Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Evis
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    Ne purpur...
    Postime
    32

    A do te kthehen shqipetaret ne Shqiperi?!

    Pershendetje te gjitheve.
    Gjithmone kam menduar t'ja bej kete pyetje te gjithe shqipetareve qe ndodhen larg Shqiperise,tani m'u dha mundesia nepermjet forumit.
    Te gjithe ne qe jemi jashte,po marrim nje kulture perindimore,po marrrim shkollat qe njihen ne te gjithe boten edhe te gjithe besoj kane filluar te mendojne ne nje menyre krejt tjeter,ne krahasim kur ishim ne Shqiperi,eshte mese normale.Albasoul dhe Forumi Shqipetar eshte fantastike fare se na jep mundesi te jemi ne kontakt me njeri-tjetrin,kjo dihet.Po mire ne na u dha mundesia qe te dalim jashte Shqiperise dhe sejcili po e ben nje fare permiresimi tek personi i tij,nga te gjitha anet.Po Shqiperine kush do ta rregulloj,nqs ne rrim ketej,do ta rregullojme me llafe apo duke shkruar poezi?Un dua te di sa nga ju do te kthehen ne Shqiperi ne menyre qe ta bejne ate te denje per te hyre ne BE dhe mos te njihet Shqiperia vetem nga shqipetaret qe merren me pune te pista,por te njihet edhe per vlerat e saj intelektuale,mos te njihet si nje Shtet nga me te korruptuarit por te njihet si nje shtet me vlera demokrarike.Po te gjitha kush do t'ja sjell Shqiperise keto po nuk u kthuy brezi yne?
    Pres me padurim pergjigjet tuaja.
    Me respekt Visi!
    I am the cosmic storms
    I am the tiny worms
    I am fear in the night
    I am bringer of light

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    visi per kete duhet te vrasesh mendjen shume dhe ti besh pak moral vetes per te marre pergjigje nga vetja. pastaj do te te duhej te inkurajoje veten per tu kethyer serish ne forum dhe per te shkruar pergjigjet qe i more nga vetja. teper e veshtire per te bere nga une. tani nuk kam pergjigje edhe sikur te gedhija naten duke pyetur veten me mijra here.

  3. #3
    WIND_OF_CHANGE Maska e matilda
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Midis atyre qe pelqej e admiroj nuk mund te gjej asgje te perbashket...............-
    Postime
    89
    TE njejten teme kisha hapur dhe une per diskutim disa dite me pare Evis,eshte vertete nje fakt shqetesues,po aq dhe enigmatik deri tani,,,,,,,,Ne shqiptaret harrojme ,harrojme shume shpejt prejardhjen dhe cendlindjen tone.Nuk e mendojme asnjehere qe ka nje alternative qe te kthehemi ne Shqiperi dhe ta ndertojme perseri,ne,ardhmja e atij vendi,qe nuk po i ndahem vuajtjet........
    Po duhet pike se pari te ndryshojme vete ne ,veten tone ,pastaj te perpiqemi te rregullojme Shqiperine.Nuk jami aq te afte deri tani sa te marrim persiper se ne do ta cojme ne BE dhe ne organizatat e tjera europiane qe ajo nuk merr pjese tani.A e keni pyetur ndonjehere perse Shqiperia nuk eshte anetare e ketyre organizmave Europiane,fajtoret kryesore jemi vete ne.
    E pra le te punojme te gjithe fillimisht te ndryshojme vetet tona,te behemi vertete te denje per tu kthyer dhe ti sherbyer me denjesi atij vendi,e ta cojme vertete perpara.
    Me respekt Matilda
    Kur linde ti,qave te tjeret qeshen per ty.Perpiqu te jetosh ne nje menyre te tille qe kur te vdesesh ti,te qeshesh,e te tjeret te qajne per ty.............

  4. #4
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Te kthehem ne Shqiperi? me vrap! Kam ardhur ne Itali thjesht per te marre dicka me teper qe kane keta, nje kulture, nje diplome (laurea) por parapelqej ta ve kete kulture dhe laura ne sherbim te vetvetes dhe vendit tim sesa te rri te bej kamarieren apo te laj banjot e ketyre ketu!

    Te kthehesh ne Shqiperi do te thote ti sherbesh veteves dhe vete Shqiperise! (motoja ime)

  5. #5
    The Furious Maska e kapedani2001
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    E U
    Postime
    98
    kur te vdesin te gjith ata debilat (politikanet) kta te rinjt e ata te vjetrit ateher ka ndonje shanc mendimi im i momentit

    the sa per ty shanon sme je dukur goc pa mend nga sa kam lexuar ktu ne forum jashte shqiperise ska vec banjo e lokale per te bere kamarierin po dhe shum e shum gjera te tjera shume me te mira
    me kupton besoj cdonjeri prej jush smund te bejme politikanin ktej po fuckit who whant`s to



    RESPECT...
    Live and let the others live
    see ya don`t wana bee ya

  6. #6
    Shkodran i betum Maska e POETI_20
    Anėtarėsuar
    27-09-2002
    Vendndodhja
    LONDON
    Postime
    260
    Ne pikpamjet e sotshme JO.
    E ardhmja sjell te pa prituren.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Postime
    8
    Pershendetje

    Edhe une kisha te njejtin kuriozitet si krijuesi i kesaj teme. Une qe jetoj ne Shqiperi, mendoj qe per ju ndoshta do te ishte shume e veshtire te braktisnit jetet tuaja atje dhe te filloni nje jete tjeter shume te veshtire ketu. E them kete se meqe shumica po marrin nje arsim qe une e deshiroj por nuk kam mundesi ta ndjek, pra ne nje te ardhme do te jene profesioniste (ne mos jane bere tani), do te ishte e veshtire te pranoje qe keta njerez thjesht per dashurine per atdheun te kthehen ne Shqiperi.

    Pyetja ime eshte shume e thjeshte: Nese ne Shqiperi nje njeri qe ka mbaruar jashte shtetit nuk fiton me shume se 900 - 1000 USD ne muaj, a do te kthehet ai ketu, duke braktisur jeten ne perendim ku per te njejten pune do te fitonte disa here me teper??

    Do te ktheheshit ju o shqiptare te perballonit rruget e keqia, jeten me nderprerje dritash, pa uje te rrjedhshem 24 ne dite, me njerez qe e ngasin makinen si te cmendur? A do te ktheheshit?

    Jam jashtezakonisht kurioz ta di. Pershendes Shanon qe eshte kaq entuziaste dhe plot besim. Ne qe jetojme ketej kemi nevoje per ate besim

    Ju faleminderit
    live each day as it was teh last one

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    honey moon.te kuptoj lal se po te iken truri pasi si puna jote kam qene edhe vete. une i kam pas te gjitha ne shqiperi dhe sme mungonte asgje pervecse kisha nje deshir te pakufi te studjoja jashte sepse ishte me cool,kisha mundesi te jetoja si te doja etj etj.
    dhe sot nuk jam i penduar por as extremisht i lumtur ketu studjoj dhe punoj ne fundjave (nje pune qe me pelqen dhe jo se jam i detyruar) kam shoqnin pra sme mungon asgje ashtu si edhe ne shqiperi
    vecse eshte dicka qe me detyron te kthehem dhe ato jane prindrit e mi plus kesaj qe ketu duhet te flas nje gjuhe qe sado qe ta mesoj asnjehere nuk do jete si shqipja (pa kurrfar patriotizmi)
    e si puna ime ka shume me arsye te ndryshme pra ka dhe nga ata qe duan te kthehen
    me beso!!!!!!!!!!!!!
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anėtarėsuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367
    Nuk e di po ju te gjithe paskeni pas te gjithe te mirat ne Shqiperi dhe paskeni dal jashte vetem per hobby apo per te studiuar se ne Shqiperi nuk ka universitet.
    Une qe thate juve dola nga ai vend ne 1991.
    Baba na jipte ne dite vetem 10 lek te vjetra me ble simite ne shkolle ne pushim te madh.
    Une ate 10 leksh e bleja 5 lek gjys simite dhe 5 leket e tjera ja u jepja cunave te klases per cigare DS, edhe pse vete se kam pi dhe se pi kurr duhanin. Kam jetu gjimnazin ne kohen e tallonit dhe te qofteve fallco me me shume buke sesa mish te grire brenda.
    Nuk them se kam arrit gjithshka ne Gjermani.
    Por po te krahasoj shendetin, punen, shoqerine, konton bankare, si dhe pashaporten gjermane qe me dha ky shtet dheme beri nenshtetas te tij, zorr se nje gje te tille te ngjashme mund te kisha arritur ne vendin tim te dashur.
    E qarte qe dhe une si ju kam pas mendu qe do kthehesha, por tani u bon 12 vjet dhe kur shkoj ne Shqiperi nuk gjej dot ate ambjentin ku mund te jetoj i sigurte dhe te kem nje mireqenie te arsyeshme. E besoj qe ndoshta do vije ajo kohe kur edhe Shqiperia te permirsohet, po sa me shume na shkon jetane perendim aq me shume rritet hendeku i mentalitetit dhe ritmit te jetesw qe kemi ne kendej me ate qe do sundoj momentalisht atje.
    E di qe shqiptaret qe u ben dy shifror ne vite ne Perendim do me kuptojne. kemi gjet rehatin kendej dhe Shqiperine aty e kemi. akoma nuk ka ardh koha kur te zihen njerezit me valixhe per tu kthyer ne Shqiperi pas shume viteve jashte si Amerika kur i erdhen emigrantet e pare ne shekullin e 18-te.

    Ky eshte mendimi im.

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    rezi problemi juaj qe keni nga dy shifra jashte eshte i qarte e shikoni shqiperine vetem em syrin e lig pasi keni degjuar shume dhe skeni pare HIC. tani po perpiqesh te na tregosh neve te tjereve se shqiperia eshte nje vend i pabanushem dhe se ska per tu bere kurre "prandaj dhe more pasaporte gjermane?!?!"
    ste kerkoi njeri justifikim per nderrimin e pasaportes.Edhe ne do bejme si do bejme do durojme edhe per ty.

    Te uroj nje jete sa me te mire
    PAUCA SED MATURA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Bashkim Gazidede prononcohet nė media pėr ish-detyrėn si kreu i SHIK
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  4. Koha pėr tė formuar tė majtėn reale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •