Kaduna, qyteti i ndarė mes myslimanėve dhe tė krishterėve
105 veta "kurbanė" tė konkursit Miss Bota
--------------------------------------------------------------------------------
KADUNA
Njė zyrtar i Kryqit tė Kuq nė Nigeri tha se tė paktėn 105 veta kanė vdekur nė protestat nė Kaduna, ku tė rinjtė myslimanė shprehėn zemėrimin ndaj konkursit tė bukurisė, Miss Bota, qė mbahet mė 7 dhjetor nė kryeqytetin Abuja.
Zėdhėnėsi i Kryqit tė Kuq tha se situata nė Kaduna ishte shumė e tensionuar dhe pėr kėtė arsye ishte e vėshtirė tė merrje informacione tė sakta lidhur me numrin e viktimave. Njoftimet mė tė hershme nga qyteti verior i Nigerisė, ku ėshtė vendosur shtetrrethimi, flisnin pėr tė paktėn 12 tė vdekur dhe mbi 200 tė plagosur. Shumė ndėrtesa nė Kaduna u pėrfshinė nga flakėt dhe disa makinave iu vu zjarri. Protestat nisėn tė mėrkurėn kundėr zyrave tė gazetės "This Day", e cila kishte botuar njė shkrim ku thuhej qė, nėse profeti Muhamed do tė kishte qenė gjallė, do tė ishte martuar me njė nga konkurrentet e konkursit Miss Bota. Kaduna ėshtė njė nga qytetet mė tė paqendrushme tė Nigerisė - i ndarė mes tė krishterėve dhe myslimanėve qė prej pėrplasjeve tė dhunshme vitin e kaluar ku mbetėn tė vrarė dy mijė veta. Njė reporter i agjencisė Reuters pa 13 trupa nė rrugė, tė cilėt, sipas dėshmitarėve okularė, ishin "tė freskėt" nga luftimet e sė premtes. Ato thanė se trupa tė tjerė ishin hedhur nė puse nga sulmuesit. "Ato vranė dy djemtė e mi dhe ia dogjėn mė pas trupat", thotė Belo Mijinyama, i besimit mysliman. Mbi 90 pretendente pėr kurorėn e Miss Botės, tė cilat mbėrritėn nė Nigeri mė 10 nėntor, pavarėsisht nga kundėrshtitė nė shkallė ndėrkombėtare, u vendosėn dje nė njė hotel nė Abuja. Organizimi nė Nigeri i konkursit tė bukurisė, Miss Bota, qė zyrtarė nigerianė shpresojnė se do tė jetė njė reklamė e mirė pėr ta bėrė vendin mė tėrheqės pėr investimet e huaja, pati fillimisht shumė vėshtirėsi, pas vėnies nė fokusin e medias ndėrkombėtare pėr vrasjen, duke e qėlluar me gurė 31-vjeēaren Amina Laual, e cila klishte lindur njė fėmijė jashtė martesės. Mbi bazėn e ligjit tė rreptė islamik ky akt dėnohet mė vdekje.
Jemi ne vitin 2002 dhe njerezit vazhdojne te vriten per nje konkurs te thjeshte vazhdojne te vriten per ligjet akoma absurde te islamit!!!
Krijoni Kontakt