Kujtesa Fleksibile
Prof. Dr. Eric (shqip. Erik) R. Kandel i Universitetit Kolumbia (Columbia University) nė Nju Jork (New York) tė ShBA-sė mbahet si "Einstein (shqip. Ajnshtajn) i hulumtimit tė trurit". Nė vitin 2000 ai mori Ēmimin Nobel nė Mjekėsi pėr hulumtimin e tij mbi themelet e mendjes. Nė njė kėrmill tepėr tė thjeshtė, qė zotėron qeliza tė veēanta nervore, "lepurin e detit" (shkc. aplysia), ai zbuloi proteina tė cilat krijojnė kujtesėn afatgjatė.
Ai ka gjetur atė mbi tė cilėn edhe Freud (shqip. Frojdi) kishte pasur njė ide se kontaktet midis qelizave nervore, sinapset, nuk janė fikse por fleksible. Ato mund tė ndėrrojnė vend dhe kėtė e bėjnė tė shtyra nga tė mėsuarit dhe kujtimet. Ky ėshtė njė parim i pėrgjithshėm.
Immanuel Kant duhet tė ketė qenė i pari qė pėrmes tė menduarit ka kuptuar se truri lind i ditur, me njė program tė vetin. Sot e dimė qė ashtu ėshtė, thotė Kandel i cili nga ana e tij adhuron si Freud'in ashtu edhe Kant'in. Truri ka programe qė nuk janė krijuar nga pėrvoja. Kėtė mund ta shohim edhe gjatė zhvillimit tė trurit ku shumė prej zhvillimeve janė tė programuara gjenetikisht. Kėtė Kant e ka quajtur "paradije", dije tė brendshme dhe Kandel e ka parė pėrmes eksperimentesh me lepurin e detit ku ka dalė se ky kėrmill i madh deti, me njė trup tė njė maceje tė vogėl e me qeliza nervore tė pakta por tė mėdha, lind me atė arkitekturė refleksesh qė ka. Por a mundet ky kėrmill atėherė tė mėsojė diēka nga pėrvoja ?
Filozofi britanik John Locke (shqip. Xhon Lok) ka thėnė se shumė nė jetė vjen nga tė mėsuarit. Kandel ka zbuluar se lepuri i detit mund tė mėsojė shumė gjėra. Kjo pasi me tė vėrtetė arkitektura e reflekseve ėshtė me tė lindur por tė mėsuarit ėshtė hapi tjetėr, njė shtresė tjetėr qė krijohet mbi arkitekturėn e reflekseve dhe qė mund tė ndėrrojė elementet e kėsaj arkitekture duke i bėrė mė tė forta apo mė tė dobėta.
Kandel thotė se ai ėshtė evolucionist dhe se Darwin (shqip. Darvini) ka pasur tė drejtė. Nėse njė mekanizėm i jep pėrparėsi organizmit atėherė ky ruhet dhe pėrcillet tek brezat e tjerė. Po ashtu tė mėsuarit dhe kujtesa janė shumė tė rėndėsishme kėshtu qė ēdo kafshė sado e vogėl duhet t'i ketė. Ato duhet tė dinė se ku tė gjejnė ujė, ushqim, ku janė armiqtė, ku janė miqtė. Gjithkush duhet ta dijė kėtė.
Truri ėshtė mė i shpejtė se vetėdija
Njeriu merr njė vendim dy milisekonda e gjysmė pėrpara se tė jetė i vetėdijshėm mbi tė. Ky mund tė shihet nė formėn e njė shtyse tė vogėl elektrike.
Por kjo nuk do tė thotė se ne nuk kemi vullnet tė lirė por tregon se ky vullnet i lirė nis me diēka tė pavetėdijshme. Edhe Freud'i ka thėnė se shumė nga ajo qė bėjmė vjen nga pavetėdija.
Njė shembull ėshtė gjuha e folur. Ne nuk dimė nėse gjuha qė pėrdorim ėshtė e rregullt nga ana gramatikore, se ku ėshtė folja apo emri, se a jemi duke pėrdorur njė folje apo emėr nė fjalinė qė po themi, mbi kėtė jemi tė pavetėdijshėm por ia arrijmė tė merremi vesh me tjetrin pasi gjuha qė flasim ėshtė njėfarėsoj korrekte, ndonėse ndoshta jo nė mėnyrė tė pėrsosur.
Truri ka njė kore tė jashtme qė quhet korteks cerebral. Ky ėshtė i ndarė nė katėr rajone. Njėri prej tyre ėshtė korja ballore (korteksi frontal). Ky merret me vullnetin e lirė, me veprimet, me kujtesėn tepėr afatshkurtėr dhe ėshtė sintezė e proceseve mė tė larta mendore.
Truri rindėrton gjithēka mbi tė dhėna tepėr tė kufizuara. Tė dhėnat atje jashtė janė tė plota por truri pėrdor vetėm njė sasi tė kufizuar tė tyre. Kėshtu atij i duhet gjithnjė t'i plotėsojė me hamendėsime. Gjatė plotėsimit bėhen gabime pasi truri ka kufirin e tij.
![]()
Krijoni Kontakt