Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 57
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,098
    Faleminderit
    65
    782 falenderime nė 640 postime

    Dita e clirimit te Shqiperise

    Dokumentet e dhuruara nga ish-kėshilltari ushtarak gjerman, koloneli Volfman Hofman, nuk dėshmojnė ikjen e "ushtarit tė fundit gjerman nga Shqipėria mė 29 nėntor 1944"

    E vėrteta e ēlirimit tė Shqipėrisė

    Ceremonia qė u organizua nė shkurt tė vitit 2002 nga Ministria e Mbrojtjes e Republikės sė Shqipėrisė pėr marrjen nė dorėzim tė fotokopjeve tė dy dokumenteve pėr datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė, qė koloneli Volfman Hofman, ish-kėshilltar ushtarak gjerman pranė atij dikasteri, bashkė me njė letėr nė gjuhėn shqipe tė firmosur prej tij, ia dorėzoi gjeneralmajorit Pėllumb Qazimi, ishte njė veprim jashtė kuadrit ligjor qė zbatohet nė vendin tonė pėr dokumentet historike. Dokumente tė tilla depozitohen nėpėr arkivat shtetėrorė tė vendit tonė, kryesisht nė Arkivin Qendror Shtetėror. Qėndrimet e mėtejshme tė pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Mbrojtjes kanė qenė jo vetėm politike, por edhe jashtė etikės sė komunikimit me median dhe studiuesit.

    Gjatė ceremonisė sė dhurimit tė fotokopjeve tė tė dy dokumenteve prej kolonelit V. Hofman, pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Mbrojtjes i refuzuan kėrkesat e gazetarėve pėr tė marrė fotokopje tė tyre qė t’i botonin nėpėr gazeta dhe t’i jepin nė televizion.

    Nė rrethana tė tilla, kur Ministria e Mbrojtjes nuk lejoi qė persona tė tjerė tė dispononin kopje tė dokumenteve tė dhuruara nga koloneli V. Hofman, m‘u desh tė ndiqja rrugė tė tėrthorta pėr t‘i shtėnė ato nė dorė. Z. Uran Butka iu drejtua Arkivit tė Shtetit qė tė zbatohej legjislacioni nė fuqi dhe t‘i kėrkohej Ministrisė sė Mbrojtjes qė t‘i dorėzonte Arkivit kopje tė atyre dokumenteve. Ndėrkaq deputeti dhe sekretari i Komisionit tė Mbrojtjes tė Kuvendit tė Shqipėrisė, z. Astrit Bushati, vazhdimisht e me insistim pėr disa muaj i kėrkoi Ministrisė sė Mbrojtjes qė t‘i dorėzoheshin kopje tė kėtyre dokumenteve, por nuk arriti t‘i merrte ato. Vetėm pas kėrkesės sė pėrsėritur tė nėnkryetares sė Kuvendit, z. Jozefina Topalli, Ministria e Mbrojtjes u detyrua nė maj tė vitit 2002 t‘ia jepte fotokopjet e tyre z. Jozefina Topalli dhe t‘i depozitonte ato nė Arkivin e Shtetit.

    Mbajtja e fshehtė e fotokopjeve tė kėtyre dokumenteve krijoi mundėsinė pėr keqinformimin e opinionit publik prej disa personave. Gazeta "Ushtria", organ qendror i Ministrisė sė Mbrojtjes, mė datėn 1 mars tė vitit 2002 botoi si kryeartikull tė saj njė intervistė me dhuruesin e fotokopjeve tė tė dy dokumenteve: "Dokumenti: "Ushtari i fundit gjerman iku nga Shqipėria mė 29 nėntor `44". Pėrmbajtja e kėtij titulli nuk pasqyrohet nė dokumentet e dhuruara. Krahas kėsaj interviste, nė gazetėn "Ushtria" u botua me faksimile letra qė koloneli V. Hofman i ka dėrguar gjeneralmajorit Pėllumb Qazimi, si edhe faksimile me paragrafė prej tė dy dokumenteve e qė janė pothuajse tė palexueshme. Nė letrėn nė gjuhėn shqipe, tė firmosur nga koloneli V. Hofman, ėshtė shkruar : "Korpusi XXI alpin …lėshoi mė 29. 11. 1944 qytetin e fundit tė madh tė Shqipėrisė, Shkodrėn. Prandaj kjo datė mund tė quhet fundi i pushtimit tė Shqipėrisė". Nė tekstin e intervistės, pasi pėrsėritet fraza e mėsipėrme, vijohet: "Ėshtė shkruar pikėrisht kėshtu, e zeza mbi tė bardhė". Pėr kėto fjalė tė dhėna mė sipėr nuk ėshtė dhėnė asnjė pjesė e cituar nga dokumenti. Po mė 1 mars tė vitit 2002 gazeta "Zėri i Popullit", duke e paraqitur ish-kėshilltarin gjerman, kolonelin V. Hofman, me gradėn e gjeneralit, botoi artikullin "Dokumenti, njė shuplakė historike mbi falsifikatorėt". Kjo gazetė botoi gjithashtu edhe njė prononcim tė Xhemil Frashėrit, si edhe njė foto tė fotokopjeve tė tė dy dokumenteve tė vendosur nė njė kornizė xhami, pėr tė dėshmuar nė kėtė mėnyrė se kishte "arsye" se pse kopjet e kėtyre dokumenteve nuk u jepeshin tė tjerėve. Edhe gazeta "Kushtrim brezash", po mė 1 mars tė vitit 2002, dha njoftimin e shkurtėr pėr dorėzimin e dy dokumenteve nga koloneli V. Hofman. Pėr tė dėshmuar se gjoja kėto dokumente vertetojnė se Shkodra ėshtė ēliruar mė 29 nėntor tė vitit 1944, Xhelal Gjeēovi, mė 29 mars tė vitit 2002, ka botuar nė gazetėn "Shekulli" njė artikull me titullin: "Historia dhe vlera e njė dokumenti". Edhe ky autor nuk ka cituar asnjė pjesė a frazė prej dy dokumenteve tė dhuruara. Nė vend tė tyre Xh. Gjeēovi ka risjellė dokumente tė pėrdorura nė shkrimet e mėparshme tė tij ("Zėri i Popullit" 21. 10. 1997; po aty 29. ll. 1997; "Shekulli" 22. ll. 1999) dhe tė Xhemil Frashėrit ("Zėri i Popullit" 28. ll. 1999; "Studime historike" 2000, nr. 1-2). Kėto shkrime janė shqyrtuar imtėsisht nė librin tim "28 nėntor 1944 - Dita e Ēlirimit tė Shqipėrisė" (Tiranė 2001) dhe kam treguar pasaktėsistė dhe shtrembėrimet qė u janė bėrė dokumenteve gjatė sundimit tiranik tė E. Hoxhės, veēanėrisht nga vetė Xh. Frashėri me shkrimet e botuara prej tij nė organet e sipėrpėrmendura.

    Ndėrkaq gazeta "Ballkan" botoi mė 4 prill tė vitit 2002 artikullin pa emėr autori: "Rikthehet debati: Kur u ēlirua Shqipėria?". Nė kėtė artikull jepet se nga pėrmbajtja e dokumenteve, tė dhuruara prej kolonelit V. Hofman, nuk del se Shkodra ėshtė ēliruar mė 29 nėntor.

    Kur Ministria e Mbrojtjes i dorėzoi z. Jozefina Topalli fotokopjet e tė dy dokumenteve ushtarake gjermane, thuajse nė tė njėjtėn kohė dhe jo rastėsisht, por me shpresėn se njerėz tė tjerė nuk do tė guxonin tė merreshin mė me ēėshtjen e datės sė ēlirimit tė Shqipėrisė, reagoi politikisht ndaj artikullit pa emėr autori, tė botuar dy muaj mė parė nė gazetėn "Ballkan", njė punonjės i Ministrisė sė Mbrojtjes, koloneli Sali Onuzi, me shkrimin: "Hoffman: Forcat gjermane u tėrhoqėn pėrfundimisht nga Shkodra mė 29 nėntor 1944" (gaz. "Kushtrim brezash", 7, 14 dhe 21 qershor 2002). Ky shkrim i gjatė i tij ėshtė hartuar me fjalorin dhe stililin anakronik demaskues tė komisarėve politikė enveristė tė ushtrisė, tė cilėt, pasi tirani gjaksor E. Hoxha "zbulonte" herėpashere armiq nė radhėt e saj, ata i mbanin iso dhe vijonin denoncimin nėpėr mbledhje tė ndryshme, madje edhe vetė kėta, me fantazinė e tyre tė sėmurė, arrinin "tė zbulonin" armiq tė tjerė. Shkrimi i Sali Onuzit dėshmon mė sė miri se sa larg ėshtė depolitizimi i vėrtetė i njė pjese tė ushtarakėve tė lartė tė ushtrisė sonė.

    Pasi ka dhėnė tė pėrkthyera me pasaktėsi pjesėt e dokumenteve ku pėrmendet Shkodra (gjė qė vė nė dyshim edhe pėrkthimin shqip tė letrės dhe tė intervistės sė kolonelit V. Hofman), koloneli S. Onuzi ka bėrė kėtė interpretim tė gabuar tė pėrmbajtjes sė tyre: "Pra nė tė dy dokumentet, thelbi i informacionit ėshtė i njėjtė: ėshtė regjistruar mė 30 nėntor si informacion ditor pėr veprimtarinė e njė dite dhe ėshtė e kuptueshme se pėrfshin datėn 29 nėntor. Mė 30 nėntor informacioni nuk mund tė quhet mė ditor pėr datėn 28 nėntor". Nė vijim S. Onuzi ka pėrsėritur po ato dokumente qė janė pėrdorura mė parė nė shkrimet e Xh. Frashėrit dhe tė Xh. Gjeēovit.

    Nė artikujt e tyre, qė japin tė njėjtat gjėra, nė vend qė tė shqyrtohen tė gjitha burimet historike pėr datėn e ēlirimit tė Shkodrės, ata kanė pėrzgjedhur njė sasi fare tė kufizuar dokumentesh pa ua shqyrtuar pėrmbajtjen. Nė shkrimet e tyre nuk jepen dokumentet e shumta qė tregojnė se Shkodra dhe Shqipėria janė ēliruar mė 28 nėntor. Ata injorojnė realitete tė tilla, se mė 1944 kjo datė ėshtė kremtuar nė tė gjithė Shqipėrinė si dita e ēlirimit (prandaj qeveria dhe organet e tjera shtetėrore erdhėn nė Tiranė 11 ditė pas ēlirimit tė saj, mė 28 nėntor), se nė vendimet qė morėn mė 28 nėntor tė vitit 1944 organet e larta tė pushtetit komunist, si edhe nė fjalimin qė vetė E. Hoxha ka mbajtur nė Tiranė po atė ditė e kanė quajtur 28 nėntorin si datė tė ēlirimit tė Shqipėrisė. Mė mirė se kushdo tjetėr datėn e ēlirimit tė qytetit tė tyre e kanė ditur vetė shkodranėt. Nė Shkodėr 28 nėntori vijoi tė kremtohej si dita e ēlirimit edhe nė vitin 1945, siē e dėshmon shtypi lokal i kohės (foto 1), artikuj tė tė cilit pėr kėtė datė i kam ribotuar nė librin kushtuar datės sė ēlirimit. Ato qė kam thėnė nė kėtė libėr nuk po i pėrsėris. Pėr datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė vijon kėmbėngulja e autorėve tė mėsipėrm, tė cilėt keqpėrdorin burimet dhe tė dhėnat historike pėr tė disinformuar opinionin publik.

    Xh. Frashėri e Xh. Gjeēovi vazhdimisht kanė pėrdorur nė shkrimet e tyre dy trakte, tė 28 dhe 30 nėntorit 1944, i pari i Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Shkodrės dhe i dyti i ėshtė atribuar qėllimisht pėr disinformim po kėtij Kėshilli. Trakti i parė ėshtė titulluar "Drejt ēlirimit" dhe nė fund mban datėn "28 nanduer 1944" dhe ka frazėn "Mbas ēlirimit tė Tiranės vetėm Shkodra mbeti pa u ēlirue". Trakti ėshtė ribotuar i plotė nė librin e K. Biēokut, 28 nėntor 1944… (f. 65-68). Pėr studiuesin, qė i njeh tė gjitha burimet pėr datėn e ēlirimit tė Shkodrės, trakti i mėsipėrm nuk bie ndesh me burimet e shumta qė tregojnė se Shkodra ėshtė ēliruar mbasditen e 28 nėntorit, sepse trakti duhet tė jetė shtypur natėn e 27-28 nėntorit ose sė shumti nė mėngjesin e 28 nėntorit, kur gjermanėt ende nuk ishin larguar nga rajoni i Shkodrės. Madje pjesa e kėtij trakti: "roja qė vetė populli ka ba mbramė vullnetarisht nėpėr lagjet e vėrteton njė fakt tė tillė dhe dėshmon se ay s`ka qenė kurrė me okupatorin e kėlyshėt e tij", tregon se natėn e 27-28 nėntorit praparojat e ushtrisė gjermane ishin tėrhequr nga qyteti i Shkodrės dhe ishin vendosur nė periferi tė tij, sepse pjesa kryesore e trupave gjermane ishin larguar nga Shqipėria. Edhe mė i qėllimshėm ėshtė interpretimi qė i kanė bėrė traktit tė 30 nėntorit me titull "Shkodra u ēlirua" (foto 2), nė tė cilin nuk thuhet se Shkodra ėshtė ēliruar mė 29 nėntor. Ky trakt ėshtė shkruar toskėrisht, mė letėr e me shkronja tė ndryshme nga ato tė traktit tė 28 nėntorit. Megjithėse nuk ka tė shėnuar atė qė e ka hartuar, nė ribotimet qė i janė bėrė mė pas, qėllimisht pėr tė keqinformuar, i ėshtė atribuar Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Shkodrės. Trakti duhet tė jetė shtypur nė Tiranė, sepse atė ditė shtypi nuk kishte dalė nga qė vijonte pėr tė tretėn ditė festimi i ēlirimit tė Shqipėrisė. Falsifikimin e emrit tė subjektit qė e ka hartuar traktin e ka bėrė pėr herė tė parė Instituti i Historisė sė Partisė pranė KQ tė PPSH nė vėllimin "Thirrje dhe Trakte tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė 1941-1944" (Tiranė 1962, f. 607-608).

    Nė shkrimet e autorėve tė mėsipėrm janė pėrzgjedhur pėr t‘u keqinterpretuar edhe disa dokumente ushtarake gjermane. Kėto dokumente pėrgjithėsisht janė shėnime shumė tė pėrmbledhura e nė formė ditaresh tė komandave eprore tė ushtrisė gjermane, tė hartuara larg tokave shqiptare dhe zakonisht disa muaj pas informacioneve qė kanė marrė nga komandat ushtarake vartėse. Prandaj ato, siē kam shkruar edhe mė parė, japin data tė ndryshme pėr ēlirimin e Shkodrės, 28, 29 e 30 nėntor, madje edhe 4 dhjetor. Njėri prej kėtyre dokumenteve, i pėrdorur prej tė gjithė autorėve tė mėsipėrm, ėshtė: "29. 11. Urat, qė kalojnė nė Bunė dhe Drin tė Shkodrės, u shkatėrruan. Praparoja gjendet nė Koplik". Sipas kėtij dokumenti Kopliku edhe mė 29 nėntor vijonte tė ishte nėn pushtimin gjerman. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė dhe dėshmon pėr pasaktėsitė kronologjike qė kanė dokumentet ushtarake gjermane.

    Autorėt e mėsipėrm dhe tė tjerė, krahas keqpėrdorimit tė dokumenteve historike pėr datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė, nė tė njėjtėn mėnyrė kanė vepruar edhe pėr pasqyrimin e ngjarjeve tė njohura historike, siē ėshtė p.sh. festa kombėtare e Jugosllavisė, 29 nėntori.

    Disa herė kam vėnė nė dukje se, nė kuadrin e politikės antikombėtare tė E. Hoxhės pėr bashkimin e Shqipėrisė me Jugosllavinė, data 29 nėntor u bė festė zyrtare e Shqipėrisė (nė kundėrshtim me tė vertetėn historike dhe me kriteret qė pėrdoren pėr caktimin e datave tė festave kombėtare e shtetėrore) pėr ta kremtuar nė tė njėjtėn ditė me festėn kombėtare tė Jugosllavise, e cila e pėrkujton 29 nėntorin e vitit 1943, datėn kur u mbajt nė Jajcė Mbledhja II e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Jugosllavisė (AVNOJ), si datė tė shėnuar kur u hodhėn themelet organizative tė shtetit komunist titist. Vendimet e AVNOJ-it u imituan pas disa muajsh, mė 24 maj 1944, nga E. Hoxha nė Kongresin e Pėrmetit.

    Autorėve tė mėsipėrm u ėshtė shtuar edhe Ana Lalaj. Ata disa herė janė prononcuar pėr ēėshtjen e kėsaj date, duke shtrėmbėruar tė vertetėn. A. Lalaj ka shkruar mė 1997 se 29 nėntori paska qenė "data e ēlirimit tė Beogradit" ("Gazeta Shqiptare", 31 tetor 1997). Ky qytet ėshtė ēliruar mė 20 tetor 1944 ("Enciklopedija Jugoslavije, l, Zagreb, 1955", f. 447). Nė emisionin televiziv tė transmetuar nė mėngjesin e datės 29 nėntor 2001 nė "Vizion +" Ana Lalaj ka deklaruar njė tė pavėrtetė tjetėr: "29 nėntori si festė e Jugosllavisė ėshtė vėnė mė 1946, kurse e jona mė 1945".

    E verteta ėshtė ndryshe. Disa herė kam shkruar se 29 nėntori i vitit 1943, si festė kombėtare e Jugosllavisė, ėshtė kremtuar qysh nė fillim, siē e ka dhėnė edhe njė kronikė e botuar nė gazetėn "Bashkimi" mė 30 nėntor tė vitit 1945 dhe qė pėrshkruan kremtimin e saj nė Tiranė nga Legata Jugosllave (foto 3).

    Kurse vendimi pėr kremtimin e 29 nėntorit si festė tė ēlirimit tė Shqipėrisė ėshtė marrė nga Kryesia e Kėshillit ANĒ mė 9 nėntor tė vitit 1945 (disa anėtarė tė kėsaj Kryesie e kanė kundėrshtuar datėn 29 nėntor dhe votuan kundėr saj) dhe u botua nė "Gazetėn Zyrtare" mė 30 nėntor tė vitit 1945, prandaj zyrtarisht ajo filloi tė kremtohej nė Shqipėri nė vitin 1946, sepse nė nenin 8 tė vendimit ėshtė shkruar: "Kjo ligjė hyn nė fuqi ditėn e botimit tė saj nė "Gazetėn Zyrtare" (Procesverbali i mbledhjes sė 9 nėntorit tė Kryesisė sė Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar ėshtė botuar pėr here tė parė i plotė nga K. Biēoku, 28 nėntor 1944…, f. 71-77) . Pėr kėtė arėsye, nė vitin 1945 Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar, jo me rastin e 29 nėntorit, por "me rastin e 28 nėntorit" shpalli "faljen dhe uljen e dėnimeve pėr tė dėnuarit si kriminelė lufte dhe armiq tė popullit" (gazeta "Bashkimi" 28. 11. 1945; "Gazeta Zyrtare", nr. 76, 1.12. 1945).

    Zhurma dhe keqpėrdorimi qė u bė me dy dokumentet ushtarake gjermane, fotokopjet e tė cilėve koloneli V. Hofman ia dhuroi gjeneralmajorit Pėllumb Qazimi, mė detyron tė ndalem nė pėrmbajtjen e tyre. Pėrkthimin e dokumenteve nė gjuhėn shqipe e kanė bėrė dy studiues gjermanė dhe pėrkthimi i tyre ka ndryshime tė rėndėsishme me ato qė u janė bėrė dokumenteve nė artikullin pa emėr autori tė gazetės "Ballkan" dhe nė artikullin e kolonelit S. Onuzi.

    Vetėm njėri nga dy dokumentet e dhuruara nga koloneli V. Hofman ėshtė nxerrė nga arkivi. Ai ka titullin "Pjesė nga ditari i luftės i Komandės Supreme tė Juglindjes nė Zagreb (Agram), me nr. shkrese 3, faqe 673 i 30 nėntorit 1944. Pėr situatėn nė Frontin e Adriatikut" (Auszug aus dem Kriegstagebuch des Oberbefehlshaber Südost in Agram. I a - KTB nr. 3. Seite 673. Vom 30. November 1944. Zur Lage an der "Adria-Front"). Vetė dokumenti ėshtė njė lloj formulari i shtypur, i ndarė nė dy kolona tė emėrtuara pėrkatėsisht: "Data, ora, vendi dhe lloji i gazermės" (Tag, Uhrzeit, Ort und Art Unterkunft) dhe "Paraqitja e ngjarjeve (Mė tė rėndėsishmet: Vlerėsimi i situatės [armiku dhe mjetet]. Koha e hyrjes dhe e daljes sė informacioneve dhe tė urdhėrave)" (D a r s t e l l u n g d e r E r e i g n i s s e (Dabei wichtig: Beurteilung der Lage [Feind und eigene]. Eingangs und Abgangszeiten von Meldungen und Befehlen)) (foto 4, shih numrin e kaluar). Nėn titullin e kolonės sė parė, qė zė rreth ¼ e faqes, ėshtė shėnuar me makinė shkrimi: "30. 11. 1944 Drejtimi ėshtė Zagrebi" (30. 11. 1944 Führungsabteilung Agram). Kurse nėn titullin e kolonės sė dytė, po me makinė shkrimi, ėshtė shkruar: "Pėr situatėn: Grupi ushtarak E" (Zur Lage: H. Gr. E). Pas kėtyre nė mėnyrė shumė koncize janė dhėnė ngjarjet kryesore nė fillim ato tė "Frontit tė Lindjes", nė vijim ato tė "Frontit tė Adriatikut" dhe tė "Egjeut". Nė to del qartė se janė pėrfshirė ngjarjet mė tė rėndėsishme tė tė tria ditėve, 28, 29 dhe 30 nėntor, duke i veēuar ato njėra nga tjetra. Ja teksti pėr dy frontet e fundit:

    "Adria-Front:

    Skutari geräumt. Öffnung der neuen Marschstrasse XXI. AK. nach Matesevo schreitet gegen zähen Feind nur langsam vorwärts. Bei andauernden Kämpfen im Raum Lise auflebende Gefechts-Tätigkeit an HKL S und SW Mostar.

    XCI. AK. z.b.V. hat bei flüssigen Marschgewegungen Nacht 29./30.11. Novi Pazar geräumt Feind folgt zögernd. Gren. Rgt. 47 am 30.11. früh aus Prijepolje zur Öffnung Strasse nach Brodarevo-Bijelopolje angetreten.

    Ägäis:

    Am 28.11. Feindanlandung im N-Teil auf Insel Piskopi, alle Angriffe in Liwadia-Bucht abgewiesen, Feindverband gab Kampf auf und zog sich in Richtung Simi zurück".

    Pėrkthimi shqip:

    "Fronti i Adriatikut:

    Shkodra u zbraz. Hapja e rrugės sė re pėr marshimin e korparmatės XXI pėr nė Mateshevo, pėr shkak tė qėndresės sė fortė tė armikut, ėshtė vetėm e ngadaltė. Luftimet ndėrkohė vijojnė pa ndėrprerje nė zonėn e Linzės dhe rigjallėrohet veprimtaria luftarake nė HKL tė Jugut dhe tė Jugperendimit tė Mostarit.

    E ndjekur me ngurim nga armiku, Korpormata XCI, me detyrė speciale, ka braktisur Novipazarin me marshim tė pandėrprerė natėn e 29-30 nėntorit. Regjimenti i 47 i Granatierėve mė 30 nėntor nė mėngjes ėshtė nisur nga Priepolja pėr hapjen e rrugės nė Brodarevo-Bjelopolje.

    Egjeu:

    Mė 28. 11 trupat armike kanė desantuar nė pjesėn veriore tė ishullit Piskop dhe u sprapsėn tė gjitha sulmet e tyre nė gjirin e Livadias. Grupimi armik hoqi dorė nga luftimet dhe u tėrhoq nė drejtim tė Simit".

    (Pėrkthimi i Ministrisė sė Mbrojtjes ėshtė: "Fronti i Adriatikut: Shkodra u zbraz. Marshimi i ri pėrpara korparmatės XXI pėr Mateshevo, pėr shkak tė qėndresės sė armikut, ėshtė i ngadaltė. Luftimet, ndėrkohė, vijojnė nė zonėn me gjallėrimin e veprimtarisė luftarake pranė HKL S dhe SV Mostar").

    Ky dokument ėshtė hartuar nė pėrputhje me kornizat e njė formulari dhe ka kėrkesa tė parapėrcaktuara. Ndėr to ėshtė i detyrueshėm edhe shėnimi i datės pėr tė treguar kohėn e veprimeve luftarake nė terren. Prandaj data 30 nėntor e tij tregon zhvillimin e ngjarjeve dhe jo datėn kur ėshtė hartuar dokumenti. Ngjarjet e rėndėsishme tė ditėve tė mėparshme janė shėnuar sipas datave pėrkatėse tė 28 dhe 29 nėntorit. Hartimi i tij nė Zagreb padyshim ėshtė bėrė disa kohė pas ngjarjeve qė pėrmenden nė tė, sepse informacioni nga rajonet e largėta, si psh Shqipėria, pėr tė shkuar nė Zagreb dhe, mė pas, pėr t‘u pėrpunuar, pėrmbledhur e hedhur nėpėr formularė, siē ėshtė dokumenti nė fjalė, kėrkonin kohė dhe nuk mund tė bėheshin menjėherė. Prandaj ato kanė edhe pasaktėsi kronologjike, sepse informacionet shkonin me vonesė te komandat eprore dhe nė to pėrfshiheshin tė pėrmbledhura episode tė ndryshme, ku tė parėndėsishmit, siē ishte p.sh. largimi i qetė i praparojės sė ushtrisė gjermane nga Shkodra, pėrfshiheshin nė datat e episodeve luftarake tė rėndėsishme.

    Dokumenti tjetėr ka tė dhėna mė tė hollėsishme, prandaj me tė drejtė ėshtė marrė si mė i rėndėsishmi nga koloneli V. Hofman, i cili e ka shėnuar me njė shigjetė pjesėn e tij pėr Shqipėrinė (foto 5). Kėtė dokument ai e ka marrė nga vėllimi "Ditari sekret i Komandės sė Wehrmacht-it nė Luftėn e Dytė Botėrore 1939-1945, Vėllimi 11, 01. 09 - 31. 12. 1944" (Die Geheimen Tagesberichte der Deutschen Wehrmachtsführung im Zweiten Weltkrieg 1939-1945, Band 11, 01. 09 - 31. 12. 1944, Osnabrück, 1984), tė botuar nga Kurt Mehner nė vitin 1984 nė Osnabrück tė Gjermanisė. Titulli i dokumentit ėshtė: "Informacionet ditore nga 30 nėntori 1944" (Tagesmeldungen vom 30. November 1944). Dokumenti ėshtė hartuar shumė i pėrmbledhur nė formė ditari nga Komanda e Wehrmacht-it nė Berlin sipas informacioneve qė i kanė ardhur nga komandat ushtarake vartėse qė vepronin nė fronte tė ndryshme tė luftės. Rrjedhimisht ai ėshtė hartuar shumė kohė pas datės 30 nėntor 1944 dhe nė tė janė pasqyruar ngjarjet kryesore tė kėsaj date, si dhe, po ashtu si dokumenti i dhėnė mė parė, edhe ato tė datave 28 e 29 nėntor, tė cilat dallohen qartė nė faksimilen e dokumentit. Prandaj edhe pjesėt pėrkatėse nuk po i japim tė transkriptuara e tė pėrkthyera. Ja teksti gjermanisht i pjesės sė dokumentit pėr Shqipėrinė dhe rajonin pranė saj:

    "LXXXXI A. K. z.b.V.: Novipazar ohne wesentlichen Feinddruck geräumt. Auf Plevlja angesetzte Rgt.-Gruppe 22. I. D. gegenüber zähem Widerstand Jabuka-Pass genommen.

    Adria-Front: XXI. Geb. A. K.: Skutari geräumt. Nachhuten im Absetzen in Aufnahmestellung an Nordostausläufen Skutari-See. Wiederholt gegen Westteil Brückenkopf Bioce geführte Bandenangriffe abgewiesen. Zum Angriff aus Brückenkopf angetretene Rgt.-Gruppe gegen Widerstand nach Überwindung grösserer Geländeschwierigkeiten Raum um Klopot (8 km. nordnordostwärts Bioce) gewonnen".

    Pėrkthimi shqip:

    "Korparmata LXXXXI, me detyrė speciale: Novipazari ėshtė zbrazur pa kundėrveprim tė rėndėsishėm tė armikut. Grupi i regjimentit 22. I. D., qė do tė shkonte nė Plevlja, ka marrė qafėn e Jabukės duke pasur qėndresė tė fortė.

    Fronti i Adriatikut: Zona e Korparmatės XXI: Shkodra ėshtė zbrazur. Praparoja, duke u tėrhequr, ka zėnė vend nė skajin verilindor tė liqenit tė Shkodrės. Disa herė janė kthyer mbrapsht sulme bandash qė ishin drejtuar kundėr pjesės perėndimore tė pikės mbėshtetėse Bioce. Grupi i regjimentit, qė ishte pėrqendruar pėr sulm nga pika mbėshtetėse, ka marrė zonėn rreth Klopotit (8 km. nė verilindje tė Bioces) duke u ndeshur me qėndresėn e madhe dhe me vėshtirėsitė e terrenit".

    (Pėrkthimi i Ministrisė sė Mbrojtjes ėshtė: "Fronti i Adriatikut: Korparmata XXI malore zbrazi Shkodrėn. Praparoja tėrhiqet nė pozicion pritjeje nė bregun verilindor tė liqenit tė Shkodrės. Nė mėnyrė tė pėrsėritur nga perėndimi ka zbrapsur sulmet e zhvilluara nga bandat kundėr kryeurės Bioēe. Grup-regjimenti, qė sulmon nga kryeura kundėr rezistencės, mbasi ka mposhtur vėshtirėsi tė terrenit, ka fituar Kllopotin (8 km nė verilindje tė Bioēes)".

    Ky dokument i Komandės sė ushtrisė gjermane, i hartuar nė Berlin, ashtu siē ka tė emėrtuar edhe titullin e tij, flet pėr ngjarjet e 30 nėntorit dhe, siē e tregon faksimilja e tij, nė te janė veēuar ngjarjet e rėndėsishme tė datave 28 dhe 29 nėntor. Qė nė dokument janė rrėfyer ngjarjet e 30 nėntorit e dėshmon edhe pėrmendja nė tė e largimit tė gjermanėve nga Novipazari. Sipas librit "Kronologjia e Luftės Ēlirimtare tė Popujve tė Jugosllavisė" (Hronologija Oslobodilačke Borbe Naroda Jugoslavije 1941-1945), tė botuar nga Instituti Ushtarak i Beogradit mė 1964, Novipazari ėshtė ēliruar mė 30 nėntor (f. 1020, foto 6). Prandaj janė tė gabuara deklarimet e ish-kėshilltarit ushtarak gjerman, kolonelit V. Hofman, se "Korpusi XXI alpin …lėshoi mė 29. 11. 1944 qytetin e fundit tė madh tė Shqipėrisė, Shkodrėn. Prandaj kjo datė mund tė quhet fundi i pushtimit tė Shqipėrisė". Kėto deklarime tė kolonelit V. Hofman mund tė shpjegohen prej lokalizimit tė gabuar qė, me "ndihmėn" e punonjėsve tė Ministrisė sė Mbrojtjes, duhet t`i ketė bėrė rajonit tė Klopotit (qė gjendet nė verilindje tė Podgoricės), duke e ngatėrruar me Koplikun. Prandaj ai ka shkruar "qytetin e fundit tė madh tė Shqipėrisė, Shkodrėn", duke nėnkuptuar se Kopliku ishte njė qendėr e vogėl banimi dhe rrjedhimisht i parėndėsishėm pėr tė shėnuar e pėrkujtuar datėn e ēlirimit tė tij. Gjithashtu mund tė vihet njė hije dyshimi pėr saktėsinė e pėrkthimit shqip tė letrės dhe tė intervistės sė kolonelit V. Hofman, po tė nisemi, siē ėshtė treguar mė sipėr, nga pasaktėsia e pėrkthimit shqip qė Ministria e Mbrojtjes u ka bėrė dy dokumenteve tė dhuruara prej tij.

    Nė pėrfundim tė kėtij shkrimi theksojmė se, nė kundėrshtim me statusin e saj si institucion i depolitizuar, Ministria e Mbrojtjes nė kėtė rast hyri nė lojėn e atyre qė, pėr qėllime politike, i manipulojnė dokumentet pėr tė shtrembėruar tė vertetėn historike. Pėrfundimi se "Shkodra ėshtė ēliruar mė 28 nėntor 1944", tė cilin e ka dhėnė Komisioni i Posaēėm, qė u ngrit nė vitin 1993 me porosi tė presidentit tė Shqipėrisė, z. Sali Berisha, nuk ėshtė kundėrshtuar nga asnjė institucion shkencor ose komision studiuesish. Deri tani kanė dalė kundėr tij vetėm individė tė veēantė, tė cilėt a priori e kanė kundėrshtuar politikisht pėrfundimin e Komisionit tė Posaēėm pėr datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė dhe jo shkencėrisht mbi bazėn e tė dhėnave tėrėsore tė burimeve historike dhe tė shqyrtimit tė pėrmbajtjes sė tyre. Pėr tė vėrtetėn historike, se Shqipėria ėshtė ēliruar mė 28 nėntor tė vitit 1944, po jap edhe njė tė dhėnė tjetėr burimore qė lidhet me vetė Ministrinė e Mbojtjes dhe qė unė nuk e kam paraqitur nė librin "28 nėntor 1944 Dita e Ēlirimit tė Shqipėrisė". Kjo e dhėnė ėshtė medalja e ēlirimit.

    Nė njė vendim tė Qeverisė pėr medaljen e ēlirimit ėshtė shėnuar se medaljen e ēlirimit e meritonin ata persona qė kanė qenė nė radhėt e formacioneve partizane deri mė 28 nėntor tė vitit 1944. Nė zbatim tė kėtij vendimi, Ministria e Luftės dhe e Mbrojtjes Kombėtare mė 23 nėntor 1945 nxori qarkoren pėrkatėse (pėr ekzistencėn e saj pati mirėsinė tė mė njoftonte z. Albert Kotini, i cili mė dhuroi edhe njė fotokopje tė kėtij dokumenti), ku ėshtė shkruar: "Medaljen e ēlirimit e marrin: a) Tė gjithė ata qė deri mė datė 28 Nėntor 1944 [nėnvizimi i K. B.] ishin nėn armė nėr [ndėr, K. B.] reparte operuese, nėr reparte tė prapavijave ose nėr Komanda dhe ente ushtarake. b) Tė gjithė ata qė kanė qenė nėr reparte operuese tė prapavijave ose nėr Komanda dhe ente ushtarake por qė para datės 28 Nėntor janė larguar nga ushtria me njė urdhėr epror (kalim nė lirim, nė Pushtet ose ēmobilizim t`urdhėruar nga Komanda e Pėrgjithshme)" (foto 7). Kurse certifikata e Medaljes sė Ēlirimit, qė ėshtė lėshuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe qė e kanė marrė shumė veteranė, ka kėtė motivacion: "Ka marrė pjesė nė rjeshtat e Ushtris Nacional-Ēlirimtare Shqiptare dhe me armė nė dorė ka luftuar kundra okupatorit dhe tradhėtarėve deri nė ēlirimin e plotė t` Atdheut [nėnvizimi i K. B.] dhe tė Popullit Shqiptar" (foto 8). Kėshtu qė edhe nė dokumentet e vetė Ministrisė sė Mbrojtjes, qė nė shkurt tė vitit 2002 doli nė ballė tė mashtrimeve pėr datėn e ēlirimit tė vendit tonė, 28 nėntori i vitit 1944 ėshtė quajtuar si datė e ēlirimit tė Shqipėrisė.

    Kasem BIĒOKU
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    PO kush e cliroj Shqiperin?
    Po kush e cliroj Yugoslavine?

    Kush nga ju me nje pergjigje jo te gjate ka mundesi te me tregoj?

    Kalofshit mire.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Shqiperine e cliroi gjenerali Patton dhe forcat amerikane si dhe Stalini me forcat sovjetike. Asnjeri prej tyre nuk hyri ne Shqiperi, por kjo s'do te thote aspak qe ishin forcat komuniste shqiptare qe munden forcat gjermane. Clirimi i Shqiperise i detyrohet thjesht terheqjes se forcave gjermane nga Shqiperia, meqenese nuk po fitonin, madje po humbnin ne zona te tjera. Me Nentor te 1944 amerikanet kishin hyre ne Itali e France e po rrezikonin te hynin ne Gjermani. Ushtria e Kuqe po hynte nga Polonia. C'pune kishin gjermanet te cajshin derrasat e te perdornin forca ne Shqiperi kur po u hynte armiku ne shtepi te vet?

    Per te kuptuar mire kete te gjithe ata qe kane ndonje gjysh apo stergjysh deshmor dhe asnje nuk u ka thene se si u vra gjyshi, mund te konsultojne arkivat gjermane te cilat thone se ne Shqiperi jane vrare 7 gjermane ne luften e dyte boterore. Po, lexuat shume mire, numri me fat 7 eshte ai i gjermaneve te vrare ne territor shqiptar gjate luftes se dyte boterore.

    Pyetja lind e natyrshme: Po 28 000 deshmoret kush i vrau?

    Edhe pergjigjja del e natyrshme: Mund te jene vrare nga gjermanet, italianet, dhe forcat balliste. Por lind nje pyetje tjeter: Sa italiane dhe balliste u vrane? Sidomos, sa balliste u vrane? A kemi te dhena per ta? Ishin me shume apo me pak se 28 000? Dhe nese ishin me pak, a kemi te drejte te themi qe komunistet, te cilet vrane 7 gjermane (dhe ndoshta pak me teper breshkaxhinj), e fituan luften me ballistet, kur gjate luftes se tyre pati me shume te vrare partizane sesa balliste?

    Nese u vrane me shume partizane sesa balliste dhe shumica e ketyre partizaneve u vrane ne lufte kunder ballisteve atehere fitorja e Ushtrise Nacionalclirimtare nuk ka asnje vlere ne rang boteror, dhe kontributi qe forcat partizane u dhane fitores kunder nazifashizmit ishte minimal, pasi shqiptare thjesht vrane njeri tjetrin dhe nuk eshte se u moren shume me gjermanet e italianet.

    Ky eshte nje perfundim i trishtuar po jo i pamatur i nje nga lufterat e pakta te fituara nga populli shqiptar.

    Me kundershtoni me argumenta qe te me hiqni trishtimin qe me japin keto te dhena.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SpaceAce
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    24
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po ca te dhenash te te japim o Zombie, qe sic ke emrin qenke edhe vete? Po qafsh mu, me verte e ke kur thu qe 7 gjermane jane vra ne L2B ne Shqiperi? po ne nji vit e gjysem me verte i ha ato dokrra qe vetem 7 jane vra? Me vjen vertet keq per inteligjencen tende, nqse e beson kete fakt. Per faktet e tjera: Sa balliste jane vrare, sa partizane, sa italiane mund te diskutohet sa te duash, po mos ja thuaj njeriu kete punen e 7 gjermaneve se do qeshin njerezit me ty.
    Edhe sa per ate se kush e fitoi Luften, fakti qe erdhi ne pushtet xhaxhi ne '44 do te thote qe ballistet dolen me gisht ne goje. Eshte e vertete qe ndoshta po te mos ishte ne krize, Ushtria Gjermane nuk kishte ikur nga Shqiperia, por te mohosh luften qe eshte bere eshte thjesht injorance dhe asgje me teper.
    Tung
    Just A World That We All Must Share,
    It's Not Enough Just To Stand And Stair!!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,098
    Faleminderit
    65
    782 falenderime nė 640 postime
    Lufta Nacional Clirimtare eshte bere ne formen e nje lufte guerrile pasi partizanet shqiptare as qe mendohej te benin nje lufte frontale me nje ushtri gjermane qe i kishte vene synim vetes te pushtonte boten. Ne kete kuader, ne nderojme te gjithe te renet e asaj lufte qe e dhane jeten e tyre per lirine e Shqiperise.

    Rregjimi komunist nga ana tjeter i ka meshuar fort luftes nacional clirimtare si nje "fitore e madhe" pa zene ne goje asnje faktor te huaj qe ndikoi ndjeshem ne fitoren e aleateve. Fare qarte, per plot 50 vjet Enver Hoxha e kompani e perdoren luften per qellime te pasterta politike. Shtoi kesaj edhe faktin e persekutimit dhe asgjesimit te drejtuesve komuniste te kohes, luftetareve te ballit kombetar, elites shqiptare, dhe "fitorja komuniste" la nje shije te hidhur ne memorien historike te shqiptareve. Pas 5 vjeteve lufte e pushtim, shqiptaret jetuan 50 vjet diktatore qe arriti deri aty sa u mohoi njerezve edhe te drejten te besojne ne Zot.

    Mbi "konfliktin" e dates se clirimit

    Te gjithe shqiptaret qe shkruajne mbi kete mosmareveshje, ose nisen nga ngjyrime politike, ose nga nostalgji ideologjike, ose deshira thjeshte per te kundershtuar. Te drejten per te vene ne vend nje te drejte historike, e kane vetem historianet shqiptaret te cilet duhet ta zhvillojne debatin e tyre rreth fakteve historike qe ata jane ne gjendje te sjellin. Ne shqiptaret e thjeshte, njihemi me keto fakte dhe pranojme si te vertete ato fakte qe jane me bindese dhe te mbeshtetura nga disa burime.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Faleminderit Albo,

    I/e dashur Space Ace, lufta nacionalclirimtare pak ka te beje me filma qe ti mund te kesh pare ne televizor, si "Shtigje lufte", apo "I treti".

    Nese kujton vertet se jane vrare shume gjermane, mund te shkosh te konsultosh arkivat.

    Une di te te them qe gjate luftes Gjermania kishte ligj qe per cdo gjerman te vrare te vriteshin 10 civila te marrur rastesisht (shpeshhere me shume). Kete ligj e aplikoi ne Shqiperi, Greqi madje edhe ne Itali. Ne Shqiperi kemi deshmoret e 4 Shkurtit (104 veta te vrare per kete aresye).

    Ne Itali, partizanet vrane me nje atentat 30 gjermane, dhe shkaktuan vrasjen e 330 vetave ne Fosse Ardeatine afer Romes te njerezve te ndodhur aty rastesisht.

    Ne Rome partizanet u urryen thelle per kete pune sepse u vrane 330 te pafajshem. Ligji gjerman ishte shume i qarte: 10 civile (shpeshhere me teper) per cdo gjerman te vrare. Partizanet qofte ne Itali qofte ne Shqiperi qofte ne Greqi shtinin ndonje pushke e vritnin ndonje kapiten, ose benin atentate. Kjo ishte lufta e tyre. Ne '44 u bene gjasme "Ushtri". Kjo ushtri ka luftuar kunder ballisteve, por a ka fituar? Sa partizane te vrare ka pasur? Sa balliste u vrane? Une aty e shoh fitimin.

    Ndryshe e bejme si ne socializem: 40 vjet fitore, asnje barazim e ne fund te renditjes.

    Pershendetje

  7. #7
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    po mire,
    qa po behet fjale se e kane nderruar daten e clirimit te shqiperise?

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Po e dashur Enkela,

    Albo thote se dita e 29 Nentorit eshte ajo e Jugosllavise qe iu imponua Shqiperise si dite clirimi, apo Enveri u tregua goxha entusiast ta caktonte si te tille.

    Une shkoj me tutje e them qe nese Shqiperia u clirua nga gjermanet, kjo s'eshte fare merita e partizaneve.

    Ata benin ca atentate pa lufte te hapur dhe duke mos respektuar rregullat e luftes. Per kete ndeshkoheshin nga gjermanet qe benin raprezalje dhe vrisnin te pafajshem. Gjermanet dogjen disa fshatra "partizane". Me politiken e tyre komunistet donin te perhapnin ne popull pakenaqesine dhe urrejtjen ndaj gjermaneve, por kjo nuk ka qene e vertete. Jo te gjithe ishin me komunistet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SpaceAce
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    24
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ah Zombie, Zombie, me ty qenka vertete veshtire te merresh. Te thuash qe thjesht benin disa atentate eshte vertet driteshkurtesi, po mqse ty keshtu te eshte mbushur mendja, te mbajte e jotja, une nuk do rri te zbraz timen e te mbush tenden. Sa per filmat, i kam pare, e ndoshta jane te fryre, por te kalosh ne ekstremin tjeter e te thuash qe kane dredhur zinxhirin, eshte vertet teper. persa i perket asaj se kush e fitoi luften, nuk eshte kampionat qitje, kush vret me shume fiton me shume. Luften e fiton ai qe merr pushtetin ne dore. Sepse sipas kesaj logjike Bashkimi Sovjetik, me 27 milion te vrare ne lufte, nuk paska fituar, po hajde mbushja mendjen botes per kete...
    Se fundmi, per "ligjin" e raportit 10 me 1, nuk ma do mendja qe i ke mbajtur pishen ligjvenesve gjermane, se cfare raporti vinin, sepse dihet gjithmone qe ne lufte ka dhe raprezalje, qe jane shenje evidente qe armikut, kushdo qofte ai i jane shkaktuar humbje. Raprezalje kane bere pak a shume te gjithe ne lufte, gjermanet, italianet, ballistet, partizanet, keto jane per fat te keq pjese e luftes (me e ndyra do te thoja). Dhe per ta mbyllur, duhet te pranojme qe Ushtria Nacionalclirimtare ne periudhen e fundit te luftes ka pasur rregullat dhe organizimin e saj, qe mund te linte per te deshiruar, por qe ekzistonte. Ju kujtoj qe ne fund te 1944 kishim 7 divizione dhe 3 korparmata . Formacione te rregullta kaluan edhe ne Jugosllavi (se cfare bene andej eshte teme diskutimi tjeter, nuk do te merrem me kete), por fakti eshte qe organizimi i ushtrise u be edhe ne saje te ndihmes teknike dhe armatimit nga aleatet.
    Kaq

    Gezuar te gjitheve 28-29 Nentorin. Vitin tjeter ishallah me te bashkuar se sivjet!!!
    Just A World That We All Must Share,
    It's Not Enough Just To Stand And Stair!!

  10. #10
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Mosha
    48
    Postime
    212
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lightbulb Cila eshte Dita e Clirimit te Shqiperise nga pushtimi nazi-fashist?

    Pse Enveri vendosi 29 Nentorin si dite te Clirimit?
    Diskutoni nen driten e fakteve historike.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  11. #11
    Goc Tirone Maska e Tironsja
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    266
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E vuri per servilizem te Serbis.
    29 Nentori eshte dit
    :^zilet

  12. #12
    Goc Tirone Maska e Tironsja
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    266
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    upstttt e shtypa ENTER pa dashje .

    Pra 29 Nentori ehste dita e clirimit te Serbis.
    :^zilet

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    Iceberg a nuk shikon ti qe ne Forum kjo teme eshte hapur me kohe dhe diskutohet prej disa ditesh.
    Bashkangjitu shokve e mos hap Motel privat.

    Tjeter..
    Ne se ty kjo puna 29 nentorit te shqetson fillo ti i pari hidh mendimet e tua..
    Asnji nga ne ska qen shok zyre me Enverin..Pse na pyet?
    Je ngacmus a diskutues?
    Fillo i pari e zbrazu..e pastaj tjeret..


    Tirance vre kho...

    29 Nentori ishte per Jugosllavine e Titos nji feste ku perkujtohej e ashtuquajtura "konference e AVNOJ-it" mbahtur gjate luftes ne Jugosllavine e okupuar nga Gjermanet ne nji vend te quajtur JAJCA ku kish dhe bazen shtabi i Titos...
    Per jugosllavine e Titos kjo konference dhe vendimet e saje ishin dicka e perafert si me kongresin tone te Permetit.
    Pra nuk ishte dat Clirimi.

    Lufta politike ne Shqiperi qe filloj me 1991-92 per ceshtjen e 29 Nentorit ishte dicka simbolike dhe aspak e rendesishme per popullin.
    Ne kohe diktaturash festat i feston populli me urdher nga lart.
    Ne demokraci njeriu feston cka don vete.
    Pra ceshtja se "iku tricikli fundit gjerman nga shkodra me 28 a me 29 Nentor" eshte nji pun boshe.

    Pleqte e shkodres tregojne:

    Sa po degjuan populli trim shkodran qe iku autokolona gjermane ne drejtim te Jugosllavise dolen ne rruge duke brohoritur..
    Mirpo ne zyrat bashkise gjermanet kishin harruar ca dokumenta dhe kthehet nji tricikel nga rruga dhe qetesisht vjen perseri ne qytet per ti marre.
    Menjihere populli u zhduk nga rruget sapo degjoj zhurmen e triciklit.
    Ata dy ushtaret gjermane ndaluan para zyrave hyn brenda moren ato dokumentat dhe u nisen perseri tek shoket e tyre..
    Athere populli doli perseri nga furriqet dhe filloj brohoritjet..

    Kohet e fundit nji pensionist Gjerman..ish oficer i Ushtrise gjermane i dha ushtrise tone nji fotokopje dokumenti nga ditari tije ku i thote "clirimtareve" tone se mos u zini mos u grini se ne ikem ne filan dite..

    Pra "Clirimtaret" presin me qejf te madh tu tregoj ish pushtuesi se kur Ai, pushtuesi u "perzu" nga clirimtaret se vet clirimtaret nuk e dine mire ate pune..

    PD-ja e mbushur me injorante nga qe nuk ishte as e zonja me ndertu rruge e ura e me vu ne pune ndonji fabrike u morr me te tilla ceshtje te cilat vecse i dhan shkas PS-se te grinte sallate e te luante rolin e "mbroteses se traditave historike te Shqiptareve".

    Ne fakt vet PS ose PPSH as qe ka care drrasat te mbroje ndonji tradite historike apo figura te Luftes..
    Gjenerali qe komandoi partizanet per clirimin e Tiranes ( heroi Popullit Dali Ndreu) u pushkatua nga PPSH pa "cyk zori" me gjith gruan e tije qe ish shtazane.
    Pra PPSH as qe i dhimbsej lufta apo deshmoret (nenat e deshmoreve ne Shqiperi kane ngordhur per buke ne kohen e PPSH-se..perjashto ca Nena Bllokmenesh qe e kishin buken e siguruar) e as i dhimbseshin komandantet apo komisaret partizane..
    Per nji fjal goje i ka pushkatuar PPSH qindra heroj te luftes..
    Njisoj sikurse sot Hashim Thaqi e Xhavit Haliti (dy boset staliniste-mafioze te Kosoves) vrasin cdo jave luftetare te shuqar te luftes..
    Rasti fundit me vrasjen e dy herojve te luftes..komandant Drinit dhe Uk Bytycit ..ngjan si dy pika uji me historine e hidhur te PPSH-se.

    Pra ska rendsi 28 a 29..sepse jane thjesht festa ku gezojne bosat sa ne pallat brigadash e Vila qeveritare mes lluksit e Shampanjes..

    Populli mjere ska shpi ..ska buke ..ska uje..e ska drita dhe cdo dite vajzat 10-15 vjecare perdhunohen nga banditet e kudo ndodhur.

  14. #14
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Mosha
    48
    Postime
    212
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    I nderuar Brari,

    Une nuk e di nese nje teme e tille eshte hapur me pare (megjithese kerkova dhe nuk verejta gje) megjithate qellimi im nuk eshte aspak provokimi pasi provokimet nuk jane ne natyren time.
    Une padushim qe do i shprehja mendimet e mia po nuk desha qe diskutantet te ndikoheshin sado pak nga ato qe do shkruaja une ne kete teme. Shkak per kete u be fakti qe po lexoj ne gazeta qe shqiptaret jane ndare ne dy kampe per kujtimin e kesaj date se personalisht nuk besoj se ka shume aresye per ta festuar. Kjo date ne fund te fundit shenoi fillimin e drames se madhe per shqiptaret pasojat e se ciles i vuajme edhe sot e kesaj dite.

    Nuk jam dakord me juve qe 29 ta per serbet eshte perkujtimi i konferences se Avnojt etj etj po eshte dita e Clirimit te Jugosllavise dhe per mendimin tim duke patur parasysh ndikimin e madh qe kishin komunistet Jugosllave tek PKShja dhe Enveri vete caktimi i 29 s nuk eshte aspak rastesi duhet patjeter te ishte ne nje date pasi Serbet po pergatisnin pas kuintave bashkimin e Shqiperise me Federaten Jugosllave.

    Edhe sikur te ishte e vertete qe gjermani i fundit qenka larguar nga Shqiperia me 29 Nentor sic mundohen ta argumentojne filoserbet, vetem per faktin qe kete date e kishin serbet dhe aq me teper qe festa jone kombetare eshte me 28 nentor duhet te ishte lene si dite Dita e 28 Nentorit.

    Sinqerisht
    Iceberg
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    I nderuar Ice !


    Lufta 28 apo 29 nuk eshte pun filo serbesh por pune filoPPSH e filo PD.
    Te siguroj se pervec nja 20-30 komunistesh te PPSH-se kusuri nuk ka ditur asgje se cfare eshte 29 Nentori per Jugosllavine.
    Pra dhe ti nuk e di. Edhe njiher fiksoje ne tru.
    29 nentor 1943 ne Jajce te Jugosllavise komunistet e Titos bene nji kuvend ku piketuan jugosllavine e ardhshme si federate e "popujve te "lire" etj etj.
    Kte date ata e kane festuar si feste zyrtare te Jugosllavise.
    Jugosllavia e Titos nuk festonte "clirimet" sepse per arsye historike Partizanet e Titos nuk munden te jene " clirimtare" por ndihmes te Clirimtareve te cilet jane USA , BRITANIA dhe RUSIA e Stalinit.
    PPSH pikerisht mburrej me sloganin se AJO e ka cliruar vete vendin pa ndihmen e ushtareve te huaj.

    Nejse..

    Baza e PPSH-se nuk ishte komunisti i kulturuar dhe filo i x ose y fuqie te huaj..por fshatari bageti koktrash e injorant..qe nuk njihte me shume se fshati i tije..
    Elementi "Filo" ne PPSH ka qene pakic qe shtypej sa here Enveri e Dridhte politiken.
    Enveri hante pinte me Dushanin..Enveri vet pastaj shante Dushanin dhe ja fuste te tjereve si Filo-Dushana.

    Kur Dushani (Mugosha) bridhte maleve te Vlores, Skraparit e Korces etj e organizonte "luften Clirimtare" vec dy tre partizane dinin se Ai eshte nji Jugosllav, kusuri e njihte si shoku nga "lart" i Partise" te cilit i bindej cdo kuader partizan.

    Kur Enveri hante pinte me Titon ja fuste anti-titove pastaj po vete u puth me Stalinin e ja futi te tjereve si gjoja "filo-Titiste"..
    Po keshtu me Krushovin po keshtu me Mao ce Dunin e me radhe..

    Elementi qe mbijetoi ne PPSH ishte elementi qe nuk kishte simpati per asnji ideal ose model te ndonji sistemi aplikuar ndokund.
    Ky lloj elementi nuk cante drrasa se a eshte e mir Jugosllavia apo Kina apo Bashkimi sovietik apo Europa..Jo aspak..Ata shikonin te kuptonin..nga ka qef Enveri te dukemi..Kaq.
    E keto kushte i plotsonin tipat plasteline te llojit RAMIZ Alia, Gogo Nushi, Mehmet e Hysni Kapo si dhe TURMA e Partise pra baza poshte e perbere nga fshatar te uritur qe donin rrogen me mbush barkun e nuk u binte ne mend as per ideale e as per modele.

    Po spekullohet me teorine e "filove".

    Filot ishin njerez intelektuale qe aspironin per ideale te bukura..dhe keto ideale natyrisht nuk i gjenin ne Terbac e Vithkuq apo Hekal te Mallakastres por tek Bota e qyteteruar.

    Kishte filo TITISTE ne kuptimin se u dukej me e bukur Socializmi Titist liberal e pa koperativa e pa Izolim stalinist enverist.
    Kishte filo Hrushov qe u dukej se Krushovi beri mire qe e flaku figuren e ndyre te Stalinit.
    Ka pas filo Ten hsia Pin qe mendonin se Teni ben mire qe hapet me Ameriken. e keshtu me radhe..
    Pra Filot jane element progresist dhe i kulturuar.

    Pse Gjinushi ngriti katundaret e Lushnjes dhe Llakatundit te Vlores?
    Pikerisht se aty ska Filo e idealiste por thjesh fshatare vegla qe per nji cop rroge bejne ctu thot padroni.


    Nji shembull:

    Filo amariklanet ne Shqiperi jane kryesisht ato shtresa te popullsise qe kan pasur lidhje me ameriken. Krahas tyre jane dhe ata qe ben shkollen teknike te Fullcit. Krahas tyre jane ata qe u magjepsen nga Filmi amerikan etj..
    Gjithe kjo Kategori nuk e donte Sistemin enverist dhe u persekuttua deri diku nga PPSH.

    Kur erdhi Ambasadori Rajerson mbeshteti fundosjen e PPSH-se dhe ardhjen ne Pushtet te filo-perendimoreve..
    Deri keto filo amerikanet tradicionale shqiptare ishin plotesisht me PD-ne dhe Rajersonin e Ameriken..

    Me ardhjen e Mariz Linose..ndodhi cudia..
    Ajo i dha dru PD-se me gjithe filo amerikanizmin e saje dhe ri-solli ne pushtet gangot e PS-se ose PPSH-ne.

    Me kte veprim te Marize Linose pesoi nji diziluzion kategoria filo-amerikane ne Shqiperi.

    Vendi qe dikur ish shpresa se do shpetoj Shqiperine nga Komunizmi e pruri PPSH-ne ne Pushtet perseri.

    Limprehti shkonte ne Stanet e Terbacit me spiunin e KGB-se Gjinushin..e jo me Pjeter Arbnorin e 30 viteve burg.

    e zgjata shume..

    Tung.

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Po te pergjigjem per Bashkimin Sovjetik.

    Ne Bashkimin Sovjetike edhe sot e kesaj dite nuk ka te dhena zyrtare per numrin e sakte te te vrareve dhe te internuarve gjate kohes se luftes se dyte boterore. Stimohet qe te kene qene 20 milione nder te vrare e te internuar por raporti asnjehere nuk eshte dhene. Shume prej ketyre 20 milioneve kane qene te vrare nga Stalini ne menyra shume te dyshimta. Ai shfrytezoi luften boterore per te zhvilluar sportin e tij te preferuar, luften e klasave, dhe syrgjinosi ne Siberi nje thes me njerez, te cilet ngelen atje e s'u kthyen me, sepse xhaxhi musteqja i kishte bere pashaportizimin dhe ne Moske s'i donte t'i shihte me sy.

    E vertete eshte qe populli shqiptar zgjodhi ndermjet forcave demokrate dhe komuniste ato komuniste. Kjo ndodhi ne shume vende te lindjes, jo sepse u fut ushtria e kuqe, por sepse bindjet demokratike te ketyre popujve nuk ishin shume te rrenjosura dhe sepse dhuna e terrori komunist shume vetave u pelqeu. Le te shtojme se ne ate kohe ishin shume te perhapura idete komuniste, sasia e informacionit ishte me e pakte se sot, dhe se fundmi, menyra e bashkebisedimit ne menyre demokrate nuk ishte shume e perhapur ne mjediset shqiptare.

    Persa i perket raprezaljeve gjermane ato ishin te deklaruara nga Wermacht-i, 10 civile per nje ushtar gjerman te vrare nga snajpera, apo atentate. Ushtria gjermane ishte ushtri e vjeter dhe e organizuar, qe kishte trasheguar shume gjera te mira nga stili i luftes i ushtrise prusiane, e cila kishte fituar shume luftera.

    Mund te pyesesh ndonje "Veteran" nga ata te paktet qe kane mbetur se sa kollaj ishte te vrisje nje ushtar gjerman.

    N.B.: Stili yt sulmues me shprehje te tilla si "te zbraz timen e te mbush tende" nuk eshte maksimali per te argumentuar nje ide. Aresyetimi dhe logjika jane armet me te forta ne nje forum.

    Pershendetje

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,098
    Faleminderit
    65
    782 falenderime nė 640 postime
    Kjo teme eshte hapur disa here bile une kam postuar para 1 jave nje artikull te ri me fakte te reja historike mbi ditene clirimit. E gjeni tek forumi i historise.

    Po e mbyll kete teme dhe mund ta vazhdoni diskutimin tek forumi i historise.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  18. #18
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Te lumte Zombie, "dyluftimin" me Spacen e fitove, si shperblim ke nje pyetje nga une; Cili eshte dallimi midis "bindjeve demokrate" dhe "ideve komuniste".
    Ēdo te thote DEMOKRACI dhe KOMUNIZEM dhe a ka lidhje midis tyre?

    VETEM se per kete, pra per te dhene pergjigje te sakte, duhet ta vendosesh veten ne vitin 1939, pikerisht kohen e pushtimit, as nje moment me mbrapa. Ose duhet qe DEMOKRACI dhe KOMUNIZEM ti ndash nga EKONOMI.

  19. #19
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Meqe ti ornament do te dish saktesisht se ēfare dallimi kane bindjet demokrate me idete komuniste bene mire ti thirresh''babigjyshit tend'' xhaxhi Enverit se ai sapo ti besh ze te hidhet ne qafe e te puth prej gezimit se ēfare fatosi 'guximtar e trim'' paska skalitur ne shkollat e tija te ngritura mbi vrasje dhe turturarat gjysem shekullore te tere popullit te tij.
    Komunizem se ēfare do te thote nuk po te pergjigjen ne qoftese ke jetuar ne ate kohe(bej perjashtim se mund te kesh qene djali i ndonje antari te komitetit qendror apo ku djallin mund ta di une)

    Ndersa se ēfarė ėshtė demokracia ajo do shume gjera qe ti te mbush mendjen por nuk me premton koha qe te merrem me kete pune por vetem nje qe po te them demokracia do te thote te punosh per veten tende,(ne demokraci nuk kane ven dembelat)
    Gjithashtu asgje nuk te vjen nga qielli dhe nuk mund te jete as Berisha ,as Rugova a Thaēi qe te sjellin demokracine te vetem por i tere qeveria dhe intelektualet duhet te djersisin per sjelljen e demokracise dhe jo te vjedhin siē po vjedhin komunistet e rinje qe jo vetem nderrojne grate duke prishur gjene me te shenjte familjen por hapin dhjetera llogari me pare te pista ne Amerike dhe kudo neper Europe.Te me falin ngaqe kam dalur nga tema sepse behet fjale per diten e ēlirimit dhe ajo qe i ben socialistet te mos pranojne 28 nentorin diten e sakte kur gjermanet iken nga Shkodra eshte frika qe kane nga Enveri i tyre,se..kushedi meqe ai vazhdon te jete lugat kane frike se mund tiu trokase nė dritare dhe iu prish kolltukun e ngrohte qeverises te lyer me vjedhje,droge,prostiticion e plot poshtersira te tjera ne dem te ēeshtjes Shqiptare....

  20. #20
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,787
    Faleminderit
    0
    30 falenderime nė 30 postime
    Dallimi mes Demokracise dhe Komunizmit:

    Komunizmi eshte nje ide fantastike qe nuk funkcionon, Demokracia eshte nje ide modeste qe mrekullisht funkcionon...

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bollano: Vorio-Epiri tė jetė i pavarur si Kosova
    Nga forum126 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 25-01-2010, 10:38
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 20:27
  3. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 07:46
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 20:06

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •