Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Exclamation Për FIFA-n, Kosova e barabartë me Osetinë !!!

    Për FIFA-n, Kosova e barabartë me Osetinë
    Driton Latifi | 27-08-2011 09:28 CET

    Për Federatën botërore të futbollit (FIFA), rasti i anëtarësimit të Kosovës në të është i barabartë me atë të Osetisë Veriore, Qipros turke etj. Kjo është goditja më e rëndë që e ka pësuar futbolli kosovar në rrugën drejt ndërkombëtarizimit.

    FIFA kohë më parë ka krijuar një grup punues për të trajtuar rastet e Federatave kombëtare që kërkojnë pranim të koduar si “Anëtarët e rinj potencial të FIFA-së”.

    Sipas këtij raporti, ky grup ka kategorizuar këto raste në tri nivele:

    1. shtetet e pavarura që nuk janë në FIFA,

    2. territoret që nuk janë të pavarura dhe

    3. vendet të si rastet e ndjeshme politike.

    Kosova është vlerësuar në kategorinë e fundit, që shënon një degradim të ri për vetë futbollin kosovar dhe qëllimet e anëtarësimit në FIFA. Në grupin e parë (“shtetet e pavarura që nuk janë në FIFA) bëjnë pjesë shtete të vogla dhe pak të njohura si Kiribati, Ishujt Marshall, Mikronezia, Palau, Tuvalu etj.

    Në grupin e dytë (territoret që nuk janë të pavarura) janë Guadeloupe, Grenlanda, Jersey, Martinique, Mariana Veriore, Reunion, Sint Maarten, Zanzibar... Në grupin e tretë janë “rastet e ndjeshme politike” si Katalonia, Gjibraltari, Osetia Veriore, Kosova dhe Qipro Veriore.

    Madje, Gjibraltari del vendi më fitimtar, pasi që sipas një vendimi i Gjyqit arbitrar të sportit (CAS), ka urdhëruar Federatën evropiane të futbollit, UEFA se duhet të bëjë çdo gjë që të lejojë pjesëmarrjen e ish-kolonisë britanike në kongresin e ardhshëm të UEFA-së, që mbahet në qershor të vitit 2012 në Turqi.

    Vendimi i CAS-it mund të shkaktojë reperkusione të mëdha në botën e futbollit, pasi që Spanja kishte kërcënuar se do të tërhiqet nga të gjitha garat ndërkombëtare nëse Gjibraltarit i lejohet anëtarësimi në FIFA e UEFA.

    Euforia e FFK-së me Blatterin

    Në mars të këtij viti ka qenë vetë presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter, që kishte deklaruar se pranimi i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) në FIFA do të bëhet vetëm atëherë kur Kosova të pranohet në OKB.

    FIFA disa javë më parë ka refuzuar kërkesën e Kosovës që t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare. Por, po ashtu ka qenë vetë Blatter dhe bordi ekzekutiv i FIFA-së, që kishte lejuar në saje të vullnetit të mirë që futbollistët kosovarë të mos largohen pa dokumentacion nga klubet e tyre kosovare, duke i futur ato të jenë pjesë e TMS (Transfer Matching System).

    Madje, kanë qenë vetë zyrtarët e FFK-së që pas takimit në Zurich, të jenë aq euforikë sa që të shprehen se Blatter atyre iu ka premtuar se do të jetë “avokati i futbollit kosovar në FIFA”.

    Ndryshimet e vitit 2001

    Ka qenë viti 2001, kur UEFA ka bërë ndryshimin esencial të saj në nenin për anëtarët e rinj, kur Spanja (me problemin e Gjibraltarit), Rusia (me Çeçeninë) dhe Serbia (me rastin e Kosovës) kanë iniciuar ndryshimet në statutin e UEFA-së.

    Kjo ishte ndikuar nga kërkesa e vitit 1999 e Gjibraltarit për anëtarësim në UEFA. Tani prerazi thuhet se çdo anëtar i ri i UEFA-së duhet të jetë anëtar i OKB-së (Organizatës së Kombeve të Bashkuara). Një kusht i tillë madje nuk ekziston as në FIFA (ku thuhet se anëtarët e rinj duhet të njihen nga komuniteti ndërkombëtar).

    Komisioni i vendeve me probleme

    Grupi i vendeve me probleme politike që kërkojnë anëtarësim në FIFA, më herët ka qenë i udhëhequr nga ish-presidenti i Federatës së futbollit të Anglisë, Geoff Thompson (kryetar i komisionit për Federatat kombëtare në FIFA, i cili kishte marrë në shqyrtim edhe rastin e Kosovës).

    Tani ky komision udhëhiqet nga Urs Kluser. Ky komision është takuar tre herë dhe ka caktuar qëllimet e objektivat e komisionit. Kluser madje ka udhëtuar në tre vende të ndryshme për të kuptuar problemet e disa shteteve të vogla si Tuvalu (vend në oqeanin Pacifik), etj.

    Në një raport të këtij komisioni, ndër të tjera thuhet: “Prioritet do të ketë kategoria e parë, derisa ndihma për kategorinë e dytë do të konsiderohet vetëm nëse kanalizohet nëpërmjet Federatave ose Konfederatave të tyre kontinentale.

    Duhet theksuar se ndihma nga FIFA nuk nëkupton njohje politike dhe nuk duhet konsideruar si hap drejt anëtarësimit në FIFA. Ndihma nuk nënkupton përfshirjen në projektet FAP dhe Goal”.

    Grupi për herë të fundit është dashur të takohet në mars të këtij viti, por takimi nuk është mbajtur për shkak të problemeve të korrupsionit që kishin filluar të vlojnë në këtë kohë në FIFA.

    http://www.zeri.info/artikulli/5/15/...te-me-osetine/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Te jemi te sinqert se kosova askund nuk eshte fare,nuk po flas per cilsi sepse cilesia edhe arrihet nje dit,por mentaliteti sportiv eshte edhe me keq se ne oseti,vetem dhune,vetem korrupcion vetem primitivizem,bile po te pytesha une pa i plotesu nje varg obligime nuk kish leju te futet kosova ne uefa,e pastaj te qesh bota me ne.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Sporti i Kosoves esht vetem per hobi.

    Kosova me mospranimin ne asociacionet e sportit humb shum , humb ndihma te shumta dhe nuk mund te promovohet nderkombtarisht.

    Konkretisht per futboll nuk mund te marrin pjes ne ligat e Europes , ndersa kombetarja esht vetem per patriotizem , se nuk funksionon fare.

    Prandaj dhe liga e Kosoves esht e ketille , sepse ske motivacion te investosh ne sport kur e din se je i kufizuar te garosh vetem brenda Kosoves , e merr titullin Kampion i Liges ose Kupes dhe aq.

    Bile mjaft mir esht.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    rasti me i mire

    ky eshte rasti me i mire qe njeanshmerisht sporti ne kosove ti bashkengjitet shtetit ame..menjehere duhet te reagojne dy federatat shqiptare te futbollit qe fillimisht te organizojne kampionatin e perbashket shqiperi - kosove ne futboll e pastaj njepasnje edhe ne sportet e tjera..nuk behet fjale me per kombetaren pasi kosova nuk ka nevoje per kombetare ..ajo tashme e ka kombetaren e vet me qender ne tirane dhe djemt e saj po e perfaqesojne denjesisht kete kombetare..bile edhe nese pranohet ne cdo lloj organizmi sportiv ne aspektin kombetare shqiptaret kudo ne trojet e tyre duhet ti perfaqesoje kombetarja e shtetit ame..nje komb-nje kombetare...

    nese do veprohej keshtu do ju tregojme botes se kosova nuk eshte jetime...ajo e ka nenen e saj...packa se nene te lodhur por ama e ka...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ky lajm eshte i pavlere.Fifa ka deklaruar kohe me pare se nese Kosova njihet si shtet nga nje shume e caktuar shtetesh te tjera, atehere ajo i ka dyert e hapura ne Fifa.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #6
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    ky eshte rasti me i mire qe njeanshmerisht sporti ne kosove ti bashkengjitet shtetit ame..menjehere duhet te reagojne dy federatat shqiptare te futbollit qe fillimisht te organizojne kampionatin e perbashket shqiperi - kosove ne futboll e pastaj njepasnje edhe ne sportet e tjera..nuk behet fjale me per kombetaren pasi kosova nuk ka nevoje per kombetare ..ajo tashme e ka kombetaren e vet me qender ne tirane dhe djemt e saj po e perfaqesojne denjesisht kete kombetare..bile edhe nese pranohet ne cdo lloj organizmi sportiv ne aspektin kombetare shqiptaret kudo ne trojet e tyre duhet ti perfaqesoje kombetarja e shtetit ame..nje komb-nje kombetare...

    nese do veprohej keshtu do ju tregojme botes se kosova nuk eshte jetime...ajo e ka nenen e saj...packa se nene te lodhur por ama e ka...
    fjal me vend

    ska pse e do kosova kombtaren kur ka Shqiperin
    Oh Sa Mire Me Qen Shqiptar
    Nje Komb Nje Gjuhe Nje Tradit Jemi Shqiptar
    edhe Kombtarja Shqiptare eshte vetem nje edhe jo te kemi 2
    edhe ajo e ka qendren ne Tiron me von pse jo te zhvillohen edhe ndeshje ne prishtin edhe kudo qe ka shqiptare
    per mua kosova sduhet te ket kombtare por duhet te luftoj te bashkohen me superligen shqiptare qe ta bejm sa me e fort vetem kshu do bejm dicka se ndryshe na mori lumi si ju e ne
    Partizoni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •