Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Biznesmeni grek, firmë piramidale në Tiranë

    Gerti Xhaja

    Kanë pritur të mbërrijë nga Greqia. Një ditë pasi ka vënë këmbën në tokën shqiptare, oficerët e policisë gjyqësore të skuadrës së antikrimit ekonomik të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë shoqëruar biznesmenin grek, administrator i firmës “Liv Hillding” sh.p.k.. 29-vjeçari Ippokratos Liverios akuzohet për vjedhje me anë të mashtrimit, gati të njëjtë me ato të firmave piramidale. Liverios është marrë në pyetje për disa orë nga oficerët e antikrimit ekonomik, ku është pyetur në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Sipas policisë, greku akuzohet nga të paktën 3 persona, të cilët pretendojnë se u ka vjedhur me anë të mashtrimit shumën prej 495 mijë euro. Viktimat e tij kanë qenë një çift emigrantësh, një farmacist dhe një tregtar i vogël. Burimet policore thanë për gazetën, se pas konsultimit me prokuorin u vendos që greku të hetohej në gjendje të lirë për këto akuza. Ndërkaq, policia i ka bllokuar pasaportën Liverios, për të penguar një largim të mundshëm të tij, pa u dhënë vendimi përfundimtar për çështjen.
    Vjedhja
    Liverios rezulton i regjistruar si administrator i “Liv Hillding” sh.p.k.. Ai rezulton të jetë edhe administrator i një salle Fitness, në zonën e Pallateve “Agimi” në Tiranë. Gjatë këtij aktiviteti, ai ka mundur të kontaktojë dhe fitojë besimin e “kreditorëve”. U është prezantuar si pronari i një kompanie të madhe të prodhimit dhe eksportimit të qumështit nga Greqia për në Itali. Rreth 200 mijë euro ai ia ka marrë një çifti, për ta ofruar si ortak në importimin e qumështit nga Greqia për në Shqipëri. Ndërsa pjesa tjetër është marrë me pretekstin e krijimit të një ortakërie për ndërtimin e pallateve, që siç duket nuk janë ndërtuar kurrë. Për të fituar besimin e “kreditorëve”, greku lëshonte edhe deklarata noteriale për shumat që u detyrohej. Mirëpo, “ortakët”, pas derdhjes së shumave të kërkuara nga Liverios, nuk kanë mundur të marrin jo vetëm fitimet, por as paratë e tyre. Në këto kushte, ata i janë drejtuar policisë, për të ndërhyrë që t’u kthehen paratë dhe ndëshkuar mashtruesin.
    Policia
    Oficerët e antikrimit ekonomik kryen kontrollin e banesës së grekut në Tiranë, ku mësohet se janë gjetur mjaft dokumente të tjera që e komprometojnë atë në akuzën e vjedhjeve me anë të mashtrimit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në banesë u sekuestruan materiale të shumta, si Kontrata shit-blerjeje; Marrëveshje të ndryshme; Fatura tërheqje dhe derdhje në valutë; Karta Manjetike bankash; Tapi të ndryshme; Certifikata pronësie të shtetasve të ndryshëm; Fotokopje pasaportash të shtetasve të ndryshëm, si dhe shkresa të ndryshme të institucioneve të ndryshme. Dokumentet i janë bashkëngjitur dosjes së policisë në ngarkim të Liverios, të cilat i janë dërguar prokurorisë në cilësinë e provave materiale, për hetimin e çështjes. Në prokurori ndodhet edhe pasaporta e grekut, për të evituar një arratisje të mundshme të tij.


    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=28736
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    “Ja si më mori kursimet e 10 viteve punë në Greqi”


    • Gerti Xhaja

    Deri dje ishin tre personat që i kishin dhënë biznesmenit grek, Ippokratos Liverios rreth 495 mijë euro. Një çift i sapokthyer nga Greqia, një farmacist dhe një tregtar i biznesit të vogël. Padyshim që më e “djegura” mes tre denoncuesve është Vjollca Çala, e cila i ka besuar grekut Liverios 200 mijë eurot që kishte mundur të fitonte familjarisht gjatë 10 viteve të emigrimit në Greqi. “Jemi njohur nëpërmjet djalit tonë, - është shprehur Vjollca Çala për oficerët e antikrimit ekonomik të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke shtuar se, - na ofroi të bëheshim ortak në importin e qumështit nga Greqia në Shqipëri. Na premtoi shumë fitime, por tani e kuptuam që kemi humbur të gjitha kursimet tona”. Denoncimi i Çalës është kryer në javët e fundit të vitit 2007. Kurse hetimet e oficerëve të policisë zbuluan edhe 145 mijë eurot që Liverios i kishte marrë farmacistit Skënder Duka dhe 150 mijë euro tregtarit Nadir Çaushllari. Farmacisti ka pranuar se biznesmeni grek i kishte ofruar ortakëri në ndërtimin e disa pallateve, duke i premtuar për një fitim të majmë që do ta ndanin bashkë.
    Emigrantja
    “Nuk e dinim që ishte mashtrues. Na tregoi për bizneset që kishte në Shqipëri dhe për aktivitetin tregtar në përpunimin dhe shitjen e qumështit në Greqi dhe Itali. I besuam, dhe për të siguruar biznesin e përbashkët, shkuam dhe bëmë deklaratat përkatëse noteriale në momentin e dorëzimit të parave”. Kështu është shprehur Vjollca, të cilës nga e gjitha puna e lodhshme e 10 viteve në emigrim, i kanë mbetur dokumentet noteriale për kursimet që i kishte besuar biznesmenit grek. Humbja e madhe e ka bërë Vjollcën që të interesohej me këmbëngulje në zyrën e antikrimit ekonomik të Tiranës, për të shoqëruar, marrë në pyetje, dhe detyruar me anë të ligjit, Liveriosin të paguajë borxhin që i detyrohet. Duket se barrën më të madhe në familjen e saj e ka i biri, i cili është edhe personi i kontaktit me grekun. Pritet përfundimi i hetimve për të vërtetuar nëse greku është një mashtrues klasik, dhe ka gjetur një mënyrë për të vjedhur kursimet e shqiptarëve në Tiranë, apo me të vërtetë i ka vënë në qarkullim paratë e marra hua, dhe pret që biznesi i tij të shlyejë huanë dhe të ndajë fitimet.
    Farmacisti
    Nuk është fort e qartë mënyra e njohjes dhe kontaktimi me biznesmenin grek, Ippokratos Liverios, por Skënder Duka, i prezantuar si pronar farmacie në polici, ka pretenduar se shumën prej 145 mijë eurosh ia kishte dhënë biznesmenit grek për t’u futur si ortak në një firmë për ndërtimin e pallateve. Duka pretendon se i janë treguar edhe dokumente të shit-blerjeve të tokës ku do të ndërtoheshin pallatet, dhe kërkesat për lejet e ndërtimit. Gjithsesi, edhe në rastin e Dukës, biznesmeni grek, veç premtimeve të shumta nuk ka shlyer financiarisht ndonjë pjesë të huasë së marrë. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe Nadir Çaushllari, i cili është gjithashtu një prej borxhlinjve të biznesmenit grek.


    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=28739
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    po kta me sa tru shkojn japin gjith kursimet njeri qe u "tregoi për bizneset që kishte në Shqipëri dhe për aktivitetin tregtar në përpunimin dhe shitjen e qumështit në Greqi dhe Itali."

  4. #4
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Po mire si u bekan keto 200 mije ero ne greqi per 10 vjet. DHE KU NE GREQI.me kuptoni flas per pune te paster, ndoshta do te kene punuar nga 30ore ne 24 orshin normal.por kete gje e tregojne dokumentat qe kane ne financen greke.gjate rregjistrimeve qe kane bere cdo vit ne finance.si dhe dokument i kalimit te parave nga greqia ne shqiperi.ne qoftese nuk vertetojne me dokumentacione shteterore prejardhjen e lekeve.jo vetem qe i kane te humbura, por i hapin dhe probleme vetes se ture.Me punen e zeze qe mund te kene bere ne greqi nuk mund te perfitojne asnje te drejte. kjo pune bie ere te keqe nga te dy palet.le te ja leme ligjit ne dore.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •