
Postuar mė parė nga
ocean
I nderuari Deshmuesi,
Paqja dhe meshira e Perendise qofshin me ju.
Se pari ne lidhje me titullin e temes (edhe pse si duket ju nuk keni qen iniciator i i ketije titulli) Krishterizmi apo Islamizmi dua te them "edhe Krishterizmi edhe Islamizmi".
Kater librat e medha jane pjese te pandara te shpirtit te Islamit:
TEVRAT i zbriti Musase a.s.
ZEBURI i zbriti Davudid a.s.
INGJILI i zbrite Jezusit (Isase) a.s.
KURANI i zbriti Muhammedit a.s.
Nje Musliman (i nenshtruar ndaj Zotit) i vertete ka respekte te veqante per keto kater libra. Nuk e le zemra e tije, nuk e le dashuria e tije per Zotin, te fyej asnjeren nga keto libra.
Dallime me siguri se mund te gjenden nga syri i njeriut, midis nje libri dhe libri tjeter, por a nuk do te ishte me mire qe ne ta koncentrojme gjithe energjine tone ne gjerat e perbashketa qe na lidhin, ne duhet ta koncentrojme te gjithe energjine tone ne cilesite e mira te Perendise, si dashuria, respekti, meshira, paqja, urtesia, toleranca, morali etj etj per njeri tjetrin mandej e verteta do dali ne shesh.
Nje Musliman i vertete beson apo me mire te them, ne zemren e tije e dine se edhe nga fete e ndryshme ka te nenshtruar te vertete ndaj Zotit, besimtare te vertete te Zotit. Deshmi te kesaje kemi ajetet e Kuranit famelarte:
11.118. Sikur tė dėshironte Zoti yt, do ti bėnte njerėzit tė njė feje (por nuk dėshiroi, ai e di pse) dhe prape ata nuk ndalojne se dalluari.
2.62. Vėrtet, ata qė besojne (ne ate qe te eshte shpallur ty, Muhamed a.s.), dhe ata qė jane jehudi, krishterė, sabejėt , kush beson prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe Diten e Fundit dhe bėn vepra tė mira, ata e kanė shpėrblimin te Zoti i tyre. Pėr ta nuk ka frikė as nuk kanė pėrse tė pikėllohen.
3.113. Ata (ithtarėt e librit) nuk janė tė njejtė. Nga ithtarėt e librit ka qė janė nė rrugė tė drejtė, gjatė natės lexojnė ajetet e All-llahut duke u lutur.
3.114. I besojnė All-llahut dhe Ditės se Fundit, kėshllojnė pėr tė mirė dhe ndalojne sjelljet e pandershme, bashkpunojne njeri me tjetrin ne pune te mira. Edhe ata janė prej tė mirėve.
3.115. E ēfarėdo tė mire qė bėjnė, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumė mirė tė devotshmit.
3.199. Po edhe nga ithtarėt e librit ka qė besojnė All-llahun, e besojnė atė qė u ėshtė shpallur juve, e besojnė atė qė ėshtė shpallur atyre, janė tė bindur ndaj All-llahut nė shpallje nuk i shesin pėr pak sendtė kėsaj jete. Tė tillėt kanė shpėrblimin e vet te Zoti i tyre, e All-llahu ėshtė qė llogarinė e bėn shpejt.
7.156.
Meshira ime (e Allahut) i perfshine te gjithe
Mandej Kurani na meson se Inxhili eshte udhezim i drejte dhe drite e shenjte per njerezimin:
5-46. Ne vazhduam gjurmėt e tyre (tė pejgamberėve) me Isain, birin e Merjemes, vėrtetues i Tevratit qė kishin mė parė. Atij i dhamė Inxhilin, qė ėshtė udhėzim i drejtė dhe dritė, qė ėshtė vėrtetues i Tevratit qė kishin pranė, qė ishte udhėzues e kėshillues pėr tė devotshmit.
Ne duam ta percjellim dhe jetojme sipas shembullit qe la Jezusi a.s. Dhe per mendimin tim kjo eshte shume me e rendesishme se sa adhurimi Zot i tije.
Arsyen e hapjes se kesaj teme nuk po mundem ta kuptoje. Cfare te mire mund te sjelle? apo ndoshta vetem te kunderten! Mos harroni fjalet e te shenjtit Jezus a.s. kur tha:
Mateu 5:44 "Por unė po ju them: Duani armiqtė tuaj, bekoni ata qė ju mallkojnė, u bėni tė mirė atyre qė ju urrejnė, dhe lutuni pėr ata qė ju keqtrajtojnė dhe ju pėrndjekin,
Fjala "duani" konsiderohet edhe nje kategori me larte se "respektoni."
Pra i nderuari deshmues mos ma merr per te keq por une po shohe shume pak respekte ne kete teme.
Une nuk i konsideroje te Krishteret aspak armiqe, por nuk tregohet respekte apo dashuri ndaj dikujt qe mendon ndryshe nga ti duke e quajtur publikisht (ketu ne forum) genjeshter ate cfare ai beson me gjithe zemer si te shenjte. Kjo nuk nxite asgje me shume veq se urrejtje dhe konflikt vllau me vllaun.
Mosrespekti apo fyerjet ndaj Kuranit dhe profetit Muhammed a.s. jane nje ofendim teper i rende per masen e gjere te percjellesve te fese muslimane. Dhe keto ofendime bien ndesh me ate cfare mesoi i shejnti Jezus a.s. prandaj vetem ca sjellin perqarje ndermjet nesh.
Nuk them se nuk ben te debatojne pjesetaret e feve te ndryshme por te debatohet duke pasur respekt maksimal per njeri tjetrin.
Ja edhe disa vargje te tjera nga Mateu 7:1-5:
Mateu 7:1 Mos gjykoni, qė tė mos gjykoheni
Mateu 7:2 Sepse ju do tė gjykoheni sipas gjykimit me tė cilin ju gjykoni; dhe me masėn me tė cilėn ju masni, do t`ju masin tė tjerėt
Mateu 7:3 Pse shikon lėmishten qė ėshtė nė syrin e vėllait tėnd dhe nuk shikon trarin qė ėshtė nė syrin tėnd?
Mateu 7:4 Ose, si mund t`i thuash vėllait tėnd: "Dale tė tė heq lėmishten nga syri", kur ke njė tra nė syrin tėnd?
Mateu 7:5 "O hipokrit, hiqe mė parė trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartė pėr tė nxjerrė lėmishten nga syri i vėllait tėnd.
Ne qofte se ju i merrni seriozisht keto fjale te te shenjtit Jezus a.s. atehere ju me siguri se nuk do ta ndieni veten aq mire kur ju haptasi gjykoni nje fe tjeter duke e quajtur genjeshter, ate qe me shume se nje miliarde njerez ne bote e konsiderojne te shenjte.
Tani te gjithe e dime se nje fjali shpeshhere mund te interpretohet ne shume menyra. Secili mund te marre fjale nga Kurani apo Bibla dhe ti valoje si nje flamur duke i interpretuar ashtu si i thote egoja e tije vetem sa per ta fituar argumentin, por e verteta nuk ndryshon, eshte nje dhe ajo mbetet e ngulitur thelle ne zemren e nje besimtari te vertete qe ka dashuri, paqe, meshire, urtesi, e respekte, ndaj te gjitheve.
I nderuari Deshmia une jam vetem nje student ne kerkim te se vertetes, dhe ta them te drejten me kaq njohuri sa kam, une per veten time kurr nuk do te mund as ta parmendoja se besimin tim mund te forcoje duke e gjykuar apo perulur nje besim tjeter. Perkundrazi po te beja nje veprim te tille jam i sigurte se besimi im do lakohej shume.
Ne fund dua te te kerkoje falje ne qofte se kam bere ndonje gabim apo keni marre ndonje fjale timen si ofendim, por qellimi im asesi nuk ka qene i tille.
Te Pershendes
p.s. Shkrimtari Ben Johnson ka thene Feja me e mire eshte ajo qe te sjell afer Krijuesit.
Krijoni Kontakt