Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Artisti

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Artisti

    Tregim i shkurter


    Ishte viti 198…Kombetarja e futbollit shqiptar luante ne Tirane me kombetaren e RFGJ
    Stadiumi oshetinte nga thirjet entuziaste te tifozave shqiptare qe per cudi therrisnin
    Shqiperi ..Shqiperi.kishte vite qe nuk mbaheshin mend qe nje turme kaq e madhe njerezish therisnin e bertisnin per vendin e tyre, pasi ata ishin mesuar te perplasnin duart deri ne perflakje duke cjere fytin me Parti Enver.jemi gati kurdoher.
    Kjo turme entuziaste kishte ne perberjen e saj sekretare partie,drejtore ndermarjesh ,popull , spiune ,ushtarake , police te gjithe te elektrizuar Shqiperi Shqiperi se si ju dukej kjo thirje ,shikonin njeri tjetrin ne sy ,ky s eshte spiun se po bertet me shume se une, dhe bertisnin akoma me nje ton me te larte Shqiperi,Shqiperi.Pa dyshim tifozet me te zjarte ishin ata shkodrane, qe per shkak te kesaj dashurie per sportin e Shqiperine, shumica e ndiqte ndeshjen jashte stadiumit,ata zgjateshin ne maje te kepuceve te tyre a thua se shikonin edhe ata ndeshjen, ,kur stadiumi ngrinte zerin, Shqypni Shqypni, bashkoheshin edhe ata ne kete mellef te madh per Shqiperine e tyre te shtrenjte
    Ne sheshin e madh para stadiumit ,pervec bencave te ca antareve te byrose politike ishte dhe autobuzi i ekipit gjerman.,i cili ishte i rrethuar nga nje kordon policesh te hutuar.,pak me tutje nje turme kurioze mundohesh te dallonte dicka nga dritaret e ereta .Nje meso burre thinjosh me trup pak te perkulur shtrengonte nje pako te madhe te mbeshtjelle me disa gazeta e te shtrenguara fort me spango,Ai nuk ngutesh ,bile as nuk bertiste per Shqiperine, megjithese i qante shpirti te ishte aty brenda ne stadium.Nxirte here pas here paketen Partizani dhe thithte cigaren me nje ndjenje nervozizmi.Ai ishte tifoz i gjermaneve dhe sidomos per nje lojtar ,nje bjond i fuqishem Rumenigen.Ne shtepine e tij ne Shkoder, nuk flitesh per tjeter njeri te madh pervecse gjermanit .Ndoci keshtu quhej shkodrani ishte artist ne punen me kashte.Qe kur ishte i vogel gdhente figura te ndryshme druri te cilat i falte tek shoket e tij Mbasi mbaroi ushtrine ,filloi pune ne ndermarjen artistike te qytetit ku dallohesh per punen e tija me finese .Shume shpejt u be mjeshter per punimin ne kashte .Kete titull ja njihnin shoket ,kurse ndermarja e dinte se kishin nje artist ,por ai nuk mund te ishte I madh ,e arsyeja ishte se nuk kishte bere nje portret te udheheqesit,- ta beje ndonje artist me shkolle justifikohesh ,- s u bera une te bej portretin e lavdishem te shokut Enver vashdonte ai qe ne te vertete kishte pak frike .E kishte menduar ta bente disa here portretin e kishte te bukur ,por sa here qe e hidhte ne kashte ,I dilte tjeter njeri……..
    Ndeshja kishte kohe qe kishte mbaruar dhe ne shesh ishin rralluar njerezit ,Ndoci ishte afruar me afer kordonit te policeve qe nderkohe ishin duke pare nga dera ku po dilnin lojtaret gjermane .Rreth e rrotull kishte njerez te tjere kureshtare qe donin ti shikonin me nga afer .Kur lojtaret u afruan ke dera autobuzit ,Ndoci u shkeput nga turma me shpejtesi dhe u drejtua nga idhulli I tij .Nuk kishte bere as dy metra kur ndiheu ta shtrengonin nga krahet e ta rrezonin ne asfalt.Me vone e gjeti vehten ne rajonin e policise ,ku nje polic qe dukej si shef po e shikonte me sy te cakerritur.C deshe aty ? C fare e ke ate pako? Nga je
    Ke qene ndonjehere I denuar,?e plot pyetje te tjera qe I erdhen lume .
    Pakoja u hap ne tavolinen e shefit me nje ndjenje frike e pastaj habie me ate qe pane aty.
    Gazete pas gazete duke zgjidhur spangot me padurim ata pane nje kreveper te punuar ne kashte ,ishte gjermani duke shkelmuar topin e futbollit me sfond fushen e gjelber te futbollit.
    Ti e ke bere kete ?-e pyeti shefi
    Po une ,u pergjigj ai me koken ulur
    Punimi u pa e sterpa mos kishte ndonje mesazh te fshehte ,ju hoq korrniza e drujte e u pane kanalet ku ishte vendosur xhami ,u montua perseri dhe u vendos ne nje cep te dhomes ne pritje te telefonatave.
    Ne aeroportin e Rinasit ,gjermani me emerin Rumenige hypi I fundit ne avjon ,shoket e tij te shqetesuar po e shikonin te habitur kur ai hapi pakon me punimin ne kashte dhe I tha te tjereve ‘’e mrekullueshme ,por autori eshte anonim……..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-10-2007 mė 14:12
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ais.. artist je dhe ti..

    Me nje fryme e lexova..

    Vazhdo na sill te tjera xhevahire..

    Te lumte penda..

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Baci
    Nga ~Geri~ nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-09-2011, 04:54
  2. Artisti qė zbuloi ngjyrat tek kulloste bagėtinė
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 09:13
  3. Arti dhe Besimi
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 05-11-2006, 16:56
  4. Artisti Pejan - Sislej Xhafa
    Nga dodoni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 11:58
  5. Artisti - Adrian Paci
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 11:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •