Një vëlla kaloi në përjetësi, mjerë ata që tradhëtuan!

FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR - FBKSH ;
SIGURIMI KOMBETAR SHQIPTAR - SHKSH ;
PROT. NR. 001-01-11-07 / KOMUNIKATE PUBLIKE
Prishtine, 01 nentor 2007.





Në emër të kryesisë qëndrore të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare Shqiptare, zyra qëndrore e Sigurimit Kombëtar Shqiptar si dhe vëllezërve e motrave nga rradhët tona shprehim ngushllimet më të përzemërta në rradhë të parë për familjen Morina që e rritën dhe e edukuan Xhavitin në një frymë që të gjithë ia kishim lakminë, i dhan kurrajon dhe kombit shqiptarë i dhuruan një burr të vërtetë, atdhetarë, trim, i guximshëm dhe profesional që përjetësisht i qëndroi besnik betimit të dhënë që kur kapi pushkën për bashkimin e trojeve shqiptare. Djali i tyre nuk ka vdekur por, ka rilindur një figurë mbarëkombëtare që të gjithë me krenari do të përkulemi para tij sa herë që të na shkojë ndërmend fjala SHQIPTARë. Shprehim ngushllime dhe të gjithë vëllezërve dhe motrave të idealit që i qëndruan besnik kur ishte në mesin tonë dhe po i qëndrojnë besnik edhe sot kur ai u shndërrua në një amanet dhe obligim për të gjithë ata. Dhimbja është e madh po aq sa ishte dhe dashuria jonë dhe e juaja ndaj tij dhe aq më i madh do jetë obligimi dhe në të njejtën kohë motivi për të vazhduar në rrugën e tij. Andaj ftoj familjarët, vëllezërit dhe motrat e idealit, bashkëluftëtarët e Armatës Kombëtare Shqiptare që të jenë më të fortë se kurrë dhe mllefin që kemi ndaj vrrasësve të pamëshirshëm ta shndërrojmë në motiv dhe vullnet për tu trreguar të gjithëve se Xhavit Morina u shndërrua në një komandant shpirtëror i një armate të pathyeshme. Përgjatë historisë së lavdishme të kombit shqiptarë ne kemi ditur që të përcjellim për në botën e përjetësisë shumë patriotë dhe atdhetarë për ti qëndruar besnik amanetit të tyre që është vetëm një: RIBASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE.

Sigurimi Kombëtar Shqiptarë po zhvillon hetime të detajuara duke ju falemenderuar dhe vëllezërve e motrave që na befasuan kur papritur nga shtabet e partive të cilave u ndihmonin deri dje, bashkë me telegramet e ngushëllimit dhe përkrahjenmorale na dërguan dhe informacione me rëndësi të veçantë që po na çojnë drejt zbulimit të së vërtetës që si duket do jetë i hidhur për shumëkend. Gjithmonë lutemi që dora vrasëse mos të jetë shqiptare sepse kjo do ta rriste dhe më tepër dhimbjen dhe shqetësimin që kemi edhe pse të gjitha informatat dhe hetimet që po zhvillohen na çojnë drejt një grupi trradhëtarësh që pa mëshirrë goditën vëllaun tonë dhe trradhëtuan atë në rrugën drejt Ribashkimit të Trojeve Shqiptare.
Lus të gjithë vëllezërit dhe motrat që të jenë të durueshëm, gjakftohtë dhe mos të dëmtojnë veten dhe të bien në grackat që po i pregadit pushteti sepse ata deshtën që të dëmtojnë patriotët de akoma dëshirojnë këtë gjë. Andaj, ju lus që të qëndroni vigjilent dhe të matur ndaj çdo provokimi apo dezinformimi derisa ne ta publikojmë raportin përfundimtarë ku në mënyre publike do të zbardhim rastin si dhe do të denoncojmë publikisht vrasësit si dhe trradhëtarët nëse vërtetohen.


Priof. Dr. Bashkim MITROVICA - Kryetar i FBKSH-së ;

Prof. Dr. Çlirim PRESHEVA - Shef i Drejtorise Qendrore të SKSH-së ;


Prishtinë, 01.11.2007