Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    desperados , me fal se e ke te veshtire emrin

    ne shqiperi kjo lloj letersie eshte e rralle, keshtu qe me pak publicitet dhe me nje botues dashamires ndaj te rinjve, them se mund te nxjerresh dicka ne drite
    dhe kjo dicka , mund te jete jo pak... te them te drejten une krijova nje pershtypje te mire per ty, qe nga menyra e vecante me te cilen na u drejtove per te na kerkuar mendim per botimin e ketij libri...
    te uroj fat... une ende kembengul qe duhet ta botosh... edhe pse ndonje mund te ngreje vetullen lat gjithe dyshim... ti mos u dekurajo...keshtu e kane me te vjetrit...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Urime, shume mire, por vazhdoje edhe nje çike... se na terhoqe menjehere, stili shume i bukur.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    HEM
    Dua ne radhe te pare tju falenderoj te gjitheve per komplimentet & kritikat.

    E kam lexuar gati te gjithe Chandlerin. Keto 7-8 vitet e fundit kam lexuar shume Chandler, Landsdale, Elmore Leonard , Ellroy e ndonje tjeter qe harroj. Jane keta artiste qe me kane formuar dhe qe kam vendosur te kopjoj duke shkruajtur kete liber.

    Sa per qymyrin...heem, eshte ca e komplikuar dhe nuk eshte rasti te ta shpjegoj. Shpresoj qe tekesh durimin t'a lexosh eventualisht kur ta nxjerr.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Zbres me nerva duke sharë qeverinë hajdute, shërbimin e transportit publik, pastaj edhe atë privat se mos i ngelet hatri, e mbi të gjitha njeriun që më ka nisur atë letër për të cilën tani po shkoj në stadium. Pikërisht në rrugën e Elbasanit kur më duket se njerëzit që mund të shaj po mbarojnë, shoh ambasadën amerikane dhe më vjen përsëri frymëzimi. Shaj ushtarët e armatosur deri në dhëmbë që më ndjekin me duart në armë dhe me një vështrim të dyshimtë derisa zhdukem në horizont, ku kuptoj se nga nervat e tepërta kam ngatërruar rrugë. Ndalem për të pirë pak ujë dhe gjej rrugën për të arritur në stadium duke pasur kujdes të mos kaloj përsëri përpara ambasadës amerikane. Jo se kam frikë po, gjëja e vetme që kam mësuar nga filmat është që kur këta kanë armë, Allahu na rujt, s’u rrihet dot pa i zbrasur. Plus që armët i kanë më të mira dhe karikatorët infinit. S’ka parë ndonjëherë ndonjë amerikan të ndërrojë karikator unë. Edhe gishtin në këmbëz e mbajnë gjithmonë gati për luftë. Nuk kanë as shumë faj, janë nervoz të shkretët. Po as unë s’kam faj, apo jo?
    Jam i qetë, mendoj, jam i qetë dhe duhet të vazhdoj të rri i qetë. Ec Bardhyl Nini, mendoj, se kështu do jenë edhe ushtarët tonë në ambasadën shqiptare në Amerikë, s’ua bën syri tërr.
    Tani boll, gjejmë stadiumin.
    Shenja e parë që më bën të kuptoj që jam afër Qemal Stafës më terrorizon. Një grumbull policësh që bërtasin dhe dy furgona që më sjellin ndër mend kujtime të dhimbshme. Jam i qetë, dhjetë metrat e fundit nuk kam sharë askënd. Ajo që më tremb është mali me shishe uji i grumbulluar afër furgonit.Vazhdojnë akoma me këtë budallikun e shisheve, gati e kisha harruar. Kush ***** mendon se gjuan me shishe me gjithë këtë diell? mendoj dhe për një moment vendos t’u komunikoj këtë idenë time edhe forcave të rendit. Jo, më mirë jo, fytyrat e egra ma heqin menjëherë këtë mendim gjenial. Jo gjithmonë e vlerësojnë humorin.
    Futem në rradhë me tifozët e tjerë. Janë bërë rreth njëzet metra pa sharë. Rekord i mirë mendoj, tani mund edhe ta prish. Mallkoj përsëri atë që më ka dërguar letrën anonime e biletën për në stadium. Dakord, unë e ndjek me kënaqësi futbollin por ama ndeshjet e Partizanit janë torturë psikologjike. Dreqi ta marrtë, s’mund të më çonte një biletë për Tiranën?
    << Xhaxhi xhaxhi, të futem me ty?>>
    Ul sytë. Dy fëmijë rreth 12 a 13 vjeç më kanë kapur dorën dhe më vështrojnë gjithë shpresë. Ai që ka folur ul kokën si i turpëruar dhe pret përgjigje.
    << Ça? >>
    << Të futemi me ty në stadium me pa Partizanin pra?>> përsërit tjetri. Është shoku trim, më sheh në sy dhe më shtin pak frikë.
    << Jeni vëllezër? >> pyes. << Se ngjakeni. >>
    << Jo mër lal jo. >> përgjigjet trimi.
    << Hajdeni.>>
    Disa metra para se të më vijë radha kthej shishen gati deri në fund dhe afrohem.
    << Fmijt e tu janë kta? >> pyet polici i parë të cilit i tregoj biletën.
    Urrej tonin që përdor polici. Mundohem të kujtohem nëse edhe unë përdorja të njëjtin ton kur mbaja uniformën. Më pëlqen të mendoj që Jo, por më duket se gabohem. Ka diçka në atë vështrim dhe në atë ton që të shpjegon se ai polic në atë moment s’do t’ja dijë fare për kushtetutën ( për çfarë, kunshtentuten the? ) , për të drejtat e njeriut ( jepi lal se po shkon mirë ) e për të drejtën për të pasur një avokat ( ku është Olti kur duhet? ). Janë të gjitha ide që kanë ndryshuar sistemin nga komunizmi në demokraci( po kjo si më erdhi, do jetë djelli që më bje në kokë? ) por nuk kanë arritur të ndryshojnë vështrimin e policëve.
    << Jo? >> përgjigjem thjesht. Dita ka filluar keq, e atëherë përse të mos ta mbaroj edhe më keq?
    << Atëherë s’mun ti futsh.>> vendos polici dhe kthehet nga ana tjetër për të folur me një kolegun e tij. Incident i mbyllur, mbaroi. S’mund t’i fus, tani duhet të shkoj të blej bileta të tjera. << A mund të më shpjegoni përse nuk mund t’i fus, ju lutem.>> pyes unë ngadalë. Do të doja ta prekja lehtë në shpatull që të kthehet, por instikti më thotë që të mos ta bëj.
    Disa tifozë anash fillojnë të qeshin duke dëgjuar shqipen time të pastër e kombinuar me fytyrën më sinqertë që arrij të shpreh. Pushojnë kur polici kthehet dhe kthejnë kokën nga ana tjetër. Solidaritet tifozësh.
    << S’janë fmijt e tu mër vlla, s’ke si i fut mren.>>
    << A mund të më shpjegoni përse nuk mund t’i fus, ju lutem zoti polic, unë nuk i njoh ligjet aq mirë sa i njihni ju, faleminderit.>> insistoj unë duke vëne theksin tek ligjet. Diçka që Olti më ka shpjeguar është që kur dua të tregohem bastard ja dal mbarë pa problem fare, më vjen natyrale.
    << Se qashtu a. >>
    << Ju kërkoj falje por nuk ju kuptoj kur flisni, a ka mundësi ti shprehni mendimet e tuaja në gjuhën e bukur shqipe, siç thoshte edhe Ndre Mjeda. >>
    << Kush a?>>
    << Ndre Mjeda zotëri. >>
    << E kush a ky? >> pyet duke më parë me dyshim.
    << Një futbollist i Partizanit i viteve 70, mesfushor i djathtë. >> e informoj unë me profesionalitet.
    Fëmijët më shikojnë me shpresë ndërsa polici ul sytë përtokë, mbledh buzët dhe i bjenë sytë të shishja që mbaj në dorë.
    << Hidhe shishen e futu. >> urdhëron më në fund. << Se u gjuni lojtarve ju, e di un. Popull i keq. >>
    << Faleminderit zotëri dhe punë të mbarë. >> e përshëndes duke u largur me një fëmijë për çdo dorë. Popull i keq kishte thënë.
    Kalec i shpifur, ik puno, mendoj duke hedhur shishen. Kush mund të jetë aq idiot sa t’u gjuajë futbollistëve në një ditë kaq të ngrohtë?
    Sipas meje policët kanë ndërtuar ndonjë rrjet shitje shishesh plot. Ndryshe nuk shpjegohet. Në fund te ditës i mbledhin dhe i shesin. Kushedi sa lej fitojnë, miliona...
    Një tifoz që po kalon afër më prek në shpatull e më shkel syrin.
    << Polic kara. >> thotë duke shpejtuar. Me sa duket ka ndjekur skenën. <>
    << E di, e di. >> pranoj unë me keqardhje por nuk jam i bindur. Ndoshta do duhet edhe më pak se një vit.
    Tifozët e vogël shkëputen nga duart e mia dhe ngatërrohen me turmën. Ai më i forti më shkel syrin, tjetri as nuk e kthen kokën fare. Edhe kjo më bën me nerva. S’jam shok i tyre që të më përshëndesin kështu, do kisha preferuar një Faleminderit xhaxhi, apo maksimumi Rrofsh xhaxhi. Dakord, fëmijët duhen dashur e edukuar por unë po krijoja super-tifozë të Partizanit 12 vjeçar.
    << Asnjëgjë. >> përshëndes ironikisht fëmijët që kishin harruar të më falenderonin. As që më dëgjojnë fare. Një tifoz anash që më dëgjon kujton se po flas me vete ndaj më largohet siç i largohesh një të çmenduri para se ky të bëjë ndonjë akt terrorist.
    Dhe gjithçka për fajin e atij trapit që më ka çuar biletën. Ishalla është ndonjë gjë me rëndësi, them me vete ndërsa kërkoj vendin ku, me shumë mundësi, i panjohuri po më pret, e ishalla është ndonjë gjë me lek mbi të gjitha.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Besoj se kete fundjave do jete i disponueshem per t'u shkarkuar falas ga nje adrese qe do ju komunikoj patjeter. Do krijoj & nje mundesi per ata qe duan t'a blejne online, nese ndonjeri do, natyrisht.

    Flm Engjell per inkurajimin dhe per besimin e saj tek shtypshkronjat...heeem, shtepite botuese shqiptare. Per momentin nuk me intereson, dua te ndaj kete liber me bashkepatriotet e mi jo te shoh emrin tim te shtypur ne ndonje liber ne ndonje cep magazine.

    Po, kjo letersi nuk egziston shume ne Shqiperi. As nuk e di se per cfare letersie po flasim meqe policesk eshte kufizues per kete liber i cili sipas mendimit tim modest mund te quhet gjithashti i verdhe, noir, hard-boiled, black humor apo edhe historik. Por sic e dime te gjithe, industria ka nevoje per percaktime te caktuara ne te cilet te perfshije gjithçka, keshtu qe edhe policesk eshte ok.

    Ajo qe eshte e rendesishme per mua eshte rrjedhshmeria e dialogjeve pershkrimeve. Shpresoj te kem arritur kete te pakten.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Olti është akoma i mbyllur në zyrë dhe për një moment dyshoj se mos është akoma i nxehur për kafen. Nëse Olti ishte ofenduar do e shpërblej duke i ofruar fotot e gruas së klientit tim. Ai do e pranojë këtë si shenjë paqeje dhe pastaj unë nuk do ja tregoj duke i përrallitur ndonjë gjë për sekretin profesional. Në fund do dorëzohem vetëm për të parë fytyrën e tij kur të shohi fallxhoren. Nëse as kjo si mjafton atëherë mund të vazhdojmë të zihemi akoma. Pastaj, kemi lënë pa zgjidhur renditjen e pesë heronjve më të mëdhenj të Shqipërisë, një lojë me klasifikime që bëjmë shpesh kur nuk kemi asnjë punë urgjente, apo edhe kur kemi punë por jo vullnet.
    Kam takuar Oltin për herë të parë kur sapo kisha marrë zyrën me qera. Në ato kohë – ishte 95 apo 96, nuk e mbaj mend fare – kisha lënë punën pak para se të më përjashtonin nga policia. Gjithçka shkonte mirë, pastaj papritmas isha zënë me shefin. Një **** idiot. Nuk arrin ta kuptosh Bardhyl? më bërtiste në zyrë. Kanë ndryshuar kohët, ndryshon edhe policia. E do troç: jemi kapitalizëm, mbrojmë pronat.
    Por unë nuk arrija ta kuptoja dhe nuk e e kam kuptuar akoma. Mbi të gjitha, nuk po mbrojmë as pronat, në fund të fundit, dhe kjo më ngatërron më shumë.
    Po, ishte 96, prill i 96. Prilli është muaji më mizor i viti. Kush e kishte thënë? Eliot më duket, po ndoshta gabohem. Nejse, s’ka rëndësi : Prilli është vërtet mizor. Por ama Marsi është shumë, shumë më mirë. Mbas një muaji në të cilin shtoj 12 kile, boshatis shumë Skëndërbe e Porti vendos që s’mund të vazhdoj më kështu. Pa qëllim, pa asnjë mënyrë për të shtyrë ditën. Duhet të kërkoj një punë por e ndjej që s’do ketë punë të përshtatshme për mua. Dhe si romantik që jam vendos të hap një zyrë hetimi. Dhe sa më shumë shokët më shkurajojnë, aq më shumë bindem që kjo është ideja më e mirë që kam pasur në gjithë jetën time. Dhe kur shkoj për të marrë zyrën me qera njoh Oltin, avokat i sapodiplomuarr jashtë që kthehet në atdhe gjithë shpresa. Meqë askush nga ne të dy nuk ka mundësi ta paguajë komplet qeranë e apartamentit vendosim të punojmë e të ndajmë qeranë bashkë. Mbas disa ditësh Olti vjen me objektin e parë të shtëpisë se re, një portret me dy kalorës që vrapojnë në perëndim të diellit, njëri me armaturë të argjendtë mbi kalë, tjetri plot rrecka mbi një gomar.
    Olti.<< Janë don Kishoti e Sanço Panço. >>
    Unë << E kisha marrë vesh. Po më duket më shumë sikur jemi unë e ti. >>
    Olti << Nëse është kështu unë jam don Kishoti. >>
    Olti duke parë që nuk jam dakord nënvizon idenë: << Jam don Kishoti e pikë. >>
    Por muhabeti s’është mbyllur aty.
    << Pse duhet të jem unë fshatari, Sanço Panço? >> protestoj herë pas herë kur ngre sytë mbi pikturë.
    << Se unë e kam thënë i pari. >>
    << Pse kështu bëhet ë? Kush e thotë i pari ? >>
    << Kshu re, pse, ça kujton ti?>>
    Përveç këtyre problemeve të vogla ja kalojmë mirë bashkë. Olti është shok i mirë, unë njëherë i kam shpëtuar jetën – 97-ta – dhe më pëlqen t’ja kujtoj herë pas here. Shpeshherë Olti më gjen edhe ndonjë punë të vogël që ka të bëjë me klientët që mbron.
    Kur nuk kemi punë diskutojmë mbi historinë e Shqipërisë, hartojmë lista me heronjtë, shkrimtarët, politikanët e futbollistët më të mirë apo më të këqinj, bezdisim Conen.
    Por punën e don Kishotit e Sanço Panços nuk e kemi zgjidhur akoma.
    Ulem në kolltuk dhe nxjerr zarfin. Ndez një cigare dhe mendoj. Olti del nga zyra duke shfryrë nga inati dhe më shikon me habi. Me sa duket nuk më ka dëgjuar kur kam ardhur.
    Vazhdon të më shikoje si i nxehur edhe kur ulet përballë meje dhe bën sikur nuk më ka parë fare. Po, ka akoma pak inat.
    << Një pyetje Olto. >>
    << Fol. >>
    << Nëse në këtë vend nuk ka edhe aq shumë kurva, si ka mundësi që bijt e kurvave janë me bollëk? >>
    E qeshura e Oltit thyen akullin. Për fat të mirë mendon që ta thyejë akullin akoma edhe më shumë, ndaj kap një Skëndërbe që ruan për raste të veçanta, mbush dy gota dhe i vë mbi tavolinë.
    << Pesë heronj? >> them unë.
    << Pesë heronj. >> përgjigjet Olti duke tundur kokën.
    Mendohet pak, pastaj flet. Klasifikimi i Oltit fillon gjithmonë me Ismail bej Qemalin. Unë e aprovoj dhe i shtoj Gjergj Kastriotin. Olti thotë që është mirë kështu, deri këtu shkojmë gjithmonë pa probleme.
    Kontradiktat fillojnë kur ai mundohet të fusi ndonjë që unë e kam dëgjuar kurrë. E kundërshtoj, për princip. Atëherë tërhiqet dhe thotë Çerçiz Topulli. Unë them Bajram Curri dhe tundim kokën në shenjë aprovimi. Çudi në fakt. Ai zakonisht kundërshton dhe propozon gjithmonë të atin, Curr Currin por kësaj herë hesht. Emocionohem. Ndoshta, për herë të parë mbas sa e sa vitesh do arrijmë një klasifikim zyrtar. Propozoj Mustafa Gjinishtin. Refuzon, po sipas meje nuk e di fare se kush është. Kundërshtoj me forcë por nuk i mbushet mendja. Thotë që vendi i pestë i takon Azem e Shote Galicës. I shpjegoj që janë dy dhe do kalonim në gjashtë heronj. Të ishte për atë punë mund të kisha propozuar vëllezërit Kryeziu dhe kishim mbaruar punë. Nxehet. Thotë që mund të marrim një Galice dhe të leme jashtë tjetrin.
    << Kjo s’është e mundur! >> vendos unë.
    << Pse jo. Morrëm Çerçiz Topullin dhe lamë jashtë Mihal Gramenon që ndoshta e meritonte. Ishin dy edhe ata. >>
    << Po jo burrë e grua ama. >>
    << Ore, do vazhdosh ti apo si e ke hallin? >>
    Asnjë shpresë edhe kësaj herë. Nuk mund të shkojmë me penallti, heshtim.
    Ndërron muhabet.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    ah.
    normalisht do ju duken pa lidhje por po fus vetem pjese qe nuk kane te bejne drejtperdrejt me tramen e romanit, ne shpresen qe do doni ta lexoni.

    degjohemi.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Citim Postuar më parë nga desaparacidos Lexo Postimin

    Ajo qe eshte e rendesishme per mua eshte rrjedhshmeria e dialogjeve pershkrimeve. Shpresoj te kem arritur kete te pakten.
    Ah, po, edhe qe mundesisht te beje ndopak per te qeshur...

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Urime desaparacidos !

    Ky trgim mund te jete fikcion(trillim) apo edhe perjetim por me kryesorja eshte se ne keta rreshta menjehere ndjiehet nevoja e leximit te metejshem, siç e tha edhe Fiori, ky roman eshte i nje stili modern dhe nuk te lodh e mundon fare ne filozofi, eshte roman argetues nese nuke gabohem ku nuk mungojn personazhe e nuk mungon as dialogu....

    Mua nuk do me dhimbsen fare 10 euro per te lexuar kete liber.
    Mos e hedhe te terin ne internet falas, peveçse nese e ke ndoshta edhe nje roman te dyte ne vazhdime e atehere do behesh me siguri best-sellers !

    Mirepo edhe nje gje te keni parasysh !
    Kur dy antar ju bejne vrejtje si Fiori dhe kreksi se, titulli i ketije libri "vrasesi i qymyrit" eshte titull vrases per nje autore te shkelqyer si ju sepse ky titull nuke perputhet fare me vijen e qe ndjekin lexuesit ose me shkurt; cili do e bleje nje liber me kete titull ?
    Askushi ! Ndoshta ne fund te romanit ndodh edhe ajo qe nje personazh vritet nga thengjilli apo karboni qe futet ne zarfa dhe posa te hapi ai personazhi zarfen do e gjeje vdekja por duhet te evitohet ky titull gjithesesi !!! e kjo eshte keshilla ime dhe e Fiorit sa per sonte e do kete ndoshta edhe tjere qe do reagojne pas nesh...
    Pra mos lejo te mbetesh nje personazh me ide fikse dhe zgjidhe nje titull qe hahet e jo nje titull qe largon lexuesin nga libri i juaj i mrekullueshem...
    Teke fundit edhe editoret e kan fjalen sa i perkete titullit, asnjeri nuke do e pranoje kete....
    Po edhe aty tek personazhet te keni kujdes qe sa me shume t'iu ikesh emrave me -ja si Canja apo zanja etj...

    Me falni per keta rreshta por me duket se edhe ju keni pritur nga ne antaret qe te themi fjalen tone per kete roman apo kete shkrim meqense ende eshte i pa botuar.

    me pelqejne zhanret si ai kur qesh tere qyteti....

    Urime edhe njehere...

    shendet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 01-11-2007 më 19:46

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    flm per komentin kresko. natyrisht jane shume te mirepritur qofte komentet qofte kritikat. do ju lutesha te me thoni se çfare mendoni sinqerisht, pa u shqetesuar se me beni apo me prishini qejfin.

    sidoqofte nuk e gjete as ti se perse quhet i qymyrit, dhe as Dita.

    heeem, jam mashkull...

    tani, sa per titullin...vertet nuk e di lal. Po me siper Dita thoshte qe nje titull i tille " Vrasesi i qymyrit " te ben te hapesh temen. Dhe ka te beje shume me librin edhe pse kjo natyrisht kuptohet vetem kur e lexon. & une doja ta ndryshoja titullin por kam pak fantazi ne kete pike dhe s'kam gjetur asgje me te pershtatshme.

    Po...kur shkruajta kete liber doja te evitoja te bija ne kurthin e atyre shkrimtareve qe çdo dy tre faqe te thone se si e mendojne ata per argumente nga me te ndryshmit. Jam eleminuar fare nga ky liber, flasin personazhet, dua vetem te tregoj nje histori e jo te bej moral.

    Besoj se, siç thashe me para, do e hedh te gjithe ne internet lal. Do krijoj & nje mundesi per ata qe duan t'a blejne me nje shume rreth 10 euro, pr ata qe pertojne ta lexojne ne kompjuter. besoj se sonte apo neser do jete gati per tu shkarkuar falas apo per tu blere me lek. ti kresjko e ke premtuar qe do e blesh . koincidence, kushton tamam 10 euro keshtu qe mund t ebehesh bleresi i pare.

    ok, thoshte bukowski, tani une kam leket tuaja dhe ju keni ndjenjat e mia.

    nuk e kuptova dot se pse duhet tu ruhem personazheve qe mbarojne me -ja. mund te ma shpjegosh pak me mire lal. flm nese ke kohe & durim ta besh.

    do e botoj te gjithe, natyrisht dhe jo, nuk kam ndonje vazhdim ne mendje. por besoj se botimi ne internet nuk i prish pune nje botimi eventual te mevonshem.

    me respekt

    desaparecidos
    Ndryshuar për herë të fundit nga desaparacidos : 02-11-2007 më 05:46

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Kadare, i madh apo i famshëm?
    Nga kalemi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  3. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  4. pjese nga DOSJA k
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 08:03
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •