Mendoj se kemi ardhur ne ceshtjen e dyte: kush eshte Jezus Krishti.
Kete teme e fillova me ceshtejn e MEKATIT, duke dhene nje zbulese te plote rreth asaj cka Perendia Jahve na zbulon ne shkrimin e Tij te shenjte. Permes fakteve biblike deshmova se, vetem bibla ka nje mesim te qarte dhe te plote rreth njohurise se mekatit ne thelbin e tij, si dhe pozites njerzore ne mardhenie me mekatin. Po keshtu pame se doktrina islamike nuk ka mesim te qarte rreth mekatit dhe thelbit te mekatit. Tani dua te ndalem tek Personi Jezus Krisht, dhe ballafaqimi i doktrines islamike ne perballje me Jezus Krishtin.
Po ndalem tek fjalet e apsotullit Pal i cili ju drejtua Perendise Jahve me keto fjale:
" Mjere une NJERIU. kush do te me shpetoje nga ky trup i vdekjes? I faleminderit Perendsie me ane te Jezus Krishtit."
NE pame se apsotulli Pal arrit te njohe mekatin dhe dobesine e njeriut ne mardhenie me mekatin, permes ligjit te Perendise. Pra apsotulli Pal pasi doli ne perfundimin se, NJERIU eshte skllav i mekatit dhe vdekejs se perjetshme, e kerkoi shpetimin e tij jo prej vetes, por prej Perendise. Pali thote:
"Falenderoj Perendine me ane te Zotit Jezus Krisht."
Natyrisht lind pyetja: Cfare lidhje ka Jezusi me shpetimin? Ne pame se ishte Zoti Perendi, Ai i cili i zbuloi njeriut mekatin dhe poziten e pashprese qe njeriu ka nen denim te mekatit. Por gjithashtu do te shohim se Perendia Jahve i dha Shpetimin njeriut nga mekatii dhe vdekja , me ane te Jezus Krishtit.
Bibla ne themel te mesimit te vet deshmon se, Shpetimi te njeriut nga mekati dhe vdekja ka vetem me ane te Jezus Krishtit. A e pranojne te gjitha fete dhe religjionet e ndryshme fetare, kete deshmi te bibles? Pikerisht ketu fillon perballja me te VERTETEN. Vetem perballe Jezus Krishtit, Fete, Doktrinat, Religjionet, dhe gjithshka e kesaj bote shihen qarte, nese jane apo nuk jane ne te Verteten. Nje nder fete qe pretendon se beson ne nje Zot e Perendi, eshte dhe feja islame. Si perballet kjo doktrine perpara Jezus Krishtit? Cfar pranon dhe cfar mohon kjo fe, ne lidhje me Personin Jezus Krisht? Le te vijme para nje fakti: Kur Maria lindi Jezusin, ne diten e tete ajo shkoi ne tempull per te permbushir simba zakonit Ligjin e Mojsiut. Atje ishte nje nje njeri me emrin Siemon, i cili ishte nje njeri i drejte dhe kishte frike Perendie. Ai i udhehequr prej Frymes se Perendise, pasi mori ne duar foshnjen Jezus tha:
"Tashti o Zot......syte e mij pane shpetimin tend, qe bere gati perpara popujve. Driten per te ndriturit e kombeve dhe lavdi per popullin Izrael."
Simenoni ne refim te Frymes pohon se, Jezusi eshte shpetimtari i gjithe popujve, dhe kombit te Izrelit. Por une po ndalem konkretisht tek fjalet e tij te mepashsme i cili i tha MAries:
"Ky ( Jezusi) eshte vene per te RREZUAR dhe per te NGRIUTR shume veta ne Izrael, dhe per SHENJE KUNDERSHTIE.."
Simeoni nen refim te Frymes se Perendise deshmon se, Jezuis do te jete SHENJA KUNDESHTUESE. Pra ne Jezusin do te gjeje kundershtese cdo doktrine,fe, besim dhe religjion, i cili nuk vjen prej Perendise Jahve.
Myslimanet pretendojne se respektojne Isain, por si?
Duhet thene se emri i Jezusit nuk eshte Isaj. Pra kuranistet qysh me emrin e fillojne gabim. Jezus simbas kuptimi Hebraisht do te thote: "Perendia SHPETON". Por le te ndalemi dhe te shohim me hollesisht se si perballet kurani dhe besimi islam, ne perballje me Zotin Jezus Krisht.
Edhe pse feja islame eshte rreth 600vjet e mevonshme se krishterizmi, ajo pretendon se e njeh dhe respekton Jezusin Krishtin. Le te shohim se cfar kjo fe pranon dhe kundershton rreth personit Jezus Krisht. Nese do te maresh te gjitha vargjet qe kurani flet rreth Jezusit, ato jane vetem disa, prej te cilave nuk mund te maresh asnje lloj mesazhi, njohurie dhe te vertete reth personit Jezus Krisht. Nje njeri i cili ka lexuar vetem kuranin, asqe ka iden se cfare dhe kush eshte Jezus Krishti. Nuk mund te dije se cili ishte misoni dhe vepra qe Jezusi beri ne kryq, si dhe nuk mund te njohe te VERTETEN, Jezus Krisht.
Arsyeja se perse kurani nuk ka nje mesazh dhe mesim te qarte rreth Jezusit, eshte sepse ky liber nuk eshte nje shkrim qe vjen prej Perendise Jahve. Pra nuk eshte pjese e Shkrimit te shenjte te Perendise Jahve. Nuk dua te ndalem ne ate se cfare pretendojne myslimanet apo njerzit e tjere. Une si i krishtere shoh se, kurani dhe feja islame, e kundershton Krishtitn ne thelb te tij. Feja islame pretendon se Jezusi ishte nje profet dhe kaq. Por deshmia ne te Verteten nuk varet nga cka njerzit dhe doktrinat e tyre mendojne. Deshmine mbi te Verteten e jep vetem Perendia Jahve. Kur Jezusi shkoi ne lumin jordan per tu pagezuar prej profetit Gjon, nje ze foli prej qiellit si nje oshetime dhe tha:
"Ky eshte Biri im i dashur qe kam pelqyer..."
Deshmine mbi Krishtin si Brin e vetemlindur te Atit Perendi, na e jep vete Ati yne qiellor. Para ketij fakti nuk behet fjale se cfare mendojne njerzit dhe religjionet e ndryshme fetare. Besimi ne Zot nuk eshte thjesht mbeshtetja ne llogjiken njerzore, por eshte pikerisht dalja jashte kufizimeve te njeriut. Kurani nuk e pranon Jezusi si Bir te vetemlindur te Atit, por bibla deshmon se lindja e Jezusit erdhi si rezultat i ngjizjes me ane te Frymes ne te viregjerien Mari. Fjala: "VIRGJERI" tek Maria, nuk ka per qellim thjesht qe te na tregoje ndershmerine e Maries. "virgjerija" e Maries na tregon se ngjizja e Jezusit nuk ishte nje ngjizje qe vinte nga fara njerzore. Por perse Jezusi duhej te lindej ne kete menyre? Kete pyetje ja u kam drejtuar shume myslimaneve, bile edhe ne kuran pranohet se Jezusi nuk lindi nga nje baba njerzor, por lindi nga Perendia. Myslimanet jane krejt pa njohuri rreth faktit se, perse Jezusi lindi ne nje menyre krejt te vecante dhe te paperserishtshme. Myslimanet mendojne se, lindja e Jezusit ne kete menyre ishte per te treguar fuqine e Perendise. Do ta pranoja kete fakt, nese nuk do te kishte bibel dhe deshmi te fjales dhe Frymes se Perendise. Shkrimi i shenjte i Perendise na zbulon plotesisht arsyen se, perse Fryma e Perendise e ngjizi Marien e VIRGJER, duke mundesuar keshtu ardhjen e Jezusit ne kete bote mekatare.
Krijoni Kontakt