-
Puls
Njė dorė fjalė
Do marr njė dorė fjalė e do t`ia hedh nė varr
kufomės, shtatores sė gjymtuar tė heshtjes
Dheu t`i mbulojė ngadalė tulin e gurtė, shqisat
e tė dėgjojė shushurimėn time nė erėrat, shirat,
guackave tė shkronjave atij bregu tė shurdhėt,
ku xhindi mbyllur nė llampėn qė e nxorėn dallgėt
mezi pret tė dalė nė dritė e tė plotėsojė dėshirat
Llampė jam edhe unė e brėnda kam njė tjetėr,
kaq vjet qė endem, pėrkundem valėve tė qėnies
Dikush mė hodhi dikur nga anija qė po mbytej,
lamtumirė e fundit e atij qė po humbet jetėn,
djep e foshnje nė lume, profet nė bark tė peshkut
Tundemi, zgjohemi, qajmė, biem prapė nė rrymė
Derisa na gjejnė, na hapin e shohin veten
Nuk jemi ajo ē`ka ėshtė, jemi ajo ē`ka mbetet
Ku ėshtė hiēi? Ēdo gjė ėshtė e mbushur plot
E nėse zbardhesh, bie poshtė e tretesh
Borė thinjash e rrahje e shurdhėr pulsi,
gjurmė kėmbėsh nė rėrė, shkumė lotėsh
Brenda pret pėrgjumur xhind i jetės
Tė dalė e tė tregojė pėrrallen e botės
Ēdo dėshire ėshtė yll qė ndrit o shuhet
Digjemi nje ēast, tym e dritė shkundim,
gjallojmė, pasojė e tė tjerėve, shkrumbi,
lindim nga hiri, nė hi mbarojmė si thėngjill
qė pa vallen e flakės tek kėrcen pafund
me hijet qė ndezėn zjarrin tė perėndive
Jemi edhe ne tė tillė, shkruhet nė Bibėl
Eja tė shuhemi e tė lindim prapė nė dritė
Tė duash ėshtė tė vdesėsh pak nga pak
Gjithmonė ėshtė kurrė, mė mirė shkojmė sot
Tė ftohtė ujrat e vetmisė ku po pėrpėlitemi.
tė thelle shtreterit ku do flemė, me kapakė,
tė kripur detrat ku vozisim, tė kripur lotėt
Ja heshta dhe unė tani, e dėgjon muzikėn?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 22-09-2006 mė 15:30
-
-
Burg
Mbyllur qelive tė kotėsisė shlyejmė fajin e tė qenit lindur
I ngushtė ėshtė shtrati ku fle brinjazi lumi ynė i shterur
Jashtė kaltėrojne muzgun shpirtėrat e atyre qė kanė ikur,
brenda cicėrojnė ngjirur zogjtė e atyre qė kanė mbetur
Gdhend dhe unė inicialet nė murin e lagėsht plot mbishkrime,
Libėr miqsh, tė cilėt u penduan qė trokitėn nė derėn e hapur,
Shefi i kozmosit, ky plak shurdhmemec, humbur nė mendime,
ka ngrirė prej zanafillės nė prag tė qiellit me krahė tė zgjatur
Kur heshtim jemi lakuriqė leshtorė nė pyllin e pasqyrave,
Majmunėt kėrcejnė degėve e papagaj gjithfarėsoj,
Pėrpiqemi tė gjejmė veten nė turmėn miope tė fytyrave,
Nga afėr jemi ca tė ndryshėm, nga larg tė gjithė njėlloj
Presim tė vinė ata qė na kyēėn, tė na kėrkojnė falje,
Fėmijė harrakatė ndoshta, qė na punuan rrengje e ikėn
Ngėrdheshja, lotėt, turpi shkuan bashkė me talljen,
Vetėm pėrmallohemi pak kur na lexojnė emrin
Koha pikon pėrgjumshėm strehėve tona,
Shohim sipėr e lutemi tė mbarojė shpejt,
Ėshte herėt pėr tė jetuar, ose vonė,
Tė tretemi duam e thjesht tė qeshim
I vetmi ngushėllim ėshtė fundi,
Hapi dyert, tė lutem, e mė ler tė dal,
Se kjo kėtu ėshtė rrugė asgjėkundi
E ne, tė humbur, tė verbėr, tė ēalė
Por kjo mbase ėshtė veē tekė ēasti,
E nesėr atėbotė na hapin sytė,
Bien orteqet e fjetura prej sė larti
e zgjohemi pa mall e brengė nė fyt
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 22-09-2006 mė 16:43
-
-
Ujvarė
Nė burim tė pres qė kaherė
pjellė e shkretėtirės,
tė kthehesh nga endja e pagjumė,
zbathur, tashmė e rritur,
tė biesh ne gjunjė,
gjuhėn e tharė tė virgjėr tė njomėsh,
tė pėrgjumesh nė prehėrin tim
e rraskapitur
Njė lot rrėshqiti dikur faqeve tė tua,
pikoi cepave tė buzės
dhe ra nė pusin e vetes…
Ish pikė e verbėr shiu nė ujvarėn e fjalėve,
shkarje e ujit qė mbush dhe zbraz heshtjen,
Dikush hodhi njė kovė a piu me duar,
Ja kėshtu rilinde prapė,
djersė nė ballin e tė tjerėve,
lave, u lanė nė ty, e u lave
njė jetė tė tėrė
U bėre re e vrenjtur,
kullove pirgjeve,
rėnia tė derdhi poshtė nė lumė,
aty ku rrjedh e lodhur pėrsėritja,
Valėt tė morėn, tė futėn e tė nxorėn,
Peshqit tė sollėn nė breg,
u bėre rėrė nė orėn e rrymės
disa herė
Zogjtė tė ngritėn pastaj lart
atje ku pėrkulen ylberėt,
U skuqe, zverdhe, kaltėrove,
varur degėve tė qiejve,
Rreze qė djeg e ndizet zjarr,
ngjize vullkanet e u poqe flakėve
shtatė breza rrjesht
Nė afsh tė djegies u shtange
terreve e ngrive nė mos,
fjalė mureve te gojės.
”Tė bie apo tė mos bie?”,
Re nė ujvarėn e kohės…
Nė kurriz tė dallgės ishe shkumė,
rrudhė vale ballit tė tokės,
Pe veten nga lart, njė vrimė e zezė
hiēi prej nga pikon bėrja,
Trokisnin nė derėn e zemrės,
Vure dorėn nė gjoks…pikonte brenda
Ishe ti, shi a vesė nga lart
nė pellg tė errėsirės,
Pluskove nė frymė,
Flladet tė shtynė
drejt daljes shushuritėse,
Hijet flinin qosheve,
fjete dhe ti foleve tė tyre
u bėre vezė
E verdhė nga brenda,
Diell nė tym tė agimit,
Bebėzė poshtė qepallės,
Filiz nėn borė i ngjarjes
qė mbiu nga fara e gjurmės
qė nuk la grimcė e pacak
plasur mbase kot,
Zog ngordhur nė fluturim,
Fjalė e pathėnė kurrė,
Pėrtej gjithėsisė sipėr,
Gisht nė unazė tė pikės
ku shuhet mendja honeve
”C`pikellim!”
Sa e gjate ishte udha?
”Shifra hapash, kaq e aq orė!”
Sa ėshtė koha?
”Ca rrugė, vdekje, jetė!”
Sa zgjati kjo?
”Dy jetė nė kryqėzim,
Prerje botėsh,
Shi nė pellg,
Njė pike nė fund,
pa fillim…”
-
-
Shtegtim
Njė tufė zogjsh nė shtegtim,
Nė vjeshtė nga perendimi nė lindje,
nga lindja nė perėndim nė pranverė…
Koha shteroi sė rrjedhuri nė burimin tim,
Fillesa e fundit pėrpelitet nė zall,
Gurgullima e fjalėve pushoi,
Vetėm njė valė e lehtė mendimi
rrudh pasqyrėn e mendjes...
Si lindi gjuha?
Ai qė tha pėr herė tė pare fjalėn e parė
ē`donte tė shprehte?
Apo qe vetėm britmė gėzimi a habie
e atij qė zbuloi pėrsėritjen?
Larvat lėvrinin nė ujėt e tij,
Peshqit mėsuan tė ecin
pastaj tė fluturojnė
(sipas Darvinit)
Njė tufė fjalėsh nė shtegtim
nga lindja nė perėndim…
-
-
Alkimi
Nuk ka ilac pėr trishtimin,
por tė diturit pėrpiqen
tė shndėrrojne gurin nė ar
Merr shpresėn qė ka mbetur,
shto ajėr lirie,
mos harro tė lutem tė bukurėn
Eliksirin e jetės
mos e hidh tė gjithė brenda,
ler pak pėr nesėr
dhe ditėt e tjera...
Soditje e vetvetes
Pėshtjellim
Unė jam ata
Ti je ajo,ata
Ne jemi ju
Ai ėshtė fillimi..
Mė thuaj se kush jam
qė tė them nėse mė do,
Thuamė kush nuk jam
qė tė them nėse tė dua…
-
-
Qengj i vogėl
Qengj i vogėl, c`bėn kėtu vetėm nė errėsirė?
Ja, po pres tė mė hajė ndonjė egėrsirė!
-
-
Jam ujk i vetmuar nė dėborė
me kėmborė...
-
-
Lojė miqėsore
Gjyqtari hodhi monedhėn nė ajėr,
Ishte numėr,
I dhamė dorėn njėri tjetrit,
u ulėm nė shilarėsat e mirėbesimit,
ndėrruam fanellat
e vumė syzet e diellit
Publiku ēirrej
Filloni ndeshjen!
U ktheva e pashė prapa,
bukė e sehir njė jetė tė tėrė,
Bėjmė atė qė thuhet,
flasim pėr atė qė bėhet
Kafaz i pėrsėritjes,
Brenda presin tė uritur luanėt,
Kėrceva nga Koloseu nė cirk,
U bėra zbutės, pastaj klloun,
Shkova te femijėt nė rradhėn e parė
e qava para pasqyrės sė tyre
Grimasa me gjuhė tė nxjerrė,
Pantomimė e harakirit,
Thyeva pjatat,
eca kėmbėzbathur mbi qelqet,
pashė tė kuqen nė sytė e turmės
e nė fund mbi majėn e hundės
Lakuriq nė karneval,
Dem qė e ndjellin me pėlhurė,
Ish kjo ngjyra e dashurisė vallė?
Torero bėn reklamė pėr buzėkuq
Dikush shet parimet,
njė tjetėr autopsinė e moralit
E vėrteta endet rrugėve,
Plakė me dhėmbė tė vėna,
letuar, flokėrėnė
I dhashė dhuratat mbrapsht,
Faleminderit, jam ngopur nga uria,
Lot pėr lot,
Zinxhir perlash ēlirimi,
U ula afėr tė miturve
e lėpiva plagėt e qepura vetė,
Luanėt janė mace tė egėrsuara
Jam vetė i tillė
Daniel mė quajnė
Mėshira, mbreti juaj
mė hodhi nė gropė,
Gjeta atje kocka
Mora nje kafke nė dorė,
luajta pak Hamlet
Te jesh a tė mos jesh?
Gėlltita pyetjen, piva helmin
e ledhatova macen
Eja tė tė tregoj strehėn time,
Tė fillojmė me podrumin,
Mos ki frikė!
Ėshtė errėt dhe lageshti kėtu,
Kinema, ku qaj pas filmit,
Ketu janė eshtrat e gjyshėrve,
atje jam varrosur unė
Ėshtė film pa zė, bardhėezi
Si t`a pėrshkruaj tė kaluaren?
Zjarri ėshtė shuar
Bukuria gėnjeshtėr,
Autoportreti trill,
Feniksi heshtje
Ēfarė po ndodh me ty?
Je zbehur nė fytyrė
Mė vjen keq,
Tė tregova ushtaret e plumbit,
Nuk ėshtė lojė e bukur, ke tė drejtė,
Shah ! Ja, po tė dhuroj mbretin
e lerna tė shkojmė sipėr,
tė marrim ajėr tė freskėt
Tė pimė dollinė e njohjes,
Jam vetėm lot shiu,
Dua tė kthehem nė burim,
Mora udhėn mė tė shkurtėr,
Peshk i hutuar qė kthehet nė vendlindje
duke notuar kundėr rrymės,
I kapur nė rrjetė,
I vogėl, nuk vlen gjė,
Peshkatari mė hodhi pėrsėri nė det
Duke u dridhur nga frika
u zhyta thellė nė terr
Kafshė tė rralla kėtu,
Shiko, nje lypės me mjekėr
Atje po shkon njė Renoir,
dy njerėz, njė qen, njė biēikletė,
Nė liqen mungon sot mjellma
Ē`do tė thote kjo?
Gjuhė e shenjave,
Bestytnia ėshtė fėmijėrisht e bukur,
Hieroglife nė park,
Mendoja pikėrisht atė
qė sapo the
Mjaft mė me ngjarjen qė pėrsėritet!
Heshtja ėshtė ar,
tė folurit i lodhshėm,
ēdo fjalė bumerang,
ruletė ruse, rouge, noir,
Lojė letrash
Asgjė tjetėr
S`ka rėndėsi se ē`thua,
edhe e kundėrta ėshtė e vėrtetė,
majtas apo djathtas, poshtė apo lart
Si t`a veshėsh fjalėn?
Ėshtė lakuriqėsia e bukur?
Nė varreza shėtis mė tė shumtėn,
lexoj epitafet e kujtimeve
e i shkruaj ēdo ditė sėrish
Ajo ē`ndodhi ėshtė i vdekuri
Fjalėt guri pėrsipėr
Me tė bukurėn ėshtė si me dashurinė;
nuk e pėrflas dot
Gjuha i ngjan zemrės,
Muskuj nė kafaz tė pėrsėritjes,
Liria ėshte brenda, zog i lodhur nga kėnga,
Ritėm e fjalė, muzikė e qėnies,
Jam tingull, ngjyrė, qen,
U plaka pėrnjėhere, dua tė hesht
Kryqi ėshtė vetėm dy viza,
Skicė horizontesh...
Shiko, po vjen treni,
njė elefant nė metro
Nuk tė thashė mė tė rėndėsishmen,
Krokodilin harrova,
heshta pėr ajsbergun, kopshtin me borė
Mbase shihemi prapė
atėbotė ...
-
-
Pyeta pėr zjarr
Pyeta pėr zjarr,
mė dhanė xixėllonja...
Pyeta pėr orėn,
mė dhanė shifra...
Pyeta pėr veten,
mė thanė si quhem,
pastaj ikėn...
Pyeta veten,
nuk mė pėrgjigjej...
Pashė sipėr,
Binjakė, akrepė,
qumėsht dritash,
humnerė hijesh,
kafshė, peshq,
gjahtarė, virgjėresha,
peshore shpirtrash...
Xixėllonjė e pyetjes,
Kėrkojmė kohėn
e gjejmė vitet,
yje tė ndryshkur qė bien,
rrėnoja pėrgjigjesh,
fikje dėshirash,
karremė grepash.
Kapim veten me duar,
na duket tjetėr...
Vetėtima nė muzg
Sa herė u lutėm?
Ish thike ajo qė shndriti,
apo buzėqeshje?
Sa herė morėm frymė?
Apo ishte tym ?
Aty pėrgjumemi,
nė prag tė territ,
Hi i ftohtė fjalėsh
e plakemi tė rrudhosur
pasqyrave tė ngjarjes,
Duar flakėsh qė tundin
djepin bardhėezi tė kohės,
Zjarr, pastaj prush
derisa shuhesh
Gurgullimė qė mbush
mėngėt dorace tė harresės,
Larva tė verbėra veprash
lėvrijne atje nė zall,
Perse u lodhėm, u munduam ?
Njė jetė e tėrė,
vetėm njė grackė...
Hesht pra, tė lutem
shiko orėn e rėrės,
Grimcat qė bien me rradhė
nė anėn tjetėr
-
-
Nė vend tė luleve
Nė vend tė luleve
trurin e enjtur tė dhurova,
M`u mėrzitėn mendimet,
arsyeja, kundra-t, pro-tė
Afromu e dashur,
tė ndajme boshllėkun bashkė,
Koha tė na rrjedhė nė damarė
ngadalė, si breshkė
Merre kokėn me rrėnjė,
Nuk mė duhet mė,
Lermė veē buzėt e gojėn
pėr t`u dashur, pėr t`u ngrėnė
Pastaj t`i falemi tjetrit
e tė mbushim tė ēarat,
E pastaj...e pastaj ēfarė?
Ēfarė do bėjme pastaj?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt