Për mendimin tim, tabelat janë më të lehta. Po të përdorje etiketat div, do kishe probleme të tjera me CSS. Problemi kryesor që ke në lidhje me Firefox është nowrap që ke përdorur në rreshtat më poshtë:
Kodi:
nowrap="nowrap">
...
| nowrap class="style2">
 |
nowrap nuk e lë tekstin të thyhet në disa rreshta, prandaj ke probleme me Firefox. Po t'i heqësh ato, pamja midis FF dhe IE është gati njësoj. Duhet vetëm të vendosësh një ngjyrë sfondi (bgolor) në një nga tabelat.
Si për FF dhe IE ka ca shtesa që të ndihmojnë me dizajnin e faqes. Kërko në google për "web developer addon". Do të ndihmojnë shumë në gjetjen e gabimeve, ndryshimet në çast, css, etj.
Krijoni Kontakt