Sot per italianet rumunet jane me te frikshem se shqiptaret athere pse:
-Jane 22 milion. Aktualisht ne Itali jane te rregullt 600.000 rumune (1/6 e te gjithe te huejve) e ardhjet ne vitin e fundit jane disa fishi i tjereve e ne rritje.
-Kane nje perqindje te madhe romesh qe ne Itali ndertojne geto barakash jashte kontrollit tue jetue mes mizerjes e tue u marre me vjedhje e tue detyrue femijet me lype e me grabite.
-Jane ne BE, keshtu qe s'kane pengesa per me shkue ne Itali.
-Deri tash ishte e pamujtun perjashtimi (me qe ishin pjese e BE).
-Ndersa krimi shqiptar ishte kryesisht i nji profili, krimi rumun shtrihet ne gjitha fushat qe prej droges e prostitucionit te vjedhjet e sofistikueme elektronike.
-Ne te pergjithshmen e krimeve, aktualisht perqindja e atyne te kryeme prej rumuneve asht shume e nalte (kjo edhe per % e nalte ne te pergjithshmen e te huejve).
Por edhe per efektin Veltroni:
Krimi u krye ne Rome ku kryetar bashkie asht Walter Veltroni. Si nji ishkomunist ai e perdor mire propaganden. Ka vite qe propaganda krijon figuren e tij tue krijue nji luster me festivale filmash e miliarda te harxhuem per fasaden, kurse ne jeten e perditeshme s'kishte as llampa ndriçimi ne rrugen ku u ba krimi. Shuma te stermedhaja harxhon bashkia e Romes per me krijue Veltronin idhull e s'ka pare e as interes per me ba ate qe nji bashki e ka per detyre per qytetaret e vet.
Per ma teper ne zgjedhjet e fundit mes se majtes, Veltroni u zgjodh kryetari i PD (partia qe grumbullon ne nji partite kryesore te se majtes). Si i tille asht ne fakt "kryeminister" i Italise, ndersa Prodi asht vetem si figure. Krimi i kryem ne Rome (qe i prishte reklamen Veltronit) u vu menjihere ne qender te vemendjes tue ngjalle edhe zemerimin e disa kryetareve te bashkive ne veri te Italise, zani i te cileve as qe ishte ndie ne rrethana te peraferta. Kjo ban qe ngjarja e ndodhun ne Rome me pase reagim te menjihershem mbasi Veltroni asht mbi qeverine. Ministri i brendshem nuk ishte per ligj special, Veltroni e kerkoi e u ba per nji dite.
Krijoni Kontakt