Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Jane bere treqind e shtatedhjet klikime mbrenda muajit qe per mendimin tim shifet se interesimi per librin tuaj eshte i madh, por ne mesin e tyre ka te tille qe jane ende duke e lexuar...kjo ka rendesi.
    Mandej, po nuk e bere print nje liber nga interneti lexohet me veshtirsi...pra une e Flori e kemi zgjedhur metoden me te mirë...
    Sa i perkete nxjerrjes ne leter te librit me se miri eshte qe te kopjohet ne nje disket apo çells usb memuar flash apo sd dhe pastaj me kete memorie shkon tek ato fotokopjet servise qe ta nxjerrin ne leter librin prej 100 faqesh per me pakez se 10 euro se me te vertete ngjyra kushton sot por kjo menyre eshte me e volitshme per ne,.

    shendet
    Po, besoj qeshtypja nga nje flopi mapo nga nje çeles USB eshte menyre me e thjeshte. Personalisht e kam te veshtire te lexoj ne ekran. Edhe per kete e kam lene librin mjaft te vogel, 96 faqe, per te qene me e lehte per t'u shtypur.

    Keto dite biles duhet ta ndryshoj prape, ndonje gje te vogel. Per fat te mire shume njerez me kane shkruajtur duke me thene qe ketu apo aty ja kam futur kot...dhe shume kane te drejte natyrisht...tip qe te shkosh tek Qemal Stafa duhet te jesh i dehur qe te marresh unazen...
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  2. #22
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    E shkarkova librin. Titulli me grishi, ndaj do t'a lexoj se shpejti.
    Mund te postosh ketu nje copez prej tij (ndonje qe qendron e shkeputur)?

    Suksese,
    Rebele

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Patjeter Rebele...titulli s'eshte keq, por kopertina ma shpif sinqerisht...

    Sidoqofte tek siti im ke edhe nje pjese Copeza nga libri. Po i marr nga andej e po i kopjoj ketu...




    Lokali është plot edhe pse ora shënon vetëm 10. Nëpër tavolina shikoj gjimnazistë të veshur sipas modave të ndryshme evropiane që pinë pije alkolike amerikane. Dëgjoj zërat e tyre të lumtur akoma pa u futur brënda.

    Adoloshentët janë plaga e çdo bari por e Cones në veçanti. Nuk i duron fare dhe është betuar sa e sa herë përpara meje e Oltit që nëse vijnë ndonjëherë në lokalin e tij do e marri këtë si pushtim territori dhe do i hedhi jashtë ashtu si kemi përzëne rusët njëherë e një kohë : pa paralajmërim, pa takt, me dhunë dhe eventualisht duke u marrë edhe ndonjë nëndetëse. Dhe kur unë i kujtoj që zakonisht adoloshentët nuk lëvizin me nëndetëse përgjigjet që ky nuk është problem i tij. E di që tallej por tani jam kurioz të shoh se si do sillet Conja që ka refuzuar ti vëri lokalit të tij emra të famshëm si Nju Jork, Montekarlo, Roma, pikërisht për të mbajtur larg çiliminjtë, siç thotë vetë. Conja do që ti referohen lokalit të tij thjesht si Kafja e Cones

    Vendos që mund të zbavitem pak dhe nuk ulem por shkoj drejt e në banak.

    << Jemi bërë lokal modern…ëëëë Cone? >>

    << Bardhylo më le rehat se vetëm ty të kisha mangut tani.>>

    << Thonë që kur ta mësojnë derën këta çerrat nuk të vijnë më klientët e rregullt pastaj…>>

    << Vërtet? >> pyet si me të tallur.

    << Vërtet, pse ça kujton ti? Kisha një shok që kishte një bar te 21-shi. E gjeti belaja të shkretin kur i mësuan derën gjimnazistët. J’u larguan të gjithë klientët e vjetër. Normal, me gjithë atë zhurmë. Vetëm se mbas një dy muajsh u larguan edhe adoloshentët, këta janë njerëz që mërziten shpejt. As klientët e vjetër nuk i vinin më pastaj, në shenjë proteste. Shkurt muhabetit falimentoi ky shoku. Dhe sa mërzitej i shkreti. S’kishte me kë të bënte muhabet tamam. >>

    Vë re që Conja është frikësuar pak dhe sheh me inat nga pushtuesit e lokalit. Nuk e kuptoj nëse po tallet edhe ai me mua.

    << Ky shoku im që thua ti, u katandis që bënte muhabet vetëm me kamarierin, se as shokët nuk i shkonin më. >>

    << Ëhë. >>

    << Po ti nuk ke as kamarier mër Cone! >>

    << S’ka ç’më duhet po hë se i bëj të gjitha vetë unë. >>

    << Kam frikë se do të të duhet që tani e tujte. Po s’u shërbeve mirë këta rrezik të të braktisin lokalin. >>

    << Të paktën e di që ti do vish që do vish. Je aq përtac sa nuk shkon më larg se sa poshtë shkallëve. >>

    Natyrisht kjo është një nga arsyet për të cilën unë shkoj shpesh tek Conja. Por nuk mund ta pranoj.
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Mbas shumë javësh një klient kujtohet të vijë për të tërhequr fotografitë e gruas së tij. Ja jap me një fare keqardhje për fakin që kam zbuluar që ajo shkon me dikë tjetër. Kur shikon fotografitë është një moment i rëndë dhe mendoj që do pezmatohet, do e braktisin forcat dhe do zhytet në kolltuk për të marrë veten. Ndoshta do thotë Hajde lal të shkojmë të pijmë një gotë, se kështu paska qënë jeta, njeriu mundohet, krijon një familje pastaj etj etj! Unë do shkoj e do pi me gjithë qejf, ta mbys hidhërimin e tij në alkol. Për çudi nuk bën asgjë nga këto. Kërcen i gëzuar dhe më thotë që ka vite që kërkon prova për t’u ndarë nga ajo buçe. Më lë një bakshish të majmë dhe ikën i gëzuar, kësaj herë duke ecur normalisht e jo duke kërcyer.

    Olti ankohet sepse nuk i kam treguar fotografitë e për nja dy tre ditë më flet duke përdorur vetëm zanore, tip “O – U – Ë– Y”.

    Kufizon përdorimin e bashkëtingëlloreve duke përdorur vetëm tre : t,r dhe p.

    Takohemi tek Conja dhe unë i kthej filxhanin duke e falenderuar për kafen. Lugën mendoj që ta mbaj si kujtim po pastaj heq dorë. Conja më thotë që nëse guxoj të futem përsëri tek banaku i tij do më shpalli person i padëshirueshëm për lokalin e tij. Kur i jap lugën dhe e sheh se si është katandisur më thotë që mund ta mbaj, duke ja paguar natyrisht. Unë i them që nuk do ja paguaj duke qënë se më ka dhënë një lugë të dobët që shtrembërohet me një të gërvishtur të vogël. Ai thotë që s’ma ka dhënë, e kam marrë vetë. Zihemi për orë të tëra për këtë çështje dhe për fat të keq qëllon në përiudhen kur Olti është i nevrikosur me mua për punën e fotografive ndaj mban anën e Cones. Më kërkon 100 lek për një lugë dhe mbas tre ditësh rezistencë heroike dorëzohem. Bëj një përpjekje të fundit duke i thënë që nëse më bën këtë aksidentalisht unë mund të thyej ndonjë filxhan a gotë, por kur fillon të radhisi incidentet që mund të ndodhin me kafen apo ujin tim nën banak ndërsa e përgatit – mund të bijnë qime, ujë i gazuar, qumësht i prishur, uiski që prodhon ai vetë – dorëzohem përfundimisht.

    Adoloshentët braktisin lokalin e Cones. Si trashëgim na lënë shumë tavolina me gërvishtje te tipit Elsa ma thith fort, Përgjithmonë

    Kjo Elsa qënka talent i paparë!
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Më lë vetëm nja tre ditë, por të paktën ndërkohë arrij të zgjidh një rast tjetër, nëse rast mund të quhet. Më telefonon një prind i shqetësuar për vajzën e tij 17 vjeçare që ka ikur nga shtëpia me të dashurin dhe tani fshihet në shtëpinë e këtij të fundit. Për fat të keq mbas një paradite punë zbuloj që i dashuri është një tutor dhe shtëpia e këtij një shtëpi publike, detaje që ai do ketë harruar t’i thojë. Paraqitem si klient dhe marr vajzën. Është e droguar dhe nuk kupton asgjë. Ndërsa bëj për të dalë i dashuri i saj më bllokon së bashku me dy shok dhe më pyet se çfarë dreqin po bëj. Për të qënë më i qartë ndërsa flet nxjerr edhe një thikë nga ato që quajnë “flutur”. Bllofoj duke thënë që jam i vëllai dhe po më presin shumë miq jashtë por nuk e hanë dhe shajnë edhe partnerin tim që s’është jashtë. Hap fluturën, unë pres, e shoh ndërsa luan duke pritur që të presi ndonjë gisht por nuk ndodh. Atëherë me një të djathtë milimetrike i thyej hundën. Ndërsa dy të tjerët shtangin nga çudia, përfitoj. Njërit i gjuaj me shkelm mes këmbëve, tjetrit përsëri me grusht hundë-bark-hundë me të djathtë – të majtë – të djathtë. Për pak sekonda janë të gjithë përtokë dhe shkon edhe më mirë se sa e mendoja. E di që duhet ta evitoja këtë takim, por është moment i vështirë për të ruajtur vetëkontrollin. Jam gati duke dalë kur nga dyshemeja një fytyrë e gjakosur më premton që do më vrasi e do më presi e do më bëjë shumë gjëra, mua edhe kolegut tim. Ndërroj ide dhe nuk dal. Duke e ditur që nuk do kem më një rast të tillë përfitoj dhe i jap disa shkelma të dashurit ndërsa ky është akoma përtokë. Për çudi nuk kërcënon më.
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #26
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Hmmm, me pelqen menyra nepermjet se ciles ke krijuar nje atmosfere te vruget. Ka nje nje nenqeshje qe levrin gjate gjithe copezave qe ke prure ketu.
    Disa prej fjalive jane staccato - perfundojne me nje lloj fshikullimi. Gje e mire kjo, te pakten per shijet e mia.

    Edhe nje here, urime!
    Rebele

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Flm Rebele!

    Hm...ça do me thene " fshikullime " mi goce. Jane ato qe jep me kamzhik?

    Po e kishte qe eshte nen emrin tend çfare do me thene?


    As1gje s'do vallahi...
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Citim Postuar më parë nga lone_star Lexo Postimin
    Desaparacidos,

    E lexova romanin dhe ne pergjithesi me pelqeu shume. Nuk i preferoj romanet me dedektiva shume, megjithate fakti qe ngjarjet ndodhin ne Tirane me emra rrugesh, stadiumesh e kafenesh shqiptare qe te tere i dime dhe qe na ka marre malli; po ashtu lidhja e te sotmes me periudhen e komunizmit ishte shume emocionuese dhe me beri te kaloja nje kohe te bukur duke e lexuar. Ne fakt e lexova per nje nate se nuk e lija dot pa mbaruar.

    Megjithate mbeta pak i zhgenjyer nga mbyllja, i gjithe zhvillimi ishte interesant prandaj prisja nje mbyllje me me shume emocion, 'action' , ose dicka misterioze qe i le vend me shume fantazise.

    Nje kureshtje kam, pse Zot e shkruan Z-t si hebrenjte?

    Sidoqofte urimet e mia me te sinqerta per librin!


    Mirembrema Lone.

    Personalisht romanet gati te verdhe me pelqejne. Por me pelqejne me shume ata qe perdorin kete si preteks per te...per te treguar nje histori. Nuk eshte tamam i verdhe, me sa e konceptoj une. Edhe pse ndoshta gabohem.


    Eshte e habitshme, shume me thone qe e kane lexuar brenda nje nate sepse nuk arrinin t'a leshonin. Kur e mbarova kisha pershtypjen qe nuk te terhiqet kaq shume.

    Kisha idene qe bente shume per te qeshur : kete s'ma ka thene as1ri dhe me vjen pak si keq. Konfirmojme qe autori merr pak vesh nga librat e tij.

    Sa per Tiranen...po, ke te drejte, ishte me shume nje sfide me veten time dhe me shqipen nese do arrija te ndertoja nje roman te tille ne Shqiperi...ku nuk eshte se ka ndonje kulture letrare te perhapur ne kete pike.


    Fundi fundi fundi. S'e di lal...mah...doja diçka pak a shume te qete, pa shume zhurme...dhe mundesisht me nje goditje finale. Me duket se faqja e fundit eshte e tille, ndoshta jo, nuk e di.

    Sa per fjalen Z-t, eshte me shume nje forme falenderimi kundrejt dy mjeshtrash te letersise dhe te jetes, Bertolt Breht dhe Leonard Kohen, dy hebrenj qe sipas urdherimit te Mozese ne punet e tyre nuk e thone kurre emrin e Tij tamam, per te mos e perendur pa arsye...

    Gjithe te mirat lal.
    Ndryshuar për herë të fundit nga desaparacidos : 30-12-2007 më 19:59
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Citim Postuar më parë nga RTP Lexo Postimin
    Komplimente desaparacidos.

    Jam kurreshtar i madhe te filloj sa me shpejt leximin e keti romani.Me fol drejt,arsyje e kesaj kurreshtjeje jeni ju se me shume me nxitet me menyren e paraqitjes se romanit .
    Me ngjau shume me grupin "Red Hot Chili Peppers "kur vendosen albumin e fundit ne internet dhe lejuan secilin te bej downl. free`duke lene gjykimin e secilit te behet sipas deshires.Dikush e ben downl dhe vendos psh 1 dollar,po tjetri ndoshta 10 apo 100 e fijuu dollar.Kjo me duket dicka fenomenale dhe shume e drejte.
    Ju uroj shume suksese ne kete lami dhe medeomos do paraqitem mbasi te kam lexuar romanin.
    Po...besoj se eshte nje menyre e ndershme per te perhapur artin.

    Edhe Radiohead bene te njejten gje me albumin e tyre te fundit, e shkarkoje dhe vendosje ti se sa do paguaje...eshte nje menyre e mire qe heq qafe shtepine prodhuese qe merr lek pak a shume kot.

    Prezantimi im...mah, mbarova se korrigjuar dhe me erdhi natyrale te beja nje prezantim te atille.
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  10. #30
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga desaparacidos Lexo Postimin
    Eshte e habitshme, shume me thone qe e kane lexuar brenda nje nate sepse nuk arrinin t'a leshonin. Kur e mbarova kisha pershtypjen qe nuk te terhiqet kaq shume.

    Kisha idene qe bente shume per te qeshur : kete s'ma ka thene as1ri dhe me vjen pak si keq. Konfirmojme qe autori merr pak vesh nga librat e tij.
    Une kete te se qeshures nuk e kam permendur si duket (do e kem pasur mendjen te bej vetem verejtje tek mp), por fakti eshte se ne disa pjese kam qeshur me ze kur e lexoja.

    Kisha nje tip ngjitur qe si duket kish frike nga avionet i cili mundohej te hapte muhabet e me beri 100 pyetje si ne hetuesi : ca gjuhe po lexoja, ca autor, ca subjekt...ju pergjigja sa u pergjigja e pastaj i ktheva kurrizin si per ti thene mjaft tani se kam pune derisa te zbresim ne Toke

    Gjithashtu pergjigja qe ke dhene per mos perdorimin e plote te fjales me lart, ja shtoi pak me shume (per mua) vleren librit!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vrasësi
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-12-2007, 11:28
  2. Arrestohet në Itali vrasësi i Eva Vishës, nënës së Elsa Lila
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 03:31
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 03:02
  4. Idajet Gjeci, vrasesi qe bredh i lire.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2002, 13:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •