Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    xhamia per qfar grupi arabesh e ke fjalen, diqka me konkretisht.
    Si duket ti ke perzier Islamin me Arabet. Islami nuk eshte kultur e Arabeve o zotni, Islami eshte kultur e muslimaneve. Prandaj duhet ti dallosh disa gjera.
    Arabet i numron ne gishta ne Kosov, kemi aty ktu ndonje qe eshte ne policin e UNMIKUT.
    Ti ne vend qe te hapesh tem per Greket dhe asimilimin e shqiptareve ne jug te Shqipris qe asimilohen dit e per dit ne GREK, ke hapur tem se koti per Arabet.

    Isha duke diskutuar me profesorin e letersis, dhe mesonim jeten e shkrimtarve Shqiptar, dhe ne at rast ishim duke mesuar per Petro Markon, dhe u lidh muhabeti me qytetin e gjirokastres dhe sarandes, dhe profesori papritur me tha : Gjirokastra dhe Saranda nuk jan ne Shqipri; Un me habi ja ktheva: Si mor prof nuk jan ne Shqipri, ato jan qytete te Shqipris i thash; Ma ktheu: Ne hart jan ne territorin e Shqipris mirpo ne fakt jan ne Greqi; Pas kesaj qe me tha, nuk isha ne gjendje tia ktheja as nje fjal me teper.

    Prandaj lej arabet atje ne shkretetir se nuk kemi kurfar problemi me ta, as edhe qe kufizohemi me ata, problem e kemi Greqin, dhe do ta kemi pergjithmon.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  2. #32
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    profesori papritur me tha : Gjirokastra dhe Saranda nuk jan ne Shqipri; Un me habi ja ktheva: Si mor prof nuk jan ne Shqipri, ato jan qytete te Shqipris i thash; Ma ktheu: Ne hart jan ne territorin e Shqipris mirpo ne fakt jan ne Greqi; Pas kesaj qe me tha, nuk isha ne gjendje tia ktheja as nje fjal me teper.
    Thashe dhe une, nga e merni kete edukim?! Po ti , nuk kishe cte theshe nga frika se po te ul ndonje note apo vertet nuk kishe cte theshe?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Thashe dhe une, nga e merni kete edukim?! Po ti , nuk kishe cte theshe nga frika se po te ul ndonje note apo vertet nuk kishe cte theshe?
    hahaha. Jo me te vertet skisha qfar ti thoja, skisha as edhe nje fakt qe ta kundershtoja.

    He me jep ti ndonje fakt qe ato jan te Shqipris te ze ngusht profesorin
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Ne fakt, vete "frika ndaj asimilimit" eshte ne vetvete asimilim. Kjo per faktin se vetem ai shqiptar qe e njeh identitetin shqiptar dhe e ka bere ate per vete, pjese te jetes se tij, vetem ai mund te flasi per "autoktoni" dhe "asimilim". Nuk mund te thuash "une jam i biri i filanit" kur ti nuk trashegon asgje prej babait tend, si ne paraqitje, si ne trashegimine moralo-kulturore.

    Dhe "frika e asimilimit" shfaqet ne shoqerine shqiptare dhe kete forum ne shume forma. Edhe pse format jane te shumellojshme dhe shpesh here diametrialisht te kunderta, ne thelb ato jane e njejta gje. Thelbi e ka emrin krize identiteti. Kriza e identitetit buron nga pyetja e atij femijes te rritur jetim pa nene e pa baba qe duhet ti jape vete pergjigje pyetjes: Cfare do te thote te jesh shqiptar? Kush jane prinderit e mi? Cfare besonin, mendonin, punonin, vleresonin? Keto pyetje jane te rendesishme pasi ndihmojne ate femijen jetim qe te krijoje karakterin dhe identitetin e tij ne liri.

    Format e shfaqjes se "frikes ndaj asimilimit"

    Dikush me lart e shpreh friken ndaj asimilimit serb, dikush tjeter ndaj ndikimit arab, dikush ndaj ndikimit grek, dikush ndaj ndikimit te huaj, dikush ndaj Islamit si fe, dikush ndaj Krishterimit si fe, dikush ndaj "gjuhes letrare shqipe", dikush ndaj perqafimit te kulturave te popujve te zhvilluar ne te cilet shqiptaret jetojne e punojne prej vitesh. Bile ka nga ata qe edhe mburren me "homogjitetin e rraces" dhe "supremacine shqiptare" karshi rracave dhe popujve te tjere te botes. Te gjithe keta, ne nje menyra apo tjeter vertiten rreth boshtit mbi emrin "frike ndaj asimilimi" ku shqiptaret insistojne per ate qe NUK jane, pasi nuk e kane fort te qarte se cfare JANE. Pra kur nuk e di se cfare do te thote te jesh shqiptar, ne pamundesi per te pranuar te verteten e thjeshte qe NUK E DI, mjaftohesh me nje pergjigje te terthorte mbi ate qe NUK je. Kur une e pyes nje shqiptar se cfare je? Ai me pergjigjet "nuk jam grek/serb/turk/rumun/bullgar/islamik/orthodhoks/.... por jam shqiptar."

    Ndryshimi në liri që ngatërrohet për asimilim

    Shpesh lexoj e degjoj shqiptare melankolike per te shkuaren ose me mire te themi, te zhgenjyer nga e tashmja e shoqërisë shqiptare. Ata bëjnë krahasimin e Shqipërisë/Kosovës në të cilën ata vetë ishin rritur, dhe realitetin e sotëm që është transformuar plotësisht. Ashtu sic ka edhe nga ata qe mundohen të krahasojnë atë realitetin që ata kanë shpikur në mendjen e tyre si pjese e vizionit/botëkuptimit të tyre mbi të ardhmen, dhe përballjes me realitetin e sotëm shqiptar që është shumë më ndryshe nga cfare e imagjinonin apo kuptojnë. Rezultati? Shokim i plotë nga ky kontrast i thellë që kthehet në pesimizëm, xhelozi, urrejtje, mohim i vetvetes.

    Të gjitha këto ndodhin pasi shqiptarët nuk arrijnë të kuptojnë plotësisht se cfare do të thotë të jesh i lirë. Të jesh i lirë nuk do të thotë thjeshtë të bësh si të duash, do të thotë që të jesh i përgjegjshëm për jetën tënde dhe të gjitha vendimet që merr ne jetë. Si shtetas/individ i lirë ti përkufizohesh jo nga goja e fqinjit apo të huajit, përkufizohesh nga qëndrimet/veprat/sjelljet e tua si njeri i lirë. Ashtu sic nuk kanë të qartë që të jesh i lirë do të thotë të jesh gjithmonë në ndryshim. Ndryshimin nuk e dikton asnje force e jashtme, ndryshimin e dikton liria e indvidit dhe konsumimi i kësaj lirie nga njerëzit. Dhe nëse në demokraci konstantia është ndryshimi, kjo nuk do të thotë se ndryshimi është gjithmonë pozitiv apo negativ.

    Të shohësh realitetin në sy

    Përpara se të mundohemi që ta kualifikojmë ndryshimin si "asimilim" apo "zhvillim", a nuk do të ishte më mirë që ta shohim realitetin në sy për atë që është dhe jo për atë që do të na pëlqente ne të ishte? Kjo është shumë e rëndësishme pasi të shohësh realitetin në sy do të thotë të dish të bësh dallimin objektiv midis arritjeve dhe problemeve të një shoqërie. Një këndvështrim tjetër për të thënë të njëjtën gjë: të jesh në gjendje të bësh dallimin midis "ndryshimit të vullnetshëm" dhe "ndryshimit të pavullnetshëm", ndryshimit për mirë dhe ndryshimit për keq.

    Ndryshimi i vullnetshëm është ndryshimi i vetëdijshëm i njerëzve që vjen si rezultat i përzgjedhjes së tyre të lirë. Shembuj për këtë: dikush që zgjedh të votojë për X parti politike apo Y kandidat në zgjedhje; dikush që zgjedh të besojë në një besim fetar të caktuar; dikush që zgjedh ta dërgojë fëmijën e tij në shkollën X; dikush që zgjedh të emigrojë me familje në Greqi/Zvicër/Amerikë/Kanda/....

    Ndryshimi i pavullnetshëm është ndryshimi i pavetëdijshëm ose i diktuar me forcë kundër vullnetit të lirë të njerëzve. Shembuj për këtë: dikush që detyrohet të studiojë për gjuhë-letërsi kur pasioni i tij është matematika; dikush që detyrohet të dërgojë fëmijët në një konvikt fetar pasi është shumë i varfër për ti ushqyer e rritur vetë; dikush që të imponohet me forcë ose me privilegje ligjore/ekonomike që të heqësh dorë me pahir nga besimi yt fetar; dikush që diskriminohet vetëm e vetëm se është shtetas minoritar me një trashëgimi etnike të caktuar, etj.

    Dëshira për të mësuar të vërtetën dhe rruga drejt dijes

    Hapesi i temes me lart beson se dy forcat asimiluese ne Kosove jane "rryma serbe" dhe "rryma arabe". Une do ta kundërshtoja këtë observim duke sjellë atë observimin tjetër ndryshe timin: Rryma më e madhe asimiluese në Kosovë është injoranca. Kjo shfaqet ne shkallën e lartë të analfabetizmit që mbretëron në Kosovë, shfaqet tek rezistenca që i bëhet dijes në zonat rurale të Kosovës ku vajzave të reja u mohoet arsimi, duket tek dhuna qe ushtrohet ne familje, në menyre të vecantë ndaj grave e fëmijëve, duket tek rezistenca që i bëhet dijes dhe zhvillimit vetëm e vetëm pasi ajo nuk është "shqiptare" apo "kosovare".

    Dhe realiteti shqiptar matanë kufirit në Shqipëri nuk është shumë ndryshe nga ai i Kosovës. Mjafton të hapësh faqet e shtypit apo ekranet e televizionëve për tu njohur me shkallën e varfërisë shpirtërore dhe prapambetjes kulturore që ka pllakosur familjen dhe mbarë shoqërinë. Shumë kush mund të ndihet i "ofenduar" kur lexon këto observime të mia, por kjo është pikërisht ajo që unë e quaj "ta shohësh realitetin në sy". Ata që ofendohen janë ata që janë ose naivë ose indiferente ose ata që bëjnë një vesh shurdh e një sy qorr përpara realitetit shqiptar per hir të mbajtjes gjallë të "realitetit të shpikur rozë" në mendjet e tyre.

    Ku dallon asimilimi nga zhvillimi?

    Shumica e njerëzve bëjnë gabimin që zhvillimin ta fusin në thesin e asimilimit. Parimi që ndjekin është i thjeshtë: "po nuk është shqiptar si unë, është i asimiluar". Nëse një emigrant shqiptar në Greqi mëson greqisht, shkon në shkollë apo punon në Greqi prej vitesh, kjo nuk matet si zhvillim por si asimilim. Është më mirë që ai emigranti të dergjet në fshatin apo qytetin e tij në Shqipëri apo Kosovë pa mundësi punësimi/arsimimi/zhvillimi se sa të shkoje emigrant në një vend të huaj. Nëse një emigrant tjetër në Belgjikë merr nënshtetësinë belge pas 1 dekade si emigrant atje, ky "tradhëtoi Atdheun" edhe pse "tradhëtia" e punës së tij mban me buke familjen e tij që ka lënë pas në Kosovë apo Shqipëri. Nëse një sportist i talentuar shqiptar arrin potencialin e tij të plotë duke konkurruar për një shtet tjetër nga ai shqiptar, edhe ky është "tradhëtar" edhe pse po të kish qëndruar në vendin e tij ai do të vazhdonte të ishte një sportist medioker pa asnjë shans për të avancuar. Nëse një shqiptaro-amerikan me famë botërore merr një cmim ndërkombëtar, ai percmohet pasi "nuk di të flasi shqip e ka lindur në Amerikë".

    Nuk e ka emrin "asimilim" te punosh e kerkosh te ndertosh nje jete me te mire per familjen tende dhe per femijet e tu, perkundrazi, e ka emrin zhvillim. Nuk eshte asimilim te respektosh te drejten e minoritarit qe te ruaje kulturen dhe identitetin e vete etnik, asimilim eshte te mundohesh ti shesesh te gjithe shqiptaret 100% te tille edhe kur keta nuk jane te tille. Nuk eshte asimilim te shikosh se si shqiptaret zgjedhin te besojne apo te heqin dore fare nga cdo besim, apo te konvertohen nga nje besim ne nje tjeter ne liri te plote. Asimilim eshte kur dikush te numeron si besimtar i nje komuniteti te caktuar fetar kur ti nuk je i tille ose kur dikush perpiqet te te mbushi mendjen se pse nuk duhet te besosh ate besim qe ti ke zgjedhur me vullnet te lire. Nuk eshte asimilim te mesosh nga eksperienca e punes krah per krah atij grekut/serbit/italianit/maqedonit/amerikanit/zvicerianit/gjermanit, dhe kete eksperience ta importosh edhe ne vendin tend. Nuk eshte asimilim kur shikon se si femijet e tu shkollohen ne gjuhen shqipe dhe mbarojne ate shkolle qe ti si prind nuk pate fatin ta mbarosh. Me shume se kurre, shoqeria shqiptare ka nevoje per intelektuale te rinj qe jane investimi me i madh per nje te ardhme me te mire dhe misherimi i epokes se lirise ne te cilen jetojme.

    Epoka e lirise ne te cilen jetojme duket pare si shansi me i madh historik per ne shqiptaret jo thjeshte per te krijuar shtete te lira e te pavarura, por edhe si epoka ne te cilen ne jemi te lire te kerkojme dhe gjejme me vetemohim identitetin e humbur shqiptar. Mbase dikush do te dali e do te thote se ende kemi me shume pyetje se sa pergjigje, por une do te thosha qe ndryshimi i madh per mire qe ka ndodhur eshte se tashme keto pyetje nuk presin qe te marrin pergjigje nga te huaj, keto pyetje presin pergjigje nga vete ne. Dhe si shtetas te lire ne epoken e lirise qe po jetojme, maksimumi qe ne japim per ruajtjen e trashegimise kulturore shqiptare matet vetem me nje meter: mendimin e lire dhe shembullin e jetes ne liri te secilit prej nesh. Eshte ky mendim i lire dhe ky shembull i jetes se gjithesecilit prej nesh qe ben qe edhe shoqeria shqiptare te eci perpara apo mbrapa.

    Albo

  5. #35
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    hahaha. Jo me te vertet skisha qfar ti thoja, skisha as edhe nje fakt qe ta kundershtoja.

    He me jep ti ndonje fakt qe ato jan te Shqipris te ze ngusht profesorin
    Cfare te te them un o celyy?! Kur dhe vete profesori juaj eshte i bindur se keto 2 qytete jane ne Greqi, dhe ti nuk paske asnje fakt qe keto jane ne Shqiperi... eshte e kote te te mbush mendjen.
    Por , kot sa per kureshtje, c'fare faktesh perdor profesori per te mbrojtur variantin e tij?? apo as per kete nuk e vrave mendjen? Apo te pelqeu reagimi i "profesorit"?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    E ceka me lart, Greqia po punon nat e dit te asimiloj shqiptaret ne ato qytete duke perdor mjete te ndryshme, duke filluar nga dhenia e penzioneve, pastaj duke derguar Janullatosa etc etc.
    Pastaj ajo qe me brejti ishte se emrin e Petro Markos e kishin ndryshuar greket, per ta bere at Grek, emri i tij ishte Pjeter mos gabohem, tme korigjoj dikush.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ja e mesova dhe nje gje te re,
    gjirokastra dhe saranda nuk jane me shqiptare.
    rrofsh celyy na ndriçove.

  8. #38
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    E ceka me lart, Greqia po punon nat e dit te asimiloj shqiptaret ne ato qytete duke perdor mjete te ndryshme, duke filluar nga dhenia e penzioneve, pastaj duke derguar Janullatosa etc etc.
    Pastaj ajo qe me brejti ishte se emrin e Petro Markos e kishin ndryshuar greket, per ta bere at Grek, emri i tij ishte Pjeter mos gabohem, tme korigjoj dikush.
    Sot nuk te asimilon me njeri!!!! o celyy....lol
    Sot ka vetem kthim ne indentitet ose njeriu vetquhet ashtu sic e ndien! Asimilim eshte dicka e pamundshe ne ditet moderne.

    Emrin e petro markos, nuk e ndryshoi greku por ai vete, e beri petros markos... per ne shqiptaret eshte ndryshim emri, per greket eshte thjesht nje artikulim i emrit... pune gramatike me mer vesh...lol
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Dot vije dita kur edhe Greqia dot jet ne gjendjen sikur sot qe esht Serbia, se shum mir duket se Greku ka kthy syt kah Rusija, ndersa miqt tan amerikanet dot na ndihmojn neve per ceshtjen ton te Chameris, edhe ne dot fitojm , plus edhe amerikant dot fitojn shkatrrimin e Greqis Ku*v, uh sa e urrej ket shtet, lutem qe tja kthejm per gjith ato padrejtsi qe na kan ber gjat gjith historis, mendoj se drejtsia dot vije ne vend, dhe do te ja kthejm DYFISH per mundimet qe na kan dhen. Ndersa ato tradhtart qe e ndjejn veten grek do tja japim denimin ne sheshin Skenderbe

  10. #40
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga tartar Lexo Postimin
    me fal per keqkuptimin:

    do te thonja here tjera kur te hapesh teme te re te definosh mire fjalet se si i mendon ato.
    Kur shkruan per asimilimin mendoja se te dhemb tek shqiptarizmi dhe jo muslimanizmi turk.
    pra ti ke hall qe te mos zhduket turko-muslimanizmi ne kosove.
    Keta shkronjat e medha qe je musliman e morra vesh nje gje te tille.humb edhe une kohe kot me kot ketu.
    sorry
    Jo ore sa i menqur qe qenke mor djal a vajze spo e di . Po te me dhimte per arab nuk do te isha futur fare ne forum shqiptar .
    Jo un humb kohe me ty qe nuk kupton fare

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lobi sërb kundër pavarësisë së Kosovës
    Nga Jarina në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 11:12
  2. USAID: Kosova, potencial i madh ekonomik
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 16:25
  3. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  4. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •