Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Lemerija e Mediave Shqiptare

    Lemerija e Mediave Shqiptare...kliko ketu...
    VAJTOJSIT E “TOP CHANNEL”
    Rush DRAGU
    Ej,…mjeshter nuk eshte auditori i shikimit tuaj, vetem kasta e edvinit dhe grupit mafioz, qe fshihet prapa tij por, as dhe eskorta e gjate e qeverise se tanishme,jane qindra mijra njerez te thjeshte e intelektual, emigrantė, qe fitojne me thonjet e duarve, paret per te blere abonimin e emisionit tuaj,



    “ Pergjaken rruget e Shqiperise”!!
    Kjo ishte kryefjala e emisionit qendror te lajmeve, ne televizionin “Top Channel”, para pak ditesh. Kishte qene nje aksident rrugor dhe, per pasoje, kishin gjete vdekjen nje ēift shqiptar. Ēdo shikuesi i rrenqethet trupi, kur e degjon, thjeshte te treguar nga nje bashkebisedues e, jo me nga regjia dhe folsit e televisionit “Top Channel”. Eshte turp te ndertosh nje edicion lajmesh mbi fatkeqesine e tjetrit !!
    Nje insert muzikor qe, me teper i ngjan nje thirrje te nje kompanie luftetaresh per sulm ushtarak, se sa nje paralajmerimi per emisionin qendror te lajmeve, terheq edhe padashur vemendjen e shikuesit, pastaj ne ekranin e “Topit” (qe mbizotron ngjyra e gjelber!!!! se cfare misoni don te percielle tek shikuesi gjithe ajo e gjelber, eshte shume veshtire te kuptohet) shfaqet folsja e edicionit te lajmeve, e cila i ngjan nje skifteri, qe do te sulmoj pren e ve, e cila me nje thirrje ne notat maksimale te timbrit te zerit ( me teper ngjan me nje gerthitje, se sa me tregimin e lajmit) flet per ngjarjen.
    Gjate gjithe lajmit, te duket se folsja dhe edituesi i emisionit qendror te lajmeve, jane te gezuar, qe ka ndodhur ngjarja se, dhe pse, vetem ata e dine. Por, shprehjet e fytyres dhe gjestikulacionet e folseve, te bejne te kuptosh, (sipas tyre) se edhe nje note negative ka marre qeveria dhe kryeministri.
    Me duket se gaboni.
    Ne e marrim me mend urrejtjen, qe keni (biles deri ne gen) ndaj mazhorances e, ne vecanti ndaj drejtuesit te saj, por ngatrroni ngjarjen me qeverine,ngatrroni familjen dhe te afermit e viktimave me kryeministrin dhe eskorten e tij.
    Gezimi qe perciellin nga ekrani folsit e Topit TV, per noten negative qe i shtohet qeverise aktuale,ngacmon ndergjegjen e njerzeve te zakonte ( jo militanteve te “Topit” dhe klanit qe eshte prapa “Topit TV”) dhe shton neverine ndaj edituesit dhe pergjegjesve te emisionit informativ.
    Ej,…mjeshter nuk eshte auditori i shikimit tuaj, vetem kasta e edvinit dhe grupit mafioz, qe fshihet prapa tij por, as dhe eskorta e gjate e qeverise se tanishme,jane qindra mijra njerez te thjeshte e intelektual, emigrantė, qe fitojne me thonjet e duarve, paret per te blere abonimin e emisionit tuaj, prandaj mos u beni shtojca te militanteve partiak qe, me abuzimin politik te tyre, ngrejne rehatine abusive te tyre dhe te grupimit te tyre mafioz, qofte i majte apo i djathte i konvertuar.

    “ E tere Shqiperia ne flake” !!!
    Vazhdojne te klithin “vajtojsit” e qendrorit te lajmeve ne TOP CHANNEL.
    Gezim i pakufishem, se po humbe terren qeveria. Mendimi qe u lexohet ne syte e ballit qarte:- “ Oh zot !!!… shtoji zjarret, le te djeget e gjithe Shqiperia, mjafton qe te zihen ngusht qeveria dhe kryeministri”.
    Mire se folsit jane punetore, ( jane per nje bark buke), po ne te gjithe grupin nuk gjindet nje dore per te dhene ato lajme me qetsisht, dhe jo ne ngjashmerine e kushtrimit per lufte.
    Ndaj kujt, ky kushtrimi per lufte? Jo ndaj zjarrit, por ndaj grupimit qe qeverise vendin e “vajtojsve“. Me duket gabim, sepse u dogj Shqiperia, jo shtepia e Berishes dhe berishizmit.
    Dua t’u kujtoj “vajtojseve”, se zjarre gjigande dogjen Kalifornine ne SHBA, por as CNN as NBC as FOXNEWS, nuk e trishtuan shikuesin amerikan sa “vajtojcat” e Top Channel shikuesin e pervuajtur shqiptar, i cili me nje qendrese per t’u habitur blen dhe blen kartat e emisionit te tyre.

    “Shqiperine e ka mbuluar terri”.!!!

    Ishte vajtimi i tyre gjate veres. Terr,terr e vetem terr therrasin keto”vajtojese”, ne kohen kur emigrantet pregatiteshin te kalonin veren ne Shqiperi.
    I kishte marre malli emigrantet. Donin te ēmalleshin me atdheun. Kishte nga ata me shume se dhjete vjet pa pa te afermit (s’kishte pase dokumenta), kishte lene per te kaluar veren e 2007 ne bregdet. Ndonjeri ka thirre edhe turiste nga vendet ku jetojne.
    Por s’paska qene e shkruar. “Vajtojcat” bertasin ēdo nate ne emisionin qendror te lajmeve.
    NE SHQIPERI KA TERR. NE RRUGET E SHQIPERISE KA GJAK.DIGJET SHQIPERIA.
    Emigrantet rrudhen,frikesohen, ndrrojne mendim.
    Ēfare fituat more ditezinjė te TopitTV?!
    Asgje!
    Per inatin e vjehrres, shkuat dhe fjetet me mullixhine. Per inat te berishizmit, ndaluat shume turist dhe emigrant per te shpenzuar paret tek biznesmenet shqiptaret ( jo te berishizmi dhe berishat, por te shqiptaret). I nxorret Shqiperise ( e bitiset me keq) namin e keq. Me nje fjale ja futet vetit!

    “Vidhet ora e presidentit Bush” !
    “Vajtojsit” e TOP-TV-se, me syte qe i shendrisnin nga nje gezim pa kufi, lajmeron shqiptaret se ,vjedhja ka arrite kulmin.
    “Vajtojsit” e gezuar, se ēeshtja se hajdutllekut shqiptar do te nderkomtarizohet, eshte gjithe shend e vere ne ate emision lajmesh.
    Kulmi i injorances, per gjithe grupin e transmetimit!
    Edhe sikur te kishte ndodhe me te vertete ajo qe u transmetua, kurresesi nuk duhej te jepej.
    Jo zotrinje ,ju gabuat!
    Ai lajm nuk thoshte se e vodhi Berisha dhe klani Berishjan, por shqiptaret.
    Mua me linde e drejta t’u pyes : - A jeni shqiptare ju te TOPIT TV?
    Mendoj se po ,por keni rrjedhe nga mendet, ose u jane zene syte nga verberia partiake.
    Mendoni para se te beni diēka. Frenoni paksa pasionet tuaja dhe te mafies partiake, qe fshihet pas jush, sepse shikoheni ne nje siperfaqe te gjere te globit.
    Tekniken dhe profesionalizimin tuaj, mos e vini ne sherbim te se keqes.
    Mos villni vrere kunder vendit tuaj, per hir te ēeshtjes partiake.
    Sinqerisht te vjen keq per foles karriere, kur per hir te kafshates se gojes, eshte kthyer ne nje vajtojce politike.
    Eshte e drejte e juaj te beni opozite qeverise.Por, kujdes se qeveria dhe kombi jane dy gjera. Qeverite ndrrohen, ndersa imazhi i keq, qe po jepni per vendin dhe kombin tuaj mbetet!
    Michigan SHBA ,Vjeshte 2007
    Botuar ne www.revistakuvendi.com
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nuk eshte vetem top channel, shumica e mediave shqiptare (por dhe shume te huaja) ate pune kane, sensacionalizmin per te shitur gazetat, apo edicione lajmesh.

    Mgjth me disa nga reagimet e autorit te artikullit nuk jam dakort. Shqiperia kishte me te vertete mbi 1000 vatra zjarri, qe nga Veriu, qe ishin djegur pyje qe nje Zot e di ne do behen me, e deri ne Butrint, duke vene ne rrezik ate thesar te historise sone. Karaburuni digjej per dite dhe pritej qe zjarret te zhdukeshin "mrekullisht." Pergjegjesia kuptohet qe eshte ne rradhe te pare e qeverive lokale e pastaj me rradhe.

    Sa per ate te emigranteve, ajo eshte zgjedhja e tyre. Nqs kane dhjete vjete pa vajtur, dhe para se te blejne bileten e avionit, hapin gazetat per te pare se c'behet, ata qofshin. Une kisha 9 vjete pa vajtur, i di hallet e Shqiperise, dhe jo terr e flake, por dhe larg qofte tsunami te kishte rene do kisha vajtur tani qe me ne fund m'u dha mundesia. Edhe vitin tjeter, shendetin te kem, prape do e bej ate rruge dhe neper "terr" e ne "flake" lol. (Se mos tingellon si heroizem, se do vete per koker te qejfit .)

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  2. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •