Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11

Tema: Tepri...

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    tepri...

    dje...
    nje dje'he
    I shkundi vjeshta te gjitha gjethet
    me to thur sot '
    nje dite pune,
    te plote.
    I mbledh me grapuje
    disa te nxira, si trupa te harruar
    pa varre,
    te vrame pabesisht
    tinzisht.
    disa te tjera zverdhonin ende
    ne ndonje vije uji.
    Keto gjethe
    te kesaj vjeshte
    qe une i mbledh me diten time te punes
    e i bashkoji me grapuje
    jane gjethe lisi!
    Po po bash gjethe lisi jane.
    Ka qene dikur
    ne nje dikur jo te larget
    atje ne maje
    ne secilen maje te secilit lis
    fillimisht si syth,
    me vone te jeshilta
    e kane jetuar ne harmoni
    me ajrin, me deget e trungun
    sakaq u mbaron jeta
    me nje te shkundur
    te eres
    eres qe perdridhet ne sfilaten
    e stines tjeter.
    terhiqen prej seciles fryme
    ose rryme
    uji,
    kur ka uji burimi nenperafer lisit.
    Keto maje-jete-baruarat
    ne mos mblidhen,
    shkilen
    prej seciles kembe te secilit kalimtar
    sadokembesh qofte.
    Nuk e di pse po i bie kaq gjate
    punes se gjetheve
    se nuk po me dhimben kaq shume,
    jo!
    -Po...
    keqia e te mires se keqe
    eshte se po me duket vetja gjethe!
    Vecse ...
    nuk e di , e rene a ne dege jam?!
    Kudo qofsha... e gjethe ne mos qofsha
    di se moshen e mbarueshme te gjethes kam
    e kam me u shkund e me ra.
    si ata!
    Kisha dasht me dite
    "cfare moshe ka lisi ma i mocem e ma?!!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    o gjethe!

    Ato Sekuojat gjigande te kalifornise jane 700-1000 vjecare.
    Ullinjte e Kanines Vlores e Beratit jane qe ne kohe te babait te gjergj Aranitit e Muzakajve.
    Ka ullinj qe jane deshmitare te puthjeve qe bente Gjergji me Doniken Kastrioti.

    Ne gjethet jemi me stin-shkurtera.
    Disa gjethe lindin ne maje te Kurores pemes e shijojne cdo dite lindjet e perendimet e Diellit si dikur cunat e Bllokmenve qe linden e u rriten ne vila te ujit ftohte e plazhit Durres.
    Disa gjethe lindin poshte kurores e mezi ndoj rreze dielli hajdutce u bjen me pa.
    Dhiz iz FATI qe thot poplli.

    "Tensioni, pensioni, kamioni" ka pas thane nji tropojan dikur.

    Po Pjetri shkret oj Mic qe ndejti ne burg aq sa ti nuk i ke vite te jetes tande....
    Prandaj e due Pjetrin se hyni djal i mir ne burg e dul Burr tullac..
    E megjithate nuk u deshprue
    Se Gurakuqin kish lexue
    Qe thot mjer Ai qe nuk qindron..

    Ai dul..u martue e
    ndejti ca dit me grue
    e ja kish ne shej qillue
    lum se miku i kish punue
    e gruja ish mufat-ue
    e u ba pjetri nji Baba
    e jeton sot marshalla..
    cka me ba..lol.

    E bukur Ajo poezia e gjetheve..
    Ndoshta ma e bukura qe ke ba ne forum ti oj mic malcie.

    be happyyyyyyyyyyyy!



    ai
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    me kenaqe , e kam qesh idhte, e kam qesh amel e kam qesh qesh'shem.
    me duket se u ba ajo "be happy"
    flm, erzen... edhe pse mu nuk me besohet se eshte me e bukura poezi qe kam hedh ne forum. lol


    po bash duhet me me besu se
    dje...
    kam mbledh gjethe vertete...
    dhe...
    gjithe sa hodha ne keto rrjeshta
    ajo mi dha ne mendje,
    vjeshta
    qe dje mu duk se shkoji.
    Nje vit ma shum
    i shkum ne jeten time
    te pa perseritshme.
    He kurre mos u perserit'te
    kjo dhimbte
    qe emer per te nuk po gjej
    ...c't'i bej?!

    ajo, "em"
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Shume e bukur kjo. Me pelqeu.

  5. #5
    Kacurrelsja Maska e Kiki
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Postime
    156
    E ndjere ....(sigurisht)
    Ku e gjen moj macja-blu kete kohe te lire per te thurur keto vargje ,kush ta jep kete frymezim,c'ka ta rendon shpirtin ....ah ...vjeshta si cdo vit.....!
    Mos e kruaj me tel me gjemba :D

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej kiki...
    te perqafi duke tu pergjigj pa mujt me tu pergjigj.
    lol
    te betohem , kur ta marr vesh se kush e si e pse shkruaj ...
    kam me shpetu
    se kurre ma nuk kam me shkru.
    (pra, Desha me te thane , se nuk di ca me te thane)
    muah'
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mace!
    Edhe pse dridhesh si gjethi nė vjeshtė
    ky ndrrim i stinėve sa shumė tė pikėllon
    Pėrtej oqeanit nuk shtyhet jeta lehtė
    se shpirti poetik gjakrrjedh n'menstruacion!

    Ndaj lėri ti trishtimet lexo Walt Witmanin
    se dhe njė "Fije bari" qė duket aq i brishtė
    kur flladi merr livadhin gėzon dhe vet ēobanin
    qė fyellit i bjen mallshėm, ndėrsa kullotė njė grigjė...

    Agimi krejt rastėsisht.....

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    rasti=mbret.
    ...
    "se shpirti poetik gjakrrjedh n'menstruacion!"=?
    ..........
    si perhere , macia krahaqafe...
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    shume bukur, e rrjedhshme, gezuar mace me shampanje!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Mace_blue!.......qė e dua mė pak se EVA!

    Kur tė lexosh motivacionin
    ti do habitesh; "se s'ka kuptim"
    Kur njė poet e torturonin
    ai mallkoj EVĖN - imazhin tim!!!

    Prap do hutohesh, ti Linda Marku!
    "More ēfarė shkruan ky mirditor?"...
    Unė EVĖN vetė kam xjerrė nga barku!
    Kur kisha mitėr dhe mollė nė dorė!

    Sepse e di qė shpesh lajthis
    Dhe nganjėherė se kuptoj vehten
    Por vargėzoj se e kam fis
    tė jem fis-nick dhe rracė poetesh!

    Dhe pėr ēdo femėr qė sot gjallon
    unė bėj ēdo ēast njė poezi
    Se femra ėshtė E SHENJTĖ gjithmon!
    kur dashuron ėshtė PERĖNDI!

    Mė lini njerėz tė shkruaj vargje
    se do tė vdisja unė pastaj
    Kur EVA theu parmakė e pragje
    mė tha: "Tė dua dhe pėr ty qaj!"

    Ah qoftė mallkuar kush i dha mollėn!
    Dhe ma degdisi EVĖN aq larg!
    Po shqyej vehten, vitet qė rrodhėn
    Ndaj thith pak ajėr nė strofė e varg...

    Por ja qė nata i ra Europės
    Dhe ana tjetėr e rrozullimit
    rrėxuar keqas nė mes tė gropės
    lexon mė kot vargjet e agimit...

    Tė njė "agimi" qė i thonė mėngjes
    Eva! Mė prit!........Se do tė vij!
    Veē gėnjeshtari thotė:- pėr ty vdes
    Pėr ty unė rroj - me dashuri!

    E more vesht ti mace - blu
    Se ēfarė kam shkruar, e ku do dal?
    Mos ardhsha se do tė jap dru!
    Pėr ty unė kam vėrtetė shumė mall...
    Ti poetesha e rracės time!
    Mė prit pėrgjumur tė zgjoj agime!


    Tė puth Agimi
    (harrova tė them TĖ KACARROJ")

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •