Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 82
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Sa eshte koha per nje elite re politike ne Maqedoni?

    Shqiptaret ne Maqedoni jo rralle here i kane dhene provimet ne planin kombetar. Kete me se miri e ilustron lufta dhe perkrahja pa rezerve qe populli ia dha luftes po edhe partise qe doli nga lufts.
    Nga "demokracia" e viteve te nentedjhjeta dhe lideri popullist Nevzat halili, kaluan nepermjet labirinthit personalitete te ndryshme si Xheladin Murati, Abdyrahman Haliti, Arber Xhaferi, Ali Ahmeti dhe ketu tash jemi.
    PPD-ja deshtoi ne qeveri
    PDSH-ja deshtoi ne qeveri
    BDI-ja eshte ne rruge te mire per te deshtiuar

    Cka mendoni se duhet te ndodhe me ne mos eshte momenti i duhur per nje elite te re politike pa bagazhe dhe paragjykime
    Thjeshte po e hapi kete teme sepse mendoj se ka njerez te rinj qe dijne dhe munden te qeverisin por qe fatkeqesisht nuk u jepet mundesi per te operuar ne politike sepse ujqit e vjeter apo thene me shqip kasta e vjeteruar politike ka krijuar vend ne shoqerinew tone
    Une jam per ndrime radikale po ju
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    KAm pritur diskutime interesante ne kete teme por jam thjeshte i befasuar nga mos interesimi
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Mendoni qe kjo teme eshte akutale tash . Se ne kemi nevoje per nje lider dhe lidership te ri ne politike

  4. #4

    Cool Partite ne Maqedoni si kepurdhat pas shiut!

    Citim Postuar më parë nga babadimri
    PPD-ja deshtoi ne qeveri
    PDSH-ja deshtoi ne qeveri
    BDI-ja eshte ne rruge te mire per te deshtiuar
    Formula e ketille, pra, deshtim i cdo partie politike ne Maqedoni jo gjithmone duhet te rezultoje me nje parti politike te re. Ne pergjithesi, ne Ballkan, po shnderrohet edhe politika ne nje biznes dhe keshtu sa te shihet qe nje parti politike deshton, menjehere krijohen grupe te tilla njerezish te cilet memzi e presin nje rast te tille per te krijuar dic te re ne politike, gje qe per mua personalisht eshte absurd i kohes!

    Ne Maqedoni, sot me shume se kurre kemi nevoje per njerez te mirefillte te politikes te cilet do te mundohen me cdo kusht qe te bejne ate qe eshte e mundur, duke luftuar deri ne maksimum, per te i sherbyer popullit "te shkrete" e jo populli t'iu sherbeje atyre. Cdo krijim i nje partie politike te re, do te jete baraz me deshtim, sepse krijimi i shpeshte i partive politike le popullin te kuptoje shume qarte se behet fjale per interes personal (te politikaneve) dhe jo interes per popullin.

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit

    mendoni se Rufi Osmani eshte njeriu i vertete per kete kohe!

  6. #6

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga babadimri
    mendoni se Rufi Osmani eshte njeriu i vertete per kete kohe!
    babadimri,

    Jam thelle e bindur se Rufi Osmani nuk eshte njeriu per t'u marre me politike, ndonese kapaciteti i tij per kete ceshtje eshte mbi ate normalen, MIREPO njerezit e sinqerte, te drejte, e te mire rralle korrin sukses e fitore ne politike. Rufiun e patem te ulur ne "karriken e politikes" dhe ja se c'i ndodhi, nderkaq ai nuk eshte aq i "ceket" sa "pasi t'i kete fryre qumshtit, t'i fryeje edhe kosit", apo thene ndryshe "ta fus doren ne zjarr per te dyten here"!..Mendimi im personal.
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    babadimri,

    Jam thelle e bindur se Rufi Osmani nuk eshte njeriu per t'u marre me politike, ndonese kapaciteti i tij per kete ceshtje eshte mbi ate normalen, MIREPO njerezit e sinqerte, te drejte, e te mire rralle korrin sukses e fitore ne politike. Rufiun e patem te ulur ne "karriken e politikes" dhe ja se c'i ndodhi, nderkaq ai nuk eshte aq i "ceket" sa "pasi t'i kete fryre qumshtit, t'i fryeje edhe kosit", apo thene ndryshe "ta fus doren ne zjarr per te dyten here"!..Mendimi im personal.
    Personalisht mendoj se mungesa e Rufi Osmanit verehet ne sken politike ne Maqedoni. Inkuadrimi i tij eventual si lider besoj se do te risillte besimin e humbur te elektoratit shqiptar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    jemi lodhur vellacko dhe aty eshte problemi.Cdo oligarki shqiptare ne fund ka deshtuar dhe gjithmone ka qene interesi personal mbi ate te pergjithshem sepse nuk jemi ne ate nivel qe do te mund ti flakim aspiratat tona mikropersonale karshi interesit te pergjithshem.Lufta clirimtare ne 2001 paksa na zgjoi nga gjumi por edhe kjo nuk zgjati shume sepse disa clirimtare te bllaces si duket e sollen lirine vetem per vehten e tyre dhe populli mbeti serish me gishta ne goje.Marreveshja e Ohrit u prish qe moti dhe tani kemi nje situate te ngjashme sikur ne vitet 90-ta kur PPD-se iu shkulen kthetrat dhe skishte mundesi te bej asgje me shume.Kjo letargji do te thellohet edhe me shume e sipas prognozes sime ne zgjedhjet e ardhshme elektorati shqiptar nuk do te del me shume se 20 perqind realisht te votoje. Edhe ne keto zgjedhje lokale nuk dolen me shume se 40 perqind shqiptar por kutite u mbushen nen vezhgimin e kallasheve. Jemi lodh vellacko ja se cka ndodh.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga Shkupi

    Tash nuk do te thote se duhet te dorezohemi edhe tia leme oligarkive partiake qe te na lene ne kete gjendje qe jemi katanbdisur beteja vazhdon pavaresisht se patriotat po institucionalizohen dhe po na lene ne rruge rruga jone eshte e qarte besoj Shkupi

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Koha ndoshta eshte, mirepo eshte fat i keq qe ne Maqedoni nuk ka elite te re politike. Plus qe edhe ajo qe pretendon te jete e re, ka skeme te vjeter.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kontesti me Greqinë: rrezik për tensione ndëretnike
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 248
    Postimi i Fundit: 01-08-2012, 12:36
  2. Halili: E duam Maqedoninë si Belgjika
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 00:14
  3. Rruga Durrës-Kukës, shqetëson Maqedoninë
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 18:45
  4. Një mjekër për Maqedoninë
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:27
  5. Vizita e Nanos, gazetarët dy orë për viza në kufirin me Maqedoninë
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2004, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •