Bukoshi: Korrupsioni ėshtė armiku ynė kombėtar
Nga Tema
Intervistė me ish- kryeministrin, Bujar Bukoshi, tashmė kandidat i LDK
Ēfarė nėnkupton rikthimi juaj nė partinė e vjetėr nė LDK, por si njė lider i PREK? Ku shihen kėtu pėrparėsitė nė raport me partitė e tjera?
Ėshtė njė hap natyral nė karrierėn politike. Vendimi pėr tė konkurruar nėn siglėn e LDK, nuk ka qenė proces pėrsiatjeje. Ka qenė mendimi i parė i natyrshėm qė mė ka lindur nė mendje, kur u pa nevoja e njė koalicioni. Historia ime politike, por dhe e kolegėve tė mi ėshtė histori e LDK. Arsyet, pėrse ne qėndruam vitet e fundit jashtė saj, mendoj se nuk ekzistojnė mė. Ato kanė qenė mė shumė probleme tė mungesės sė rregullave dhe njė revanshi tė pakuptimtė tė grupeve brenda LDK pėr tė dominuar LDK, duke mos llogaritur shumė kontributet e tyre personale dhe vlerat politike. Por, klima qė kam gjetur te lidershipi aktual i LDK, duket se premton njė rikthim te vlerat historike tė LDK dhe kontributin e saj politik nė Kosovė. Nė fund, kur tė gjithė tė jemi larguar nga politika, do tė kthejmė kokėn pas tė shikojmė gjurmėt qė kemi lėnė. Askush nuk ka aq fuqi sa tė blejė tė shkuarėn e vet. Historia politike e LDK dhe ajo ēfarė ajo ka bėrė pėr tė hedhur themelet e shtetėsisė sė Kosovės, ėshtė pėrparėsia absolute qė ka ajo ndaj ēdo grupimi politik nė Kosovė. Ata qė themeluan LDK, ata qė filluan tė ndėrtojnė ditė pas dite mėvetėsinė e Kosovės, janė memoria politike e shtetėsisė sė Kosovės. Qofshin anėtarė tė LDK apo intelektualė tė lirė nė profesionet e tyre, ata janė identikiti i parė i asaj qė mund tė quhet fillim i shtetėsisė nė Kosovė. Dhe 18 vjet mė pas, kur shqiptarėt janė te dyert e pavarėsisė, nuk ka vlerė mė tė madhe se sa tė prekėsh me dorė atė qė ke filluar ta ndėrtosh dy dekada mė parė.
Si e shikoni formulėn e partive nė koalicione? A mendoni se pas zgjedhjeve do tė ketė fitore absolute tė ndonjė partie apo njė pėrfshirje mė tė gjerė nė qeverisje?
Ka njė strukturim natyral tė koalicioneve, edhe pse nė Kosovė ende nuk kemi njė diferencim natyral tė spektrit politik. E djathta e qendrės pėrfaqėsohet nga LDK dhe elementet politike rrotull saj, por e majta ka probleme. Ajo ekziston nė Kosovė, por ėshtė e shpėrndarė, jo aq mbi atributet politike tė sė majtės, por mbi baza krahinore dhe klanore. Nė kėtė kontekst, do tė gjykoja se ndarja do ta lėrė tė majtėn nė Kosovė ende larg organizimit politik dhe do ta mbajė tė mbėrthyer pas liderėve tė rinj, tė cilėt janė tė kompleksuar nga ideja qė udhėheqin parti tė majta. Partitė e majta nė gjithė botėn shquhen pėr lidership, por jo pėr liderė, shquhen pėr shumė zėra dhe jo pėr njė zė. Nė Kosovė ėshtė e kundėrta. Partitė e majta kanė liderė, por jo lidership, kurse LDK tashmė ka lidership qė pėrpiqet tė mbajė peshėn qė ka lėnė presidenti Rugova. Kėto besoj janė vėshtirėsi tė natyrshme tė diferencimeve politike nė Kosovė, deri nė momentin qė tė kemi njė evolim normal tė skenės politike.
Jeni politikan dhe aktivist i hershėm i ndėrtimit tė profilit shtetėror tė Kosovės. Si e shikoni gjendjen aktuale, me syrin e atėhershėm, satisfaksionet dhe antisatisfaksionet?
Mendoj se Kosova ka plot probleme pėrpara, por kur mendon se pėr dy dekada ia ka dalė tė mbėrrijė nė dyert e pavarėsisė, mendoj se ska arsye tė ulim kokėn dhe tė jemi tė dėshpėruar. Natyrisht, shumė gjėra mund tė bėheshin dhe ndryshe, por nuk duhet tė humbasim kohė tė gjykojmė pėr taktikat qė duhet tė kishim ndjekur. Strategjia jonė pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė sot njė problem ndėrkombėtar dhe ne duhet tė ndjehemi krenarė pėr kėtė. Natyrisht, 18 vjet mė parė, kur Kosovės i kufizohej dhe ajo pak autonomi qė kishte, kėto zhvillime ishin tė papėrfytyrueshme. Ēdo gjė qė na ka trishtuar kėto dy dekada ėshtė shumė e vogėl pėrballė shanseve qė ka pėrpara shoqėria e Kosovės tani.
Zgjedhjet e nėntorit, tė tri niveleve, do tė fuqizojnė lidershipin politik tė Kosovės edhe nė raport me faktorin ndėrkombėtar. A mendoni se administrata vendore do tė jetė mė e pėrgjegjshme pas kėsaj periudhe?
Mendoj se ka plot arsye tė shpresojmė se do tė qeverisim mė mirė. Dualiteti i pushtetit dhe ndarja e pėrgjegjėsisė me faktorin ndėrkombėtar ka dėmtuar demokracinė funksionale nė Kosovė. Shumė liderė vendorė kanė fshehur paaftėsinė e tyre, duke fajėsuar UNMIK dhe shumė zyrtarė ndėrkombėtarė kanė maskuar gafat e tyre dhe tendenca tė tjera negative, duke iua veshur fajin shqiptarėve. Fuqizimi i pushtetit tek administrata vendore duhet parė mbi tė gjitha si pėrgjegjėsi pėr tė verifikuar veten tonė. Mendoj se do tia dalim. Pėr fat tė mirė, shumė nga kandidatėt konkurrentė janė kapacitete tė provuara tė Kosovės. Dua tė them me kėtė rast, se oferta e LDK pėr Prishtinėn, Isa Mustafa, ėshtė njė emėr qė ka dhėnė prova qė di tė drejtojė buxhetin e Kosovės pėr vite tė tėra dhe tė mbajė nė kėmbė shtetėsinė e Kosovės, nė kushte qė as nė filmat e Hollivudit nuk mund tė imagjinohet.
Ēfarė do t`i ofronit qytetarėve, po tė fitonit ju? Ku do tė pėrqendrohej ekskluzivisht puna juaj?
Unė nuk jam nė garė pėr ndonjė fitore personale. Jam nė garė si njė kandidat pėr deputet i listės sė LDK dhe si i tillė, duke shpresuar se jemi partia fituese, ju garantoj qytetarėve sigurinė se do tė jem zėri i tyre nė pushtetin e LDK. E them kėtė me garancitė e politikanit qė i dhemb trashėgima politike e LDK dhe e gėzojnė dhe hidhėrojnė fitoret apo humbjet e saj. Qytetarėt e Kosovės do tė kenė te mandati im, ēelėsin pėr tė qenė pjesė e pushtetit tė LDK dhe mbi tė gjitha, tė kenė tė drejtėn e kontrollit mbi tė. Ēdo pushtet ka nevojė pėr kontroll dhe ēdo vlerė politike qė i dhimbset Kosova, i bėn mirė politikės nė Kosovė. Sistemi ynė elektoral ėshtė i tillė qė, megjithėse unė mund tė identifikohem si deputet i njė zone, ka tė drejtė tė votojė ēdo qytetar i Kosovės. Pėr kėtė arsye, ne detyrohemi tė jemi mirėnjohės ndaj tė gjithėve dhe ti respektojmė tė gjithė.
Qytetarėt kanė pritur shumė pėr kurorėzimin e pavarėsisė. Pėrkundėr paralajmėrimeve tė shumta, kjo ende nuk ka ndodhur. Sa ėshtė obliguese qė parlamenti i Kosovės ti dalė borxhit qytetarėve tė tyre pėr tė shpallur pavarėsinė, apo duhet tė pritet ende pėr kėtė?
Mendoj se ky parlament qė del nga kėto zgjedhje do tė jetė parlamenti qė do ta shpallė pavarėsinė e Kosovės. Kjo jo vetėm pėr meritė tė tij, por dhe pėr krijimin e kushteve ndėrkombėtare. Nė kėtė rast, mendoj se ėshtė gabim tė bėsh fushatė dhe politikė me pavarėsinė, por, nga ana tjetėr, nuk mund tė shkojmė drejt pavarėsisė me njė politikė kulisash. Beteja pėr pavarėsinė ėshtė e vetmja betejė politike qė ka Kosova dhe ne nuk duhet ti shmangemi asaj pėr koniuktura. Unė jam i bindur, se ky parlament do ti japė Kosovės pavarėsinė zyrtare.
Lidershipi politik ka qenė i dhėnė mė tepėr kah politikat qiellore pėr anėtarėsim nė NATO, OKB, nė BE etj., dhe janė lėnė pasdore politikat social-ekonomike, kur vendi po hyn nė njė krizė tė thellė. A ka qenė e mundur tė bėhet mė shumė pėr qytetarėt nė kėtė aspekt, pėrkundėr buxhetit tė limituar qė ka vendi?
Problemi i buxhetit tė Kosovės dhe qeverisjes sė Kosovės ėshtė njė dimension themelor, i cili mė shumė se nga buxheti i vogėl ėshtė dėmtuar nga abuzimet e mėdha. Mendoj se korrupsioni ėshtė njė sėmundje primitive, qė, nėse nuk e godasim qysh nė fillim, do tė mbetemi peng i tij. Asgjė mė shumė sesa korrupsioni nuk dėmton ngritjen e shtetit tė Kosovės dhe fuqizimin e tij. Ai ėshtė armiku ynė mė i madh kombėtar, pasi ėshtė ndryshku qė mund tė gėrryejė konstruksionin e parė tė hekurit qė do tė hedhim pėr shtetin e Kosovės. Buxhetin e Kosovės e fuqizojnė idetė dhe projektet nė ndihmė tė qytetarėve, sado i limtuar qė tė jetė ai. Njė vend qeveriset me ide dhe projekte. Paratė gjenden gjithkund. Por, nėse paratė e limitara tė buxhetit tė shtetit i pėrdorin njerėz pa ide dhe pa pėrgjegjėsi politike, atėhere ai buxhet bėhet dhe mė i vogėl se ēėshtė dhe mė i rrezikshėm pėr Kosovėn sesa armiqtė e saj tė jashtėm. Qeverisja e Kosovės ndryshe nga qeverisja e Austrisė, Italisė, apo Shqipėrisė, ėshtė provė pėr shtetin e Kosovės dhe gjithė rreziqet e dėshtimit tė saj janė rreziqe kombėtare. Korrupsioni ėshtė armiku ynė i parė kombėtar, i verfikuar nė mes tė Prishtinės.
Jeni nė koalicion me LDK. A keni bėrė pėrzgjedhjen e posteve, para se tė nėnshkruanit kėtė marrėveshje koalicioni?
Nuk kam ardhur nė LDK me kontratė. Jam kthyer nė shtėpinė time si i barabartė mes tė barabartėve. Nuk iu kam vėnė dhe nuk mė kanė vėnė asnjė kusht. Ka qenė njė bisedė dyminutėshe dhe jam ndjerė si nė shtėpinė time. Nuk po konkurroj pėr tė marrė poste dhe grada, por pėr ti ofruar sė bashku me kolegėt e mi vlerat tona politike kėtij koalicioni, qė janė vlera tė formuara nėn siglėn e LDK.
Si politikan me jetė tė gjatė diplomatike, ēfarė do tė ndryshonit nė udhėheqjen e tanishme politike, apo cilat pėrvoja do ti ofronit skenės politike?
Politika e Kosovės ka nevojė pėr mė shumė realizėm dhe transparencė me qytetarėt pėr njė betejė tė hekurt kundėr korrupsionit dhe mbi tė gjitha, pėr njė brez tė ri qė tė gjenerojė idetė dhe frymėn perėndimore nė politikėn e Kosovės. Ėshtė trishtim i madh, nėse politika nė Kosovė mbahet peng e krahinarizmit, klaneve fisnore dhe grupeve banditeske. Ne duhet ta shkėputim politikėn nga kėto kurthe primitive. E di qė ėshtė njė betejė e gjatė dhe plot dhimbje, por ia kemi borxh shoqėrisė sė Kosovės dhe duhet ta bėjmė.
Si e shihni profilin e Kosovės pas zgjedhjeve tė nėntorit?
Natyrisht qė nuk pres mrekullira, por pres njė pėrtėritje tė lidershipit politik. Shpresoj qė emra tė rinj tė futen nė Kuvendin e Kosovės dhe nė qytetet kryesore tė Kosovės. Shpresoj qė, mbi tė gjitha, ekipet e reja tė ngjallin mė shumė entuziazėm pėr qytetarin e Kosovės, i cili ka plot arsye tė jetė i dėshpėruar jo vetėm nga tė huajt, por dhe nga shqiptarėt.
A mendoni se qeveria e re e dalė nga zgjedhjet e nėntorit duhet qė mė nė fund tė plotėsojė vullnetin e votuesve dhe qytetarėve pėr shpalljen qoftė edhe tė njėanshme tė pavarėsisė?
Shpresoj se qeveria e re, ashtu si parlamenti i ri do tė ketė fatin dhe pėrgjegjėsinė tė shpallė dhe tė mbrojė pavarėsinė zyrtare tė Kosovės. Pjesa e dytė besoj ėshtė mė e rėndėsishme pėr qeverinė. Ajo nuk guxon tė zhgėnjejė askėnd, as shqiptarėt, as miqtė tanė nė perėndim.
Si mendoni, a do tė ketė sivjet pavarėsi?
Beteja pėr pavarėsinė nuk ėshtė betejė kalendarike, por betejė politike. Mendoj se kjo qeveri dhe ky lidership i dalė nga kėto zgjedhje do tė shpallin dhe mbrojnė pavarėsinė e Kosovės.
Mesazhi juaj pėr votuesit dhe qytetarėt nė pėrgjithėsi...
Nuk kam shumė gjėra pėr t`iu thėnė, veē asaj qė ata kanė tė gjithė nė mendje. Kosova ka nevojė pėr njė klasė politike, qė tė jetė nė gjendje tė hedhė hapat e para tė shtetit tė pavarur tė Kosovės. Edhe pse dukem pak si jashtė korit patriotik, unė kėmbėngul se korrupsioni ėshtė njė armik kombėtar, qė mund tė na fyejė tė gjithėve nė ndjenjėn tonė kombėtare, pasi mund tė dėshtojė shtetėsinė e Kosovės. Unė shpresoj se kėtė duhet ta kuptojė mirė ēdo politikan dhe qytetar i Kosovės. Kjo ofertė ogurzezė pėrballohet me vlera politike dhe njerėz kurajozė. Pėr qytetarin e Kosovės do tė ketė mė shumė punė, mė shumė mirėqenie, mė shumė drita dhe rrugė, kur tė ketė mė pak njerėz qė abuzojnė me fondet e tyre dhe mbi tė gjitha mė shumė ide dhe vlera pėr tė qeverisur Kosovėn.
tema
Krijoni Kontakt