Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163

    'Vrasësi i qymyrit' - copëza romani

    po shkepuse ca pjese nga romani im per ti ndare me forumin & per te degjuar se çfare mendoni.

    natyrisht keto pjese si & romani jane te mbrojtuar nga nje mori ligjesh kot.

    me shume mundesi mbas ca ditesh do e ve online me ndonje cep e do ju them


    ah, romani flet per nje dedektiv privat shqiptar...

    P.S
    Më poshtë disa pjesë për të kuptuar pak shpirtin e librit. Është pak zgjidhje e vështirë meqë kam futur vetëm ato që nuk tregojnë gjë për historinë kryesore por shpresoj të mjaftojnë sa për të kuptuar stilin në mënyrë që të evitosh shkarkimin e diçkaje që s’ke ndër mend të lexosh.








    Kalojnë disa ditë në të cilat nuk ndodh asgjë e rëndësishme për Lulzimin e Klejdin. Mbas shumë javësh një klient kujtohet të vijë për të tërhequr fotografitë e gruas së tij. Ja jap me një fare keqardhje për fakin që kam zbuluar që ajo shkon me dikë tjetër. Kur shikon fotografitë është një moment i rëndë dhe mendoj që do pezmatohet, do e braktisin forcat dhe do zhytet në kolltuk për të marrë veten. Ndoshta do thotë Hajde lal të shkojmë të pijmë një gotë, se kështu paska qënë jeta, njëriu mundohet, krijon një familje pastaj etj etj! Unë do shkoj e do pi me gjithë qejf, ta mbys hidhërimin e tij në alkol. Për çudi nuk bën asgjë nga këto. Kërcen i gëzuar dhe më thotë që ka vite që kërkon prova për t’u ndarë nga ajo buçe. Më lë një bakshish të majmë dhe ikën i gëzuar, kësaj herë duke ecur normalisht e jo duke kërcyer.
    Olti ankohet sepse nuk i kam treguar fotografitë e për nja dy tre ditë më flet duke përdorur vetëm zanore, tip “O – U – Ë– Y”.
    Takohemi tek Conja dhe unë i kthej filxhanin duke e falenderuar për kafen. Lugën mendoj që ta mbaj si kujtim po pastaj heq dorë. Conja më thotë që nëse guxoj të futem përsëri tek banaku i tij do më shpalli person i padëshirueshëm për lokalin tonë. Kur i jap lugën dhe e sheh se si është katandisur më thotë që mund ta mbaj, duke ja paguar natyrisht. Unë i them që nuk do ja paguaj duke qënë se më ka dhënë një lugë të dobët që shtrembërohet me një të gërvishtur të vogël. Ai thotë që s’ma ka dhënë, e kam marrë vetë. Zihemi për orë të tëra për këtë çështje, dhe për fat të keq qëllon në përiudhen kur Olti është i nevrikosur me mua për punën e fotografive dhe mban anën e Cones. Më kërkon 100 lek për një lugë dhe mbas tre ditësh rezistencë heroike dorëzohem. Bëj një përpjekje të fundit duke i thënë që nëse më bën këtë aksidentalisht unë mund të thyej ndonjë filxhan a gotë, por kur fillon të radhisi incidentet që mund të ndodhin me kafen apo ujin tim nën banak ndërsa e përgatit – mund të bijnë qime, ujë i gazuar, qumësht i prishur, uiski që prodhon ai vetë – dorëzohem përfundimisht.
    Adoloshentët braktisin lokalin e Cones. Si trashëgim na lënë shumë tavolina me gërvishtje te tipit Elsa ma thith fort, Përgjithmonë Mirela love Ilir, 2Pac-3Shum, Më telefono kur tlexosh nga Xheni, Elsa ma thith akoma më fort.
    Kjo Elsa qënka talent i paparë me sa duket

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Më lë vetëm nja tre ditë, por të paktën ndërkohë arrij të zgjidh një rast tjetër, nëse rast mund të quhet. Më telefonon një prind i shqetësuar për vajzën e tij 17 vjeçare që ka ikur nga shtëpia me të dashurin dhe tani fshihet në shtëpinë e këtij të fundit. Për fat të keq mbas një paradite punë zbuloj që i dashuri është një tutor dhe shtëpia e këtij një shtëpi publike. Paraqitem si klient dhe marr vajzën. Është e droguar dhe nuk kupton asgjë. Ndërsa bëj për të dalë i dashuri i saj më bllokon së bashku me dy shok dhe më pyet se çfarë dreqin po bëj. Për të qënë më i qartë ndërsa flet nxjerr edhe një thikë nga ato që quajnë “flutur”. Bllofoj duke thënë që jam i vëllai dhe po më presin shumë miq jashtë por nuk e hanë dhe shajnë edhe partnerin tim që s’është jashtë. Hap fluturën, unë pres, e shoh ndërsa luan duke pritur që të presi ndonjë gisht por nuk ndodh. Atëherë me një të djathtë milimetrike i thyej hundën. Ndërsa dy të tjerët shtangin nga çudia, përfitoj. Njërit i gjuaj me shkelm mes këmbëve, tjetrit përsëri me grusht hundë-bark-hundë me të djathtë – të majtë – të djathtë. Për pak sekonda janë të gjithë përtokë, dhe shkon edhe më mirë se sa e mendoja. E di që duhet ta evitoja këtë takim, por është moment i vështirë për të ruajtur vetëkontrollin. Jam gati duke dalë kur nga dyshemeja një fytyrë e gjakosur më premton që do më vrasi e do më presi e do më bëjë shumë gjëra. Ndërroj ide dhe nuk dal. Duke e ditur që nuk do kem më një rast të tillë përfitoj dhe i jap disa shkelma të dashurit ndërsa ky është akoma përtokë. Për çudi nuk kërcënon më.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    wuauuu...interesant

    une nuk para lexoj giallo... po stili yt qenka i sigurt...komplimente...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Lokali është plot edhe pse ora shënon vetëm 10. Nëpër tavolina shikoj gjimnazistë të veshur sipas modave të ndryshme evropiane apo amerikane që pinë pije alkolike amerikane. Dëgjoj zërat e tyre të lumtur akoma pa u futur brënda.
    Adoloshentët janë plaga e çdo lokali, por e Cones në veçanti. Nuk i duron fare dhe është betuar sa e sa herë përpara meje e Oltit që nëse vijnë ndonjëherë në lokalin e tij do e marri këtë si pushtim territori dhe do i hedhi jashtë ashtu si kemi përzëne rusët njëherë e një kohë : pa paralajmërim, pa takt, me dhunë dhe eventualisht duke u marrë edhe ndonjë nëndetëse. Dhe kur unë i kujtoj që zakonisht adoloshentët nuk lëvizin me nëndetëse, Conja thotë që ky nuk është problem i tij. E di që tallej, por tani jam kurioz të shoh se si do sillet Conja që ka refuzuar ti vëri lokalit të tij emra të famshëm si Nju Jork, Montekarlo, Roma, pikërisht për këtë arsye, për të mbajtur larg çiliminjtë, siç thotë vetë. Conja do që ti referohen lokalit të tij thjesht si Kafja e Cones
    Vendos që mund të zbavitem pak dhe nuk ulem por shkoj drejt e në banak.
    << Jemi bërë lokal modern…ëëëë Cone? >>
    << Bardhyl, më lej rehat se vetëm ty të kisha mangut tani.>>
    << Thonë që kur ta mësojnë derën këta çerrat, nuk të vijnë më klientët e rregullt pastaj…>>
    << Vërtet? >> pyet si me të tallur.
    << Vërtet, pse ça kujton ti? Kisha një shok që kishte një bar diku të 21-shi. E gjeti belaja të shkretin, kur i mësuan derën gjimnazistët. J’u larguan të gjithë klientët e vjetër. Normal, me gjithë atë zhurmë. Vetëm se mbas një dy muajsh u larguan edhe adoloshentët. Këta janë njërëz që mërziten shpejt. As klientët e vjetër nuk i vinin më pastaj, në shenjë proteste. Shkurt muhabetit, falimentoi. Dhe sa mërzitej i shkreti. S’kishte me kë të bënte muhabet tamam. >>
    Vë re që Conja është frikësuar pak dhe sheh me inat nga pushtuesit e lokalit. Nuk e kuptoj nëse po tallet edhe ai me mua.
    << Ky shoku im që thua ti, u katandis që bënte muhabet vetëm me kamarierin, se as shokët nuk i shkonin më. >>
    << Ëhë. >>
    << Po ti nuk ke as kamarier mër Cone! >>
    << S’ka ç’më duhet po hë se i bëj të gjitha vetë unë. >>
    << Kam frikë se do të të duhet që tani e tujte. Po s’u shërbeve mirë këta rrezik të të braktisin lokalin. >>
    << Të paktën e di që ti do vish që do vish. Je aq përtac sa nuk shkon më larg se sa poshtë shkallëve. >>
    Natyrisht kjo është një nga arsyet për të cilën unë shkoj shpesh tek Conja. Por nuk mund ta pranoj.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Citim Postuar më parë nga engjellorja Lexo Postimin
    wuauuu...interesant

    une nuk para lexoj giallo... po stili yt qenka i sigurt...komplimente...
    flm

    shume e sjellshme

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    duket mire si shkrim, pervec disa gabimeve ortografike. Shpresoj qe ta redaktosh mire para se ta botosh, se mjaftojne shume pak gabime ne te shkruar qe ti heqin gjithe lezetin librit.

    psh: Conja - per mendimin tim duhej Conia (megjithese as ky s'me vika mire) , dhe do ishte me mire qe Conja te kishte pak dialekt tirons..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    heeeeeeeeem

    po & jo lal.

    sa per gabimet orto ke natyrisht te drejte, vetem se ka diçka, qe ketu nuk mbarojne kurre, kurre dhe jam lodhur duke i korrigjuar.

    nga ana tjeter as qe me shkon ne paradhomen e trurit qe te trokas ne ndonje shtepi botuese shqiptare, alias shtypshkronje keshtu qe kam frike se do dali ashtu siç eshte ne internet. nese pastaj me kontakojne...mah, shohim...

    ide e mire ajo e dialektit vetem se..ishte ideja ime edhe ne fillim, doja te shkruaja nje liber, kete ketu, komplet ne dialekt vetem se ky eshte sport i veshtire ndaj e lashe fare, kam futur vetem ndonje shprehje aty ketu sa per lezzet...

    besoj se eshte me j, conja, por s'jam i sigurt

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mire titulli. Te ben ta hapesh temen. Pse eshte vrasesi i qymyrit dhe jo vrasesi i qymyrxhiut apo qymyrxhiu vrases? Po ku i dihet me qymyr kuptohet dashuria, se i thone dhe "e ka zene qymyri" kur personi bie ne dashuri, e ndoshta ne kete roman vritet ndonje dashuri? Keshtu psh mendova une, po s'po vazhdoj me tej.

    Krispi, me duket dhe mua se duhet te mbetet Conja jo me "i". Autori , i cili rrefen ne veten e pare, rrefen me gjuhen e folur: Gjuha ne dialogje nuk ndryshon nga ajo ne pershkrime. Ne te folur provoje me levizje te gojes, si te vjen ty me per mbare ta thuash me "j" apo me "i"?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Po te lexoj jo nxitimthi, pasi po me pelqen menyra rrefyese dhe dua ta ndjej ne cdo fraze dhe pershkrim. Pres akoma copeza te tjera, per te mundesuar njohjen me mire te shkrimit tuaj. Mos ki frike per humbje kurioziteti, se po e botove, ne te forumit do jemi nga te paret qe do ta bleme librin. Shkrime te mbara, i nderuar desaparacidos.

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ne fakt une nuk do e merrja kaq 'veresie' (lol sa u mundova ta kujtoja) sa e merr ti librin ne fjale. Kjo lloj letersie ne Shqiperi, eshte pak e zhvilluar per te mos thene fare me aq sa kam lexuar une ndaj mendoj se ja vlen te eksplorohet.

    Menyra si e tregon ngjarjen eshte e lexueshme, rrjedh dhe nuk te bezdis. Gjithashtu me pelqen gjuha e perdorur, realiteti i pasqyruar, emrat e njerzve, vezhgimet. Nuk e di nese kjo eshte dicka qe ka te beje me shume me ne shqiptaret. E sidomos me ne te larguarit nga Shqiperia, sepse mezi presim te shikojme e lexojme per realitetin atje, pa patur rendesi kendveshtrimi nga i cili na paraqitet.

    Sigurisht ne fund ka rendesi dhe si zhvillohet ngjarja kryesore dhe si perfundon ajo, por per kete s'mund te them shume duke qene se kemi mundesine te lexojme pak tani per tani...

    Mbaj mend ne shkolle ketu kemi studiuar Raymond Chandler (nje perpjekje e profesorit per te na larguar nga librat qe studionim zakonisht) dhe jam suprizuar kur mesova sa shume njerez pelqejne kete lloj letersie (ketu quhet detective fiction). Nejse, do te sugjeroja t'i hidhje nje sy autorit ndoshta te lexoje 'The big sleep' per te pasur dhe nje perspektive tjeter mbi kete lloj letersie dhe romanin tend. Ndoshta do e vleresoje me shume.

    Suksese

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Kadare, i madh apo i famshëm?
    Nga kalemi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  3. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  4. pjese nga DOSJA k
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 08:03
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •