Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Gënjeshtarët

    Të gjithë njerëzit gënjejnë. Mund të bëhet fjalë që prej gënjeshtrave të vogla mbi p.sh. një shfajsim për një ardhje me vonesë e deri tek gënjeshtra të mëdha mbi p.sh. pasjen e një jetë të dyfishtë apo kryerje tradhtie. Por njeriu gënjen edhe kur e mban të fshehtë diçka e nuk e thotë.

    Sipas disa studimeve njeriu gënjen nga çdo katër deri në çdo tetë minuta. Rreth 5 përqind e popullsisë janë gënjeshtarë të dhuntuar: çfarë do të thotë se nuk mund ta kuptosh nëse ata gënjejnë apo jo. Kurse gënjeshtrat e 95 përqindshit që mbetet mund t´i zbulosh kur ke njohuritë përkatëse. Zotësia për të zbuluar gënjeshtrën qëndron në aftësinë për të lexuar të ashtuquajturën gjuhë trupore. Bo Sjöberg, psikolog dhe përgjegjës i institutit suedez NLP që mëson njerëzit për të lexuar gjuhën e trupit dhe zbuluar gënjeshtrat, thotë se një gënjeshtar është i mëdyshëm. Ajo që ai thotë me gojë nuk përputhet me atë që ai shpreh me trupin e tij.
    P.sh. gjestet nuk përputhen me tempon e zërit ose fjalët nuk përputhen me zërin që nxjerr. Edhe shikimi mund ta tradhtojë gënjeshtarin. Nëse shikimi i dikujt është i ngurtë dhe i ngulitur ai mund të jetë duke gënjyer. Përveç të tjerash, një gënjeshtar ngul këmbë në atë që thotë. Zakonisht me gënjeshtër kuptohet ajo që njeriu me vetëdije e fsheh apo e shtrembëron për të bërë dikë të humbasë fillin.
    Më së shumti hasen tre grupe të mëdha gënjeshtarësh. Grupi i atyre që të gënjyerin e kanë për dëfrim, të atyre që gënjejnë për të shmangur një konflikt dhe grupi i atyre që duan të fshehin diçka për të cilën u vjen turp ose prej të cilës nuk ndjehen mirë.
    Ata që gënjejnë për tu dëfryer shtyhen nga e njëjta gjë që shtyn dikë që ka qejf të hidhet me parashutë. Gënjeshtra kthehet në një mënyrë për të sfiduar fatin dhe krijuar pak variacion në jetë. Gënjeshtra që të gjithë njerëzit i thonë janë p.sh. rasti si ai kur njeriu thotë se gjella është bërë shumë e mirë ndonëse mendon se nuk hahej dot. Apo kur i bën qejfin dikujt duke i thënë p.sh. shoqes se fustani i ri i shkon shumë bukur kur ndërkohë mendon se ajo ngjan sikur ka veshur një thes.
    Në këto raste bëhet fjalë për tregim respekti ndaj tjetrit, për t´iu shmangur diçkaje apo për gënjeshtra të nevojshme. Ka edhe njerëz që përpiqen ta zbukurojnë të vërtetën dhe që besojnë me të vërtetë mbi atë që thonë. Këta quhen mytomanë.
    Ata nuk e përjetojnë si gënjeshtër atë që thonë. Prandaj është e vështirë ta quash mytomanin me plot gojë gënjeshtar . Njerëzit mund të kenë plot shkaqe për të gënjyer. Bo Sjöberg thotë se Bill Clinton gënjeu mbi Monica Lewisky-n përpara popullit të tij pasi i vinte turp. Shikohej qartë shprehja e fytyrës së tij që herë tregonte inat e herë keqardhje.

    Clinton duke gënjyer. Pamja e tij tregon herë inat e herë keqardhje
    # Sjöberg thotë se atyre që kanë poste të larta u duhet gjithnjë të ballafaqohen me fakte kundërshtuese prandaj duhet të mësojnë të gënjejnë në mënyrë më të përsosur duke thënë gjysëm të vërteta dhe fjalë të dykuptimta. Kështu mund të kuptoni që dikush gënjen: Atij i del një zë jo i zakonshëm, bën shumë pak gjeste, shikimin e ka të ngujuar ndryshe nga zakonisht.
    # Nuk din si të vazhdojë më tutje, përsërit fjalët e thëna, merr frymë thellë pa pasur arsye përse. Flet shumë shpejt ose shumë ngadalë.
    # Shikimin e ka të ngurtësuar, ngulit shikimin në sytë e tu.
    # Thotë gjëra të gabuara, ndryshon përnjëherë temë.
    # Brenda një të njëzete të sekondës shfaq një ndjenjë tjetër nga ajo që ai don që ti të shohësh.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  2. #2
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217
    Gënjeshtrat dhe zbuluesit e tyre

    ëmijëve u thuhet se nuk duhet gënjyer. Në të vërtetë çdo njeri gënjen në forma të ndryshme mesatarisht 200 herë në ditë. Në këtë mënyrë përpiqemi t´u shpëtojmë belave dhe ta bëjmë jetën pak më të lehtë.

    Studimet e bëra nga dijetarët e Universitetit të Würzburg-ut nxorrën se fëmijët nën 4 vjeç nuk dinë të gënjejnë. Më vonë ata mësojnë të kuptojnë se si mendojnë të tjerët dhe ky është kushti për të ditur të gënjesh.
    Aftësia për të gënjyer është pjesë e inteligjencës sonë shoqërore dhe na ndihmon që të mbijetojmë.

    Për të kuptuar nëse dikush gënjen apo thotë të vërtetën ne e shikojmë tjetrin në fytyrë për të studiuar mimikën e saj. Sepse çdo ndjenjë, qoftë edhe të shfaqet për një çast të vetëm mund të lexohet në fytyrë.

    Njeriu zotëron një sistem tepër të ndërlikuar muskujsh në fytyrë që i japin asaj mimika të ndryshme duke shërbyer kështu si tregues të ndjenjave të tij, ndonëse ai mund të mos jetë i vetëdijshëm mbi këtë gjë. Pa këtë sistem do të ishte tepër e vështirë të kuptonim njëri-tjetrin. Këtë vështirsi e ndeshin të sëmurët me Parkinson, sëmundje e cila ka si simptomë uljen e theksuar të mimikës.

    Erërat e mira apo të këqija ndikojnë drejtpërdrejtë trurin tonë dhe sjellin - shpesh herë në mënyrë të pavullnetshme - një kundërveprim mimikal.
    Edhe të sëmurët me Parkinson kundërveprojnë në mënyrë spontane ndaj erërave por e kanë të vështirë të përdorin mimikën e vetëdijshme për tu shprehur, por nga ana tjetër gënjeshtrave të tyre mund tu besohet më lehtë.

    Një aparat që mat stresin në trupin e njeriut tregon përafërsisht por jo me saktësi nëse dikush gënjen apo jo.
    Ky aparat është i përbërë prej elektrodash që vishen në gishtërinj dhe masin sasinë e djersitjes dhe dy si tuba në gjoks dhe bel që masin frekuencën dhe thellësinë e frymëmarrjes. Përveç këtyre dy byzylykë në krahë masin pulsin dhe trysninë e gjakut. Të gjitha këto janë të lidhura në një kompjuter i cili vizaton kundërveprimet e trupit të atij që është marrë në pyetje.
    Përpara pyetjeve kritike bëhen pyetje të pazarar dhe të përgjithshme si çfarë dite është, mbi emrin, mbi përbërjen e familjes apo të tjera të tilla të ngjashme.

    Pastaj bëhen krahasime midis përgjigjeve të dhëna dhe interpretimi i vizatimeve të bëra nga kompjuteri.

    Por përfundimet që nxirren nga Gënjeshtërzbuluesi nuk njihen në gjyq.
    Dikush që gënjen dhe e fsheh kaq bukur atë duke i besuar edhe vetë gënjeshtrës së tij nuk shfaq shenja stresi përpara këtij aparati.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  3. #3
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217
    një metodë e re për të zbuluar gënjeshtrën

    Shkencëtarët amerikanë po provojnë një metodë të re për të zbuluar gënjeshtrën; një mënyrë që besohet se mund të jetë shumë më e saktë sesa analiza e ADN-së për zbulimin e krimit.

    Metoda e re synon që nëpërmjet shqyrtimit të impulseve të pavullnetshme elektrike të trurit, ekspertët të përcaktojnë nëse personi gënjen apo thotë të vërtetën.

    Kur personi sheh diçka të njohur, truri reagon automatikisht dhe ky reagim regjistrohet në formë grafiku.

    Metoda e re mund të provojë nëse truri i dikujt që pandehet se ka kryer një krim ka regjistruar hollësitë e krimit, hollësi që vetëm ai që ka kryer krimin mund t’i dijë. Krijuesi i këtij sistemi të ri, doktor Lorenc Faruell, thotë se truri i një krimineli është gjithmonë në veprim duke planifikuar, ekzekutuar dhe regjistruar krimin.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  4. #4
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217
    Anetare ju lutem diskutoni a eksistojne pinoket en kete bote?
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •