Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Presidenti Topi nuk arrin te pajtoje dot PDSH dhe BDI;

    Presidenti Topi nuk arrin te pajtoje dot PDSH dhe BDI; ato vazhdojne te nxisin armiqesine ndershqiptare
    Edhe pas takimit me presidentin e Shqiperise Topi, PDSH dhe BDI nuk kane dhene asnje shenje afrimi midis tyre. Ato perkundrazi e kane ashpersuar me tej luften mes njera tjeteres. Ne nje deklarim te fundit PDSH shprehet se: «PDSH-ja, duke marrė nė konsideratė se shoqėria shqiptare nė kėto hapėsira nuk mund tė jetė kurrsesi objekt eksperimentesh nga njė grupim i caktuar politik. Duke marrė parasysh se qytetarėt e kėtij vendi duhet tė jenė nė koherencė tė plotė mė qytetarėt e shoqėrive tė tjera perendimore. Duke marrė nė konsideratė sė shoqėria shqiptare katėr vitet e pushtetit tė BDI-sė pėrjetoj vite tė tmerrshme. Duke marrė nė konsideratė se ėshtė koha e progresit, qetėsisė, sigurisė, stabilitetit, mirėqėnies dhe i pėrqafimit tė vlerave perendimore, BDI-ja duhet nė mėnyrė urgjente tė korigjojė veprimet e saj aventureske. Ėshtė shanci i fundit qė ky subjekt politik tė bėjė njė llogari tė thjeshtė: gjaku, eshtrat, apo krizat nuk mund tė pėrkthehen si votė pėr tė marrė pushtetin. pra: BDI-ja tė heqė dorė qė pėrmes krizave tė arrijė tek pushteti.
    -Tė tregojė racionalitet dhe tė orientohet drejt normave dhe standardeve demokratike;

    -Tė mos shėrbejė si marionetė e LSDM-sė, si nė rastin e gjykatės kushtetuese;

    -Tė gjejė kurajon dhe t’i kėrkojnė opinionit publik falje pėr keqqeverisjen dhe abuzimet e galopante, duke nisur nga mosrealizimi i kėrkesave tė shqiptarėve dhe deri nė korrupsioni marramendės;

    -Tė mos hedhė gurin dhe tė fshehė dorėn duke promovuar dhe frymėzuar elementėt kriminale;

    -Tė heqė dorė nga manipulimi me qytetarėt dhe tė mos i pėrdorė ata si instrument pėr tė ricikluar krizė dhe cėshte mė kryesorja tė mos bie nė grepin e Cervenkovskit i cili pėrmes Moskės dhe Bogradit kėrkon tė destabilizojė gjithė ballkanin.



    PDSH-ja, ofron siguri dhe qetėsi


    Si pėrfundim, Partia Demokratike Shqiptare publikisht bėn edhe njėherė thirrje qė BDI-ja tė heqė dorė urgjentisht nga kėto veprime kriminale, tė ndėrpresė malltratimin dhe dhunimin e shqiptarėve dhe pėrfundimisht kjo parti tė reformohet dhe tu bindet standardeve demokratike. PDSH-ja e siguron popullatėn shqiptare se do tė parandalojė cdo tendencė pėr destabilizmin. Politika e PDSH-sė do tė forcoje sigurinė, qetėsinė, stabilitetin dhe do tė ofrojnė qytetarėve me shumė mirėqenie, me shumė progress shoqėror»
    Nga ana e saj edhe BDI ka vazhduar akuzat ndaj PDSH. Ne deklarimin e tyre te fundit thuhet se: Incidentet nė Tetovė po vėrtetojnė se kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaēi, vazhdon skenaret me grupet e njejta kriminale me tė cilat kur ishte nė opozitė kėrcėnonte gjendjen e sigurisė nė Maqedoni. Ngjarjet e fundit janė rezultat i konfliktit tė interesave mes klaneve dhe bandave kriminele tė cilat nė vazhdimėsi kanė marrė legjitimitet dhe mbėshtetje politike nga kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaēi. Pėrkujtojmė opinionin se para se tė arrestoheshin, tė arratisurit nga burgu i Dubravės kanė qenė tė strehuar nė fshatin Kondovė, ku zyrtarėt e lartė tė Partisė Demokratike Shqiptare, u jepnin liri tė plotė pėr tė terrorizuar popullatėn lokale dhe komunitetin shqiptar nė pėrgjithėsi.

    Pyesim haptas: cili ėshtė roli i grupit tė Kondovės nė pėrleshjen me grupin e Xhavit Morinės dhe ēfarė po bėjnė organet e punėve tė brendshme? Pėrleshja qė rezultoi edhe me tė vrarė tregon qartė se pjesėtarėt e dikurshėm tė grupit tė Kondovės sot janė ndarė nė grupe armiqėsore pėr shkak tė mospajtimeve tė natyrės kriminogjene dhe luftės pėr kontrollin e bizneseve.

    Partia Demokratike Shqiptare, si subjekt politik nė pushtet, ka pėr borxh opinionit t’i sqarojė se si arritėn tė arratisurit nga Dubrava tė hynė nė Maqedoni dhe tė vendosin postblloqe, pa u kapur nga organet e rendit? Incidentet serike po dėshmojnė haptas pėr funksionimin e dy strukturave paralele nė kuadėr tė policisė dhe ky fakt komprometon institucionin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme (MPB) dhe vetė Qeverinė. Rivaliteti i ashpėr nė kuadėr tė MPB-sė mes z. Refet Elmazi dhe z. Gordana Jankullovska po degjeneron nė atė masė sa qė e shkatėrron kredibilitetin e institucionit. Nuk ka mė kohė pėr hezitim. Z. Nikolla Gruevski duhet tė intervenojė pėr ta ndalė kėtė luftė klanesh brenda MPB-sė. Pėr fat tė keq, duke dashur ta fshehė kėtė betejė evidente, z. Gruevski po e keqpėrdor Gjykatėn kushtetuese duke e thelluar nė kėtė mėnyrė akoma mė shumė krizėn politike nė vend, tė shkaktuar pas vendimit tė gjykatės pėr abrogimin e neneve nga Ligji pėr pėrdorimin e flamujve.


    Bashkimi Demokratik pėr Integrim, duke mos dashur tė bėhet objekt manipulimi nga zyrtarėt e Partisė Demokratike Shqiptare, fton publikisht z. Ruzhdi Matoshi qė t’i bėjė publikė emrat e zyrtarėve tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, tė cilėt dje i akuzoi pėr bashkėpunim me grupet kriminele.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    HIJA E ZEZĖ Maska e Elmo
    Anėtarėsuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    101

    DILEMAT E TAKIMIT AHMETI – THACI - Opinion

    Kohėve tė fundit sė bashku me shqetėsimit pėr pavarėsinė e Kosovės, shqiptarėt nė mbarė trojet shqiptare u ėshtė shtuar edhe shqetėsimi pėr situatėn e shqiptarėve nė trojet e tyre nė Maqedoni, ku sė fundi, e sidomos mbas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese tė Maqedonisė, pėr mos pėrdorimin e simboleve dhe tė flamurit kombėtar janė rritur tensionet deri nė organizimin me iniciativė tė grupeve me pjesėtarė tė ish UĒK-sė jashtė pranisė sė strukturave organizative tėBDI-sė dhe tė njerėzve tė saj nė terrren.

    Mbas takimit tė Presidentit Bamir Topi me Ali Ahmetin mediumet nė Maqedoni njoftuan nėpėrmjet z. Thaēi dhe zėdhėnėsit tė partisė sė Ahmetit se do tė zhvillohet takimi Ahmeti –Thaēi, pėr tė ulur tensionin qė ekziston prej kohėsh midis dy partive mė tė mėdha shqiptare nė Maqedoni.

    Por pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se para pak muajsh me ardhjen nė krye tė PDSH-sė Menduh Thaēi shfaqi gatishmėrinė e tij pėr tė biseduar me Ali Ahmetin, kur po atė ditė patė deklaruar nė kongres vijėn politike tė PDSH-sė kundra BDI-sė dhe luftės sė vitit 2001, si dhe nėpėrkėmbi delegacionin e BDI-sė tė kryesuar nga nėnkryetari Rafiz Halit duke mos i dhėnė as fjalėn pėr tė pėrshėndetur. Pėr kėtė dėshirė tė Thaēit pati mendime tė ndryshme, por mendimin im ishte se nuk qėndronte aspak te shqetėsimi i sinqeritet pėr uljen e tensionit midis dy partive. Po tė qe se vėrtet ai ishte i shqetėsuar sinjalet do ti jepte nė kongres, ku ai realisht deklaroi se me BDI-n e Ahmetit nuk do tė ketė dialog. Pra ai deklaroi atė gjithmonė e ka dėshiruar dhe e dėshiron turbullirėn pėr tė peshkuar sa mė mirė, ndaj ai deklarim ishte njė demagogji pėr ata qė nuk e dėgjuan mirė fjalėn e ti nė kongres. Ishte njė lėvizje mashtruese e hipokrite pėr tė fituar popullaritet te pėrkrahėsit dhe pėr tė krijuar besim se me ardhjen e tij nė krye do tė fillonte njė faqe tjetėr nė partinė e udhėhequr mė parė nga .Xhaferit.

    E thash dhe e shkrova atė atėherė mendimin tim me bindje sepse e njihja dhe e njohė Thaēin mirė. Dhe realisht qė prej asaj kohe ka pasur iniciativa pėr tu takuar dy liderėt e partive nga dashamirės tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, tė cilat, me qė ka qenė jashtė pranisė sė medieve dhe tė kėrkuar jo nga z. Thaēi janė refuzuar prej tij. Janė refuzuar sepse larg medieve dhe pa propozimin e tij, takimi me z. Ahmeti nuk mund ta luante si duhet rolin qė ai dėshiron qė tė luaj realisht.

    Por pas vizitės sė Presidentit tė Shqipėrisė z. Topi dhe disa arsye tė tjera erdhi deklarimi i takimit Ahmeti-Thaēi, qė pėr mendimin tim erdhi mė shumė si respektim i autoritetit tė figurės sė Presidentit tė Shtetit amė, se sa i krijimit tė kushteve pėr tė biseduar realisht pėr zgjidhjen e problemeve tė vėrteta qė kanė sjell acarimin midis PDSH-sė dhe BDI-sė. Zhvillimet e deritanishme politike realisht kanė shtuar acarimet dhe akuzat deri te atakimi fizik nė parlamentin e vendit, nė saje tė skenarėve tė huaj dhe tė vetėdijes sė ultė qė ekziston te deputetėt shqiptarė.

    Duke parė sa mė sipėr nuk besoj se ky takim do tė shikohet me pėrgjegjėsi nga dy liderėt, nga i cili shqiptarėt presin shumė. Kur them nuk besojė te pėrgjegjėsia e liderėve pėr suksesin e kėtij takimin, veēojė, veēanėrisht dyshimin e qėndrimit qė do tė mbaj z. Thaēi, sepse nga goja e ti dhe jo e z. Ahmeti kanė rrjedhur akuza dhe sharje nga mė tė ēuditshmet, qė nuk i pranon as logjika e njeriut primitiv e jo mė e njeriut sė sotėm me vetėdije tė lartė. Gjuha politike e z. Thaēi kurrė nuk ka qenė sipas etikės sonė, e le mė sipas kanunit, qė ai si “fisnik” pretendon se e zbaton dhe e njehė, por ka qenė gjithmon njė gjuhė provokuese pėr nxitje tė konflikteve brenda shqiptarėve, tė cilat i dinė mė mirė shqiptarėt nė Maqedoni. Pikėrisht pa ndjerė pėrgjegjėsinė qytetare pėr sjelljet ndaj shqiptarėve nga ana e z. Thaēi, nuk mund tė ketė asgjė frutdhėnėse pėr ndryshimin e rrjedhės sė ardhshme tė marrėdhėnieve midis dy partive, si dhe ndryshim pozitiv nė drejtim tė pėrparimit tė statusit tė shqiptarėve si shtetas tė barabartė me maqedonasit.

    Pavarėsisht prej mendimit dhe dėshirės sė mirė tė shumicės, qė kėrkojnė koordinim dhe mirėkuptim tė politikanėve shqiptare nė Maqedoni, tė paktėn pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me pėrparimin e tė drejtave tė shqiptarėve, pa dashur tė luaj rolin e tersit, kam mendimin se takimi nuk do tė sjell asgjė tė re nė marrėdhėniet midis dy partive pėr arsye se, qė prej acarimit tė marrėdhėnieve kanė ndodhur shumė ngjarje, janė derdhur lumenj akuzash tė pa skrupull, qė e kanė thelluar e zgjeruar hendekun e nuk mund tė kalohet me njė tė hedhur, apo me njė hopa siē thuhet nga populli.

    Politika e liderėve tė PDSH-sė, pavarėsisht prej demagogjisė sė rėndomtė, duke folur gjithmonė pėr atdhetarizėm e ka thelluar hendekun e mosmarrėveshjeve, si midis popullatės ashtu dhe midis kuadrove dhe intelektualėve, sa qė edhe nė ballafaqime e takime tė ndryshme jashtė politikės reflektohet njė nėnshtrim i madh politikė jashtė ēdo arsyeje. Por nga ana tjetėr dhe politika e matur e shmangies prej konflikteve e BDI-sė dhe z. Ali Ahmeti, pėr fat tė keq, si rezultat i vetėdijes sė ultė tė intelektualėve shqiptare nė Maqedoni, nuk solli ndo njė rezultat pozitiv, por i ēojė shqiptarėt nė humbjen edhe tė atyre tė drejtave qė u fituan prej Marrėveshjes sė Ohrit kur BDI-ja ishte nė qeveri.

    Duke par problemet si mė sipėr, si dhe veprimtaritė dhe qėndrimet politike e z Thaēi dhe z.Ahmeti, nuk besojė qė nė dialogun midis tyre tė ekzistojė mundėsia pėr tė harruar tė kaluarėn e marrėdhėnieve tė kėtyre dy partive dhe tė vet liderėve, pėr ta filluar lojėn nga e para, zero me zero. Nuk besojė se Ali Ahmeti mund tė mbyll sytė para pėrbaltjes sė idealit tė tij me akuzat publike tė z. Thaēi pėr tradhti kombėtare e bėrjen e luftės pėr tė ardhur nė pushtet. Sikurse dhe Menduh Thaēi nuk mund tė gjej kurajėn pėr tė denoncuar tė kaluarėn e tij dhe tė ndryshojė metodėn e tė bėrit politikė, kur dihet qė ėshtė aty ku ėshtė, vetėm nė sajė tė dhunės, vandalizmit dhe pėrdhosjes sė oponentin politik. Ai nuk mund tė mohojė ato qė ka deklaruar kundėr luftės dhe njerėzve qė e bėnė atė, si pėr hir tė shėrbimit qė ka premtuar tu bėjė padronėve tė VMRO-DPMNE-sė ashtu dhe tė avrezionit qė ai ka pėr kėtė periudhė tė lavdishme tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe tė figurės politike shumė dimesionėshe e njerėzore tė Ali Ahmetit. Pėr kėto arsye dilemat e takimit Ahmeti-Thaēi janė tė mėdha si nė drejtim tė rezultatit qė mund tė arrijnė, ashtu dhe tė njė dėshtimit shumė tė mundshėm.

    Pra takimi Ahmeti-Thaēi, nė se do tė zhvillohet nuk besojė se do tė sjellė ndo njė gjė tė re nė marrėdhėniet midis dy partive, por dhe as nė ndryshimin e raporteve tė sotme nacionale tė shqiptarėve me maqedonasit. Ky ndryshim nuk mund tė ndodh si nė planin e korrigjimit tė pėrcaktimeve tė partive pėr njėra tjetrėn, ashtu dhe tė marrėdhėnieve nė parlament dhe nė organet e shtetit si nga pėrcaktimi kundra i qeverisė sė Grujevskit, ashtu dhe tė mundėsisė sė dobėt qė ka PDSH-ja pėr ndryshime nė qėndrimin qeveritar ndaj problemeve kontestuese tė zbatimit tė Marrėveshjes sė Ohrit. PDSH-ja dhe Thaēi nuk mund tė ndryshojnė angazhimin e tyre, por do ti shėrbejnė me sy mbyllur Grujevskit duke bėrė vetėm lepe e peqe. Vetė strukturat e PDSH-sė nga ana tjetėr janė formale nuk kanė personalite me autoritet pėr tė bėrė presion Thaēit pėr njė kthesė historike nė kompozimin e ri tė marrėdhėnieve midis dy partive tė mėdha dhe detyrimisht tė vetė marrėdhėnieve tė shqiptarėve. Vet Thaēi pėr dhjetėra arsye nuk mund tė marrė vendimin e rėndėsishėm pėr tu kthyer shqiptarėve dinjitetin, atė qė ua poshtėrojė me nėpėrkėmbjen e vullnetin e tyre tė lirė, duke u futur nė qeveri nė mėnyrė tė pa merituar pa kushte, e cila ėshtė dhe shkaku kryesor i tensionimit tė marrėdhėnieve midis shqiptarėve nė Maqedoni.

    Kur thuhet ka shanse tė pakta pėr zhvillimin dhe suksesin e takimit, mbahen parasysh problemet e mė sipėrme, por dhe eksperienca e mėparshme e PDSH-sė, vija e saj politike e ngritur mbi kontradikta e mbi prapaskena tė rrėnimit tė kundėrshtarit. Jo pak herė PDSH-ja ka shkelur llafin e dhėnė duke filluar nga largimi prej Kėshillit Koordinues e duke vazhduar me shkeljen e angazhimeve tė marra para gjithė fushatave zgjedhore pėr jo vandalizėm e korrektėsi nė fushatė. Tek Menduh Thaēi nuk ka mbetur asgjė pozitive pėr tė menduar se mund tė arrihet diēka. Nga Thaēi mund tė presėsh prapaskena e pazare tė ngjashme me ato qė bėri kur u bė pjesė e qeveris Grujevski, ndaj pėr hir tė pushtetit dhe interesave tė tij dhe si drejtues i njė politike antikombėtare, mund ti afrojė Ali Ahmetit pazare pėr tė pėrfitua vet e banda e tij. Kurse Ali Ahmeti si idealist i pėrkushtuar ndaj ēėshtjes kombėtare, nuk mund tė mos i parashikoj akrobacitė politike tė Thaēit dhe duke i menduar tė gjitha mund qė nėpėrmjet agjendės aktuale tė zhvillimeve politike ta detyrojė Thaēin tė tėrhiqet nga takimi duke shpikur arsye si di vet ai dhe tė vazhdoj mė tej thellimin e krizėn, qė e ka kapur atė dhe qeverinė ku ai bėnė pjesė.

    Por megjithatė duke ditur se nuk ka problem qė nuk mund tė zgjidhet, besojė se ka njė shans me probabilitet tė vogėl, qė dy liderėt pėr hir tė situatės politike nė tėrė hapėsirat shqiptare tė angazhohen pėr ndryshime nė qėndrimin e ndėrsjellėt tė partive pėr tė ardhmen, duke mbyllur pėr njė kohė dosjet e sė shkuarės. Ky veprim do tė ketė probabilitet nė se takimi do tė pėrgatitet me kujdes nga njerėz autoritar sidomos nga krahu i PDSH-sė tė cilėt duhet tė angazhohen pėr tė korrigjuar gabimin e bėrė qė solli futjen e Maqedonisė nė njė rrugė pa krye. Por dhe politikanėt maqedonas pas gjithė kėtyre dėshtimeve, ndoshta do tė kėrkojnė rrugėn e vėrtet tė njohjes dhe mbijetesės sė Maqedonisė, aq shumė tė kontestuar nga fqinjėt nė shumė drejtime. Pra baza e vėrtet e korrigjimeve ėshtė kompozimi i njė qeverie tjetėr e cila kėrkon zgjuarsi dhe sakrificė. Vetėm kjo zgjidhje i rrit shanset pėr sukses dhe ēon nė uljen nė njė farė mase tė tensionit mes shqiptarė.

    Por duke dėgjuar njoftimet pėr takimin prej tė dy krahėt, ku secila palė jep sinjale propagandistike e “diplomatike” e jo shpresėdhėnėse mbetet tė themi; -Ishalla mbas fjalėve tė Thaēit pėr zbatim tė rregullave kanunore kėtė radhė nuk do tė fshihet primitivizmi i tij, ku nė emėr tė unitetit tė vazhdojė tė diskriminojė shqiptarėt, siē ka bėrė deri tani. Ishalla nga goja e Ali Ahmetit nuk do tė dalė kushti pėr njė falje publike, qė duhet tė kėrkojė Mendu Thaēit pėr dėmet e pa llogaritshme qė ai u ka sjell shqiptarėve, pėrpara se tė takohet me tė. Nė fund tė fundit nė emėr tė sakrificave pėr kėtė unit lind pyetja; - Ēfarė fituan shqiptarėt nė kėta gjashtė vjet duke luftuar pėr ti mbushur mendjen M. Thaēit dhe bashkėpunėtorėve tė tij...!? Por populli ynė thotė; “Bishti i qenit, bisht qeni mbetet nuk drejtohet”.

    Petrit Mėnaj.
    BURIMI I LAJMIT
    HIJA E ZEZĖ

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •