Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 381
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Sapo shfletova disa forume maqedone.Nuk mund te besoni far gezimi dhe levdata qeverise se vet,ryeministrit te tyre dhe ministreshes se puneve te brendshme."Erdhi dita kur shteti juridik filloi te funksionoje dhe "kletite shiptari"(shqiptaret e mallkuar) perseri do te disciplinohen. Rejtingu i Grujevskit pas kesaj mbase do te arrije ne mbi 80 perqind dhe po shihet qarte se pikerisht shqiptaret u shfrytezuan per rritjen e rejtingut te qeverise se Grujevskit.Veshtire eshte te kaperdihet vellezer e motra kjo pavaresisht ciles parti i takojme apo kush jane/ishin ato 7 apo me shume djem te vrare ne malesine e tetoves.Shume e dhimbshme dhe jam teper i mllefosur.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Duhet te bejm Apel , te politika Shqiptare ( e Shqiperis dhe e Kosoves ) Esat Pash Toptain Vojvoden ta fusin ne nje list te zez , sikur qe esht e listen e zez te SHBA ( vllazen SHBA-te e kan parapa se ky njeri sesht i mir , per at edhe ne list te zez ende)
    Duhet ta blokojn shqiptart, dhe ta shpallin te padeshirushem ne trojet shqiptare
    Po Shkupi , gzohen ato , gzohen edhe disa ktu , qe nxjerrshin zjarr prej goje per Vojvoden

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tetove, Mediat: 8 civile te vrare ne Brodec. Parlamenti seance urgjente

    Dërguar më: 07/11/2007 - 13:03
    • Policia në Maqedoni thotë se është duke ndërmarrë një aksion kundër grupeve kriminale në disa fshatra në rrethinat e Tetovës.Banorë të fshatrava me popullsi shqiptare Brodec, Vejce dhe Veshalë, ku po zhvillohet aksioni, thonë se të shtënat e armëve kanë qënë të vazhdueshme.

    Policia: Aksioni ne 3 fshatra

    Ora 13:00-Policia në Maqedoni thotë se është duke ndërmarrë një aksion kundër grupeve kriminale në disa fshatra në rrethinat e Tetovës.
    Aksioni ka filluar në orët e para të ditës. Banorë të fshatrava me popullsi shqiptare Brodec, Vejce dhe Veshalë, ku po zhvillohet aksioni, thonë se të shtënat e armëve kanë qënë të vazhdueshme.
    Nderkaq autoritetet në Shkup janë të rezervuara në informacionet për aksionin policor.
    Policia beri te ditur per BBC-ne se gjasat janë të mëdha që të ketë dhe viktima, por nuk dha hollësi nëse ato janë civilë, pjestarë të grupeve kriminale, siç thotë policia, apo dhe të vetë forcave të policisë.
    Edhe mediat maqedonase njoftojnë gjithashtu aksionin e forcave speciale të sigurisë kundër "grupeve kriminale" të armatosura që fshihen në Malin e Sharrit. Siç thuhet, "aksioni është drejtuar kundër Ramadan Shitit dhe Lirim Jakupit- Nacistit, të cilët para disa muajve u arratisën nga burgu i Dubravës në Kosovë". Grupe të armatosura janë zmbrapsur për një kohë të shkurtër dhe se aksioni ende vazhdon. Rruga nga Tetova për në fshatrat malore vazhdon te jete ende e mbyllyr.

    Tetove, Mediat: 8 civile te vrare ne Brodec. Parlamenti seance urgjente

    Ora 11:30- Tete te vrare. Ky eshte numri i viktimave ne perplasjen e sotme mes grupeve kriminale dhe policise maqedonase ne fshatin Brodec te Tetoves, Maqedoni. Sic bejne te ditur mediat maqedonase, te vraret numerohen ne radhet e civileve, te cilet nuk kane mundur dot te largohen pasi fshatit i jane bllokuar hyrje-daljet, pas aksionit te policise. Policia maqedonase nderkaq nuk ka deklaruar te dhena rreth civileve te vrare, porse ka pranuar aksionin ne Brodec. “Po s’pastrojme zonen e Tetoves”, citojne mediat burimet policore. Po nga te njejtat burime mesohet se ka dhe te plagosur nderkohe qe deshmitare okulare deklarojne se te shtenat vazhdojne ende.
    Lidhur me situaten e tensionuar ne fshatin e Tetoves, parlamenti maqedonas eshte mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme ku po diskutohet siguria ne vend.

    Tetove, Policia perleshet me grupet e armatosura. Deshmitaret: Ka te vrare

    TETOVE-E tensionuar situata ne Brodic te Tetoves ne Maqedoni. Forcat e policise jane perleshur me grupe te armatosura. Sulmi i policise ka ndodhur ne oren 6:00 te mengjesit te sotem dhe sic ben te ditur agjencia e lajmeve KosovaPress si pasoje e luftimeve mes grupeve te armatosura dhe forcave te sigurise maqedonase shume shtepi jane perfshire ne flake. Sulmi i policise ka qene ajror dhe sipas RTK, dëshmitarët okularë bejne te ditur se ka te vrare dhe te plagosur nga te dyja palet mirëpo nuk dihet ende numri i saktë pasi të shtënat ende vazhdojne. Po sipas ketij burimi per momentin të gjitha hyrje daljet në fshat janë bllokuar dhe te shtenat vazhdojne, nderkohe qe gra e femije nuk mund ta braktisin ate dot ate.. Lidhur me ngjarjen Ministria e Brendshme e Maqedonisë nuk ka bere te ditur ende asnje infmormacion.
    Por burime jozyrtare bejne te ditur se aksioni policor është orientuar drejt arrestimit të grupit të armatosur të kryesuar nga Lirim Jakupi, i cili para pak kohesh u arratis nga burgu i Dubravës në Kosovë

    Duket se ne Maqedoni jane rikthyer tensionet e luftes se vitit 2001, ku mjaft fshatra shqiptare u dogjen ne betejen e grupeve shqiptare me forcat maqedonase. Kjo lufte shkaktoi mjaft viktima dhe gati e coi Maqedonine ne lufte civile. Lufta perfundoi me marreveshjen e paqes se Ohrit qe u dha shqiptareve me shume te drejta.
    (db/balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Përleshje të armatosura në Brodec të Tetovës
    FLASH LAJME
    Shkruar nga Shqipëria e Bashkuar.Org - United Albania.Org
    Wednesday, 07 November 2007

    Në fshatin Brodec të Tetovës sot ka filluar përleshje e armatosur midis një grupi të armatosur dhe forcave sllavomaqedonase. Burime brenda fshatit për Agjencinë Informative Shqipëria e Bashkuar.Org jozyrtarisht bëjnë të ditur për tetë civilë të vrarë, emrat e të cilëve ende nuk dihen. Përleshja e armatosur ka filluar nga ora 6 e mëngjesit, ndërkaq grupi që po konfrontohet me policinë sllavomaqedonase thuhet se është pjesë e AKSH-së, një komandant i cilës u vra javën e kaluar në fshatin Odër, disa kilometra afër Brodecit në Malësinë e Tetovës. Duke u bazuar në burimet e agjencisë sonë luftimet ende janë duke vazhduar, ndërsa shumë shtëpi janë përfshirë nga flaka. Armata Kombëtare Shqiptare ende nuk është prononcuar lidhur më këtë rast.
    Burimet tona nga kjo zonë lajmërojnë pë rrëzimin e një helikopteri ushtarak sllavomaqedonas.

    Poashtu bëhet e ditur se në këtë rajon janë dislokuar forca të mëdha sllavomaqedonase, mjete të blinduara dhe helikopterë, të cilët shtiejnë në drejtim të fshatit. Në fshat kanë ngelur të patërhequr banorët lokal, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Të gjitha linjat telefonike janë fikur dhe është ndërprerë komunikimi me këtë fshat.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Sapo me erdh lajmi i pakonfirmuar per forca te shtuara policore me armatim te rende ne hyrje te Shkupit rrespektivisht ne lagjet Nerez dhe Saraj. A ka najkush ndonje informacion?

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    AKSH nuk qenka e perzier ketu bre. Vet ashtu paskan thane. Se di bash kush jan kto, por shpresoj se nuk jan naj mafijasha qe per ta jan duke vdekur njerez te pafajshem. Ptuh gjithandej njerez te flliqt me duket.

    A shkijet vlla, ah shkijeve vetem njesend ju vjen haku.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443

    Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves thuhet se 1 helikopter maqedonas rezohet

    Reuters raporton se KFOR ne Kosove ka informuar se nje helikopter maqedonase eshte rezuar ne rethinen e Tetoves edhe se Ka shum viktima.

    Kurse qeveria maqedonase mohon rrezimin e helikopterit dhe thot se 10 Kriminel shqiptar jan vra ketu pershfir edhe te arratisurit e dubroves

    Kjo qarteson se Xhavit Morinen ishte vrar nga maqedonasit apo Caret te llazarit sikur se kishte spekuluar Gafur Adili

    Mos i lini dhe tradhtoni vllezerit tan qe kan kapur arm ne dore ta clirojn Shqiptarin njeher e pergjitmon

    Ky eshte burimi nga QIK:

    Tetovë, 7 nëntor - Policia e Maqedonisë pohon se është duke ndërmarrë një aksion kundër "grupeve kriminale" në disa fshatra në rrethinat e Tetovës. Aksioni ka filluar në orët e para të ditës. Banorë të fshatrava me popullsi shqiptare Brodec, Vejce dhe Veshalë, ku po zhvillohet aksioni, thonë se të shtënat e armëve kanë qënë të vazhdueshme. Autoritetet në Shkup janë të rezervuara në informacionet për aksionin policor. Sipas BBC së gjasat janë të mëdha që të ketë dhe viktima, por nuk dha hollësi nëse ato janë civilë, pjesëtarë të grupeve kriminale, siç thotë policia, apo dhe të vetë forcave të policisë. Ende nuk ka asnjë konfirmim për të vrarë apo të plagosur. Në aksionin janë të përfshirë një numër i madh forcash të sigurisë. Edhe mediat maqedonase njoftojnë aksionin e forcave speciale të sigurisë kundër "grupeve kriminale" të armatosura që fshihen në Malin e Sharrit. Siç thuhet, "aksioni është drejtuar kundër Ramadan Shitit dhe Lirim Jakupit Nacistit, të cilët para disa muajve u arratisën nga burgu i Dubravës në Kosovë". Grupe të armatosura janë zbrapsur për një kohë të shkurtë dhe se aAksioni ende vazhdon. Rruga nga Tetova për në fshatrat malore është e mbyllyr për çdo lloj trafiku.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 07-11-2007 më 10:00

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Sipas disa Tv, ka edhe 6 te arrestuar shqiptar, nje informim per ato qe se din , ky aksion edhe marr me lejen e partis shqiptare PDSH ( Menduh Thaci Vojvoda)

  9. #29
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Supozoj se thaçi së bashku me miq kanë zënë ndonjë pikë strategjike prej ku japin urdhëra për sulmet.

    Hallall... më keq nuk ka se si të bëhet!!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Kosovar2006, sesht puna mir hiq, veshtir ta kuptoje njeriu i thjesht cka esht duke ndodh ( tet vraje shqiptari, dhe askush mos te ndermarre dicka, ta largojn at pis nga tokat shqiptare, met vertet te ben te mendosh , e te thush cka esht duke ndodh, pse nuk reagojn politika shqiptare, atje jan duke u vra civil , neve sdim cte bejm, ke ta akuzojm, asnjeri sna perkrah, shum esht ber veshtir,
    Te vran naten , te qan diten ( ket esht duke e ber PDSH, Menduh vojvoda)

  11. #31
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    Kush u beson ketyre se gjoja jane duke kerkuar kriminel, keta jane duke vrare civil duke djeg shtepi e xhamia, ne shkup ka pase disa arrestime dhe torturime te ish pjesetareve te UCK dhe familjareve te tyre.
    Kur degjova se nje 16 vjecar ne Brodec eshte vrare dhe disa civil tjere, shpirti mu keput dhe lotet me kapluan, deri kur shqiptari lirin e vete gjithmon duhet me gjak ta paguaj.
    Asnje fjale PDSH-VMROja ne keta momente nuk eshte duke thene, cilin o zoterinj do te akuzoni tani per vrasje, torturim, dhe shkatrrim te fshatrave shqiptar, perse o zotrinj vraponit qe me cdo kusht te hyni ne qeveri a per ti vra shqiptaret.
    Zoti le tu hakmerret me hakun me te rend edhe ne kete edhe ne boten tjeter tradhetareve.
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  12. #32
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Kosovar2006 Lexo Postimin
    Shpresoj se lajmin per helikopter te rrezuar eshte i vertet. Edhe nesa ka viktima sidomos civile ather do te ndezet krejt E keta Tradhtare sikur Menduh Thaqi do te zhduken se shpejti
    Eshte konfirmuar dhe nga TV Alsat lajmi per rrezimin e helikopterit. Personalisht kam marre disa telefonata, tre nga te cilat poashtu konfirmojne lajmin e rrezimit te helikopterit dhe ne Tetove ne oret e para te mengjesit jane pare autoambulancat qe transportonin te vrare e te plagosur ne spitalet e Tetoves dhe te Shkupit.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Tash sapo fol me nje shok nga Tetova ai thot se po ndegjohen shtenat edhe ne qytet dhe Popullata po mobilizohet. Thuhet se ka civil te vrar shum dhe poashtu me ka konfirmuar se helikopteri esht rrezu.

    Situata eshte vershtirsuar prej mengjesit dhe ai me thot se studentet e tetoves 'jan nxeh shum' dhe po shkojn me i kap arm diku

    Shihen poashtu shtepi duke u djegur

    Pra vllezer kush i kundershton keta trima SHQIPTAR jan tradhtar siku Ylber Hysa i lcili citohen me posht

    RTK poashtu raporton

    Përleshje ndërmjet grupeve të armatosura dhe forcave të sigurisë në Malësinë e Tetovës

    Që nga ora 6 e mëngjesit të sotëm në Malësinë e Tetovës, pikërisht në fshatin Brodec, janë duke u zhvilluar përleshje të armatosura ndërmjet grupeve të armatosura dhe forcave të sigurisë.
    Dëshmitarët okularë thonë se në të dy radhët ka të vrarë dhe të plagosur, mirëpo numri i saktë nuk dihet ngase të shtënat janë duke vazhduar. Siç njofton korrespondenti ynë, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes disa shtëpi janë përfshirë nga flakët, ndërsa të gjitha hyrje daljet në fshat janë bllokuar. Deri më tani ministria e Brendshme e Maqedonisë nuk ka dhënë kurrfarë informacionesh për incidentin.

    Lidhur me ngjarjet e sotme ne Maqedoni, nënkryetari i ORA-s, Ylber Hysa, përmes nje kumtese ka ftuar të gjitha palët që ta kuptojnë se lufta ka mbaruar në Maqedoni dhe se ajo nuk i duhet askujt. "Ky nuk është një lajm i mirë edhe për Kosovën, sidomos në procesin që ne po kalojmë në definimin e statusit", ka thënë Hysa.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Viktima civile dhe të plagosur në përleshjet e armatosura në Brodec të Tetovës

    Në fshatin Brodec të Tetovës sot ka filluar përleshje e armatosur midis një grupi të armatosur dhe forcave shtetërore të sigurisë. Burime brenda fshatit për agjencinë INA jozyrtarisht bëjnë të ditur për tetë civilë të vrarë, emrat e të cilëve pritet të zbardhen. Në Spitalin Kirurgjik të Shkupit dhe Spitalin Ushtarak janë ndërmarrë masa të larta sigurie dhe sipas reporterit tonë ndalohet hyrja brenda hapsirave të këtyre dy institucioneve shëndetësore. Reporteri ynë bën të ditur për mbërritjen e helikopterëve, të cilët siç thuhet bartin pjestarët e plagosur të policisë.

    Burime pranë këtij rajoni thanë se përleshja e armatosur ka nisur nga ora 6 e mëngjesit, ndërkaq grupi që po konfrontohet me policinë thuhet se është pjesë e AKSH-së, një komandant i cilës u vra javën e kaluar në fshatin Odër, disa kilometra afër Brodecit në Malësinë e Tetovës.

    Burime policore në Shkup konfirmojnë ngjarjen, duke deklaruar se bëhet fjalë për një sulm ndaj siç theksohet grupeve kriminale kryesisht të përbërë nga të arratisurit nga burgu i Dubravës Lirim Jakupi-Nacisti dhe Ramadan Shiiti. Deri tani nuk ka marrë përgjegjësinë edhe AKSH, e cila më herët theksoi se ka formacione të saj edhe në Maqedoni, me vrasjen e Xhavit Morinës, për të cilin u tha më vonë se ka qenë pjestarë i këtij formacioni.

    Burime policore bëjnë të ditur gjithashtu se grupi i armatosur, në radhët e të cilit ka edhe të vrarë, është tërhequr nga fshati Brodec, ndërsa edhe më tej vazhdojnë luftimet në Malësinë e thellë të Sharrit.

    Një burimt tjetër nga Tearca njofton se dy helikopterë të ushtrisë së Maqedonisë në ora 7 dhe 7.25 kanë fluturuar nga drejtimi i Jegunovcës në drejtim të fshatrave Tearcë dhe Përshefc për kah Sharr.

    Ndërkohë, sipas televizionit Top-Channel, një helikopter i forcave policore është rrëzuar nga sulmet. Aksioni policor është shtrirë në fshatrat malore të këtij rajoni.

    Poashtu bëhet e ditur se në këtë rajon janë dislokuar forca të mëdha të sigurisë, mjete të blinduara dhe helikopterë, të cilët shtiejnë në drejtim ku janë të locuar grupet e armatosura rreth fshatit. Në fshat kanë ngelur të patërhequr banorët lokal, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Të gjitha linjat telefonike janë fikur dhe është ndërprerë komunikimi me këtë fshat.

    Parlamenti sot pritet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar gjendjen e sigurisë në vend. Tensionimi i situatës në këtë rajon filloi pas vrasjes së Xhavit Morinës, që më pas u deklarua se ka qenë komandant i Armatës Kombëtare Shqiptare. Morina strehohej në Maqedoni pas arratisjes nga burgu i Dubravës. (INA)

    07.11.2007

    INA
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #35
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Biligoa, esht perzi krejt...... Po xhavit Morina , ska qen njeri i Serbis bre, ket e dim apo ? per veprimtarin e tij , e nderun me titull, ateher PDSh ka vendos qe te maarr aksion dhe ta destabilizoj rajonin nen patronat te Serbis ( Kujto Pavle Trajanovin)
    Di ta thote dikush, pse ka qene Xhavit MORINA ne burgun e Dubraves?
    Meqe iu be gjithe ai varrim me ceremoni zyrtare dhe me gjithe ata njerez ne funeral, duhet te kete bere dicka te mire per te cilen KFOR dhe UNMIK e kane burgosur? Ka vrare gje serbe apo?!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  16. #36
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    Pas te gjitha ketyre ndodhive, vrasjeve, torturimeve, shkatrimit te fshatrave etc, partia ne pushtet e cila vraponte aq shume te hyje ne qeveri, ende me komoditet rri e qete, a mund ndokush te me sqaroje dicka ne lidhje me PDSH-VMROn, tradhetaret e kombit.
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Postime
    21

    Gafur Adili: “S’kemi plumba per shqiptaret, por i kemi vetem per serbet”

    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Sapo morra nje informacion se paska kris diku ne Tetove.Policia e shtetit makedon paska ndermarre nje aksion diku ne rrethinat e tetoves... a keni ndonje informacion?
    Gafur Adili: “S’kemi plumba per shqiptaret, por i kemi vetem per serbet”
    Gafur Adili: “S’kemi plumba per shqiptaret, por i kemi vetem per serbet”
    Sipas Adilit, Fronti i Bashkuar Kombetar Shqiptar dhe AKSH-ja, si krahu i tij i armatosur, perpiqet te nxise frymen e bashkimit te shqiptaret

    Florenc Bakillari

    Ne nje interviste per “Albania”-n kreu i Frontit te Bashkuar Kombetar Shqiptar, Gafur Adili, ka bere nje rezyme te qarte per çeshtjen e Kosoves. Perse fronti qe ia drejton ka kerkuar bojkotimin e zgjedhjeve nga shqiptaret? Po keshtu, Adili ka folur edhe per problemin ne Maqedoni. Vendimi i Gjykates Kushtetuese maqedonase per simbolet e shqiptareve i ka vene kapak shkeljes me te dyja kembet te Marreveshjes se Ohrit. Ne interviste Adili ka deklaruar se FBKSH-ja ka informacione se ne Kumanova po mobilizohen forcat e Gardes se Car Llazarit. Kete veprim, sipas Adilit, po e bejne serbe te ardhur nga Beogradi, te cileve ne prag te Pavaresise se Kosoves u intereson destabilizimi i Maqedonise.
    Perse ju si FBKSH keni bere thirrje per bojkotimin e zgjedhjeve te 17 nentorit ne Kosove?
    Eshte e natyrshme qe keto zgjedhje nuk duhet te behen ne kete moment historik. Ne kemi bere nje analize te qarte dhe mendojme se kryerja e zgjedhjeve para perfundimit te çeshtjes se statusit do ta demtoje Kosoven. Nuk mund te kete zgjedhje per pushtet pa pasur shtet. Nese zgjedhjet do te mbahen me 17 nentor, atehere cila qeveri do ta perfaqesoje Kosoven para Grupit te Kontaktit? Natyrisht qe nuk do te kete nje qeveri legjitime dhe formimi i nje qeverie te re do te kerkoje kohe, çka nuk eshte ne dobi te statusit. Pikerisht per kete qellim ne i kemi bere thirrje popullit shqiptar ne Kosove qe te bojkotoje zgjedhjet. Populli shqiptar ne Kosove duhet te jete i pergatitur per çdo rast. Mendimi i FBKSH-se eshte se lufta ne Kosove eshte e pashmangshme. Ne urojme qe ky gjykim te jete i gabuar. Po perse lufta eshte e pashmangshme? Ne rast se Kosova do te shpalle pavaresise dhe ajo nuk do te njihet nga Beogradi, ky i fundit do te nxise serbet ne veri te Mitrovices qe te shpallin edhe ata pavaresine. Por te mos harrojme se ne veri te Mitrovices ndodhen dhe dy burimet kryesore qe furnizojne me uje gjithe Kosoven. Pra kjo ndarje do te jete e papranueshme per shqiptaret. Po keshtu, edhe nese nuk do t’i jepet pavaresia Kosoves, shqiptaret nuk mund te pranojne kthimin e autoritetit te Beogradit.
    Se fundi, ne shtyp eshte shkruar se AKSH-ja, krahu i armatosur i FBKSH-se, qe drejtohet nga ju, mund te jete pergjegjes per nje kercenim me atentat ndaj ish-kryeministrit Pandeli Majko. Ai e kontrolloni ju te gjithe AKSH-ne dhe a keni dijeni per kete?
    AKSH-ja nuk ka plumba per shqiptaret, por vetem per serbet. Kete pergjigje e kam dhene edhe ne vitin 2004, pas nje vizite te ish-kryeministrit Fatos Nano ne Maqedoni. Shtypi maqedonas publikoi se gjate vizites se kryeministrit shqiptar AKSH-ja ka qelluar me snajper mbi Nanon. Une menjehere dola ne nje prononcim publik per mediat shqiptare dhe ato te huaja dhe deklarova se AKSH-ja nuk ka plumba per shqiptaret. Te njejten gje dua te them edhe per rastin e ish-kryeministrit Pandeli Majko. Megjithate, kjo histori mua me ngjan me nje tullumbace qe do te shfryhet mjaft shpejt.
    Si paraqitet gjendja ne Maqedoni pas vendimit te Gjykates Kushtetuese, e cila hodhi poshte disa pika te Marreveshjes se Ohrit, qe kishin kaluar ne Parlament?
    Marreveshja e Ohrit ka qene e destinuar te deshtonte qe ne momentin kur u firmos. Une e kam thene se ka baza te forta qe kjo marreveshje nuk mund te ekzistoje. Kosova, ne sundimin e Titos, ka pasur statusin e nje krahine autonome se bashku me hungarezet e Vojvodines. Mirepo kur erdhi ne pushtet Sllobodan Millosheviçi, ky status mori fund dhe Titoja u kritikua pse u kishte dhene autonomine shqiptareve. Kush na garanton ne se edhe pas dhjete vitesh ne krye te Maqedonise nuk mund te vije nje “Millosheviç” tjeter dhe te beje te njejtin veprim? Nje fakt tjeter qe tregon se Marreveshja e Ohrit eshte e destinuar te deshtoje, eshte edhe moszbatimi i saj qe prej momentit te nenshkrimit. Ne te parashikohej qe nje nga tri postet e rendesishme te shtetit t’u jepej shqiptareve. Por as posti i presidentit, as i kryeministrit dhe as ai i kreut te Parlamentit nuk u dhane. Vendimi i Gjykates Kushtetuese vetem sa vulosi shkeljen me te dyja kembet qe i eshte bere Marreveshjes se Ohrit.
    A mund te kete peshtjellime te tjera ne Maqedoni, ne prag te vendosjes se statusit te Kosoves?
    Per te vazhduar me tej analizen per çeshtjen e Maqedonise dua t’ju kujtoj se, dy partite kryesore VMRO dhe LSDM i kane zemrat ne Sofje dhe Beograd. Aktualisht ekzekutivin e ka VMRO por strukturat e institucioneve te pavarura i ka LSDM. Para pak kohe ndodhi vrasja e nje shqiptar, Xhavit Morina. Menjehere mediat maqedonase dhe policia percollen lajmin se vrasja e Morines eshte larje hesapesh mes grupeve shqiptare. Por une ngre edhe dy pista te tjera. Vrasja e Morines mund te jete bere nga forcat e Gardes se Car Llazarit, te cilat po organizohen ne Maqedoni ose nga njesite Alfa, trupa speciale te Maqedonise. Per mendimin tim, te gjitha keto jane inskenime qe vijne direkt nga Beogradi, i cili do te synoje qe te destabilizoje Maqedonine pikerisht tani, ne prag te vendosjes se statusit te Kosoves.
    Ju thate pak me lart se vrasja mund te jete kryer nga forcat e Car Llazarit. Jeni te sigurt se ne Maqedoni ka forca te tilla?
    Nga informacionet qe kemi si FBKSH, kemi arritur ne konkluzionin se ne Maqedoni ka forca te Gardes se Car Llazarit, qe do tentojne te destabilizojne vendin. Dua te rrefeje ketu se vetem dy jave me pare, ne Kumanove, ku ka dhe nje pakice serbe, kane ardhur tre serbe nga Beogradi. Ata jane marre me mobilizimin e anetareve per ne Garden e Car Llazarit. Beogradit i intereson qe te tentoje nje spastrim etnik ne Maqedoni. Serbet e dine shume mire qe kufijte ne Ballkan do te jene ata etnike dhe per kete qellim atyre u intereson qe dhe ne Maqedoni te krijojne nje republike serbe, te ngjashme me ate te Bosnjes.
    Po ju si FBKSH a jeni te organizuar per çdo rast ne qofte se do te kete tentativa sulmi nga forcat e Gardes se Car Llazarit si ne Kosove, ashtu edhe ne Maqedoni?
    Ne kemi ngritur nje strukture te mirorganizuar ne te gjitha trojet ku banojne shqiptare. Ne kemi keshillat tona te FBKSH nga Mali i Zi, Kosove Maqedoni si dhe ne Luginen e Presheves. Pa dyshim qe me te organizuar jemi ne Kosove, ku dhe kemi bazat me te forta. Keshillat sidomos ne kufi kane per detyre ruajtjen 24 ore nga ndonje provokim. Vemendja jone e veçante eshte ne Luginen e Presheves, ne ndihme te se ciles kemi vene edhe shtabin e Gjilanit. Forcat tona te AKSH-se jane ne male dhe jane ne gatshem te veprojne ne rast se do t’u kerkohet.

    Adili: “Çfare eshte FBKSH-ja”

    FBKSH-ja nuk eshte as shoqate qeveritare apo joqeveritare, sepse shoqatat joqeveritare jane te bashkuara dhe duhet te bashkohen ne FBKSH, ngase vetem ne nje Shqiperi te Bashkuar keto shoqata joqeveritare, ashtu si partite politike, do te ishin ne gjendje qe me ndershmerine me te madhe te kryenin misionin e tyre dhe te zhvillonin aktivitetin e tyre, qofte ky aktivitet human, apo aktivitet intelektualo-atdhetar. Ne balle te FBKSH-se, si dhe ne te gjitha strukturat drejtuese te tij, deri ne keshillat e lagjeve dhe te fshatrave jane inkuadruar idealistet shqiptare, atdhetaret e deshmuar dhe te rideshmuar edhe gjate tri betejave te zhvilluara, te cilet, ashtu siç jane te bindur qe platforma e FBKSH-se eshte vazhdimesia e Programit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, jane te bindur dhe te vendosur qe te veprojne ashtu siç vepruan ideologet dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, te cilet shkrinin pasurite e tyre per ta bere Shqiperine.

    Shoqerimi ne polici

    Vetem pak dite me pare, Gafur Adili, drejtues i FBKSH-se, u shoqerua ne Drejtorine e Policise te Tiranes. Shkak i shoqerimit ka qene deklarata me e fundit e leshuar nga Gafur Adili per nje reviste kosovare, e cila u botua edhe nga nje media shqiptare. Adilit i eshte kerkuar nga oficeret e Policise se Antiterrorit qe te jete i kujdesshem dhe te zbatoje ligjet e vendit ku jeton. Po keshtu, Adilit i eshte kerkuar edhe nje kopje e vendimit te Gjykates se Tiranes, e cila e ka shpallur te pafajshem. Gafur Adili dhe Taip Mustafa u arrestuan nga policia shqiptare dhe u gjykuan per nxitje te urrejtjes nderraciale. Adili figuronte ne listen e zeze te shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit i presidentit Bush, qe e akuzon ate “per aktivitete terroriste dhe nxitje te urrejtjes ndernacionale”.

  18. #38

  19. #39
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Biligoa, esht perzi krejt...... Po xhavit Morina , ska qen njeri i Serbis bre, ket e dim apo ? per veprimtarin e tij , e nderun me titull, ateher PDSh ka vendos qe te maarr aksion dhe ta destabilizoj rajonin nen patronat te Serbis ( Kujto Pavle Trajanovin)
    Para se të marrish përgjigje pse u vra Morina, duhet ditur se kush e vrau atë. Xhavit Morinën e vrau grupi kriminel i Kondovës me në krye Agim Krasniqin. Vëllau i A. K., Ali Krasniqi, gjendet në spitalin e shkupit, ku i është nënshtruar një operacioni nga plagët e marra gjatë sulmit për vrasje të Morinës. Dje drejtori i spitalit të shkupit doli me deklaratë zyrtare, ku mohoi plagosjen e Ali Krasniqit se gjoja është operuar nga apendiksi. Aksioni supozohet të jetë kryer në bashkunim midis policisë lokale dhe grupit të Krasniqit. Madje, nga burime anonime mësohet se ky grup është pajisur edhe me uniforma, bexha dhe armë nga policia maqedonase. Ky grup kriminel është nën udhëheqje direkte të Menduh Thaçit.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Sitate e rende ne Shkup.Policia i ka hy lagjeve shqiptare shkollat jane nderprere populli mbete i ngujuar neper shtepi.Flitet per dhjetra te arrestuar ne Shkup ish pjesetar te UCK.

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 31-01-2022, 11:25
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  4. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  5. Vajza 17-vjecare qe ishte spiune e policise ne Vlore
    Nga shkodrane82 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •