi i tё gjithё pasurisё nuk do tё pёrjashtohet nga konfiskimi shtёpija, toka dhe inventari bujqёsor i kulakut sa do tё vogla qofshin kёto.

    NENI 13.- Autorizohet qeveria tё nxjerri urdhёresa dhe tё japi udhёzimet e nevojshme pёr zbatimin e kёsaj ligje.

    NENI 14.- Çdo dispozitё nё kundёrshtim me kёtё ligj abrogohet.

    NENI 15.- Kjo ligjё hyn nё fuqi menjhёherё.

    Tiranё, Mars 1949.(AQSH. F.14, AP/STR, V.1949, D.633, F.8-11)

    Ekskluzive/ Në këtë numër, studiuesi Elmas Leci sjell dokumente arkivorelidhur thellimin e reformës Agrare, Promemorien e Qeverisë shqiptare, urdhërin sekret të Enver Hoxhës që kthehet në ligj nga Presidiumi i Kuvendit Popullor më 1949 për përcaktimin të kulakëve e e trajtimin e tyre si armiq.







    Fillimvitin 1949, sipas dokumenteve arkivore, Enver Hoxha firmos një letër me siglën "tepër sekret" ku jep porositë përkatëse për përcaktimin e kulakëve, trajtimin ekonomik e politik të tyre etj. Mbi këtë bazë, Presidiumi i Kuvendit Popullornë fund të marsit, i kthen në ligj këto porosi të Enverit. Kështu, në këtë urdhër të quajtur Promemorie, zënë vend mes të tjerave dhe 15 nene, mbi bazën e të cilëve, të cilësuarit kulakë, jo vetëm do të shpronësoheshin, por do të trajtoheshin njëlloj si armiqtë, kundërshtarët të luftës në front dhe të rimëkëmbjes së Shqipërisë.

    Urdhëri: Të shtojmë numrin e kulakëve në fshat!

    PasiPartia dhe strukturat shtetërore kanë konstatuar se përcaktimi i kulakëve, shtetëzimet e shpronësimet kishin ngjallë pakënaqësi tek një masë e mirë e të ndëshkuarve, japin porosi e nisin në bazë urdhërin për shtimin e kulakëve dhe mbajtjen e tyre nën kontroll. Ja si konfirmohet zyrtarisht në dokyumentat e kohës: "Politika e Partisë në fshat ka qënë e atillë që ka lejuar përmirësime të dukshme të fshatarëve të varfër dhe të mesëm dhe kufizimin e kulakëve, por meqë ekonomia jonë bujqësore bazohet në pronën e vogël private, "ekzistojnë gjithnjë dhe zhvillohen elementë kapitalistë të cilët fshatarësia i nxjerr nga gjiri i saj vazhdimisht, çdo ditë e çdo orë, spontanisht dhe në një shkallë të gjërë. Prandaj ne duhet të ruhemi nga rreziku që mund të gabojmë se duke menduar që i kemi reduktuar kulakët në fshat në një shkallë me fshatarësinë e varfër ose të mesme në lidhje me tokën dhe me gjëndjen ekonomike të tyre, të kemi zhdukur kulakun si kulak, si klasë e fundit kapitaliste dhe këtej të harrojmë të bëjmë diferencimin e klasave në fshat dhe të shohim fshatarësinë si një gjë të vetme dhe të tërë.

    ...Përsa u përket kulakëve, vija e Partisë është e qartë: luftë kundër elementëve kapitalistë në fshat, luftë për kufizimin e kulakëve, luftë për të thyer rezistencën dhe metodën dhelpërake të luftës dhe të sabotimit të urdhëresave dhe të ligjeve të shtetit nga ana e tyre. Për këtë është e nevojshme që të tregohet takt dhe zgjuarësi që të mos bihet në gabime. Të ruhemi sidomos nga goditja pa vend që mund t'i bëjmë fshatarit të mesëm, duke kujtuar se kemi të bëjmë me kulakun. Dhe gabime të tilla janë bërë: për mungesë takti dhe zgjuarsie, për mungesë pjekurie politike nga ana e shokëve poshtë dhe e njerëzve të organëve të ndryshme të pushtetit, në zbatimin e urdhëresave, ligjeve dhe masave të ndryshme janë konsideruar fshatarë të mesëm si kulakë, si armiq të klasës, si njerëz të prekur nga reforma e pra kundra Pushtetit. është quajtur kulak ai fshatar i mesëm, bile edhe ndonjë fshatar i varfër, që ka ngritur zërin pse nuk e sheh të drejtë masën që merret kundra tij ose detyrimin që i kërkohet dhe që në të vërtetë mund të jetë i padrejtë ose për prapambetjen e tij, për mungesë mirëkuptimi të marrëdhënieve dhe detyrimeve të tij ndaj shtetit, për mungesë të punës tonë politike dhe të ashpërsimit të luftës së klasave, për punën armiqësore që bën kulaku në fshat; pse (fshatari i mesëm) bie në pozitat e këtij të fundit. Kështu për një gabim tonin ne hedhim kundra dhe në prehrin e kulakut aleatin tonë të luftës, fshatarin e mesëm. Nga ana tjetër të zhvillojmë luftën e klasave, të zbulojmë dhe demaskojmë si dhe të godasim kulakun, i cili qëndron në masën e fshatarëve, i helmatis ata dhe i nxit kundër politikës së Partisë dhe masave të Pushtetit.

    Në rrugën dhe luftën për socializimin e fshatit, në politikën për mbështetje në fshatarin e varfër, për aleancën me fshatarin e mesëm dhe luftën kundra kulakëve, Partia nëpërmjet masave të ndryshme duhet të orientojë ekonomitë individuale të vogla dhe të mesme në rrugën e kolektivizimit. Për këtë, është e nevojshme më parë të zgjerohet sektoi socialist i shtetit, të zgjerohen dhe forcohen fermat shtetërore, parqet dhe stacionet e makinave dhe traktorëve, të shtohen furnizimet bujqësore e të tjera pika mbështetjeje për socializimin e fshatit".

    Ja si të goditen konkretisht të shpallurit kulakë!

    Dokumentet sekrete të kohës, shpalosin deri dhe instruktimin konkret të Enver Hoxhës e aparatit shtetëror për goditjen e kulakëve si armiq. Ja pjesë nga dokumentet zyrtare te kohës(AQSH. F.14, AP/STR, V.1949, D.633) për këtë fakt: "Urdhërojmë që të keni në konsideratë e të zbatoni:

    a- Në të gjithë marrëdhëniet ekonomike të shtetit me fshatin duhet të jetë e dukshme fryma e luftës së klasave: në ligjet dhe urdhëresat mbi grumbullimin, mbi furnizimin, mbi tatimin e të ardhurave nga ekonomia bujqësore, kulaku duhet të goditet në maksimum.

    b- Në disa shërbime ekonomike në favor të masave fshatare të bëhen diferencime në lidhje me armikun e klasës si: në bujqësi, shërbimin e stacioneve dhe makinave-traktorëve, shërbimin veterinar për mjekimin e kafshëve, shërbimin pyjor në dhënien e lejeve për prerjen e lëndës për ndërtim etj, t'i ngarkojë kulakët me shpërblime më të mëdha se sa fshatarët e varfër dhe të mesëm.

    c- Në politikën e formimit të kooperativave bujqësore ose në zgjerimin e tyre me anëtarë të rinjë të kemi parasysh këtë: me përjashtim të ndonjë familje kulaku që gjatë luftës ka qënë me ne, që ka pritur mirë dhe zbatuar detyrimet ndaj shtetit, gjithë familjet e tjera kulake nuk duhet të pranohen në asnjë mënyrë në kooperativë. Këta edhe sikur të jenë futur kondrabandë për mungesë vigjilence, duhet të nxirren jashtë kooperativave. "është e qartë se nuk mund të lejohet të hyjë në kooperativë kulaku. Nuk mundet sepse ai është një armik i betuar i lëvizjes kolkoziane".

    Prememorje për shtimin e kulakëve.

    Instruksioni i kupolës përcakton imtësisht dhe se si do të veprohet për identifikimin e kulakut. "Për identifikimin e kulakëve në çdo rreth të veprohet në këtë mënyrë:

    a- Të nxirren në formë karakteristikash trajtat e ndryshme të kulakut të përshkruara më lart, duke u bazuar kryesisht në tre pikat themelore (pasuria, mënyrat e shfrytëzimit të të tjerëve, qëndrimi i tij politik; këto si për të kaluarën ashtu edhe për të ardhmen).

    b- Të dërgohen udhëzimet dhe karakteristikat poshtë në Komitetet e Partisë në rreth dhe atje të thirren sekretarët e organizatave-bazë në një mbledhje të posaçme për të shpjeguar dhe diskutuar me ata këto udhëzime.

    c- Sekretarët e organizatave bazë i punojnë këto udhëzime me antarët e Partisë dhe këta pasi të kenë kuptuar qëllimet mendojnë secili për fshatin ose fshatrat që njohin dhe në një mbledhje tjetër të organizatës bazë bëjnë propozime me listë bashkë me karakteristikat për secilin kulak.

    d- Organizata bazë pasi bën diskutimet rreth listave dhe karakteristikave vendos mbi to dhe këto vendime ia dërgon me një relacion të shkurtër Komitetit të Partisë së Rrethit.

    e- Komiteti i Partisë së Rrethit, në prezencën e një të deleguari të K.C., që njeh mirë zonën, pasi shqyrton listat dhe karakteristikat sidomos përsa i përket gjykimit të drejtë mbi "kulakun" simbas ndryshimeve ekonomiko-shoqërore nga zona në zonë, pasi ka bërë korigjimet eventuale për çdo kulak, përpilon listën e fundit dhe karakteristikat dhe bashkë me një relacion ia dërgon Komitetit Central.

    Për këtë pikë të fundit, u edhe këtë variant: në vend që të shkojë një i deleguar i K.C. në rreth për të vendosur mbi listat dhe karakteristikat, Komiteti i Partisë i dërgon listat në K.C. dhe këta, në bashkëpunim me disa shokë që njohin zonat e ndryshme, studiojonë listat dhe karakteristikat dhe vendosin mbi to.

    Mendojmë që kjo punë përgatitore dhe nxjerrja e listave të bëhet nga ana e Partisë në konspiracionin më të plotë. Ndërsa në aplikimin e gjithë masave që do te merren, denoncimi i kulakëve të bëhet nga vetë masat e varfëra dhe të mesme të fshatit me të cilët duhet të jetë bërë një punë e madhe politike sidomos në lidhje me ashpërsimin e luftës së klasës".

    Udhëzimi sekret i Enver Hoxhës

    Pas kësajpromemorie, janë udhëzimet "tepër sekret" të vetë Enver Hoxhës, të cilat mbajnë datën 2 tetor 1950:"Komitetet e Partisë në rrethe të kenë parasysh vijën e drejtë politike të partisë në lidhje me luftën e klasave në fshat, në lidhje me luftën për kufizimin e tendencave shfrytëzonjëse të klasës së kulakëve, e cila është përcaktuar nga Kongresi i I-re i Partisë dhe është zhvilluar në Kongresin e Kooperativave Bujqësore, në Konferencën e II-të të Partisë dhe në pleniumet e ndryshme të Komitetit Qëndror. Për të bërë më të qartë vijën e partise në lidhje me luftën kundër tendencave shfrytëzonjëse të kulakut, është e nevojshme që Komitetet e Partisë në rrethe, të cilat kanë përgjegjësinë për zbatimin e vijës së partisë në rrethin e tyre, duhet të mbajnë parasysh këto udhëzime praktike. Porse duhet mbajtur kurdoherë parasysh se është e pamundur që të formulohet një recetë e përsosur, e cila të jetë e vleshme në të gjitha rastet për përcaktimin e kulakut.

    1- Mbi përcaktimin e kulakut: Partia ka thënë se për të përcaktuar kush është kulak duhet të marrim parasysh gjendjen ekonomike në të kaluarën dhe në të tashmen, si dhe qëndrimin politik në të kaluarën dhe të tashmen të personit në fjalë. Në pikëpamje ekonomike në përgjithësi, ai që ka qënë i pasur në regjimin kapitalist është kulaku i sotëm. Por ka edhe ish-fshatarë të mesëm, të cilët mund të jenë pasuruar ose mund të pasurohen dhe nga pikëpamja ekonomike, të bëhen kulakë. Por konkretisht, në regjimet e kaluara (në kohën e Zogut, në kohën e fashizmit) kush quhet i pasur dhe i mesëm në fshatë Pët të sqaruar këtë pyetje duhet të mbajmë parasysh përcaktimin parimor që ka bërë Lenini më 1920:

    "Për "fshatarësi të mesme" duhet me kuptue, në pikëpamje ekonomike, bujqërit e vegjël të cilët:1) kanë si pasuri të tyre ose kanë marrë me qera copa toke të vogla të cilat, në përgjithësi, në rregjimin kapitalist, u prodhojnë atyre, përveç një sasi të mjaftueshme për jetesën e familjes dhe për mbajtjen në këmbë të ekonomisë së tyre bujqësore edhe mundësinë për të patur një tepricë e cila, të paktën në vitet më të mira, mund të transformohet në kapital dhe 2) shpesh herë mbajmë (p.sh. në një ekonomi, ndër dy ose tre ekonomira) punëtorë krahu me rroge".

    "Katundarët e pasur janë në bujqësi punëdhënës kapitalistë; ata përdorin përgjithësisht shumë punëtorë krahu me rrogë dhe janë të lidhur me "fshatarësinë" vetëm me një nivel kutural pak më të ngritur, me mënyrën e jetesës, me punën fizike personale në ekonominë e vet".

    Prandaj, kur është rasti për t'a përcaktuar nëse një person duhet të cilësohet kulak apo jo, është e nevojshme që më parë të nisemi që nga e kaluara e tij ekonomike. Duhet gjithashtu të kemi parasysh se metoda e shfrytëzimit të të tjerëve prej kulakut në regjimin tonë ndryshon në formë (por jo në substancë) nga metodat e shfrytëzimit në regjimet e kaluara.

    2- Mbi proçedurën për përcaktimin e kulakut : Në rast se ne nuk i vemë gishtin kulakut, në rast se nuk e përcaktojmë me emër se cili është kulaku në fshat, atëherë lufta e jonë kundër klasës së kulakëve mbetet një fjalë boshe dhe vija e partisë likuidohet. Atëherë çfare proçedure duhet të ndjekim për përcaktimin e kulakutë Në radhë të parë duhet të nisemi nga parimi se më mirë nga kushdo tjetër gjendjen e fshatarit e njeh vetë fshatari, sidomos anëtari i partise ose i riu që banon në fshat. Prandaj proçedura që andej duhet të niset. Por në rast se komunistët ose të rinjtë e fshatit nuk do ta kenë të qartë parimin dhe praktikën për përcaktimin e kulakut, ateherë mund të ndodhë që ose kulaku mbetet pa u zbuluar, ose të ndodhë ajo që ka ndodhur në disa katunde të rrethit të Korçës, ku organizata bazë e partisë vendosi të quhen kulakë 16 familje në një fshat prej 120 familjesh.

    Në rast se këto parime dhe këto udhëzime i bëhen të qarta organizatës bazë ose organizatës së rinisë (sidomos në ato fshatra ku nuk ka organizata bazë) atëherë organizata bazë ose organizata e rinisë në fshat duhet ta studjojnë të gjithë fshatin, për familjet dhe arijnë në konklzionin, se kush mund të quhet kulak. Ky konkluzion i organizatës së përtisë ose të rinisë nuk mund të meret si definitiv, ky duhet të meret vetëm si propozim, si material bazë ku të mbështetet Byroja e Komitetit të Partisë së Rrethit për të përcaktuar kulakun. Të drejtën për të përcaktuar kush mund të quhet kulak e ka vetëm Byroja e Komitetit të rrethit, në bazë të propozimit të organizatës së partisë ose të rinisë në fshat. Mbasi Byroja e rrethit përcakton saktësisht se kush është kulaku atëherë, Byroja (Seksioni i Bujqësisë) hap evidencën e kulakëve.

    Evidenca e kulakëve duhet të pasurohet me informata të vazhdueshme mbi qëndrimin e kulakëve si nga organizata e partisë ose e rinisë në fshat ashtu dhe nga organet e sigurimit e të policisë. Kjo evidencë mund të zmadhohet si numër nga koha në kohë, kurdoherë që shfaqen dhe përzmadhohet si numër nga koha në kohë, kurdoherë që shfaqen dhe përcaktohen kulakë të tjerë. Kjo nuk shpallet në formë liste publikisht, në mes të fshatit, sikurse bëhet me listat e rekrutëve që mobilizohen për në ushtri ose me listat e sulmuesve dhe të dalluarëve. Kjo është faza e parë e procedurës. Faza e dytë konsiston në hedhjen e tatimit që duhet të bëhet me takt dhe me kujdes. Si hidhet dhe si shpallet tatimi kundrejt kulakutë Deri më sot tatimi kundrejt kulakut është bërë në dy faza (në dy kohë, me dy fletë detyrimi). Kjo eksperience nuk na ka dhënë shumë rezultate të mira.
    Sui generis

  5. #35
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    1950, letra sekrete e Enverit: "Kulakët i mbështesin agjenturat e huaja!"

    Arkivat. Tetor 1950

    Kulakët, sipas mësimeve të Leninit më 1920

    Mësimet teorike të Leninit, në vitin 1920, mbi kriteret e ndarjes klasore të popullsisë, shërbejnë si bazë ligjore nga qeveria shqiptare për kryerjen e reformës, përcaktimin dhe trajtimin e shtresë së kulakëve. Kjo, sipas letrës sekrete të Komitetit Qendror të 2 tetorit 1950, firmosur nga Enver Hoxha, urdhërohet të kthehet në ligj dhe të zbatohet në gjithë vendin. Ja thënia e Leninit për këtë problem, përfshirë në letër, referuar dokumentit origjinal të AQSH: "...Pёr tё sqaruar kёtё pyetje duhet tё mbajmё parasysh pёrcaktimin parimor qё ka bёrё Lenini mё 1920: Pёr "fshatarёsi tё mesme" duhet me kuptue, nё pikёpamje ekonomike, bujqёrit e vegjёl tё cilёt: 1) kanё si pasuri tё tyre ose kanё marrё me qera copa toke tё vogla tё cilat, nё pёrgjithёsi, nё regjimin kapitalist, u prodhojnё atyre, pёrveç njё sasi tё mjaftueshme pёr jetesёn e familjes dhe pёr mbajtjen nё kёmbё tё ekonomisё sё tyre bujqёsore edhe mundёsinё pёr tё patur njё tepricё e cila, tё paktёn nё vitet mё tё mira, mund tё transformohet nё kapital dhe; 2) shpeshherё mbajmё (p.sh., nё njё ekonomi, ndёr dy ose tre ekonomira) punёtorё krahu me rrogë".

    …Katundarёt e pasur janё, nё bujqёsi, punёdhёnёs kapitalistё; ata pёrdorin pёrgjithёsisht shumё punёtorё krahu me rrogё dhe janё tё lidhur me "fshatarёsinё" vetёm me njё nivel kultural pak mё tё ngritur, me mёnyrёn e jetesёs, me punёn fizike personale nё ekonominё e vet".

    Më tej, në letrën sekrete të Enver Hoxhës jepen hollësi për trajtimin e kulakëve, mënyrën e shpronësimit të mëtejshëm të tyre, masat shtrëngues, deri në burgosje e dënime të tjera të tyre. (KQ i PPSH, shkresa Nr.423/101, datë 2 tetor 1950, AQSH, F.14, AP/STR, V.1949, D.633)

    Kujtim Boriçi
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Ekskluzive/ Në këtë numër, studiuesi Elmas Leci sjell dokumente arkivore lidhur me thellimin e Reformës Agrare, urdhrin sekret të Enver Hoxhës që kthehet në ligj nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, më 1949, për korrigjime të tjera në mënyrën e përcaktimit të kulakëve, shtimin e numrit të tyre dhe praktikumin e masave ndëshkuese deri në burgosje.

    Viti 1950, sipas dokumenteve arkivore, shënon një përshkallëzim tjetër të luftës politike dhe ekonomike ndaj shtresës së popullsisë të cilësuar si kulakë. Për këtë shkak shërben një letër sekrete (urdhër) i Komitetit Qendror, firmosur nga Enver Hoxha, që mbanë Nr.423/101, datë 2 tetor 1950 e që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit. Me përmbajtjen e kësaj letre, atë kohë, janë njohur të gjitha Komitetet e PPSH tё Rretheve, ndërsa Kuvendi Popullor e Qeveria ka hartuar urdhrat e vendimet për zbatimin e direktivës partiake.

    Pasi konkludon se "…kёto kohёt e fundit, nё shumё rreth, janё vёrtetuar mjaft gabime nё zbatimin e vijёs sё Partisё nё lidhje me luftёn e klasave nё fshat, nё lidhje me "luftёn kundёr klasёs sё kulakёve", e tregon shkaqet pse janë shfaqur këto gabime, Enveri jep udhëzimet përkatëse.

    Agjenturat e huaja mbështesin kulakët

    Sipas letrës sekrete të Enver Hoxhës e dokumenteve të tjera zyrtare të kohës, në vitet 1949-1950, me gjithë Reformën Agrare, shpronësimet masive, shtimin e ndjeshëm të numrit të kulakëve, del se udhëheqja komuniste e kohës nuk është e kënaqur. Jo vetëm kaq, por pengesë për përcaktimin e saktë, "zbulimin" e kulakëve të tjerë, maskimin e tyre, sipas Enverit, është dhe agjentura e huaj. Ja ç'thotë në hyrje të letrës ai: "Janё goditur kulakёt nё masё tё tepruar, pothuajse nё tё njёjtёn masё sikundёr qё edhe mund tё goditen nё fazёn e likuidimit tё kulakёve si klasё, duke harruar se ne tashmё nuk jemi nё fazёn e likuidimit tё kulakёve si klasё, por jemi nё fazёn e kufizimit tё tendencave shfrytёzonjёse tё klasёs sё kulakёve. Kjo gjё ka ndodhur nё rrethin e Korçёs, ku janё marrё masa likuidimi kundrejt dhjetëra kulakёve, ku tё gjithё kulakёt e deklaruar janё detyruar me Fletё-Detyrimi Speciale, qё t'i dorёzojnё Shtabit tё gjithё tepricat e bereqetit si edhe tё gjithё bukёn e familjeve tё tyre, sado qё shumё prej tyre i kanё pasё larё nё rregull detyrimet kundrejt shtetit. Atje janё bёrё shpronёsime dhe konfiskime nё masё kundrejt kulakёve dhe nё shumё katunde, kulakёt kanё qenё vёnё para kёsaj dileme: ose t'i dorёzonin shtetit kёto detyrime relativisht tё rёnda, brenda njё kohe shumё tё shkurtër, ose do tё mbaronin nё burg. Si pёrfundim, tё shtytur edhe nga agjentura e huaj, shumё kulakё, as nuk dorёzuan bereqetin dhe as nuk e lanё veten tё mbaronin nё burg, por u arratisёn...".

    Enveri konstaton dhe tërheq vëmendjen

    Por qëllimi i mësipërm (zbulimi, shtimi e dënimi i kulakëve), sipas Enverit, nuk është kuptuar mirë nga partia e strukturat shtetërore në bazë, duke sjellë faktin e caktimin në ndonjë rast të kulakëve jashtë kritereve, e shpëtimit të qëllimshëm të të tjerëve nga të trajtuarit si kulak. Ja si vazhdon ai më tej: "Ka raste ku lufta politike kundёr kulakёve ёshtё bёrё nё forma administrative dhe policore, me masa politike tё parakohshme pёr gjendjen tonё, duke i ndaluar ata qё tё marrin pjesё nё mbledhjet e fshatit, duke mos u folur atyre me gojё (mbajtje mёrie), duke mos i lejuar ata tё nёnshkruajnё Apelin e Stokholmit pёr mbrojtjen e paqes, duke mos i lejuar ata tё nёnshkruajnё pёr ndihmёn e popullit tё Koresё etj. Kjo ka ndodhur nё rrethin e Korçёs, nё rrethin e Lushnjёs etj.

    Ka raste, ku shumё fshatarё tё mesёm janё cilёsuar si kulakё dhe janё goditur si tё tillё, pa marrё parasysh gjendjen e tyre ekonomike nё tё kaluarёn dhe nё tё tanishmen. Kjo ka ndodhur nё rrethin e Korçёs, tё Lushnjёs, tё Fierit etj. Ka raste ku ёshtё cilёsuar dhe goditur si kulak edhe njё fshatar i mesёm, bile edhe i vobektё, sado qё dihej mirё nga Komitetit i Partisё se gjendja ekonomike e kёtij fshatari si nё tё kaluarёn, ashtu edhe nё tё tashmen, nuk ka qenё dhe nuk ёshtё e atillё pёr t'u cilёsuar ata, nga gjendja ekonomike, si kulakë. Nё kёto raste, Komitetet e Rretheve nuk kanё marrё parasysh fare gjendjen ekonomike tё kёtij fshatari, por pёr t'a cilёsuar atё si kulak janё bazuar vetёm nё qёndrimin e keq politik si gjatё luftës, ashtu edhe sot, tё kёtij fshatari. Kjo gjё ka ndodhur nё rrethin e Lushnjёs, tё Fierit etj. Praktikisht, atje konsiderohet kulak ç'farёdo fshatari (sikur edhe i mesёm ose i vobektё tё jetё ky) qё ka mbajtur dhe qё mban qёndrim tё keq politik, duke mos bёrё dallimin e domosdoshёm nga pikёpamja ekonomike midis kulakut dhe njё elementi tё tillё, i cili pa qёnё kulak nё pikëpamje ekonomike, ka qёnё dhe ёshtё armik i pushtetit dhe qё duhet luftuar jo si kulak, por si armik i pushtetit, pa marrё parasysh gjendjen e tij ekonomike. Ka gjithashtu raste ku masat e kufizimit ekonomik kundrejt kulakut merren tё papjekura, tё nxituara, pa patur mbёshtetjen e masёs sё fshatarёve tё vobektё dhe tё mesёm. Kёto raste kanё ndodhur atje ku nuk ёshtё bёrё njё punё politike sqaronjёse me masat e fshatarёsisё qysh me kohё. Kёshtu, ka ndodhur qё, kur ёshtё marrё masa kundrejt kulakut, kjo masё kufizonjёse nuk ёshtё aprovuar nga fshatarёt e vobektё dhe tё mesёm dhe rezultati politik ka qёnё jo nё favor tё pushtetit, por nё favor tё kulakut. Kjo gjё ka ndodhur nё shume rrethe, por mё e theksuar ka qёnё nё rrethin e Korçёs.

    Ka edhe raste ku lufta kundёr kulakut nuk ёshtё nё lartёsinё e duhur, ku nuk janё marrё masat e nevojshme kufizonjёse tё tendencave shfrytёzonjёse tё tij, si p.sh., nё rrethin e Kukёsit.

    Kulakët, objekti i parë i luftës së klasave

    Për Enverin, pa përcaktuar drejt kush është kulak e pa e thelluar më tej vigjilencën e qëndrimin e prerë klasor ndaj tyre, nuk mund të bëhet lufta e klasave në atë nivel që e kërkon Partia.

    "Pёr tё evituar gabime tё tilla, ёshtё e nevojshme qё "Komitetet e Partisё nё rrethe tё kenё parasysh vijёn e drejtё politike tё Partisё nё lidhje me luftёn e klasave nё fshat, nё lidhje me luftёn pёr kufizimin e tendencave shfrytёzonjёse tё klasёs sё kulakёve, e cila ёshtё pёrcaktuar nga Kongresi i I-rë i Partisё dhe ёshtё zhvilluar nё Kongresin e Kooperativave Bujqёsore, nё Konferencёn e II-tё tё Partisё dhe nё Pleniumet e ndryshme tё Komitetit Qёndror. Pёr tё bёrё mё tё qartё vijёn e partise nё lidhje me luftёn kundёr tendencave shfrytёzonjёse tё kulakut, ёshtё e nevojshme qё Komitetet e Partisё nё rrethe, tё cilat kanё pёrgjegjёsinё pёr zbatimin e vijёs sё partisё nё rrethin e tyre, duhet tё mbajnё parasysh kёto udhёzime praktike. Porse duhet mbajtur kurdoherё parasysh se ёshtё e pamundur qё tё formulohet njё recetё e pёrsosur, e cila tё jetё e vleshme, nё tё gjitha rastet, pёr pёrcaktimin e kulakut. Prandaj, kёto udhёzime praktike duhet tё merren si orientim dhe tё mos kuptohen kallёp, si receta tё pa gabuara. Zbatimi i drejtё i tyre do tё varet nga zotёsia dhe elasticiteti i komunistёve qё zbatojnё vijёn e partisё, duhet tё shqyrtojnё nё çdo rast veças, tё gjithё çështjen, nё tё gjitha hollёsitё dhe rrethanat", vazhdon ai.

    Kulak, edhe nga biografia e shkuar ekonomike

    Edhe pse lufta e goditjet e vazhdueshme të pushtetit të ri, shumë fshatarë i mjeruan më tej, për Enverin, në përcaktimin e kulakëve duhet të vlerësohet dhe biografia ekonomike e tij që para luftës. Ja si vazhdon më tej urdhri i tij: "Partia ka thёnё drejt se pёr tё pёrcaktuar kush ёshtё kulak, duhet tё marrim parasysh gjendjen ekonomike nё tё kaluarёn dhe nё tё tashmen, si dhe qёndrimin politik nё tё kaluarёn dhe në tё tashmen tё personit nё fjalё. Nё pikёpamjen ekonomike nё pёrgjithёsi, ai qё ka qёnё i pasur nё regjimin kapitalist, ёshtё kulaku i sotёm. Por ka edhe ish-fshatarё tё mesёm, tё cilёt mund tё jenё pasuruar ose mund tё pasurohen dhe nga pikёpamja ekonomike, tё bёhen kulakё. Por konkretisht, nё regjimet e kaluara (nё kohёn e Zogut, nё kohёn e fashizmit) kush quhet i pasur dhe i mesёm nё fshat?...

    Prandaj, kur ёshtё rasti pёr t'a pёrcaktuar nёse njё person duhet tё cilёsohet kulak apo jo, ёshtё e nevojshme qё mё parё tё nisemi qё nga e kaluara e tij ekonomike. Duhet gjithashtu tё kemi parasysh se metoda e shfrytёzimit tё tё tjerёve prej kulakut, nё regjimin tonё, ndryshon nё formё (por jo nё substancё) nga metodat e shfrytёzimit nё regjimet e kaluara. Dihet se nё regjimin tonё ёshtё e ndaluar me ligj qё tё shfrytёzohet nga fshatari privat, puna e krahut tё tё tjerёve. Megjithatё, pёrveç rasteve kur ndonjё fshatar, nё kundёrshtim me ligjin merr hyzmeqarё me rrogё, ka shumё raste (mё tё zakonshmet) kur shfrytёzimi i tё tjerёve paraqitet jo nё formёn e hyzmeqarit me rrogё, por nё formёn e "bashkёfamiljarit". Kёshtu p.sh., pёr tё mbuluar shfrytёzimin e forcёs sё krahut tё kushёririt ose tё nipit, kulaku i sotёm deklaron se gjoja e ka kushёriri ose nip, hyzmeqarin e vёrtetё, se gjoja nuk e ka hyzmeqar por bashkёfamiljar etj. Kjo nuk ёshtё gjё tjetёr veçse shfrytёzim praktik i forcёs sё krahut tё tё tjerёve dhe ndryshon nga metodat e shfrytёzimit tё kohёs sё kaluar vetёm nё formё, ndёrsa nё pёrmbajtje mbetet kurdoherё shfrytёzim. Kjo gjё duhet mbajtur parasysh kurdoherё...

    Ja si maskohen kulakët

    Paradoks, por është realitet! Në urdhrin sekret të Enver Hoxhës, jepen edhe shembuj konkretë dhe udhëzimet përkatëse se si të zbulohen kulakët e maskuar: "Njё fshatar nё Lushnjё, nё kohёn e Zogut dhe tё fashizmit ka pasur 15 ha tokё tё punueshme. Kёtё tokё ai e punonte pjesёrisht vetё me njё pendё qe` dhe pjesёn mё tё madhe ia punonin dy bujqёr tё varfёr me tё tretё ose pёrgjysmё. Ky fshatar kishte atёherё dy hyzmeqarё me rrogё, 5 lopё, 2 kuaj, 100 dele. Tё ardhurat e kёtij fshatari jo vetёm qё mbulonin tё gjitha shpenzimet pёr mbajtjen e familjes dhe tё ekonomisё sё tij, por i tepronte njё pjesё, tё cilёn ai e transformonte nё kapital, duke blerё njё mulli, duke e dhёnё me fajde etj. Gjatё luftës, qёndrimi i tij ka qёnё indiferent dhe Reforma Agrare, pas Çlirimit, i ka marrё 10 ha tokё. Tashmё ai ka mbetur me 5 ha tokё tё punueshme (pjesa mё e mirё e tokёs sё vjetёr), njё pendё qe`, 50 dele etj. Qёndrimi i tij politik sot ёshtё i keq. Ai ёshtё i pakёnaqur, nga frika i lan detyrimet nё rregull, porse nxit fshatarёt e tjerё tё mos shlyejnё detyrimet kundrejt shtetit, agjiton kundra pushtetit etj. Porse qёndrimi i keq politik i tij nuk ёshtë i atillё, sa pёr t'u futur nё burg. Si mund tё cilёsohet sot ky njeri, nё bazё tё kёtyre tё dhёnave? Ky fshatar mund tё cilësohet pa hezitim si kulak.

    Nё rast se ky fshatar (me tё dhёnat ekonomike qё u dhanё mё sipёr) gjatё luftёs, tё themi, ka mbajtur qёndrim tё mirё, ka qёnё bazё e partizanёve, e ka ndihmuar aktivisht luftёn e popullit dhe sot ai ёshtё plotёsisht me pushtetin, nuk shfrytёzon tё tjerёt, shlyen detyrimet nё rregull, mbron vijёn e pushtetit etj., nё kёto rrethana, a mund tё cilёsohet si kulak ky fshatar? Ky, nga pikёpamja ekonomike, ёshtё origjinё e pasur, por duke marrё parasysh qёndrimin e tij politik gjatё luftёs dhe sot, nuk mund ta futim atё nё klasёn e kulakёve. Pёrse nuk mund tё cilёsohet si kulak ky fshatar, duke qёnё se nё regjimin e kaluar ai ka qёnё i pasur dhe sot, nё krahasim me fshatarёt e tjerё, prodhon dhe jeton mё mirё? Kёtё nuk mund ta bёjmё sepse, vёrtetё qё ai nё regjimin e kaluar ka qёnё i pasur, por qysh gjatё luftёs ai ёshtё shkёputur politikisht nga klasa e tij, ka dezertuar nga klasa e tij dhe ёshtё hedhur me ne i shtytur nga ndjenjat patriotike tё tij, ai i ka prerё marrёdhёniet politike me klasёn e tij, me klasёn e tё pasurve (borgjezinё fshatare). Prandaj ai sot cilёsohet si njё njeri me origjinё tё pasurish (kjo origjinё, ёshtё fakt historik nё tё kaluarёn dhe nuk ndryshon, as sot, as nesёr, mbetet si fakt i sё kaluarёs) por i lidhur me pushtetin. Ky ёshtё njё patriot qё rrjedh nga klasa e pasur. Ky ёshtё cilёsimi pёr kёtё njeri, nё kёtё rast. Kёto raste janё tё pakta, por ka raste tё tilla tek ne sot dhe cilёsimi i kёtyre elementёve si kulakё e tё luftuarit kundra tyre si armiq tё klasёs nga ana e jonё, do tё qe gabim politik. Po ta bёnim kёtё, do tё thotё se do tё luftonim kundёr njё dezertori tё klasёs kundërshtare, i cili praktikisht ka luftuar dhe po lufton kundёr klasёs qё e ka lindur, do tё thotё tё hedhёsh nё krahёt e armikut elementё qё mund tё jenё me ne. Megjithatё, ne duhet tё jemi vigjilentë kundrejt kёtyre elementёve dhe nё rast se nesёr ata fillojnё tё ndёrrojnё qёndrimin e tyre dhe tё mbajnё qёndrim armiqёsor kundrejt pushtetit, atёherё i plotёsojnё tё gjitha konditat pёr t'i cilёsuar si kulakё dhe n'atё rast do tё ishte gabim po tё vazhdonim t'i konsideronim akoma si patriotё dhe jo si kulakё. Porse nuk duhet harruar se partia e ka pёr detyrё qё tё luftojё pёr t'i mbajtur kёta elementё kurdoherё lidhur me pushtetin, tё bёjё pёrpjekjet politike pёr tё mos i lёnё kёta elementё qё tё kthehen nё radhёt e klasёs sё tyre qё i ka lindur e nё radhёt e armiqve!".
    Sui generis

  6. #36
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Enver Hoxha: Kulakët t'i rrjepim ekonomikisht, të pabindurit t'i eliminojmë!

    Leci Nr.14

    Arkivat 1949-1950

    Shpronësimet në shifra

    Reforma Agrare e shpronësimet e bëra gjatë 5-6 vite të para pasçlirimit, sipas dokumenteve zyrtare të kohës, kryesisht kishin si objekt çifligjet e bejlerëve, të fshatarëve të mesëm, por dhe fshatarëve të tjerë që kishin më shumë tokë e pasuri sesa kriteret e përcaktuara me ligjet e kohës, nga pushteti i ri komunist.

    Sipas statistikave zyrtare, nxjerrë nga arkivat shtetërore (AQSH, F.14, AP/STR, V.1949, D.633), pjesën më të madhe të tokës së shpronësuar e zinin pronat e bejlerëve dhe toka shtetërore.

    "Sipёrfaqja e pёrgjithshme e kёtyre çifligjeve tё matur ёshtё prej 26888 ha privatё dhe 10870 ha tё shtetit. Gjithsej, 87 758 ha. Prej çifligjeve privatë 2157 ha kanё qёnё pёrdorur pёr instalimin e 1545 familjeve. Në Fier janë marrë 35 çifligje, me 16 863 hektarë; në Vlorë, një çiflig (Mifol, e Sh.Verlacit) me sipërfaqe 610 hektarë; në Shkodër janë shpronësuar bejlerë e të pasur, në një sipërfaqe 2811 hektarë; në Durrës, 6602 hektarë (9 bejlerë); Berat 100 hektarë; Elbasan 66 hektarë etj. Gjithashtu, në tërësi, nga rrethet Fier, Tiranë, Durrës, Elbasan e Berat janë në dispozicion si tokë shtetërore 10231 hektarë.( AQSH. Po aty).

    Ndërsa popullsia fshatare që do të përfitojë nga Reforma Agrare, është në këto shifra: Familje qё rrojnё nё fshat (88% tё familjeve tё Shqipёrisё) 139.617; familje proletare qё bёjnё bujqёsi 18,063-109,373 frymё; familje me mё pak se 5 dynym pёr frymё 51,880-314,885 frymё gjithsej. (AQSH, po aty)

    Por kjo pasuri, ashtu si detyrimet shtesë për kulakët, siç konfirmon dhe në materialin e tij studiuesi E.Leci, nga viti në vit, vjen në rritje.

    Kujtim Boriçi

    ------------------------------------------------------------------------------------


    Ekskluzive/ Në këtë numër, studiuesi Elmas Leci sjell dokumente arkivore lidhur me thellimin e Reformës Agrare, urdhrin sekret të Enver Hoxhës, që kthehet në ligj nga Presidiumi i Kuvendit Popullor më 1949, për mënyrën e ndëshkimit ekonomik të kulakëve, seleksionimin e tyre dhe eliminimin e të pabindurve.

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Letra sekrete e Enver Hoxhës për përcaktimin dhe ndëshkimin e kulakëve, nxjerrë nga arkivat zyrtare, e datës 2 tetor 1950, përcakton qartazi objektivin ndaj kulakëve: "Kulakët t'i rrjepim ekonomikisht, të pabindurit t'i eliminojmë!". Ky urdhër i shoqëruar me vendimet përkatëse të Kuvendit Popullor e Qeverisë, shumë shpejt do të jepte efekte të paparashikuara si në ndarjen e popullsisë në shtresa, ashtu edhe në ndëshkimet e vazhdueshme ndaj shtresës së përcaktuar si kulakë.

    Vulën e caktimit "kulak", Komiteti i Partisë së Rrethit

    Në letrën sekrete të Enver Hoxhës( Nr.423/101, datë 2 tetor 1950, AQSH, F.14, AP/STR, V.1949, D.633) përcaktohen procedurat e përcaktimit të kulakëve, shtimin e detyrimeve në maksimum, e në mënyrë taksative urdhërohet që "vulën" përfundimtare për përcaktimin e kulakëve ta kenë Komitetet e Partisë në Rrethe. Ja si thuhet në të: "Nё rast se ne nuk i vemё gishtin kulakut, nё rast se nuk e pёrcaktojmё me emёr se cili ёshtё kulaku nё fshat, atёherё lufta jonё kundёr klasёs sё kulakёve mbetet njё fjalё boshe dhe vija e partisё likuidohet... Nё radhё tё parё, në përcaktimin e kulakëve duhet tё nisemi nga parimi se, mё mirё nga kushdo tjetër, gjendjen e fshatarit e njeh vetё fshatari, sidomos anёtari i Partise, ose i riu qё banon nё fshat. Prandaj, procedura qё andej duhet tё niset. Por nё rast se komunistёt ose tё rinjtё e fshatit nuk do ta kenё tё qartё parimin dhe praktikёn pёr pёrcaktimin e kulakut, atëherё mund tё ndodhё qё ose kulaku mbetet pa u zbuluar, ose tё ndodhё ajo qё ka ndodhur nё disa katunde tё rrethit tё Korçёs, ku Organizata Bazё e Partisё vendosi tё quhen kulakё 16 familje, nё njё fshat prej 120 familjesh... Ky konkluzion i Organizatёs sё Partisё ose tё Rinisё, nuk mund tё merret si definitiv, ky duhet tё merret vetёm si propozim, si material bazё ku tё mbёshtetet Byroja e Komitetit tё Partisё sё Rrethit, pёr tё pёrcaktuar kulakun. Tё drejtёn pёr tё pёrcaktuar kush mund tё quhet "kulak" e ka vetёm Byroja e Komitetit tё Rrethit, nё bazё tё propozimit tё Organizatёs sё Partisё ose tё Rinisё nё fshat".

    Kulakët të jenë nën kontrollin e Partisë e Sigurimit

    Pasi Enver Hoxha urdhëron hapjen e evidencave për kulakët, vihet detyrë që ata në çdo hap të jenë nën vëzhgimin e Partisë e të Sigurimit të Shtetit: "...Pasi Byroja e Rrethit pёrcakton saktёsisht se kush ёshtё kulaku atёherё Byroja (Seksioni i Bujqёsisё) hap evidencёn e kulakёve. Evidenca e kulakёve duhet tё pasurohet me informata tё vazhdueshme mbi qёndrimin e kulakёve si nga Organizata e Partisё, ashtu dhe nga organet e Sigurimit e tё Policisё. Kjo evidencё mund tё zmadhohet si numёr nga koha nё kohё... Kjo nuk shpallet nё formё liste publikisht, nё mes tё fshatit, sikurse bёhet me listat e rekrutёve qё mobilizohen pёr nё ushtri ose me listat e sulmuesve dhe tё dalluarve. Kjo ёshtё faza e parё e procedurёs. Faza e dytё, konsiston nё hedhjen e tatimit qё duhet tё bёhet me takt dhe me kujdes. Deri mё sot, tatimi kundrejt kulakut ёshtё bёrё nё dy faza (nё dy kohё, me dy Fletё-Detyrimi). Kjo eksperiencë nuk na ka dhёnё shumё rezultate tё mira. Parimisht kulaku duhet tё paguajё pёrveç detyrimit tё rregullt proporcional, sikurse edhe fshatarёt e tjerё, ashtu edhe njё detyrim tjetёr si kulak. Kёtё ne mund t'ia bёjmё jo nё dy kohё dhe nёpёrmjet dy fletё-detyrimesh, por vetёm nё njё kohё tё vetme dhe nёpёrmjet vetёm njё Fletё-Detyrimi... Kur bёhet kjo, praktikisht, do tё rёndohet kulaku mё tepёr se tё tjerёt.

    Ti "rrjepim" ekonomikisht kulakët!

    ...Kulakët duhet t'i rrjepim ekonomikisht! Ja një shembull, nga fshati i Fierit që ka 100 ekonomi. Si do tё procedohet nё kёtё rast, pёr tё vjelur 100 kv misёr dhe njёkohёsisht pёr tё goditur edhe kulakun? Mund tё veprohet nё kёtё mënyrё: duhet manovruar me 15-pёrqindёshin, mund tё arrihet si pёrfundim qё tё rёndohen kulakёt mё shumё nga tё gjithё, qё fshatarёt e mesёm tё paguajnё proporcionalisht mё shumё se fshatarёt e vobektё dhe kёta tё fundit, tё mbajnё proporcionalisht njё peshё tё lehtё nё detyrimet. Nga kёto llogaritje p.sh., arrihet qё 80 fshatarё tё vobektё, paguajnё 40 kv misёr si detyrim, 17 fshatarё tё mesëm, paguajnё 34 kv misёr dhe nga Plani i Shtetit, tё 3 kulakёt, paguajnё 16 kv misёr (njёri dorёzon 7 kv, sepse ёshtё mё i fuqishёm ekonomikisht, njёri dorёzon 5 kv dhe tjetri 4 kv). Nё kёtё mënyrё plotёsohet Plani i Grumbullimit, qё ishte caktuar 100 kv misёr pёr kёtё fshat. Porse akoma nuk kemi aplikuar Ligjin mbi Tatimin e kulakut. Pёr ta aplikuar kёtё, caktohet mё parё sasia qё do t'u ngarkohet si plus tё tre kulakёve. Tё themi se caktuam qё kulaku mё i fuqishёm tё paguajë jo vetёm 7 kv, sipas planit, por edhe 5 kv tё tjera nga tepricat e tij d.m.th., qё ai tё paguajë 12 kv, kulaku i dytё, tё pagujё 3 kv tё tepërt, d.m.th., 8 kv gjithsej dhe kulaku i tretё, meqё ёshtё mё i dobët, tё paguajë 2 kv tё tepërt, d.m.th., gjithsej 6 kv. Nё kёtё mёnyrё jo vetёm qё Plani i Shtetit (100 kv) qё plotёsohet porse mblidhen dhe teprica nga kulaku nё masёn 10 kv pёr kёtё fshat.

    ...Rasti i tatimit tё kulakёve duhet tё shikohet veç e veç pёr çdo kulak, kurdoherё qё priten fletё-detyrimet, çdo vit ose çdo stinё.... Nё hedhjen e tatimit tё tepërt, kulakut i duhet mbajtur parasysh qё t'i mbetet jo vetёm buka e familjes sё tij, po edhe deri nё njёfarё mase, teprica e pakёt pёr tё pёrballuar nevojat e tjera tё familjes dhe nё asnjё mёnyrё tё mos i lihet njё tepricё e atillё, qё mund t'i vlejё atij pёr tё shfrytёzuar tё tjerёt ose pёr ta transformuar atё nё kapital. Fletё-detyrimet e reja tё vitit 1951, duhet tё lёshohen me kёtё kriter.

    Si do të luftohet konkretisht kulaku në fshat

    Instruksioni sekret i Enver Hoxhës, pasi udhëzon mënyrën e shtimit të detyrimit ekonomik ndaj kulakëve, urdhëron dhe si të luftohet politikisht ai në fshat: "...Pasi pritet Fletё-Detyrimi, i dorёzohet kulakut, nё tё njёjtёn kohё qё u dorёzohet edhe fshatarёve tё tjerё. Porse kur tё dorёzohen fletё-detyrimet, kulakut do t'i bjerё menjёherё nё sy pesha e rёndё qё bie mbi tё nёpёrmjet fletё-detyrimit dhe do tё ankohet patjetёr: "Pёrse ma hidhni mua njё detyrim kaq tё rёndё?" etj. Kёtu fillon, si me thёnё, "t'i hiqet peta lakrёs", porse fletёn lakrёs t'ia heqё vetё kulaku. Agjitatori i Partisё fillon tё luftojё me kulakun, duke u nisur nga format mё tё buta dhe duke i ashpёrsuar ato sipas rastit. Agjitatori nё kёtё rast i thotё kulakut (arsyeton me kulakun) se ky detyrim i ёshtё hedhur atij, sepse ai i ka mundёsitё tё paguajё kёtё detyrim etj., etj. Porse kulaku mund tё insistojё, ta deklarojё botёrisht tё padrejtё kёtё detyrim qё i hidhet etj., (duhet pasur parasysh se deri nё kёtё çast atij kurrkush nuk duhet t'i ketё thёnё se ne e quajmё "kulak" mbasi evidencat e kulakëve, presupozohet - dhe kёshtu duhet tё jetё - qё tё jenё mbajtur konspirative nga partia dhe pushteti). Nё rastin e protestёs sё kulakut, agjitatori arsyeton nё forma tё tjera dhe bile jo vetёm para kulakut, por para tё gjithё fshatarёve, duke i thёnё se ti je kulak dhe prandaj ta kemi hedhur kёtё detyrim nё bazё tё ligjit dhe duhet ta paguash doemos!

    Urdhri: "Luftë politike, snjë hapësirë kulakëve!"

    Në letrën sekrete, Enveri urdhëron për luftë të pareshtur politike, deri në izolim policor të kulakut: "Nё rast se do tё jemi nё rregull plotёsisht me metodёn dhe procedurёn pёr pёrcaktimin e kulakut, porse nuk kemi bёrё njё punё politike paraprake me masat e fshatarёve tё vobektё dhe tё mesёm pёr ta demaskuar kulakun dhe pёr t'i bindur ata mbi nevojёn qё ta luftojmё kulakun, me sigurinё mё tё madhe qё nuk do tё kemi suksese nё luftёn kundёr kulakut. Po si bёhet lufta pёrgatitore kundёr kulakut... Kёtu ёshtё zotёsia e komunistёve dhe agjitatorëve. Kulaku, ёshtё njё njeri qё jo vetёm ka bazёn ekonomike pёr t'u cilёsuar kulak, por ka edhe qёndrim tё keq politik. Po tё jenё vigjilentë komunistёt dhe agjitatorёt, ata çfarёdo shenje tё punёs armiqёsore tё kёtij njeriu e godasin publikisht, mblidhet fshati. Si e bёjnё kёtё goditje politike? Kёtё nuk e bёjnё duke i thёnё atij se ёshtё kulak pёrderisa ai nuk ёshtё deklaruar publikisht si kulak, por i thuhej se kjo punё qё ke bёrё ёshtё armiqёsore, kundёr interesave tё popullit, ёshtё punё qё vetёm kulakёt e bёjnё, etj. Kёtё gjё e marrin vesh tёrё fshatarёt, nё mbledhje tё hapta, bile me punёn tonё tё mirë, ata e mbёshtesin demaskimin qё ne i bёjmё kulakut. Duke u nisur nga kjo mbёshtetje efektive, ne mund t'i hedhim tatimin mbi tepricat kulakut... Kёtё mbështetje (të fshatarëve) në rast se nuk e kemi, nuk mund tё nisemi nё sulm pёr tё goditur kulakun, duhet ta pezullojmё pёrkohësisht disa ditё sulmin dhe tё pёrgatisim mё mirё terrenin politik, pёr tё siguruar mbёshtetjen e masёs sё fshatarёve tё vobektё dhe tё mesёm. Por duhet mbajtur parasysh se ka edhe raste kur kulaku nuk shpallet kundёr pushtetit haptas, nuk tё jep rast tё kapesh pas gabimeve tё tij, qё ta demaskosh. Nё kёto raste duhet vigjilencё e madhe pёr ta kapur kulakun nё gabim, por edhe kur nuk e kapim dot, sepse ai nuk na jep shkak, ne, megjithatё duhet ta tatojmё si gjithё kulakёt e tjerё dhe kur i shpallim fletё-detyrimin, i themi se mban fuqia e tij ekonomike prandaj e tatojmё e nё rast nevoje edhe i themi se ёshtё kulak.

    ...Kur kulaku ёshtё deklaruar, atёherё s'ka pse tё mos ta quajmё atё njeri kurdoherё kulak... Nё tё ardhmen, mund edhe tё marrim ndonjё masё politike kundrejt kulakut, njё masё izolimi policor dhe administrativ... nё favorin tonё",- urdhëron Enver Hoxha.

    Enveri: T'i eliminojmë kulakët e pabindur

    Objektivi i Partisë e shtetit të kohës, siç konfirmohet dhe në letrën e Enver Hoxhës më 1950, është vendosja e taksës ekonomike ekstreme për kulakët, e për ata që shprehin pakënaqësi apo kundërshtojnë, të shkohet në eliminim. Ja si shprehet Enver Hoxha: "Tё mos harrojmё se nё fazёn e kufizimit tё tendencave shfrytёzonjёse tё kulakut, eliminimi (me anё tё shpronёsimit tё pjesshёm ose total tё pasurisë, internim, burgim) i ndonjё kulaku tё veçuar ose i ndonjё grupi kulakёsh tё veçantё ёshtё i paevitueshёm, i domosdoshёm dhe bёn pjesё tё pandarё nё luftёn pёr kufizimin e tendencave shfrytёzuese tё kulakut, sikundёr na mёson shoku Stalin. Porse nё kёtё rast duhet patur parasysh qё ёshtё fjala jo pёr eliminimin ose likuidimin e kulakёve si klasё, por ёshtё fjala pёr eliminimin e ndonjё kulaku tё veçantё ,i cili paraqitet armik i hapёt dhe i egёr kundёr pushtetit dhe qё ky eliminim ose likuidim paraqitet i domosdoshёm. Procedimi i dhjetëra kulakёve nё njё rreth, si p.sh., nё rrethin e Lushnjёs, konfiskime nё masё tё kulakёve, burgosje tё dhjetëra kulakёve nё njё rreth nuk ёshtё e drejtё dhe nuk ёshtё gjё tjetёr veçse shtrembёrim i vijёs sё Partisё dhe e hedh partinё nё aventurё, i kushton partisë dhe popullit shumё shtrenjtё.

    Duhet patur kujdes qё tё mos zbutet nё asnjё çast lufta kundёr kulakut, ajo duhet tё ashpёrsohet çdo ditё e mё tepër, si lufta politike, ashtu edhe lufta pёr kufizimin e tendencave shfrytёzonjёse tё kulakut. Tё zbutёsh luftёn kundёr kulakut, do tё thotё tё biesh nё oportunizёm, do tё thotё tё lësh armikun e klasёs tё punojё lirisht kundёr partisё dhe popullit. Prandaj, asnjё zbutje nё luftёn kundёr kulakut dhe kёrkohet ashpёrsimi i kёsaj lufte, takt dhe metodё e drejtё nё drejtimin dhe zhvillimin e kёsaj lufte.

    ...Kёto udhёzime, e pёrsёrisim edhe njё herё, nuk duhet tё merren kallёp, si recetё, por tё vlejnё si orientim. Nё rastet kur Komiteti i Partisё nё Rreth nuk ёshtё nё gjendje tё vendosi mbi njё çёshtje tё tillё, p.sh., mbi pёrcaktimin e disa kulakёve, ёshtё mirё tё na pyesin neve qё t'u ndihmojmё ose tё na bёjnё edhe vërejtje, se nё kёtё mёnyrё do tё ndihmohet edhe Komiteti Qendror nё punёn e tij. Kjo ështё e domosdoshme!". (Burimi: AQSH. F.14, AP/STR, V.1949, D.633 Nr. 423/101, Letra sek.e E.Hoxhës,datë 2 tetor 1950)
    Sui generis

  7. #37
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Enveri ngarkon Mehmetin si "dorë të fortë" për Reformën Agrare e problemin kulakëve

    Leci Nr.15

    Arkivat. Prill, 1951

    Partia urdhëron: "Luftën e klasave në fshat!"

    Viti 1950 e në vazhdim, sipas dokumenteve arkivore, shënon hapin më radikal të Partisë së Punës së Shqipërisë në drejtim të ndarjes klasore të popullsisë, kryesisht asaj në fshatra.

    Në datat 9 e 10 prill, të vitit 1951, sipas dokumenteve zyrtare të kohës (Arkiva e KQ të PPSH, "Fondi Komiteti Qendror", AQSH. F.14, viti 1951), në Tiranë u mblodh Plenumi i 10-të i KQ të PPSH. Objekt i këtij Plenumi, ishte analiza për situatën dhe perspektivën në Sektorin e Bujqësisë, rrugët dhe mundësitë për sigurimin e të ardhurave për jetesë, furnizimin e fshatarit me prodhime industriale, e sigurisht, rritja e forcës zbuluese të Partisë për zbulimin e ndëshkimin e veprimtarisë armiqësore në të gjithë sektorët e jetës, veçanërisht, në atë jetik të bujqësisë. Pra, tehu i punës e luftës së Partisë e strukturave shtetërore, drejtohet në menaxhimin e klasës së kulakëve, shtimin e vazhdueshëm të numrit të tyre (heqja e triskave të frontit) si dhe detyrimi i kësaj shtrese me të gjitha format e mënyrat, për të dorëzuar sa më shumë në shtet, produkte bujqësore e blegtorale. Por zhvillimi më i rëndësishëm i këtij Plenumi, është miratimi i vendimit "Mbi luftën e klasave në fshat". Konkluzione e këtij Plenumi për luftën e klasave në fshat u bënë "rregullore ushtarake", zbatimi i së cilës la pasoja të rënda për vite e dekada në shoqërinë shqiptare. Koha shumë shpejt tregoi se ky vendim do të ishte një goditje e rëndë jo vetëm për atë shtresë të popullsisë të cilësuar "kulakë", por një hap që përçau shqiptarët, i varfëroi ata në ekstrem, si dhe solli sfilitje e dhjetëra viktima nën akuzën e "sabotimit ekonomik", "kundërshtim i vijës së Partisë" etj.

    Burime arkivore konfirmojnë se, "Lufta e klasave në fshat" nisi nga zbatimi, në kohën kur pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare ishte në fshat. Përkatësisht, sipas statistikave, 18,20% në atë kohë ishin në qytet dhe 81,80 % në fshat. Siç del dhe nga studimi i dr.Elmas Lecit, punimet e Plenumit të datës 9 e 10 prilli 1951, ishin paraprirë dhe me një lëvizje tjetër të udhëheqjes së kohës: komandim e drejtim të reformës nga Mehmet Shehut. Shehu, siç del nga dokumentet zyrtare dhe dëshmitë, është një ndër personat që thelloi më tej luftën e klasave në fshat, pasojat e së cilës rezultuan tepër të rënda.

    Kujtim Boriçi

    Ekskluzive/ Në këtë numër, studiuesi Elmas Leci sjell dokumente arkivore lidhur thellimin e Reformës Agrare, vendimin e Enver Hoxhës për vënien e Mehmet Shehut në krye të Reformës Agrare, Plenumin e prillit 1951, që mori vendimin "Për luftën e klasave në fshat", vendim që ndikoi në rritjen e varfërisë, përçarjen e popullsisë, si dhe ndëshkimin e shtresës së cilësuar kulakë.



    Goditja e nacionalistëve, që nisi gjatë luftës e u thellua që në muajt e parë të pasçlirimit, shpronësimet e bejlerëve, fshatarëve të pasur, Reforma Agrare dhe ligjet e njëpasnjëshme që mori Qeveria Shqiptare, shumë shpejt po jepnin efekte jo të mira, si në gjendjen ekonomike të popullsisë (kryesisht asaj në fshat), ashtu dhe në ndasinë deri në armiqësi të shtresave të popullsisë. Situata ishte në ekstrem, kur pjesa dërmuese e popullsisë po vuante nga uria e sëmundjet e tjera. Në këtë kohë, sipas dokumenteve (AQSH, F.14, viti 1950), Enver Hoxha ia beson çështjen e reformës në bujqësi, një prej njerëzve më të besuar të tij, Mehmet Shehut, që në atë kohë ishte Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë.

    Letra e Mehmet Shehut, për luftën ndaj kulakëve

    Mehmet Shehu, bashkëpunëtori më i ngushtë i Enver Hoxhës, nuk është i kënaqur me luftën e klasave të zhvilluar deri tani në vend, veçanërisht ndaj ish-bejlerëve e të shpallurve kulakë. Për këtë ai ndërmerr hapa ekstremë, duke urdhëruar të gjitha strukturat partiake e shtetërore për zhvillimin e thellimin e mëtejshëm të luftës ndaj kulakëve.

    Më 28 nëntor 1950, Mehmet Shehu, që ishte në atë kohë Sekretar i KQ, në një letër dërguar gjithë Komiteteve të Partisë së Punës të Rretheve, kërkonte: "...Si është zhvilluar lufta kundër kulakut dhe masat e marra kundër tij". Ja, pjesë nga letra që ruhet në AQSH: "Për luftën kundër kulakut duhet të na vini në korent herë pas here, duke na njoftuar numrin e kulakëve të deklaruar dhe goditur me masa të ndryshme... Materiali që kërkohet duhet të jepet sa më i saktë, sepse kështu do t'i vlejë Komitetit Central për të bërë studimet e nevojshme dhe njëkohësisht juve, për të njohur më mirë gjendjen e rrethit tuaj. Prandaj, kësaj pune duhet t'i kushtohet një kujdes i posaçëm, duke mbushur formularët me të dhëna sa më të qarta dhe reale dhe duke dhënë në relacion hollësirat dhe shpjegimet e nevojshme. Kjo punë do të kryhet nga Seksioni i Bujqësisë pranë Komitetit të Partisë nën drejtimin direkt të Sekretarit të Parë. Materiali i mësipërm duhet të na vijë në qendër, më 25 Nëntor të këtij viti".

    Viti 1951. Vendimi: "Mbi luftën e klasave në fshat!"

    Më pak se 5 muaj më pas, një mbledhje e posaçme e Plenumit të Komitetit Qendror, merr vendimin absurd e me pasojë, atë mbi luftën e klasave në fshat.

    Në datën 9 dhe 10 prill të vitit 1951 në Tiranë u mblodh Plenumi i 10-të i KQ të PPSH, i cili aprovoi konkluzionet dhe vendimet mbi perspektivën e bujqësisë, furnizimin e fshatarit me prodhime industriale dhe ajo më thelbësorja, "Mbi luftën e klasave në fshat". Ja se çfarë paraqisnin këto konkluzione:

    "Lufta e klasave në fshat, karakterizohet nga ashpërsimi i saj i vazhdueshëm. Nga një anë, klasa e kulakëve kufizohet ekonomikisht dhe izolohet politikisht nga partia dhe nga masat e fshatarësisë punonjëse, çdo ditë, në një masë më të madhe dhe, nga ana tjetër, kulakët intensifikonin përpjekjet e tyre për të sabotuar urdhëresat e qeverisë, për t'i rezistuar kufizimit ekonomik dhe izolimit politik. Ata nuk kanë mundur që të organizohen në luftën e tyre kundër pushtetit, në sajë të vigjilencës së partisë dhe të masave të fshatarësisë e të punës së palodhur të organeve të Sigurimit të Shtetit, por ata sabotojnë në një mijë mënyra, duke përdorur kryesisht taktikën "hidh gurin dhe fshih dorën". Në këto kohët e fundit, kulakët e fshatit të Zëmblakut kanë arritur që të kryejnë akte terroriste duke djegur kooperativën e fshatit.

    ...Të forcojmë punën e partisë në fshat, për të bërë që të tërhiqen në luftën për kufizimin e kulakut, masat e gjëra të fshatarësisë së vobektë dhe të mesme. Për të nxitur fshatarët e vobektë kundër kulakëve, nga pasuria e atyre kulakëve që u rezistojnë ligjeve të shtetit dhe kryejnë akte armiqësore, të cilëve shteti u konfiskon pasurinë, nga kjo pasuri, 25% t'u shpërndahet "gratis" fshatarëve të vobektë.

    ...Të forcohet puna e partisë në fshat, për të zbuluar e demaskuar të gjitha metodat dhe format e punës së kulakut kundër pushtetit popullor.

    ...Të ndihmohen Komitetet e Partisë në rrethe më tepër nga Komiteti Qendror, në mënyrë që të mos vërtetohet shmangia nga vija e partisë, në luftën e klasave në fshat. Në këtë drejtim duhet të preokupohet jo vetëm Drejtoria e Bujqësisë, por edhe drejtoritë e tjera të KQ dhe Sekretariatit e Byroja Politike ta ndjekin çështjen në mënyrë të veçantë". (AQSH, cituar më lart).

    Kulakut të mos i jepen fara, të mos i jepet ujë!

    Udhëzimi nga partia, është i tmerrshëm për kulakët. Asnjë hapësirë për ta, jo trajtim të njëjtë me fshatarët e tjerë, të mos u jepen fara për mbjellje si gjithë fshatarëve, të mos u jepet deri dhe ujë për të vaditur kulturat bujqësore.

    "T'u hiqen menjëherë të gjitha lehtësitë kulakëve, që rrjedhin nga moszbatimi i drejtë i vijës së Partisë. (Kulaku nuk duhet të marrë farën e pambukut, në të njëjtat kondita si të gjithë fshatarët e tjerë; kulaku duhet të paguajë më tepër për ujin që i jep atij shteti për të vaditur bimët industriale, duhet të paguaj për punën e SMT-së më tepër se fshatarët e tjerë dhe SMT-ja të mos punojë veçse tokat e tij, që do të mbillen me bimë industriale). Për këtë Qeveria të nxjerrë dispozita të posaçme për kufizimin ekonomik të klasës së kulakëve",- përcaktohet në udhëzimet e Plenumit të prillit 1951.

    Thellimi i luftës ndaj kulakëve

    Lufta kundër "kulakut", si aspekt i luftës së klasave, vijoi gjatë gjithë historisë së sundimit të diktaturës në Shqipëri. Në një konkluzion për përdorim të brendshëm në aparatin e KQ të PPSH, të 21 qershorit 1968, "Mbi gjendjen dhe problemet që dalin me njerëzit pa karta fronti" thuhej: "Duke e krahasuar me gjendjen e vitit 1966, del se më 1967 përgjithësisht ka një rritje të dukshme si të numrit të familjeve, ashtu dhe të njerëzve që nuk kanë kartë fronti, sidomos në fshat. Në totalin e elementëve pa karta fronti 18,20% janë në qytet dhe 81,80% në fshat. Kjo rritje ka ardhur nga ndarja e familjeve kulake e me qëndrim të keq politik, nga rritja në moshë e fëmijëve të tyre, nga cilësime të reja të familjeve kulake e me qëndrim të keq politik, ngase gjatë vitit 1967 ka pasur raste përjashtimi nga radhët e Organizatës së Frontit.

    Sekretariati i Komitetit Qendror konstaton gjithashtu se në jetën dhe veprimtarinë e organizatave të partisë e të frontit, ndeshen si rastet e qëndrimeve oportuniste, liberale e nënvleftësuese ndaj elementit armik, ashtu edhe rastet e qëndrimeve sektare dhe e veprimeve të pa thelluara ndaj njerëzve duke u hequr kartat e frontit.

    Shtohen përjashtimet nga Fronti

    Cilësimi "kulak", siç del nga statistikat zyrtare të kohës, krahas ndëshkimit ekonomik, shoqërohej dhe me heqjen e triskave të frontit, që në vetvete përbënte dhe një ndëshkim moral të rëndë për ta.

    "Gjatë vitit 1967 janë përjashtuar nga fronti 92 vetë, më shumë se në vitin 1966. Më tepër përjashtime ka patur në rrethet e Krujës, Pukës, Shkodrës, Peshkopisë etj. Kjo rritje lidhet me ashpërsimin e luftës klasore në kohën e kolektivizimit në zonat e Malësisë dhe me goditjet e tjera që u dhanë zakoneve prapanike e besimeve fetare, ku puna e partisë dhe e popullit ndeshi në rezistencën jo vetëm të njerëzve fanatikë e prapanikë, por dhe në atë të elementëve armiq. Prandaj, një pjesë e përjashtimeve nga fronti kanë qenë të drejta e të nevojshme...

    Kështu, në Pukë ka ndodhur që t'u hiqet karta e frontit, familjarisht, atyre që nuk pranonin të hynin në kooperativën bujqësore, ose pse nuk donin të dërgonin në hekurudhë vajzën apo gruan. Në Krujë i hiqet karta e frontit një personi, për arsye se bëri martesën e djalit sipas zakoneve të vjetra që mbledhja e popullit kishte vendosur t'i braktiste. Në Kolonjë u hiqet karta e frontit disave për sjellje jokorrekte në jetën e tyre personale, ose dy vetave, sepse njeri kishte vjedhur një sasi fare gruri dhe tjetri se e pa atë që e vodhi, por nuk e denoncoi. Në Vlorë përjashtohen nga Organizata e Frontit 5 fshatarë, për arsye se nxitën një grua të ve që të martohet me djalin e një kulaku, etj.". (Arkiva, cituar më lart).

    Zgjidhja: "Burg për kulakët!"

    Vendimi i Plenumit përcakton qartë se një nga masat që duhet të merren në vazhdim, është dhe burgosja e kulakëve.

    Në qoftë se një element i dyshimtë, me gjithë përpjekjet që kanë bërë organizatat e partisë, të frontit dhe organizatat e tjera të masave me to, nuk korrigjohet, atëherë ndaj tij duhet të mbahet qëndrim dhe kur ai zhvillon veprimtari armiqësore, kalon edhe në burg.

    Ja si thuhet mes të tjerave, në dokumentin zyrtar: "Kur u vendos që kulakët të rikthehen nga qyteti në fshat, partia pati për qëllim që këta njerëz të dërgohen atje për të qenë nën kontrollin shoqëror të fshatit e të Organizatës së Partisë, që i njohin dhe dinë më mirë se kushdo ç'kanë qenë e ç'kanë bërë. Të mos lejohet të shkohet në anën tjetër, në oportunizëm, duke menduar se meqë një njeri doli nga burgu, ai e lau fajin që ka bërë, ose meqë kulaku u kthye në fshat, t'i hiqet ky titull.

    Partia duhet të përpiqet që kulakët dhe elementët e lëkundur t'i neutralizojë dhe të mos i lërë të hidhen në veprime armiqësore kundër partisë e pushtetit popullor. Këto qëndrime patjetër ushtrojnë ndikimin e vet... Komunisti nuk duhet t'i vejë kulakut në shtëpi, të hajë e të pijë me të etj.

    Rininë duhet ta edukojmë, që të jetë vigjilente dhe e pastër politikisht. Asaj nuk duhet t'i rekomandojmë të martohet me vajzën ose djalin e kulakut, sepse atëherë do të shkonin në anën tjetër, në oportunizëm, sepse dihet që kulakët bëjnë përpjekje të lidhin krushqi me komunistët dhe njerëz të tjerë të pushtetit"...
    Sui generis

  8. #38
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shehu-Hoxhës: "Të arrestojmë 150 vetë, 15 t'i pushkatojmë!"

    Leci Nr.16 / Incidenti në Ambasadë… Faqe 463

    20 shkurt 1951, ora 19:51

    Incidenti në Ambasadën Ruse

    "20 shkurt 1951, ora 7 e 47' e mbrëmjes. Në Ambasadën Ruse në Tiranë, pikërisht nga rrugica që është prapa saj, në mënyrë të fshehtë e të maskuar, në mjediset e saj është hedhur një sasi lënde plasës e mbështjellë e cila pas aktivizimit ka shkaktuar shpërthim të fuqishëm që ka tronditur gjithë qytetin, duke shkaktuar njëkohësisht dëme të konsiderueshme në objekt e mjediset e tij. Në vendngjarje janë gjetur menjëherë forcat policore, ndërkohë që është kontaktuar me drejtues e personelin e ambasadës së vendit mik, për t'i qetësuar e për të zbardhur plotësisht së bashku incidentin e rëndë. Dinamiti u hodh brenda në oborr dhe ka plasur e ka thyer derën, penxheret dhe ka bërë dëme të tjera që shënohen në procesverbal. Lënda plasëse konstatohet se ka qenë dinamit i vënë në funksionim nga një fitil zjarr-përcjellës, që është gjendur në vendngjarje më pas i djegur.

    Përveç ruajtjes së personelit të ambasadës, vendosjen e rojeve tona për sigurimin e jetës, janë marrë masa për sigurimin e gjithë profesorëve, këshilltarëve, gjithë njerëzve sovjetikë e familjeve të tyre që gjenden në Shqipëri. Njëkohësisht, po gjatë natës, me urdhër të posaçëm, janë vendosur e dyfishuar roje në të gjitha ambasadat e vendeve mike në Tiranë". (AQSH, F-14 AP/ Dosja 1/1, Faqe 228/1).

    Po çfarë ndodh më pas?

    Referuar arkivave zyrtare, veçanërisht procesverbalit të mbledhjes urgjente të 21 shkurtit 1951 të Byrosë Politike për këtë ngjarje të rëndë, kuptohet se incidenti në Ambasadën Ruse, do të stisej si shkak për reprezalje ndaj një numri të madh intelektualësh të njohur, për t'i eliminuar, arrestuar e internuar, për shkakun e vetëm se nuk ishin të pëlqyerit e PPSH e udhëheqjes së kohës, e si të tillë ishin vënë nën shënjestër. Anëtarët e Byrosë Politike, ende pa u marrë në analizë incidenti, marrin vendim që të arrestohen 100-150 vetë, e 10-15 prej tyre të pushkatohen. Konfirmimi i së vërtetës në gojën e ministrit të Mbrojtjes së kohës, Beqir Ballukut: "Po për çështjet e atyre që do të pushkatojmë ne duhet të gjejmë edhe një motivacion", e nxjerr të vërtetën rreth këtij incidenti.

    Gjithçka ka ndodhur me shpejtësi. Ende pa përfunduar mbledhja e Byrosë Politike, gjatë natës, të piketuarit për ndëshkim janë arrestuar, ndërkohë që në mëngjesin e nesërm, në vazhdim të mbledhjes së Byrosë Politike, raportohet se skenari është zbatuar sipas hartimit e pritet realizimi i plotë i tij, po në afatet e paracaktuara.

    Enver Hoxha, sipas dokumentit zyrtar në arkiv, në emër të Byrosë Politike, firmos telegramin dërguar Stalinit, në shenjë solidariteti e miqësie...

    Kujtim Boriçi

    AQSH, F-14 AP/ Dosja 1/1 Faqe 228/1

    Ekskluzive/ Në këtë numër, studiuesi Elmas Leci sjell dokumente arkivore lidhur incidentin e hedhjes së një bombe artizanale në Ambasadën Sovjetike, më 20 shkurt 1951, mbledhjen e Byrosë Politike gjatë natës ku merret vendimi për arrestimin e 150 intelektualëve e pushkatimin 15 prej tyre, si dhe fshehjen e të vërtetës, si për motivacionin e pushkatimit dhe vetë incidentin.

    Incidenti në Ambasadën Ruse

    Shehu-Hoxhës: "Të arrestojmë 150 vetë, 15 t'i pushkatojmë!"

    Incidenti i ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit 1951 në Ambasadën Ruse në Tiranë (shpërthimi i një sasie tritoli) është një ngjarje e rëndë jo vetëm për faktin e shënimit të incidentit diplomatik, por veçanërisht për pasojat e në vazhdim, arrestimet, internimet e viktimat, që ishin ndër intelektualët më të njohur të vendit. Referuar dokumenteve zyrtare arkivore (AQSH, F-14 AP/ Dosja 1/1 Faqe 228/1), del qartë se incidenti nuk është një "veprimtari armiqësore" e qëllimshme, por një shkak i Enver Hoxhës e udhëheqjes së kohës për të ndërmarrë një fushatë spastrimesh, dënimesh e ekzekutimesh për një numër intelektualësh që kishin shprehur hapur apo në mënyrë të maskuar pakënaqësitë rreth kursit politik.

    Mbledhja urgjente e Byrosë Politike

    Incidenti i një nate më parë mbledh urgjent, pasditen e 21 shkurtit 1961, Byronë Politike për të analizuar situatën dhe për të marr masat e nevojshme për ngjarjen e rëndë. Mbledhja, siç mësohet nga procesverbali origjinal (AQSH) drejtohet nga Enver Hoxha, ka për protagonistë kryesorë dhe Mehmet Shehun e Beqir Ballukun. Pasi i raportohet Komandantit të Përgjithshëm për incidentin, është Mehmet Shehu ai që bën propozimet e skenarit për ndëshkimet e rënda e masive që do të merreshin me urgjencë ndaj intelektualëve të njohur, të piketuar më parë. E shkruar e bardhë mbi të zezë dhe miratuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e Byrosë Politike të pranishëm, është propozimi i Mehmet Shehut: "Të arrestojmë rreth 100 ose 150 veta, nga të cilët nja 10 ose 15 prej tyre t'i pushkatojmë, duke zgjedhur sigurisht nga ata më kryesorët, mbasi kanë dashur të organizojnë atentate të tjera. Kjo masë do të procedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji". (Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike, datë 21 shkurt 1951. AQSH. F-14 AP/ Dosja 1/1 Faqe 228). Me gjakftohtësi, pasi janë shprehur dakord për arrestimet dhe pushkatimet (të arrestohen 100-150 vetë, të pushkatohen 10-15), Enveri e anëtarët e Byrosë përkujdesen dhe për motivacionin që do i vishnin pushkatimeve, ("Po për çështjet e atyre që do të pushkatojmë ne duhet të gjejmë edhe një motivacion". B.Balluku). Pra, vendoset që "Motivacioni të mos thuhet për atentat" (të gjithë anëtarët e Byrosë Politike njëzëri), por të stisen akuza për ngjarje të mëparshme.

    Procesverbali i mbledhjes së 21 shkurtit

    Ç'është incidenti i bombës në Ambasadën Ruse në Tiranë dhe si gjykohen nga Partia (me arrestime e pushkatime) intelektualë, del fare qartë nga procesverbali i kësaj mbledhjeje, shkëputur nga arkivat zyrtare të kohës (AQSH. F-14 AP/ Dosja 1/1 Faqe 228/1) e që jepet në vazhdim:

    SHOKU KOMANDANT - Tani të shohim një propozim të Mehmet Shehut në lidhje me masat që duhet të marrim për atë që na ngjau në Legatën Sovjetike.

    SHOKU MEHMET SHEHU - Çështja qëndron këtu. Mbrëmë në orën 7 e 47' nga rrugica që është mbrapa Legatës Sovjetike është hedhur një dinamit i mbështjellë me letër dhe i lidhur me një fitil. Dinamiti u hodh brenda në oborr dhe ka plasur e ka thyer derën, penxheret dhe ka bërë një zhurmë të fortë. Menjëherë kanë vajtur forcat për ndjekje, po nuk kanë gjetur gjë. Dyshimet tona rreth kësaj ngjarjeje, janë se mund të jetë vazhda e një procesi po pavarësisht nëse është ndonjë nga ata që mendojmë ne apo jo, ne duhet ta zbulojmë patjetër, burimin dhe njerëzit e këtij atentati. Duke marrë parasysh se ky nuk është një aksion i thjeshtë po një ngjarje politike e kalibrit të madh, bile më e madhe se një atentat që mund të bëhej kundër ndonjërit nga ne, është e nevojshme politikisht që ne të marrim masa represive të jashtëzakonshme, pa marrë parasysh ligjet në fuqi. Një masë të tillë ne e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba, d.m.th., kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi. Unë mendoj se kjo masë që do të marrim, duhet të jetë në një shkallë të tille që elementi që përpunohet, elementi reaksionar i tipit Kacaruhi etj., sonte t'i arrestojmë. Të arrestojmë rreth 100 ose 150 veta, nga të cilët nja 10 ose 15 prej tyre t'i pushkatojmë, duke zgjedhur sigurisht nga ata më kryesorët, mbasi kanë dashur të organizojnë atentate të tjera. Kjo masë do të procedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji. Ne duhet që terrorit t'i përgjigjemi me terror dhe këtë mund ta bëjmë me plot ndërgjegje dhe me gjakftohtësi. Ne i kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe po të jeni edhe ju dakord, veprojmë që sonte. Qysh mbrëmë ne kemi marrë masa për rruajtjen e të gjithë njerëzve sovjetikë që ndodhen këtu si këshilltarë, profesorë, duke ju vënë nga njerëzit tanë për t'i shoqëruar. Pjesa kryesore e tyre do të armatosen pastaj kemi menduar të vëmë roje edhe në të gjitha objektet ku punojnë dhe banojnë këta, rrotull këtyre do të bëjmë pastrimin që të heqim familjet e dyshimta, si dhe njerëz të tjerë që punojnë afër tyre, pse kemi vënë re që janë futur tek ata njerëz të poshtër dy shoferë jo të mirë. Këto masa mendojmë t'i marrim kudo ku ka sovjetikë që janë këtu, rreth 200 veta prej tyre. Do marrim gjithashtu me këtë rast edhe disa masa më të mira për mbrojtjen e legatave të demokracive popullore, të cilat sot për sot kanë vetëm nga një roje. Megjithëse në këto masa do të bëhen edhe mjaft harxhime, po ne do ta bëjmë, se janë masa të domosdoshme dhe duhet t'i marrim.

    TË GJITHË ANËTARËT E BYROSË - (Njëzëri) Të gjithë jemi dakord me këto masa.

    SHOKU MEHMET SHEHU - Do të ishte mirë, që ne si Byro Politike t'i bënim një telegram shokut Stalin ku t'i tregonim se si ka ndodhur ko ngjarje, kjo fatkeqësi e madhe më mirë, dhe t'i premtojmë e ta sigurojmë se luftën kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm do ta vazhdojmë akoma më me ashpërsi.

    TË GJITHË SHOKËT ANËTARË TË BYROSË POLITIKE - (Aprovojnë edhe këtë propozim të dytë të shokut Mehmet Shehu)

    SHOKU BEQIR BALLUKU - Po për çështjet e atyre që do të pushkatojmë ne duhet të gjejmë edhe një motivacion.

    SHOKU MEHMET SHEHU - Këtë gjë e lidhim me atë që donin të bënin në 8 shkurt.

    SHOKU KOMANDANT - Motivacioni të mos thuhet për atentat.

    SHOKU MEHMET SHEHU - Për këtë gjë duhet të flitet pak edhe me Gjykatën dhe Prokurorinë Ushtarake". (Mbyllet seanca e datës 20.02.195)

    Vazhdimi i mbledhjes të nesërmen

    Byroja Politike, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, gjatë gjithë natës së 21 shkurtit 1951(arrestime masive të intelektualëve e terror në gjithë Tiranën), mblidhet e diskuton për detyrat e ditës. Një raportimin shkurt, "Detyrat për incidentit u zbatuan siç vendosëm mbrëmë", ia lë vendin trajtimit të problemeve të tjera. I pari, sipas procesverbalit (AQSH. F-14, po aty), e merr fjalën B.Balluku:

    SHOKU BEQIR BALLUKU - "Plani ynë dyvjeçar ka qenë i mundshëm të realizohej. Në bilancin e këtij plani ne dalim me mosrealizim në disa degë të rëndësishme, si në atë të industrisë, minierave, të bujqësisë etj. Gjatë punimeve për realizimin e këtij plani mobilizimi e entuziazmi i masave punonjëse ka qenë në lartësinë e duhur dhe punëtorët tanë kanë qenë në lartësinë e duhur, ata kanë bërë edhe heroizëm. Ne kemi plot konstatime se ata u janë përgjigjur me vrull të gjitha detyrave që u ka ngarkuar partia dhe plani i shtetit. Pra, plani ka qenë i mundshëm të realizohej plotësisht, si nga ana materiale ashtu edhe nga ana e krahut të punës".

    Ç'kishte ndodhur gjatë natës!?

    Mbi 100 nga intelektualët më të njohur të Tiranës (sipas listës së parapërgatitur), disa prej të cilëve do të pushkatoheshin pa gjyq (vetëm me gjyqin politik), ishin vënë në pranga.

    Menjëherë nisi dhe dëbimi i dhjetëra intelektualëve të tjerë, nga Tirana në qendra internimi apo zona të largëta malore të vendit, po sipas një liste të parapërgatitur me kohë. Në Ambasadën Ruse, sipas dokumenteve të kohës, shumëfishohen masat ruajtëse. E njëjta gjë u mor dhe për sigurimin e nëpunësve, pedagogëve të BS në Shqipëri, si dhe për shtimin e rojeve në ambasadat e vendeve të tjera në Tiranë. Në popull e në median e kohës, sipas dëshmive dhe dokumenteve arkivore, u bë bujë për vigjilencën e Partisë për zbulimin në kohë rekord të "grupit armiqësor" që hodhi bombën në Ambasadën Sovjetike, me qëllim prishjen e marrëdhënieve me mikun e madh dhe vendet mike të Lindjes.

    Ndërsa në telegramin e firmosur nga Enver Hoxha, (AQSH, po aty) dërguar Stalinit, garantohej ky i fundit për besnikërinë e udhëheqjes së Partisë Punës e shtetit Shqiptar, për të e vëllanë e madh rus...
    Sui generis

  9. #39
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Urdhri i Enverit për djegien e librave dhe dënimin e artistëve

    Leci Nr.17

    F.293 (libri) F.174 ne tex

    Arkivat, 1977-1988

    Vrasja e poetëve Blloshmi, Leka e Nela

    Në statistikat e përplasjeve dhe goditjeve të ashpra që i janë dhënë kulturës e njerëzve të saj, urdhri për heqje të librave nga qarkullimi gjatë viteve të regjimit komunist nuk është më i rëndi në morinë e masave që janë marrë atë kohë. Ndër më të rëndat e më të dhimbshmet, sipas arkivave e dëshmive të kohës, mbeten dënimet ekstreme me burgime të gjata e pushkatime të njerëzve të artit. Pikërisht, pak kohë pas urdhrit të dhënë më 1975 për shkatërrimin e librave, dënohen poetët nga Librazhdi, Vilson Blloshmi e Genc Leka. Ndërsa në prag të ndryshimeve politike, më 1988, varet në mes të Kukësit poeti e krijuesi rebel, Havzi Nela.

    Genc Leka e Vilson Blloshmi, sipas dokumenteve zyrtare (AQSH, Dosja "Blloshmi-Leka", Nr. 295/3) u arrestuan më 05.08.1977 dhe më 13.06.1977, dënohen nga Gjykata e Librazhdit me vdekje-pushkatim, nën akuzat për "sabotim" dhe "agjitacion e propagandë". Ekzekutohen të dy në një vend të fshehtë, të lidhur dorë më dorë, më 17.07.1977.

    Më 10 gusht 1988, në Kukës u ekspozua një prej pamjeve më të shëmtuara të pushtetarëve komunistë: këputja e frymës së Havzi Nelës.

    Bëri 20 vite burg dhe iu dha dënimi kapital, më 10 gusht 1988.

    Qysh në shkollë të mesme u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të sistemit të kohës, nisi të formësohet dhe të marrë frymë ndjenja e rebelizmit ndaj padrejtësive të sistemit që po i ngrinte në sistem. Më vonë, në Shishtavec të Kukësit, më 20 prill 1967, në një tubim Havzi Nela reagon ndaj tri kërkesave të pushtetarëve vendorë, si futja në kooperativën bujqësore, prishja e kishave dhe xhamive, ndërrimi i veshjes: "Populli asht i sëmurë, tri gjylpëra menjiherë nuk e shërojnë, por e shkatërrojnë...". Ja kronologjia e ndëshkimit të poetit: 22 Maj 1967 - dënohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë; 8 Gusht 1975 - ridënohet me 8 vjet heqje lirie; 19 Dhjetor 1986 - lirohet nga burgu; 12 Tetor 1987 - internohet në Arrën; 15 Qershor - arrestimi në katundin Brekijë; 15 Qershor, ora 12 e mesditës - nis procesi hetimor; 24 Qershor 1988 - dënimi i katërt, ose dënimi me varje; 2 Gusht 1988 - Presidiumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e Havzi Nelës; 10 Gusht 1988, në mesnatë - ekzekutimi me varje në Kukës, tek Stacioni i Autobusëve.

    Fati i tyre i dhimbshëm, ishte vetëm se ishin krijues dhe nuk i pëlqenin regjimit të kohës.

    Kujtim Boriçi

    --------------------------------------------------------------------


    Ekskluzive/ Në këtë numër, studiuesi Elmas Leci sjell dokumente arkivore lidhur goditjen më 1975 e në vazhdim që Enver Hoxha e udhëheqja e kohës bën ndaj kulturës e njerëzve të saj, urdhrin e dhënë për heqjen nga qarkullimi e grisjen e të shumë tituj librash, si dhe fatin që patën më pas njerëzit që realizuan këtë inkuizicion ndaj librit.

    Për të larguar vëmendjen nga një situate e rëndë ekonomike brenda vendit, por dhe synimin e mbajtjes sa më gjatë të pushtetit, regjimi komunist i Enver Hoxhës organizoi goditje të fuqishme njërën pas tjetrës në një seri fushash të jetës, si në ekonomi, në ushtri, por edhe në kulturë. Në këtë të fundit, furtuna ra mbi autorët dhe librat e tyre. Ato u bënë pre e persekutimeve, ndërsa librat dhe literatura, veprim i djegieve masive, veprime që të kujtonin periudhën e nazizmit në Gjermani.

    Pas ushtrisë, fronti i luftës, kultura

    Në vitin 1974, sipas dokumenteve arkivore, udhëheqja e kohës zbuloi dhe dënoni "grupin puçist" në Ushtri, ku tre gjeneralë, njëkohësisht tre drejtuesit kryesor të ushtrisë, Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako, muaj më pas, u pushkatuan. Njëkohësisht, si pjesëtarë të këtij "grupi armiqësor", dhjetëra gjeneralë e oficerë të tjerë madhorë u dënuan me burgime të gjata e internime familjare. Është koha ku vendi përballej me një izolim të paparë ndërkombëtar e "grupet armiqësore" në vend do të ndiqnin njëri-tjetrin. Radhën e ka "grupi armiqësor" në kulturë, ku drejtues të kësaj fushe e krijues të njohur si Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Dashnor Mamaqi etj., do të përfundonin në pranga e do të dënoheshin gjithashtu me burgime të gjata. Ndërsa Festivali i 11-të i Këngës në Radio-Televizion, shënon një ndëshkim masiv jo vetëm ndaj tendencave bashkëkohore në muzikë e art, por dhe ndaj krijuesve e interpretuesve më në zë të fushave të ndryshme të artit në vend.

    Furtunë mbi librat dhe krijuesit

    Në vitin 1975, sipas dokumenteve arkivore dhe dëshmive, Enver Hoxha dhe udhëheqja e kohës ndërmarrin një hap tjetër për thellimin e luftës ndaj krijuesve e ndaj librit. Kështu, sipas arkivave zyrtare (AQSH, "Vendimi për heqjen e librave nga qarkullimi". Viti 1975) një vendim i posaçëm u dërgohet ish-Komiteteve të Partisë së Punës së Rretheve për zbatim. Ky vendim, shoqërohej me një listë për heqjen e librave nga qarkullimi. Më parë ishte dhënë goditja ndaj njerëzve të kulturës, arsimit dhe artit, ndërsa kjo ishte goditje në vijim e thellim.

    Librat e Frederik Rrepshjes përfundojnë me tituj, të udhëzuar për t'u kthyer në karton. Shkaku ishte "për faj të qëndrimit të autorit". Si ky janë dhe shkrimtarë të tjerë, si dhe komunistë, të cilët në vitin 1975 përfshihen në Qarkoren e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës mbi heqjen e librave nga qarkullimi. Ky vendim i përcillet gjithë ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore, bibliotekave dhe ndërmarrjes së librit.

    Cili ishte shkaku i zhdukjes së këtyre librave?

    Edhe pse i paprecedent në të gjithë Europën, përfshi edhe vendet e Lindjes, siç del nga urdhri shtetëror (pas vendimit përkatës të Byrosë Politike), udhëheqja nuk e fsheh shkakun dhe qëllimin e ndëshkimit të rëndë ndaj krijuesve (me mohim të së drejtës të botimit, internime, burgime e deri ekzekutime) si dhe ndaj librit (me bllokime, magazinime e deri asgjësime): "Autorët nuk përkrahin vijën e Partisë në krijimtarinë e tyre, ndërsa librat janë të dëmshëm në edukimin komunist të masave!". Urdhri jep deri dhe hollësi e detaje të veçanta. Sipas tij, për të gjithë librat që do të fshihen nga qarkullimi udhëzohet të ruhen në Bibliotekën Shtetërore në fond të rezervuar, ndërsa libraritë dhe bibliotekat e kategorive të tjera t'i dorëzojnë me proces-verbal të rregullt në Degët e Librit dhe të Filmit në rrethe, të cilat po me proces-verbal i dorëzojnë për karton.

    Urdhri për djegien e librave

    Pas vendimit të posaçëm të ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës (AQSH, po aty), del Qarkorja e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës e firmosur nga zëvendësministri, Mantho Bala. Në fakt, urdhri apo qarkorja e firmosur nga titullari i Arsimit, është i njëjti vendim që ka marrë Byroja Politike e Partisë Punës së Shqipërisë. Për fat të keq, ashtu siç kishte ndodhur dhe më parë e do të ndodhte dhe me "armiq" të tjerë në të ardhmen, edhe Mantho Bala, firmosësi i këtij vendimi, do të kishte fatin e dhimbshëm, atë të ndëshkimit. Ja teksti i plotë i Qarkores, marrë nga arkivat zyrtare, (AQSH. "Vendimi për heqjen e librave nga qarkullimi". Viti 1975) të kohës:

    -----------------------------------------

    Republika Popullore e Shqipërisë

    Ministria e Arsimit

    Drejtoria e Botimeve

    Nr.3237 Prot.

    Tiranë, më 15.09.1975

    Lënda: Heqje librash nga qarkullimi Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit

    (seksionit te arsimit)

    Gjithë ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore

    Drejtorisë së Përgjithshme të PTT

    Bibliotekave Qendrore

    Ndërmarrjes së Librit Tiranë

    Të hiqen nga qarkullimi librat e poshtëshënuara:

    1. A.Këllezi: Fjala e mbajtur në Kongresin e V të PPSH, 1966

    2. A.Këllezi: Rritja e rendimentit të punës dhe forcimi i disiplinës shtetërore. Diskutim në Kongresin e I-rë të PPSH, 1971

    3. K.Theodhosi: Fjala e mbajtur në Kongresin e IV të PPSH, 1961

    4. K.Theodhosi: Fjala e mbajtur në Kongresin e V të PPSH, 1966

    5. K.Theodhosi: Industria Mekanike dhe progresi teknik. Diskutim në Kongresin e VI të PPSH, 1971

    6. K.Theodhosi: Raport i mbajtur në Plenumin e III-të të PPSH, 1967

    7. R.Xhangolli: Fronti demokratik, armë e fuqishme në duart e Partisë për ndërtimin e socializmit dhe për mbrojtjen e masave. Kumtesë në Konferencën Kombëtare të Studimeve Shoqërore, seksioni i Historisë së PPSH-së, 1973

    8. Të gjithë librat ku përmenden Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi dhe Ramadan Xhangolli.

    9. A.Zaka: "Buzë dashurive", 1972 (për shkak të qëndrimit të autorit)

    10. Frederik Rreshpja: "Në këtë qytet", "Rapsodi shqiptare", "Erenda", "Trofta hutaqe", "Trimi i fshatit të Bardhë", "Zëri i largët i kasolles" (për shkak të qëndrimit të autorit)

    11. "Bredhi i bardhë", 1971 (përmban një tregim të T.Lubonjës i dënuar për faje politike)

    Këto libra, Bibliotekat Shtetërore të Rretheve t'i mbajnë në fond të rezervuar, ndërsa libraritë dhe bibliotekat e kategorive të tjera t'i dorëzojnë me proces-verbal të rregullt në Degët e Librit dhe të Filmit në rrethe, të cilat po me proces-verbal t'i dorëzojnë për karton.

    Zëvendësministri

    Mantho Bala

    ---------------------------------------------------------

    Vazhdon lufta ndaj librit dhe krijuesve

    Pas kësaj Qarkoreje të firmosur nga zëvendësministri, Mantho Bala, precedenti dënoi edhe Manthon, edhe ministrin Thoma Deliana dhe gjithë stafin drejtues apo politik të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Kështu e pësuan edhe shumë nga njerëzit e artit e të kulturës. Persekucion, internim, dënim, shkatërrim. Dhe kjo histori përsëritej, sa herë që Partia dhe Sigurimi i Shtetit komunist "zbulonin armiq të rinj", "tradhtarë" dhe të "shitur" tek imperializmi dhe social-imperializmi. Ata përfunduan në burgje, internime, madje edhe në vrasje, ndërsa librat e botuar prej tyre digjeshin me vendime të turpshme, si në kohën e Inkuizicionit mesjetar. Por ndër ndëshkimet më të rënda në art e kulturë mbeten pushkatimi i dy poetëve, Vilson Blloshmi e Genc Leka, si dhe varja e tërheqja zvarrë nëpër qytet e poetit kuksiane, Havzi Nela.

    (Vijon)
    Sui generis

  10. #40
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si urdhëroi e zbatoi Enveri Hoxha, gjashtë ndëshkimet ekstreme ndaj kuadrove intelektualëve

    Leci Nr.18 / Spastrimet në administrata

    Arkivat për spastrimet në administratë1961-1982. Gjashtë spastrimet më të mëdha

    Goditja ndaj kuadrove të aftë, kryesisht të shkolluar në Perëndim, zëvendësimi i tyre në të gjitha hallkat partiake e shtetërore nga baza deri në udhëheqje me të pashkollë, njerëz besnikë të Partisë, referuar arkivave zyrtare të kohës, ka qenë një praktike konstante me tendencë ashpërsimi nga Enver Hoxha e regjimi i kohës. Referuar arkivave (AQSH, 1945-1989), evidentohen 6 spastrime masive të kuadrit, shoqëruar me vendime të Byrosë Politike, Kuvendit Popullor e Qeverisë, përkatësisht në vitet 1945, 1947, 1961, 1966, 1974 e 1982. Këto ndëshkime masive, lanë pasoja jo vetëm tek elita intelektuale (dërgim në prodhim, internim, burgosje e deri pushkatim), por dhe në të gjithë jetën e vendit.

    Elementët e padëshiruar që dolën në vitet 1945, 1947, 1961, 1966, 1974 e 1982 ishin rezultat i situatave politike që krijonte elita e partisë për ruajtjen e pushtetit. Në vitet e sipërpërmendura, janë spastruar masivisht aparatet shtetëror nga "armiqtë" e dalë si për "bashkëpunim apo nostalgji" për kohën e rusëve, si rezultat i "luftës kundër burokratizimit", si "persona të degjeneruar në art e letërsi", si mbështetës të "grupeve armiqësore" në ushtri e ekonomi, si njerëz të klanit të Mehmet Shehut etj. Po t'iu referohesh statistikave, vetëm në vitet ‘60-të, janë larguar si të padëshiruar 12 375 vetë, në vitet ‘70-të 15 125 vetë dhe në vitet ‘80-të 9 211 vetë.

    Kujtim Boriçi


    --------------------------------------------

    Ekskluzive/ Në këtë numër, studiuesi Elmas Leci sjell dokumente arkivore lidhur me gjashtë goditjet e rënda të Enver Hoxhës ndaj kuadrove të aftë e të shkolluar në Perëndim, zëvendësimin e tyre me njerëz të pashkollë, pasoja në jetën e të ndëshkuarve dhe në zhvillimet e vendit.



    (Vijon nga numri i kaluar)

    Çështja e spastrimit të aparateve shtetërore nga elementët me biografi të keqe, të quajtur dhe të emërtuar nga ish-regjimi komunist të deklasuar ose më shkoqur armiq, sipas dokumenteve arkivore, nisi menjëherë që pas çlirimit, duke vazhduar gjatë gjithë periudhës së komunizmit në Shqipëri. Në vitet e para, individë nga administrata e mëparshme depërtuan në administratën e pasçlirimit.

    Specialistë të mirë të fushave të ndryshme, që nuk i lidhi asgjë me pushtuesit nazifashistë dhe, domosdo, synonin vijimin e punës normale me shërbimin korrekt në administratë si profesionistë dhe në të njëjtën kohë me atë punë mbanin familje, me vendime e urdhra të vazhdueshme, e gjenin veten jashtë administratave, në prodhim, në internime e burgosje, deri në pushkatime nën akuza të ndryshme.

    Goditja ndaj deputetëve, hap siparin e ndëshkimeve

    Goditja e parë u dha që në Dhjetor të vitit 1945, me zgjedhjet e para të pasluftës për deputetët dhe në vijim me zgjedhjet lokale dhe, më pas, me goditjen ndaj grupit të deputetëve, me shpalljen e të ashtuquajturës Republikë Popullore, me mbledhjen e Asamblesë Kushtetuese etj. Goditja ndaj grupit të deputetëve i çeli dritën jeshile spastrimit të aparateve të qeverisjes nga elementë që klika komuniste i quajti armiq dhe tradhtarë brenda gjirit të pushtetit, të emërtuar popullor.

    Grupe të tjera armiqësore do të vijonin njëri pas tjetrit, ku, veçanërisht, goditja ndaj të ashtuquajturit “grupi i Koçi Xoxes” do të ishte një çmenduri. Le të citojmë çfarë ka deklaruar Xoxe para gjyqit: "Vrasjet pa gjyq janë bërë me urdhër të shokut Komandant (kupto Enver Hoxha) dhe për këtë, ka pasur edhe Vendim Byroje". Me ekzekutimin e Xoxes, të dënimit të Vaskë Kolecit (ish-zëvendës i Xoxes) etj., të gjithë njerëzit e lidhur me ta në farefis e shoqëri, i larguan nga organet e pushtetit. Periudha e ndërtimit të pushtetit nën regjimin komunist ose siç u quajt, pushtetit të ri popullor, nisi fuqishëm pas majit të vitit 1945, pra pas zgjedhjeve të para lokale, megjithëse ata organe të pushtetit që gjatë luftës u quajtën "këshillat". Partia (komuniste), organizoi ndërtimin e plotë të aparatit shtetëror të ri, si nga forma, ashtu edhe nga përmbajtja.

    5 vjet më pas

    Jo shumë larg nga 1945-sa, dhe pikërisht më 11 Nëntor 1950, ish-Komiteti Qendror i PPSH-së, Drejtoria e Kuadrit, me shkresën Nr.423/104 dhe nën okelion “Tepër Rezervat”, u drejtohej gjithë Komiteteve të Partisë të Rretheve dhe ministrave, madje, këtyre të fundit ua cilëson “personale”. Pra, siç shikohet, shkresa është tepër konspirative. Objekti i saj ishte: Spastrimi i aparatit të shtetit. Në të, sipas shkresës "kanë depërtuar elementë armiq, të cilët me punën e tyre armiqësore po përpiqen të dëmtojnë dhe të sabotojnë punën e pushtetit popullor. Nga kjo del,- thuhet po aty,- se nuk është zbatuar drejt direktiva e Partisë mbi ruajtjen e aparatit të shtetit nga elementët armiq dhe se ka munguar vigjilenca e anëtarëve dhe e kandidatëve të partisë, për të mos lejuar hyrjen e elementëve armiq në aparatin e shtetit tonë. Ndaj,- vijon shkresa,- mbledhja e përbashkët e Plenumit të 8-të të KQ dhe Qeverisë, vendosi që të bëhet spastrimi i këtyre elementeve armiq nga administrata dhe për t'ju orientuar drejt në këtë, po u japim udhëzimet përkatëse”.

    Urdhri: Ja kë do të pushoni nga puna!

    Vendimi “Tepër sekret” i Plenumit të 8-të të KQ të PPSH, Nr.423/104, datë 11 Nëntor 1950, pasojë e të cilit u hoqën nga puna qindra kuadro të aftë e të shkolluar, disa dhe u burgosën e u pushkatuan, u dërgohet për zbatim gjithë Komiteteve të Partisë në Rrethe. Ja pjesë të tij, shkëputur nga origjinali në AQSH:

    1. Të pushohen nga puna menjëherë, të gjithë ata elementë armiq që bëjnë punë të thjeshta në dyqane shteti, kooperativa, zyra etj., dhe të zëvendësohen me njerëzit tanë.

    2. Të pushohen nga puna menjëherë elementët teknikë armiq, puna e të cilëve mund të zëvendësohet nga njerëzit tanë pa ulur kualitetin dhe sasinë e punës.

    3. Për teknikët që mbajnë qëndrim armiqësor e që nuk kanë asnjë perspektivë përmirësimi, që nuk mund të zëvendësohen menjëherë, të përgatitet një plan i studiuar mirë se deri në ç'afat do të zëvendësohen... Zëvendësimi i këtyre teknikeve nuk duhet të bëhet menjëherë, por dora-dorës, në mënyrë që të mos dëmtohet puna.

    4. Elementët që do të pushohen nga puna si armiq, nuk duhet të pranohen me në punë, në asnjë sektor tjetër të aparatit të shtetit. Për çdo njeri të ri që hyn në punë, duhet të veprohet sipas instruksionit të KQ-së mbi mbajtjen e dosjeve të kuadrit dhe kur shihet e nevojshme, kur është pa parti, kërkohen të dhëna nga organet e Sigurimit mbi të kaluarën e të tanishmen e tij. (AQSH. Dos.KQ e PPSH, Nr.423/104, nëntor 1950)

    Klasa punëtore në aparate

    Pas këtyre udhëzimeve terrorizuese, që mohojnë çdo normë profesionalizmi e përkushtimi, çdo lloj lirie njerëzore e të drejtave të njeriut, jepen të tjera drejtime se si do të vijonte puna për spastrimin e aparatit të shtetit nga elementët armiq:

    1. Spastrimi i elementëve armiq nga aparati i shtetit, të kryhet me anë të organeve të kuadrit në dikastere, ndërmarrje e Komitete Ekzekutive, nën përgjegjësinë e titullarit të atij institucioni.

    2. Organet e kuadrit duhet të marrin në shqyrtim dhe të mbledhin informata të sakta dhe të hollësishme për ata kuadro që paraqiten të dyshimtë për veprimtari armiqësore ose për mungesë garancie, duke analizuar mirë të kaluarën e të tashmen e tyre dhe natyrën e sektorit të punës ku punojnë. Gjithashtu, të merren në shqyrtim elementët që mund të sugjerohen nga Dega e Brendshme e Rrethit ose nga Komiteti i Partisë.

    3. Informatat, organet e kuadrit duhet t'i marrin: a) nga studimi i dokumenteve të nëpunësve, d.m.th., i autobiografive, fletë-biografive, karakteristikave e shënimeve të tjera, me të cilat është pasuruar dosja e kuadrit; b) duke kërkuar informata nga anëtarët e partisë që punojnë në sektorë, së bashku me këta elementë; c) duke pyetur Komitetet Ekzekutive të Rretheve, prej nga janë dhe duke kërkuar informata nga organet e Sigurimit.

    4. Këto informata, duhet të mblidhen me shumë kujdes dhe me konspiracionin më të madh. Organet e kuadrit duhet t'ia paraqesin në formë karakteristike përgjegjësve të tyre në pushtet (drejtorit të ndërmarrjes për kuadrin e ndërmarrjes dhe Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv për kuadrin e Komitetit Ekzekutiv e të ndërmarrjeve lokale), dhe mbasi të shqyrtohen nga ata, t’i paraqesin për aprovim në Byronë e Komitetit të Partisë së Rrethit përkatës, ku merr pjesë dhe drejtori i ndërmarrjes përkatëse...

    5. Dikasteret e Institutet Qendrore marrin në shqyrtim kuadrot e aparatit të tyre, për të cilët dyshojnë, si dhe propozimet që u vijnë nga rrethet dhe mbasi të shqyrtohen nga Ministri, i paraqiten Drejtorisë së Kuadrit të KQ-së për aprovim.

    6. Karakteristikat që përpilohen për këta elemente, duhet të jenë të plota, sikundër të bëhen karakteristikat për propozime kuadrosh, ku të përmbledhin të shkuarën e tij politike e shoqërore…

    Mehmet Shehu në krye të ndëshkimit të kuadrove

    Dihet, tashmë, se atje shumica e njerëzve pjesëmarrës dolën kundër vijës politike të Enver Hoxhës e klanit të tij. Pikërisht, menjëherë pas Konferencës së Partisë të Tiranës, më 1956 nisi spastrimi i aparateve shtetërore dhe ekonomike nga elemente tashmë të padëshiruar. Referuar arkivave zyrtare të kohës, konstatohet se në të gjitha spastrimet masive të kuadrove nga Enveri, me përjashtim të spastrimeve të “grupit armiqësor” të vitit 1982 (pas vetëvrasjes së M.Shehut), i besuari i Enverit në krye të kësaj detyre qe Mehmet Shehu. Me shkresën Nr.950, “Tepër sekret e personale”, datë 14 dhjetor 1956, Këshilli i Ministrave, me firmën e vetë kryeministrit Mehmet Shehut, u drejtohet gjithë ministrave, Bashkimit Qendror të Kooperativave të konsumit, enteve dhe institucioneve autonome qendrore, gjithë Komiteteve Ekzekutive të Rretheve dhe Qarqeve: “Sipas porosisë së Plenumit të 5-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, në shkurt të vitit 1953, me Udhëzimin tonë Nr.180, datë 20.11.1953, u janë dërguar udhëzime të veçanta mbi spastrimin e aparateve shtetërore dhe ekonomike nga elementët e padëshiruar dhe armiq. T’i zbatoni menjëherë!”.

    Ja disa nga konkluzionet dhe detyra e Mehmetit, sipas dokumenteve arkivore: “Udhëzimet e lëshuara kanë pas një rëndësi të madhe jo vetëm në atë kohë, kur ishin grumbulluar në aparatet tona shtetërore dhe ekonomike shumë elementë të padëshirueshëm, me të kaluar e të tashme jo të pastër, por edhe për tani e për të ardhmen. Lufta për të mbajtur të pastra aparatet tona, nuk duhet të pushojë… Udhëzimet e lëshuara nga Komiteti Qendror i PPSH-së dhe nga Qeveria, mbi spastrimin e aparateve shtetërore dhe ekonomike nga elementët armiq dhe të padëshiruar, kanë patur mjaft rezultate pozitive. Nga masat që u morën, u flakën jashtë elementë që nuk e meritonin. Gjatë gjithë punës së bërë, në fillim dhe më pas, në këtë drejtim janë vërtetuar dhe disa gabime, janë mbajtur e mbahen në punë elemente që nuk duhet të mbahen në aparatet tona, elementë të pushuar me rastin e spastrimit nga një ndërmarrje janë marrë në punë nga një ndërmarrje tjetër, jo vetëm në një rreth ose qark tjetër, por bile edhe brendapërbrenda një qyteti”.

    Procedura që do të ndiqej këtej e tutje, për spastrimin e aparateve shtetërore dhe ekonomike, tashmë përcaktohej qartë: “Në Letrën Nr.180, datë 20.11.1953, janë dhënë udhëzime të hollësishme mbi procedurën që do të ndiqesh atëherë për Komisionet e Spastrimit etj. Por atëherë ishte e domosdoshme të veprohej ashtu duke marrë parasysh që mjaft elemente jo të mirë dhe pa garanci të nevojshme politike, kishin hyrë në aparatet tona shtetërore dhe ekonomike dhe në ato kondita, ishte e nevojshme t'i nënshtroheshin studimit gjithë ajo kategori kuadrosh pa parti që përmbante udhëzimi i mësipërm.

    Edhe tani, megjithëse ishte bërë një punë e madhe në këtë drejtim, nuk do të thotë se procesi i spastrimit të aparateve tona ka marrë fund. Ky është problem i vazhdueshëm i organeve shtetërore dhe të partisë, prandaj, vazhdimisht, duhet mbajtur e mprehur vigjilenca në këtë drejtim. Por, procesi i spastrimit në të ardhmen duhet të ndjekë rrugën e zakonshme, prandaj, nuk është e nevojshme për të ardhmen të ekzistojnë komisionet e krijuara që në 1953, por të veprohet në bazë të instruksionit të Komitetit Qendror të PPSH-së, mbi punën e kuadrit.

    Në rast se ndonjë dikaster ose Komitet Ekzekutiv, p.sh., ka nevojë të studiojë punën e kuadrit në këtë ose atë sektor, po ta shohë të nevojshme, mund të krijojë komisione me atë përbërje që përmban Udhëzimi Nr.180, ose me ndonjë përbërje tjetër sipas problemit që ka për të parë, por, gjithmonë, në përfundim për emërime, pushime, transferime etj., të kuadrove duhet zbatuar instruksioni i Komitetit Qendror dhe nomenklatura. Ritheksojmë se, kujdesi për të ruajtur pastërtinë e radhëve të aparateve tona nuk duhet pakësuar, por duhet forcuar vigjilenca revolucionare, për të ruajtur pushtetin në aparatet tona shtetërore dhe ekonomike nga penetrimi i elementeve armiq...”. (AQSH. Po aty).

    (Vijon)
    Sui generis

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Shqipëria
    Nga ClaY_MorE në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 19-08-2010, 05:55
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •