
Postuar mė parė nga
valiii
Rapsod nese njė musliman thotė pėr ndonjė dijetar se kurr s'ka gabuar qoftė fjala edhe pėr Kryedijetarin ( Ibn Tejmijeh ) , atėhere ka bėrė shirk , sepse qdo njeri gabon dhe gabimi ėshtė njėrzor , ne tė kundėrten do ti mvishen ( personit nė fjale) atribute Hyjnore dhe e gjitha kjo na dėrgon nė mėkatin mė tė madh.
Edhe pse i takonte shkollės hanbelite, Ibn Tejmije nuk ka ndjekur verbėrisht mendimet e saj, por veten e ka konsideruar muxhtehid nė medhheb. Biografi i tij El-Meriu thekson njė varg mospajtimesh tė Ibn Tejmijjes me taklidin, e madje edhe me ixhmain. Nė shumicėn e veprave ai ndjek, sipas mendimit tė tij, shkronjėn e Kuranit dhe tė hadithit, por nuk konsideron se ėshtė e gabueshme tė pėrdoret kijasi, d.m.th. pėrsiatja sipas analogjisė, kur janė nė pyetje shkrimet e tij polemizuese.
Antropomorfisti i pėrbetuar, Ibn Tejmije, tekstualisht ka komentuar tė gjitha fragmentet e Kuranit dhe tė traditave qė flasin pėr Hyjninė. Ai ka qenė deri nė atė masė i pėrshkuar me botėkuptimin e tillė sa njėherė nga minberi i xhamisė nė Damask ka thėnė: Zoti zbret nga qiejt nė tokė pikėrisht ashtu sikur unė tash zbres poshtė. dhe ai zbriti pėrgjatė shkallėve tė minberit.
Edhe me fjalė edhe me pendė Ibn Tejmijje luftoi kundėr tė gjitha sekteve islame: harixhitėve, murxhi-tėve, rafiditėve, kaderitėve, mutezilitėve, xhemitėve, keramitėve, esharitėve e kėshtu me radhė. Sipas fjalėve tė tij, mėsimi i El-Eshariut ėshtė vetėm lidhje e pikėpamjeve tė xhehmitėve, nexharitėve, diraritėve etj. Veēan ka pasur vėrejtje nė mėsimin e El-Eshariut mbi paracaktimin (kader), mbi cilėsitė hyjnore (esma), mbi dispozitat (ahkam) dhe mbi kryerjen e kėrcėnimeve etj.
Dijetarėt islamė nuk pajtohen nė aspekt tė besimdrejtėsisė sė Ibn Tejmijes. Ndėr ata qė, mė sė paku, e konsiderojnė besimshtrembėr, ceken kėta emra: Ibn Batuta, Ibn Haxher el-Hejthemi, Tekijjuddin Es-Subki dhe i biri i tij Abdul-vehhabi, Izuddin Ibn Xhemaa, Ebu Hajan edh-Dhahiri el-Endelusi etj. Ndėrkaq, mė shumė janė ata qė e lavdėrojnė se ata qė e qortojnė: nxėnėsi i tij Ibn Kajjim el-Xhevziu, edh-Dhehebiu, Ibn Kudame, es-Sarsari es-Safi, Ibn el-Verdi, Ibrahim el-Kurani, Ali el-**** el-Hereviu, Mahmud el-Alusi etj. Kėto dallime nė vlerėsim tė Ibn Tejmijes shtrihen deri nė ditėt e sotme
Krijoni Kontakt