Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Televizorë që përdoren si TV dhe si ekran PC-je.

    I keni pare te gjithe besoj,televizorat e rinj LCD si ky qe bleva para 3 ditesh VIORE Keto televizora mund ti perdoresh edhe si monitor per kompjuterin.I bera lidhjet mbrapa televizorit dhe kompjuterit dhe televizori punon edhe si televizor edhe si monitor kompjuteri.Me telekomande e ndryshoj pamjen nga televizor te interneti dhe e kunderta.Poshte televizorit i kam vene DVD player dhe VCR.Poshte tavolines eshte procesori.Perpara televizorit eshte tastjera me miun.Shume gje e bukur.Me vone do postoj detaje si behen lidhjet e kabllove.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-09-2007 më 23:16

  2. #2
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile



    Bukur shum...qeka tamom per mu qe i du gjonat te koka krevatit.
    As qe du me dit!

  3. #3
    Mirembrema

    Lcd jane te mrekullueshem.

    I vetmi problem lidhet me madhesine ekranit dhe vendndodhjen e tij...

    Nese ndodhet ne dhomen e ndenjes dhe ekrani eshte gjikand, mund te gjindeni me surprizen qe informacionet e pc tuaj, te ndiqen me endje nga vizitoret ne familje .

    Mua me ka ndodhur disa here. Shpesh krijon situata humori, por ka patur dhe raste te kunderta.

    Para instalimit te pc thjesht nje paramendim: Cfare programesh duhen hapur direkt me ndezjen e pc, dhe cfare me komanda ( pra; programe apo informacione te rezervuara)!

    Mbremje te mire.


    p.s. Ben, perfitoj nga rasti te te uroj : Gezuar Tv, si dhe te falenderoj per ndihmen qe na jep tek lemi informatikes... Shume falenderime!

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    I keni pare te gjithe besoj,televizorat e rinj LCD si ky qe bleva para 3 ditesh VIORE Keto televizora mund ti perdoresh edhe si monitor per kompjuterin.I bera lidhjet mbrapa televizorit dhe kompjuterit dhe televizori punon edhe si televizor edhe si monitor kompjuteri.Me telekomande e ndryshoj pamjen nga televizor te interneti dhe e kunderta.Poshte televizorit i kam vene DVD player dhe VCR.Poshte tavolines eshte procesori.Perpara televizorit eshte tastjera me miun.Shume gje e bukur.Me vone do postoj detaje si behen lidhjet e kabllove.
    Aman mer se kshu e kam dhe une , dhe nuk di ta lidh me laptopin tim . Ka mbrapa 100 fisha , sdi ku ta lidh. Si tja bej une ? Po fishen duhet ta blesh vec right ?

    Dhe per HD ndikon shume ai kablli qe duhet te blesh kastile per ate pune apo jo ? Se une i bleva nje kabell nja 100 dollare po nuk pashe ndonje ndryshim pasi ja hoqa prape . Kshuqe e ktheva prape ate kabllin , po eshte njeri qe e mban veten sikur merr vesht nga keto pune dhe thote shko e blije kabllin prape . So ja vlen ta blej prape une ? lol

    ps; Se harrova ta gezosh TV , dhe sa inch e more ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 06-09-2007 më 20:32

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Kujto per nje moment kur ke qene duke punuar ne kompjuter dhe largohesh,e le kompjuterin ndezur dhe shkon ne pazar.Kthehesh pas 2 oresh.Shef qe monitori eshte i zi,nuk ka figure.Klikon nje here te miu ose shtyp nje buton ne tastjere dhe shfaqet figura.Cfare do shohesh?
    Do shohesh ekzakt ate pamje ne kompjuter qe ke pare per here te fundit kur ike ne pazar.Psh nqs ke qene te forumi dhe ike ne pazar.Kur te kthehesh do gjesh te njejten pamje te nje faqeje te forumit.Pra kompjuteri ruan faqen qe ke pare per here te fundit.E njejta gje edhe me TV/PC monitorin.Kur merzitesh me internetin,klik ne telekomande
    butonin tv dhe do shfaqet nje stacion TV.Shikon nje ore-2 ore tv dhe klik ne telekomande ne (VGA/PC) buton.Do shfaqet dritare e nje faqeje te internetit.Cila dritare do shfaqet?Do shfaqet dritarja(faqja e internetit qe ke pare per here te fundit(para dy oresh).Kur je ne ekran pc-je luan me miun dhe tastjeren shkon ne faqe te ndryshme,punon programe etj,pa asnje ndryshim me nje pc monitori te zakonshem.U merzite me internetin,klik ne telekomande ne TV dhe shfaqet ekrani i Tv,ndrron kanalet e tv me telekomande...Ajo qe e ben superior nje televizor LCD eshte cilesia e larte e figures.Nqs sheh kanale kablli,sheh stacion tv ne HDTV ose film DVD nga nje disk dvd,figura eshte aq e bukur e paster me ngjyra nuanca
    qe te thuash mrekulli eshte shume pak.Nqs sheh nje stacion televiziv qe transmeton ne vale HD(definicion i larte),figura te le me goje hapur per nga mrekullia e pastertise dhe ngjyrave te bukura.Nje avantazh i ekraneve LCD te tv/pc eshte qe madhesia e tyre te lejon te shikosh tv dhe pc ne largesi.Nje ekran = dhe mbi 20" inch meqenese eshte i madh te lejon ta shikosh qarte edhe faqe interneti dhe ta punosh internetin ne largesi(gje qe me monitorat e vegjel te zakonshem te PC-ve nuk e ben dot pasi ekrani eshte i vogel 15 "inch,edhe 19 eshte pak.
    Ajo qe te duhet ne kete rast eshte nje tastjere pa tel(wireless) si dhe miu pa tel.I merr te dyja miun dhe tastjeren ne nje kolltuk 5-6 metra larg televizorit lcd.Klik ne telekomande ne butonin(vga/pc).Shfaqet nje faqe interneti.
    Pastaj ja fillon punes me tastjeren dhe miun pa tel,shikon faqe interneti,hap programe ,klik ketu klik atje,klik lart klik poshte.Ben gjithshka.Pra komandat i ke ne dore,tastjeren pa tel dhe miun pa tel.Mjafton qe te kesh bere lidhjet e kabllove mbrapa televizorit ne rregull.Shtypet ne AV buton ne telekomande per te pare DVD nga DVD player ose Video nga VCR.Duhet qe kanali ne tv te vihet ne numrin 1,2 ose 3,pra kanali ku shihen videot dvd/vhs.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 06-09-2007 më 21:26

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Kur do te shohesh TV klikohet ne telekomande ne TV buton.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Lidhja e televizorit me kompjuterin behet me kabell VGA.
    Ky kabell percjell imazhet e kompjuterit per ne televizorin LCD.Heq monitorin e vjeter,shkeput kabllin vga nga monitori i vjeter i kompjuterit dhe e lidh mbrapa televizorit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Per te pare video nga DVD Player ose VCR.behet lidhja e dvd player-it ose VCR me televizorin me kabllot me poshte.
    pastaj fut videon dvd disk ne dvd player,ose videokaseten ne VCR.Shyp ne butonin luaj(play) ne dvd ose VCR.Klik ne telekomande ne tv,ndalon ne kanalin ku shfaqet dvd-ja psh kanali,1 ose 2 ose 3.Nje nga kanale perdoret edhe per te pare kabell/satelit.pasi ke fiksuar kanalin,klik ne butonin AV dhe video do shfaqet ne ekran.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Te kesh kaq shume pajisje,TV,kompjuter,dvd player,box kablli,vcr etj do te thote qe te kesh nje tufe kabllosh korenti.Ne mur ke vetem dy priza ngjitur me njera tjetren, ose nje prize.Pra nuk del qe ti ngulesh te gjitha ne mur.Ngulja e prizes se korentit ne mur eshte ide e keqe,pasi ne kohe te keqe me bubullima,vetetima,ndodh fikja papritur e dritave,ska korrent.Kjo mund te shkaktoje djegje te ndonje pajisje elektronike,tv,pc etj.Pervec kesaj ne kohe te keqe jashte me ekstreme bubullima,vetetime,tensioni elektrik peson luhatje,ndryshime te shpejta dhe te paparashikuara qe jane shume te demshme dhe mund te djegin tv/pc/vcr sidomos kur ato jane ne gjendje pune.
    Power strip=Stabilizator rryme.

    Nje shpikje qe ka dy qellime.1.Realizon lidhjen e kabllove te disa pajisjeve elektrike ne nje bllok te vetem.2.Mbron pajisjet elektrike nga demtimi,djegia per shkak te luhatjeve te tensionit te rrjetit elektrik qe vjen nga linja elektrike ne mur.Per raste ekstreme luhatjesh tensioni,mund te digjet stabilizatori qe eshte me cmim te lire 6-12 dollare.Djegja e stabilizatorit
    ben qe te mos digjet televizori,monitori i PC-se,madherbordi ne kompjuter,VCR,DVD etj,pasi me djegjen e tij rryma e keqe elektrike nuk arrin te futet ne PC,TV etj.S'do as mend as kalem qe me mire te digjet nje stabilizator 12 dollar se sa nje televizor,monitor pc-je, ose madherbord kompjuteri.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 06-09-2007 më 22:12

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Pinko,Elna faleminderit.
    Per laptopin te duhet nje kabell vga.
    Kabllin e ngul ne laptop ne portin vga si ne figuren poshte.Pastaj krahun tjeter te kabllit e ngul mbrapa tv-se ku shkruan VGA.Nqs porti VGA ne laptop eshte me brima, dmth femer si ne figuren poshte atehere fishi i kabllit vga qe do ngulesh duhet jete mashkull me kunja.Duhet pare me kujdes si jane portet vga ne laptop dhe ne pc.Nqs ne laptop eshte port femer me brima dhe ne TV eshte femer me brima blehet kabell me fisha mashkull ne te dyja extremet e kabllit,(konektore me kunja dhe ngulen ne brimat perkatese.Nqs njera fole(laptop eshte mashkull me kunja) dhe ne TV porti vga eshte femer(me brima) atehere te duhet kabell me konektore njeri mashkull dhe tjetri femer.Kabllin vga duhet ta blesh,pasi televizorat nuk vijne me kabell vga kur shiten.
    Per portet audio ne laptop shikoje si jane,ku thote audio.
    Edhe ne tv mbrapa duhet ti kesh te shkruara si audio,cifte brimash,nje e kuqe nje e verdhe.Perdoren kabllo me ngjyra e kuqe e verdhe si ne figurat qe kam postuar me pare.Pasi ke lidhur me kabllin vga laptopin me televizorin perdor kombinimet e butonave ne tastjere Fn + F3,ose Fn + F5, ose Fn + F8, ose Fn + F9 Per te pare ne tv internet ose ne telekomanden e televizorit shtyp butonin VGA ose PC,Ycbcr varet si e ka te shkruar te telekomanda jote.Nqs te jep mesazh "No signal input",nuk eshte bere lidhja mire ose nuk ke bere lidhje fare ose ke shtypur buton gabim ne telekomande.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 06-09-2007 më 22:48

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gramatikë dhe rregulla drejtshkrimi shqip
    Nga alvi në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-12-2016, 11:04
  2. Skandali, ilaçe kafshësh përdoren tek njerëzit
    Nga [Perla] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-03-2010, 00:07
  3. Fjale te huaja qe perdoren se fundmi ne shqip
    Nga andrida në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 13:23
  4. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  5. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •