Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    [QUOTE=ARIANI_TB;1741496]
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu Lexo Postimin
    pa lekė mbesin sot vetėm ata qė nuk dinė tė vjedhin...
    QUOTE]



    Qesharake kjo qe thua ti, po nese ban me na treguar ku kane shkuar te gjitha ato te holla qe Bukoshi si ish kryeminister ne egzil i mbloshi nga 3% qe populli i Kosoves i jepte ne ate kohe.
    Thjeshtė, tė hollat janė mbledhur nga maji 1992(nė formė retroaktive prej 1 janarit 1992) dhe janė shpenzuar pėr tė mbajtur arsimtarėt qė dikur jetonin mė mirė se sot dhe nuk hynin asnjėherė nė grevė. Ėshtė financuar shėndetėsia, Presidenca dhe ministritė e ndryshme.60 milione DM janė investuar pėr aktivitete ushtarake dhe nja 65 tė tjera janė investuar pėrmes UFORK_ut pėr rindėrtimin e Kosovės, pas luftės. Aty ka pasė edhe pak gabime por ato janė nė llogari tė Naser Osmanit e Shpend Tėrdevės e jo tė Bukoshit.
    Pėr 9 vite gjithsejt janė mbledhur rreth 270 milionė DM tė atėhershme ose 15 milione euro nė vit me tė cilat populli ka jetuar mė mirė se sot qė buxheti ėshte mbi 700 milionė Euro nė vit ose 50 herė mė i madh.
    Nėse nuk mė beson mua mund ti pyesni arsimtarėt qė dikur janė financuar nga ky buxhet. Kanė qenė rreth 22.000 tė tillė dhe rroga ka qene dikund 100 DM nė muaj. 43% i ka dhėnė Qeveria nė ekzil ndėrsa 57% Kėshillat e Financimit brenda nė Kosovė...
    P.S.
    Vendi i tij gjithmonė ka qenė nė LDK por ishin krimbat si Merovci, Tahiri(Edita) e tė tjerė qė nė njė kohė shumė tė papėrshtatshme me babėzinė e tyre valutore ēuan nė njė konflikt nė linjėn Presidencė-Kryeministri. Ata qė pas luftės, pra, ikėn ku mundėn....
    Doni mė pėr Behlulin?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 05-11-2007 mė 14:41 Arsyeja: Post scriptum

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Heroi juaj nuk ėshtė mė
    Pamundėsia pėr tė ofruar diēka tė re, ka nxitur disa nga kokat aktuale tė LDK’sė tė thėrrasin pėr sė vdekuri edhe njė herė heroin e saj, Ibrahim Rugovėn

    Nga Ilir Mirena mė 07.04.2009 nė ora 13:00
    Pa vetėdije, por i zgjuar! Nėse njė personi njė gjendje e tillė i zgjatė mė shumė se disa javė, atėherė, ajo pėrshkruhet si gjendje vegjetative konstante.

    Ėshtė i njohur rasti Terry Schiavo nė SHBA. Me njė pėrshkrim tė tillė, pėrmes njė tubi ushqyes, ajo ishte mbajtur nė jetė pėr mese shtatė vjet, derisa nė vitin 2005, pas shumė debateve nė mbarė botėn, asaj i ishte hequr tubi ushqyes. Pak ditė mė vonė, ajo kishte vdekur.

    Nėse provojmė qė kėtė pėrshkrim ta pėrdorim edhe pėr organizatat politike, atėherė askujt mė mirė se sa Lidhjes Demokratike tė Kosovės nuk do t’i rrinte kjo diagnozė. Partia e dytė pėr nga numri i votuesve ėshtė nė njė gjendje vegjetative konstante. Tubi ushqyes pėr tė, mund tė thuhet se mbetet ende personaliteti i Ibrahim Rugovės.

    E ndarė nė dysh. Pa kryetar legjitim. Me ikje tė kuadrove mė tė larta (ikja e njeriut i cili para pesė muajsh ishte shefi ekzekutiv me detyrė tė posaēme reformimin e brendshėm tė partisė, Blerim Kuēit). Pastaj, me mospėrshtatje me vendin e dytė nė skenėn politike - vendi i dytė ėshtė humbėsi i parė, apo jo? Pa kuadro premtuese dhe nė duar pothuajse-pensionistėsh. Me pamundėsi pėr tė ofruar diēka tė re dhe rėnie konstante tė kredibilitetit politik.

    Tė gjitha kėto kanė nxitur disa nga kokat aktuale tė LDK’sė tė thėrrasin pėr sė vdekuri edhe njė herė heroin dhe themeluesin e saj, Ibrahim Rugova.

    Rikthimi i konferencės famoze tė sė premteve, insistimi nė trashėgiminė e “filozofisė politike” tė tij dhe sė fundi ideja e ēuditshme, deri nė keqardhje, pėr tė emėrtuar autostradėn ende tė papėrfunduar Kukės - Durrės me emrin e tij, e bėnė emrin e Rugovės sėrish pjesė tė muhabeteve tona tė pėrditshme.

    Me mungesėn e prodhimit tė ideve tė reja pėr reformimin e partisė dhe krijimin e gjeneratės sė re tė udhėheqėsve partiakė, LDK sot mbetet peng nė duar tė udhėheqėsve tė tipit tė hokatarit plak, Eqrem Kryeziu. Streha e shpėtimit nga kolapsi kėrkohet nė simbolikėn e famshme tė instaluar pėr nja dhjetė vjet nga ish-Presidenti Rugova.

    Mė tej, as nuk kanė mundur as nuk kanė ditur tė reformojnė LDK’nė. Reforma kėrkon personalitete qė do tė marrin pėrsipėr dėshtimin apo suksesin e tyre. Cili ėshtė reformatori i LDK’sė? Le ta gjejė secili qė i bie ndėrmend ndonjė emėr.

    Sidoqoftė, nuk ėshtė vetėm LDK qė kėrkon hise nga trashėgimia politike e Rugovės.

    Nexhat Daci, kryetar i fraksionit tė ndarė tė LDK’sė, Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, nė njė intervistė nė numrin e djeshėm nė ‘Epoka e Re’ thotė se shkencėrisht dhe me dokumente e ka filozofinė e Rugovės! Pashmangshėm, pa tė ardhme si parti politike, edhe Dacit i duhet tė shpikė posedimin e tapive tė tilla filozofike!

    Jo rrallė, edhe drejtues tė lartė tė Partisė Demokratike, ish-rivalė tė pėrbetuar e tani partnerė nė koalicion, janė tė kujdesshėm qė kohė pas kohe tė vendosin ndonjė lule dhe pėrkulen pranė varrit tė Rugovės.

    Mė sofistikueshėm elektoratit tė shkapėrderdhur tė LDK’sė i ėshtė qasur, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Duke e kuptuar humbėtirėn nė tė cilėn janė dėrguar votuesit e LDK’sė, liderė tė AAK’sė, pėrmes figurave mė periferike tė LDK’sė, qoftė tė gjalla qoftė tė vdekura, synojnė tė mbledhin material nga rrėnojat e LDK’sė. Aderimi i Blerim Kuqit, nderimi ndaj dėshmorėve tė famshėm - tė cilėt LDK dikur i kishte uzurpuar - gradualisht mund tė tėrheqin simpatinė e votuesve tė ēorientuar tė LDK’sė drejt AAK’sė.

    Me ndonjė dallim nuancial, figurės sė Lidhjes i ėshtė qasur gjithė spektri politik. Dallojnė pėr nga pėrkushtimi ndaj figurės sė tij, partitė qė janė nė kriza tė thella. Sa mė e thellė kriza, aq mė i madh nderimi pėr presidentin e vdekur. Mjerueshėm duhet ta kenė gjendjen ato parti qė platformėn e tyre politike e vendosnin mbi rrasa varri tė figurave historike.

    Pėrderisa nga tubi i tij ushqyes mundohen tė mbesin nė jetėn politike tė gjithė, tash i vdekur fizikisht, ai mė nuk ngjallė as mėrinė e armiqve tė tij tė dikurshėm. Nė gjithė kėtė garė pėr pronėsi tė figurės sė tij, harrohet diēka esenciale: se Ibrahim Rugova mė nuk sjell vota.

    Kėsaj duhet shtuar edhe ndryshimin e elektoratit. Nuk ėshtė mė ai qė ishte. Dikur i parashikueshėm brenda njė sistemi pak a shumė stabil nė skenėn e partive politike, elektorati mė nuk ėshtė ashtu. Masės sė madhe tė votuesve qė nuk duan tė shohin kutitė e votimeve shkaku i ofertės sė varfėr qė u ofrohet, duhet shtuar edhe ata qė vrapojnė pas partive miniaturale. Duke mos pėrfillur kėto fakte, fokusi i disa partive parlamentare, posaēėrisht LDK’sė, mbetet tek figura e Rugovės.

    Ėshtė e njohur legjenda pėr varrin e Skėnderbeut. Pas ardhjes sė turqve, varri i tij ishte hapur, dhe ushtarė osmanė kishin marrė copėza tė eshtrave tė tij, pėr tė marrė pak nga trimėria e tij, e pak nga lavdia e tij.

    Ata qė thirren nė emėr tė Rugovės, nėse nuk u ndalet turri, mund tė ndodhė ta zhvarrosin atė. Jo pėr ta marr diēka nga fama e tij, por sa pėr tė marr njė copė pushtet.
    Kokave tė lodhura tė tyre duhet sqaruar diēka njėherė e mirė: Heroi juaj ėshtė i vdekur. Ai ėshtė vetėm nė kokat tuaja. Gjithēka tjetėr tash ėshtė nė duart tuaja. Shpikeni njė Rugovė tjetėr!

    Nėse nuk ofroni shanse, shuarjen e keni tė paevitueshme. Vetėm se ndoshta tė lehtė dhe padhimbje. Lexoni sondazhet.

    Ėshtė njė thėnie se vetėm tė vdekurit shohin fundin e luftės. Nga ajo qė shohim, besoj se vetėm Rugova ishte ai qė ka parė fundin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe gjithė partive qė do tė thėrriten nė emrin e tij.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. AC Milan - Djajte Kuq & Zi ne sezonin 2008-09
    Nga beerti nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 504
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 19:24
  3. Bota po kthehet drejtė.A kam tė drejtė?
    Nga ILMGAP nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2009, 12:26
  4. Bujar Bukoshi: Berisha theu embargon, por e beri per Kosoven
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 18:05
  5. Bukoshi akuzon qeverinė pėr korrupsion dhe struktura mafioze
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 31-01-2005, 16:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •