“Une, majori i rreme i Sigurimit, qe shoqerova Mehmet Shehun ne viziten e tij ne Shkoder”
Historia e rralle e fshatarit nga Kalivaçi qe u vetegradua major dhe u veteshpall i derguari special i Kadri Hazbiut ne Deget e Puneve te Brendshme ne Shkoder dhe Durres
Xhaferr Kanani, personazhi i rralle, vazhdon rrefimin e tij per prezantimin me “koleget” ne Degen e Puneve te Brendshme te Shkodres. Ai edhe sot çuditet per mungesen e vigjilences atje, ne strofken ku thureshin vdekjet, persekutimet dhe burgosjet e dhjetera shkodraneve. Xhaferri do te befasohej nga prezantimi me drejtuesit e policise se Shkodres, Feçor Shehun, Skender Vinçanin, Hysen Hoxhatin. Pasi u be i njohur ne Shkoder, ai vendosi te vazhdonte lojen edhe ne Durres. Shkodra do t’i jepte Xhaferr Kananit, majorit te rreme, kenaqesine e shoqerimit te kryeministrit Mehmet Shehu, i cili vizitoi qytetin verior ne veren e vitit 1960. Detajet e vizites jane pershkruar nga personazhi yne me detaje ne vijim ne intervisten e tij.
Si rodhen ngjarjet me pas?
Kapteri Petro Gori, tashme mik dhe dashamiresi im, shkoi ne Degen e Puneve te Brendshme dhe u raportoi shefave te tij ate qe i kishte ndodhur, pra takimin me mua. Pak a shume ai u kishte thene se gjate punes se tij duhej te merrej edhe me nje problem, pra do te me ndihmonte mua, “kapiten te Ministrise se Puneve te Brendshme”, per fejesen me nje vajze te cilen ai e njihte. Kolonel Skender Vinçani ia raportoi menjehere kete histori kryetarit, Feçor Shehu, i cili urdheroi vartesit e tij qe te me njoftonin se duhet te paraqitesha ne Degen e Puneve te Brendshme urgjentisht dhe ta bisedonim kete gje bashkerisht. Kapteri me takoi te kafja e madhe dhe me transmetoi urdhrin e eproreve te tij. Me pak frike dhe droje shkova, por gjithnje me bente pershtypje fakti qe per nje fjale goje kapteri shkon dhe raporton. M’u duk pak e habitshme se si mund te ndodhte keshtu kur kisha tjeter pershtypje nga jashte per Sigurimin e Shtetit.
Shkuat ne Degen e Puneve te Brendshme te Shkodres?
Po. Kjo eshte edhe me e rende. Shkuam ne Dege dhe kapteri me percolli deri te hyrja dhe ndenji jashte, ndersa une hyra brenda dhe oficeri i rojes me shpuri tek eprori me i larte i tij. Ne zyren ku shkova gjeta pese persona: Kolonel Feçor Shehun, kryetar i Deges, kolonel Mit’hat Zaçen, nenkryetar i Deges, kolonel Skender Vinçanin, shef i Policise se Deges dhe dy nenkolonelet, Hysen Hoxhati dhe Mehmet Sinica, njeri shef i Sigurimit dhe tjetri komandant i Policise. Te peste keta persona i pershendeta sapo hyra ne zyre dhe po prisja te degjoja se perse me kishin thirrur. Pasi me kthyen pershendetjen, me thane te ulesha ne karrige. Pas kesaj kuptova se ajo qe po perjetoja nuk ishte nje loje qe do te me kushtonte prangat, por e kishin marre te mireqene genjeshtren time. Fjala i takonte Feçorit dhe ai menjehere me pyeti nese isha oficer i Ministrise se Brendshme. Une pohova lehtas. Me pas e mori fjalen me nje pyetje Hysen Hoxhati, i cili me pyeti nese punoja me Muço Saliun. Edhe pse nuk e njihja fare kete te fundit, perseri, ashtu si edhe me pare pohova. Hyseni, si i Sigurimit qe ishte, vijoi me nje pyetje provokuese, duke dashur te dinte se si e kishte gruan Muçoja. I thashe se ashtu vazhdonte te ishte, e paqejf. Kjo pergjigje me doli natyrshem dhe e mblodha mendjen se po te me arrestonin, s’kishte problem, pasi vetem kaq do te ndodhte, do te prishej loja ime dhe meqe ajo ishte ne hapat e pare, denimi do te ishte me i lehte. Pasi kalova proven e pare nisi seria e dyte e pyetjeve qe kishin te benin me aventuren time rinore. Feçor Shehu vazhdoi me nje tjeter pyetje, pasi donte te dinte nese doja te fejohesha ne Shkoder. Dhashe perseri nje pergjigje pohuese. Ai me tha se ne raste te tilla oficeret e Ministrise se Brendshme marrin autorizim nga ministri. I thashe se e dija kete, por ngaqe nuk e kisha perfunduar ende problemin, ndaj dhe nuk kisha shkuar ta takoja ate personalisht. Kjo e bindi Feçorin, i cili me pas urdheroi nenkolonel Hysen Hoxhatin per t’u marre me kete problem. Ideja ishte qe ai duhet te verifikonte çdo gje ne lidhje me biografine e vajzes. Hysen Hoxhati autorizoi dy oficere te Sigurimit te merreshin me kete verifikim. Dy oficeret raportuan me pas se biografia ishte e paster dhe u autorizua kryerja e kesaj fejese. Ceremonia u be me pjesemarrjen e kuadrove te Deges se Puneve te Brendshme. Ketu u bene edhe disa fotografi, qe me pas rezultuan prova te fuqishme kunder meje dhe te tjereve qe ishin ne to.
Sa kohe qendruat ne Shkoder dhe ku strehoheshit?
Si per here te pare qendrova ne ate qytet 15 dite. Here kam fjetur ne turizem, por shume here me kane marre ne shtepite e tyre oficeret e Deges se Brendshme. Njerezit atje jane shume mikprites, nuk dija ku te shkoja me pare, pasi me ftonin te gjithe te saponjohurit.
Sa here keni hyre gjate kesaj kohe ne Degen e Puneve te Brendshme?
Disa here. Me merrnin dhe me pyesnin tashme si njeriun e tyre per ndonje problem dhe une jepja mendimin tim. Nga “koleget” une mesoja shume gjera te rendesishme dhe sekrete, dhe eproret e tyre, kur me pyesnin, u thosha ato qe m’i kishin thene vartesit e tyre. Ky ishte nje veprim qe me sherbeu ta shtyja ca aventuren time.
Kur shkonit ne Dege, a ju kerkoi kush dokument identifikimi, apo te tjera qe tregonin se kush ishe ne te vertete?
Jo, ky ishte dhe gabimi i tyre, i cili u be problem me pas. Edhe une vete nuk e kuptoja se si kisha mundur te krijoja kaq shume siguri per ta se isha ai qe kisha deklaruar dhe jo personi “asgje” qe realisht isha.
Asnjehere nuk e keni veshur gjate kesaj kohe uniformen e oficerit?
Te jem i sinqerte, as qe doja ta vishja, por rrethana e solli qe duhet te beja nje foto oficer dhe me duhej nje xhakete me graden e kapitenit te pare, se ashtu isha vetedeklaruar. Kete nder ia kerkova Vasil Semes. Ai ishte kapiten i pare ne Dege dhe e krijova situaten e tille qe ai nuk mund te me refuzonte. E mora xhaketen, edhe pse kishte shume dekorata, dhe bera foto, e kjo ndodhet edhe sot e kesaj dite ne dosjen time hetimore. Ne qershor, kur u bene disa gradime, i dhashe vetes graden major. Dhe qe nga ajo kohe me therrisnin major. Pra isha rritur ne grade, si dhe te tjeret.
A keni ndonje kujtim te veçante nga qendrimi juaj si oficer Sigurimi ne Shkoder?
Kam shume kujtime, por do te veçoja shoqerimin e kryeministrit te asaj kohe, Mehmet Shehu. Ishte qershori i vitit 1960. Po qendroja te posta e policise te Ura e Baçallekut. Vura re se erdhen gazet e Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres. Vura re kolonelin Skender Vinçani dhe nenkolonelin Hysen Hoxhati, shume police dhe oficere Sigurimi. Befas Vinçani me pyeti se a e dija se ishte duke ardhur Mehmet Shehu ne nje vizite zyrtare. I thashe se e dija dhe keshtu rihyra ne lojen e besimit te tyre. Vinçani me tha se nga kodrat e Bushatit e deri ne Baçallek e ruanin forcat e drejtuara nga Sulo Skendaj, kurse nga atje e kendej duhet ta merrnin ne mbrojtje personalitetin e asaj kohe forcat e Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres. Koloneli me kerkoi mendim edhe per menyren e organizimit te sherbimeve dhe fola ato qe mendoja. Aty e pritem dhe kryeministrin. Me disa te tjere e shoqerova deri ne Shtepine e Pritjes. Une, shoferi i kryeministrit dhe shoqeruesi i tij, Mit’hat Gjondeda, shkuam ne Shiroke dhe hengrem darke. Me pas me makinen e tyre u ktheva ne hotel.
Krijoni Kontakt