Close
Faqja 43 prej 45 FillimFillim ... 334142434445 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 443
  1. #421
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar mė parė nga pendex Lexo Postimin
    A ben me dit se qka te shtyu me u konvertu ??

    un sjom konvertu me tradite po vetem ashtu jan bindjet e mia,me ka shty leximi i Ungjillit kurgjo tjeter leximet qe i pash ishin te shejta dhe e verteonte te verteten,,,mirpo mos mendo qe un jam vetem me fe perveq fese qe e adhuroj un jam edhe Shqiptar edhe un nuk urrej dhe nuk i shikoj njerzt me sy tjeter vetem se un ashtu mendoj dhe ashtu jan bindjet e mira!

  2. #422
    Citim Postuar mė parė nga Kronikė Lexo Postimin
    un sjom konvertu me tradite po vetem ashtu jan bindjet e mia,me ka shty leximi i Ungjillit kurgjo tjeter leximet qe i pash ishin te shejta dhe e verteonte te verteten,,,mirpo mos mendo qe un jam vetem me fe perveq fese qe e adhuroj un jam edhe Shqiptar edhe un nuk urrej dhe nuk i shikoj njerzt me sy tjeter vetem se un ashtu mendoj dhe ashtu jan bindjet e mira!
    Une as qe e mendova qe ti tani me nuk je me as Shqipetare,sepse kjo nuk ka lidhje me kombin.Mua me interesoj vetem ajo se cka te shtyu.

    Flm
    Someone wants to be a Devils Advocate.

  3. #423
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar mė parė nga pendex Lexo Postimin
    Une as qe e mendova qe ti tani me nuk je me as Shqipetare,sepse kjo nuk ka lidhje me kombin.Mua me interesoj vetem ajo se cka te shtyu.

    Flm

    SHqiptare=Shqiptar jom...e pse menove qe sjom shqiptar?

  4. #424
    Citim Postuar mė parė nga Kronikė Lexo Postimin
    SHqiptare=Shqiptar jom...e pse menove qe sjom shqiptar?
    Une nuk e mendova as nuk e shkrujta por ti m`u pergjigje ne ate menyre.
    Someone wants to be a Devils Advocate.

  5. #425
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar mė parė nga pendex Lexo Postimin
    Une nuk e mendova as nuk e shkrujta por ti m`u pergjigje ne ate menyre.
    Aha qe un u pergjigja pytjes tande e per ato iu pergjigja krejtve qe me dit qe un nuk ndi urretjtje edhe pse jon musliman e katolik..qato deshta me than e pergjigjen "pse"? ta kallzova kalo mire

  6. #426
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga r'posa Lexo Postimin
    Burra tė Izraelit, dėgjoni kėto fjalė: Jezusi Nazareas, njeriu i dėftuar nga Perėndia ndėr ju me vepra tė fuqishme, me mrekulli dhe shenja qė Perėndia bėri ndėr ju me anė tė tij, siē edhe vet e dini“. (Veprat e apostujve 2:22)

    Kjo deshmon qe sipas bibles Jezusi ishte i derguar vetem per popullin e Izraelit, e jo edhe per paganet qe jetonin ne evropen e plak e aq me pak per Shqiptaret.

    Nuk e kam ndermend tė kėshilloj ty apo dikė tjeter lidhur me Zotin, te e fundit ėshtė pergjegjsi e secilit dhe kjo ėshtė personale. Ajo qe me duhet tė them ėshtė njė korigjim per ty, kėshtu qe nuk ėshtė ashtu sikurse thua.

    Lexo, ėshtė themel i tė diturit.



    Jezusi iu pėrgjigj:
    “Nuk ėshtė puna juaj ta njihni kohėn dhe momentin qė Ati ia ka pėrcaktuar pushtetit tė vet. Por ju do tė merrni fuqinė e Shpirtit Shenjt, i cili do tė zbresė nė ju dhe ju do tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jerusalem, nė mbarė Judenė, nė Samari, madje dhe deri nė skajin e botės.” (VAP 1: 7-8)

    Vetem njė korigjim i vogel!

    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 07-07-2009 mė 13:05
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  7. #427
    e kapur nga Krishti Maska e Noku Ymeri
    Anėtarėsuar
    05-03-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    84
    Thjesht sepse njė libėr thotė se ėshtė nga Zoti nuk e bėn atė tė tillė. Unė mund tė shkruaj njė libėr dhe tė them se ky ėshtė nga Zoti, kjo nuk do tė thotė se kjo ėshtė e vėrtetė. Si Bibla ashtu edhe Kurani pretendojnė tė jenė tė ardhur nga Zoti dhe tė vėrtetė.

    Meqė kjo temė ėshtė shumė e gjerė, le tė shohim disa nga fushat kryesore dhe tė krahasojmė Biblėn me Kuranin. Kėto fusha pėrfshijnė:

    KRAHASIMI PROFETIK

    Si munden njerėzit tė dallojnė qė njė libėr ėshtė vėrtet prej Zotit? Nė fund tė fundit ka shumė libra qė pretendojnė tė jenė prej Zotit, atėherė a ka njė kriter dallues? Sipas Biblės, njė nga provat mė tė forta qė Bibla jep qė ėshtė Fjala e Zotit ėshtė parashikimi profetik i ngjarjeve nė Tokė. Jo vetėm kaq por Zoti nė Bibėl i sfidon tė gjithė Zotėt e tjerė (Allahun, Zeusin, etj) qė tė bėjnė ata tė njėjtėn gjė qė njerėzit ta dinė kush ėshtė Zoti i vėrtetė.

    P.sh, tek Isaia 42:22,23 thuhet:

    Le t`i parashtrojnė dhe tė na njoftojnė ē`ka pėr tė ndodhur. Le tė deklarojnė cilat ishin gjėrat e kaluara, nė mėnyrė qė tė mund t`i shqyrtojmė dhe tė njohim kryerjen e tyre; ose na njoftoni ē`ka pėr tė ndodhur.
    Na njoftoni ē`ka pėr tė ndodhur nė tė ardhmen, dhe kėshtu do tė mėsojmė se jeni perėndi; po, na bėni tė mirė apo tė keqe nė mėnyrė qė tė mbetemi tė habitur duke i parė bashkė.

    Shikoni kėtė sfidė qė Zoti bėn ndaj tė gjithė zotėrve tė feve tė botės tek Isaia 44:7:

    Kush ėshtė si unė? Le ta shpallė, pra, ta deklarojė dhe tė japė prova para meje qė kur kam vendosur kėtė popull tė lashtė. Le t`u njoftojnė gjėrat qė do tė ndodhin dhe ngjarjet qė do tė kryhen.

    Zoti i Biblės nuk ka asnjė problem apo frikė nga asnjė zot tjetėr dhe i sfidon tė gjithė nė bazė tė profecive qė Ai jep nė Bibėl.

    Kjo sfidė ėshtė aq e fortė nė Bibėl, saqė tek Zbulesa 19:10 Bibla thotė:

    “Sepse dėshmia e Jezusit ėshtė frymė e profecisė.”

    Pra fakti qė Bibla pėrmban profeci ėshtė dėshmia qė Jezusi dhe mesazhi i Tij janė tė vėrtetė.

    Jezusi vetė i paralajmėroi dishepujt e tij pėr profetėt e rremė qė do tė vinin.

    Psh. tek Mateu 24:24-26 ai thotė:

    Sepse do tė dalin krishtėr tė rremė dhe profetė tė rremė, dhe do tė bėjnė shenja tė mėdha dhe mrrekulli tė tilla aq sa t`i mashtrojnė, po tė ishte e mundur, edhe tė zgjedhurit.
    Ja, unė ju paralajmėrova.
    Pra, nė qoftė se ju thonė: "Ja, ėshtė nė shkretėtirė", mos shkoni atje: "Ja, ėshtė nė dhomat e fshehta", mos u besoni.

    Ai e tha kėtė rreth 600 vjet para Muhamedit.

    Pra duke ditur se profecia ėshtė vula kryesore e vėrtetshmėrisė sė Biblės dhe Zotit tė Biblės, a ka parashikime tė tilla nė Bibėl qė ndodhėn mė tė vėrtetė nė histori?

    Bibla ėshtė e mbushur me profeci. Vetėm pėr ardhjen e parė tė Jezusit kishte rreth 48 profeci dhe parashikime tė hollėsishme nė lidhje me tė. Nga mė kryesoret pėrmendim:

    Profecia: Profetizuar tek: Pėrmbushur:

    1. Lindur nga fara e gruas (dmth lindje e mbinatyrshme) Zanafilla 3:15 Galatasve 4:4
    2. Lindur nga njė virgjėreshė Isaia 7:14 Mateu 1:18-25
    3. Lindur nga gjeanologjia e Abrahamit Zanafilla 22:18 Mateu 1:1
    4. Lindur nga gjeanologjia e Isakut Zanafilla 21:12 Luka 3:23,34
    5. Lindur nga gjeanologjia e Jakobit Numrat 24:17 Luka 3:34
    6. Lindur nga gjeanologjia e Davidit Jeremia 23:5 Luka 3:31
    7. Lindur nga gjeanologjia e Jeseut Isaia 11:1 Luka 3:32
    8. Nga fisi i Judės Zanafilla Zanafilla 49:10 Zbulesa 5:5
    9. Lindur in Betlehem Mikea 5:2 Mateu 2:1-6
    10. Herodi vret fėmijėt nėn 2 vjeē Jeremia 31:15 Mateu 2:16-18
    11. Ai egzistonte para krijimit Mikea 5:2 1 Pjetrit 1:20
    12. Ai do tė quhej Zot Psalmi 110:1 Veprat 2:36
    13. Ai do tė quhet Emanuel (Perėndia me ne) Isaia 7:14 Mateu 1:22-23
    14. I quajtur Profet LiP 18:18-19 Veprat 3:18-25
    15. I quajtur Gjykatės Isaia 33:22 Gjoni 5:22-23
    16. I quajtur mbret Psalmi 2:6 Gjoni 18:33-37
    17. Paraprihet nga njė lajmėtar Isaia 40:3 Mateu 3:1-3
    18. Fillon shėrbimin publik nė Galile Isaia 9:1-2 Mateu 4:12-17
    19. Bėn mrekulli Isaia 35:5-6 Mateu 9:35;11:4
    20. Mėson me shėmbėlltyra Psalmi 78:1-4 Mateu 13:34-35
    21. Hyn nė tempull Malakia 3:1 Mateu 21:10-12
    22. Hyn nė Jeruzalem mbi njė gomar Zakaria 9:9 Mateu 21:1-7
    23. Gur pengese pėr ēifutėt Isaia 28:16 1 Pjetrit 2:6-8
    24. Dritė ndaj joēifutėve Isaia 49:6 Veprat 13:46-48
    25. Tradhėtohet nga njė mik Psalmi 41:9 Gjoni 13:18-27
    26. Tradhėtohet pėr 30 monedha argjendi Zakaria 11:12 Mt 26:14-15
    27. 30 monedhat hidhen nė Tempull Zakaria 11:13 Mateu 27:3-5
    28. 30 monedhat blejnė fushėn e poēarit Zakaria 11:13 Mateu 27:6-10
    29. Braktisur nga dishepujt e Tij Zakaria 13:7 Marku 14:27,50
    30. Akuzohet nga dėshmitarė tė rremė Psalmi 35:11,20-21 Mateu 26:59-61
    31. Hesht pėrpara akuzuesve tė rremė Isaia 53:7 Mateu 27:12-14
    32. Goditur dhe rrahur Isaia 53:4-6 1 Pjetrit 2:21-25
    33. I tallur nga tė tjerėt Psalmi 22:6-8 Mateu 27:27-31
    34. Rrėzohet kur mbante kryqin Psalmi 109:24-25 Gjoni 19:17; Luka 23:26
    35. Duart dhe kėmbėt tė shpuara Psalmi 22:16 Gjoni 20:24-28
    36. Kryqėzohet me hajdutėt Isaia 53:12 Mateu 27:38
    37. Lutet pėr armiqtė Isaia 53:12 Luka 23:34
    38. Refuzuar nga njerėzit e tij Isaia 53:3 Gjoni 19:14-15
    39. Urryer pa shkak Psalmi 69:4 Gjoni 15:25
    40. Hidhet short pėr rrobat e tij Psalmi 22:18 Gjoni 19:23-24
    41. Kishte etje nė kryq Psalmi 22:15 Gjoni 19:28
    42. I ofrojnė udhull nė kryq Psalmi 69:21 Mateu 27:34
    43. Thirrja ndaj Perėndisė (fjalė pėr fjalė njėsoj) Psalmi 22:1 Mateu 27:46
    44. Dorėzoi veten nė duart e Zotit Psalmi 31:5 Luka 23:46
    45. Nuk ia thyen kockat Psalmi 34:20 Gjoni 19:32-36
    46. Shpuar nė brinjė me eshtė Zakaria 12:10 Gjoni 19:34,37
    47. Errėsira mbulon vendin pas kryqėzimit Amos 8:9 Luka 23:44-45
    48. Varroset nė varrin e njė pasaniku Isaia 53:9 Mateu 27:57-60
    49. Ringjallet nga tė vdekurit Psalmi 16:8-11 Veprat 2:24-31
    50. Ngjitet nė qiell tek Ati Psalmi 68:18 Efesianėt 4:8-10
    51. Ulet nė fronin e Perėndisė Psalmi 110:1 Hebrenjve 1:3,13
    Kush ka Birin ka Jeten

  8. #428
    e kapur nga Krishti Maska e Noku Ymeri
    Anėtarėsuar
    05-03-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    84
    Cili ėshtė propabiliteti qė disa njerėz mund tė parashikojnė njė gjė tė tillė dhe kjo tė ndodhė me tė vėrtetė? Le t’ju japim njė shembull: Le tė themi se nė vitin 2539 do tė lindė njė mashkull nė Vlorė, qė do tė quhet Altin, qė do studiojė pėr psikologji, do martohet nė moshėn 28 vjeēare, dhe nė moshėn 31 vjeēare do tė vdesi nga njė aksident nė Tiranė, tek kryqėzimi i unazės me rrugėn e Elbasanit, dhe do pėrplaset nga njė makinė benz 4 vjeēare, me ngjyrė tė zezė, shoferi i tė cilit quhet Arben, dhe ėshtė 38 vjeē. Ky shembull ka 13 detaje. Propabiliteti qė do tė ndodhė me tė vėrtetė ėshtė gati 0. Vetėm nė lidhje me ardhjen e parė tė Krishtit, Bibla jep 48 profeci me detaje tė tilla. Rastėsi?

    Nga ana tjetėr, Kurani nuk ka fare profeci. Pse duhet tė besojmė ne qė Allahu qėnka Zoti i vėrtetė? Pse nuk e parashikon ai tė ardhmen? Ku janė profecitė nė Kuran? Muslimanėt thonė qė Bibla (dhjata e vjetėr dhe e re) ėshtė e korruptuar nga ēifutėt dhe tė krishterėt! A ėshtė kjo e vėrtetė?

    Nė qoftė se ju besoni kėtė, atėherė si mund tė shpjegoni qė ēifutet paskan korruptuar dhjatėn e vjetėr kur ata nuk besojnė tek Jezusi? Ēifutėt nuk e pranojnė dhjatėn e re si tė vėrtetė, atėherė si do tė vendosnin ata pasazhe qė flasin pėr kryqėzimin e Jezusit, kur ata nuk e besojnė njė gjė tė tillė?

    Kurani jo vetėm qė nuk pretendon qė tė konkurojė me Biblėn nė fushėn e profecive, por nuk ka fare profeci. Ku qėndron atėherė mrekullia e Kuranit?

    Pėr tė gjithė ata qė mendojnė se Kurani ka profeci dhe pėrpara se tė marrim 100 email-e nė ditė pėr kėtė ēėshtje, le tė shpjegojmė ēfarė quhet dhe nuk quhet profeci, dhe pastaj nėse ju gjeni ndonjė profeci nė Kuran, na shkruani dhe ne do ta shikojmė me kėnaqėsi.

    Sė pari le tė shohim se ēfarė nuk pėrbėn njė profeci:

    • Deklarata tė Allahut se ēfarė do tė ndodhė nė fund tė historisė sė botės, ditės sė gjykimit, e tė tjera si kėto, pasi kėto nuk mund tė verifikohen si parashikime profetike (tė paktėn jo tani).
    • Thėnie tė pėrgjithshme qė mund tė interpretohen nė shumė mėnyra tė ndryshme, pa detaje specifike.
    • Deklarata tė njerėzve tė ndryshėm (profetė, grupe tė ndryshme, luftėtarė, etj) pėr plane qė ata vetė planifikojnė tė bėjnė. Kjo nuk konsiderohet profeci, sepse ata e kanė nė dorė vetė se ēfarė do tė bėjnė dhe mund tė bėjnė atė qė thonė vetė.
    • Pėrshkrime tė fenomeneve tė natyrės (sidomos ato qė ishin tė njohura nė atė kohė), pasi kėto nuk pėrbėjnė parashikime tė historisė njerėzore.
    • Thėnie ose njohuri tė marra nga Bibla ose literaturė tjetėr qė egzistonte nė atė kohė.

    Ēfarė pėrbėn njė profeci:

    • Parashikime tė historisė njerėzore pasi profecitė janė shkruar me detaje tė hollėsishme (emra vendesh, mbretėrish, kombesh, numėr i sakte vitesh).
    • Tė dhėna historike qė kjo gjė ndodhi me tė vėrtetė pasi ishte shkruar nė libėr.

    Atėherė, kur tė gjeni profecitė nė Kuran qė nuk kundėrshtojnė parimet e mėsipėrme, atėherė na njoftoni.

    Libri “Profecitė e Kuranit tė Shenjtė" shkruar nga Q.I. Hingora, pėrmban 22 tė ashtėquajtura profeci, secila pėr tyre kundėrshton tė paktėn njė nga parimet e mėsipėrme tė njė profecie. Pa u futur shumė nė hollėsi (qė tė mos shkruajmė njė roman nė kėtė artikull), deri tani s’kemi parė asnjė provė qė Kurani tė pėrmbajė ndonjė profeci. Nė fund tė fundit, kur Muhamedit i kėrkuan tė bėnte ndonjė mrekulli (si profetėt e tjerė) ai tha se ishte vetėm njė lajmėtar.

    Le tė pėrmendim njė “profeci” tė Muhamedit qė ka dėshtuar 100%. Ai profetizoi se kur arabėt tė shkojnė tė luftojnė kundėr ēifutėve, ata (ēifutėt) do tė munden dhe smbrapsen para arabėve.

    Sura 3:111.

    Ata kurrsesi nuk mund t'ju sjellin ndonjė dėm juve, pėrveē ndonjė shqetėsimi, po edhe nė ju luftofshin, ata do tė zmbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janė tė ndihuar.

    Izraeli u bė shtet pėrsėri nė vitin 1948. Pas shkatėrrimit tė tempullit nga romakėt nė vitin 70 Pas Krishtit dhe deri nė vitin 1948, Izraeli nuk ishte shtet. Kur u shpall pėrsėri shtet, dhe u njoh nga OKB-ja dhe shumica e vendeve tė botės, 5 shtete arabe e sulmuan atė njėkohėsisht nga tė gjitha anėt, dhe Izraeli i mundi qė tė pestė. E njėjta gjė ndodhi me luftrat e tjera tė arabėve kundėr Izraelit nė vitet 1956, 1967, 1973. Profecia e Muhamedit doli e rreme.

    Atėherė, nė fushėn e profecive, Bibla qėndron mė lart se Kurani. Kjo ėshtė e pakundėrshtueshme nėse besojmė faktet.
    Kush ka Birin ka Jeten

  9. #429
    e kapur nga Krishti Maska e Noku Ymeri
    Anėtarėsuar
    05-03-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    84
    KRAHASIMI HISTORIK


    Pėrsa i pėrket historisė, Bibla ėshtė vėrtetė njė libėr i veēantė. Tė 66 librat e Biblės u shkruan nga 40 autorė tė ndryshėm, nė 3 kontinente tė ndryshme, nė njė periudhė afėrsisht 1600 vjecare. Tė gjithė librat pėrputhen me njėri tjetrin si nė tema, vargje, ashtu edhe histori. Bibla pėrshkruan historinė njerėzore me detaje shumė tė hollėsishme. Jepen konkretisht emra njerėzish, vendesh, popujsh, civilizimesh, mbretėrish, gjereralėsh, dhe gjenealogji deri nė hollėsinė mė tė madhe. Zbulime arkiologjike nė mijėra vjet vazhdojnė tė konfirmojnė historitė biblike.

    Kurani ka njė histori interesante.

    Sipas muslimanėve, Allahu ėshtė Zoti i vėrtetė i cili i dha ligjin Moisiut dhe ungjillin Jezusit. Sipas tyre, Adami ishte muslimani i parė, dhe Abrahami adhuroi Allahun nė Kaba. Ajo qė ėshtė interesante nė lidhje me kėto thėnie, ėshtė fakti qė Allahu nuk pėrmendet askund nė asnjė literaturė tjetėr, para-arabike. Si shpjegohet qė tė mos ketė asnjė reference pėr Zotin e vėrtetė nė asnjė literaturė ēifute, nėse Allahu paska qėnė Zoti i vėrtetė dhe i dha atyre ligjin me anė tė Moisiut? Sipas Kuranit edhe Jezusi vetė iu lut Allahut. Si shpjegohet qė nuk ka asnjė referencė pėr kėtė? Ku janė shkrimet (pėrveē Kuranit) qė flasin pėr kėtė? Pse vallė dishepujt nuk shkruan pėr kėtė gjė. Nėse Allahu ėshtė Zoti i vėrtetė, si nuk paska asnjė njeri tjetėr para Muhamedit qė tė shkruajė pėr atė?

    Nga ana tjetėr, sipas historisė dhe arkiologjisė, Allahu pėrmendet si njė nga Zotėt paganė qė arabėt adhuronin nė Kaba. Ai nė fakt ishte njė nga 360 Zotat qė adhuroheshin atje, dhe ishte Zoti kryesor nė Kaba. P.sh. nė Kuran, nuk shpjegohet se kush ėshtė Allahu, ngaqė tė gjithė arabėt e njihnin mirė se kush ishte Allahu, nė fakt Allahu ishte Perėndia-Hėnė qė arabėt adhuronin. Fakti qė Allahu ishte njė nga Zotat kryesorė paganė qė adhurohej nga arabėt ėshtė i padiskutueshėm. P.sh. babai i Muhamedit quhej Abdullah, qė shpjegon qartė se Allahu nuk u shpik nga Muhamedi. Nė shekullin e shtatė nė Arabi, popullėsia ishte pagane dhe adhuronte djellin, hėnėn, yjet, etj. Pėr shkak tė tregėtisė, Muhamedi kishte kontakte si me grupe tė ndryshme tė krishterėsh ashtu edhe ēifutėsh. Nė kundėrshtim me pretendimet e muslimanėve se Muhamedi vendosi monoteizmin (adhurimin e njė zoti tė vetėm), kjo doktrinė besohej si nga ēifutėt ashtu edhe tė krishterėt. P.sh, tek LiP 6:4 nė Dhjatėn e Vjetėr thuhet:

    Dėgjo, Izrael, Zoti, Perėndia ynė, ėshtė njė i vetėm.

    Pra, ēifutėt dhe tė krishterėt ishin besimtarė monoteistė (nė njė zot tė vetėm) dhe qortonin arabėt pėr paganizmin e tyre dhe adhurimin e 360 zotave. Arabėt kishin emra tė ndryshėm pėr kėto zota, mė tė rėndėsishmit prej tė cilėve ishin Zotat e Hėnės, qė arabėt u kishin ndėrtuar tempuj dhe i adhuronin. Midis tyre pėrmendim, Sin, Hubul, Al-ilah. Sipas historisė Hubul-i ishte Pėrendia-Hėnė qė ishte vendosur mbi Kaba. Al-ilah, ishte zoti nga erdhi emri Allah dhe ishte gjithashtu njė nga Perėnditė-Hėnė. Ai gjithashtu adhurohej nė Kaba. Me kalimin e kohės Allahu zevėndėsoi Hubul-in nė adhurimin nė Kaba tė arabėve si zoti kryesor, i lidhur me adhurimin e Hėnės. Burime historike dhe arkiologjike dėshmojnė pėr kėtė.

    Edhe sot, simboli i Hėnės (apo gjysėm Hėnės mė saktė) ėshtė i lidhur ngushtė me fenė islame, dhe ėshtė i pranishėm nė flamurė tė shteteve islamike, objekte tė kultit, simbole tė fesė islame, etj, qė tregon njė lidhje direkte tė islamizmit me adhurimin pagan tė Hėnės. Mė vonė Kaba-ja u quajt “shtėpia e Allahut”. Arabėt kishin caktuar mjaft rite nė lidhje me adhurimin e idhujve. Nga kėto pėrmendim agjėrimin pėr Ramazan, ecjen rrotull Kabasė 7 herė, puthja e gurit te zi, flijime kafshėsh, gjuajtja me gurė ndaj “djallit”, lutje drejt Mekės, etj. Muhamedi mėsonte ndjekėsit e tij qė tė merrnin pjesė nė kėto rite qė kur paganėt ishin nė kontroll tė Mekės. Mė vonė Muhamedi i pėrdori kėto rite nė formimin e fesė islame dhe zhduku tė gjithė zotat e tjerė dhe mbajti vetėm Allahun si Zotin e vetėm qė njerėzit duhet tė adhuronin.

    Adhurimi i idhujve nė Arabi nė atė kohė pėrfshinte edhe adhurimin e tė ashtėquajturve “bijave tė Allahut”, tė quajtura al-Lat, al-Uzza dhe Manat. Kurani nė fillim urdhėronte adhurimin e “bijave tė Allahut” tek Sura 53:19-20, mė vonė Muhamedi ndėrroi mendje duke thėnė qė ai kishte qėnė nėn frymėzimin e djallit qė tė shkruante vargje tė tilla. Kėto vargje quhen gjithashtu “vargje satanike”, pasi vetė Muhamedi pranoi qė ishte ndikuar nga djalli qė tė shkruante ato vargje, por sipas tij kjo nuk kishte ndikim nė pjesėn tjetėr tė Kuranit, pasi Allahu i shfaqi atij tė vėrtetėn, dhe ato vargje nuk u pėrfshinė nė Kuran.

    Arsyeja pse Muhamedi e bėri kėtė kompromis ishte thjesht sepse ai kėrkonte miratimin e tė gjithė grupeve tė ndryshme fetare, sidomos prej arabėve qė adhuronin “Bijat e Allah-ut”.

    Dy pasazhe nė Kuran i referohen kėsaj ngjarje dhe sė fundi refuzimit qė Muhamedi i bėri kėtyre vargjeve. Sė pari Sura 17:73-75 ku Allahu i thotė Muhamedit:

    Nė tė vėrtetė ata (idhujtarėt) gati arritėn tė sprovojnė ty nga ajo qė Ne ta shpallėm, e tė trillosh tjetėr nga ēka tė shpallėm, e atėherė do tė zinin ty mik. Dhe sikur Ne tė mos tė kishim forcuar ty, ti gati anove diēka pak te ta. E atėherė Ne do ta shijonim mundimin dyfish tė kėsaj jete dhe dyfish tė jetės tjetėr, e pastaj ti nuk do tė gjeje mbrojtės kundėr nesh.

    Pasazhi tjeter ėshtė ngushėllim nga Allahu pėr Muhamedin nė lidhje me atė ngjarje. Sura 22:52:

    Ne nuk dėrguam para teje asnjė tė dėrguar (me shpallje) dhe asnjė pejgamber (tė dėrguar si vazhdues i shpalljes sė mėparshme), e qė, kur ai (i dėrguari) dėshiroi diē, tė mos iu pat hedhur nė atė dėshirėn e tij djalli, e All-llahu asgjėson atė qė hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe me urtėsi tė madhe rregullon ēėshtjet.

    Njė varg (ajet) tjetėr qė hedh dritė mbi kėtė, dhe natyrėn kompromentuese tė Muhamedit pėr tė fituar popullaritetin e njerėzve gjendet tek Sura 16:101:

    Kur njė ajet e zavendėsojmė me njė tjetėr - e All-llahu di mė sė miri se ēka shpall - ata thonė: "Ti (Muhammed) je vetėm trillues" Jo, por shumica e tyre nuk dinė.


    Pra duket qartė qė ata njerėz qė kishin tru dhe vunė re ēfarė po bėnte Muhamedi, e quajtėn atė trillues, sepse ai e dridhte fjalėn si tė donte, dhe kėtu thotė, qė Allahu thjesht e zėvendėson njė varg me njė tjetėr, kur tė dojė ai, qė kundėrshton qartė atė qė Allahu thotė tek Sura 2:106:

    Ne nuk abrogojmė (pezullojmė) asnjė nga argumentet tona, apo ta hedhim nė harresė e tė mos sjellim edhe mė tė dobishėm se ai, ose tė ngjashėm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo send?

    Islamizmi, nuk ėshtė njė vazhdim i fesė sė krishterė, apo tė Abrahamit (siē pretendon), pasi nuk ka absolutisht asnjė gjė tė pėrbashkėt me tė, por ėshtė thjesht njė version i paganizmit arab. Shumica e muslimanėve nuk janė tė njohur me kėto fakte nė lidhje me origjinėn e fesė sė tyre, pasi shumica e librave islamikė nuk flasin pėr kėto fakte.

    Pėr shkak tė kontakteve qė Muhamedi kishte me grupe tė ndryshme fesh, Kurani pėrmban fabula nga tradita tė ndryshme fetare ose pagane.

    P.sh.

    • Shembulli i devesė qė u bė profet (Sura 7:73-77,85; 91:14; 54:29) ishte njohur kohė pėrpara Muhamedit.
    • Historia e njerėzve tė njė fshati tė tėrė qė u kthyen nė majmunė sepse shkelėn ligjin e sė Shtunės (dmth qė ēifutet duhet tė mbanin) ishte gjithashtu njė fabul e njohur ne kohėn e Muhamedit. Ju e besoni njė fabul tė tillė si tė vėrtetė? Shiko Sura 2:65; 7:163-166.
    • Historia e 12 burimeve qė dolėn nė shkretėtirė nga Moisiu ishte njė histori e njohur para islamike (Sura 2:60).
    • Historia e djemve dhe kafshėve tė tyre qė fjetėn nė njė shpellė pėr 309 vjet ishte njė fabul me origjinė greke dhe krishterėsh heretikė. Padyshim fabul do te thotė qė nuk ėshtė e vėrtetė, besoni ju qė ata fjetėn pėr 309 vjet (Sura 18:9-26)?
    • Fabula e zogjve tė ndarė nė 4 copa, qė (provon ???) ringjalljen sipas Surės 2:260, ishte njė fabul e njohur nė kohėn e Muhamedit, por padyshim ishte fabul, jo e vėrtetė, por kjo gjendet nė Kuran si e vėrtetė.


    Pra, nga ana historike, Kurani jo vetėm qė nuk sjell ndonjė gjė tė re apo mė tė zgjeruar sesa Bibla, por nė tė kundėrt ka shumė gabime historike, dhe lė jashtė pa pėrmendur gjėra shumė tė rėndėsishme. P.sh, Kurani nuk pėrmend fare me emėr bijtė e Adamit dhe Evės, bijtė e Noeut, dhe nuk jep gjeneaologji siē jep Bibla.

    Shikoni pėr shembull kėtė varg:

    Sura 11:42,43

    Ajo lundron me ta nėpėr valė si kodra, e Nuhu e thirri djjalin e vet, qė ishtė nė njė vend tė ndarė: "O djali im, hip bashkė me ne, e mos u bė me mohuesit!"
    Ai (djali) tha: "Unė do tė ngjitėm nė njė kodėr qė do tė mė mbrojė nga uji (vėrshimi)!" Tha: nuk ka sot mbrojtės prej dėnimit tė All-llahut, pos atė qė Ai e ka mėshiruar!" Vala hyri mes tyre tė dyve, e ai (djali u mbyt nė ujė).

    Sė pari bijtė e Noeut (Nuhu-t) nuk pėrmenden fare me emėr, por nė Bibėl pėrmenden me emėr, ata dhe pasardhėsit e tyre. Por gabimi i madh kėtu qėndron sepse mė lart thuhet se njėri nga nga bijtė e tij vdiq nė pėrmbytje, kur ėshtė fare e qartė se nga tre bijtė e Noeut erdhėn tre rracat njerėzore. Por nė qoftė se njeri prej tyre vdiq pėrpara pėrmbytjes, atėherė kemi njė problem se nga erdhėn 3 rracat njerėzore.

    Kurani nuk jep absolutisht asnje hollėsi nė lidhje me gjeanologjitė e Noeut dhe bijve tė tij (apo tė ndonjė tjetri pėr atė punė), kurse nė Bibėl jo vetėm qė jepen hollėsisht, por tregohen se ku jetuan dhe ku shkuan, qytetet ku qėndruan, dhe pasardhėsit e tyre. Duket qartė qė Muhamedi jo vetėm qė s’dinte gjė nga kėto, por ai shkroi ato qė kishte dėgjuar aty-kėtu nga ēifutėt ose tė krishterėt, dhe i bėri ēorap tė gjitha historitė, pa detaje, ose shpesh herė tė ndryshuara shumė.

    Njė shembull tjeter konkret, sipas Muhamedit ēifutėt besonin se Ezra (Uzejri) ėshtė bir i Allahut.

    Sura 9:30

    E jehuditė thanė: Uzejri ėshtė djali i All-llahut, e tė krishterėt thanė: Mesihu ėshtė djalė i All-llahut. Ato ishim thėnie tė tyre me gojėt e tyre (fraza tė thata), qė imitojnė thėniet e jobesimtarėve tė mėhershėm. All-llahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta)!

    Kėtu ka dy gabime tė mėdha. Nė rradhė tė parė, nuk ka asnjė tė krishterė, tė gjallė apo tė vdekur, asnjėherė nė historinė e njerėzimit qė tė ketė thėnė se Jezusi (Mesia, ose Mesihu si mė lart) ėshtė djalė i Allahut. Tė krishterėt e quajnė atė Bir tė Perėndisė, por jo djalė tė Allahut.
    Sė dyti, nuk ka asnjė ēifut, tė gjallė apo tė vdekur, nė historinė e njerėzimit, qė tė ketė besuar ndonjėherė se Ezra paska qėnė djalė i Allahut (apo i Zotit). Nė qoftė se mendoni ndryshe na pėrmendi njė burim tė vetėm ēifut ku ai tė jetė quajtur i tillė!

    Kurani nuk pėrmban absolutisht asnjė provė qė tė jetė njė libėr hyjnor, sipas analizės sė deri tanishme sipas krahasimit profetik dhe historik. Kur dikush lexon Kuranin, e vė re fare qartė qė jo vetėm qė nuk ėshtė njė libėr i mbinatyrshėm, por ėshtė njė libėr shumė i ngatėrruar. Sė pari, kapitujt (Suret) nuk janė renditur kronologjikisht, por janė renditur (me pėrjashtim tė Sures 1, qė ėshtė hyrja) nga Surja me mė shumė vargje (ajete) deri tek e fundit (Sura 114) me mė pak vargje. Eshtė mjaft e vėshtirė pėr tė pėrcaktuar kontekstin shumė herė se kur ndodhėn kėto ngjarje, sepse asgjė nuk ėshtė kronologjike dhe ngjarjet janė tė shkėputura nga njėra tjetra. Kurani ėshtė pak a shumė, njė pėrmbledhje ēorbė, historish, fabulash, pėrrallash, parime moralesh tė shekullit tė 7 nė Arabi, qė nuk ka absolutisht asnjė zbulesė tė historisė sė vėrtetė, kronologjisė sė historisė njerėzore, e jo me asaj profetike.
    Kush ka Birin ka Jeten

  10. #430
    e kapur nga Krishti Maska e Noku Ymeri
    Anėtarėsuar
    05-03-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    84
    KRAHASIMI SHKENCOR

    Meqėnėse kemi folur nė hollėsi pėr vargjet biblike qė pėrmbajnė fakte shkencore nė artikullin “Shkenca dhe Bibla”, nuk do tė pėrsėrisim tė njėjtat gjėra edhe kėtu. Tani le tė analizojmė kuranin nga ana shkencore. Duke lėnė mėnjanė ato fakte shkencore qė ose ishin tė shkruara nė Bibėl dhe Muhamedi mund t’i dinte prej asaj, ose nga burime tė tjera, mjekėsore apo nga libra tė tjerė, Kurani jo vetėm qė nuk pėrmban fakte shkencore (qė nuk diheshin deri atėherė), por ka mjaft gabime shkencore.

    P.sh.

    1. Toka ėshtė e sheshtė:


    Sura 15:19

    E tokėn e kemi shtruar dhe nė tė kemi vuar kodra dhe kemi bėrė qė nė tė tė mbijnė bimė tė caktuara tė tė gjitha llojeve.

    Sura 50:7

    Edhe tokėn se si e kemi shtrirė, e nė tė kemi vendosur kodra pėrforcuese dhe kemi bėrė qė nė tė tė mbijnė gjithfarė bimėsh tė bukura.


    2. Dielli perėndon nė njė vend me lym tė zi (diku nė Arabi).

    Sura 18:86

    Deri kur vendperėndimin e diellit, e gjrti se po perėndon nė njėfarė burimi me lym tė zi dhe aty e gjeti njė popull. E Nei thamė: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dėnosh, ose do t-i marrėsh me tė mirė e t'i udhėzosh!"


    3. Qiejt dhe Toka ishin tė ngjitura dhe Allahu i shqiti:



    Sura 21:30

    A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė?


    4. Njeriu ėshtė krijuar nga njė copė gjaku e ngurtė:



    Sura 23:14

    Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirtė). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!

    Sura 96:2

    Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės).


    5. Allahu krijoi yjet si plumba kundėr djajve:


    Sura 67:5

    Ne, qiellin mė tė afėrt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata i kemi bėrė gjuajtės kundėr djajve, tė cilėve u kemi pėrgatitur dėnim me zjarr shumė tė madh.

    Sura 37:6-8

    Vėrtetė, Ne kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė dynjasė) me bukurinė e yjeve. Dhe me mbrojtje prej ēdo djalli tė prishur. Ashtu qė nuk mund tė pėrgjojnė parinė mė tė lartė (engjėjt mė tė zgjedhur), pse gjuhen me shkėndija nga tė gjitha anėt




    6. Ligjet e trashėgimisė.


    Sura 4:11,12

    All-llahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimis) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra; nėse janė (trashėgimtare) vetėm femra, dy e mė shumė, atyre ju takojnė dy tė tretat e pasurisė qė trashėgohet; nėse ėshtė njė femėr, asaj i takon gjysma; pėr prindėrit, pėr secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo qė ka lėnė (i vdekuri) nėse ka fėmijė; e nė qoftė se (i vdekuri) nuk ka fėmijė e atė e trashėgojnė (vetėm) prindėrit, atėherė nėnės sė tij i takon njė e treta; nė qoftė se ai (i vdekuri) ka vėllezėr, nėnės sė tij i takon vetėm njė e gjashta, (kjo e drejtė nė trashėgim bėhet) pasi tė kryhet (vasijeti) qė ka lėnė dhe pasi tė lahet borgji; ju nuk dini se kush ėshtė mė afėr dobisė suaj, prindėrit tuaj ose fėmijėt tuaj. (Ky pėrcaktim ėshtė) Urdhėr nga All-llahu. Vėrtet All-llahu ėshtė mė i Dijshmi, mė i Urti.

    12. Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) qė e lėnė gratė e tuaja, nėse ato nuk kanė fėmijė, por nėse ato kanė fėmijė juve ju takon njė e katėrta nga ajo qė lėnė ato, pasi tė kryhet testamenti i tyre dhe pasi tė lahet borgji. Atyre (grave) ju takon njė e katėrta nga ajo qė lini ju, nėse nuk keni fėmijė, por nėse keni fėmijė, atyre ju takon njė e teta nga ajo qė leni pas kryrjes sė testamentit qė keni pėrcaktuar ose borxhit. Nė qoftė se (i vdekuri) ėshtė mashkull ose femėr, e trashėgohet nga ndonjė i largėt (pse s'ka as prindėr as fėmijė) po ka njė vėlla ose njė motėr (nga nėna), atėherė secilit prej tyre u takon njė e gjashta, e nė qoftėse se janė mė shumė (se njė vėlla ose se njė motėr) ata janė pjesmarrės tė barabartė nė tė tretėn (e tėrė pasurisė), pas testamentit tė porositur ose borxhit, e duke mos dėmtuar (trashėguesit). Ky pėrcaktim ėshtė porositur prej All-llahut. All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm, jo i ngutshėm.


    Sura 4:176

    Kėrkojnė pėrgjigjen tėnde. Thuaju: "All-llahu ju pėrgjigjet pėr ēėshtjen e "kelale-s" (ai qė nuk ka prindėr as fėmijė qė e trashigojnė). Nėse vdes njė njeri qė nuk ka fėmijė, por ka motėr, atėherė asaj (motrės) i takon gjysma e pasurisė sė lėnė. Ai (vėllau) trashėgon tėrė atė (qė le motra) nėse ajo nuk ka fėmijė. Nė qoftė se ato janė dy (motra qė trashėgojnė), atyre dyjave u takojnė dy tė tretat qė lė ai. Nė qoftė se janė vėllezėr dhe tė pėrzier burra dhe gra, atėherė mashkullit i takon hise dy fish mė shumė se sa femrės. All-llahu ju sqaron, ashtu qė tė mos humbni. All-llahu di pėr ēdo send.



    Qė nė vargun 11 shohim njė kontradiktė. Aty thuhet qė nėse ėshtė vetėm njė vajzė asaj i takon gjysma e trashėgimisė, por nėse ka dhe njė djalė, atėherė ai merr dyfishin e pjesės sė femrave, pra ai merr 2 x ½ = 100% tė pasurisė.

    Kjo duhet qartė qė ėshtė njė kontradiktė qė nė fillim, por puna komplikohet kur shtohet numri i atyre qė trashėgojnė pasurinė.

    Le tė marrim disa shembuj nė bazė tė vargjeve tė mėsipėrme:

    Sipas vargjeve tė mėsipėrme, nėse njė burrė vdes dhe lė njė grua, 3 bija dhe 2 prindėr, pjesa e trashėgimisė sė gruas sė tij do tė jetė 1/8, e bijave 2/3 dhe secili prej prindėrve merr 1/6 e trashėgimisė. Le t’i mbledhim kėto shifra:

    Gruaja = 1/8
    Bijat = 2/3
    Prinderit 2/6

    Sipas ligjeve tė mbledhjes sė thyesave konkludojmė:

    1/8 + 2/3 + 2/6 = (3 + 16 + 8) / 24 = 27 / 24, domethėnė del mė tepėr sesa 100% e pasurisė. Ēdo fėmijė i klasės sė tretė qė nuk di tė zgjidhė njė problem tė tillė nuk e kalon klasėn e tretė fillore.


    Le tė marrim njė shembull tjetėr. Le tė themi qė burri vdes dhe le pas njė grua (sepse mund tė kishte deri 4 sipas Kuranit), nėnėn dhe motrat. Sipas ajeteve (vargjeve) tė mėsipėrme, pasuria do ndahej nė kėtė mėnyrė:

    Gruaja = ¼
    Nėna = 1/3
    Motrat = 2/3

    Le t’i mbledhim pėrsėri thyesat:

    ¼ + 1/3 + 2/3 = (3 + 4 + 8) / 12 = 15/12

    Pėrsėri e shohim se shuma del mė tepėr se 100%.

    Nga ana tjetėr shohim raste kur shuma nuk arrin 100%.

    Psh, burri vdes dhe lė pas gruan dhe prindėrit. Sipas vargjeve tė mėsipėrme pasuria ndahet nė kėtė mėnyrė:

    Gruaja = ¼
    Prindėrit = 1/3

    Shuma del nė ¼ + 1/3 = 7/12, pra shumė mė pak se 100%.

    Ose, le tė themi se burri vdes dhe lė vetėm gruan pas. Atėherė sipas ajeteve tė mėsipėrme gruaja merr vetėm ¼ e pasurisė.

    Pėr tė shpjeguar kėto kontradikta, studiuesit islamikė kanė shpikur sisteme qė tė rrumbullakosin shifrat pėr tė arritur nė njė pėrfundim tė 100% tė pasurisė. Problemi me kėtė shpjegim qėndron nė dy plane. Sė pari, nė tė njėjtėn Sure (4) nė ajetin (vargun) 174 thuhet se:

    O ju njerėz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritėm dritė tė qartė.

    Pra, Allahu kėtu thotė se e ka thėnė shumė qartė ato qė donte tė thoshte nė lidhje me ndarjen e trashėgimisė, dhe sė dyti njė njeri duhet tė ndryshojė ato qė Allahu ka thėnė nė mėnyrė qė tė bėjė qė pasuria tė dalė 100%. Kėtu kemi njė problem tė thjeshtė aritmetike, qė del huq nga cila anė ta kapėsh. Prandaj pa ndyshuar ashtu siē Allahu e ka thėnė (sipas tij, qartė fare), ky problem ėshtė njė gabim elementar nė mbledhjen e thyesave qė ēdo fėmijė i klasės sė tretė e zgjidh pėr 10 minuta.

    Kėto janė fakte, ne ju kemi dhėnė Suren dhe ajetetet (kapitullin dhe vargun) dhe e kemi cituar pėr ju, qė ta lexoni vetė. Nėse nuk ishit tė njohur mė parė me kėto, atėherė shpresojmė qė tė mendoni mė thellė pėr vėrtetėsinė e Kuranit.
    Kush ka Birin ka Jeten

Tema tė Ngjashme

  1. Islamizmi i vėrtetė?
    Nga Iliri88 nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 197
    Postimi i Fundit: 22-02-2010, 16:50
  2. Pse Islamizmi dėmton Shqipėrinė
    Nga holy diver nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:23
  3. Krishterimi apo Islamizmi per ne shqiptaret..?
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 12:40
  4. Krishterimi dhe Islamizmi - pėrputhjet dhe shpėrputhjet!
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 11:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •