Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 56
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Minute pas minute pushkatimi nga 14 gardiste i Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut


    vijon nga postimi i parafundit

    Kujtimet e oficerit A. Ç., qe punoi per 20 vjet prane Enver Hoxhes

    ………Makina, pasi ishte futur ne nje rrugice mes nje vreshti me rrush te pavjele akoma, i cili i perkiste fermes “Gjergj Dimitrovi”, kishte ndaluar prane nje lendine te vogel. Ne krye te lendines ndodhej nje gardh dhe rreth 300 metra me tej nje shtepi, e cila nuk kishte drite fare... I pari zbriti oficeri M. D., pastaj zbriten te gjithe ata qe ndodheshin ne karrocerine e makines...

    Ne grope i futen te prangosur me njeri-tjetrin

    Oficeri M. D. urdheroi gardistet qe te zbrisnin, perveç kater kaptereve, qe mbanin per krahu shtetasit e denuar me pushkatim, Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu. Toga e ushtareve u nda ne dy pjese. Ata u vune ne dy njeshkolona me nga shtate veta secila. Toga e ushtareve, me armet automatike ne krahe, u nis drejt kreut te lendines ku ishte nje gardh me shtylla betoni dhe tela me gjemba me nga nje shigjete ne maje, nje shpikje origjinale e Mehmet Shehut, qe kur te sulmonin armiqte, «te nguleshin» mbi to. Gardhi ishte mbuluar pjeserisht nga ferrat. Ngjitur me gardhin ishte hapur nje grope 2,5 metra e gjate dhe rreth nje meter e gjere. Nga sasia e fresket e dheut qe ishte nxjerre ne ane te saj dukej se gropa nuk i kalonte te 80 centimetrat. Sapo mberriti makina, kater civilet qe kishin hapur gropen shkunden lopatat dhe u larguan duke u zhytur ne erresire, ne anen e kundert te saj. Dy kolonat e ushtareve ndaluan rreth 11 metra perpara gropes qe ishte hapur ne rreze te gardhit.
    Komandanti i tyre dha komanden: “Prane kembes arme!”. Pastaj dha komanden qe toga te merrte pozicion per qitje. Rreshti i pare mori pozicionin per qitje ne gjunje, ndersa rreshti i dyte per qitje ne pozicionin ne kembe. Pasi rreshti i pare kishte mbeshtetur gjurin e djathte ne toke, dha urdher: “Arme mbush!”. Ushtaret mbushen armet dhe i vune ato ne sigurese, ne pritje te komandes vijuese. Kater kapteret zbriten nga makina Kadri Hazbiun dhe Feçor Shehun dhe i afruan te gropa. Ne anen e majte te toges se pushkatimit u vendos nje makine e tipit “Xhips”, nga i cili zbriten shtate veta, te gjithe civile. Makina tip “Xhip” leshoi dritat e shkurtra drejt gropes. Dy njerezit me kapuçone te zinj u vendosen te buza e gropes, balle per balle me togen e pushkatimit. Shtate civilet ishin ne krah te toges se pushkatimit dhe i moren firmen komandantit te toges mbi proces-verbalin e pushkatimit. Kaloi rreth nje minute heshtje derisa nje prej civileve, me nje pistolete te varur ne nje kellef krahe-qafe, dha urdher qe t’u hiqeshin kapuçonet e zinj dy te arrestuarve. Dy kapteret u hoqen kapuçonet e zinj. Nga rreshti i ushtareve u degjua nje britme e mbytur. Njeri nga ushtaret ishte habitur kur pa perballe Kadri Hazbiun.

    Detajet e pushkatimit te Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut, ne daten 10 shtator 1983

    Ora 23:15

    Dy nga shtate civilet plotesonin formularet qe mbahen sipas ligjit kur pushkatohet nje njeri, nderkohe qe nje prej tyre, me nje kasetofon ne dore, u afrua prane te denuarve me pushkatim. Civili me pistolete te varur krahe-qafe u tha me nje ton te prere: “Te denuar. Cila eshte deshira juaj e fundit?”. Kaluan me shume se gjashtedhjete sekonda dhe askush nuk po fliste. Asgje nuk pipetinte. Dy te denuarit qendronin te ngrire para toges se pushkatimit. Sipas ligjit, duhet te priten 90 sekonda qe i denuari te thote deshiren e fundit. Por heshtjen e theu Kadri Hazbiu. Ai tha me nje ze te mbytur: “Ne djall vafshi te gjithe”. Zeri i tij ishte shume veshtire te degjohej ne distance te larget. Ai tingellonte i trashe, ashtu siç del zeri i nje njeriu qe i jane shkulur te gjithe dhembet e gojes. Civilit qe regjistronte deshiren e fundit i ngriu kasetofoni ne dore kur degjoi keto pese fjale. Te gjithe prisnin qe ai te thoshte “kerkoj meshire”, qe ta regjistronin dhe t’ia çonin ne zyre komandantit. Deshira e fundit e Kadri Hazbiut i shtangu te gjithe. Askush nuk orientohej dot. Ligji e kishte qe te fliste dhe Feçor Shehu. Civili me pistolete ne krah, qe ishte prokurori qe firmos vdekjen e te denuarve, i tha me ze me imponues, por qe nuk kishte timbrin e zerit te tij te vertete: “Deshira e fundit, i denuari Feçor Shehu”. “Edhe ju vafshi ne djall”. Feçor Shehu e njohur prokurorin qe kishte perballe. Ai i kishte propozuar qe ai te transferohej nga Prokuroria e Fierit ne ate te Tiranes. Tani nuk u besonte syve. Nje prej atyre qe u kishte bere mire ndodhej perballe tij si ekzekutor i nje vendimi te gjykates. Por 90 sekondat e deshires se fundit ishin plotesuar dhe dy oficeret civile qe mbanin shenime i thane diçka ne vesh oficerit M. D. Ai dha komanden qe ushtaret te hiqnin armet nga siguresa. Pas 30 sekondave dha komanden “Zjarr!”. Rreth 100 plumba 7.62 milimetershe ishin derdhur mbi trupat e Kadri Hazbiut dhe te Feçor Shehut. Nje ne 10 fisheke ishin gjurmelenes. Me shume se 10 plumba kishin depertuar ne trupat e dy te pushkatuarve. Ata u keputen si gjethe dhe rane ne fillim ne gjunje dhe pastaj ne toke. Toga e ushtareve vuri armet ne sigurese, dhe hipi ne makine. Makina u nis andej nga kishte ardhur. Shate civile ndenjen perballe dy te pushkatuarve. Prokurori qe do te firmoste per vdekjen e tyre, ne fillim nxori pistoleten e tij “TT” nga kellefi dhe me nje terheqje te tytes mbrapa i futi fishek ne goje. U afrua ne fillim te Feçor Shehu dhe i dha goditjen e fundit ne temthin e majte. Pas “Colpo di gracias” qe i kishte dhene ish-ministrit te Brendshem ai urdheroi qe te kthenin brinjas Kadri Hazbiun, i cili kishte rene permbys nga goditja e toges se pushkatimit. I dha dhe atij “Colpo di gracia” po ne temthin e majte. Pastaj urdheroi qe t’i lidhin te dy kufomat me nje pale pranga. Kapteri i lidhi. I shtyne drejt gropes dhe kater varrmihesit, qe po prisnin rreth 200 metra me tutje, erdhen dhe mbuluan gropen. Heret ne mengjes ata mbuluan me plisa me bar vendin e varrit dhe rreth tij mbollen disa ferra. Civilet kishin plotesuar harten, kishin firmosur dhe ishin larguar ne momentin qe ishin mbjelle dhe ferrat.
    Nje prej kater varrmihesve ne vitin 1994 u erdhi ne ndihme familjeve te dy te pushkatuarve, duke u treguar se ku ishin varrosur....
    Sui generis

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Perplasjet mes Kadri Hazbiut dhe Mehmet Shehut per arrestimin e gjeneraleve Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe Rrahman Parllaku


    Vazhdon rrefimi i oficerit A. Ç., qe shoqeroi per 20 vjet Enver Hoxhen

    Nata e zeze e 5 nentorit 1975 eshte nata kur jane pushkatuar tre ushtaraket me te larte te Ushtrise Shqiptare», - tha nje nga koleget tane atehere me gjysme zeri. Dhe vertet «kjo nate e zeze» ka zgjatur plot 11 muaj. Ajo ka filluar me daten 25 nentor 1974 dhe ka perfunduar me daten 5 nentor 1974.

    Me date 24 nentor 1974, ne oren 10:00, ne zyren e Enver Hoxhes hyri Mehmet Shehu. Ai ishte i zverdhur dhe fliste me vete. Per dy ore rresht ai ka qendruar ne zyren e komandantit. Kane diskutuar shume gjate dhe kur ka dale i merreshin kembet dhe dukej sikur ecte si i pire. Qe prej dates 4 korrik 1974, Byroja Politike ishte tronditur shume nga themelet. Pas mbledhjes se Durresit, ku u zbuluan per here te pare «Tezat e zeza», Kongresi i gjashte i Partise se Punes se Shqiperise i kishte denuar shume rende ato dhe autoret e ketyre tezave. Ata ishin Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe Rrahman Parrllaku. Por, ne te vertete, ato asnjehere nuk ishin «teza te zeza». Perkundrazi, ato ishin e verteta e strategjise se Ushtrise Shqiptare ne rrethim te plote. Kater hierarket me te larte te ushtrise ishin akuzuar ne Kongresin e gjashte se ata kishin krijuar grupin puçist ne Ushtri. Drejtimin e Ministrise se Mbrojtjes e kishte marre Mehmet Shehu. Beqir Balluku ishte izoluar, nderkohe qe Enver Hoxha ka perdorur manovren me te rafinuar ne jeten e tij ne adrese te Hito Çakos dhe te Petrit Dumes. Ai i ngriti ne detyre ne momentin qe kryqezoi Beqir Ballukun, per te zbuluar ne themel veprimtarine e tyre armiqesore. Historia eshte shume e dhimbshme. Kur Enver Hoxha arrestonte Koçi Xoxen dhe e pushkatonte, duartrokiste Beqir Balluku dhe te tjeret. Kur u kryqezua Teme Sejko perseri ata duartrokisnin. Kur u arrestua Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako, rrufete me djegese ne adrese te tyre i leshoi Mehmet Shehu. Kur Mehmet Shehut i erdhi radha per vete, rrufete me djegese i leshoi Kadri Hazbiu. Kjo lloj strategjie shume e rafinuar e Enver Hoxhes, ia bente shume te lehte atij punen. Duket se ai, per te vrare bashkepunetoret e tij me te ngushte, ka perdorur pjesen tjeter te bashkepunetoreve te tij me te ngushte….

    Nata e 25 nentorit 1974

    Ende pa u thare mire boja e vendimeve te Kongresit te gjashte te Partise se Punes se Shqiperise, Mehmet Shehut, pas daljes nga zyra e Enver Hoxhes, iu desh qe te bisedonte gjate me daten 24 nentor 1974 me Kadri Hazbiun, ne ate kohe minister i Brendshem. Ai i percolli fije per pe te gjithe permbajtjen e bisedes me Enver Hoxhen dhe sidomos i komunikoi dy urdhrat kategorike. Urdhri i pare ishte qe te nesermen, me date 25 nentor 1974, te arrestohej Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume dhe Rrahman Parllaku. Kadriu per disa minuta mbeti i shtangur, pasi kurre nuk e kishte menduar qe puna te shkonte deri aty. Ai te realizonte arrestimin e njeriut me te afert te Enver Hoxhes, Beqir Ballukut!! Ai, edhe pse ishte iniciator i tere nismave per denimin e grupit puçist, kishte menduar se ata do te perjashtoheshin nga partia dhe do te internoheshin. Kur ai mori urdhrin e arrestimit, eshte menduar gjate. Mehmet Shehu i tha prere: “Ky eshte nje urdher i komandantit dhe nuk diskutohet. Neser ne oren 10:00 do te raportosh per zbatimin e ketij urdhri. Ke shume pak kohe per ta zbatuar. Me sa di une, Sigurimi i Shtetit ka me shume se tre muaj qe i survejon dhe i ndjek me shume kujdes. Ty te mbetet shume pak gje vetem realizimi i prangosjes se tyre. Mbasi t’i arrestosh duhet qe t’i mbash ne kater qeli te veçanta ne Burgun 313. Ata duhet te trajtohen si armiq te popullit dhe te partise. Ata kane dashur t’i bejne atentat komandantit dhe jane ideatoret dhe organizatoret e puçit ushtarak ne ushtri. Do te zgjedhesh eliten e oficereve te Sigurimit dhe do te marresh nje toge speciale te ushtrise per te realizuar pa shume zhurme dhe me perpikeri te plote arrestimin e Beqir Ballukut, Hito Çakos, Petrit Dumes dhe te Rrahman Parllakut. Pasi t’i arrestosh duhet te besh nje raport shume te hollesishem dhe me detaje per komandantin. Isha para pak kohesh ne zyren e tij dhe kemi biseduar çdo detaj me shume kujdes». Kjo ishte permbajtja e urdhrit te pare te Mehmet Shehut per ministrin e Brendshem, Kadri Hazbiu. Ish-ministri mori te gjitha masat qe te kryej nje arrestim sa me i qete, pa kundershtime dhe ne fshehtesi te plote. Nje ore pas takimit me Mehmet Shehun ai mblodhi ne zyren e tij kater njerezit me te afert te tij dhe hartoi planin duke e koduar «Dora e zeze ne ushtri». Per rreth tre ore ai diskutoi te gjitha detajet me kater bashkepunetoret e tij me te afert. Per te mos dale sekreti ai u solli buke ne Ministri dhe u tha qe te qendronin ne gatishmeri dhe ne mesnate do te urdheronin zbatuesit e operacionit te arrestimit te Beqir Ballukut, Hito Çakos, Petrit Dumes dhe Rrahman Parrlakut. Mehmet Shehu i kishte raportuar Enver Hoxhes per detajet e ketij operacioni. Por, sipas rregullit, Kadri Hazbiu perdori dhe kanalin e tij per t’i raportuar komandantit. Komandanti, pasi mori planin e njejte, te raportuar nga dy njerez te ndryshem, u mbyll ne zyren e tij. Ai eshte mbyllur ne oren 17:00 dhe ka qendruar aty deri vone ne mbremje. Ai u ka dhene driten jeshile dy vartesve te tij….


    Rrefimi i oficerit qe shoqeroi Enver Hoxhen per 20 vjet deri ne ditet e tij te fundit, vijon.
    Sui generis

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fati i dhimbshem i familjeve te Petrit Dumes dhe Beqir Ballukut, pas pushkatimit

    Urdhri i dyte i komandantit ishte shume trondites. Ai kishte formuluar shprehjen: “Pas arrestimit te Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos familjet e tyre te internoheshin ne menyre urgjente”. Ky urdher e kishte lene pa fryme Mehmet Shehun. Ai ia kishte transmetuar urdhrin ish-ministrit te Brendshem, Kadri Hazbiu. Pasi u raportua per sistemimin ne burg te kater puçisteve te ushtrise, me daten 26 nentor te vitit 1974 u urdherua qe Fronti Demokratik i Lagjes 8 te Tiranes te bente internimin e pjesetareve te familjes Balluku dhe te familjes se Petrit Dumes.

    Kuja ne shtepine e Petrit Dumes

    Vila e Petrit Dumes ndodhej ne qender te Bllokut, ne cepin verior te shkolles “11 Janari”. Vila ekziston edhe sot. Vila dykateshe ishte nder vilat me te preferuara te Bllokut. Ne vile ndodheshin gruaja dhe tri vajzat e Petrit Dumes, qe me ankth ndiqnin zhvillimet e kohes per babane e tyre dhe per shoket e tij te konsideruar si puçiste nga regjimi komunist, te cilit ata i kishin sherbyer per mjaft kohe. Aktualisht, ngjitur me vilen eshte ndertuar nje pallat dhjetekatesh. Ne hyrje te viles, ne oren 05:00 te mengjesit te dates 26 nentor 1974, ishte parkuar nje makine e tipit “ZIS”, me targe te Lushnjes. Ne dere trokiten tre oficere te Sigurimit, te veshur civile, nje polic me uniforme, nje perfaqesues i Frontit Demokratik te lagjes, si dhe nje perfaqesues nga Komiteti Ekzekutiv i Tiranes. Ne deren e shtepise doli Vera Dume, vajza e Petrit Dumes, e cila tashme ka vdekur aksidentalisht nga shperthimi i nje autobombe ne ish-supermarketin “VEFA” (sot libraria “Kadare”) ne Tirane, ne vitin 1996, per vendosjen e se ciles akuzohet organizata “Hakmarrja per Drejtesi”. Asaj i thane qe duhet te dilte te takohej me grupin e civileve (oficereve te Sigurimit) nena e saj. Familja, qe kishte me shume se 24 ore qe kishte nisur kujen per arrestimin e gjeneral Petrit Dumes, tani perjetonte nje tjeter drame. Sapo doli gruaja e Petrit Dumes te dera e viles, nje prej civileve i dorezoi nje flete qe per dy ore duhet te beheshin gati, pasi ne oren 07:00 te mengjesit duhet te udhetonin me makinen qe i priste te dera. Asaj i ra te fiket. Nuk arriti ta lexonte plotesisht letren qe mbante vulen e kryetarit te Internim-Debimeve te Tiranes per familjet e deklasuara dhe te armiqve te popullit. Gruaja e Petrit Dumes nuk u permend per gati nje ore. Ne kete kohe tre civilet kishin filluar te ngarkonin makinat duke nxjerre jashte te gjitha sendet personale dhe rrobat e familjes Dume. Ata u thane qe te merrnin edhe ato pak ushqime qe kishin ne dollap, mandej te mos merrnin me asgje tjeter. Tere orendite e shtepise t’i linin pa levizur. Ne me pake se dy ore aksioni kishte marre fund. Mbi makine ishin ngarkuar nje grusht me tesha dhe sende personale te gruas dhe tri vajzave te Petrit Dumes, nderkohe qe me shoferin ne kabine hipen dy civile, te cilet ishin dhe instruktoret e Debim-Internimit.
    Ne oren 07:00 te mengjesit makina u nis drejt Grabianit te Lushnjes. Makinen tere rruges e shoqeronte nje xhip (fuoristrade e kohes) i Deges se Puneve te Brendshme te Tiranes. Pas tri oresh udhetimi familja u sistemua ne nje shtepi krejtesisht te pabanueshme ne Grabian te Lushnjes, ku do te jetonte derisa t’i shpetonte internimit vetem ne vitin 1990. Rrufete me te medha rane mbi kete familje, e cila nuk kishte asnje lloj faji, nderkohe qe ne raportet e komandantit shkruhej se familja jetonte ne nje luks te papare dhe, mbi te gjitha, nga goja e Enver Hoxhes doli akuza se “gruaja e Petrit Dumes lahej me qumesht, ne vend te ujit”. Pas sistemimit ne baraken e Grabianit menjehere Mehmet Shehu nga nje ane dhe Kadri Hazbiu nga ana tjeter, bene raportet qe iu dorezuan komandantit per realizimin e operacionit “Çarli”. Iu vu ky emer per shkak te emrit te kalit te Petrit Dumes. Gjenerali kishte perdorur nje kale personal, qe kishte kete emer. Sapo nga vila u largua familja e Petrit Dumes, menjehere ne shtepi u sistemua anetarja me e re e qeverise, Tefta Cani, ministre e Arsimit dhe e Kultures, duke u bere dhe pjesa me e re e bllokut.

    Kuja ne familjen Balluku

    Por nje drame tjeter luhej vetem 100 metra me tutje viles se Petrit Dumes. Po ne ate ore, ne vilen trekateshe te Beqir Ballukut, qe ndodhet perballe bar-kafe “VIP” ne bllok, ishte parkuar nje makine transporti e tipit “ZIS” me targa te Beratit. Makina e tipit “ZIS” i ngarkoi plaçkat e familjes Balluku ne nje kohe rekord. Ne oren 04:30 te mengjesit kishin trokitur ne dere tre civilet qe i paraqiten letren njerit prej tre djemve te Beqir Ballukut. Familja e kishte parandier. Vila e Beqir Ballukut ishte e vetmja vile trekateshe ne Bllok dhe ishte vila qe kishte ngjallur dhe ziline e Enver Hoxhes dhe te Mehmet Shehut. Ne fillim ne kete vile banonin tre anetare te Byrose Politike, por me urdher te Beqir Ballukut dhe me miqesine e tij qe kishte me Enver Hoxhen, dy u larguan duke e lene vilen te lire per Beqir Ballukun. Civilet i ngarkuan ne makine ne kohe rekord pjesetaret e familjes dhe menjehere ata u nisen drejt Beratit. Fati i tyre ishte shume i hidhur. Ata u kthyen ne kooperativiste te dores se trete. Nga internimi munden te shpetojne vetem ne vitin 1990, nderkohe qe raportet ne tavolinen e Enver Hoxhes vinin ne menyre te vazhdueshme duke raportuar se si familjet u internuan, nuk u lejuan qe te merrnin pjese ne gjyqin dhe ne pushkatimin e pjesetareve te familjeve. Nje histori shume e dhimbshme.
    Sui generis

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si u transportuan me nje makine-frigorifer trupat e pushkatuar te Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos nga Linza e Tiranes ne Vranisht te Vlores


    Kush e mori vendimin për pushkatimin e tre gjeneralëve të ushtrisë. Pse nuk ua fali jetën Enver Hoxha dhe Haxhi Lleshi tre gjeneralëve të ushtrisë. Cili ishte roli i Mehmet Shehut në operacionin “Voroshillov” të pushkatimit të tre gjeneralëve të Ush

    Per gati 11 muaj, tre gjeneralet u pyeten ne Burgun 313 te Tiranes. Procesi i tyre zgjati vetem 30 dite. Me daten 5 nentor 1974, Gjykata e Larte caktoi daten e pushkatimit te tyre. Gjykata e Larte kishte vendosur qe me daten 5 nentor 1975 te ekzekutohej vendimi i marre nga kjo gjykate. Por per shkak se te tre te denuarit nuk e kishin pranuar akuzen dhe i drejtuan nje leter Presidiumit te Kuvendit Popullor dhe Sekretarit te Pare te Komitetit Qendror te PPSH-se qe t’u falej jeta, vendimi i ekzekutimit te tyre u shty per me daten 5 dhjetor 1975. Tre te denuarit priten 30 dite pergjigjen e Enver Hoxhes dhe te Haxhi Lleshit qe te rishikohej denimi kapital qe u ishte dhene. Ne gjyq gjeneralet kishin deklaruar: “Nuk jemi revizioniste, nuk jemi armiq te popullit dhe te partise, nuk kemi hartuar asnje lloj puçi ushtarak dhe asnje lloj teze te zeze per veprimtarine e ushtrise shqiptare”. Hito Çako, qe ishte komisar politik i ushtrise, deklaroi: “Nuk jam revizionist, por nje komunist i vendosur deri ne fund te jetes sime. Revizionistet shiko se mund t’i kesh aty prane vetes (Enver Hoxhes) dhe duhet t’i percaktosh”. Ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, i kishte derguar mbi 30 letra Enver Hoxhes nga burgu ku ai theksonte vazhdimisht se ishte nje patriot i ndershem qe kishte marre shtate plage ne lufte dhe qe ishte nje komunist i bindur dhe i vendosur. Ai asnjehere nuk i kishte tradhtuar idealet e Partise se Punes se Shqiperise. Por ne menyre krejtesisht te pasqaruar asnjehere letrat e tij nuk u moren parasysh, por perkundrazi mbeten pa pergjigje. Letrat ruhen ne Arkivin e Ministrise se Brendshme ne Kutine Nr.1211 dhe jane bashke me shume e shume fotografi nga seancat gjyqesore te procesit te tre gjeneraleve. Por ashtu, detajet e vendimit gjyqesor dhe te rreth 20 seancave gjyqesore qe u zhvilluan ne harkun e 30 diteve, duke zgjatur secila nga kater deri ne gjashte ore, ndodhen ne Arkivin e Ministrise se Drejtesise ne fashikullin numer 145, te vendimeve te Gjykates se Larte te vitit 1975. Enver Hoxha respektoi formalisht afatin 30-ditor te pergjigjes kur nje i denuar kerkonte qe t’i falej jeta, por pergjigjja e dates 4 dhjetor 1975 ishte shume tronditese: “Te zbatohet vendimi i Gjykates se Larte i dates 1 nentor 1975. Kerkesa e tre te denuarve nuk merret parasysh”. Nje pergjigje e tille, dhene nga kryetari i Presidiumit te Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi, kishte mberritur ne tavolinen e ministrit te Brendshem, Kadri Hazbiu. Ministri i Brendshem me daten 4 dhjetor mori te gjitha masat qe te zbatonte me shume perpikmeri vendimin e gjykates se larte per te bere pushkatimin e tre gjeneraleve.


    Kadri Hazbiu merr pjese personalisht ne pushkatimin e tre gjeneraleve

    Ish-kryeministri Mehmet Shehu, me daten 4 dhjetor ne mbremje, u takua koke me koke me Kadri Hazbiun ne zyren e tij kryeministrore per mbarevajtjen e operacionit “Voroshillov”. Operacioni u kodua keshtu pasi te tre gjeneralet kishin mbaruar kete Akademi ne Bashkim Sovjetik. Emri ishte zgjedhur nga specialistet e Drejtorise se Dyte te Sigurimit. Dosja “Voroshillov” u pergatit me te gjitha detajet nga ana e ministrit te Brendshem dhe iu paraqit kryeministrit. Kryeministri pasi e pa me shume kujdes beri verejtjet e rastit. Mehmet Shehu e kishte zakon qe sa here qe i paraqiteshin dokumente nga ministrat , i shikonte me shume kujdes por njekohesisht ai bente dhe verejtjet e nevojshme. Po ashtu, ai ishte shume ekzigjent ne zbatimin e te gjitha detyrave qe u ngarkonte vartesve. Sapo mbylli takimin me Kadri Hazbiun, ai ndoqi rutinen e zakonshme te dites se punes. Gjeti nje pretekst per te shkuar te komandanti. Por shkaku i vertete ishte raporti qe dorezoi per realizimin e vendimit te Gjykates se Larte per pushkatimin e tre gjeneraleve te ushtrise shqiptare. Tre gjeneralet e lavdishem te luftes dhe te drejtimit te ushtrise shqiptare, Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako, do te pushkatoheshin.
    Pasditen e dates 4 dhjetor, Kadri Hazbiu kreu detyren e tij te fundit. Ai se bashku me kater oficeret me te larte te Sigurimit te Shtetit udhetoi drejt Malit te Dajtit. Ai beri nje xhiro te gjate deri ne Qafen e Priskes. Ai udhetoi duke mbajtur dritaren hapur dhe i tha shoferit te tij qe te ecte ngadale. Ministri nuk udhetoi me benzin e tij, por me nje autoveture te bardhe, tip Fuoristrade, te “AURO”, e cila kishte vetem disa muaj qe kishte mberritur nga Rumania. Ai rrugen nga Tirana deri ne Qafen e Priskes e beri pa folur asnje fjale. Dy makina te tjera te tipit “XhIPS” kineze e ndiqnin nga mbrapa. Ai e verejti me shume kujdes terrenin dhe kur mberriten ne Qafen e Priskes beri nje takim me nje grup minatoresh te turnit te dyte te mineres se mermerit. Pas takimit, ai mori rrugen e kthimit. Perseri urdheroi shoferin te ecte ngadale. Gjate gjithe kohes, ai ka kryer nje rigonjicion te hollesishem te te gjithe zones. Ne sediljen e mbrapme ai kishte nje prej oficereve me te mire topografe nga Sukthi i Durresit qe i shpjegonte me hollesi se si quhej çdo koder, se si ishin emertuar lartesite, se si ishte formacioni i tokes dhe shume e shume hollesi te tjera. Kur ai kishte kaluar tubin e ujit te hidrocentralit “Vladimir Iliç Lenin” te gurorja e Dajtit urdheroi qe te ndalej makina.......
    Sui generis

  5. #15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si e organizoi Kadri Hazbiu pushkatimin dhe varrimin e tre gjeneraleve


    Kadri Hazbiu ndaloi te kodra qe ndodhet ne juglindje te fshatit Linze. Urdheroi shoferin e tij te kthehej majtas ne nje rruge zetoresh te Kooperatives se Priskes. Pasi ecen rreth 200 metra, ai u tha te zbrisnin tre oficereve qe ishin ne sediljen e pasme te fuoristrades se tipit «ARO». Ndali ne nje lendine te rrethuar me shqope. Ai dha udhezimet e fundit dhe urdheroi qe te merreshin te gjitha masat qe denimi me vdekje me pushkatim i tre gjeneraleve te realizohej ne kete rreze kodre. Oficeri topograf hodhi ne harte te gjitha detajet e realizimit te operacionit «Voroshillov». Ne oren 16.00, ne oborrin e brendshem te Burgut 313, kishin shkuar tri makinat e tipit «IFA» te Gardes se Republikes. Te tre gjeneralet u transportuan drejt Linzes me tri makina te ndryshme. Te gjitha pikat e Kodit te Procedures Penale u zbatuan me perpikmerine me te larte nga ana e ish-ministrit te Brendshem, Kadri Hazbiu. Ai ishte drejtuesi i ketij operacioni.

    Kadri Hazbiu merr pjese ne pushkatimin e tre gjeneraleve

    Ne oren 21.00 te dates 5 dhjetor 1975, njeri prej oficereve me te afert te Enver Hoxhes, qe i qendroi gjate gjithe jetes prane, i raportoi ministrit te Brendshem per te gjitha urdhrat qe kishte dhene komandanti. Ai i tha se duhej te zbatohej me perpikmeri çdo pike e rregullores se pushkatimit te tre gjeneraleve, te ruhej sekreti, ndersa komandanti pranonte propozimin e tij qe te tre te pushkatuarit te transportoheshin nga Tirana ne Vlore per t’u varrosur ne nje varr te perbashket ne fshatin Vranisht te Vlores. Oficeri topograf i paraqiti ministrit harten me vendvarrimin e tre gjeneraleve. Kadri Hazbiu, qe njihte me detaje çdo mur e çdo ledh te Vranishtit, e pergezoi per vendvarrimin e gjetur. Eshte nje vend i sigurt. Kadri Hazbiu pyeti: “A jane marre masat qe udhetimi per nga Linza ne Vranisht te kryhet naten dhe mengjesi te na gjeje me çdo gje te perfunduar? Mbasi mori aprovimin e oficerit te topografise, ai urdheroi grupin e prokuroreve qe te fillonin procedurat. Procedurat ishin shume te thjeshta. Gjashte police i mbanin per krahu tre gjeneralet, te mbuluar me kapuçon, nderkohe qe toga e pushkatimit kishte zene vend me kohe. Tre gjeneralet, qe ende nuk e besonin se do te pushkatoheshin, ishin si njerez te ngrire. Cigma e asaj mbremjeje e bente akoma me te zeze kete nate pushkatimesh. Kadri Hazbiu qe nga viti 1954, kur kishte marre detyren e ministrit te Brendshem, kishte kryer me shume se 20 mije arrestime me dijenine e tij dhe kishte udhehequr me qindra pushkatime. Ish-luftetari i Çetes plake te Vlores e kishte eren e barutit njesoj si era e parfumit me luksoz te asaj kohe. Oficeret e Sigurimit thoshin qe ai e do eren e barutit shume here me teper se eren e parfumit. Kishte nje aftesi te çuditshme. Ai mund ta dallonte me saktesi se nga çfare lloji gezhoje kishte dale era e barutit qe çlirohej ne ajer pa e pare fare armen qe kishte qelluar. Ai ishte edhe nje mjeshter i percaktimit te balistikes se armes. Rreth ores 22.30, te tre gjeneralet ishin kthyer ne kufoma. Ata ishin pushkatuar pa shume buje, ne nje nate te zeze shendreu, ne nje lendine me dhe te zi, i krijuar nga humusi i mareve qe mbulonin ate zone.


    Nga Tirana ne Vranisht me makinen-frigorifer

    Ne Hozrashotin Nr. 2 te Tiranes, qe ndodhej te Berryli, kishte vetem pak dite qe kishte ardhur nje furgon-frigorifer, i cili perdorej per furnizimin me mish te tregut te Tiranes. Me daten 4 dhjetor 1975, makina ishte parkuar ne oborrin e brendshem te Ministrise se Brendshme. Shoferit te saj i kishin thene se makinen do ta merrte pas tri ditesh. Nje shofer i caktuar nga shefi operativ i Ministrise se Brendshme kishte zevendesuar shoferin e saj. Furgoni-frigorifer erdhi ne momentin qe ishte larguar toga e pushkatimit. Ende pa kulluar mire gjaku nga plaget e shumta qe kishin marre tre te pushkatuarit, u dha urdhri qe te ngarkoheshin ne furgonin frigorifer, pasi duhej te zhvendoseshin urgjentisht drejt nje destinacioni te ri. Ngarkimi i tre trupave u be me shpejtesi te rrufeshme. Ata u hodhen ne karrocerine-frigorifer sikur te ishin tre qen rrugesh dhe jo tre njerez qe kishin krijuar historine e re te ushtrise shqiptare. Ata iken nga kjo bote pa e ditur as vete se pse ishin armiq, pse ishin puçiste, ndersa nuk u kishte shkuar kurre mendja per “Teza te zeza”. Ata thjesht kishin kopjuar rregulloret e ushtrise sovjetike dhe i kishin pershtatur per ushtrine dhe terrenin shqiptar. Ky ishte mekati i tyre. Per kete mekat, dmth per makuterine e komandantit, ata u kryqezuan. Por kryqezimi i tyre ishte shume makaber, shume perçmues, shume racist dhe me 1000 pikepyetje. Nje vend i kapur per gryke nga kriza merrej me pushkatime dhe me perçudnime njerezore. Tre nga miqte me te ngushte te Enver Hoxhes, ne ate nate te zeze dhe te ftohte, udhetonin nga Tirana drejt Vlores....Udhetim i zi, i ideuar nga njerez te mjere, qe kujtonin se nuk do te vinte edhe radha e tyre nje dite....
    Sui generis

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si u gjet varri i tre gjeneraleve ne Vranisht te Vlores me 18 korrik 2000

    Ish-ministri i Brendshem, Spartak Poçi, zbardh misteret e vrasjes se tre gjeneraleve

    Me daten 18 korrik 200, nje prej pese varrmihesve te varrit te perbashket te Beqir Ballukut, Hito Çakos dhe Petrit Dumes, ndihmoi familjaret e tyre qe te gjenin eshtrat. Ish-ministri i Brendshem Spartak Poçi, tregon per gazeten “Albania” se sipas ligjit, dosja 13-fishohej. Çdo dosje e Sigurimit te Shtetit dhe te gjitha dosjet e proceseve te bujshme te diktatures, trembedhjetefishoheshin. Me fjale te tjera, thote ish-ministri, ato beheshin 13 kopje.
    “Ministri i Brendshem apo çdo funksionar i larte i Byrose Politike, - thote zoti Spartak Poçi, - kishte te drejte te dinte vetem vendndodhjen e dy kopjeve te dosjeve te procesit gjyqesor te ish-byroisteve dhe zyrtareve te larte te shtetit”. Sipas tij, dy deri ne tre kopje ishin ne format A3, ndersa 10 kopje ishin ne mikrofilma, qe ne gjuhen e sekretit shteteror quhet “xhaketa”. Nje kopje e “xhaketave” ndodhej e sistemuar dhe e ruajtur ne Arkivin e Shtetit, nje ne arkivin e Ministrise se Brendshme dhe nje kopje tjeter ne tunelet e Mulletit. Kur u vodh thesari i shtetit me 2001-shin, kane humbur dhe nje sasi e konsiderueshme e “xhaketave” te Sigurimit te Shtetit, por dhe nje kopje e tere e proceseve gjyqesore, duke filluar nga Koçi Xoxe, duke vazhduar me grupin e deputeteve, me Teme Sejkon, me tre gjeneralet e ushtrise e duke perfunduar te Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu, qe jane dosjet permbyllese te veprimtarise armiqesore ne dem te Enver Hoxhes dhe Partise se Punes. Ne Mullet ka humbur dhe nje kopje e dosjes se atentatit ndaj Ramiz Alise ne vitin 1988 ne Tropoje. Ish-ministri Spartak Poçi sqaron se kopja, e cila ndodhet ne Ministrine e Brendshme, eshte nje prej kopjeve origjinale. Ai kujton se “kam harxhuar shume kohe nga koha jashte orarit zyrtar duke pare dosjet e pushkatimit te Koçi Xoxes, Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe sidomos nga dosjet e Mehmet Shehut dhe te Kadri Hazbiut. Aty jane te tera dosjet, me te gjitha detajet dhe te ruajtura me shume kujdes”. Aty jane dhe tere provat dhe kunderprovat e proceseve gjyqesore.
    Gazeta “Albania” ka mundur t’i marre nje interviste te plote zotit Spartak Poçi, te cilen do ta botoje ne ditet ne vijim. Zoti Spartak Poçi eshte djali i Dilaver Poçit, drejtorit Politik te Ushtrise dhe ish-komandat i Korpusit te Shkodres, i cili u anatemua dhe u internua ne Belsh te Elbasanit se bashku me grupin e gjeneraleve. Zoti Poçi i kujton me detaje te gjitha ato dite, sidomos menyren se si i internonte Enver Hoxha familjet e gjeneraleve dhe te kuadrove te larte te Ushtrise.
    Ne baze te kopjes se hartes qe ndodhej ne Ministrine e Brendshme dhe me ndihmen e zyrtareve qe komandoheshin nga ministri i Brendshem i asaj kohe, familjareve te Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos u eshte dhene nje ndihme shume e madhe per te gjetur eshtrat e tyre. U hap harta e pushkatimit, u gjeten urdhrat e transportimit te trupave ne Vranisht, por ishte e veshtire qe te gjendej vendi i sakte i varrimit te tyre, pasi nga viti 1975 e deri ne vitin 2000 terreni kishte ndryshuar shume. Vendi i varrimit ne vitin 1975 ishte nje pyll me meshtekna ndersa ne vitin 2000 gjithçka ishte permbysur per shkak te aksionit te Enver Hoxhes, “T’u qepemi kodrave dhe maleve dhe t’i bejme ato pjellore si dhe fushat”. Pas perpjekjeve te shumta u arrit qe te identifikohej varri.

    Po çfare ndodhi ne daten 6 dhjetor 1975 ne Vranisht te Vlores

    Furgoni i tipit frigorifer, me tre trupat e gjeneraleve, udhetoi nga Tirana drejt Vlores me nje shpejtesi te madhe. Ishin marre te gjitha masat qe rruga te ishte e lire. Policia e Qarkullimit Rrugor te Durresit e mori karvanin e kufomave te tre gjeneraleve ne Ndroq te Tiranes dhe ia dorezoi Policise Rrugore te Lushnjes ne kthesen e Divjakes. Ajo e Lushnjes e shpuri deri ne Fier dhe keshtu me radhe. Ne oren 03:00 te dates 6 dhjetor 1975, trupat e tre gjeneraleve kishin kaluar qytetin e Vlores. Ne oren 04:00 ata mberriten ne Vranisht. Dega e Puneve te Brendshme te Vlores kishte marre te gjitha masat. Vend-varrimi ishte percaktuar qe ne dreke, nderkohe qe varret ishin hapur ne muzg. Varrin e perbashket e ruanin ushtaret e Gardes, nderkohe qe varrmihesit prisnin diku aty afer. Sapo mberriti furgoni u dha urdhri per te mbuluar tri kufomat. Gjithe procedura e varrimit te tyre ka zgjatur vetem 30 minuta. Ata u mbuluan dhe vendi ne harte u shenua nen driten e nje feneri me vajguri, nga ata qe perdorte ushtria. Perfaqesuesi i Kadri Hazbiut i raportoi atij me radio. Kadri Hazbiu ate nate e gdhiu ne Shtepine e Pritjes ne Vlore. Nga Vlora u be dhe raporti per Enver Hoxhen ne lidhje me mbylljen e procedurave. Dosjes iu vu numri 1230 dhe me kete numer ndodhet ne Arkivin e Ministrise se Brendshme.

    18 korrik 2000, si i njohen familjaret tre gjeneralet

    Per familjaret e tre gjeneraleve ishte nje fitore shume e madhe gjetja e eshtrave. Te pakten ata do t’i merrnin dhe do t’i varrosnin te afermit e tyre. Pas nje odiseje 10-vjeçare te tria familjeve me ne fund u erdhi dhe çasti final. U gjeten eshtrat e tre gjeneraleve, te cilat ndodheshin ne nje varr te perbashket. Familjaret i njohen nga dhembet dhe nga gjatesia e trupit. Enver Hoxha, kur i kishte varrosur, nuk u kishte lene asnje unaze dhe asnje shenje tjeter. Ai nuk u kishte varur as medaljonin qe u varet ne te tilla raste atyre qe pushkatohen. Ne gjuhen juridike quhet “Matikull”. Enver Hoxha, per te mos u gjetur kurre trupat e tyre, nuk u kishte vene “Matrikullin”. Aq larg kishte shkuar ai ne hitlerianizmin e tij, sa i varroste ne vendvarrime sekrete. Familjaret kurre nuk e mesonin varrin. Kete gje nuk e ka bere asnje udheheqes diktator ne bote. Por pas 1967-s ai hoqi fene, vuri ne ligj dhe vendvarrimin sekret per te gjithe ata qe pushkatoheshin. Madje ai shkoi me tej. Nese ishe i denuar me burgim ordiner dhe vdisje kur te kishte mbetur akoma kohe denimi, te varrosnin ne territorin e burgut derisa te plotesohej denimi. Nese kishe ndonje te aferm gjalle, atehere te jepnin eshtrat, ne te kundert jo. Keshtu eshte vepruar me shume nga femijet e ish-byroisteve dhe zyrtareve te larte te diktatures qe vdisnin ne burg. Familjaret nuk i merrnin dot eshtrat.
    Sui generis

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zbardhet letra e Beqir Ballukut për Enver Hoxhën

    Gjashtë muaj pasi ishin pushkatuar Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako, Enver Hoxha në mbledhjen e Kuvendit Popullor, më datën 6 maj 1976, bën një ndër gafat e mëdha. Tre gjeneralët nga burgu i kishin bërë një letër sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë Enver Hoxha dhe kryetarit të Kuvendit Popullor Haxhi Lleshi që t’u falte jetën. Në këtë letër, Beqir Balluku kërkonte që vendimi i Gjykatës së Lartë për dënimin e tij me vdekje të shndërrohej në një vendim më të butë. Kjo letër ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Brendshme në Kutinë Nr. 611. Letra mbërriti në Komitetin Qendror dhe sekretari i Enver Hoxhës, për të plotësuar burokracinë, e përcolli letrën në adresë të Kuvendit Popullor. Letra bëri një rrugë të gjatë dhe më 6 maj 1976 në krye të axhendës së punimeve të Kuvendit Popullor ishte vënë diskutimi i letrës së Beqir Ballukut dhe i dy gjeneralëve të tjerë për t’u falur jetën. Sapo u hap mbledhja, Enver Hoxha merr letrën në dorë dhe thotë: “Hë mo, si thoni, t’i pushkatojmë këta”. Ai lexoi emrat e tre gjeneralëve. Sallën e mbërtheu një heshtje varri pasi të tre gjeneralët kishin tre muaj që ishin pushkatuar. Më e keqja ishte se askush nuk e dinte varrin e tyre, kur në sallën e Presidiumit të Kuvendit Popullor luhej një komedi shumë e turpshme. Një komedi që i shokoi të gjithë ata që ishin të pranishëm. Askush më mirë se Enver Hoxha nuk dinte të tallej dhe të përçmonte vdekjen e viktimave të tij. I vetmi që guxoi e i tha se tre gjeneralët kishin tre muaj që ishin pushkatuar ishte heroi i romanit “Përsëri në këmbë”, Nedin Hoxha. Pasi kaluan rreth dy minuta heshtje varri, komandanti me buzëqeshjen e tij karakteristike, që në të tilla raste i merrte një lloj nuri tjetër, tha: “Meqë pika e parë qenka ekzekutuar, të kalojmë në pikën e dytë”.

    Çfarë shkruante Beqir Balluku në letrën e tij

    “I shtrenjti shoku Enver. I bindur se nuk jam armik i popullit dhe i partisë, nuk kam kryer asnjë lloj krimi dhe duke qenë një komunist i vendosur dhe i devotshëm kërkoj që ju të rishikoni masën e dënimit tim nga Gjykata e Lartë. Në sallën e gjyqit më lexuan vendimin gjyqësor “Vdekje me pushkatim”. Unë asnjëherë nuk kam menduar se do të vinte një ditë që do të dënohesha si tradhtar i idealeve të partisë dhe të popullit tim. E them këtë sepse asnjëherë nuk ia kam pasur me hile partisë. Ju më njihni shumë mirë se unë kam qenë një bashkëluftëtar i ditëve të vështira me ju dhe tërë shokët e tjerë të byrosë. Më kanë dënuar padrejtësisht dhe pa bërë analizën e thellë të gabimeve të mia. Pas një hetuesie të gjatë prej 11 muajsh, unë thashë vetëm të vërtetën. Kam bërë gabime, por kurrë nuk jam armik. Kurrë nuk kam shkelur vijën e partisë. Në këto kushte, unë kërkoj që të më falet jeta”. Kështu shkruhet në letrën e fundit të Beqir Ballukut për Enver Hoxhën. Balluku dhe në sallën e gjyqit e kundërshtoi trupin gjykues dhe nuk pranoi që t’u përgjigjej shumë pyetjeve. Përkundrazi, ai u tha gjykatësve se të gjitha ia ka dërguar Enver Hoxhës në një numër të madh letrash dhe e ka sqaruar pozicionin e tij me shumë detaje dhe me hollësi. Këto letra nga ana e gjykatësve në sallën e gjyqit u përdorën kundër Beqir Ballukut dhe gjeneralëve. Gjykatësi në sallën e gjyqit u tha: “Ju tani jeni armiq të betuar të popullit dhe të partisë dhe Enver Hoxha nuk ka nevojë për paçavure të tilla. Ai ka një besim shumë të madh te drejtësia popullore”. Vendndodhja e letrës është konfirmuar jo vetëm nga ish-ministri i Brendshëm Spartak Poçi, por edhe nga tre ish-ministra të tjerë të Brendshëm të qeverisjes socialiste. Të gjithë ministrat e Brendshëm që nga viti 1992 u kanë kushtuar shumë kohë studimit të dosjeve të vrasjeve të diktaturës komuniste. Në ditarin e tij, ish-ministri i Brendshëm Perikli Teta u kushton një rëndësi të veçantë dhe zbardh shumë e shumë mistere.

    Tre gjeneralët nuk kishin asnjë lajm nga familjet e tyre

    Por një tjetër dhimbje e madhe për tre gjeneralët e dënuar me vdekje ishte fakti se ata nuk kishin asnjë lajm për familjet e tyre. Po ashtu, familjarët e tyre nuk kishin asnjë lloj lajmi për ata. Në sallën e gjyqit dhe në 11 muaj hetuesi, tre gjeneralët u ballafaquan me rreth 200 dëshmitarë, por asnjëherë s’u takuan me familjarët e tyre. Se si dhe ku takoheshin me gjeneralët e me dëshmitarët dhe si bëhej hetuesia e tyre gazeta do të shkruajë në numrat e ardhshëm. Të tre gjeneralët kërkuan të dinin diçka për familjet e tyre. Ata i kërkuan informacion për vendin e internimit të familjeve të tyre, por asnjëherë nuk mësuan se ku ishin familjet dhe se cili ishte fati i tyre. Ata u pushkatuan pa parë njerëzit më të shtrenjtë. Një metodë çnjerëzore e diktaturës. Për ta kujdesej personalisht Enver Hoxha dhe ata izoloheshin me të gjitha mënyrat nga kontaktet me familjet dhe të afërmit e tyre. Viktimë e këtij mekanizmi ishin dhe tri familjet e gjeneralëve. Nga ky izolim, Enver Hoxha ka mundur të zhdukë njëherë e përgjithmonë shumë gjurmë të krimeve të tij të diktaturës.
    Sui generis

  8. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kur themelohej Partia Komuniste

    Nje nder legjendat e ngritura nga propaganda e periudhes se diktatures komuniste ishte ajo e rolit udheheqes te Enver Hoxhes ne parti qe nga 8 nentori i vitit 1941. Historiografia komuniste zyrtarizoi diktatorin si “Themeluesi i Partise” dhe drejtuesi i saj qe ne oret e para. Ne te vertete, sic e kane treguar dokumentet e mevonshme qe kane dale ne drite pas permbysjes se regjimit komunist, Enver Hoxha ishte vetem nje nga 15 pjesemarresit e mbledhjes qe themeloi Partine Komuniste Shqiptare dhe ndoshta me i parendesishmi. Hyrja e tij ne “lojen politike” ishte nje rastesi fatlume, pasi, sic do ta tregonte edhe vete me vone, ne momentet e sinqeritetit te detyruar, ai ishte atje vetem sepse e kishte thirrur Koco Tashkoja, udheheqesi i Grupit Komunist te Korces, njeri me influence te padiskutueshme ne qarqet intelektuale dhe perparimtare te kohes.

    Pervec 15 komunisteve shqiptare te mbledhur ne nje shtepi te vogel tiranase, ne mbledhje ishin edhe dy perfaqesues jugosllave, Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha. I pari ishte liruar nga nje aksion i partizaneve shqiptare ne burgun e Peqinit dhe kishte marre ne dore koordinimin e punes per krijimin e partise shqiptare. I dyti kishte mberritur nga Jugosllavia per te ndihmuar Popovicin. Shume shpejt ajo dyshe do te merrte ne dore fatet e levizjes antifashiste shqiptare dhe do t’i lidhte fort pas qerres serbe deri ne vitin 1948.

    Dushan Mugosha tregonte hapur urrejtjen per shqiptaret. Kete e deshmojne shume persona qe paten rastin te kishin te benin me te. Kjo eshte konfirmuar edhe ne librat me kujtime te diktatorit. Ndersa Miladini pershkruhet si “babaxhani” dhe “malazezi qe donte shqiptaret”. Ne te vertete, me urdhrin e Miladin Popovicit e Dushan Mugoshes jane vrare ne Shqiperi qindra shqiptare, duke perdorur vegla drejtuesit e PKSH-se te zgjedhur prej tyre. Me urdhrin e Miladin Popovicit jane vrare mijera shqiptare edhe ne Kosove, ku ai punoi pasi u kthye nga Shqiperia.

    Partia Komuniste Shqiptare nga 8 nentori i vitit 1941 e deri ne mars te vitit 1943 nuk kishte udheheqes. Ne Plenumin e Beratit, diskutantet e shumte nxoren ne drite te verteten e madhe: Askush nuk udhehoqi per me shume se nje vit PKSH-ne, pasi Miladini nuk kishte vendosur se kush do te ishte lideri i ardhshem i shqiptareve. Deri ne ate periudhe, por edhe me vone, levizja komuniste drejtohej nga dy jugosllavet, te cilet kishin “shqiptarizuar” emrat ne Ali Gostivari (Miladin Popovici) dhe Sali Murati (Dushan Mugosha). Themeluesi i Partise vetem kunderfirmoste urdhrat e jugosllaveve, me cilesine e anetarit te Komitetit Qendror te Perkohshem.



    Nga fjala ne Plenumin e Beratit



    8 nentor 1941

    Enver Hoxha: Hyrja ime ne PKSH

    Kur une mora pjese ne Levizje me Grupin e Korces, puna zhvillohej ne menyre konspirative. U afrova me keta shoke dhe u gjenda afer Koco Tashkos. Te tjeret kujtonin se une isha kryetar i punes, nje nga kreret, por une isha vetem nje simpatizant, une nuk isha anetar. Kur u formua Partia dhe u gjenda ne Komitetin Qendror, ketu hyra me propozimin e Kocos. Une s'kisha eksperience, ose kisha me pak se te tjeret, qofte nga shoket e Grupit te Korces, qofte nga te Grupit te Shkodres. Ata ishin futur me aktivisht ne punen e grupeve.

    1941-1943

    Si funksiononte Komiteti Qendror

    Per sa i perket pergjegjesise ne Komitetin Qendror provizor, kjo ishte elastike; asnjeri s'kishte nje pergjegjesi te caktuar. Vetem emrin e kishte Komitet Qendror. Une tani po e marr vesh nga Baca se atje Tuku ka qene sekretar politik. Si u be qe une qendrova prane Aliut? Kete s'e di. Por fakti eshte qe une qendrova. Une dukesha si me i preferuari i Aliut. Ai kishte besim te madh te une.

    Mbledhja e Labinotit zgjedh kreret

    Shoket folen si u zgjodh Komiteti Qendror, si u zgjodh edhe Byroja. Do te theksoj zgjedhjen time si sekretar politik. Aliu s'kishte besim tek asnjeri, vec meje. Une nuk di per vendimin qe u mor per kete, por di qe Aliu e mbrojti tezen, qe une te isha sekretar politik. Propozimin e bene Doktori (Ymer Dishnica) dhe Miladini. Kjo gje me ra si nga qielli, prandaj u thashe qe nuk e beja dot. E refuzova ne fillim, pse m'u duk e zorshme detyra e sekretarit politik, pasi une s'kisha bere as me pak e as me shume se shoket e tjere. Madje, u thashe qe sekretar politik te caktohej Koci. Pa realizuar mire funksionin e sekretarit politik, une pashe ne vija te pergjithshme se kjo qe nje gje e madhe per mua, pse une e njihja veten. Kjo gje me ka renduar ne veten time, jo vetem atehere, por edhe me vone, deri me tani.
    Sui generis

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dekreti, amnistia per Zogun, Kupin dhe Koliqin

    Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi me 5 janar 1956, te lehtesoje denimet, ne rast te kthimit ne Shqiperi te 220 personave te akuzuar per krime te ndryshme

    Pushteti komunist u ka ofruar kthimin ne Shqiperi, ne vitin 1956, disa prej figurave me te njohura te periudhes se para dhe gjate luftes, te cilet kundershtonin drejtimin e Enver Hoxhes. Me nje dekret te posacem, Presidiumi i Kuvendit Popullor, qe udhehiqej nga Haxhi Lleshi dhe me sekretar Sami Bahollin, ka percaktuar 220 persona si perfitues te amnistise. Mes tyre spikatin Ahmet Zogu, Abaz Kupi, Ernest Koliqi, Eqerem Bej Vlora, Ali Kelcyra dhe Qazim Mulleti.

    Dekreti i firmosur nga Haxhi Lleshi, pas propozimit te qeverise, vlereson se, “pas clirimit te atdheut nga zgjedha e okupatoreve nazifashiste, permbysjes se regjimeve feudalo-borgjeze dhe vendosjes se pushtetit popullor, gjate ketyre 11 vjeteve populli shqiptar ka arritur suksese te medha”. Nder keto suksese renditen forcimi i rendit demokratik popullor, zhvillimi i ekonomise, ngritja e nivelit material dhe kulturor te popullit, si dhe forcimi i pozites nderkombetare te Republikes Popullore te Shqiperise.

    Ne te njejtin dekret shkruhet se qellimi i amnistise se ofruar per 220 personat e arratisur jashte atdheut, eshte “t’u jepet mundesia te behen te dobishem per Republiken Popullore te Shqiperise”. “(Ata) kane kryer krime gjate regjimeve antipopullore, gjate Luftes Nacional-Clirimtare ose pas clirimit te atdheut”, vijon dekreti me numer 2205. Masa e propozuar ne janar 1956 ka parashikuar perjashtimin nga pergjegjesia penale “per te gjithe shtetasit shqiptare qe kane kryer krime dhe qe ndodhen te arratisur jashte shtetit, ne qofte se kthehen ne Republiken Popullore te Shqiperise brenda dates 31 dhjetor 1957”. “Shtetasve qe kthehen - thuhet ne vendim - u sigurohen te gjitha te drejtat sic do qytetari tjeter te Republikes”.

    Nderkohe, nga amnistia jane perjashtuar “te gjithe ata te arratisur qe kane kryer krime te renda kundrejt popullit dhe Atdheut”. Megjithate eshte vendosur se “kthimi vullnetar i tyre ne Republiken Popullore te Shqiperise do te konsiderohet si rrethane lehtesuese per krimet e kryera”. Presidiumi i Kuvendit Popullor ka ngarkuar Keshillin e Ministrave “te marre te gjitha masat e nevojshme per te lehtesuar kthimin ne Atdhe dhe per te sistemuar ne pune te gjithe ata qe do te kthehen ne baze te kesaj amnistie”.

    Pavaresisht dekretit dhe masave lehtesuese te ofruara, humanizmi i pushtetit te drejtuar nga Enver Hoxha u refuzua nga kundershtaret kryesore te sistemit komunist.



    Perfitojne nga amnistia:



    1 - Ahmet Xhemal Zogolli

    2 - Abaz Hasan Kupi

    3 - Azem Mustafa Shehu

    4 - Avdul Emin Kadiu

    5 - Alo Muke Luarasi

    6 - Asllan Zenel Cenaj

    7 - Ali Hajdar Nivica

    8 - Ahmet Lahe Kuka

    9 - Ajdin Qazim Mato

    10 - Avdulla Murat Kaloshi

    11 - Ali Kajmak Tubova

    12 - Adem Jonuz Shameti

    13 - Allaman Ismail Cupi

    14 - Ago Shero Agaj

    15 - Aziz Reshit Bicaku

    16 - Asim Shefqet Jakova

    17 - Ali Xhelal Kelcyra

    18 - Abaz Fejzo Ermenji

    19 - Bejrush Azem Kosova

    20 - Beqir Shaban Maloku

    21 - Bejce Xhemal Turani

    22 - Bardhok Shkurt Markaj

    23 - Bajazit Iso Buletini

    24 - Dod Nikoll Gruga

    25 - Dod Bardhok Gjini

    27 - Dilaver Hasan Kacuqi

    28 - Demo Veli Tafani

    29 - Dilaver Dine Begu

    30 - Dhimiter Miho Maksakuli

    31 - Enver Mehrnet Shaska

    32 - Enver Selman Dangllije

    33 - Emln Ali Gocellri

    34 - Emin Dalip Lamce

    35 - Eqrem Hysen Peshkopija

    36 - Enver Halim Risilija

    37 - Eqrem Bej Vlora

    38 - Eqrem Bej Libohova

    39 - Eqrem Mahmut Telhaj

    40 - Ernest Shan Koliqi

    41 - Frok Ndue Dushi

    42 - Ferit Beqir Sino

    43 - Fiqiri Dine Begu

    44 - Faik Shaqir Quku

    45 - Galip Xhemal Sojli

    46 - Gani Beg Kryeziu

    47 - Gjon Lulash Destanishto

    48 - Gjon Mark Jaku

    49 - Gjon Marko Cupi

    50 - Gjon Gjeto Vokri

    51 - Gjon Marko Ndoi

    52 - Gjon Marko Gjoni

    53 - Hysen Osman Vercani

    54 - Hamza Asllon Drini

    55 - Hasan Brahim Lepenica

    56 - Hazis Sako Hazizaj

    57 - Hysni Banush Pipa

    58 - Hetem Homi. Xhero

    59 - Hasan Shchin Velcani

    60 - Haki Shefik Shehu

    61 - Halil Selman Alia

    62 - Hafuz Selmon Hose

    63 - Hiqmet Elmas Meco

    64 - Halim Ali Begeja

    65 - Hysen Halit Selmani

    66 - Hasan Kadri Dosti

    67 - Hiqmet Soil Delvina

    68 - Haki Rushit Shehu

    69 - Ismet Hasan Hoxha

    70 - Izet Zenel Vrazhdo

    71 - Isan Abdi Toptani

    72 - lsuf Belishova

    73 - Isuf Maksut Baruti

    74 - Islam Soli Dobra

    75 - Isak Selman Alia

    76 - Imer Sulejrnan Keqi

    77 - Ismail Nebi Sefa

    78 - Ismail Shefqet Verlaci

    79 - lrfan Allamo, Ohn

    80 - Iso Hozis Manastirlliu

    81 - Irfan Rustem Goskovo

    82 - Isuf Muhamet Luzi

    83 - Jorgji Rafoil Ruco

    84 - Jonuz Hysen Ndreu

    85 - Jahja Selmon Moncaku

    85 - Jonuz Shaban Culi

    87 - Kujtim Bektash Cokroni

    88 - Kadri Hysen Morina

    89 - Kol Ndue Froku

    90 - Kol Prend Doda

    91 - Kajo Moksut Tresovo

    92 - Kosta Harollamb Korojani

    93 - Kamber Selman Alia

    94 - Kolem Ibrahim Xhepaxhiu

    95 - Kadri Hajredin Cakrani

    96 - Kol Bib Mrakaj

    97 - Limos Vehip Runa

    98 - Liman Liman Peposhi

    99 - Lefter Vasil Guveli

    100 - Lutfi Muhamet Spahiu

    101 - Llesh Marko Doda

    102 - Miftar Zenel Spahiu

    103 - Mark Prel Marku

    104 - Mustafa Banush Korocka

    105 - Meto Feta Kalhri

    106 - Mumbareq Murat Toptani

    107 - Marko Dod Gjini

    108 - Mark Frano Traboini

    109 - Mark Pashk Pellumbaj

    110 - Met Hasan Xherahi

    111 - Mustafa lsmail Doko

    112 - Mark Bib Vokri

    113 - Mark Tunxh Myftari

    114 - Mark Zef Ndreca

    115 - Muhedin Hajdar Nivica

    116 - Musa Rexho Hasani

    117 - Mehmet Karaman Lutaj

    118 - Muhamet Hysen Poli

    119 - Mustafa Mehmet Merlika

    120 - Muharem Nezir Bajraktari

    121 - Mehmet Baki Alltuni

    122 - Mehmet Alem Alemi

    123 - Mato Murat Miftaraj

    124 - Muhedin Osman Haxhiu

    125 - Neshat Tefik Kolonja

    126 - Ndue Mark Lola

    127 - Nikoll Dod Prenga

    128 - Ndue Jak Zefi

    129 - Ndue Jak Bajraktari

    130 - Ndue Marko Bejraktori

    131 - Ndue Lush Martini

    132 - Ndue Gjon Gega

    133 - Ndrec Ndue Tuci

    134 - Nexho Dule Beleri

    135 - Nik Sokol Cuni

    136 - Nikoll Mark Gjon Markaj

    137 - Ndue Pjeter Gjon Markaj

    138 - Nesti Josif Kopeli

    139 - Nuredin Bej Vlora

    140 - Nuri Isuf Dino

    141 - Osman Ali Velja

    142 - Pandeli Stefan Papalilo

    143 - Pal Mark Lola

    144 - Pjeter Kot Preci

    145 - Prend Ndue Kaziu

    146 - Preng Frok Previzi

    147 - Pal Bib Mirakaj

    148 - Pandelejmon Kristo Kotoko

    149 - Qemal Mustafa Sqeca

    150 - Qazim Azem Cakerri

    151 - Qazim Neki Libohova

    152 - Qazim Reshit Mulleti

    153 - Qani Emin Lesko

    154 - Qazim Sulo Prodani

    155 - Reis Shero Agaj

    156 - Ramis Faslli Gjllani

    157 - Ramis Mehmet Hoxha

    158 - Ramadan Ismail Kocaj

    159 - Rexhep Muslli Krosniqi

    160 - Ruhi Vehip Runa

    161 - Rexhep Mahmut Mitrovica

    162 - Reshat Dervish Bicaku

    163 - Rauf Haredin Fratari

    164 - Rexhep Refat Beqiri (Dervish Rexhepi -

    165 - Skender Muco Metohu

    166 - Sul Ramadan Zdrnva

    167 - Sulo Banush Pipa

    168 - Syrja Shefik Shehu

    169 - Sofa Bej Vlora

    170 - Sabaudin Shefqet Haxhiu

    171 - Selman Hysen Kukaleshi

    172 - Seit Qazim Demneri

    173 - Selaudin Hysen Sula

    174 - Selman Banush Zhurka

    175 - Sami Ali Caushoj

    176 - Stavro Kristo Kokali

    177 - Subi Idris Topulli

    178 - Seit Beg Kryeziu

    179 - Sadik Ficor Premtia

    180 - Shaban Feta Peshtani

    181 - Shaip Skendo Sadikaj

    182 - Shyqyri Dervish Bicaku

    183 - Tajar Mehmet Shaska

    184 - Tahir Shaban Zajmi

    185 - Tahir Hajdar Voto

    186 - Turan Vesel Aliko

    187 - Teki Isuf Xhindi

    188 - Tahir Avdulla Hoxha

    189 - Tahir Ali Kolgjini

    190 - Theodhor Nikolla Stamati

    191 - Theodhor Rofoil Ruco

    192 - Thimjo Vasil Loli

    193 - Vasil Dhimiter Alarupi

    194 - Vehbi Mehdi Frasheri

    195 - Veledin Bilbil Capaj

    196 - Vat Mal Pellumbaj

    197 - Veip Xhemal Runa

    198 - Xhevat Galip Kallajxhiu

    199 - Xhemil Hysen Dino

    200 - Xhafer Zenel Mece

    201 - Xhemil Meco Rapaj

    202 - Xhelal Sulce Beg Bushati

    203 - Xhem Sadri Byberaj

    204 - Xhemal Ibrahim Asllani

    205 - Xhelal Dervish Mitrovica

    206 - Xhafer Ibrahim Deva

    207 - Xhevdet Hajdar Blloshmi

    208 - Xhemal Brahim Aranitasi

    209 - Xhelal Hysni Staravecka

    210 - Xheladin Rexhep Tresova

    211 - Xhelal Xhemal Zogolli

    212 - Ymer Jakup Cakallozi

    213 - Zef Zog Zogu

    214 - Zef Marka Gjoka

    215 - Zeqir Jashar Hoxhi

    216 - Zyber Mahmut Hasanaj

    217 - Zef Marka Cupi

    218 - Zef Preng GJoka

    219 - Zenel Sali Kollolli

    220 - Zef Shuk Sereqi
    Sui generis

  10. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Si e mashtrova Sigurimin, une majori i rreme Xhaferr Kanani”

    Eshte po ai, oficeri i rreme i Sigurimit te Shtetit. I afte te krijoje situata si atehere ne vitet ‘60, si dhe te vere ne loje, me shaka sigurisht, per te treguar se ka nje inteligjence natyrale te rralle. Xhaferr Kanani ishte vetem 25 vjeç kur iu fut aventures, e cila do te sfidonte “vigjilencen revolucionare” te Sigurimit te Shtetit. Tete muaj ai do te ishte kapiten dhe major i organit me te rrepte te diktatures komuniste ne Shqiperi. Nga Kalivaçi i Tepelenes erdhi ne Tirane dhe me pas, teksa deshironte ta linte Shqiperine, te arratisej ne Kalane e Shkodres, takimi i Xhaferrit me nje kapter te Deges se Puneve te Brendshme te qytetit verior ndryshoi gjithçka. I prezantuar si kapiten i Ministrise se Brendshme dhe perfaqesues special i Kadri Hazbiut. Nje fejese me vajzen qe e dashuroi qe me shikimin e pare e shnderroi Xhaferrin nga njeri qe tentonte te arratisej ne “oficer” te Sigurimit te Shtetit. Kur Sigurimi vertetoi qe vajza me te cilen ai dashurohej kishte biografi te mire, fejesa ne prezence te drejtuesve te Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres, e fiksuar ne celuloid, u be premise per nje jete me “lavdi”. Xhaferri do ta luante me mire se askush nga moshataret e tij rolin e idhullit te se dashures se tij, oficerin e Ministrise se Brendshme. Sa darka, dreka, ceremoni, biseda, mendime ka dhene ky njeri ne rolin e ekspertit te sherbimit te fshehte, qe ne te vertete nuk ishte askush. Dy deget e brendshme me kryesore te drejtuara nga njerez me eksperience ne Ministrine e Brendshme, ajo e Durresit dhe e Shkodres, do te ishin totalisht “nen varesine” e oficerit te rreme me emrin Xhaferr Kanani. Tete muaj kombinacion nuk kishte se si te perfundonin me hapy-and per 25-vjeçarin. Askush nuk e pikasi kombinacionin e tij. Kanani, duke mos gjetur asnje rrugedalje, vendosi pas kontaktit me nje bashkefshatarin e tij oficer te vetedorezohej dhe te deklaronte perpara kryetarit te njeres prej degeve ku ai kishte luajtur kombinacionin personal se ishte i rreme. Bashkebiseduesi i tij, nje oficer madhor dhe drejtues i Deges se Puneve te Brendshme te Durresit, u shastis kur mesoi se Xhaferri ishte askushi dhe kishte luajtur “me buken e femijeve te tij”. Rasti “Kanani” ose majori i rreme i Sigurimit, “mori me qafe” mjaft kuadro te Sigurimit te Shtetit ne ate kohe, te cilet nga “sykalter” ishin shnderruar ne syleshe. Nje problem i madh do te lindte ne Ministrine e Brendshme per mungesen e vigjilences te organit me kompetent, leves se diktatures, Sigurimin e Shtetit. Kadri Hazbiu nxinte, Mehmet Shehu ishte terbuar, Hysni Kapo, krahu i djathte i Enver Hoxhes, do ta analizonte deri ne detaje ngjarjen qe e diskretitonte krenarine e shtetit te asaj kohe. Mbledhje pas mbledhjesh, kreret e larte te shtetit te asaj kohe me vete vleresonin aftesine e Xhaferr Kananit per te depertuar deri ne kombinacione, zbardhje urdhrash sekrete, arrestime, njohje me situata dhe dokumentacine sekrete, dhenie mendimesh per lirimin e te arrestuarve nga organet e dhunes ne Durres dhe ne Shkoder, por partishmerisht ata ishin totalisht kunder asaj qe kishte ndodhur nga marsi deri ne tetor.
    Hetuesite e gjata, shtrengimet e torturat nuk vertetuan akuzen per te cilen i riu nga Kalivaçi akuzohej: tradhti ndaj atdheut dhe venie ne sherbim te agjenturave te huaja. Xhaferri do te studiohej si rast i rralle kur nje fshatar me inteligjence natyrore arrinte te sfidonte kuadro te pergatitur te Sigurimit te Shtetit ne shkollat me te mira te KKB-se. Per vite me radhe, Dega e Sigurimit ne ish-Shkollen e Ministrise se Brendshme do ta studionte fenomenin “majori i sigurimit” si rastin absolutisht ekstrem ku nje njeri sfidonte vigjilencen revolucionare te syrit, veshit dhe trurit te sistemit te Enver Hoxhes. Nje histori qe ka mbetur gjate ne mendjen e bashkekohesve te Xhaferr Kananit, fenomenit te mashtrimit dhe “te marrit” qe guxoi te sfidonte vigjilencen revolucionare te asaj kohe. Ai vuajti 11 vjet burg per shtate muaj ne detyren e rreme te te derguarit special te Kadri Hazbiut ne dy deget e brendshme, ne ate te Durresit dhe te Shkodres. Kjo eshte nje histori e pashkruar deri tani, por qe do te sillet per te gjithe lexuesit e gazetes “Albania” nepermjet rrefimit te Xhaferr Kananit.
    Ju jeni i njohur me nofken “Majori” i Sigurimit te Shtetit. Kush jeni ne te vertete?
    Une jam Xhaferr Mehmet Kanani, nga Kalivaçi i Tepelenes dhe aktualisht banoj ketu ne Tirane, ne nje shtepi me qira, ne afersi te fabrikes se birres “Tirana”.
    Perse njerezit ju therrasin Major?
    Nuk kam qene asnjehere major, por kjo nofke lidhet me nje histori timen personale rreth 47 vjet me pare ne Shkoder.
    A do te thote kjo qe ju nuk keni dashur asnjehere te sherbeni ne Forcat e Armatosura te asaj kohe?
    Do te kisha dashur shume, por nuk me lejonte biografia e keqe, e cila do te me ndiqte pas deri ne vitin 1992.
    Cila eshte “biografia” juaj?
    Une jam nga Tepelena dhe rrjedh nga nje familje me tradita te hershme patriotike dhe me miqesi te zgjeruara nga Picari i Gjirokastes, Karkanjoz i Beratit, e deri ne Veleshnje te Skraparit dhe Dukat te Vlores. Babai im ishte nje besimtar i sektit bektashian. Mbetem pese jetime pas pushkatimit te babait, ne vitin 1944. Ne moshen 17-vjeçare, ngaqe nuk punoja dot ne miniere, shkova ne Patos dhe me pas erdha ne Tirane.
    Si nisi historia juaj, e cila ju beri dhe personazh te vitit 1960?
    Nje shoku im me kishte ftuar ne shtepine e tij ne Velipoje, me mendimin per t’u larguar jashte shtetit, ne Mal te Zi. Ishte mars i vitit 1960. Perpara se te mberrija ne shtepine e shokut tim, thashe t’i hidhja nje sy qytetit te Shkodres dhe te vizitoja kalane e Rozafes, monument historik i kryeqendres se Veriut te Shqiperise. Aty takova nje kapter policie, Petro Gori nga Fieri, i cili ishte i plotfuqishem ne ate zone. Me te shkuam ne kala, pasi isha prezantuar si oficer i Ministrise se Brendshme. I thashe kapterit se kisha deshire te njihesha me nje vajze, e cila kishte ardhur me kolektivin e Artizanatit te Shkodres per te festuar 8 Marsin. Kapteri me ndihmoi. Fola me vajzen dhe e pashe qe deshira e saj per t’u njohur me nje oficer kishte qene e madhe. Keshtu, dashur-padashur iu futa aventures rinore per t’u ingranuar si oficer i rreme ne Sigurimin e Shtetit dhe nuk e mendova se kjo aventure do te me kushtonte me pas. Isha vetem 25 vjeç dhe vetem per hater te vajzes rriskova vite te tera burg nga jeta ime. Kapter Petros i thashe se doja te fejohesha me vajzen, emrin e se ciles nuk dua ta permend per arsye etike dhe njerezore. Kapterit i kisha thene se isha kapiten i pare i Sigurimit dhe rrija gjithmone civil. Ai me premtoi se punes se fejeses sime do t’i futej seriozisht, pasi ishte dhe i plotfuqishmi i zones ku punonte dhe vajza. Ai bisedoi me shoqet e saj dhe me pas me vete vajzen, se ciles i tha per mua se kush isha. Pra i tha ate qe i kisha thene une, por qe nuk ishte aspak e vertete. Vajza kerkoi te bisedonim me dajen e saj dhe ashtu u be. Keshtu puna ime mori nje drejtim tjeter. Shkova te shoku im ne Velipoje, ai iku u arratis dhe me dha nje shume lekesh, pasi ato nuk do t’i nevojiteshin me kur te shkonte jashte. Shoku im sot gjendet ne Luksemburg. Mua me duhej te vazhdoja lojen e kapitenit te pare te Sigurimit dhe mesova se kapteri me te cilin isha njohur kishte raportuar ne Degen e Puneve te Brendshme te kryetari, te kolonel Skender Vinçani dhe zevendesi i tij.
    Sui generis

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Shqipëria
    Nga ClaY_MorE në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 19-08-2010, 05:55
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •