Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Paskali per diplomacine e Enverit..

    te shohim cthote besniku i klanit te enverit..zoti paskal qe i di mire ca pune..

    ---gsh

    --

    Paskal Milo: Ju rrėfej anekset e fshehta tė diplomacisė sė Enver Hoxhės
    » Dėrguar mė: 11/01/2009 - 13:31



    Admirina Peēi

    Ēfarė sekretesh ruhen nėpėr arkiva mbi ēėshtjet e marrėdhėnieve diplomatike nė Shqipėrinė komuniste? Deri nė fillim tė viteve '90 gjithēka ishte mister. Thuajse askush nuk i njihte tentativat e SHBA-ve deri nė mesin e viteve '60 pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike me Shqipėrinė e Enver Hoxhės, dhe sigurisht, as faktin se si u vendos njė kanal i fshehtė komunikimi mes qeverisė sė Hoxhės dhe amerikanėve. E vėrteta e incidentit nė Kanalin e Korfuzit gjithnjė ėshtė keqinterpretuar. Minat e vendosura atje ishin fryt i njė bisede tė fshehtė nė Beograd. Pse Enver Hoxha nuk ftohej nė Moskė dhe ē'taktikė ndiqte Josif Broz Tito pėr tė penguar vajtjen e tij atje...dhe cilat ishin angazhimet e Shqipėrisė sė asaj kohe nė ēėshtjen e Kosovės...? Nė kėtė intervistė, historiani Paskal Milo, njė prej autorėve tė tekstit tė ri tė Historisė sė Shqipėrisė, na shuan shumė kureshtje.
    Nė vėllimin IV tė Historisė sė Popullit Shqiptar, qė pėrfshin periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore dhe atė tė regjimit komunist deri nė vitin 1990, ju jeni autor i pjesės mbi marrėdhėniet e politikės sė jashtme. Shumė prej ēėshtjeve trajtohen pėr herė tė parė nė kėtė tekst historie. Ku i keni hulumtuar dokumentet?
    Historia si shkencė ėshtė njė thesar i pafund kėrkimesh, dhe prandaj zanati i historianit ėshtė i bukur se gjithnjė ėshtė nė kėrkim dhe zbulon tė reja. Nė punėn time shumėvjeēare si historian kam pėrjetuar mjaft kėnaqėsi pikėrisht nė zbulimin e dokumenteve tė reja qė ndriēojnė periudha apo ngjarje tė veēanta historike. Edhe nė hartimin e pjesės pėr Historinė e Popullit Shqiptar vėllimi i 4-t, ku unė jam autor i pjesės mbi politikėn e jashtme tė regjimit komunist pėr periudhėn 1945-1990, kam konsultuar njė numėr tė madh dokumentesh tė vjela pėr herė tė parė nga ana ime, jo vetėm nė Arkivin Qendror tė Shtetit, nė Arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, nė Arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme apo edhe tė Mbrojtjes, por edhe nė arkiva tė huaja, si atė tė Departamentit Amerikan tė Shtetit, ku unė kam punuar pėr njė kohė tė gjatė, arkivin e "Foreign Office" nė Londėr, ku kam punuar njė muaj tė plotė, nė Arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Francės, gjithė muajin janar 1997, nė Arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Rusisė, ku kam punuar nė muajin prill 1994 dhe nė arkiva tė tjera, siē janė arkivat e vendeve fqinje, madje kam edhe dokumente tė marra nė arkivat e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė pėr periudhėn e parė 1945-1948. Mė ėshtė dashur njė punė shumėvjeēare dhe vetėm 160 faqet qė kam unė si autor nė kėtė vepėr janė rezultat i njė pune 9- vjeēare sistematike, sepse nuk ka pasur deri tani njė monografi pėr politikėn e jashtme tė regjimit komunist. Ka pasur vetėm disa artikuj shkencorė apo publicistikė pėr ngjarje tė caktuara, dhe pėr persona tė caktuar, por asnjė pėrpjekje serioze pėr ta parė tė gjithė periudhėn nė unitetin e saj. Mund tė ketė pasur edhe libra tė veēantė, por pėr periudha tė veēanta dhe pėr vende apo marrėdhėnie me vende tė veēanta. Nga kjo pikėpamje puna qė ėshtė bėrė ka pasur vėshtirėsitė e veta dhe materiali i shkruar ėshtė jo vetėm rezultat i njė hulumtimi tė gjatė dhe tė lodhshėm, por ėshtė edhe njė pėrpjekje pėr tė bėrė pėrgjithėsime pėr zhvillimet nė politikėn e jashtme tė shtetit komunist, qė gjithnjė ishin tė lidhura me zhvillimet e brendshme dhe orientoheshin drejt tyre.
    Cilat kanė qenė anekset e fshehta tė marrėdhėnieve diplomatikė nė Shqipėrinė komuniste?
    Duke cituar burimet e shumta arkivore qė janė shfrytėzuar pėr tė shkruar kėta kapituj tė politikės sė jashtme, ka aty ngjarje tė tilla qė janė ndriēuar pėr herė tė parė nė vėrtetėsinė e tyre tė plotė. Mund tė pėrmend ēėshtjen e raportit tė marrėdhėnieve mes fuqi aleate nė Luftėn e Dytė Botėrore, SHBA, Britanisė dhe Bashkimit Sovjetik pėr Shqipėrinė, pėr mėnyrėn se si e vėshtronin ata Shqipėrinė nė planet e tyre nė fund tė kėsaj Lufte dhe nė vitet pas saj.
    Njė element tjetėr i ri qė del nga kėrkimet arkivore, ėshtė edhe raporti qė ekzistonte nė vitet 1945-1946 mes qeverisė sė Hoxhės dhe qeverisė sovjetike, i cili nė pamje tė parė mendohej se ka qenė njė raport marrėdhėniesh tė ngushta, siē i ka komentuar historiografia e mėparshme shqiptare. Nė fakt, nuk kanė qenė tė tilla. Jo se nuk ka dashur Enver Hoxha tė ishin tė tilla, por sepse ishin sovjetikėt ata qė e mbanin larg Hoxhėn si njė njeri qė akoma nuk kishte fituar besimin e tyre. Kjo, pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė Titos, i cili thoshte nė Moskė se "Enver Hoxha nuk ėshtė i besuar". Nė atė kohė ai nuk e kuptonte pėrse nuk ftohej nė Moskė dhe shumė vonė e mori vesh se ai qė e pengonte tė shkonte atje ishte Tito. Njė tjetėr element i rėndėsishėm dhe i ri i ndriēuar nga kėrkimet e mia arkivore nė Londėr, nė Moskė, por edhe nė arkivat shqiptare, ėshtė ēėshtja e incidentit tė Kanalit tė Korfuzit. Deri vonė, incidenti ishte interpretuar vetėm si pėrgjegjėsi e njėanshme e Britanisė sė Madhe qė dėrgoi anijet e saj tė Luftės nė Kanalin e Korfuzit, e ku ato ndeshėn nė mina. Sipas versionit shqiptar, minat ishin vendosur qė nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore nga gjermanėt. Kėrkimet e mia vėrtetuan se kėto mina ishin vendosur nga anije ushtarake jugosllave nė njė marrėveshje tė fshehtė nė qershor tė vitit 1946 nė Beograd. Kur e zbulova kėtė fakt, dhe e botova nė gazetat e kohės mė 1997, shumė njerėz, mes tyre edhe kolegė tė mi historianė, protestuan dhe nuk iu erdhi mirė qė e nxora kėtė fakt tė vėrtetė historik.
    Nė kėto dokumente ka mjaft fakte tė tjera interesante qė dėshmojnė se nė periudhėn e luftės sė Ftohtė, regjimi komunist nė politikėn e jashtme herė pas here ka tentuar tė vendosė marrėdhėnie diplomatike me SHBA dhe Britaninė e Madhe, tė cilat kanė qenė tepėr tė fshehta dhe tė mbuluara pėrmes propagandės komuniste tė kohės me sloganet e njohur tė imperializmit.
    Me interes ėshtė nė mėnyrė tė veēantė dhe e trajtuar pėr herė tė parė, ēėshtja se si u prit nė botėn perėndimore prishja shqiptaro-sovjetike nė vitet 1960-1961. Ka shumė materiale tė reja, qė janė reflektuar nė studim pėr mėnyrėn se si kjo u trajtua nė kancelaritė e huaja perėndimore tė Washingtonit, tė NATO-s dhe nė vendet fqinje. Nė debatet qė janė zhvilluar mes tyre, tė bėn pėrshtypje interesi i madh qė treguan amerikanėt nė atė kohė. Madje, u arrit qė ata tė ndėrtonin njė kanal komunikimi tė posaēėm sekret me qeverinė shqiptare tė asaj kohe dhe u hodh ideja pėr tė vendosur edhe marrėdhėnie diplomatike. Por, pas pranverės sė vitit 1962 nuk u shkua mė tej. Kjo, edhe pėr faktin se Enver Hoxha nuk arriti tė bėhej njė Tito i dytė nė botėn komuniste e tė orientohej nga Perėndimi. Ishte koha kur ai u prish me sovjetikėt, dhe gjeti njė aleat tė largėt, Kinėn komuniste, me tė cilėn e lidhi Shqipėrinė pėr gati 15 apo 16 vite tė tjera. Ka shumė interpretime tė reja nė tekst pėr politikėn e jashtme tė shtetit shqiptar, por qė nuk ėshtė vendi pėr t'i cituar tė gjitha. Veēanėrisht nė vitet '80 ka ēėshtje qė janė me shumė interes pėr t'u studiuar dhe qė reflektohen nė libėr, siē kanė qenė pėrpjekjet pėr tė zgjidhur problemin e arit monetar shqiptar; ēėshtja e dėmshpėrblimeve nga Gjermania apo pėrpjekjet qė bėnin amerikanėt dhe sovjetikėt pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike me Shqipėrinė dhe refuzimi kategorik qė iu bėnte Hoxha kėtyre pėrpjekjeve.
    Ėshtė folur shumė pėr izolimin e Shqipėrisė si njė nga tiparet karakteristike tė regjimit. Si ėshtė pasqyruar kjo karakteristikė?
    Nė libėr kjo pasqyrohet mjaft qartė. Enver Hoxha i refuzonte tė gjitha ofertat qė i bėheshin pėr hapje nė adresė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ose i kondiciononte kur vinte puna tek Britania e Madhe dhe Gjermania pėr ēėshtje qė ishin nė diskutim, si ari monetar apo ēėshtja e dėmshpėrblimeve. Por, shkonte edhe deri aty sa shpesh herė diplomacia shqiptare jo pėr faj tė saj, por pėr shkak tė orientimit ideologjik, kryente edhe veprime groteske duke mos u dhėnė dorėn diplomatėve tė huaj ose duke iu kthyer shpinėn, veprime tė cilat raportoheshin nė Tiranė si arritje dhe "heroizma" tė diplomatėve shqiptare. Veprime tė tilla i vinin ata nė njė pozitė qesharake para tė tjerėve, por ishin tė detyruar ta bėnin, sepse kėshtu ishte urdhri nga udhėheqja shqiptare, e cila nuk donte asnjė lloj takimi me diplomatė amerikane dhe sovjetikė.
    A ka ngjyrime pozitive nė gjykimin e kėtyre ēėshtjeve?
    I gjithė vėshtrimi qė i ėshtė bėrė periudhės nė politikėn e jashtme ėshtė i mbėshtetur thellėsisht nė interpretimin e dokumenteve dhe nuk ka influenca dhe paragjykime politike dhe ideologjike. Pikėrisht, duke u nisur nga ky kėndvėshtrim janė nėnvizuar edhe disa qėndrime nė politikėn qė kanė qenė dhe mbeten tė respektueshme, kombėtare dhe tė vlefshme. Nė tekst ato janė ndriēuar pėr aq sa u takon nė frymėn pozitive duke i zhveshur nga keqpėrdorimi ideologjik qė iu bėhej nė kohėn e regjimit nga politika, por edhe nga historiografia e kohės. Nė kėtė rast mund tė pėrmendim, pėr shembull prishjen me sovjetikėt, prishjen me kinezėt, ēėshtje qė nė njė mėnyrė ose tjetėr janė trajtuar nė tė kaluarėn si rezultat i pėrplasjeve ideologjike, por qė nė fakt kanė pasur njė kontekst tjetėr. Pėr shembull, prishja shqiptaro -sovjetike tani interpretohet mė shumė si njė pėrpjekje e Enver Hoxhės pėr tė shpėtuar regjimin e tij dhe qėndrimin e tij nė pushtet, se sa si njė konflikt ideologjik, siē ėshtė paraqitur deri vite mė parė. Po kėshtu, dalja e Shqipėrisė nga Traktati i Varshavės mbetet njė vepėr me rezonancė kombėtare, sepse preu urėt juridike tė njė intervencioni tė mundshėm sovjetik pas pushtimit tė Ēekosllovakisė nė gusht tė vitit 1968. Kjo i shėrbeu jo vetėm Shqipėrisė, por i shėrbeu edhe botės perėndimore, ashtu siē i shėrbeu edhe largimi i nėndetėseve sovjetike pas prishjes shqiptaro-sovjetike nė vitin 1961. Pra, ka disa ngjarje nė politikėn e jashtme tė shtetit shqiptar nė kohėn e komunizmit, qė sado tė shahet regjimi pėr natyrėn e tij, pėr diktaturėn, pėr rrethimin e egėr, pėr luftėn e tmerrshme tė klasave, mbeten nė fondin pozitiv tė historisė.
    Tė flasim pak pėr Kosovėn. Cilat ishin lėvizjet diplomatike lidhur me tė?
    Ēėshtja e interesimit pėr Kosovėn ka qenė mjaft e angazhuar, sidomos pas vitit 1968, kohė kur ka pasur njė strategji pėr Kosovėn. Ka ende dokumente tė pashfrytėzuara nė Arkivin Qendror tė Shtetit qė e kanė burimin nga Arkivi Qendror i ish-Partisė sė Punės, ku evidentohet angazhimi pėr ēėshtjen e Kosovės. Jo vetėm ato ēka janė thėnė publike nė Kongrese apo nė artikuj, por nė programe dhe studime konkrete e nė kanale komunikimi me shqiptarė tė Kosovės brenda dhe jashtė saj pėr tė mbajtur tė gjallė frymėn, pėr tė punuar, qė nė njė tė ardhme Kosova tė mund tė ecte nė atė rrugė qė ajo eci. Veēanėrisht pas viteve '70 me fillimin e viteve '80, ka njė intensifikim tė politikės sė shtetit shqiptar pėr tė punuar me Kosovėn. Kjo jo vetėm me masat qė u morėn brenda nė Shqipėri tė karakterit organizativ, institucional dhe mė gjerė. Nė fushėn diplomatike, ēėshtja e Kosovės u bė njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme nė trajtimin e problemeve nga diplomacia shqiptare e kohės dhe ky angazhim vjen duke u rritur deri nė vitin 1990.
    I kthehemi dhe njėherė synimeve tė aleatėve. Nga njė anė ishte Bashkimi Sovjetik dhe orientimi drejt bllokut komunist, e nga ana tjetėr SHBA dhe Perėndimi. Si mendoni ju, cilėt ishin faktorėt qė pėrcaktuan vendosjen pėrfundimtare tė regjimit komunist nė Shqipėri?
    Faktorėt qė pėrcaktuan fitoren e komunizmit nė Shqipėri janė tė brendshėm, sepse ishte Partia Komuniste ajo qė luajti rolin kryesor nė organizimin e rezistencės dhe tė luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare nė Shqipėri. Ka pasur dhe ka debate pėr rolin e kėsaj partie gjatė luftės dhe ėshtė mė se e drejtė tė ketė, por mes shkencėtarėve, mes historianėve, dhe jo mes injorantėve tė historisė. Nė kėtė kuadėr, ishte shumė vendimtare arsyeja se pėrse u vendos regjimi komunist nė Shqipėri. Fuqitė e mėdha aleate, nė radhė tė parė Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e pranuan regjimin e Enver Hoxhės nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, sepse e kishin ndihmuar edhe gjatė saj, pėrmes misioneve tė tyre ushtarake, me furnizime ushtarake, madje edhe me para pėr tė forcuar rezistencėn nė prapavijat e luftės me pushtuesit italianė dhe gjermanė. Kjo, sigurisht iu shėrbente synimeve strategjike tė Kombeve tė Bashkuara nė luftėn kundėr fashizmit. Nė fund tė luftės, edhe amerikanėt edhe anglezėt ishin tė detyruar tė pohonin dhe tė pranonin supremacinė e komunizmit dhe tė frontit nacional-ēlirimtar, sepse vetė ata nė terren e kishin parė. Ka raporte tė detajuara tė misioneve anglo-amerikane nė Shqipėri nė atė kohė qė, si forcat e Ballit Kombėtar ashtu edhe ato tė Legalitetit bashkėpunuan me gjermanėt. Anglezėt dhe amerikanėt disa herė i kishin paralajmėruar qė tė mos e bėnin njė veprim tė tillė, por nė fund ata u detyruan t'i braktisin, sepse nuk kishin ēfarė t'u bėnin. E vetmja ndihmė qė iu dhanė, ishte se i morėn njė pjesė tė tyre me anije dhe i larguan pėr tė mos rėnė viktima tė kundėrshtarėve tė tyre politikė komunistė qė duket se po vinin nė pushtet. Arsyeja e tjetėr qė favorizoi ardhjen nė pushtet tė komunistėve nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore, ishte se vetė Fuqitė e Mėdha dhe veēanėrisht Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, bėnė ndarjen e sferave tė influencės nė Ballkan. Ėshtė njohur edhe ėshtė zbuluar nė fund, madje pjesėn e ndarjes pėr Shqipėrinė e kam zbuluar vetė nė Arkivin e "Foreign Office" nė Londėr, qė nė tetor 1944, kur Shqipėria gati po ēlirohej, nė Moskė Ēurēilli dhe Stalini ndanė vendet e Ballkanit me pėrqindje sipas sferave tė influencės. Shqipėrinė e ndanė 50 pėr qind me 50 pėr qind. Por, duke qenė se Britania e Madhe mori pėrparėsi Greqinė dhe nė Jugosllavi u ndanė 50 pėr qind me 50 pėr qind sferat e influencės, pėr rrjedhojė edhe nė Shqipėri mbeti nė kėto raporte. Madje, nė ndarje, Stalini me Ēurēillin e kishin harruar Shqipėrinė. Ndarja e vendit tonė ėshtė bėrė njė ditė mė vonė nga dy ministrat e jashtėm respektivė tė kohės, nga Molotovi dhe Ideni. Kėta kanė qenė faktorėt kryesorė tė cilėt pėrcaktuan nė Shqipėri vendosjen e regjimit komunist. Nė vendet e tjera po t'i krahasojmė me Shqipėrinė, faktori i parė pėrcaktues ka qenė ardhja e ushtrisė sovjetike nė kėto vende dhe imponimi i regjimeve komuniste, siē u bė nė Bullgari, Rumani, Ēeki, Hungari, Poloni e vende tė tjera tė Europės Lindore, qė krijuan mė vonė bllokun komunist.
    Mes politikės dhe historisė, e keni ruajtur distancėn qė i nevojitet kėsaj tė fundit?
    Asnjėherė nuk i kam parė bashkė kėto dy angazhime tė mėdha tė miat. Janė gjithnjė shumė i pėrkushtuar ndaj historisė dhe tani qė po flasim, orė tė tėra tė natės punoj duke shkruar, sepse kam disa projekte nė duar, prej tė cilave dy do tė dalin sė shpejti nga botimi. Nuk i ngatėrroj, sepse historia ėshtė pasioni im i madh i jetės, ndėrsa politika ėshtė njė angazhim qytetar i ditės dhe i pėrkohshėm. Nuk bėj koncesione nė tė shkruarit e historisė pėr shkak tė angazhimit dhe pėrkatėsisė sime politike. Nuk e shfrytėzoj politikėn pėr tė keqinterpretuar historinė. Do tė ishte mėkat po qe se do ta bėja. Nuk ia fal vetes dhe nuk e bėj dot kėtė koncesion.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PĖR NJĖ RISHIKIM TĖ HISTORISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ

    NGA RESHAT KRIPA*







    Isha nė konferencėn e zhvilluar nga Partia e Ballit Kombėtar Demokrat nė njė nga sallat e hotel “Tirana International”, mbi problemet mbi kėtė organizatė tė njohur dhe qėndrimin e kėsaj partie ndaj kėsaj ēėshtjeje. Shtyrė nga zhvillimi i saj, nė mendjen time filluan tė vijnė rrotull shumė mendime tė ndryshme dhe kujtime tė lindura vite mė parė. Ndonėse kam shkruar edhe herė tė tjera pėr to, ia vlen t’i pėrmend pėrsėri.

    Isha pothuajse fėmijė pesėmbėdhjetėvjeēar. Deri nė ato ēaste, historinė e Shqipėrisė e kisha mėsuar sipas metodės sė asaj kohe, me himnizimin e figurave komuniste dhe injorimin e atyre nacionaliste. Nė sytė e mi ēdo nacionalist ishte si ata qė paraqiteshin nė filmat e kohės tė tipit “Kur zbardhte njė ditė” apo “I teti nė bronz”. Fati e pruri, them fati, se qe me tė vėrtetė njė mrekulli, qė pėrfundova nė burg pėr tė mėsuar historinė e vėrtetė tė kėtij kombi.

    Nė burg pata fatin tė njoh disa nga liderėt e nacionalizmit shqiptar. Mė lejoni tė pėrmend disa prej tyre: Doktor Isuf Hysenbegasi, avokat Xhevdet Kapshtica, Haki Karapici, Fatosh Kokoshi, Jani Ikonomi, inxhinier Sami Bitincka, Andrea Xega, klerikė Patėr Mėshkalla, Gjon Shllaku, agronom Meēan Hoxha dhe plot e plot tė tjerė qė kishin mbaruar studimet nė universitetet mė nė zė tė botės dhe qė komunizmi i kishte pėrplasur nė humnerat mė tė thella. Ishin pikėrisht kėta burra tė shquar qė mė mėsuan se Shqipėria kishte edhe njė histori tjetėr, ndryshe nga ajo qė mė kishin mėsuar komunistėt. Ata mė mėsuan se organizata e Ballit Kombėtar ishte themeluar qysh nė ditėt e para tė pushtimit fashist dhe kishte shpallur programin e saj demokratik, “Dekalogun” e famshėm, tė hartuar nga simboli i nacionalizmit, i pavdekshmi Mithat Bej Frashėri. Mė mėsuan pėr luftėrat e shumta qė kishin zhvilluar kundėr pushtuesve, nė disa raste edhe nė bashkėpunim me forcat e Frontit Nacionalēlirimtar. Mė mėsuan pėr forcat e tjera nacionaliste, ato tė legalitetit tė kryesuara nga Abaz Kupi apo ato tė Muharrem Bajraktarit, Kryezinjve e tė tjerė. Mė mėsuan sė fundi pėr marrėveshjen historike tė Mukjes, tė hedhur poshtė nė mėnyrė flagrante, pasi e kishin nėnshkruar edhe vetė, nga Partia Komuniste, sipas udhėzimeve tė udhėheqėsve tė saj, emisarėve jugosllavė.

    Kėshtu qė dola nga burgu me mendime tė tjera. Kėto mendime ua transmetova fėmijėve tė mi, nipėrve dhe mbesave tė mia. Fundi i viteve ‘90 mė ngjalli shpresėn se duhej korrigjuar ēdo gjė, duhej rishikuar ēdo gjė. Por pėr fat tė keq, nuk ndodhi kėshtu. Komunizmi i kishte akoma tė forta rrėnjėt nė Shqipėri. Ndaj tij nuk u luftua plotėsisht. Para dy vitesh, njė mbesa ime, nxėnėse e klasės sė tetė, mė afrohet dhe mė pyet:

    “Mor dajė, ti historinė ma ke treguar ndryshe, kurse profesori i historisė na i

    trajton nė mėnyrė tjetėr. Kė tė besoj unė?”

    Mbeta keq. Mora librin e historisė, botim i vitit 2003, dhe lexova nė fund tė

    kapitullit 13/2:

    “Njė pjesė e nacionalistėve kundėrkomunistė nuk e njohėn Konferencėn e

    Pezės dhe nuk pranuan vendimet e saj. Ata nė nėntor tė vitit 1942, krijuan organizatėn “Balli Kombėtar”. Nė krye tė kėtij grupimi u vu Mithat Frashėri. Nė “Dekalogun”, programin politik tė Ballit Kombėtar, parashikohej qė tė luftohej pėr njė Shqipėri tė lirė, etnike dhe demokratike. Njė fraksion ballistėsh mendonte se Balli Kombėtar do tė fitonte simpatinė dhe mbėshtetjen e popullit vetėm nė qoftė se do tė luftonte kundėr pushtuesit. Mirėpo, nė gjirin e Ballit triumfoi platforma e shumicės me Mithat Frashėrin nė krye, e cila ngulte kėmbė qė, hė pėr hė, organizata tė mos angazhohej nė luftė tė armatosur, por t’i ruante forcat pėr t’i dhėnė goditjen vendimtare ushtrisė partizane, pasi ajo tė ishte dobėsuar nga ndeshja me ushtritė e armikut”.

    U skandalizova nga njė interpretim i tillė i historisė. Mendova se rinia shqiptare vazhduaka tė helmohet ende me propagandėn komuniste, tani pas tetėmbėdhjetė vjetėve tė shembjes sė sistemit komunist. Nuk u besoja syve tė mi. Hodha vėshtrimin nė emrat e atyre qė kishin pėrpiluar kėtė tekst. Vura re emra personash tė njohur dhe me tituj nė fushėn e historisė. Tė tillė ishin prof. dr. Myzafer Korkuti, prof. dr. Petrika Thėngjilli, prof. dr. Gazmend Shpuza, prof. as. dr. Fatmira Rama, prof. dr. Xhelal Gjeēovi, prof. as. dr. Ajet Shahu dhe prof. dr. Ana Lalaj. Pėr njė ēast mendova se si ka mundėsi qė figura tė tilla tė njohura tė shkencės historike tė bien kaq poshtė, sa tė krijojnė vepra tė tilla tė cilat vetė historia do t’i hedhė nė koshin e plehrave? Si ka mundėsi tė mohojnė atė luftė tė bėrė nga nacionalizmi shqiptar kundėr pushtuesve fashistė? Si mund tė harrohen betejat e njohura tė Gjormit, Selenicės, Drashovicės, Mogilės, Miricės dhe shumė tė tjera tė bėra sė bashku me forcat partizane? Si mund tė harrohet Termopila shqiptare, rėnia legjendare e heroit nacionalist Hysni Lepenica, sė bashku me tridhjetė e pesė komandantė tė tjerė ēetash nė Grehotin heroik? Nė rast se, sipas tyre, ballistėt nuk paskan luftuar kundėr pushtuesve, si ka mundėsi qė Partia Komuniste pranoi tė bisedonte me ta, si tė barabartė ndėrmjet tyre, nė Mukje? Vetėm njė i verbėr apo njė pseudohistorian pa karakter mund t’i mohojė kėto. Unė, njė qytetar i thjeshtė i kėtij vendi, qė ka hequr pasojat e atij regjimi, pres reflektimin e tyre pėr kėto ēėshtje. Nė rast se nuk u mungon kuraja civile, le tė shprehen hapur nė shtyp. Ne jemi tė gatshėm pėr debat.

    Njoftimet e ditėve tė fundit pėr vendimet e qeverisė pėr ngritjen e institutit pėr hetimin e krimeve tė komunizmit dhe rishkruarjen e historisė sė vendit tonė patjetėr na ngjallin shpresėn se mė nė fund, megjithėse me vonesė, do tė dalė e vėrteta historike nė shesh. Por ne kėrkojmė qė nė kėtė institucion tė caktohen njerėz kompetentė dhe tė pėrkushtuar pėr tė vėrtetėn historike, pa marrė parasysh pėrkatėsitė partiake tė tyre dhe, detyrimisht, njė pjesė duhet tė jetė e propozuar nga shoqata e tė pėrndjekurve politikė, pėrfaqėsuesja e asaj shtrese qė i hoqi mbi shpinėn e saj tmerret e gjenocidit komunist.

    Ne pėrshėndesim ligjin mbi dėmshpėrblimin material tė tė pėrndjekurve politikė, me gjithė vėrejtjet qė kemi pėr tė, ngritjen e memorialit pėr nder tė kujtimit tė tyre apo hapjes sė muzeumit pėr kėtė gjenocid, por, pėr tė thėnė tė vėrtetėn, ajo qė na shqetėson mė tepėr, ėshtė vėnia nė vend e dinjitetit tė kėsaj shtrese nė veēanti dhe nacionalizmit shqiptar nė pėrgjithėsi. Mendojmė se ky ėshtė njė nga kushtet kryesore pėr njė paqe sociale dhe barazi midis shtresave tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare.

    Ne jemi nė pritje. Ėshtė nė nderin e autoriteteve pėrkatėse qė tė mos e kthejnė nė demagogji dhe propagandė elektorale. Ky ėshtė mesazhi ynė.



    *Kryetar i Shoqatės Antikomuniste tė tė Pėrndjekurve Politikė Demokratė, Tiranė


    11/01/2009

Tema tė Ngjashme

  1. Odhise Paskali
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2014, 01:52
  2. Tė pathėnat e ceremonisė mortore tė Enver Hoxhės”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 13:28
  3. Si dėshtoi komploti anglo-amerikan kundėr Enverit
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 06:59
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosė qė zgjodhi pasardhėsin e Enverit
    Nga shigjeta nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34
  5. REPORTAZH/ Bisedat pėr seks nė shtėpinė e Enverit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-09-2005, 10:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •