OKB.-ja është fajtore për ngatresat përkitazi me pavarësimin e Kosovës nga
Sërbia.Me dashje ose me padashje,OKB.e pengon zgjidhjen e problemit të
Kosovës dy-milionëshe,sepse në rezolutën 1244 ua la hapët dyerët Sërbisë e Rusisë që të futin hundët në këtë problem të OKB.-s.duke u bazua n'atë rezolutë.
NATO,sulmoi okupatorin genocidist sërb në Kosovën e dhunuar për të mbrojtë
paqen e rendin demokratik në Ballkanin e trazuar nga ekstranacionalizmi sërb.
Realisht,NATO me forcë shpëtoi dy milionë shqiptarët nga shfarrosja.OKB.-ja,në
nji farë mënyre,e okupoi Kosovën dhe si mund ta linte të lirë e valid sovranitetin
e Sërbisë humbëse në Kosovë?!
OKB.-ja me rezolutën 1244 të papërsosun i ka sjellë telashe edhe vetvetes,
sepse nji okupatori genocidist të mundun në luftë,zakonisht,nuk i lihet asnji e drejtë mbi teritorin e humbun në luftë.
OKB.-ja,pra,më përpara duhet ta çliron vetveten nga ngatresa që ka krijua vetë
me rezolutën 1244 e mandej të pastron hesap me teritorin e fituar (Kosovën)
Pa e abrogua atë rezolutë famëkeqe 1244,OKB.-ja do të ketë probleme dhe
pasoja të tjera për vete.
E si mund të abrogohet rezoluta 1244,për atë e kanë deryrë e përgjegjësi,ata
që në 1999-ën e sollën atë rezolutë.
Kjo rezolutë,mendoj,është çelësi i krejt problemin,edhe i Kosovës edhe i OKB-s
prandaj ai çelës duhet të rrotullohet nga e kundërta e bravës së rezolutës
1244 dhe të çelet shtegu i zgjidhjes së problemit.
Prof.Dr.Fehim Reçani
Krijoni Kontakt