Nje pyetje kam une per te Krishteret. Mesa kam pare une, juve te Krishteret bini ne nje kontradikte. Juve thoni se Jezu Krishti eshte I Biri i Perendise ndersa nga ana tjeter juve i luteni Jezu Krishtit si Perendi. Por, juve thoni Zoti eshte nje dhe i vetem. Tani, a mund te me thoni, kush eshte Perendia, Jezu Krishti apo I Ati i Jezu Krishtit. Te me falni nese pyetjen e kam ndertuar gabim, pasi nuk eshte se e kam studiuar shume fene e Krishtere, qofte ate Ort'hodokse, qofte Katolike apo Protestante.
Nje fakt tjeter eshte: Ne Kuran thuhet: Nqs nuk beson se ka nje Zot, nqs nuk beson se ka dite gjykimi, nqs nuk beson ne jeten e pertejme dhe nqs perveē Kuranit nuk lexon dhe Dhjaten e Vjeter, Dhjaten e Re dhe jane dhe dy libra te tjere te krishtere qe nuk po me kujtohen titujt tani, thuhet se nuk quhesh besimtar i devotshem. Nga ana tjeter Krishterimi sulmon Myslimanizmin. A mund te ma shpjegoni pak perse ky lloj sulmi?
Sa i perket temes, po jap dhe une mendimin tim. Une besoj ne nje Zot te vetem dhe jo ne njerez. Jezu Krishtin dhe Muhamedin i pranoj si te derguarit e Zotit, por jo si Perendi. Une pranoj Zotin dhe nuk jam une ai qe mund te gjykoj per Krishterimin apo Myslimanizmin. Ne nuk jemi te afte te gjykojme as njeren as tjetren.
Krijoni Kontakt