Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Raporti i BE: Ndalni luftën politike për hir të reformave dhe integrimit evropian

    Komisioni Evropian dërgon sërish kritika. Reformat kanë ngecur, ndërsa ekonomia pengohet nga kriza energjetike, infrastruktura dhe pa siguria e pronës
    Klasa politike dhe mosbashkëpunimi i saj vazhdojnë të mbeten një nga problemet kryesore të Shqipërisë

    TIRANË- Korrupsioni, emërimet politike në administratë, një sërë mangësish në hreforma, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe trafiqet janë “problemet serioze të Shqipërisë”, sipas raportit të Komisionit Evropian për vendet që pretendojnë anëtarësim në BE. Tonet e raportit me 55 faqe, të publikuar dje nuk ndryshojnë shumë nga ata të viteve të mëparshme, ndërsa theksohet se thuajse gjithçka e ndërmarrë deri më tani për të arritur standardet e parashikuara në MSA, ka mbetur në gjysmë apo nuk është kryer siç duhej dhe me gjithë përparimet e shënuara në fusha të veçanta, Shqipëria mbetet ende shumë larg BE-së.Sipas raportit Shqipëria ka ende një klasë politike, e cila nuk arrin të shmangë konfliktet dhe që ende nuk ka miratuar një ligj për të kontrolluar financimet e partive, duke i lënë të hapura mundësitë për korruptim brenda tyre. Klasa politike e cilazotohet të luftojë korrupsionin, vazhdon të mbetet, sipas raportit të fundit, problemi kryesor i Shqipërisë.

    “Korrupsioni është përhapur gjerësisht dhe përbën një problem serioz për Shqipërinë”, thuhet në faqen 9 të raportit të Komisionit të Bashkimit Evropian. Përparimet në luftë kundër korrupsionit, si miratimi i një strategjie dhe ngritja e një Task Force mes Prokurorisë dhe Policisë, shënojnë të vetmet hapa pozitivë, por edhe këto gjysmakë. Raporti thekson se nuk janë marrë masat që duhej të kishin bërë më të ashpër ligjin kundër korrupsionit, ndërsa strategjia afatgjatë e qeverisë nuk përcakton objektiva konkretë. Në raport thuhet se “Inspektorati i Lartë i Kontrollit të Pasurive ka ende mungesa në mekanizmin e tij për të verifikuar deklarimet”. Ndërkohë në skemën korruptive vazhdojnë të mbeten të gjitha partitë politike në vend, ndërsa ende nuk ka një ligj që t’i detyrojë këto të deklarojnë pasuritë e tyre, gjë që është identifikuar si një nga problemet kryesore në pjesën kushtuar antikorrupsionit. Raporti kërkon që Shqipëria të përshtatë pjesë të reja ligjore, të cilat do t’i mundësojnë publikut më shumë informacion dhe liri për të marrë informacione.

    Edhe pse theksohet se Policia dhe Prokuroria shqiptare kanë pasur përmirësime të ndjeshme në punën e tyre kundër krimit, vendi mbetet ende një bazë për trafikun e drogës dhe armëve për në vendet e BE, ndërsa trafikantët shqiptarë kanë siguruar lidhje me rrejtete e fuqishme në vendet e tjera. Sipas raportit, një program i dobët i mbrojtjes së dëshmitarëve dhe nevoja për staf të specializuar, një gjyqësor të pavarur dhe korrupsioni masiv, pengojnë luftën kundër krimit të organizuar. Masat e marra kanë ulur 70 për qind sasinë e drogës së prodhuar në vend, por sasitë e kapura të narkotikëve janë shumë më të vogla se ato që trafikohen përmes Shqipërisë për në Greqi e Itali, ndërsa është zgjeruar tregu i drogës në vend, kryesisht në Tiranë. “Krimi i Organizuar, mbetet problem serioz i Shqipërisë”, thuhet në raport, ku theksohet se ekonomia informate vazhdon të jetë në norma të larta dhe kjo rrit rrezikun që Shqipëria të kthehet në një vend të mirë për pastrimin e parave nga organizatat kriminale.

    “Emërimet politike në postet e larta dhe të mesme të administratës publike vazhdojnë, shpesh, edhe përkundër vërejtjeve të Komisionit të Shërbimit Civil”, thuhet në raport sipas të cilit, mjaft prej hreformave të ndërmarra në administratë kanë ndikuar për keq. Edhe pse ka vlerësuar shkurtimin e administratës dhe hreformën e ndërmarrë, raporti thekson se mjaft struktura shtetërore nuk kanë staf të mjaftueshëm, ndërsa ende askush nuk duket se i kryen emërimet sipas sistemit të meritës dhe karrierës. Raporti tërheq vëmendjen se vendi duhet të bëjë një “ndarje të qartë, mes strukturave politike dhe atyre civile”.

    Problematik mbetet edhe sistemi gjyqësor, që sipas raportit vazhdon të vuajë nga mungesa e ambienteve dhe infrastrukturës, ndërsa është i ngadaltë dhe jo transparent.

    Raporti i kushton pjesë të veçanta mungesës së bashkëpunimit politik, i cili sipas tij është një nga penguesit kryesorë të përparimit të vendit. Shqipëria ka, sipas raportit, probleme me ligjin e saj elektoral, por ende nuk është bërë asgjë konkrete për të përmirësuar këtë ligj dhe vënë në jetë sugjerimet e OSBE-së. “Vendimet parlamentare shpesh janë shtyrë dhe nuk janë marrë për shkak të konflikteve politike, ose janë marrë me nxitim dhe pa përgatitjen dhe diskutimet e duhura”. Gjendja ekonomike e vendit është e qëndrueshme, sipas raportit. Kjo nënkupton vazhdimin e rritjes ekonomike dhe një stabilitet makroekonomik, por nga ana tjetër ekonomia shqiptare vazhdon të jetë peng i mjaft problemeve që nuk marrin zgjidhje prej vitesh. “Pasiguria mbi pronën, mangësitë e gjyqësorit, korrupsioni mjaft i lartë, infrastruktura e papërshtatshme, problemet energjetike, pengojnë zhvillimin ekonomik dhe investimet”,- thuhet në raport. Sipas të cilit, krizat energjetike në 2005 dhe 2006 kanë shkaktuar frenim të ekonomisë.

    Vladimir Karaj

    Eksportet shqiptare e pësojnë nga mungesa e kontrollit

    Raporti i Komisionit Europian nuk shikon asnjë përparim në sektorin e përpunimit ushqimor. Në mënyrë specifike flitet për sistemin e kontrollit të molusqeve, i cili nuk është i njëjtë me atë që përdor Bashkimi Europian. Kjo e ngushton shumë horizontin e eksporteve të vendit tonë, në të cilin nuk ekzistojnë kapacitetet e nevojshme laboratorike, për të përmbushur kërkesat që paraqet BE-ja lidhur me eksportin e peshkut dhe prodhimeve të peshkut nga vendet e treta. Kjo është edhe një prej arsyeve, për shkak të të cilave Shqipëria nuk arrin dot të shfrytëzojë tregun gjigant europian.

    Respektimi i minoriteteve, probleme vetëm me romët

    Në fushën e respektimit të të drejtave të minoriteteve, raporti i “tërheq veshin” qeverisë shqiptare kryesisht për pakicën rome, ndërsa thekson se minoritetet e tjera të njohura përfshi atë grek, serbo-malazez, maqedonas dhe arumun,“gëzojnë gjendje të mirë”. Romët, në krahasim me pakicat e tjera që jetojnë në zona të ndryshme të vendit tonë dhe që sipas raportit janë të integruara më së miri në shoqëri, hasin probleme duke filluar me nivelin shumë të ulët të jetesës. Sipas raportit, arsimimi mbetet një nyje për t’u zgjidhur, sepse vetëm 25 për qind e fëmijëve romë e përfundojnë ciklin fillor.

    Dobët, sektori i transportit detar

    Përparim shumë i kufizuar është bërë në sektorin e transportit detar, edhe pse Shqipëria ka ratifikuar disa konventa ndërkombëtare. Sipas raportit, qeveria shqiptare duhet të bëjë përpjekje shumë më të mëdha për të rritur sigurinë detare, duke përfshirë këtu edhe kontrollet portuale. Në qershor të këtij viti, flamuri shqiptar u rendit i dyti në listën e zezë të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit, duke u vlerësuar si “rrezik shumë i lartë”. Në të njëjtën kohë, vlerësohet si shumë i ulët rendimenti i Regjistrit Shqiptar të Transportit Detar, ndërsa raporti bën thirrje për të përshpejtuar punën në përmirësimin e situatës.

    Energjetika, përsëri problematike

    Raporti i përpiluar nga Komisioni tregon pakënaqësi lidhur me menaxhimin e sektorit energjitik në Shqipëri. Aty shkruhet, se vendi ynë nuk ka qenë në gjendje t’i japë konsumatorit sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Raporti merr në konsideratë faktin, se shqiptarët janë ende shumë të varur ndaj hidrocentraleve, gjë që sjell edhe problemet e rënda në furnizimin me energji. Prodhimi i pamjaftueshëm vendas dhe aftësitë e kufizuara të Interkonjeksionit ia bëjnë të pamundur qeverisë që të plotësojë të gjithë kërkesën, gjë e cila ka sjellë në vazhdimësi orë të zgjatura në errësirë. Lidhjet e paligjshme dhe humbjet në rrjet për shkak të amortizimit teknik në rrjetet e transmetimit mbeten ende në nivele të larta dhe përbëjnë në të njëjtën kohë një problem strukturor, që duhet zgjidhur sa më parë. Me anë të raportit, Komisioni kërkon që të rritet niveli i mbledhjes së të ardhurave nga faturat dhe i furnizimit të gjithë konsumatorëve me matësit e energjisë. Raporti përmend edhe pozicionin tepër të vështirë financiar, në të cilin ndodhet KESH-i për shkak të sasive të mëdha të energjisë elektrike që po importohen nga vendet e tjera.

    Liria e shtypit

    “Liria e shprehjes dhe e shtypit është e garantuar me Kushtetutë në Shqipëri, por mjaft medie mbeten subjekte të interesave politiko-ekonomike. Për t’i dhënë një dorë lirisë së medias, autoritetet dhe kompanitë mediatike duhet të ndryshojnë qëndrim, të zbatojnë ligjin dhe të jenë më transparente. Ndërsa kërkohet një përmirësim i mëtejshëm i ligjit”.

    Liria e Fesë

    “Shqipëria është për t’u marrë shembull sa i përket bashkëjetesës fetare të shkëlqyer”, thuhet në raportin e BE-së, ndoshta për të vetmin rast kur vendi ynë merr të gjitha pikët e nevojshme për të qenë anëtare i Bashkimit Evropian, e ndoshta është më i avancuar se mjaft vende të këtij bashkimi, por ndërkohë edhe këtu i tërhiqet vëmendja qeverisë që t’i kthejë pronat komuniteteve fetare.

    Asnjë prej vendeve të tjera kandidate nga Ballkani Perëndimor, nuk mund të shpresojë realisht për anëtarësim

    Anëtarësimi, vetëm Kroacia para vitit 2012

    Përveç Kroacisë, asnjë vend tjetër nga Ballkani Perëndimor nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimit Europian përpara vitit 2012. Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Ren, u shpreh dje se vetëm kroatët i plotësojnë kushtet për t’u pranuar brenda këtij pesëvjeçari. Kjo periudhë kohore do t’i lihet Shqipërisë dhe kandidatëve e tjerë, që të përgatiten më mirë ekonomikisht dhe politikisht në kuadër të procesit të integrimit. Lajme të mira kishte edhe për Serbinë, që për shkak të bashkëpunimit më të madh me Gjykatën e Hagës, do të ketë mundësi të nënshkruajë së shpejti Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

    “Bisedimet për anëtarësim me Kroacinë po hyjnë në një fazë vendimtare”, shkruhej në raport, por “vendi duhet të vazhdojë me këtë ritëm hreformat” sidomos në çështjet e drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit dhe në ndihmën ndaj hrefugjatëve serbë, që u arratisën pas luftës civile në vitet 1991-95 dhe që tani duan të kthehen në shtëpitë e tyre. Asnjë prej vendeve të tjera kandidate nga Ballkani Perëndimor, nuk mund të shpresojë realisht për anëtarësim përpara vitit 2012. Raporti shpjegon se Shqipëria ka ecur mirë ekonomikisht dhe po luan një rol pozitiv në ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajon, kurse problemet më të mëdha i ka me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Tensionet etnike të Bosnjës vazhdojnë të pengojnë punën e institucioneve qeveritare të këtij vendi, ndërsa një strukturë administrative e ndërlikuar dhe retorikat nacionaliste kanë vënë në rrezik edhe axhendën e hreformave qeveritare. Maqedonia ka bërë progres në krijimin e ekonomisë së tregut, por mungesa e dialogut midis partive politike është duke e paralizuar sistemin demokratik. Edhe falë Kushtetutës së re, Mali i Zi ka ecur përpara që prej arritjes së pavarësisë në vitin 2006, por këtij vendi i mungojnë ende “kapacitetet administrative” dhe i duhet më shumë punë në luftën kundër korrupsionit. Ekonomia e Serbisë është rritur ndjeshëm vitin e kaluar dhe hreformat qeveritare ndihmuan në krijimin e një ekonomie tregu që funksionon, por raporti e kritikon gjithashtu Beogradin për pengesat e shumta burokratike kundrejt investimeve të huaja.

    G.Puto

    Kosova, me administratë pa rendiment

    Kosova ka vërtet si përparësi zgjidhjen e statusit, por kjo nuk e përjashton këtë krahinë nga raporti i Komisionit Europian, që përveç disa përmirësimeve të përgjithshme shikon probleme të mëdha në sistemin gjyqësor dhe në administratën publike. Korrupsioni është një nga plagët më të mëdha, por në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, Komisioni mendon se gjyqësori kosovar është shumë i dobët dhe i brishtë, kjo edhe për shkak të paqartësisë për të ardhmen. Raporti i Brukselit vlerëson gjithashtu, se administrata qendrore dhe vendore e Kosovës mbetet shumë e dobët dhe pa rendiment, sepse “punonjësit janë ende shumë të ndjeshëm ndaj ndikimit që vjen nga klasa politike”. Zgjidhja e statusit rezulton të jetë një pengesë edhe për ekonominë kosovare, të cilën për këtë vit Komisioni nuk e vlerëson si një ekonomi tregu që funksionon.
    Shekulli
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet në Bllog
    22
    BE: Ndalni luften politike

    Fatjona Mejdini

    E Enjte, 08 Nentor 2007

    Komisioni Evropian, kritika dhe vleresime per Shqiperine, duke dale ne konkluzionin se ka bere pak progres gjate periudhes tetor 2006-tetor 2007. Perfaqesuesi i KE-se, Dirk Lange, gjate prezantimit te progres raportit ne lidhje me reformat ne Shqiperi, theksoi se Shqiperia ka ende shume per te bere ne disa aspekte te zhvillimit ne vend, ku me shume pune duhet ne luften kunder korrupsionit. Por nuk ka lene pa permendur dhe luften e forte mes blloqeve politike ne vend, duke bere thirrje qe ta nderpresin ate ne funksion te integrimit ne strukturat euroatlantike. Pavaresisht vleresimit te faktit se Shqiperia eshte nje vend qe siguron stabilitet ne rajon, pozicionit konstruktiv te saj ne lidhje me çeshtjen e Kosoves, ecurine e mire te marreveshjes se ndermjetme me BE-ne, rritjen prej 5% te GDP-se dhe rritjen e moderuar e inflacionit, si dhe uljen e papunesise ne vend, sipas drejtorit te njesise per Shqiperine ne Drejtorine e Zgjerimit ne KE-se, Lange, korrupsioni vazhdon te mbetet problematik per zhvillimin e vendit. Ku, sipas tij, ka perpjekje ne trajnimin e sistemit te drejtesise dhe forcimin e rendit publik, por pavaresisht hapave te bere ne drejtim te perpjekjeve per te luftuar korrupsionin dhe per te permiresuar imazhin e vendit, duhet te behen me shume perpjekje.

    “Arritjet tona tregojne se korrupsioni ngelet ende nje problem i perbashket dhe gjeresisht i pranishem ne Shqiperi”, theksoi Lange gjate prezantimit te raportit. Nje çeshtje mjaft problematike per integrimin e Shqiperise, u cilesua dhe mos fillimi i reformes zgjedhore dhe asaj ne sistemin e drejtesise. Sipas Lange, keto reforma jane shume te rendesishme per demokratizmin e vendit. “Reforma ne gjyqesor eshte e domosdoshme, sepse eshte e rendesishme te funksionoje termi ligjor. Ndersa reforma zgjedhore eshte e rendesishme ne menyre qe njerezit ne Shqiperi te perdorin te drejtat e tyre demokratike. Te gjitha keto jane vlera te perbashketa te Bashkimit Evropian”, deklaroi komisioneri i KE-se, duke shtuar se ne vend eshte bere shume pak gjate vitit te kaluar ne lidhje me keto çeshtje. Por, ai nuk ka munguar te vleresoje dhe nje pjese te reformave te fushen e drejtesise, ku, sipas tij, progres ka pasur ne ndertimin e kapaciteteve te metejshme ne fushen e drejtesise dhe trajnime, por keto te mos mbeten thjesht ne kuadrin e lidhjes me ligjin dhe procedurat parlamentare, qe do te mundesonte nje rol veprimi me te gjere ne sistemin e drejtesise.

    Ne te njejten kohe, Dirk Lange theksoi se Shqiperia ka bere disa perparime ne fushen ekonomike. Sipas tij, raporti ka nota pozitive ne lidhje me produktin e brendshem bruto dhe me shkallen e inflacionit ne vend. Por, sipas tij, problem i madh mbetet mungesa e energjise elektrike ne vend. “Ne Shqiperi, energjetika eshte nje sektor i dobet dhe pengon zhvillimin e shpejte te industrise dhe ekonomise”, theksoi Lange. Nga ana tjeter komisioneri i KE-se theksoi se ne raport me nota mjaft kritike vleresohej edhe roli i Kuvendit. Lange theksoi se legjislativi shqiptar nuk ka marre pergjegjesi te plota per te ecur perpara me axhenden e reformave.

    Arritjet

    Shqiperia vend qe siguron stabilitet ne rajon

    Pozicioni konstruktiv i Shqiperise ne lidhje me çeshtjen e Kosoves

    Ecuria e marreveshjes se ndermjetme me BE-ne pozitive

    Rritje prej 5% te GDP-se dhe rritje e moderuar e inflacionit

    Ulja e papunesise ne vend

    Perparim ne fushen e te drejtave te njeriut

    Ne drejtim te mbrojtjes se pakicave

    Forcimin e te drejtes se pronesise

    Kritikat

    Korrupsioni problematik dhe prezent ne vend

    Moskryerja e reformes zgjedhore dhe asaj ne drejtesi

    Parlamenti nuk ka marre pergjegjesi per axhenden e reformave

    Klime politike konfliktuale ne vend

    Energjetika sektor i dobet qe pengon zhvillimin

    Standardet e sigurise ushqimore ne Shqiperi te uleta

    Kanale te medias ne influence politike dhe ekonomike


    Komisioni Evropian: “Monitorim te rrepte shkarkimit te Sollakut”

    Komisioni Evropian po ndjek me kujdes procedurat per shkarkimin e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Komisioneri Lange theksoi diten e djeshme se procedurat qe po perdoren per shkarkimin e tij, duhet te jene ne perputhje me ligjin dhe Kushtetuten ne vend. “Aspekti themelor qe ne vezhgojme ka te bej me procedurat ligjore qe po ndiqen ne vend ne lidhje me kete çeshtje. Do e ndjekim nga ana jone kete me shume kujdes”, theksoi Lange per çeshtjen “Sollaku”. Komisioneri i BE-se theksoi se Presidenti Topi i kishte premtuar se do ta shqyrtonte me kujdes kete rast. “Ne po ndjekim proceduren qe ka ndjekur Parlamenti dhe komisioni hetimor dhe Presidenti Topi. Ai premtoi se do beje nje analize ligjore te procedures se ndjekur qe eshte nje konformitet me Kushtetuten ne vend”, theksoi Lange. Sipas tij, KE do te ndiqte me kujdes te veçante dhe zhvillimet politike ne Shqiperi deri ne fund te ketij viti.

    Berisha: Raporti, program pune per ne


    Kryeministri Berisha pranoi diten e djeshme kritikat dhe vleresimet e bera nga Komisioni Evropian ne lidhje me zhvillimet ne vend gjate vitit te fundit. Sipas Berishes, progres raporti i KE-se do te jete axhenda e punes se qeverise gjate vitit te ardhshem. “Une dua te siguroj Komisionin Evropian se ky raport do te jete program pune, siç ka qene paporti precedent, per te gjitha dikasteret dhe agjencite e qeverise qe une drejtoj”, deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Kryeministri u shpreh se qeveria mbetet plotesisht e angazhuar ne thellimin dhe konsolidimin e reformave ne vend. Por ai theksoi se ne ecjen perpara me reformat, opozita ka nje rol te veçante. “Nuk eshte e drejte t’ia lesh opozites anen negative dhe qeverise anen pozitive. Te dy palet jane pjesemarres dhe kane dhene kontributin e tyre. Eshte normale qe opozita te kete sensin me kritik, por jam i bindur se fakti qe MSA-ja ecen me seriozitet eshte deshmia me e qarte e vleresimit”, deklaroi Berisha. Sipas tij, ne tetorin e vitit tjeter, shume prej sugjerimeve dhe kerkesave te ketij raporti do te zbatohen nga palet politike ne vend.

    Bregu: Raporti, vleresim integrimit

    Ministria e Integrimit, njekohesisht zedhenesja e qeverise, Majlinda Bregu, theksoi se vleresonte vezhgimin realist te situates ne Shqiperi, per permbushjen e kriterit politik, ekonomik dhe standardeve evropiane. Sipas saj, ky raport vlereson gjithashtu dhe ruajtjen e stabilitetit te institucioneve qe garantoje demokracine, shtetin e se drejtes, te drejtat e njeriut si dhe mbrojtjen e respektimin e minoriteteve ne Shqiperi. “Ne raport vleresohet se Shqiperia ka bere progres ne forcimin e strukturave qeverisese te angazhuara me procesin e integrimit, por eshte i nevojshem forcimi i metejshem i kapaciteteve, koordinimi dhe plani strategjik”, deklaroi Bregu. Sipas saj, raporti rivlereson maksimalisht rolin e Shqiperise si faktor bashkepunimi, paqeje dhe stabiliteti ne rajon si ne iniciativat rajonale ashtu dhe ne marredheniet dypaleshe.

    Rehn: Te forcohet dialogu politik

    Komisioneri per Zgjerim ne Bashkimin Evropian, Oli Rehn, deklaroi diten e djeshme se Shqiperia ka shume reforma per te bere nese kerkon te anetaresohet ne BE. Sipas Rehn, Shqiperia duhet te forcoje me shume dialogun politik, ne menyre qe te jete efikase ne reforma. Nga ana tjeter, komisioneri i KE-se, Rehn, theksoi se Shqiperia ka ende shume per te bere ne luften kunder korrupsionit. Por komisionari i BE-se theksoi se vendi ka bere progres ne vendosjen ligjit dhe demokracise ne vend. Si nje shembull pozitiv, Rehn permendi edhe zgjedhjen e Presidentit Topi me shumice votash nga parlamenti. Por komisioneri i BE-se theksoi se Shqiperia eshte ende shume larg integrimit ne Bashkimin Evropian. Ai theksoi se nga vendet e rajonit eshte Kroacia, ajo qe ka me shume shanse per t’u integruar ne BE.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet në Bllog
    22
    Fjala e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

    “Mbledhja e sotme ka tematikë të gjerë, por, para se të shqyrtojmë ligjet dhe vendimet e rendit të ditës, dua të përshëndes Raportin apo dokumentin e punës së stafit të Komisionit Europian si Raportin më të mirë, të botuar ndonjëherë për Shqipërinë dhe qeverisjen e saj. Një raport i shkëlqyer që evidenton me vërtetësi të gjitha përpjekjet, vendimet, ligjet dhe zbatimin e tyre, nga muaji tetor i vitit 2006 në muajin tetor të vitit 2007, të qeverisë dhe institucioneve shqiptare, duke renditur të gjithë progresin e bërë, në përputhje me përparësitë e partneritetit evropian.

    Kryefjala e këtij Raporti, për të gjithë ata që lexojnë, është progresi dhe ecja përpara, Reformat lokomotive të integrimit. Në këtë aspekt, punonjësit e të gjitha institucioneve të vendit kanë meritë të madhe për seriozitetin e dëshmuar në reformat dhe progresin e bërë për ta çuar vendin përpara dhe për ta afruar më shumë me Bashkimin Europian. Të gjithë sektorët dhe fushat e jetës së vendit shqyrtohen në Raport në përputhje me realitetin. Raporti është i shkëlqyer, sepse fakton punën e madhe të bërë për të arritur këtë objektiv, fakton në mënyrë të pakundërshtueshme se Shqipëria, nga tetori i vitit 2006 deri në tetorin e vitit 2007, në analizën e kritereve politike është bërë më e lirë; në analizën e kritereve ekonomike është bërë më e begatë dhe e zhvilluar; në analizën e kritereve të sigurisë është bërë më e sigurt dhe në analizën e standardeve evropiane ka bërë progres të qartë dhe është afruar më shumë me standartet e BE-së .

    Por Raporti është i shkëlqyer edhe për një fakt tjetër madhor. Kushdo që e lexon konstaton se në ky Raport është programi më i mirë i qeverisë dhe i institucioneve shqiptare për vitin e ardhshëm. Të gjitha ministritë, agjencitë dhe institucionet e shtetit, që duan të punojnë me seriozitetin dhe ndershmërinë më të madhe për realizimin e një ndër dy projekteve më madhore të këtij shekulli për shqiptarët, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duhet t’ju përmbahen të gjitha kërkesave të shtruara për t’u zgjidhur dhe të bëjnë një agjendë shumë precize për t’i dhënë përgjigje një e nga një nëpërmjet reformave, vendimeve, ligjeve dhe zbatimit të tyre të gjitha problemeve që shtrohen në raport për t’u zgjidhur, në mënyrë që viti tjetër ta gjejë Shqipërinë edhe më të lirë , më të begatë dhe shumë më pranë standardeve të vendeve me të cilat ne dëshirojmë të bashkohemi. Është rasti për të siguruar qytetarët shqiptarë se ne si qeveri do të bëjmë të gjitha përpjekjet që treni i reformave të eci me shpejtesi drejt standarteve te reja ne proecesin e integrimit. Unë jam i bindur se kështu do të bëjnë edhe institucionet e tjera.

    Raporti shqyrton dhe pohon progresin që ka bërë vendi gjatë një viti në të gjitha fushat.

    Në Raport, është tejet pozitiv fakti se është pohohet qartë progres i në kriteret e Kopenhagenit për standardet politike dhe shtetit ligjor, si kriteri i të gjitha kritereve për një shoqëri të lirë. Progresi në shtetin ligjor është i qartë. Raporti evidenton të gjitha përpjekjet tona për të drejtat dhe liritë njerëzore, ridimensionim e tyre gjate vitit që shkoi. Por një qeveri nuk mund të kënaqet se ka respektuar në tërësi liritë e të drejtat njerëzore. Ajo ka detyrime shumë të mëdha, për ta shtrirë këtë koncept në të gjitha skajet e jetës së vendit. Unë jam shumë i kënaqur se Raporti evidenton progres të qartë në drejtim të institucioneve të vuajtjes së dënimit, një përpjekje e injoruar nga qeveritë shqiptare të mëparshme. Natyrisht, Raporti shtron detyra, por unë jam i inkurajuar nga fakti i njohjes dhe i vlerësimit të marrjes në konsideratë i të gjitha rekomandimeve të Komitetit Anti-torturë të Këshillit të Europës. Kur përfaqësuesit e Këshillit të Europës më kërkuan, nëse dëshironim të botohej Raporti i vitit 2004-2005, unë pranova ta botonin, pavarësisht se ai paraqiste një tablo të nxirë. Dhe këtë nuk e bëra për të denoncuar qeverinë që shkoi, sepse asaj ia dhanë përgjigjen shqiptarët, por me një qëllim, për ta pasur si orientim. Gjendja e përshkruar në të ishte me të vërtetë dramatike dhe unë nuk them se kemi arritur në nivelet ku duhet, por progresi është i qartë dhe kjo ka vlerë të madhe.

    Dua të ndalem në lirinë e mediave. Për qeverinë nuk ekziston asnjë kritikë. Evidentohen dy elementë thelbësorë. Së pari, presioni i politikës drejt gazetarëve, duke i bërë presion për mënyrën e dhënies së lajmit, pa folur për faktin kur i nxjerrin nga sallat e takimeve. Raporti thotë se ka presion politik mbi mediat. Uroj që politikanët shqiptarë t’i thonë ndal presionit dhe mesazheve për të diktuar politikat editoriale të mediave. Por më e papranueshme është diktati i pronarëve. Ndaj edhe një herë zotohem se, në qoftë se shoqatat e gazetarëve nuk do të bëjnë ligjin për t’i vënë kufirin pronarëve, këtë do ta bëjë qeveria. Pronari, me arbitraritetin e tij, nuk mund të diktojë politikën editoriale pa qenë vetë gazetar dhe të deformojë hapësirën informative të kombit. Mediat janë problem profesionistësh, gazetarësh dhe qytetarësh. Ndaj më vjen shumë mirë që Raporti evidenton qartësisht presionin e pamerituar të pronarëve, të cilët mund të njohin çdo gjë tjetër, përveç medias.

    Dy janë problemet e tjera të rëndësishme që kërkojnë adresim. Raporti rreshton në mënyrën më vlerësuese të gjitha përpjekjet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, vlereson qëndrimin tonë strategjik ndaj këtij kanceri si dhe goditjet ligjore të bwra në te gjitha nivelet. Por ai thekson se korrupsioni mbetet një problem madhor në Shqipëri dhe këtu duhet të ndalemi, së bashku zotërinj ministra që jeni edhe kryetar partish, sikundër edhe me të gjithë zyrtarët e vendit. Raporti kërkon që deputetët të mos kenë imunitet për sa i përket korrupsionit. Ne duam standarde dhe ky është standardi. Nuk mund të kërkojmë standarde për qytetarët dhe të mos i pranojmë ato për veten tonë.

    Dje, kam informuar mediat se ne do të bëjmë në mënyrë absolute çdo përpjekje me opozitën për të arritur mirëkuptimin për të pasur 84 vota për votuar ligjin për të kufizuar imunitetin për shkak të korrupsionit. Por, në rast se kjo përpjekje dështon, ne do të marrim vendimin e njëanshëm, zotimin si koalicion për të votuar çdo kërkesë që vjen nga Prokuroria e Përgjithshme për heqje imuniteti. Unë kam besim të madh se të gjithë subjektet e tjera me imunitet do ta ndjekin këtë. Askush nuk mund të thotë se gjykatat shqiptare janë politike. Gjykatat shqiptare nuk janë politike. Ato kanë shumë epitete, por nuk janë politike. Edhe kur kemi qenë në opozitë nuk kemi pasur ndonjë vlerësim të tillë dhe as opozita e sotme nuk ka një vlerësim të tillë. Nga ne, si politikanë, kërkohen dy gjëra të rëndësishme për korrupsionin: imuniteti dhe ne duhet ta dorëzojmë atë për sa i përket çështjeve të korrupsionit, si dhe ligji për financimin e forcave politike. Zoti Ministër i Drejtësisë, ligji duhet të paraqitet në fund të muajit janar në qeveri dhe të kalojë më pas në parlament. Ligji duhet të jetë ligji më transparenti. Është normale të kërkosh transparencën e medieve si kërkesë edhe e Raportit, por, para së gjithash, ne duhet të bëjmë transparencën e plotë të forcave politike që drejtojmë. Është normale të kërkojmë transparencën e parave të shoqërisë civile dhe kështu duhet, por, para së gjithash, duhet të bëjmë transparencën e plotë të parave të forcave tona politike, që të bëhemi të vërtetë në këtë kërkesë.

    Në Shqipëri korrupsioni është porblem madhor sepse lufta e tij në sistemin e drejtësisë deri para zgjedhjes së Presidentit Topi ka qënë tërësisht e bllokuar. Nuk ka gjykatë a prokuror të penalizuar apo disiplinuar për çështje korruptive. Përkundrazi, Raporti thotë se kur qeveria filloi të ndërmarrë masa për të luftuar korrupsionin në drejtësi, pati reagime dhe kundërvënie të fuqishme nga ana e saj. Por kjo, kam bindjen, se është e shkuara. Unë kam bindjen e plotë se Presidenti i Republikës, në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, do të vazhdojë reformën e nisur, e cila po vlerësohet. Sikundër zoti Ministër i Drejtësisë, ne duhet t’u ofrojmë sistemit gjyqësor të gjithë mbështetjen financiare të nevojshme për të përmbushur detyrimet. Nuk ka asnjë mëdyshje se tek gjykatësit e prokurorët e Shqipërisë ka profesionistë të shkëlqyer dhe njerëz të ndershëm, të cilët duan të japin kontributin e tyre në shtetin ligjor. Çështja e drejtësisë nuk zgjidhet ndryshe, veçse nëpërmjet reformave dhe një mbështetjeje të veçantë. Faktikisht, Raporti rreshton një seri problemesh madhore të këtij sistemi, që duhet të përballohen me vendosmëri, legjitimitet, kushtetutshmëri dhe me të gjithë mbështetjen e nevojshme.

    Raporti mund të them se denoncon Shqipërinë, sepse nuk ekzekuton mandatet ndërkombëtare të arrestit, në një kohë kur, thotë Raporti, vende të tjera i kanë ekzekutuar mandatet e arrestit të Interpol Tiranës. Raporti pohoi, pikërisht, atë që ne e kemi denoncuar në mënyrë të përsëritur, bllokimin absurd, të paligjshme dhe të papërgjegjshme të Prokurorit të Përgjithshëm të ekzekutimit të mandateve të arestit të interpolit në përputhje me konventen e firmosur nga Shqipëria. Askush nuk mund ta konceptojë që në një vend të lirë, i cili aspiron të ecë drejt BE-së, në një vend që pretendon të rrezatojë siguri, të shndërrohet në një strehë të vrasësve dhe trafikantëve. Kjo ndodh sepse, në mënyrën më të pakonceptueshme, prokurori i vendit nuk lejoi arrestimin duke perdorur pretekst mungesen e marrveshjes së ekstradimit. Por kjo tani merr fund. Raporti njeh luftën e suksesshme kundër krimit të organizuar, por shtron detyra shumë të mëdha në drejtim të pastrimit të parave, krimit ekonomik, mbrojtjes së dëshmitarëve, në drejtim të penalizmit të punonjësve të policisë që shkelin ligjin dhe të luftës me tolerancë zero kundër korrupsionit dhe punonjësit e policise dhe agjensitë e tjera të zbatitmi te ligjit .

    Në Raport ka vlerësim për progresin në reformat sociale, thuhet se është rritur 30 për qind mbështetja financiare për të paaftët, është përmirësuar shërbimi në qendrat e kujdesit, por nga raporti dalin një seri detyrash për punësimin dhe riaftësimin e tyre. Ka progres në të drejtat e fëmijëve dhe në luftën kundër trafikimit, por problem, siç shprehet në Raport, është mungesa e një ligji për të regjistruar fëmijën që në lindje, gjë e cila konsiderohet e domosdoshme.

    Raporti vlerëson në mënyrë qartësisht pozitive reformat e mëdha ekonomike të vendit, reformat në financat publike progresin e doganave, administratën e tatimeve, stabilitetin makroekonomik dhe tregues te tjere te zhvillimit te tregut financiar, ngritjen e AMF-se por raporti shtron një seri detyrash të tjera në luftën kundër informalitetit.

    Dëshira dhe vullneti i tyre më kryesor, në rrafshin shoqëror, është anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE. Këto janë absolutisht projektet më madhore të vendit.

    Raporti vlerëson përpjekjet më të arritura në fushën e akreditimit, të certifikimit, metrologjisë, arritjet në fushën e arsimit, reformat në arsimin e lartë rritjen e rëndësishme të buxhetit në këtë fushë, reformat në shëndetësi, etj.. Por Raporti vlerëson se duhet progres shumë më i madh në mbrojtjen e konsumatorit, në mbrojtjen e mjedisit, duke mos injoruar përpjekjet e bëra në këto drejtime, si dhe kërkon zhvillimin e kapaciteteve, çka do të thotë që edhe buxheti duhet të riorientohet, sepse nuk mund të kemi progres në fushën e certifikimit të prodhimeve industriale dhe të mos kemi vëmendje akoma dhe më të madhe në fushën e prodhimeve bujqësore. Duke u ndalur në detaje, laboratorët shqiptare, thuhet në Raport, nuk janë të përgatitura për të certifikuar peshkun dhe prodhimet e detit. Pra, Raporti analizon detaje që duhet të marrin zgjidhjen më të parë dhe buxheti duhet të përqendrohet i tëri në përputhje me këto objektiva, pasi këto janë përparësitë që përcakton partneriteti europian për Shqipërinë.

    Raporti ka vlerësime pozitive edhe për ndihmën shtetërore dhe seriozitetin me të cilin Ministria respektive trajton çështjen e ndihmës shtetërore. Gjithashtu ai shtron problematikën e madhe të KESH-it dhe të zgjidhjes së problemit të energjisë, njeh përpjekjet e bëra, si dhe prapambetjet ekzistuese.

    Raporti vlerëson suksesin apo arritjet në kontrollin e kufijve, vlerëson si më të leverdishme, në praktiken e ndjekur nga ne, komandën civile në anijet ushtarake për të kontrolluar brigjet, por thotë se duhet të bëhen qartësime të mëtejshme në këtë procedurë.

    Dy janë reformat për të cilat kërkohet progres substancial dhe i padiskutueshëm. Për sa i përket reformës zgjedhore, Raporti vlerëson hapat e ndërmarra nga qeveria për regjistrin digjital të gjendjes civile dhe të prodhimit të kartave dhe pasaportave digjitale, por kërkon nga forcat politike që t’i japin përgjigjen, më të shpejtë të mundshme, kuadrit ligjor.

    Reformën zgjedhore e kemi në dorë ne politikanët dhe si ta përcaktojmë ne, në atë mënyrë ecën ajo. Problemi kryesor i reformës zgjedhore janë komisionet zgjedhore dhe sistemi zgjedhor. Sistemin mund ta krijosh si të duash, sepse të gjitha sistemet janë demokratike, përveç “sistemit të Dushkut”, që duhet të eliminohet. Ne duhet të na prijë mençuria dhe përgjegjësia për të gjetur formatin e komisioneve zgjedhore. Ne duhet të jemi të vendosur për lëshime respektive. Nuk ka komision zgjedhor me 13 anëtarë. Prandaj të gjejmë një formë të mundshme, por jo me 13 anëtarë. Kjo kërkesë është e domosdoshme dhe e drejtë.

    Unë kam besim se ne të gjithë, si koalicion, po ashtu dhe opozita, e cila ka fjalën e saj, duhet të marrim vendime në interes të vendit, të përshtatemi në kërkesat për një reformë zgjedhore sa më të mirë për vendin.

    Reforma në drejtësi është dhe kjo një reformë shumë e rëndësishme. Ne jemi të hapur për të gjitha propozimet që bëri opozita për ligjin dhe organizimin e drejtësisë. Ekziston një ligj në parlament, i miratuar me standard ndërkombëtar. Të gjitha përmirësimet e opozitës merren për bazë dhe do të ishte gjëja më e pakonceptueshme që për Sollakun të dënonin vendin. Unë kam besim tek opozita që do të gjejnë gjuhën e përbashkët, që do të pranojnë propozimet e ekspertëve të tyre, të ekspertëve ndërkombëtarë, të punohet me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, me Konferencën e Gjyqtarëve, të punohet me të gjitha grupet e interesit, në mënyrë që, pas kaq vitesh në rrugën e ndryshimeve, drejtësia shqiptare të marrë ligjin e ri të saj, ligj që përshtatet me standardet evropiane.

    Në Raport, ndonëse vlerësohet pozitivisht në tërësi përshtatja e ligjeve tona me ligjet e acquie communautaire, Janë 2, 3 ligje apo më shumë, që, sipas Raportit, nuk janë plotësisht në përputhje me standardet europiane. Duhet që këto ligje të shqyrtohen dhe amendohen me përparësi.

    Së fundi dhe jo më pak e rëndësishme, është se ky Raport vlerëson Shqipërinë si një vend me marrëdhënie shumë të mira me BE-në, si një vend që zbaton me seriozitet të madh MSA-në dhe faktor i vërtetë paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

    Unë bëra këtë analizë, të shkurtër por ajo çka do të bëjë qeveria do të jetë që të gjitha ministritë dhe agjencitë e varura nga ministritë dhe Këshilli i Ministrave do të nxjerrin detyrat, pasi ky Raport është programi i vitit që vjen. Detyrat që shtrohen këtu do të jenë agjenda e Kryeministrit, i cili do të ushtrojë të gjithë autoritetin e tij dhe ju tuajin për zbatimin pikë për pikë të kërkesave të këtij raporti dhe atyre të dokumentave të Parteneritetit euopian me të cilin duhet të përshtaten të gjitha përparësitë tona për vendet që duan të anëtarësohen ekziston ai që quhet partneritet kjo nënkupton që përparësitë e tua duhet t’i përshtatësh me ato që dikton ky partneritet, në rast se do të ecësh drejt tij, të gjitha përparësitë e kesaj qeverie, por të të gjitha institucioneve të vendit.

    Unë kam besim se këtë shqyrtim serioz raporti do t’ia bëjne jo vetem institucionet qeveritare por edhe të gjitha institucionet etjera të shtetit në menyre që raporti i viti 2008 të gjeje. Ky raport deshmon se iu është dhënë përgjigjë shumicës dërrmuese të problemeve të raporti të viti të kaluar. Ka probleme qe nuk zgjidhen ne një vit por sërish ne duhet të synojmë që veprimtaria e vitit që vjen t’u japë përgjigje shumices se problemeve që shtrohen ne këtë raport dhe dokumentit të partneritetit europian. Gjithçka duhet të fokusohet në prioritetet e këtij Raporti, sepse vetëm në këtë mënyrë ne kemi përmbushur detyrimin më madhor ndaj qytetarëve shqiptarë, ecjen përpara të vendit drejt BE-së.”

    07/11/2007

    Kryeministria

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet në Bllog
    22
    Raportin te plote ne anglisht mund ta lexoni ne adresen e meposhtme:

    http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/...ec_1383_en.pdf

    Albo

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shqiperia ka arrit shum gjera pozitive me ardhjen e qeverise Berisha ne pushtet.
    Gjerat jan me te sigurta, njerzit dalin e levizin rrugeve pa frike, kam pare femra jashte ne oren 2 te nates, gje e cila do te thote se shqiperia eshte kthyer ne nje vend te sigurte.

    E vetmja gje qe na shqeteson eshte kjo lufte politike burokratesh e cila sna le te ecim perpara, por gjithsesi edhe kjo shpresoj te zgjidhet sa me pare, edhe problemi i energjise elektrike te zgjidhet me pare se kjo, sepse me te vertete shqiperia po kalon nje periudhe shum te keqe ekonomike.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Topi flet sot ne Strasburg.

    Presidenti Bamir Topi ndodhet ne Strasburg, ku po zhvillon punimet Asambleja e Pergjithshme e Keshillit te Evropes. Presidenti Topi do te takohet me kryetarin e ri te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Lluís Maria de Puig, me sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Evropes, z. Terry Davis dhe shqiptare qe punojne ne KE. Presidenti Topi do te flase perpara Asamblese Parlamentare dhe do t’u pergjigjet pyetjeve te deputeteve. Ne fjalen e tij, kryetari i shtetit do te perqendrohet ne reformat e bera ne Shqiperi, vullnetin e klases politike e institucioneve shqiptare per t’i permbushur ato me ritme te shpejta, rolin moderues te Shqiperise ne rajon dhe qendrimin e njohur per statusin e ardhshem te Kosoves, domosdoshmerine e shpalljes se pavaresise dhe rendesine e mbeshtetjes se shtetit me te ri te Evropes si nje shtet me standarde demokratike ne respekt te minoriteteve e me aspirata te qarta euroatlantike. Kreu i shtetit do te shoqerohet ne kete vizite nga delegacioni shqiptar prane Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, z. Aleksander Biberaj, kryetar i delegacionit shqiptar dhe zevendespresident i Asamblese Parlamentare, z. Kastriot Islami, znj. Lajla Pernaska, kryetare e komisionit te ceshtjeve sociale, shendetit dhe familjes, si dhe znj. Diana Culi dhe z. Paskal Milo. Keshilli i Evropes ka ne perberje 47 vende dhe Shqiperia eshte vend anetar qe ne 13 korrik 1995.

    Shqiperia dhe Komisioni Evropian nenshkruan marreveshjen 50 milione euroshe per ndertimin e dy qendrave te paraburgimit

    Lohan: Me vizat jeni “OK”

    Edlira Prendi

    Kryetari i delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane, ambasadori Helmut Lohan, tha dje se ishte ne nje nivel te kenaqshem zbatimi i regjimit te ri te vizave per shtetasit e Shqiperise me vendet e Bashkimit Evropian. Ambasadori Lohan ndonese nuk dha detaje konkrete se sa per qind me shume jane leshuar viza per kategorite e perfshira ne regjimin e ri dhe as se sa vende e zbatojne kete (regjim), saktesoi se ecuria eshte e mire. Ambasadori i beri komentet, ndersa mori pjese dje pasdite ne ceremonine e nenshkrimit te nje marreveshjeje mes Tiranes dhe Brukselit, per ndertimin e dy qendrave te reja per paraburgimin. Ambasadori theksoi fillimisht, se “marreveshja e lehtesimit te vizave mes Shqiperise dhe BE-se po ecen shume mire”. Kreu i delegacionit te KE-se kujtoi se marreveshja e lehtesimit te regjimit te vizave po zbatohet qe nga 1 janari i ketij viti dhe se “ne po mbajme kontakte shume te ngushta me zyrat konsullore te ambasadave ketu dhe nga informacionet e marra tregohet se ajo po zbatohet shume mire”. Sipas ambasadorit Lohan, “ndoshta problemet e vogla qe vihen re tani do te kapercehen ne nje te ardhme shume te afert”. Nderkaq, qeveria shqiptare do te ndertoje dy qendra te reja paraburgimi ne qytetin e Fierit dhe te Elbasanit. Projektet kushtojne 35.5 milione euro dhe jane pjese e marreveshjes financiare qe nenshkruan ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe ambasadori Lohan. Marreveshja parashikon venien ne jete te ndihmes financiare te Bashkimit Evropian nen Instrumentin e Ndihmes se Paraanetaresimit (IPA) 2007 dhe Programi Kombetar. Sipas ministres Bregu, “keto projekte do te adresojne keshtu ceshtjen e mbipopullimit te mjediseve te paraburgimit dhe permiresimin e respektimin e te drejtave dhe te kushteve te jeteses se te parandaluarve”. Gjithashtu, nje shume prej 24 milione eurosh do te mbeshtese nderhyrjen ne permiresimin e sistemeve te ujesjelles-kanalizimeve ne Shqiperi. Ky projekt do te financoje rehabilitimin dhe ndertimin e sistemeve ekzistuese te kanalizimeve ne qytetin e Shkodres, ndertimin e nje sistemi kanalizimesh te ri dhe impianti per trajtimin e ujerave ne qytezen e Velipojes dhe ndertimin e nje sistemi kanalizimesh ne qytezen e Shengjinit edhe ne zonen e plazhit ne Golem, Durres. Ky instrument eshte nje vazhdimesi e programit “Cards” qe ka mbeshtetur Shqiperine gjate periudhes 2000-2006 me nje fond prej 279.4 milione eurosh. Pas nenshkrimit te marreveshjes financiare, ministrja e Integrimit theksoi se ne kuadrin e programit “IPA 2007”, nga ana e Komunitetit Evropian jepet nje grant me nje shume totale prej 50 milione eurosh, per perfitimin e te cilit eshte i nevojshem nenshkrimi i kesaj marreveshjeje financimi ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Komisionit te Komuniteteve Evropiane. Mbeshtetja financiare do te jete ne tre akse kryesore: mbeshtetje per permbushjen e kerkesave politike, atyre social-ekonomike dhe standardeve evropiane. Ne fund te takimit, ambasadori Lohan theksoi se “me programin e pare kombetar IPA, Komisioni Evropian tregon mbeshtetjen e tij te vazhdueshme per procesin e anetaresimit te Shqiperise.” E.Prendi




    23/01/2008 Marre nga gazeta "Korrieri online"
    "Carpe Diem"

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Partitë politike dhe sfidat e sigurisë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28
  3. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  4. A do te kete serrisht konflikt ne Maqedoni?
    Nga Tigrimelara në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-09-2002, 14:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •