Kur letėrsia merr njė detyrė qė politikat e ditės nė Shqipėri nuk e pėrmbushin. "Njė rrėfenjė me ndėrkombėtarė" e Ylljet Aliēkės, ėshtė njė letėrsi e angazhuar qytetare, me njė rol vetėkritik dhe kritik edhe ndaj stereotipeve tė njė populli liridashės tė bukės, kripės dhe zemrės qė krijoi letėrsia patetike e gjoja patriotike e shekullit tė kaluar
Nė ripunimin qė i ka bėrė romanit tė tij tė parė "Njė rrėfenjė me ndėrkombėtarė" Ylljet Aliēka pohon se e ka vėnė mė shumė theksin mbi dukuritė se sa mbi personazhet, qė janė jo pak, njė vargan diplomatėsh dhe pėrfaqėsuesish ndėrkombėtarė nė kosheren e tyre bazė nė Tiranė.
Megjithėse shkruante nė hyrje se ēdo ngjashmėri me njerėz a ngjarje reale ėshtė thuajse e rastit, dy vjet mė pas, autori, me rastin e botimit tė ripunuar, pranon se gjatė rishikimit ėshtė ndikuar dhe nga ndonjė reagim personal i ndokujt qė mund tė jetė vetidentifikuar nė libėr.
Ai thotė se ėshtė fjala "mė shumė pėr njė rishikim artistik, edhe pse me kohė krijova bindjen se nė variantin e parė nuk kam arritur dot t'i shmangem ndonjė mllefi apo emocioni vetjak nga ana ime, gjė qė mund ta ketė cėnuar nivelin artistik."
Cili ėshtė fenomeni?
Qė njerėzit e cilėsdo race, krahine tė Evropės e mė gjerė, i hyjnė njė loje tė ēuditshme sapo zbresin nė njė vend pėr tė cilin kanė bindjen se i pėrket njė kulture dhe mėnyre orientale tė sjelljes.
Ėshtė tė vetėndjerit e kėsaj elite tė huajsh nė Shqipėri nė rolin e prindit qė kur e ka fėmijėn nė ngarkim e quan tė natyrshme tė ushtrojė tirani mbi tė. Nga ana tjetėr, ėshtė fėmija qė pėrpėlitet pa rehat pėrballė kėtij miti prindėror tė ndėrkombėtarėve si autoritet i lartė, i pushtetshėm, i dijshėm, i kudondodhur, prej tė cilit s'ka nga tė ikė pa fituar pavarėsinė mendore, intelektuale, financiare.
"Ambasadori i sapoemėruar konstatoi se kėtu kuajt dukeshin tė pamėsuar, d.m.th krejt si tė zotėt e tyre", vėren Roshi, vendasi qė rrefėn pėrvojėn e nėpunėsit nė pėrfaqėsinė ndėrkombėtare. Kėta besojnė se kanė aftėsinė qė "t'i pikasim shenjat e prapambetjes aty ku syri juaj nuk i vė re, pasi jeni ambientuar me tė keqen, kuptohet pėr shkak tė prapambetjes nga regjimi diktatorial."
Pėrkufizime tė llojllojshme vijnė nga tė huajt pėr kėtė vend dhe qytetarėt e tij qė i shohin si njė tufė qė ka nevojė tė marrė prej tyre mėsimet bazė tė civilizimit.
Inteligjent e bėn kėtė roman linja besnike qė ndėrton Aliēka, ajo e zbulimit tė njė identiteti tė shumėfishtė tė kėsaj grigje ndėrkombėtarėsh.
Ky nuk ėshtė njė roman thjesht pėr luftėn e pėrjetshme tė njeriut ndaj burokracisė, por njė roman pėr natyrėn njerėzore e cila tashmė nė rrethana tė privilegjura (diplomatė Perėndimorė nė njė vend tė pazhvilluar) zbulon orekse sadiste, tekanjoze, tė mbrapshta, zell poshtėrues, cinguni, prirje pėr tė cilat natyra e njeriut ka dhėnė prova se i shfaq edhe nė rrethanat pėr mbijetesė.
Pas kostumit fringo dhe aromės sė freskėt sė pastės sė rrojės ėshtė njė identitet superior dhe shpirt i vogėl sa i kėtij ndėrkombėtari qė i shkruan kėtė letėr pastrueses vendase:
"E nderuar zonjė,
Kėtė radhė, me gjithė modestinė time tė thellė, do tė mė duhet t'ju jap disa kėshilla nė lidhje me ca dukuri qė kanė tė bėjnė me pėrdorimin e solucioneve larėse e disa ēėshtje tė tjera tė ngjashme me to.
Zonjė e nderuar
Unė kam pėrshtypjen, madje do tė thosha bindjen, se peshqirėt e duarve duhen larė vetėm njė herė nė javė, pasi po tė lahen shpesh, konsumohen mė shpejt, makina larėse konsumohet gjithashtu, shpenzohet solucion larės me tepricė, shpenzohet ujė elektricitet dhe, mbi tė gjitha, ju ngarkon ju me punė suplementare..."
Romani i Aliēkės ėshtė i pamėshirshėm pėr zbulimin e pjesės kafshėrore tė qenies njerėzore, e panginjur pėr ta dominuar tjetrin, tė dobėtin, pėr ta shtrirė pėrdhe deri sa me bindjen qė ky tjetri s'ka pėr t'u bėrė njeri ndonjėherė, ta rraskapitė si maja e kėpucės kur gjuan nė njė stomak bosh.
Pėr kėtė abuzim me misionin qė politika i jep individėve tė cilėt para se tė jenė profesionistė janė njerėz (gjė qė fatkeqėsisht nuk mund tė matet as tė testohet menjėherė), tregojnė kapitujt "Trishtimi i zonjės Uajt" apo "Njė mision filantropik".
Ndėrsa kreu "Vizita e zonjės sė rreptė K. dhe vėrejtja e radhės ndaj nėpunėsit Rosh" tė bind se "Njė rrėfenjė me ndėrkombėtarė" e Ylljet Aliēkės, merr njė detyrė qė politikat e ditės nė Shqipėri nuk e pėrmbushin nė asnjė rast.
Romani ėshtė njė hap i madh pėr tek letėrsia e angazhuar qytetare, sepse ka njė rol vetėkritik dhe kritik edhe ndaj steriotipeve tė njė populli liridashės tė bukės, kripės dhe zemrės, qė krijoi letėrsia patetike e gjoja patriotike e shekullit tė kaluar.
"Nisi kėshtu njė gjah i vrullshėm njerėzor ndaj vendasve si dhe delegimi i tė gjitha projekteve kompanive tė huaja.
Deviza e tyre ishte tė sillnin nė rrugė tė drejtė gjithēka tė prishur nga paraardhėsit. Natyrisht qė kjo gjė i bėnte ata tė ndiheshin mė tė rėndėsishėm e njėkohėsisht mė tė pamėshirshėm", analizon Roshi, i pajisur me njė forcė racionale, me njė gjykim tė kthjellėt qė pėr hir tė sė vėrtetės vendasit, shqiptarėt, nuk e kanė treguar akoma nė nivelin e duhur pėrballė ndėrkombėtarėve ose mė mirė tė themi pėrballė modelit demokratik tė vetėqeverisjes.
Raportet burokratike tek "Rrėfenja" janė nė thelb raporte tė ngritura nė njė varėsi psikologjike.
Ndaj grotesku i Aliēkės qė nė pamje tė parė duket gazmor, zbavitės, natyrshėm ndihmon qė sa shumė autori i shqep moralin personazheve tė tij, aq mė thellė i hyn terapisė sė lexuesit i cili nga njė situatė nė tjetrin, nga njė personazh tek tjetri, ėshtė jo thjesht duke lexuar, por duke kuptuar, duke u ndriēuar pėr filozofinė qė thotė se tė tjerėt na shohin ashtu siē e shohim ne veten.
Vetėm se Roshi, personazhi qė rrėfen skutat e pėrfaqėsisė ndėrkombėtare duket si i fundit i radhės qė e zbythin dhe e zbythin deri sa ta rrėzojnė nga stoli pėr ta rimarrė veten deri nė lojėn e ardhshme tė tenisit ku shpreson tė mundet nga ndonjė zėvendėsambasador.
Ėshtė kjo njė shenjė se lufta psikologjike e "Rrėfenjės" ėshtė njė mekanizėm qė pėrgatit viktima qė tek e fundit pranojnė tė nėnshtrohen?
Nė njė kohė shumė tė shkurtėr Ylljet Aliēka arriti tė prezantohet me njė stil tė vetin tė prozės sė shkurtėr duke konsoliduar nė letėrsinė shqipe zhanrin e komedisė sė zezė. Tek proza e parė e gjatė ai sot identifikohet plotėsisht me njė stil tė tillė.
Aktualisht Aliēka, Ambasador i Shqipėrisė nė Paris, bėn njė jetė qė e ballafaqon me realitete tė reja ndėrkombėtarėsh, qė nė njė mėnyrė "mė detyrojnė (fundja si nė jetėn e gjithsecilit)", thotė ai, "t'i shoh gjėrat nėn njė sy tė ri.
Por pranoj se nuk jam penduar pėr atė libėr, dukuritė e tė cilit kam bindjen se nė Shqipėri janė aktuale tė paktėn dhe pėr njė dhjetėvjeēar.
Veēse tani kuptoj se funksioni i ambasadorit qė bėj sot nuk mė garanton ndonjė imunitet qė ndonjė ditė tė mos e shoh dhe unė veten si personazh tek ndonjė roman tė ndonjė autori brenda apo jashtė ambasadės ku jetoj, pasi kam parimin se siē ke bėrė do tė ta bėjnė dhe se pėr letėrsinė nuk ka tema tabu, apo gjėra tė fshehura."
Shekulli
Krijoni Kontakt