Vjen nė shtėpinė tėnde si njė i huaj qė hyn nė shtėpi tė braktisur ku gjen derėn hapur por jo dhe shpirtėra qė tė presin ty. Nė sytė e tu nuk shof mė jetėn time, veten time, si dikur. Nė sytė e tu shifet njė det i tėrbuar, njė e panjohur trishtuese. Mė trazohet shpirti kur tė shoh tė tillė, por s'kam fuqi tė t'ndihmoj, ndjehem e gjallė vetėm kur thith tymin e duhanit - e vetmja kėnaqėsi qė mė ka ngelur.
Atė qė ndėrtuam mė vite e vramė me duart tona, duke kėrkuar diēka qė kemi humbur apo diēka qė s'e kemi pasur . Gjumin ma trazojnė ėndėrrat fluide, mua mė shter njė e panjohur, dalngadalė shėndrohem nė fantazmė.
Atje ku je tash, a ke tė ftohtė, a tė mungon diēka qė do tė mundja tė t'jap unė?! Apo s'ke mė nevojė pėr mua, si atė natė kur vallėzoja pėr ty, ti hiqje kokėn menjanė duke mė quajtur tė marrė.
Unė nuk ik dot prej teje, ti nuk ik dot prej meje, por jetojmė tė ndarė, na ndan njė murė i padukshėm, njė MALLKIM.
Oh, sa shumė mė mungon edhepse pėr ēdo ditė tė kam pranė, mė mungon ai qė ishe dikur, mė mungon ajo qė isha dikur.
Fryma e jetės po mė zgjon pėr tė parė atė qė nuk dua ta shof. Fundin qė e kemi shumė afėr e njėkohėsisht edhe shumė larg.
Ytja Pėrgjithmonė
B....
Krijoni Kontakt