Me pelqejne femrat qe merren me politke pasi edhe kur mbrojne nje ane te vdekur te argumentit si psh genocidin armen,nuk dorezohen gjalle ne bote.
Prandaj dua te shoh sa me shume femra ne fushen e diplomacise pasi jane shume frytedhenese...![]()
Me pelqejne femrat qe merren me politke pasi edhe kur mbrojne nje ane te vdekur te argumentit si psh genocidin armen,nuk dorezohen gjalle ne bote.
Prandaj dua te shoh sa me shume femra ne fushen e diplomacise pasi jane shume frytedhenese...![]()
hahaha...ke te drejt,kam ngulur rrenj te kjo tema...
Me me fal,nuk shkruj me...po me mir te kto lloj temash,sesa ne tema " kush e krijoi Zotin"
Gjths vazhdojeni vet e diskutoni...po shifini gjerat nga te gjitha kendveshtrimet,pa futur ndjenja urrejtje brenda diskutimeve...
Ndoshta ngaqe jemi pak me njerzore se ju meshkujt,i shofim gjerat ndryshe,po sdo te thot qe sdihet se ca ndodh rreth e rrotull![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Adaes : 30-01-2009 më 10:52
Really Dude... Get A Life!!!
Ky kryeministri dışkı turk u ktye nga Davosi ku shkoi dhe sıçmak, u kacaftt me izraelitet dhe gjoja u doli ne mbrojtje palestinezve. Ky meslek budalası, ndersa ne Turqi ushtrojne pilotet izraelit. Ka nevoje se se shpejti vine zgjedhjet lokale. Sa bukur dine te luajne me ndjenjat e miletit. Yellenmek ky kabil. Po si nu i mbron kurdet ne ate menyre?
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Iliria e para , ka shume mundesi te jete hera e pare qe ke lexuar per kryeministrin turk
Ato fjale qe i tha izraelitit ishin mese te verteta. Eshte nga te paktet drejtues te ndonje shteti qe flet te verteten hapur dhe jo te trembet si grate (as grate nuk tremben me , keshtu qe ngelet per tu gjetur emer frikacakeve). Per me teper "kacafytjen" e kishte me drejtuesin qe nuk e la te fliste dhe jo me izraelitit. Izraeliti kishte 25 minuta kohe ne dispozicion per te papagallizuar veten dhe ndjekesit e tik me fjalet "hamasi na hedh bomba" , kurse Erdogan kishte vetem 12 minuta dhe ato me zor , thjesht se kundershtonte Izraelitin. Izraelitit thjesht i vuri ne dukje se po genjente dhe se fakti qe mundohej te bindte te tjeret me britma vertetonte psikologjine prej fajtori
Sa i perket kurdeve mos ki merak se me erdoganin do jene mire. E keqja u vjen nga ushtria (elitat ushtarake te turqise) dhe jo nga qeverria. Sa per informacionin tend , AKP (partia ne pushtet momentalisht) mbeshtetet nga kurdet sepse synon BE-ne dhe merr nje numer te madh votash ne lindje... Hyrja ne BE = te drejta per kurdet.
Mundohu ti studiosh me mire gjerat. Nese do te flisje per ndonje gjeneral perfaqesues te CHP do isha dakord me ty.
PS: Zgjedhjet i fitoi me 20% diference qeveria aktuale keshtu qe nuk kishte nevoje per reklame per te fituar zgjedhjet lokale![]()
`That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...
Ky Erdoani, pra kryeministri eshte po ai qe erdhi ne Tirane dhe kerkoi ( pretendoi me prepotence dhe arrogance anadollakesh ) , "TE RISHIKOHEN TEKSTET E SHKOLLAVE SHQIPTARE, PASI HISTORIA E GJ.KASTRIOTIT - SKENDERBEUT, NA QENKA SHKROJTUR NE DEM TE POTENCES TURKE..."!
Ishte ky ai burri i madh i qeverise turke, apo mos gabohem...?
Atehere ky trimi, nuk ka vend te flitet ( per mire ), ne FSH, pasi me kerkesen qe avancoi, turperoi delet dhe dhite e zgjebosura qe jane ne parlamentin e Republikes se Shqiperise!
Njerez qe per aresye perfitimi dhe pangopesie, shesin nder e flamure dhe ne ketu grime sallate me "patriotizem", duke share e bere lecke topi, njeri-tjetrin...
Pa he, provojeni nje here te vini nje sondazh publik, ku te diskutohet turku me kurdet, jam kurioz se ç'mund te dali si rrezultat...! Ku jane vellezerit dhe kusherinjte e pare..., per disa.
Nje pyetje...Izraelitit thjesht i vuri ne dukje se po genjente dhe se fakti qe mundohej te bindte te tjeret me britma vertetonte psikologjine prej fajtori
A vazhdon akoma ai bashkepunimi izraelito-turk per prodhimin e avionave luftarak te teknologjise se fundit?
Pilotet bashke sterviten.. Nje taktike te perbashket kan. Kta per kurdet, ata per palestinezet.
Kombi me i poshter qe ka Evropa jane, ose te them baraz me sllavin jane.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Arbereshi niko , ne viziten e tij ne Tirane Erdogan shtroi idene e rishikimit te historise ne teresi , dhe jo te mos-pranimit te figures se skenderbeut. Historia jone ndryshon teresisht nga ajo c'ka paraqet gjithe Europa neper tekstet e dokumentat historike. Ne shkolla tregohet nje histori e deformuar dhe jo ashtu si ka qene ne realitet. Ti , sikurse dhe une , e di shume mire qe ne tekstin e historise shkruhej se Skenderbeu e kishte shpaten 2 metra te gjate dhe askush pervec tij nuk e ngrinte dot. I kishte syte si shqiponje e ku di une ca budallalleqesh te tjera. Historia eshte histori , nuk eshte perralle per te vene kalamajt ne gjume. Skenderbeu eshte hero ashtu si ka qene ne realitet. Hero e kane bere aktet trimerore , pra nuk eshte nevoja qe te vishet me perralla enveriste. Ja keto duhen nderruar ne histori. Duhet paraqitur Skenderbeu trim sic ishte , pa qene nevoja qe tja bejne goglat nga 5 kile secilen
Nuk ka perse i fut hundet ne punet e Shqiperise Erdogani , jam dakord , por mos thuaj qe ka thene se eshte ne dem te potences turke sepse nuk e ka thene.
As une nuk i kam shume perzemer Turqit , megjithese jetoj ne Turqi , por nuk i mbyll dot syte e te them "gogoli keqdashes" kur ky gogol nuk ekziston. Une fatmiresisht nuk vuaj nga ksenofobia
Nje pergjigje per pyetjen tende white-knight... Per momentin jane ngrire te gjitha maredheniet. Megjithate nuk besoj se kane per tu anuluar sepse do te humbisnin te dyja palet. Ketu flas per shume marreveshje ekonomike dhe jo vetem per marreveshjen e aviacionit. Kunder sulmit ne gaza jane shprehur shume shtete qe kane mardhenie te mira me izraelin , por kjo nuk do te thote qe do nderpriten mardheniet.
Iliria e para , ka nje ndryshim midis rastit kurd dhe atij palestinez qe ti duhet ta dish shume mire (pavaresisht se mundohesh te postosh gjera te cilat mund ti besojne vetem ata qe sja kane haberin e kesaj teme). Ne radhe te pare turqit kane qe ne 85-sen qe shikojne bomba e vdekje te qytetareve te pafajshem (turq e kurde , se bomba ne vende publike nuk te pyet per kombesi) , dhe vendosen te nderhyjne para pak kohesh duke sulmuar vetem pikat e terroristeve ne male dhe jo qytetet e banuara. Nga ana tjeter Izraeli ka qe kur eshte formuar si shtet qe vret civile te pafajshem. Vetem ne sulmin e fundit prej 3 javesh vrau rreth 1500 civile palestineze duke pretenduar se po mbrohej nga raketat e Hamas. Vdekjet nga pala izraelite ishin vetem 15 , dhe keto te pakonfirmuara nga nderkombetaret por thjesht te pretenduara nga izraelitet (pretekst per te vazhduar spastrimin etnik qe kane nisur prej vitesh).
Une nuk jam kurresesi kunder kurdeve , qe te qartesojme gjerat , perkundrazi kam shume shoke kurde. Une jam kunder disa koketrasheve malesh qe shtyhen nga dikush me i zgjuar se ata per qellime te caktuara. Faktet jane fakte dhe duhen pranuar. Kurdet jane popullsi tjeter nga turqit dhe meritojne te kene nje shtet te tyre , por duke kaluar mbi 500 vjete te shperndare dhe pa shtet nuk besoj se eshte me e mundur. Organizatat me kacake malesh nuk e ndryshojne dot. Kurdet mund te kerkojne te drejten e shkollimit ne gjuhen e tyre , gje te cilen mendoj se e meritojne dhe do ta marrin nese Turqia futet ne BE , por pavarsine sado qe ta kerkojne dhe ta meritojne nuk e marrin dot. Nuk eshte vetem Turqia qe cenohet ne kete mes por jane 4 shtete.
As Europa dhe as bota nuk ka komb te poshter. Mund te kete qeveri te poshtra , por jo komb te poshter![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga DoLpHiN : 30-01-2009 më 17:51
`That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...
Te shohim se c'fare ka ndohur kur erdhi Erdogan ne Shqiperi.Dhe te shohim se ne cilen epoke eshte kapur vecanerisht pasi mban ere ne kete mes.
Pas ca vitesh edhe qeveria serbe do i beje nje kerkese te tille Kosoves, ku ti kerkoje ndryshimin e teksteve te historise dhe mos e shohi Milloshevicin si pushtues.Kryeministri turk Taip Erdogan gjate vizites se tij ne Tirane i ka kerkuar homologut shqiptar ngritjen e nje komisioni ekspertesh dypalesh per rishikimin e teksteve te historise. Sipas agjencise turke te lajmeve "Anadolu Agency", kerkesa e Erdogan per Nanon ishte qe "informacioni mbi marredheniet Turqi-Shqiperi duhet te reflektohet korrektesisht ne librat shqiptare te historise". Ky detaj i rendesishem ne fakt nuk u publikua nga pala shqiptare, e cila vendosi te heshte publikisht ndaj kerkeses se kryetarit te qeverise turke. Kerkesa per rishikimin e teksteve te historise nuk eshte e para qe mberrin ne adrese te shtetit shqiptar. Gjithashtu, "ne emer te fqinjesise se mire" kete kerkese e artikuloi pak kohe me pare edhe qeveria greke. Madje per kete u caktua nje grup i perbashket pune, i cili do te hiqte nga teksti i historise shqiptare ato paragrafe qe "cenojne marredheniet". Edhe ne rastin e kerkeses se kryeministrit turk, qeveria shqiptare nuk ka bere asgje publike, por gjithcka ka dale ne shesh nga autoritetet apo mediat e huaja. Kerkesa e kryeministrit Erdogan per rishikimin e historise i referohet periudhes kur Gjergj Kastriot Skenderbeu perballoi permbi 25 vjet ushtrite e drejtuara nga sulltanet turq. Ne historine boterore, Skenderbeu njihet edhe si mbrojtes i vlerave te Krishterimit, pasi nuk lejoi depertimin e ndikimit osman mbi Perendimin.
http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=46353
Per hir te "marredhenieve te mira".
Sonte degjova nje lajm shume te rendesishem per raportet turko-kurde qe po analizohen ne kete teme.
Sinteza e perafert e ketij informacioni eshte :Nje deputet i Mexhlisit te Turqise,me perkatesi etnike kurde,paska filluar te mbaje nje fjalim te shkurter ne gjuhen kurde.Deputetet e parlamentit turk,te perkatesise kurde kane filluar te duartrokasin ne shenje solidarizimi me bashkekombasin e tyre,ndersa ata te nacinalitetit turk, kane filluar te protestojne dhe ne shenje pakenaqesie kane daluar nga seanca e parlamentit.Ne nderkohe,tv.turk qe transmetonte seancen urgjentisht ka nderprere trasmetimin.
Sipas disa dispozitave kushtetuese te Kushtetutes se Republikes Turke,gjuha kurde eshte e ndaluar per perdorim publik dhe cdo kundervajtes qe shkele keto dispozita denohet ashper.
Nga mbi 70 milione banore ,sa pretendohet se ka aktualisht Turqia,nje e pesta e tyre jane kurd dhe perdorin kete gjuhe si gjuhe ametare.
----
Do thoni ju se pse eshte me rendesi ky lajm ?
Mendoj se 100 vjet pas te ashtuquajturit "revolucioni xhonturk" dhe zyrtarizimit ne rang te politikes zyrtare te shovenizmit turkomadh te nje kombi,nje gjuhe,nje kulture e nje shteti unitar,ky eshte oguri i pare i mire se, edhe ne kete bastion te nacional-unitarizmit (qe pak dallon nga fashizmi i tipit italian te viteve te njezeta te shek. XX-te),ka filluar dicka te levize ne drejtim te rrespektimit te te drejtave te njeriut,lirive kombetare dhe te drejtave tjera te cdo njeriu te ketij shekulli te ri.
Do te ishte fitore e madhe per racen njerzore qe konglomerati i kombeve qe jetojne ne shtetin aktual turk,te zgjohen nga gjumi shekullor dhe si njerze te lire te behen pjese e thesarit kulturor-qytetrues te kesaj bote te re qe ka filluar me kete shekull te ri.
Evropa duhet edhe me fuqishem te kerkoje nga ky shtet qe me perpikemeri te rrespektohen te drejtat demokratike dhe lirite tjera njerezore per qyetetaret turqe e sidomos, per kete popull te lashte indoevropian,trim dhe thesar te vertete te kultures se periudhes se ndermjetme nga periudha indo-iraniane ne ate evropiane.
Uroj nga zemra qe ky popull i lashte,fisnik,trim e shume i pervuajtur te fitoje lirine e vet,me cka edhe turqit do te liroheshin njehere e mire nga e kaluara e vet e shemtuar dhe e tmerrshme.
Besoj se hapi i pare i madh ka ndodhur sot...
Krijoni Kontakt