Vdes në moshën 92-vjeçare piloti amerikan që hodhi bombën atomike në Hiroshima. Paul Tibbets, i cili vdiq dje në shtëpinë e tij në Ohajo, pilotoi në vitin 1945 bombarduesin B-29, të pagëzuar me emrin Enola Gay, që lëshoi bombën bërthamore mbi qytetin japonez pikërisht më 6 gusht 1945. Kjo bombë shkaktoi vdekjen e menjëhershme të dhjetëra mijëra personave dhe përshpejtoi fundin e Luftës së Dytë Botërore, për shkak të dorëzimit të Japonisë. “Nëse Dantja do të kishte qenë me ne në atë avion, do të ishte tmerruar”, tregoi shumë vite më pas Paul Tibbets.
Personi qe vendosi mbi jeten e shume njerezve.![]()
Krijoni Kontakt