-
-1-
Ajo ishte kurve, per kete nuk kisha dyshuar asnjehere, per tu bere keq, behesha sa here qe e mendoja.
Ajo ishte kurve, kurve e pafajshme, e plogesht, qe shpesh me bente te besoja se shkonte me meshkujt si mungese e forces fizike per tu thene atyre jo. Per karakter, nuk behet fjale. Karakterit nuk i kam besuar asnjehere, ashtu sic nuk i kam besuar azgje tjeter qe kane sajuar njerzit.
Dikur kishte qene e bukur, shume bile. E nxehte!? E nxehte eshte edhe sot. Bile jo e nxehte por e zjarrte, kurve 24 karat. Dikur ishim dashur, tani e urrenim njeri tjetrin, histori e gjate kjo, jo shume e kendshme per tu treguar.
Jo sepse jam njeri i dobet, apo per ndonje arsye tjeter te ketij lloji, por akoma ndieja dicka per te. Vec vraga qe me kishin ngelur ne trup nga koha kur ziheshim bashke, duhet te pohoj se ishin edhe ca vraga te tjera, me te thella, ato qe kujtimet me kishin shkaktuar ne memorje.
E kush tha qe memorja nuk dhemb!?
Gjithkush mund te mendoj se une e kam dashur, por nuk eshte aspak ashtu. Bile mund tu them se gaboheni rende.
Me te u takova nje mbremje kur turi thyer po nxirrja zorret ne nje cep pallati,e kur gjunjet nuk e mbanin dot peshen e trupit.
Isha ulur kembe kryq, i mbuluar me te vjella, kur pashe silueten e saj te me afrohej dhe te me ngulte syte.
Nje zot e di nese e beri nga qe i erdhi gjynah per gjendjen ne te cilen isha katandisur, apo u afrua te me kontrollonte xhepat, per te vjedhur, por di se me ndihmoi te cohesha dhe te hipja ne nje nga fugonat e unazes.
Pas nja dhjete minutash vura re se kishte hypur edhe ajo ne te njejtin fugon, me mua. Kur iu afrova stacionit tim, i bera shenje me dore shoferit te ndalonte, pasi per te folur nuk mund te flisja dot. Ai e mbajti fugonin dhe une u zvarrita kemba-doras drejt daljes, e bashke me mua edhe ajo.
Kemba-doras mora rrugicen per ne shtepi, dhe u habita kur e pashe hijen e saj te me ndiqte. Tani, nuk me kujtohet nese u habita apo jo, pasi isha shume i dehur, por ne nje gjendje normale sigurisht do te isha habitur, bile jo vetem kaq po edhe do tia kisha kerkuar.
Gjithsesi enigma u zgjith pas pak minutash kur mesova se ajo jetonte ne pallatin ngjitur me timin.
Mos me thoni se jeni te lodhur nga keto koecidenca, sepse ju betohem se ishte pikerisht keshtu. Ajo jetonte ne pallatin ngjitur me timin, dhe kjo nuk me shkaktoi nje fare te dredhure ne trup sikur dikush te me kishte hedhur ne qafe nje kove me uje te ftohte. Ne fakt ishte uje i ftohte. Disa pika nga rrobat e nderura ne nje nga ballkonet e pallatit kishin perfunduar ne qafen time. U gezova, sepse rrenqethja nuk kishte patur azgje te perbashket me ndjenjat qe mund te me kishte ngjallur ajo e panjohur, pasi te tilla ndjenja jane per tu pasur frike. Ato u ndodhin vetem adoleshenteve te cilet bien ne dashuri me shikime te para, por une, une isha ujk plak. Qafa ime kishte pare shume kofshe femrash, te cilat ishin perpjekur te me kaleronin, por une i kisha hedhur by-thperpjete tek i gezohesha vrapit tim te beqarit.
Gjithsesi te kthehemi tek situata jone, pasi jam i sigurte qe doni te dini se cndodhi me pas.
Ok pra!
Vetem pak sekonda pasi silueta e saj te zhdukej ne hyrjen e pallatit, une i klitha, me nje ze zhgervarur.
Zoooonje!
Me falni zooonje!
Ajo u kthye dhe mu afrua me nje ngerdheshje kurve ne fytyre.
Qe ne ate moment e kuptova qe kisha te beja me nje putane, por nuk pata mundesi te beja indiferentin.
Isha i dehur, dhe per me teper, kurvat gjithmone kane dicka magjike brenda tyre. Kot nuk jane kurva. Ne mbreterine e djallit ato mbajne celsat e dyerve, prandaj dhe une kisha vendosur ti kisha punet mire me to, ne kete bote.
Edhe pse jam ateist, prap besoj se..........., le qe ku e kishim........
Nuk dua te haperdahen shume, se dhe memorien nuk e kam shume te mire, kuptohet alkoli dhe vitet kane bere punen e vet.
Po ajo mua frua dhe me pyeti se per cfare e kisha thirrur.
Si xhentelmen qe jam, bera nje perkulje te lehte dhe pasi qerrova zerin i fola: "Zonje, me falni zonjushe (ketu buzeqesha jo pa djallezi). Sinqerisht e vlersoj aktin tuaj qytetar, si dhe guximin qe moret per te me ndihmuar, qe te hypja ne fugon. Kuptohet qe cdo njeri i ndershem do te kishte bere te njejten gje, por duke gjykuar gjendjen ne te cilen jam katandisur, ose le te themi ku fati i poshter me ka hedhur, si dhe duke gjykuar se qyteti eshte i mbushur me te panjohur te parrezikshem, aq me teper ne kete ore te nates, akti juaj eshte per tu vlersuar shume, dhe do te isha shume i respektuar nese do te kisha mundesi tu ofroja nje pije. A mund te me jepni numrin e tel"
Keshtu me kujtohet ti kem thene, a mbase vetem i kam kerkuar numrin e telefonit, po crendesi kane hollesite, e rendesishme eshte fakti qe diten tjeter, i rruar e kerruar si pellumb, po dilja nga berberana e Ligorit ( nuk e di nese keni degjuar per te), per tu takuar me Enen, keshtu e quanin.
Vazh
( E pa edituar)
-
-
i/e regjistruar
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt